Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,193

    ASIZI 4-5 Shtator: Takimi Nderfetar nderkombetar

    Mė 4 e 5 shtator nė Asizi Takimi Ndėrfetar ndėrkombėtar
    dhe Dita e Lutjes pėr Paqe me temė :


    “Pėr njė botė tė paqes, fetė e kulturat nė dialog”




    Pas takimit me Papėn Benediktin XVI, themeluesi i Komunitetit Kishtar tė Shėn Egjidit, Andrea Riccardi, ilustron temat kyēe tė Takimit Ndėrfetar ndėrkombėtar e Ditės sė Lutjes pėr Paqe qė do tė mbahet mė 4 e 5 shtator nė Asizi tė Italisė, me temėn “Pėr njė botė tė paqes, fetė e kulturat nė dialog”.

    Takimi i Asizit kėtė vit merrė njė domėthėnie tė veēantė: sivjet bie 20 vjetori i “Ditės sė parė historike Botėrore tė Lutjes pėr Paqe”, thirrur nga Papa Gjon Pali II nė qytetin e Shėn Franēeskut, mė 27 tetor 1986. Nė atė takim e ditė tė paharrueshme, nė tė cilin morėn pjesė tė gjithė liderėt e feve tė mėdha, tė kishave e bashkėsive kristiane, ishin edhe kryetarėt e bashkėsive fetare tė Shqipėrisė.

    Po pėr njė reflektim mbi takimin ndėrfetar tė Asizit ta dėgjojmė prof. Andrea Riccardin i cili sė bashku me ipeshkvin e Ternit-Amelia Imzot Vincenzo Paglia u takua me Papėn nė Castel Gandolfo:

    “Mendoj se Papa ėshtė i bindur se fetė duhet tė punojnė pėr tė jetuar sė bashku, se Kisha katolike duhet tė punojė pėr tė ndihmuar bashkėjetesėn paqėsore ndėrmjet njerėzve. Natyrisht, Kisha nuk ėshtė njė agjenci e dialogut ndėrfetar, as agjenci kulturore, qėllimi i saj ėshtė ungjillėzimi, ky ėshtė misioni i saj. Mė duket se Papa ka thėnė fjalė shumė tė rėndėsishme nė kėtė aspekt e fushė. Eshtė qartė, sot gjendemi nė njė kohė e cila kėrkon prej nesh realizėm e shpresė e jo iluzion apo zhgėnjim, sepse pastaj shpesh ndodh qė iluzionistėt mbetėn tė zhgėnjyer e kėndej edhe pesimist pėr tė ardhmen e njeriut e tė bashkėjetesės”.

    Takimi i Asizit, informon Komuniteti i Shėn Egjidit, do tė artikulohet nė 16 tema kyēe tė kohės sonė : nga familja deri te solidariteti, nga ekumenizmi te globalizimi, e akoma te lutja si instrument i paqės e luftimi kundėr varfėrisė. Kėto momente tė dialogut e konfrontimit kanė pėr qėllim “kėrkimin praktik e teorik tė rrugėdaljeve nga idelogjia e “ndeshjes” nė pėrpjekjet e pėrbashkėta pa konfusion, tė ravijėzimit tė udhės shpirtėrore e bashkimit tė gjėrė pėr njė globalizim me fytyrė njerėzore. Dy ditėt e takimit tė Assisit do tė pėrfundojnė, mbrėmjen e 5 shtatorit, me lutje e procesionin e paqes nė Sheshin e Shėn Franēeskut. Kėtu do tė zhvillohet cerimonia finale me nėnshkrimin e dorėzimin e Thirrjes sė Paqes 2006.

    Nė kėtė ngjarje, do tė jenė tė pranishėm, mes tjerėsh, Rabini i Madh Cohen i Haifes, rabini Toaff e Di Segni i Romės, Ibrahim Ezzedine Kėshilltar i Presidencės sė Emirateve Arabe tė Bashkuar, sekretari i Federatės Luterane Botėrore Noko, presidenti i Konferencave tė Kishave tė Evropės Jean-Arnold de Clermont, kardinajėt Paul Poupard, Jozef Glemp, Lopez Trujillo, Dionigi Tettamanzi, Walter Kasper.

