Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785

    Skece, Drama dhe Pantomima te Krishtera.

    Ftoj te gjithe motrat dhe vellezerit e krishtere te shkruajne skece, drama dhe pantomima me karakter te krishtere. Po e filloj une e para. (kete rolin e zonjes e kam luajtur vete )

    “ISHA I VERBER…”



    (Nje i verber hyn ne skene. Firzamonike, dorak, syze te errata, nje stol, nje veshje te varfer… Ulet ne mes te skenes. Nuk ka kapele apo kuti perpara qe te mbledhi para. Perpara tij nje tabele qe thote: “Isha i verber”. Luan, flet me veten e tij, kendon duke stonuar, kur i bie firzamonikes buzeqesh, dhe ndjek ritmin duke levizur kemben e tij…).

    I VERBRI: …Tani ju… e di… mendoni se jam i verber. Keshtu jeni mesuar te mendoni. I varfer eshte, i hedhur ne rruge, i vetem eshte, ndihme kerkon… nje i zakonshem, nje i verber si gjithe te tjeret… Gabim te madh beni… shume gabim te madh.
    (Dikush, vajze apo djale kalon dhe deshiron qe ta ndihmoje, ndalet per pak… pastaj largohet ngadale).

    I VERBRI: Jo… Jo… ju lutem, jo, nuk dua ndihme… Merrini ju lutem… merrini parate tuaja… gabim beni… nuk jam i verber… nuk jam une i verbri… me degjoni ju lutem… me degjoni ju lutem, mos ikni… me degjoni…
    U largua… u largua (thote duke iu drejtuar njerezve). S’ka gje, ē’te bejme? … Largohen, me te shumtet keshtu bejne, te gjithe largohen… (i bie pak perseri firzamonikes).

    Ēfare po thoshim? I varfer, i verber dhe i vetem qe kerkon ndihme. E pra, gabim te madh beni… as i varfer nuk jam, as i verber… dhe as vetem… Isha i verber, isha…. Dhe lypja dhe u lutesha dhe i vetem isha, dhe i braktisur isha. Mbahesha ne dorakun tim me qe ra fjala… (perkulet, e kerkon, kontrollon me dore si i verber nese eshte prane tij).
    Me kujtohet si iu pergjerohesha me muziken time… (heq kapelen e tij dhe e tregon), me ndihmoni, une nuk kam sy, ju keni… une jam i vetem, i pandihme… asnje nuk kam… ndersa ju i keni te gjitha te mirat…
    Kur degjoja te binte ndonje monedhe ne kapelen time, ēfare gezimi, sa shume gezohesha… Faleminderit… shume faleminderit… shendet paēi, te mira pafshi, t’ju rrojne femijet… Thosha… thosha… ata largoheshin dhe une thosha… sepse nga ata varesha… ata kisha… mendoja se nga ata do te jetoja… Derisa kaloi Ai… Perendia im, ēfare dite ishte ajo, ē’dite e paharrueshme…!

    U afrua, me preku ne sup – ja ketu (tregon me dore), me tha me dashuri: “Do qe te sherohesh? Do qe te hapen syte e tu, te njohesh te verteten, te njohesh jeten?”
    Qe atehere shikoj! Qe atehere shikoj! Jo me keta sy… kush i llogarit keta sy… Kush i ka me nevoje? Kam Zotin brenda ne shpirtin tim, Perendine tim, dashurine e Tij, prezencen e Tij. Nuk jam as i varfer e as i vetem… Ēfare ju thashe, “tani shikoj?”, gabim, tani jetoj. Tani, me te vertete jetoj. Nuk shikoja, as jetoja… tani jetoj ne te vertete. (Kendon psalme me firzamoniken). “Zoti eshte drita ime me ēliron e me ndihmon, prandaj jam une i sigurte, per kete e adhuroj.”

    Ēfare bej une ketu? Per kete nuk pyesni? Do t’ju them… ndoshta mund ta shikoni edhe vete. (Kendon dhe i bie firzamonikes se tij).
    (Ate moment, nje nene me femijen e saj kalojne nga larg. Ndalojne. Femija shkon drejt te verberit me nje monedhe ne dore per ta ndihmuar. Kerkon, por nuk gjen ndonje teneqe, apo kuti qe ta hedhe. Kapelen i verberi e ka ne koke…Femija kthehet pa e hedhur monedhen. Afrohet perseri bashke me nene e tij…).

    ZONJA: (E ēuditur dhe ndoshta dhe me nje ton ironik) Me falni… por ju nuk keni as edhe ndonje kuti perpara, diēka, ndonje kapele, ndonje tabaka… diēka…

    I VERBRI: (Pushon se reni firzamonikes). Urdheroni? Ēfare ta bej teqene, tabakane apo kapelen?

    ZONJA: Po, qe t’ju hedhim ndonje ndihme…

    I VERBRI: Ndihme? Ndihme, perse zonje? Ju kerkova une ndihme?

    ZONJA: Por, me falni… (ndihet ngushte),nuk jeni i qorruar?

    I VERBRI: I qorruar do te thote i verber, keshtu nuk eshte? E pra, jo, nuk jam i verber…

    ZONJA: Atehere kush eshte i verberi?

