Xhilji: Po punojme per te ardhmen!
5 Janar "Kampionet qe kemi nuk do te ikin, por bashke me ta do te ndertojme nje ekip kompetitiv"
Presaidenti i Juventusit, Xhiovani Koboli Xhilji shkoi te enjten ne mengjes ne qendren stervitore te bardhezinjve per te pershendetur ekipin pas festave te fundvitit, duke i uruar nje 2007 te mbushur me suksese, objektiv per te cilin ai dhe drejtuesit e tjere te "Zonjes" po punojne pa pushim. "Ne kete vit te ri uroj qe te kemi me shuume fat, sepse ne vitin 2006 nuk kemi pasur shume. Por fati duhet fituar me merite dhe ne duhet ta meritojme ate dite pas dite, ndeshje pas ndeshjeje, per t'u kthyer ne Serine A. Shenjat jane pizitive, por nuk duhet te krijojme iluzione, pasi rruga eshte ende mjaft e gjate". Por dhe pse rruga ne Serine B eshte ende e gjate drejtuesit e Juves mendojne qe tani per strategjine e kampionatit te ardhshem: "Se bashku me drejtuesit e tjere po mendojne edhe per sezonin e ardhshem", vazhdoi Xhilji. "Skuadra eshte e perbere nga kampione, te medhenj e te rinj, dhe duhet te mbetet e tille, duke shtuar edhe ndonje lojtar tjeter. Juventusi eshte nje klub serioz, me struktura te percaktuara. Bazat jane te rendesishme per punen e se ardhmess dhe per t'i dhene kenaqesi miliona tifozeve tane". Kenaqesi qe nuk kane munguar ne pjesen e pare te ketij sezoni, pasi Juvja marshon e sigurt dhe, ne kete cast, duket se nuk ka ndermend te hyje ne merkato: "Ky eshte nje grup i mire dhe besoj se do ta mbajme keshtuu sic eshte edhe pas muajit janar, per te arritur sa me shpejt kreun e renditjes, me pas do te punojme per t'u kthyer ne Europe dhe per te qene kompetitive edhe ne sezonin e ardhshem". Ky projekt i pergjigjet plotesisht kerkesave te kampioneve kryesore bardhezinj per te perforcuar skuadren, ne menyre qe ajo te jete e afte te luftoje per trofe serioze qe vitin e ardhshem. "E vleresoj shume shpirtin e kampioneve tane te medhenj dhe ketu nuk flas vetem per Bufonin, pasi ata diten te lidheshin me projektin e rilindjes se Juventusit. Fakti qe ata qendruan eshte nje stimul me shume per ne drejtuesit, prandaj duam te japim maksimumin profesionalisht per t'i shpaguar ata", perfundon Xhilji ne deklaraten e tij.
Nga Sport Ekspres
Krijoni Kontakt