    Do tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e tė gjitha bashkėsive kristiane tė Lindjes e Perėndimit, me njė prani tė fortė nga rajoni i Izraelit e Lindjes sė Mesme, Pakistani, Lindjes sė Largėt e Mesdheu.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,193
    U hap sot nė Asizi takimi dyditor ndėrkombėtar
    “Pėr njė botė paqeje, feshė dhe kulturash nė dialog”
    i promovuar nga bashkėsia e Shėn Egjidios



    Takimi i Asizit mbahet 20 vjet pas ditės historike botėrore pėr lutjen dhe paqen thirrur nga Papa Gjon Pali II.

    Njė takim lutjeje, themel paqeje, por edhe njė takim, ai i Asizit, qė nuk duhej t’u linte shteg ngatėrresave mbi natyrėn e dallueshme tė besimeve fetare tė pranishme. Kjo qe njė pikė vėnė mirė nė dukje nga Papa Gjon Pali II nė vitin 1986, dhe qė u ripohua nga Benedikti XVI, i cili vuri pėrsėri nė dukje vlerėn e zgjedhjes sė Papės Wojtyla. Mė hollėsisht mbi kėtė temė flet priori i Bashkėsisė sė Bozesė, Atė Enzo Bianchi, i pranishėm nė Asizi.


    Pėrgjigje: Benedikti XVI mė duket se pohon kėtė profeci, nė njė farė mėnyrė po e ripropozon, po e bėn mė elokuente, po e thellon mė tej. Unė besoj se nuk duhej dyshuar pėr Benediktin XVI dhe kėtė bashkėsi, sepse dialogu ndėrmjet besimeve nė njė farė mase ėshtė njė angazhim i krejt Kishės Katolike. Por mė duket e rėndėsishme qė Benedikti XVI saktėsoi se ky takim bėhet pėr dėshminė, se urata e thėnė dhe qė mund tė thuhet nė kėto takime, ėshtė njė uratė e njėkohėshme, jo njė uratė e pėrbashkėt me tė cilėn, pėrpiqesh, me njė veprim sinkretist, tė bėsh qė tė flasė njė fetarizėm i pėrbashkėt i turbullt. Jo! Secili i pėrket besimit tė vet. Ne tė krishterėt mbesim tė bindur se ēdo shpėtim pėrshkohet nėpėrmes Jezu Krishtit. Ai ėshtė princi i Paqes. Por dėshmitė e paqes duhet t’i japim sė bashku edhe duke kundruar njė palė e e njė tjetėr, qė luten nė rrugėn ku i ka vėnė Provania Hyjnore dhe historia. Ne duhet tė mėsojmė se e vėrteta pret padyshim tė gjithė njerėzit dhe se ndryshimet qė janė sot nėpėr rrugėt fetare dhe rrugėt kulturore kanė sidoqoftė njė fat, atė tė bashkėgrumbullimit simbas kohės, qė do tė dojė Zoti, nė tė cilėn e vėrteta do t’i bėjė tė gjithė njerėzit tė lirė.

    Njė ditė e ngjeshur me tema pėr reflektime ajo qė hapi sot paradite takimin “Njerėz dhe fe” 2006.

    Me hapjen e asemblesė plenare nė teatrin Lyrick tė Shėn Marisė sė Engjujve, pjesėmarrėsit nė takim pėrvijuan sot linjat drejtuese qė do tė frymėzojnė 16 tavolinat e rrumbullakėta, nė program pėr sot e nesėr, nė qytetin e “paqes” siē e ka quajtur kryeipeshkėvi i Sorrentinos. Kardinali Paul Poppard, qė kryesonte pleniumin, tha se ėshtė thellėsisht i bindur se dialogu ndėrmjet feve dhe kulturave ėshtė sot i njė rėndėsie parėsore dhe i njė nevoje absolute, nė njė botė tė shenjuar nga terrorizmi, dhuna dhe instrumentalizimi i feve”. Por si kryetar i dikasterit pėr dialogun ndėrfetar, kardinali saktėsoi se pėr Kishėn, ky dialog bazohet “nė pranimin e Krishtit nė mėnyrė tė palėkundur dhe tė prerė”.
    Themeluesi i Shėn Egjidios, Andrea Riccardi, rikujtoi takimin e 1986-ės, qė nuk qe, tha, rast pėr bisedime apo debate teologjike, por mbi tė gjitha rast pėr miqėsi dhe lutje. “Njėra palė pranė tjetrės, jo mė njėra kundra tjetrės siē kishte ndodhur.” Sot pas 20 vjetėsh dhe pas shumė takimesh lindur nė gjurmėt e Asizit, me nxitjen e Shėn Egjidios, tė vazhdosh tė dialogosh me fetė pėr paqen, mund t’i duket ndokujt e kotė dhe e vjetėruar. Por nuk ka gabim mė madh se ky sipas Riccardi-t:

    “Nuk na shqetėson pėrsėritja e ngjarjes, e kėsaj ngjarjeje tė Asizit, kur pikėrisht fetė na mėsojnė tė pėrsėrisim dhe tė gėrmojmė pėr tė arritur tek zemra. Jemi tė bindur se urtia e takimit ėshtė ende mė e nevojshme sot, kur kjo bota jonė duket se kėrkon rregullin nė kulturėn e konfliktit dhe nė zgjedhjet qė frymėzon.”
    Dhe dialogu ekumenik dhe ndėrfetar, kėtu nė Asizi, filloi menjėherė me fjalimet e Patrikut tė Kishės Ortodokse tė Etiopisė, tė Rektorit tė Universitetit tė Al-Ahzar tė Kajros dhe tė kryerabinit tė Izraelit.” Pasdite kėtu nė Asizi u hapėn tavolinat e rrumbullakėta, qė do tė vijojnė edhe nesėr paradite, pėrpara momenteve tė lutjeve nė vende tė posaēme, secili sipas ritit tė vet, dhe tė ceremonisė mbyllėse, nė tė cilėn do tė jetė i pranishėm edhe presidenti italian Giorgio Napolitano.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,193
    Sonte nė Asizi tė Italisė, pėrfundoi mitingu “Njerėz dhe Fe”



    (5.9.2006)

    Kujtimi i atentateve tė Nju Jorkut e tė Uashingtonit mė 11 shtator 2001 ishin sot nė qėndėr tė vėmendjes ndėr diskutimet e tryezave tė rrumbullakta tė takimit “Njerėz e Fe”, organizuar nga Bashkėsia e Shėn Egjidit, qė u pėrfundoi sonte. U theksua se qė prej 20 vjetėsh shpirti i Asizit ėshtė oazė dialogu, qė i kundėrvihet ēdo lloj lufte ndėrmjet feve dhe u pėrkujtua 11 shtatori 2001.

    Gjatė takimit, ku u ndje fuqimisht shqetėsimi pėr gjithė skenėn botėrore, u fol edhe pėr globalizimin si dhe pėr dialogun me Azinė. U fol me shqetėsim, sepse tensionet e sotme janė edhe mė tė ndėrlikuara se nė kohėn e Luftės sė Ftoftė, kur Gjon Pali II pati thirrur kėtu pėrfaqėsuesit e tė gjitha feve pėr t’u lutur sė bashku pėr paqen. Benedikti XVI, qė nė mesazhin e rastit prek tematikat mė tė mprehta tė kohėve tona, e thellon mė tej kėtė shpirt, qė i fton tė gjithė besimtarėt tė luten pranė e pranė e tė ushqejnė dialogun me laicistėt humanistė, duke sfiduar, ashtu si pati bėrė Gjon Pali II, mosbesimin ndėrmjet feve e duke zhvilluar konceptin e globalizmit tė solidaritetit. E kjo, nė mėnyrė qė tė gjithė ta kuptojnė se nė fe nuk ka kufij e se – siē u theksua gjatė takimit - rrėnjėt dhe shkaqet e konflikteve qė tronditin botėn e sidomos Lindjen e Mesme, duhen kėrkuar pikėrisht tek fetė dhe tek impenjimi fetar, kryesisht tek Islami fondamentalist, qė ėshtė burim frymėzimi pėr shumė luftėtarė e terroristė, tė cilėt synojnė t’ia nėnshtrojnė Tokėn Shenjte ligjit islamik. E ndonėse feja shikohet si rrėnjė e problemeve, pikėrisht pėrmes saj mund tė gjindet edhe rrugėdalja nga kėto probleme. Shpirti i Asizit mund tė jenė simbol i ditėve qė ėndėrron njerėzimi, i ditėve qė do tė vijnė. Sonte takimi i madh pėrfundoi me leximin dhe nėnshkrimin e thirrjes pėr paqe nga ana e tė gjithė udhėheqėsve fetarė. Takimi i ardhshėm do tė mbahet nė Napoli sepse Mesdheu ka vlerė themelore pėr tė tri fetė qė besojnė nė njė Zot tė vetėm.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-10-2009, 00:32
  2. Forum pėr Dialogun Ndėrfetar nė Evropėn Juglindore, Tiranė
    Nga isidor nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 10:40
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 15:23
  4. Takim nderfetar ne Peje te Kosoves
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 18:06
  5. Porosia e takimit ndėrfetar
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-11-2003, 12:57

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •