Pse kaq pak ndegjohet dhe kultivohet muzika elektronike ne trojet shqiptare si house, trance, tribal...electronica ne pergjithesi. Nuk eshte problemi te 'kushtet' siq e kemi zakon te ankohemi. Per kete jam shume i sigurt. Ndonje tjeter arsye?
Pse kaq pak ndegjohet dhe kultivohet muzika elektronike ne trojet shqiptare si house, trance, tribal...electronica ne pergjithesi. Nuk eshte problemi te 'kushtet' siq e kemi zakon te ankohemi. Per kete jam shume i sigurt. Ndonje tjeter arsye?
ooo shoq nuk ka ktu asj qe ngojn ksi muzike jan shum te prapembetur .
Une per veti e ndegjoj kete lloj te muzikes sepse e kam qejf.
SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP
Gjithçka nga Edicioni i Parë i "UNUM Festival"
Qershor 2019
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 04-06-2021 më 09:50
UNUM Festival në Shëngjin / Mijëra të rinj nga Europa i bashkon muzika elektronike
03/06/2019
Mijëra të rinj dhe të reja nga vende të ndryshme të botës kanë mberritur në Shqipëri pikërisht në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin për të marrë pjesë në Festivalin e Muzikës Elektronike Unum i cili ka startuar që në mbrëmjen e 31 Majit.
“Çdo gjë është shumë bukur, vendi i bukur, njerëzit të dashur. Me të vërtetë një eksperiencë shumë e mirë”, thotë një turist.
Drejtori i Unum festival Mousa Ceesay, tha se u hodh guri i parë i themelit dhe ky event duhet të vazhdojë në të ardhmen.
“Do të doja të falenderoja të gjithë ju që keni ardhur. Tashmë kemi vendosur gurin e parë të themelit dhe mendoj që është e rëndësishme që të ndërtojmë dhe të vazhdojmë diçka të gjithë së bashku”, tha ai.
6 mijë të rinj nga Italia, Belgjika, Gjermania, Franca, Hollanda, Zvicrra nga rajoni e nga përtej Europes kanë mbërritur në vendin tonë për të shijuar jo vetëm muzikën, por edhe Shqipërinë turistike.
Top Channel
https://top-channel.tv/2019/06/03/un...a-elektronike/
“UNUM Festival 2019”
TAG - “UNUM Festival 2019”
UNUM FESTIVAL 2021: SHËNGJIN, 3 - 7 QERSHOR, 2021
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 04-06-2021 më 10:04
NIN: UNUM Festival - Çfare duhet te dini .
Klan Kosova - Maj 2021
Maringlen Çika, DJ që do të na përfaqësojë në “UNTOLD” 2022
Maringlen Çika, do të jetë DJ i parë shqiptar që do të përfaqësojë vendin tonë në festivalin “UNTOLD 2022” që do të zhvillohet në Rumani
Një i ri plot talente, premtues për të na nderuar. Studimet i ka përfunduar për Elektronikë. Ai njihet për publikun si producent, kërcimtar e instrumentist e DJ. Gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në disa talent show në Shqipëri.
Çika thotë për gazetën Mapo se në Rumani, gjatë performacës do të luajë edhe muzikë shqiptare, të miksuar me atë elektronike.
Më tej, 28-vjeçari i lindur në Tiranë, tregon se kjo ka qenë një ëndërr e tij, që shumë shpejt do të bëhet realitet. Së fundmi, Maringlen Çika ka publikuar edhe në platformat e njohura si Spotify, Your Tube, Deezer dhe ITUNES përmbledhje muzikore, ku ka patur shikime nga vende të ndryshme.
Në një prononcim për gazetën Mapo, Çika shpreh gatishmërinë për të na përfaqësuar në mënyrën më të mirë, dhe shpreson të marrë çmime. Siç thotë ai, në këtë festival kanë marrë pjesë më parë emra shumë të njohur.
“Jam i lumtur që do përfaqësoj vendin tim në një festival DJ Europian ku kanë marrë pjesë më parë Armin van buuren, Avicii, David Gueta dhe Dimitri Vegas. Kjo është një sfidë e madhe për mua por edhe një ënderr që më në fund do të bëhet realitet.
Uroj që kjo pjesëmarrje të jetë vetëm hapi i parë në arenat ndërkombëtare dhe gjithashtu shpreh dëshirën të jem pjesë e fesitvaleve botërore në vitet në vijim.
Po përgatitem fort dhe me ide të reja për festivalin “UNTOLD 2022” ku po mendoj që pjesë në performancën time si DJ të luaj edhe fragmente të muzikës shqip të miksuar me atë elektronike. Sigurisht për këtë detaj do konsultohem edhe me kolegët dhe producentë profesionistë në Shqipëri për të korrur rezultate sa më të larta dhe pse jo të kthehem edhe fitues i ndonjë prej çmimeve në Rumani.” - thotë Çika për Mapo.
Maringlen Çika, premton se do na nderojë, dhe ne i urojmë vetëm suksese !
Çfarë është UNTOLD FESTIVAL?
UNTOLD është festivali më i madh i muzikës elektronike i mbajtur në Rumani, që po zhvillohet në Cluj-Napoca në Cluj Arena. Ky festival është i përvitshëm, dhe është cilësuar si një nga festivalet më kryesore të Europës.
Gazeta MAPO
https://gazetamapo.al/kush-eshte-mar...e-untold-2022/
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 16-10-2021 më 07:48
Krijoni Kontakt