    I VERBRI: Ju jeni zonje i verberi dhe jo une.

    ZONJA: (E prekur, por me durim). Sigurisht po beni shaka. Pra, nese nuk doni ndihme, nuk ka asnje problem. Ne po shkojme. (Dhe ben qe te largohet).

    I VERBRI: Me falni… ju nuk doni ndihme?

    ZONJA: Ndihme? Une? Nga ju… nga nje i verber?

    I VERBRI: Zonje, jua thashe, nuk e vute re, nuk jam i verber.

    ZONJA: (E shqetesuar). Po na tallni zoteri, talleni me njerezit? Keni edhe tabelen ketu perpara qe shkruan “jam i verber”.

    I VERBRI: (I qete) E shikon qe jua thashe zonje. Ju jeni qe nuk shikoni dhe jo une… Ēfare thote tabela?

    ZONJA: (E shikon me kujdes dhe lexon duke i ndare fjalet ne rrokje). I…sha i ve…rber. Isha i verber? Nuk po kuptoj?

    I VERBRI: Po, zonje, e di qe nuk e kuptoni. Kam kaluar edhe une te njejtat. Keshtu edhe une nuk e kuptoja atehere qe isha i verber si ju…

    ZONJA: Nga sa po kuptoj, keni shume oreks dhe shume kohe te bollshme. Une nuk kam as njeren dhe as tjetren. Natyrisht qe e kuptoj vetmine tuaj dhe nevojen tuaj per te komunikuar, por beheni perēmues dhe provokues me keto qe beni.

    I VERBRI: Zonje, nuk doja qe t’ju ofendoja, por kjo eshte e verteta. Nuk e kam fjalen per keta sy. Keta sy i keni dhe shpresoj te jene te bukur, t’i gezoni ju, burri juaj dhe i trashegofshin edhe femijet tuaj. Por keta sy nuk jane dhe aq te dobishem. Mundesh edhe pa ata… mesohesh… ia del mbane, por te tjeret… Te tjeret jane ēeshtja e rendesishme, syte e shpirtit, drita e shpirtit…

    Zonje, t’ju pyes diēka te thjeshte… qe te shihni vete se perse e kam fjalen dhe te kuptoni se kush eshte i verber nga ne te dy…
    E dini se kush na sollli ne kete jete, kush na krijoi, pse ekzistojme dhe ku do te shkojme?

    ΖΟΝJΑ: Keto nuk i di asnjeri, une do ti di? Ketyre nuk iu pergjigjen dot te diturit e botes sone…

    I VERBRI: Megjithate jane qe te gjithe ata ne erresire, ne agoni, me te vertete te verber, sepse nuk deshen driten e te vertetes se Perendise ne shpirtrat e tyre, qe t’i ndriēoje, t’i ēliroje. T’ju pyes edhe diēka tjeter? E keni pare Perendine? E keni pare Jezus Krishtin? E keni njohur? E keni takuar?

    ZONJA: Zoteri, per here te pare i degjoj keto fjale… dhe nga nje njeri qe nuk shi….

    I VERBRI: Qe nuk shikon, mos ngurroni, thojeni. Qe nuk shikon po, por jo i verber. Isha i verber, isha, por tani shoh, tani kam… tani jetoj zonje. Erdhi ketu, tek stoli im Jezus Krishti, me ndriēoi vendet e errata, me hapi syte e shpirtit. Me beri Bir Perendie, po, mua qe me shikon jam Bir i Perendise, jam! E kam, e jetoj, e shijoj… Ju zonje, jeni femije i Perendise? Juve ju beri Krishti femije te Perendise?

    ZONJA: (E shtangur dhe e ēuditur ). Hera e pare qe degjoj te tilla gjera… Keni te drejte… Kush eshte i verberi nga ne te dy? (Qetesi). Ju nuk jeni, kjo eshte e sigurte…eshte e sigurte.

    I VERBRI: Dhe ju nuk jeni zonje, e shoh, e kuptoj, nuk jeni… Jezus Krishti filloi te punoje brenda jush, te largoje erresiren… te sjelli driten e Tij.

    ZONJA: Po mire, ju ku e dini?

    I VERBRI: Jeni nje shpirt i bute dhe i vuajtur, qe kerkon, qe do te shikoje driten, te verteten, jeten. Per kete ju solli Perendia prane meje. Jo qe te me jepni lemoshe, por qe te dilni nga erresira, qe te mund te thoni edhe ju, isha e verber… Isha!

    ZONJA: (Shume me e bute dhe e perulur). Edhe ju per kete rrini ketu…qe t’u tregoni njerezve driten e vertete… Zoti im, sa mision i mire… ēfare pune e mrekullueshme… Familje keni? Kush kujdeset per ju? Ku flini ne darke…ku hani?

    I VERBRI: Zonje ēkuptim kane te gjitha keto? Kur ke Qiellin tendin, Mbreterine e Perendise tenden, Mbretin e mbreterve shok…?
    Te gjitha, te gjitha jane te rregulluara, te zgjidhura… Per mua, gezimi im, ushqimi im, argetimi im, eshte te gjeje te verber dhe t’i drejtoje tek drita, tek Jezus Krishti, ashtu si ju.

    ZONJA: Po…si une…si une… me te vertete si une…

    I VERBRI: I jeni lutur ndonjehere Perendise?

    ZONJA: Jo, nuk mbaj mend, por as qe di se ka Perendi, nuk isha marre me keto gjera.

    I VERBRI: Keshtu ndodh me te gjithe… deri sa te happen syte e tyre…por me vone…lutjet me te mira ben… Doni te bejme nje?

    ZONJA: (E shastisur) Ēfare ketu ne rruge? Perpara njerezve?

    I VERBRI: (I qete, i qeshur) Nuk eshte rruge ketu zonje, nuk eshte bota… Qielli eshte ketu, Qielli.

    ZONJA: Po Qielli, me te vertete Qielli!

    I VERBRI: (Heq firzamoniken) Ati yne Qiellor, Ti qe dergove Jezus Krishtin te kerkoje dhe te shpetoje delen e humbur, te verberin, mekatarin, Ti qe kryqezove Birin Tend ne kryqin e Golgotes qe te na meshirosh ne mekataret e papaster, pranoje kete shpirt, qe do te shikoje driten Tende. Dhuroji Shpetimtarin Jezus dhe Ēlirimtarin e saj, qe te jetoje perjete. Preke shpirtin e saj qe te iki nga vdekja dhe te vije ne jeten e vertete. Amin…

    ZONJA: (E ēuditur) Amin.

    I VERBRI: Doni t’ju mesoj kete qellim per te cilin luaj…? Ka edhe fjale te bukura. Do te thoni bashke me mua:
    “O Zot drita Jote po shkelqen, ne mes erresires po shkelqen, Jezus Drita e botes shkelqe mbi ne…” (Kendon dhe i bie firzamonikes shume fallco, por plot gezim. Fytyra e tij shkelqen. Zonja prane tij peshperit, perpiqet nja dy here. Ne fund zonja thote e gezuar

    ZONJA: Zoti im, te falenderoj. Tani dua te me besh nje nder te madh. Dua te marr patjeter kete tabele ne shtepine time, ne familjen time.

    (Shkon, e merr, e lexon, dhe mrekullohet).
    Isha i verber! Thote tamam ate qe ndodhi ne jeten time sot… Dhe do te mbetet perjete… Isha e verber… Zot, te falenderoj qe mundem edhe une ta them dhe eshte e vertete… (Duke u drejtuar nga i verberi) Te faleminderit vella, te faleminderit.

    I VERBRI: (Duke u drejtuar nga Qielli). Te falenderoj o Ate, te falenderoj… .


    FUND
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 28-08-2006 mė 05:22
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  2. #2
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    DY BREDHAT


    Skena e parė.

    (Dy bredha truphollė janė tė mbėshtetur nė njė cep tė njė sheshi, njė ditė para Krishtlindjes)


    A: Nuk mė thua or mik, tė shikoj dhe mė ēahet zemra. Cili ėshtė faji qė bėmė dhe na prenė nė lulen e rinisė?

    B: Qenke bredh i ēuditshėm ti!!! Ku e gjen oreksin pėr muhabet. Nuk shikon rreth e rrotull se ēfarė trupash ranė? Rri aty dhe bėj gati testamentin tėnd.

    A: E di qė jam i hequr nga lista, po ēfarė do na bėjnė? Nuk besoj se na duan pėr tu ngrohur. E sa dru kemi mbi vete? Duhet tė kishin prerė mė tė vjetrit. Neve na zgjodhėn. Akoma nuk kishim dalė nė shoqėrinė e malit.

    B: Nuk mendon tė pushosh ndonjėherė. Kaq rrėshirė kemi derdhur qė nga mėngjesi qė na prenė. E sa do durojmė akoma?

    A: E shikoj qė e ke marrė me gjithė zemėr. Patrioti im je? Nga Dajti dhe ti?

    B: Jo jo, nga Tomori. Edhe nė Dajt u bė e njėjta kasaphanė?

    A: Nuk arrita tė lexoj gazetėn sot. Dhe thonė se janė tė kulturuar dhe tė zhvilluar. Kafshė mė tė egėr se njeriu nuk ka parė natyra. Shikoji se si qeshin dhe se si dėfrejnė. Tė gjithė janė tė gėzuar. I pe si na shikojnė?

    B: Tė pashpirt o vėlla. Shikojnė trupat tanė dhe gėzojnė. Njėri donte tė mė merrte me vete. E ēdo mė bėnte?

    A: E di qė jemi nė Tiranė, nė kryeqytet? Dėgjova njėrin qė e tha. Do biem me lavdi nė qytetin e dritave.

    B: Bukur i thua. Nė Tiranė pra. Tė qėndroja nė Tomor unė, po ua falja tė gjitha. Po nuk e kuptoj, diēka kanė kėta sot. Shkojnė e vijnė dhe mbajnė paketa. Ēfarė kanė? A thua kanė luftė?

    Α: Ja fute kot. E ēfarė di ti nga lufta?

    B: Po ja, gjyshi im thoshte se nganjėherė njerėzit ēmenden dhe vrasin njėri – tjetrin.

    A: Po, tani neve na vranė. Dėgjoj qė thonė vazhdimisht tė njėjtėn fjalė. Gjithmonė, gjyshja mė thoshte tė mos pėrgjoj, po kėtu ku u katandisėm, nuk vlejnė mirėsjelljet. Thonė vazhdimisht: “Gėzuar Krishtlindjen”. Po ēfarė ėshtė kjo vallė? Si ta kuptosh mendimin dhe zemrėn e tjetrit?

    B: Ndaj na prenė nė lulen e rinisė. Krishtlindje domethėnė? Deri sa tė japim frymėn e fundit ēdo heqim vallė? Njė Perėndi e di. Edhe pse jemi tė mbledhur kėtu njėri pranė tjetrit, gėnjejmė veten. Ēdo minutė vijnė njerėz tė ndryshėm dhe marrin nga njė.

    A: Pusho se ai i gjati atje po mė shikon me vėmendje. Sa frikė qė e kam. Ngushėllimi ynė ėshtė tė jemi kėtu derisa tė humbasim edhe pikėn e fundit tė rrėshirės.

    B: Gėzuar Krishtlindjen. Krishtlindja ishte faji ynė? Ēfarė tė jetė vallė? Do vdes dy herė po nuk e mėsova. Oh, tani ai gjatoshi po mė shikon mua. Vėlla, ika, mė mori. Tė mė falėsh nėse tė fola keq. Siē e kupton dhembja ime dhe kėshtu si u katandisa, mė bėnė tė flas keq.

    A: U mėrzite? Radha jote, radha ime. Paē fat dhe gėzuar Krishtlindjen.


    Skena e dytė.


    A: Pa mė thuaj vogėlushe, ēdo tė thotė gėzuar Krishtlindjen? (ajo nė fillim u ēudit kur foli njė bredh, po pastaj e mblodhi veten dhe tha)

    Vajza: Bredh i pamend, nuk di se ēfarė ėshtė Krishtlindja? Ėshtė festė o i mjerė. Si sot 2000 vjet mė parė erdhi Krishti nė Tokė dhe u bė njeri qė tė shpėtojė mėkatarėt. U lind si i varfėr nė njė grazhd kafshėsh..... pastaj..... pastaj..... u gozhdua nė kryq dhe pastaj.... pastaj.....

    A: Prit. Mė shpjego se jam njė bredh i pamend dhe i pashkollė. Tė lutem mė thuaj sepse duket e bukur kjo histori. Pra, njerėzit fituan nga kjo ngjarje? Domethėnė ashtu siē e the, u shpėtuan.

    Vajza: Bravo pėr kureshtjen qė ke. Prit prit se do tė tė them. Tė mbyll pak portėn qė tė mos na dėgjojnė. (Shkoi mbylli derėn dhe u kthye me vrap).

    A: Pa mė thuaj.

    Vajza: Ē’tė tė them. Kam frikė se asgjė nuk u bė. Njerėzit janė pėrsėri tė kėqij. Njė ditė babai im mė gėnjeu. Gėnjeshtra tė vėrteta. Sa gjatėsia e vet. Dhe pastaj qeshte. Njė shitės mė dha dy sapunė dhe mė tha se mė dha tre dhe tė tretin e humba nė rrugė. Njė ditė tjetėr pashė njė tė dehur nė rrugė qė shante. Kėshtu pra njerėzit nuk ndryshuan.

    A: Sa keq. Atėherė pse bėjnė gjithė kėtė rrėmujė dhe festojnė.

    Vajza: Nuk e kisha menduar kėtė. Do ketė edhe njerėz tė cilėt e kanė marrė dhuratėn e Perėndisė. Gjyshja ime vdiq dhe tani ėshtė nė qiell me Krishtin. Ajo ishte e shpėtuar. Sa e mirė qė ishte. Njeri i shenjtė. Dua qė tė bėhem si ajo.

    A: Pse e mbylle derėn pėr tė folur?

    Vajza: Do them edhe kėtė dhe pastaj do pushoj. Nėse mė dėgjonin tė them qė nuk janė tė Krishtit do mė qortojnė. Njėherė babai im mė dha njė shpullė pėr kėtė. Nuk duan qė ta pranojnė. Po unė lutem pėr ata dhe dikur ata do tė pendohen.

    A: Faleminderit vogėlushe. Tė falėnderoj shumė pėr ato qė mėsova.


    Skena e tretė.

    (Bredhat e varfėr tė fishkur dhe tė pafrymė, takohen dhe ku tjetėr nė karrocėn e plehrave)


    A: Ouuu Mirė se erdhe..... mirė se erdhe.... Epo mali me mal nuk piqet. Bredhi me bredh piqet...

    B: Prapė nė qejf qenke ti? Edhe nė momentet e fundit. Si ia kalove kėto ditė?

    A: Si hamall. Mė ngarkuan ca zile dhe ca gjėra tė ndritshme, mė vunė rrymė elektrike qė ndizte llambat dhe sa herė qė ndizej, unė kisha guduli.

    B: Domethėnė kishe tė njėjtin fat me mua. Dhe pėr tė gjitha kėto e ka fajin ajo ‘Gėzuar Krishtlindjen’.

    A: Gjėra tė ēuditshme kėta njerėzit. Si t’i kuptosh? Festojnė pėr diēka qė nuk e morėn dhe nuk duan tė marrin diēka, tė cilėn e kanė shumė nevojė, qė Perėndisė iu desh tė zbresė nė Tokė t’ua dhurojė. Sa tė ēuditshėm qė janė!!


    FUND
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 21-11-2006 mė 08:45
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e lori p
    Anėtarėsuar
    31-01-2007
    Vendndodhja
    korce
    Postime
    1
    ka mundesi qe te futni dhe tema te tjera dramash sepse keto te dyja i kam pare me dhjetra here?

  4. #4
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785

    Alma Iku

    ALMA IKU

    (Skena: Zyra e drejtorit tė pėrgjithshėm tė njė firme tė madhe. E mbajtur mirė, ndenjėse, kanape, tavolina tė vogla, ndoshta ndonjė dollap, telefon, letra, njė rrėmujė e madhe).

    Drejtori: (Kthehet nga njė udhėtim i gjatė dhe ėshtė dita e parė nė zyrėn e tij. Pėrzien letrat e tij, flet me vete)
    Alma... Alma... m... m... m... po, e... jo, jo mė me kėto ēeqe. (Nevrikoset)
    Do na fusin ne burg fare keta... Alma mė merr nė telefon Dinon... Merre dhe ma jep mua t’ia qendis dy fjale... Pėrpara se tė me fusin mua brenda, do fus unė atė...
    Alma... Alma...
    (bėrtet, shikon orėn e tij, ēohet) Sa ėshtė ora? Ka kaluar nga 10:30. (shkon nė anė zyrės) Alma... ku ėshtė?... nuk erdhi akoma...
    (me ironi) Kjo ėshtė zyrė... zyre per koke te zyres!...

    (Kthehet nga njerėzit) Mė falni qė nuk u prezantova...
    Keni dėgjuar ‘zėri qė bėrtet nė shkretėtirė’. E pra, ky zė jam unė. Shkretėrira ėshtė zyra ime... dhe sigurisht ai qė pėllet si gomar, mė falni pėr shprehjen, jam unė...
    E natyrshme ėshtė... jepu gishtin tė tė marrin krahun... ashtu siē po ndodh me mua tani...
    E-mail pa pėrgjigje, fax 3 ditor, letra pėr arkiv... letra, ēeqe... mistere, porosi.... Moj Alma, moj Alma...
    Te kthehem nga Italia dhe te gjej kėtė rrėmujė nė zyrėn time... Dhe ėshtė ora 10:30... domethėnė nė ē’orė ke ndėrmend tė vish qė tė fillojmė punė? Ne oren 4?

    (Nxehet) Mė vjen tė filloj e tė bėrtas... por jo... jo... asnjėherė tė bėrtitura.

    Njė manaxher i mirė asnjėherė nuk bėrtet... nė vend qė tė bėrtasė, qesh... lejon tė tjerėt tė bėrtasin. Ai vetėm qesh... vetėm qesh... Qesh me tė tjerėt, qesh me veten e tij te mjere, me gjendjen e tmerrshme tė zyrės sė tij...
    Duhet te kemi dhe pak kujdes, se e kemi edhe njė farė moshe... doktorėt thonė ‘35 – 45 hai risk’, kemi edhe disa tubacuone kėtu
    (tregon zemrėn e tij) dhe duhet ti kemi kujdes...

    (Qesh dhe imiton me ironi) Zoti Drejtor, a mund tė mungoj dy orė?...
    Po Alma edhe tre po tė duash...
    Tė shkoj pak deri poshte z. Drejtor? Deri nė Konispol mund tė shkosh Alma...
    Ju bezdis nėse do tė mungoj 1 – 2 orė nė mėngjes?
    Jo, e pse te mė bezdisė? Dhe ja rezultati tani.


    (Kėrkon letra, nxjerr nga ēanta e tij zarfe...merr leter dhe fillon tė shkruajė... nevrikoset). E po jo, nuk bėhet me kėshtu, unė nuk shkruaj, une diktoj... Pėrse i paguajmė paratė? Miliona... dhe tatime dhe sigurime shoqėrore dhe shtetit dhe komunes dhe cdo misteri tjeter, qė tė kemi njerėzit tanė nė orėn qė na nevojiten dhe jo kur tė vijė Krishti...
    (Shfryn, pėrpiqet tė marrė nė telefon... bėrtet) Nuk ka njeri kėtu... asnjė? Diana, Blerina Anila ...
    (shikuesve) Urdhėro, njė ushtri e tėrė! Sekretare, ekonomiste sa tė hanė pulat... Pulat vecse kanė tė hanė, ndėrsa unė nuk kam njeri qė tė me bėj punėn...
    (Hyn njė sekretare, Jonida).

    Jonida: Miredita z.Drejtor, mirė se erdhėt, mė thirret?

    Drejtori: Mirė se erdhėm, por me sa shoh, do ikim menjėherė.

    Jonida: Do ikni menjėherė?

    Drejtori: Do iki ose nė ēmendinė ose nė Urgjencė... do zgjedh ose hemorragji cerebrale ose infrakt nė zemėr...

    Jonida: Ē’farė po thoni z. Drejtor?

    Drejtori: Ē’farė po them, ē’farė po them? Ku ėshtė Alma...? E ka shkatėrruar fare zyrėn... Kujt do t’i diktoj tė shkruajė, kush do tė mė informojė? Kthehem nga jashte dhe kėtu behet gjema.
    (Diana shikon me habi dhe pėrpiqet tė ndihmojė).

    Drejtori: Sillem pak ēekun e Gjergjit...

    Jonida: Cilin ēek z. Drejtor? (Pėrpiqet, ėshtė e gatshme, por nuk di).

    Drejtori: Mirė mirė, lėre ēekun dhe ulu tė shkruash... (Fillon tė flasė dhe shikon letrat e tij) “Z. Papuciu... nė pėrgjigje tė letrės suaj me 23/4...” sa ishte 23/4? Ja shiko tė lutem ne c’date ishte...?

    Jonida: Ku tė shikoj z. Drejtor?

    Drejtori: (Ulet nė karrigen e tij, qetėsohet) Lėri fare, lėri te gjitha dhe mė thuaj njė gjė: - Alma ku ėshtė?

    Jonida: Nuk e di z. Drejtor, ka tre ditė qė nuk ka ardhur.

    Drejtori: Tre ditė? Ē’farė ka ndodhur? Ku ėshtė? Morėt nė telefon nė shtėpi?

    Jonida: Po, por nuk pėrgjigjet... U interesuam qė ditėn e parė... por asgjė...

    Drejtori: Si asgjė, si asgjė? Ja ta marr vetė, mė jep numrin e saj tė telefonit... (telefonon) – Asgjė. E ēuditshme... Ku tė telefonojmė? Nė spitale? Behet lemsh, hajt ti gjesh fillin? (mendohet) Ja nje sekonde... prindėrit e saj... Bashkė nuk rrinin? As ata nuk pėrgjigjen?

    Jonida: Jo asnjė!

    Drejtori: (Me ironi) Fundjavė nė Sarandė... A Shqipėri e pavdekshmja Shqipėri me punėtorėt dhe punėtoret tua... Di gje ku e kanė vilėn? (Serioz dhe i hidhėruar).

    Jonida: Nuk kanė vilė z. Drejtor... me sa di unė te pakten! Nuk ra rasti ndonjėherė...

    Drejtori: Kush ėshtė tjetėr nė zyrė... i shkon mendja ne ndonje vend tjeter dikujt? Ja pyet... ku tė kėrkojmė...?
    (Ngelet vetėm nė zyrė, flet me vete dhe mendohet)
    Floktore jo, spitale jo... Vetėm nėpėrmjet Kryqit tė Kuq mund tė gjejmė diēka...
    Tani unė po tallem...dhe qesh... por ja qe fillova tė shqetėsohem.
    Ėshtė vajzė e sjellshme, serioze, e matur... anon pak nga e shenjta, me frikė Perendie, por jo edhe ndonje gje e tmerrshme...
    Megjithatė mua ma bėn punėn dhe shumė mirė madje... U bėra merak... opo u shqetėsova jashtė mase...
    Jonida... eja tė marrėsh nė telefon policinė...


    Jonida: (Shfaqet) Policinė?

    Drejtori: U bėra merak Jonida, fillova tė shqetėsohem... Le ti leme shakate tani. Na ngelen burgjet, salla e autopsisė, policia, ēfarė tjetėr...? Tė shkon mendja diku tjetėr...?

    Jonida: (Shumė, shumė e druajtur dhe me vėshtirėsi) E dini z. Drejtor, mua mė shkon... dmth jo... por ja... m... m... diēka mė shkon ndėrmend, sigurisht e pamundur, por ja... lėre mė mirė... ndoshta ėshtė e kotė... lėre...

    Drejtori: He Jonida (me ironi) thuaje, do tė tė ndihmoj unė... tė kėrkojmė nė maternitet... shkon pėr bukuri... Tre ditė mjaftojne...

    Jonida: Ēfarė thoni z. Drejtor, Alma s’eshte as e martuar dhe as...

    Drejtori: Epo si ben keshtu edhe ti... vajzė e re ėshtė, goxha vajzė, si ujėt e ftohtė... nė ditėt qė jetojmė ndodhin kėto...

    Jonida: Po ajo nuk eshte as e fejuar...

    Drejtori: Ti po flet sikur je nga planet tjeter... Nė ditėt tona ėshtė kaq e natyrshme... Nuk flas pėr martese, as pėr fejese... Njė aksident, njė aksident i vogėl... (me ironi) njė pakujdesi... Ēfarė do ti qė tė bėjme, ta varim vajzėn kokėposhtė?

    Jonida: (E ngrysur, me kokėn e ulur dhe e heshtur).

    Drejtori: C’pate Jonida? Pėrse u prishe ne fytyre? Mirė mirė lėri maternitetin, e kuptoj, tė mėrzita... Merr nė telefon policinė tė shohim se ēfarė ka ndodhur...

    Jonida: Z. Drejtor, mendoj se policia nuk do tė vlejė pėr asgjė.

    Drejtori: Po ti merre njėherė dhe tė pyesim me emrin e saj pėr ndonjė aksident, a ndonjė karambol me makinė, qė tė jemi tė sigurt.

    Jonida: (Shumė ngadalė, por me siguri dhe me dhembje) Mendoj se nuk do tė na ndihmojė nė asgjė... Siē kisha filluar t’ju them... mua diku tjetėr mė shkon mendja... shumė larg.

    Drejtori: Edhe mua... por thamė i lemė maternitetet, ēfarė na ngelet?

    Jonida: (e heshtur, e shikon, flet me vėshtirėsi)... E dini kėto ditė qė u zhduk, u shqetėsova shumė... Bėra edhe shumė telefonata tė tjera... e kėrkova kudo...

    Drejtori: Ja vazhdo, vazhdo...

    Jonida: Alma ka njė gjyshe dhe njė gjysh. Na fliste gjithmonė pėr ata. I donte shumė, i respektonte, shkonte pasditeve atje dhe u bente shoqeri, i ndihmonte, u pastronte shtėpinė... Nuk pėrgjigjet as telefoni i tyre...

    Drejtori: As gjyshi dhe gjyshja?... asnjė?

    Jonida: E kuptoni se sa u shqetėsova... u ēmenda. Nuk dija se ēfarė tė bėja, ku tė pyesja... mendova vėllain e saj... ėshtė ushtar. E kam njohur... thashė do dijė dicka... e kėrkova nė telefon nė repartin e tij... (hesht)

    Drejtori: Ēfarė ndodhi, ēfarė tė thanė?

    Jonida: (Hesht)

    Drejtori: Jonida fol...

    Jonida: Ėshtė zhdukur kėtu e tre ditė dhe e kėrkojnė...

    Drejtori: Tre ditė... tre ditė (bėrtet me dyshim) tė gjithė tre ditė... Do ēmendem fare. Ēfarė u bė nė kėto tre ditė, erdhi fundi i botės?

    Jonida: (Ndėrhyn) Si e thatė z. Drejtor?

    Drejtori: Ēfarė thashė, ēfarė thashė? Nuk e di se ēfarė thashė..

    Jonida: (E zverdhur) Fundi i botės thatė? Fundi i botės?

    Drejtori: Jonida eja nė vete... Deri tani unė bėja shaka, tani po ben ti? Nuk thashė ndonjė gjė... budallallik...

    Jonida: Mendoj z. Drejtor se padashur thatė tė vėrtetėn, tė vėrtetėn e vetme.

    Drejtori: Dmth, ēfarė do tė thuash?

    Jonida: E dini se Alma ishte shumė serioze me Perėndinė.
    Shkonte shpesh nė Kishė dhe besonte me tė vėrtetė... Kishim folur shpeshherė pėr shumė dhe pėr tė gjitha...
    E dija se ku shkonte, tek cila kishė bėnte pjesė. Me kė bėnte shoqėri... Mė fliste shpesh pėr Perėndinė pėr Qiellin... pėr ditėt tona...

    (Pushon, pėrkulet... fillon tė qajė).

    Drejtori: Jonida ēfarė ke, ēfarė po ndodh, ēfarė janė tė gjitha kėto? Nuk po kuptoj... (Ngrihet dhe shkon pranė saj).

    Jonida: (Ngre kokėn e saj) Dje nė mbrėmje shkova nė kishėn ku shkonte Alma... dhe ishte e mbyllur.

    Drejtori: E ēfarė doje, tė ishte hapur nė mesjavė? Nuk ėshtė hapur nė mes te javės, ku jemi, ne Javėn e Madhe tė Pashkės.

    Jonida: Alma nuk shkonte vetėm pėr kėto gjėra apo sepse ishte e detyruar. Alma e dinte se ēfarė besonte, besonte drejt, me tė vėrtetė dhe me gjithė zemėr. (qan)

    Drejtori: Mirė bėnte, ti tani pėrse qan...? Do me ēmendesh fare, ēfarė ke...? Tė kishte marrė para borxh dhe po e kėrkon?

    Jonida: Z. Drejtor dėgjoni... siē shkova dhe pashė kishėn tė mbyllur, u kujtova, kujtova ēdo gjė...
    Jonida mė thoshte: “ pėrse nuk kėrkon tė vijė Krishti nė jetėn tėnde, nesėr ndoshta do tė jetė vonė, do tė vijė Krishti nė tokė, do tė marrė tė Tijėt, nuk e shikon tė keqen Jonida, nuk i shikon ditėt tona?
    Pėrse nuk kėrkon tė bėhesh fėmijė i Perėndisė, pėrse nuk e bėn sot, tani? Po ikim Jonida, po ikim... Do tė bėhet rrėmbimi dhe ti do tė ngelesh mbrapa, kėtu poshtė... Dhe atėhere ēfarė do tė bėsh?”
    I kėrkoja libra, lexoja, dėgjoja kaseta, shkoja bashkė me tė nė shtėpi... Nėna e saj, vėllai i saj... Diēka brenda meje mė thoshte se kishin tė drejtė, se ata janė tė drejtėt... Por tani... tani... u bė...
    (qan me tė madhe)

    Drejtori: U bė... dmth u c’u bė dhe unė nuk s’mora vesh asgjė? Ēfarė gjė e tmerrshme ndodhi?

    Jonida: Alma... tre ditėt... gjyshi dhe gjyshja... vėllai i saj... kisha e saj...
    z. Drejtor ndoshta u bė... u bė dhe ėshtė shumė vonė pėr tė gjithė ne...
    Mė kishin bėrė dhuratė njė Dhiatė tė Re tani afėr... tė ta sjell... ta shihni... njė moment...
    (ngrihet).

    Drejtori: Jo, Jonida, mos u largo, mos ik, kėto nuk janė shaka...
    Prit tė mendohemi... shiko...
    Dėgjo se ēfarė mė erdhi nė mendje.
    Besua, njė bashkėmoshatari im. I... shenjti Beso... vetė Zoti ynė Jezu Krisht mbi tokė, vetėm kurorė tė ndritshme nuk kishte.
    Ai... ai do tė na zgjidhė misterin... Prit...
    (kėrkon katalogun... merr nė telefon) Ai gjithė ditėn me Krishtin ishte... I shenjtė, i shenjtė ishte... Prit.

    (Merr numurin dhe dridhet). Ai dhe vetėm ai... po shkoi nė Qiell do tė zhduken engjėjt...
    Po...?
    Beson ju lutem..., po Beson, ēfarė?
    Njė shoku i tij... po personale, personale, nuk ėshtė aty?
    Nė ē’orė tė marr prapė...?
    Nuk e dini...?! Ja shikoni se kur, ju lutem, ja shikoni... Ėshtė urgjente...
    Dua ti flas... Nuk dini asgjė...?!
    Po ēfarė u bė u zhuk?! U hap toka dhe e pėrpiu? Mungon ditė?
    Nuk e dini?
    T’ju lehtėsoj? Mos ndoshta mungon tre ditė?
    Ku e di? Po mė thoni tė vėrtetėn? Tre ditė mungon? Vetėm tre ditė?
    (bėrtet).

    Perėndia im... (i bie receptori)
    Jonida... Besua i shenjtė... edhe ai mungon tre ditė... dhe ne e tallnim... Dhe ishte gjithmonė Beson zemėr mirė i dackave... Ne tė zgjuarit... Tani...
    (Jonida qė ėshtė afėr tij ka mbuluar fytyrėn dhe qan)
    Dhe nėse ėshtė kėshtu tani, tani do tė fillojnė tė vijnė tė gjitha, njėra pas tjetrės... Antikrishti... 666... vula... populli i Izraelit

    Jonida: (hidhet) Po mirė po ju ku i dini tė gjitha kėto?

    Drejtori: (Tund kokėn me dhimbje dhe flet ngadalė)
    Unė Jonida i di kėto shumė kohė mė pėrpara, mė pėrpara se ty dhe Alma.
    Ishit tė palindura akoma kur unė shkoja nė kishė, nė njė kishė tė tillė tė vogėl nė fshatin tonė siē ėshtė kisha e Almes.
    Nė fillim mblidhej nė shtėpinė tonė kisha... pastaj... biznes.
    Bėnim darkėn e Zotit nė gotat e vogla tė likerit. I vogėl... i mbaj mend tė gjitha... Pastaj kredi... para... udhėtime... ti futim nė burg, tė na fusin nė burg.
    U mbytėn tė gjitha kėto Jonida, i mbyta me duart e mia...

    (Heshtje, koka midis duarve)
    Tani...? U bė...? Mė kujtohet... mė kujtohet... ‘Ja qėndroj tek dera dhe trokas’... Krishti... jashtė tek dera... njė jetė tė tėrė jashtė – hajde nesėr, hajde pasnesėr... jashtė derės sime vdiq... jashtė derės sime u ringjall... Tani unė jam jashtė derės sė Tij...

    Jonida: (Nė mes tė ngashėrimeve) Mbaj mend frazėn e saj nė Dhiatėn e Re, thoshte: ... qė tė jetojmė pėrjetėsisht nė Qiell...

    Drejtori: (me dhimbje) U bė kjo tani Alma, harroje...
    Ti do tė jetosh dhe prindėrit e tu dhe vėllai yt dhe gjyshi dhe gjyshja dhe... ai qė hapte kishėn tuaj...
    Ne? Do tė ndjekim kreditė, tė mos protestojnė dhe z. Papuēiu qė tė mos na fusė nė burg...

    (shpėrthen me lot)
    E, jo, jo, ky ėshtė mashtrim i madh... Humbėm Jonida... humbėm... i humbėm tė gjitha...
    Ėshtė shumė vonė Perėndia im...



    FUND
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 09-02-2007 mė 05:38
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  3. "Letra te krishtera frymerore" nga Fenelon
    Nga inscrite nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 17:11
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •