Close
Faqja 22 prej 31 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 301

Tema: FC Juventus

  1. #211
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Xhilji: Po punojme per te ardhmen!

    5 Janar "Kampionet qe kemi nuk do te ikin, por bashke me ta do te ndertojme nje ekip kompetitiv"

    Presaidenti i Juventusit, Xhiovani Koboli Xhilji shkoi te enjten ne mengjes ne qendren stervitore te bardhezinjve per te pershendetur ekipin pas festave te fundvitit, duke i uruar nje 2007 te mbushur me suksese, objektiv per te cilin ai dhe drejtuesit e tjere te "Zonjes" po punojne pa pushim. "Ne kete vit te ri uroj qe te kemi me shuume fat, sepse ne vitin 2006 nuk kemi pasur shume. Por fati duhet fituar me merite dhe ne duhet ta meritojme ate dite pas dite, ndeshje pas ndeshjeje, per t'u kthyer ne Serine A. Shenjat jane pizitive, por nuk duhet te krijojme iluzione, pasi rruga eshte ende mjaft e gjate". Por dhe pse rruga ne Serine B eshte ende e gjate drejtuesit e Juves mendojne qe tani per strategjine e kampionatit te ardhshem: "Se bashku me drejtuesit e tjere po mendojne edhe per sezonin e ardhshem", vazhdoi Xhilji. "Skuadra eshte e perbere nga kampione, te medhenj e te rinj, dhe duhet te mbetet e tille, duke shtuar edhe ndonje lojtar tjeter. Juventusi eshte nje klub serioz, me struktura te percaktuara. Bazat jane te rendesishme per punen e se ardhmess dhe per t'i dhene kenaqesi miliona tifozeve tane". Kenaqesi qe nuk kane munguar ne pjesen e pare te ketij sezoni, pasi Juvja marshon e sigurt dhe, ne kete cast, duket se nuk ka ndermend te hyje ne merkato: "Ky eshte nje grup i mire dhe besoj se do ta mbajme keshtuu sic eshte edhe pas muajit janar, per te arritur sa me shpejt kreun e renditjes, me pas do te punojme per t'u kthyer ne Europe dhe per te qene kompetitive edhe ne sezonin e ardhshem". Ky projekt i pergjigjet plotesisht kerkesave te kampioneve kryesore bardhezinj per te perforcuar skuadren, ne menyre qe ajo te jete e afte te luftoje per trofe serioze qe vitin e ardhshem. "E vleresoj shume shpirtin e kampioneve tane te medhenj dhe ketu nuk flas vetem per Bufonin, pasi ata diten te lidheshin me projektin e rilindjes se Juventusit. Fakti qe ata qendruan eshte nje stimul me shume per ne drejtuesit, prandaj duam te japim maksimumin profesionalisht per t'i shpaguar ata", perfundon Xhilji ne deklaraten e tij.

    Nga Sport Ekspres

  2. #212
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417

    Ac Milan - Juventus

    AC MILAN - JUVENTUS

    Neser ne ora 17 do te zhvillohet nje ndeshje derbi ndrmjet dy rivaleve te vjeter ne itali Milan dhe Juventus kjo ndeshje do te jete e vlefshme per Kupen e Berlusconit ( Trofeo Berlusconi ).
    FoRzA JUVENTUS
    I will always remember the girl next door .........!

  3. #213
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    ndeshja do te transmetohet nga keto kanale:
    Alpha TV
    Arena Home
    DigitAlb Premium 3
    La Sexta
    NTV+ Sport On-Line
    OBN
    Sky Calcio 1
    Sky Sport Italia 1
    Sky Sport Italia 16:9
    Sky Sport Italia HD
    Sport TV2
    Sport+
    SportKlub (Hun)
    SportKlub (Pol)
    SportKlub (Rom)
    SuperSport 5 SA
    TV3 Slovenia
    __________________
    I will always remember the girl next door .........!

  4. #214
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    History
    1991 Juventus
    1992 Milan
    1993 Milan
    1994 Milan
    1995 Juventus
    1996 Milan
    1997 Milan
    1998 Juventus
    1999 Juventus
    2000 Juventus
    2001 Juventus
    2002 Milan
    2003 Juventus
    2004 Juventus
    2005 Milan

    Facts and figures
    Juventus goal scorers in the Trofeo Berlusconi
    Del Piero 3 goals
    Inzaghi 3
    Casiraghi 2
    Conte, Trezeguet, Camoranesi, Olivera, Vieira: 1 goal
    Bianconeri with the most appearances in the Trofeo Berlusconi
    Del Piero 11 appearances
    Tacchinardi 9
    Birindelli 7
    Ferrara 7
    Juventus players with the most wins in the Trofeo Berlusconi
    Del Piero 7 victories
    Iuliano 7
    Pessotto 7
    Birindelli 6
    Tacchinardi 6
    Tudor 5
    Zambrotta 5
    Juventus coaches with the most wins in the Trofeo Berlusconi
    Lippi 4 times
    Ancelotti 2
    Capello 1
    Trapattoni 1

    In the event of a Juventus victory, Deschamps will become the first man to win the Trofeo Berlusconi both as a player (1995 & 1998) and coach.
    I will always remember the girl next door .........!

  5. #215
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Djalli", nostalgji per "Zonjen"

    5 Janar Kuqezinjte ne kor: "Pa Juven, Seria A nuk eshte e njejta. Eshte e kote ta mohojme, na mungojne shume bardhezinjte dhe perballjet me ta, duke pare se qarkullon gjithmone nje atmosfere e bukur"

    Duke pritur Juventusin, shpesh kritika dhe "thumbimet" i drejtohen Interit. Sigurisht, ne kuptim figurativ dhe ne nje menyre indirekte. Por, nga fjalet e trajnerit, kapitenit dhe lojtarit me perfaqesues, Milani le per te kuptuar se ndjen mall karshi Juventusit, qe luan ne Serine B. Po ashtu, ka edhe fjale percmimi per punen qe po ben Interi. Natyrisht, ndonjehere perpiqen qe te vleresojne ate qe zikalterit po bejne. Por, mund te behet fjale edhe per fabulen e vjeter "dhelpra dhe rrushi": nese nuk e kap dot, atehere thua qe nuk eshte i bere. Me mendje te ftohte dhe pa qene i kushtezuar nga tifozeria te ciles i perket, ne fund te fundit, Karlo Anceloti dhe Paolo Maldini thone fjale me vend. "Na mungon Juventusi!". Kjo nuk do te thote se Moxhi nuk ka bere asgje, se "Calciopoli" ka qene nje bllof, se Juventusi nuk e meritonte Serine B apo se Interi nuk eshte i forte. "Na mungon Juventusi" eshte nje fraze qe ka nje kuptim tjeter: Seria A pa bardhezinjte eshte e paplote, dicka e ndare me dysh. Dhe nese Sedorfi e fton Interin qe te perfitoje nga ky moment, sepse ne te ardhmen do te jete e veshtire per zikalterit qe te fitojne, ne fund te fundit, thote serish dicka te vertete, edhe pse te vogel. Eshte kapiten Maldini ai qe hap siparin per vitin 2007. Te shtunen do te luhet ne "San Siro" sfida e madhe e trofeut "Berluskoni", mes Milanit dhe Juventusit, ne nje sezon disi te vecante dhe ne nje stine tjeter. Pak dite me pare ka qene Masimo Morati ai qe tha se, atij, ne Serine A, Juventusi nuk i mungon aspak. Pra, ajo qe del nga fjalet e kapitenit, eshte nje kundershtim i fjaleve te presidentit te Interit. Maldini thote: "Une, personalisht, kam nje opinion ndryshe nga ai i Moratit. Juventusi me mungon shume. Nuk eshte dicka e bukur qe te luash ne nje kampionat pa bardhezinjte. Por, nuk kemi se cfare te bejme, duke pare se ata jane ne Serine B dhe se kete vit do te dalin ne Serine A. Sezonin e ardhshem, do te shohim nje tjeter kampionat". Koncepti eshte plotesisht i njejte edhe per Ancelotin, qe vazhdon me nje analize me te thelluar: "Historia e futbollit thoshte, deri kete vere, se Juventusi ishte gjithmone nje ekip i pranishem ne Serine A. Dhe, gati gjithmone, bardhezinjte ishin protagoniste. Pra, mendoj se kjo mungese dallohet dhe shume madje, edhe duke konsideruar faktin se Juventusi po ben nje superkampionat ne Serine B. Per nga kendveshtrimi im, ndeshjet me Juventusin kan qene gjithmone stimuluese, pervec se te bukura dhe shpesh vendimtare. Ja pse i quaj rivalet me te forte".

    Ne fund, Klarens Sedorf flet per nje kampionat anormal. "Jam i lumtur per Interin, pasi ajo qe po bejne ne fushe eshte reale dhe askush nuk te fal pike. Por, duhet pranuar dhe se ky kampionat eshte ndryshe nga te tjeret. Dhe atehere, interisteve i them se duhet te shijojne kete moment, sepse gjerat nuk do te jene kaq te lehta ne te ardhmen".
    #VamosArgentina

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ēeku synon ta kthejė Juven nė Serinė A, ta ēojė sėrish nė Champions dhe mė pas ta lėrė futbollin nė 2008-n 05-01-2007

    Nedved: Bufoni tė mos ikė nė asnjė mėnyrė.


    "I kalova festat e fundvitit nė shtėpinė time tė re nė Pila, pranė Aostės. Kalova disa ditė tė qeta pushimi me familjen time. Kam bėrė ski, alpinizėm dhe shumė vrapime. Fėmijėt mėsuan tė zbrisnin vetėm disa disheza tė vogla. Unė? Sigurisht qė di t'i pėrdor skitė pėr dishezė, por pėr herė tė fundit i kam vendosur nė moshėn 17-vjeēare dhe mė pas hoqa dorė, sepse ėshtė shumė e rrezikshme pėr njė futbollist profesionist. Kur mbėrriti mesnata, mendova pėr atė qė kishte ndodhur nė 2006-n, njė vit pėr t'u flakur tutje. Pėrveē kampionatit tė fituar dhe botėrorit, botėrorit tim tė parė dhe tė fundit." Ka njė buzėqeshje tė ngrirė Pavel Nedved, i cili jep intervistėn e parė tė vitit, ku flet pėr gjithēka.
    - I keni flakur tutje edhe bėmat e Gjenovės?
    - Ato janė tė parat, por nė atė rast u thanė gjėra tė pavėrteta dhe ajo mė inatosi aq shumė, saqė nė gjaknxehtėsi e sipėr doja ta lija futbollin. Kam parė raste mė tė kėqija, tė pandėshkuara, kėshtu qė mendoja se ma bėnin enkas mua. Dhe vazhdoj tė mendoj se ka qenė njė padrejtėsi.
    - Donit ta linit futbollin, po tani ē'mendoni?
    - Mendoj se nuk ishte e drejtė qė ta mbyllja nė atė mėnyrė. Mund edhe ta kisha bėrė, por nė kontratėn time ka njė datė skandence nė qershor tė 2008-s, por ka edhe njė klauzolė qė mė mundėson tė tėrhiqem mė parė nė rast se e shoh tė arsyeshme.
    - Pra keni vendosur ta lini futbollin nė 2008-n?
    - Po. Nė verė mund tė kisha shkuar nė Londėr dhe jo vetėm te Totenhemi. Por mė pas vendosa me zemėr dhe qėndrova kėtu. Kėtu unė dhe familja ime ndihemi mirė. Torino do tė jetė shtėpia ime edhe kur ta lė futbollin.
    - A keni objektiva pėr momentin?
    - Dy. E para ėshtė ta rikthej skuadrėn nė Serinė A. Dhe mė pas, nė sezonin tjetėr, ta riēoj Juven nė Champions. Por sigurisht duhet tė shohim se ē'skuadėr do tė kemi...
    - Ēfarė i duhet Juves?
    - Tė qėndrojnė tė gjithė kampionėt, nga Bufoni te Trezegeja. Mė pas e dinė drejtuesit. Pėr mendimin tim duhet nga njė "yll" nė ēdo repart, lojtarė qė tė bėjnė diferencėn. Me skuadrėn aktuale nuk mund tė luftohet pėr titullin. T'i gjesh dhe t'i marrėsh kampionėt nuk ėshtė e lehtė, por nėse pėrdoret pėrkushtim...
    - Por ju keni kampionė...
    - Kemi, por Kanavaron dhe Turamin s'i kemi mė nė mbrojtje dhe s'ėshtė e lehtė t'i zėvendėsosh.
    - Vetėm se ata ishin tė "stazhonuar"...
    - Mund tė rezistonin dhe 4/5 vite dhe t'i ndihmonin tė rinjtė tė rriteshin.
    - Thuhet se te Juvja mund tė vijė Grigera...
    - E njoh mirė. Ėshtė njė lojtar i zoti dhe ėshtė 26 vjeē. Tė ishte pėr mua, do ta merrja.- Bufoni ka thėnė se nuk dėshiron tė dalė i 12-ti...
    - Jam dakord me tė. Dhe them se nėse kampionėt e tanishėm do tė largoheshin, duhet vetėm t'i falėnderojmė, sepse kanė bėrė mė shumė se ē'duhet...
    - Pa cilin nuk mund tė bėjė absolutisht Juvja e sė ardhmes?
    - Pa Bufonin. Ėshtė lojtari ynė mė i madh, sepse ne e dimė qė edhe kur gabon skuadra, ai mund ta ndreqė tė metėn. Po tė vendosja unė, do tė bėja gjithēka qė ta mbaja: Xhixhi ėshtė mė i forti, ėshtė i pazėvendėsueshėm.
    - Pavel, a ka ndryshuar futbolli italian pas skandalit?
    - Jo. Unė mendoja se Juvja ka paguar pėr tė gjithė. Por tani e kemi shlyer dėnimin dhe mund ta mbajmė kokėn lart.
    - Si ju duket Seria B?
    - Futbolli ėshtė gjithnjė i njėjtė. Kėtu vetėm vrapohet mė shumė. Por mua mė mungon shumė Championsi.
    - Cili ka qenė trajneri mė i rėndėsishėm pėr ju?
    - Lipi, por kam pasur fatin tė punoj edhe me Eriksonin, Zofin, Zemanin dhe Kapelon. Mė vjen keq vetėm qė s'kam punuar me Anēelotin, sepse mė kanė folur tė gjithė mirė pėr tė.
    - Po Manēini?
    - Qė kur luanim te Lacio, e kisha kuptuar se do tė ishte bėrė njė trajner i zoti. Tani ka njė Inter tė fortė, tė cilit i kemi dhėnė Vieiranė dhe Ibrėn.
    - Keni folur mė me Zllatanin?
    - Po, disa herė. Nuk e kam parė kurrė tė vrapojė kaq shumė. Ishte i bindur se do tė kalonte te Milani dhe ndihej i lumtur, por mė pas mėsova se shkoi tek Interi. S'mė ka ardhur edhe aq mirė kur e kam parė tė puthė fanellėn ku qėndron titulli qė kemi fituar ne.
    #VamosArgentina

  7. #217
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Milan dhe Juve “mprehin shpatat” per nje ndeshje te paharrueshme

    6 Janar Per here te pare qe ne lindjen e te magjishmit “Trofeu Berluskoni”, sfida midis kuqezinjve dhe bardhezinjve do te luhet ne stinen e dimrit, nen temperaturat e ftohta dhe klimen e ashper te muajit janar, por te ngrohur nga emocionet ndeshjes. Pra, sot, ne “San Siro” te Milanos, do te zhvillohet edicioni i 16 te i “Trofeut Luixhi Berluskoni” dhe ne fushe do te zbresin dy “armiq”, por edhe “miq” te vjeter si Milani dhe Juventusi. Por, do te kete nje tjeter shije, duke pare se gjithmone, qe ne fillimet e tij, ky manifestim eshte luajtur ne vere: per shkak te turit paraeliminator te Milanit ne Champions League dhe proceseve te “Calciopoli” t, dy klubet kane rene dakort qe takimi te luhet ne janar. Por, pavaresisht nga kjo, sfida mban te ruajtur madheshtine e saj. Po ashtu, rriten motivet e kuriozitetit. Ne fakt, pyetja qe lind eshte se si do te reagojne kuqezinjte, te cilet jane duke zhvilluar nje faze minipergatitore ne Malte, nen diellin e ngrohte. Djemte e Ancelotit do te zbresin ne terrenin e ashper dhe te ngrire te “Meazza” s dhe jo te shlodhur ashtu sic duhet. Ndersa, pyetja tjeter qe lind eshte se si do te sillet Juventusi? Kush mund te jete potenciali i “Zonjes”, ne nje ndeshje qe vlen sa per nje supersfide elite, edhe pse kuqezinjte luajne ne A dhe bardhezinjte ne B. Do te mungojne disa lojtare te rendesishem per te dy palet, por rivaliteti, qe ndan dy klubet, duhet te jete nje motiv i mjaftueshem per te garantuar nje spektakel. Ne frontin kuqezi nuk do te jene ne kete takim Dida, Favali, Kaladze dhe Kaka, qe kane qendruar ne Malte, ashtu si Borrielo dhe Kostakurta. Anceloti do te hedhe ne fushe formacionin me te mire te mundshem, duke riprovuar ne sulm dyshen Inzagi Xhilardino, qe jo gjithmone kane bindur kete sezon. Mes bardhezinjve, Deshamp (ne rast fitoreje francezi do te behej i pari qe ka fituar kete trofe si lojtar (1995 dhe 1998) dhe trajner, nuk do te kete ne dispozicion Kamoranezin, Xhanikeden dhe Markionin. Dy formacionet do te kene ne dispozicion gjashte zevendesues per koke, plus edhe portierin. Bilanci i trofeut, qe eshte zhvilluar gjithmone mes Milanit dhe Juventusit, pervec “trekendorit” nga 1992 ne 1994 (tre fitore te kuqezinjve ndaj Interit, Real Madridit dhe Bajern Mynihut), sheh bardhezinjte ne avantazh me 8 fitore, kundrejt 7 te Milanit. Qe ky eshte nje avantazh, kjo mbetet per t’u pare, duke pare se gjate viteve, ai klub qe ka fituar kete trofe, shume rralle ka triumfuar me pas ne kompeticionet e tjera. Por, pervec ketij konstatimi, e rendesishme eshte qe te jete nje feste per sportin. Ne fakt, kete vit eshte nje feste disi e pazakonte, duke pare se skandali i shperthyer ne vere e ka tronditur disi boten e ftbollit italian dhe nuk do te jete e lehte per keto skuadra qe te harrojne “masakren” e drejtesise sportive. Por, Milani eshte Milan dhe Juventusi eshte Juventus, ndaj rendesi ka qe populli kuqezi dhe bardhezi te harrojne per nje mbremje ato qe kaluan ne 1006 en. Natyrisht, mundesite jane te shumta dhe atehere, le te ngrihet sipari dhe te nisin “vallezimet” pas vershellimes se gjyqtarit Roki.
    #VamosArgentina

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Deshamp: Respekt per kuqezinjte!

    6 Janar “Ne kohen kur luaja une, asgje nuk vlente me shume se ky trofe ne Itali, ndersa sot pa te madhin Anjeli, qe i jepte nje bukuri te rralle duelit”


    Didier Deshamp dikur luante si nje lojtar perballe Milanit, ndersa sot do te drejtoje Juventusin, ne kete sfide teper emocionuese dhe prestigjoze. Ne nje interviste te dhene per “Corriere dello Sport”, Deshamp ka folur per kete takim, duke “shfletuar” ne kujtimet e tij, ne kohen kur Avokati Anjeli dhe “Triada” perbenin “Zonjen”.

    Na ishte njehere Didier Deshamp, futbollist qe udhehiqte Juventusin ne “misionet hyjnore” ne “San Siro”, ndaj Milanit...

    I keni rene pikes, tamam na ishte njehere. Kane kaluar shume vjet, por kujtimet, ju garantoj, mbeten ende dhe askush nuk mund t’i fshije.

    Le ta marrim ma shtruar, duke e nisur nga Milan Juventus, nena e te gjitha takimeve...

    Pas finales se Boterorit dhe Champions League, per italianet, perballja mes ketyre dy skuadrave eshte teper e rendesishme, me prestigjozja, me e pasura per te gjithe.

    Ndoshta e ekzagjeroni pak...

    Cfare po thoni, keshtu eshte e verteta. Ne kohen time, ah... sa e shemtuar eshte qe ta them, sfida e Milanos vendoste gati gjithmone titullin, pertej nje sezoni ne te cilin ka mberritur ne vend te dyte Parma. Pastaj, eshte ndeshja me e pare ne televizor nga tifozet, ka lidhje me te gjithe boten, nje klime te jashtezakonshme, nje pritje emocionuese. Pastaj, te luash nje “San Siro” eshte dicka speciale.

    Pra?

    Eshte nje stadium i bukur, i ndertuar per futbollin, gjithmone i mbushur, qe transmeton nje emocion te madh.

    I riu Mateo Paro ne “San Siro”: dicka dritheruese...

    Duhet ta dini se “San Siro” nuk me frikesonte.

    Tregohuni i sinqerte, sfidat klasike Milan Juventus, ne kohen tuaj, ishin te paperseritshme...

    Mendoj se po. Dhe e dini pse?

    Sepse mungon “Triada”?

    Mungon Avokati Anjeli, nje personazh unik, me vlera absolute si nje njeri i sportit. Pa te ky takim nuk eshte si me pare dhe ka humbur disi madheshtine. Vetem Berluskoni nuk mjafton. Jeta vazhdon dhe mbetet historia e klubeve. Milani dhe Juventusi kane fituar me shume se te tjeret dhe perfaqesojne ajken e futbollit.

    A ju ka shkuar ndonjehere ne mendje te vishni fanellen kuqezi?

    Perpara se te zbrisja ne Torino, ndoshta mund te ndodhte dicka e tille, me pas jo. Pastaj, per mua, Juventusi perfaqesonte maksimumin nen profilin profesional: qe te luaja me bardhezinjte refuzova nje shume te majme parash. Por, isha i lumtur, i kenaqur dhe gjithcka shkoi mire.

    Ne Milano duket se shkojne me shume ne mode “lojtaret simbol”. Ne Torino eshte vetem nje Del Piero...

    Mund te jete vetem nje situat- rastesie, ne kuptimin se kuqezinjte kane patur fat dhe aftesine per te nenshkruar kontrata me lojtare per nje periudhe te gjate. Dhjet vjet ne nje klub jane shume, identifikimi behet total si nga nje ane, ashtu edhe nga ana tjeter. Sidoqofte, “flamurat” e nje skuadre nuk vendosen me kot. Varet nga lojtaret, nga deshira e tyre per te vene rrenje. Me besoni, eshte nje diskutim i nderlikuar dhe delikat.

    Ne cfare kuptimi?

    Ne kuptimin se nje flamur do te thote te mbash zgjuar te shkuaren, te mos harrosh. Pastaj, keta kampione kane edhe nje rol teper te rendesishem ne formimin e te rinjve, te cilet i marrin per shembull emrat e medhenj.

    Kush ka qene simboli i Milanit?

    Dy simbole, jo nje. Barezi dhe Maldini. Po e nis nga Barezi. Per tipologjine e lojes te zgjedhur nga Arrigo Saki, ishte teper thelbesor si lojtar. Ndoshta, i pazevendesueshem. Ai dinte qe te nxirrte sulmuesit ne pozicion jashte loje. Pa Barezin do te kishte qene nje tjeter Milan. Pataj, Maldini, qe edhe sot eshte i pakalueshem.

    Po te Juventusi?

    Del Piero, qe ka kaluar te gjitha epokat dhe se vazhdon qe te jete kapiteni yne.

    Mes shume takimeve te zhvilluara ndaj Milanit, a jeni i afte qe te zgjidhni nje?

    E lehte, te jashtezakonshmen fitore 6 1, ne vitin 1997.

    Pra, 6 prilli, nje date qe do te mbetet ne kujtese. Dy gola te Jugovicit, Vierit, penallti te transfomruar nga Zidan dhe nje “perle” nga Amoruzo...

    Ata vinin nga nje periudhe e tmerrshme, ndersa ne “plasnim” nga shendeti. Shume gola dhe jashe cdo imagjinate.

    Saki ishte ne pankine...

    Nuk do te thoshte asgje kjo. Saki luante nje futboll ndryshe, duke pare se ushtronte presing te larte ne zonen e mesfushes dhe se mbrojtesit luanin shume te pozicion artificiale jashte loje.

    Po per Lipin cfare mund te na thoni?

    Ne planin e lojes dhe punes se perditshme, nuk ka futur te reja epokale, por ishte i mire ne pershtatjen e sistemit me te mire dhe karakteristikave teknike te lojtareve. Dinte qe te krijonte harmonine e duhur ne dhomat e zhveshjes dhe nuk ishte nje i huaj per lojtaret, por as edhe nje shok.

    Ju nga kush keni marre me shume?

    Modelet e mia kane qene Lipi, Zhake dhe Suodeo, i pari trajner qe kam patur te Nanta.

    Milan Juventus sot. Cfare atmosfere qarkullon.

    Eshte nje sfide prestigji dhe do te sherbeje si nje lloj stesti per ne, per te kuptuar se ne cfare grade jemi. Por, une e konsideroj si thelbesor takimin ndaj Mantoves.

    Nje ndeshje mes dy ekipesh qe duhen rindertuar...

    Kjo eshte nje fjale e madhe. Problemet e Milanit vijne nga nje pergatitje e pershpejtuar dhe nga lodhja e Boterorit. Ne duhet ende qe t’i ndjekim, kuqezinjte...

    Deshamp, a do te emocionoheni ne “San Siro”?

    Ndoshta!
    #VamosArgentina

  9. #219
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bufon: “San Siro” me mungon!

    6 Janar Xhanluixhi Bufon eshte nje objekt deshirash ne merkato dhe shpesh eshte folur per nje kalim te tijin te Interi ose te Milani, por e verteta eshte se deri ne qershor, asgje nuk do te ndodhe. Agjenti i tij, De Martino do te takohet me drejtuesit bardhezi ne shkurt dhe do te bisedojne ne lidhje me kontraten apo ndonje rinovim te mundsem, edhe pse portieri i Italise e ka bere te qarte kerkesen e tij: “Dua nje ekip teper konkurrues dhe jo qe te luftoje per nje vend te trete apo te katert ne klasifikim dhe te eliminohet shume shpejt ne Champions League. Ne nje interviste te dhene per “Tutto Sport”, portieri bardhezi ka folur per te ardhmen e tij, por e ka nisur duke u ndalur te sfida e sotme ne “Trofeun Berluskoni”, mes Milanit dhe Juventusit. “Eshte nje sfide teper e bukur dhe te them te drejten eshte nje kenaqesi per mua, edhe pse nga viti i shkuar kam kujtime te hidhura, kur pesova edhe demtimin qe me kushtoi shume. Shpresoj qe te zhvillohet nje spektakel i bukur, por mendoj se normalisht keshtu do te ndodhe, duke pare se mes ketyre dy ekipeve, qe jane ne eliten e futbollit italian. E ardhmja ime? Ende nuk kam vendosur, por do te bisedoj shume shpejt me drejtuesit e klubit dhe ndaj them se do te gjejme nje zgjidhje. Kam raporte te shkelqyera me klubin dhe nuk kemi probleme te shumta. Natyrisht, mendoj se do te biem ne ujdi, nuk ka si te ndodhe ndryshe. Por, e kam thene njehere dhe do ta them serish: dua qe te luaj ne nje ekip ku te kete kampione dhe te jete konkurrues, sepse edhe mosha nuk me lejon shume. Natyrisht, deri tani qendrova sepse zemra ime nuk me linte per t’u larguar, por duhet marre parasysh edhe karriera ime. Ketu ne Serine B kam fituar me shume pervoje, duke pare se nuk e kisha provuar. Shpresoj qe Juventusi te kthehet i madh dhe ndaj te vazhdoj te mbroj porten e bardhezinjve. Didier Deshamp po ben nje pune te mire dhe e ka bashkuar grupin”.
    #VamosArgentina

  10. #220
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    gigi buffon eshte me zemer ke juvja edhe sikur te ike zemren e ka ke juvja
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

Faqja 22 prej 31 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Inter 1 - 0 Juventus
    Nga Flori nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 06:49
  3. SERIA A 2006/07 - (FC Inter - kampion)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 369
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 10:26
  4. Klubi i Interit # 18 !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 600
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 12:51
  5. Kush e fiton Champions League, Milan apo Juventus ?
    Nga Asteroid nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 17:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •