Close
Faqja 21 prej 31 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 301

Tema: FC Juventus

  1. #201
    Nedved , nje nder simulusit me te medhenj te gjithe koherave , mbahet edhe per nderhyrjet killer ...por amnistia qe ka pas gjithe keto vite nga fanela xhuve e ka shpetuar ....

    InterForever eshte edhe lojtari qe goditet me shume nga lojtaret kundershtare apo jo.
    Keni ene ju ca kasape qe kur futen per te "hequr" topin,mire lojtarin por prishin edhe fushen,si Materazi apo Cordoba.....!

  2. #202
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Juventus fiton me gol fantazme !


    SKANDAL ne ndeshjen e shumepritur ne serie B midis BOLOGNA e JUVENTUS .

    BOLOGNA kryesonte renditjen me 31 pike , JUVENTUS 3 pike pas me 28 pike (1 ndeshje pa zhvilluar) .

    BOLOGNA historikisht e ndeshkuar nga arbitrat ne ndeshjet kunder Juves ...

    Ndaj tifozeria bolonjeze sot ne shenje proteste u fut me 15 minuta vonese ne stadium .

    Nejse....

    I shtohet historise kjo vjedhje e hapur e Juves edhe ne serie B .


    - ne pjesen e pare NJE PENALLTI E PASTER per BOLOGNEN e padhene .

    - ne pjesen e dyte GOLI qe vendosi ndeshjen SKANDALOZ : Zalayeta e merr topin me krah dhe gjuan ne porte ...topi NUK KALON VIJEN E PORTES....



    Ndeshja mbyllet 1-0 per Juven ....

    Urime ...edhe ne serie B pa Moggin nuk heqin dore nga zakoni vjeter....


    p-s

    ja sekuencat e golit ,se vijne juventinet e duan fakte pastaj ....



    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga inter_forever : 19-12-2006 mė 22:08
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  3. #203
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Po pse kur nuk fiton juventus, ju thoni se keni me Moggin tash ndryshe....po hajt se edim kush jeni....


    Urime fitorja Juves dhe poziten e pare sen na mer kush me.....
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Tamoil” e le ne “balte”

    23 Dhjetor Bardhezinjte, ne prag te fundvitit, kane marre nje dhurate teper te hidhur nga sponsori i tyre. Shoqeria e njohur e naftes, qe kishte nje kontrate me torinezet deri ne 2010 n, do ta prishe kete marreveshje dhe humbjet ne arkat e klubit do te jene 230 milione euro

    Viti 2006 ka qene nje “makth” per Juventusin, duke pare se “Calciopoli” dhe vendimet e ashpra te tij kete vere i kane hedhur ne Serine B bardhezinjte. Vec kesaj, “Zonja e Vjeter” eshte privuar edhe nga dy tituj, qe i jane hequr nga drejtesia sportive me vendim te komisarit te jashtezakonshem te federates, Guido Rosi. Po ashtu, pas ketyre trazirave, erdhen edhe humbjet e klubit, qe pas renies ne B, u detyrua te shiste disa nga kampionet e saj (Kanavaro, Turam, Ibrahimovic, Vieira, Mutu, Emerson, Zambrota), per te rregulluar bilancet, qe u “sheshuan” edhe nga te drejtat televizive. Por, kjo nuk perfundon me kaq. Nje “dhurate” e hidhur i ka ardhur ne fund te vitit Juventusit. Shoqeria e naftes, “Tamoil”, qe duhet te derdhte ne arkat bardhezi nje shume te konsiderueshme parash, vendosi ta braktise klubin torinez. “Oilinvest Bv”, qe kontrollon marken “Tamoil”, do t’i lere ne “balte” fanellat bardhezi. Kembengulja e shoqerise bardhezi, me ne krye presidentin Koboli Xhilji, ka arritur ta binde shoqerine e njohur libike qe te qendroje deri ne fund te sezonit, por jo me shume, edhe pse Juventusi me shume mundesi do te kthehet ne Serine A. Saif Gedafi, i biri i kolonelit te njohur nga Libia, qe gjendet pas shoqerise se njohur te naftes, kishte bere te ditur disa dite me pare se do t’i shiste aksionet e skuadres se futbollit, sepse kishin rezultuar shume pak “te cmuara”. Humbja per arkat e klubit eshte e barabarte me 230 milione euro ne total mes 102 milione eurove te premtuara mes 2005 s dhe 2010 s dhe 130 milioneve qe “Tamoil” duhet te paguante mes korrikut 2010 dhe qershorit 2015. Juventusi, ne kete menyre, ka mundur te perfitoje vetem 20,4 milione euro te vitit te pare dhe 18 milione per alternativen e shtyrjes. Ndersa Juventusi humbet 20,4 milione te ketij viti dhe 61,2 milione per tre vitet e ardhshme. Ne total, renia ne Serine B i ka kushtuar Juventusit perfitimet prej 35%, me pak se 90 milione euro, ne krahasim me marreveshjet e bilancit te fundit, nje fryt ky i reduktimit prej 30% te kontratave me “Sky” dhe “Nike”.
    #VamosArgentina

  5. #205
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Prokurori federal fal Xhanluixhi Bufon.

    Xhanluixhi Bufon ka kaluar paq problemin e tij me prokurorinė nė lidhje me ēėshtjen e basteve. Prokurori federal, Stefano Palaci, ka kėrkuar arkivimin e ēėshtjes pėr portierin e skuadrės sė Juventusit dhe kombėtares italiane. Nėn hetim pėr rastin e tij ishin pesė ndeshje, eliminatoret e Ligės sė Kampioneve ndaj Djurgarden 2:2 nė Torino e mė pas 4:1 nė Suedi, Juve-Palermo e datės 25 shtator 2004 (1:1) dhe dy ndeshje nė Kupėn e Italisė ndaj Atalantės, qė sollėn edhe eliminimin e bardhezinjve nga kjo kupė (2:0 pėr Atalantėn dhe 3:3). Janė pushuar ēėshtjet edhe pėr Antonio Kimentin, Enzo Mareskėn dhe Mark Julianon. Ėshtė arkivuar edhe hetimi ndaj sulmuesit tė Livornos, Kristiano Lukareli, pėr disa deklarata tė dhėna sė fundmi nė njė emision televiziv. Njė lajm qė ka sjellė qetėsi nė shtėpinė bardhezi nė kėtė fundvit, njė vit qė do tė kujtohet si ndėr mė tė kėqijtė nė historinė e klubit torinez. Dje nė faqen zyrtare tė internetit shoqėria bardhezi ka uruar tifozėt e saj dhe pa fshehur mėrzitjen e kaluar: "Viti 2006 ka qenė mjaft i vėshtirė dhe nuk mund ta mohojmė dot, nuk na vjen aspak keq qė po mbyllet. Gjatė verės u pėrballėm me disa procese dhe pranuam edhe Serinė B, por kur kampionati filloi u kthyem fitues, si gjithmonė. U shqetėsuam shumė pėr Pesoton, por Xhanluka e ngriti kokėn dhe bashkė me tė edhe ne. Kur humbėm magazinierin tonė Romeo vajtuam dhe menduam se do tė ishin lotėt e fundit pėr kėtė vit. Por Zoti kishte ruajtur diēka mė tė rėndė pėr ne, humbėm dy prej djemve tanė, Alesion e Rikardon. Por nė tė gjitha kėto momente kemi pasur mbėshtetjen tuaj. Na dhanė forcė miliona mesazhe qė ju dėrguat dhe ishte si njė pėrqafim i pėrbashkėt. Pasioni juaj na dha forcė pėr tė ecur pėrpara dhe tregoi edhe njėherė se jemi njė familje e madhe. Dhe me kėtė optimizėm do tė fillojė Juventusi vitin e ri 2007. Ju urojmė qetėsi dhe sa mė shumė momente tė bukura".

    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #206
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    Juventus synon Sisokon, "Vieiranė e ri"
    Nėse nuk mund ta mposhtėsh armikun, atėherė mė mirė tė bėhesh aleat me tė. Ėshtė kjo strategjia e re qė po pėrdor Juventusi karshi Liverpulit, klubi qė nė orėt e fundit ka ndėrhyrė fuqishėm nė ēėshtjen pėr blerjen e Maskeranos. Ndryshe nga klubi anglez, bardhezinjtė s'kanė ndėr mend tė "vetėflijohen" pėr njė mesfushor, i cili nė Angli ka shfaqur shumė probleme ambientimi dhe qė nuk shihet me shumė entuziazėm nga Deshampi, i cili do tė preferonte pėr Serinė A "klonin" e Vieirasė, Mohamed Sisokon, qė si pėr rastėsi luan te "reds"-at.


    ThE gReAt TeAm iN iTaLy : JUVENTUS
    I will always remember the girl next door .........!

  7. #207
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    Juventusi kerkon talen te rinje

    Bardhezinjtė vazhdojnė tė kėrkojnė nė merkato nė kuadėr tė sezonit tė ardhshėm, kur pritet tė festohet rikthimi nė Serinė A, tė paktėn nga njė pėrforcim nė ēdo repart. Pėr mesfushėn, pista franceze ėshtė ajo mė e "rrahur" mė ėndrrėn Maluda, anėsor i Lionit, dhe Frenk Riberinė, 23-vjeēarin e Olimpikut tė Marsejės, pėr tė cilin ėshtė interesuar vetė Deshampi. Bisedimet janė hapur tashmė dhe shuma sillet rreth 15 milionė eurove.
    Nėse Maluda rrezikon tė mbetet vetėm njė ėndėrr, sikurse ka pohuar drejtori sportiv bardhezi Seko, pėr Riberinė ēėshtja mund tė realizohet. Mesfushori 23-vjeēar qė u kthye tek Olimpiku i Marsejės pas pėrvojės sė shkurtėr te Gallatasaraji, i pėlqen shumė Deshampit. Ky ėshtė vėnė nė lėvizje mė parė duke i kėrkuar informacione trajnerit tė francezėve, Albert Emon, dhe mė pas presidentit Pape Diuf, i cili nuk ka kthyer ende asnjė pėrgjigje. Do tė riflitet nė fund tė sezonit dhe bardhezinjtė e kanė vlerėsuar lojtarin 15 milionė euro, por janė tė gatshėm ta marrin edhe hua nė sezonin e parė futbollistin qė nga shumėkush cilėsohet si pasardhėsi i Zidanit dhe qė nuk pėlqehet vetėm nga shenja nė fytyrė qė ka si pasojė e njė incidenti. Riberi ėshtė njė anėsor i majtė, qė ka shkėlqyer nė botėrorin e fundit dhe shquhet pėr shpejtėsinė e tij. Ndėrkohė, sikurse thamė, ėshtė mė e vėshtirė tė merret Maluda, anėsori i fuqishėm i Lionit, duke qenė se skuadra franceze nuk ka ndėr mend tė heqė dorė nga ai. Edhe hipoteza Maskerano, qė dukej se do tė konkretizohej nė verė, ėshtė pranė shuarjes, duke parė situatėn tepėr tė ndėrlikuar kontratuale tė argjentinasit.
    I will always remember the girl next door .........!

  8. #208
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Nedved: Juventus, mbaj Bufonin!

    5 Janar "Nese do te komandoja une do te beja c'te mundesha qe te qendronte, pasi Xhixhi eshte i vetmi lojtar i pazevendesueshem ne ekipin tone"

    "I kalova festat e fundvitit ne shtepine time te re ne Pila, prane Aostes. Pushime te qeta, me familjen time. Bera ski dhe alpinizem, e me pas bera pak ski nordike si dhe shume vrapime. Femijet (Pavel e Ivana jr.) filluan te benin disa zbritje me ski. Une? Sigurisht qe di t'i perdor skite e zbritjes se lire, por heren e fundit qe i kam perdorur ishte kur isha 17 vjec. Me pas thashe mjaft, pasi jane shume te rrezikshme per nje futbollist profesionist. Kur erdhi mesnata, mendova per ate qe ndodhi ne vitin 2006 dhe hodha poshte gjithcka. Pervec titullit te fituar (dhe Pavel e ngre zerin enkas ne fjalen "fituar") si dhe Boterorin, te parin dhe te fundit ne karrieren time. Buzeqesh hidhur, Pavel Nedved ne intervisten e tij te pare te vitit, ne te cilen nuk kursehet ne fjalet e tij.

    - I hodhet poshte edhe episodet e ndeshjes se Xhenovas?

    - Ssidomos ato. Ne ate rast u thane gjera te paverteta dhe kjo me merziti aq shume sa qe, menjehere pas ndeshjes, doja ta lija fare futbollin. Kam pare raste me te rende, qe nuk jane ndeshkuar kaq ashper (5 jave), dhe une mendova se ma bene enkas. Jam ende i mendimit se ai denim ishte i padrejte. Pastaj ne Xhenova na thane edhe hajdute... Ata. Neve. Por edhe ata u ndeshkuan disa vite me pare per ceshtje te tilla, apo jo?

    - Donin te thonit mjaft, por...?

    - Mendova se nuk do te kishte qene e drejte ta mbyllja keshtu. Per mua dhe per Juven. Mund ta kisha bere, por: ne kontraten time ka edhe nje date skadimi, qershor 2008, por edhe nje klauzole qe me lejon te them mjaft, nese nuk do te me pelqente me te luaja.

    - Pra, jeni i vendosur ta jepni lamtumiren ne vitin 2008?

    - Po. Kete vere mund te shkoja ne Londer, tek Totenhami, por jo vetem kaq. Pastaj mendova se nuk ishte e kendshme te largohesha. Ketu, une dhe familja ime ndihemi mire. Torino do te jete qyteti ku do te banojme edhe pasi te kem varur kepucet ne gozhde.

    - Nderkaq, objektivat tuaj cilet jane?

    - Dy. I pari eshte te rikthej Juventusin ne Serine A. Pastaj, vitin e ardhshem, te rikthej Juventusin ne Champions League. Sigurisht, duhet te shohim me pare se me cfare grupi do te punojme...

    - Cfare i duhet Juves?

    - Qe te qendrojne te gjithe kampionet, nga Bufon tek Trezege. Pastaj, per te tjerat duhet te mendojne drejtuesit. Per mua duhet nje lojtar i jashtezakonshem ne cdo repart, nje lojtar qe te beje ndryshimin. Me skuadren aktuale nuk mund te mendojme per titullin. Te gjesh dhe te blesh kampione nuk eshte e lehte, por nese te gjithe impenjohen seriozisht, mund t'ia dalim mbane...

    - Ju i kishit, kampionet...

    - Kanavaro e Turam, ne mbrojtje, per shembull. Por ata u larguan, sic kishin te gjithe te drejten e tyre. Dhe eshte e veshtire t'i zevendesojme. Ishin te vjeter, por... Mund te rezistonin edhe 4-5 vjet per te rritur te rinjte.

    - Flitet per Grigeren tek Juventusi...

    - E njoh mire. Nje lojtar mjaft i mire, une do ta merrja, eshte 26 vjec dhe mund te mbuloje disa role te ndryshme.

    - Bufon ka thene se nuk do te renditet i 12-ti vitin tjeter...

    - Jam plotesisht dakort. Dhe them edhe se nese kampionet qe kemi tani do te vendosnin te largoheshin do t'i themi vetem faleminderit dhe asgje tjeter. Ata kane bere me shume se detyra e tyre.

    - Cili eshte i pazevendesueshem ne Juventusin e se ardhmes?

    - Bufon. Ai eshte i vetmi i jashtezakonshem, e dime se, nese gabojme, ai mund te na nxjerre nga balta. Nese do te komandoja une, do te beja c'te mundesha per ta mbajtur: Xhixhi eshte me i forti, i pazevendesueshem.

    - A ka ndryshuar futbolli pas skandalit?

    - Une mendoj se Juventusi pagoi sa per te gjithe. Tani s'i kemi me borxh askujt, prandaj mund te kthehemi ne Serine A me koken lart.

    - Si eshte kjo Seri B?

    - Futbolli eshte gjithnje futboll. Vrapohet me shume, asgje me teper. Por mua me mungon shume Champions League...

    - Cfare duhet te beni per ta fituar kete kampionat?

    - Pasi rikuperuam penalizimin, rame pak ne forme. Tani nuk jemi me as te paret... Por duhet te rinisemi, nuk duhet te fleme gjume. Duhet te fitojme duuke i lodhur kundershtaret: nese fitojme gjithnje, ata do te dorezohen. Sigurisht nuk eshte e lehte: ky Juventus nuk eshte shume me i forte se skuadrat e tjera. Nuk mund te fitojme duke i shkaterruar kundershtaret.

    - Cili eshte trajneri i jetes suaj?

    - Lipi. Por une kam qene me fat, pasi jam stervitur nga Erikson, Xof, Zeman, Kapelo... Me mungon vetem Anceloti dhe per kete me vjen keq, pasi te gjithe flasin mire per te.

    - Po Mancini?

    - Qe kur luanim bashke te Lacio e kuptova se do te behej nje teknik i mire. Pastaj, tani, ka skuadren me te forte. Nese do te fitoje, Interi mund te jete ai qe ka qene Juventusi, ekipi per t'u mundur. Ishte qe vjet i forte, por ne i dhame edhe Vieirane dhe Ibran...

    - A flisni ende me Zlatanin?

    - Ndonjehere. Nuk e kam pare kurre te vrapoje shume. Ishte i bindur se do te shkonte te Milani dhe ishte shume i lumtur per kete. Por me pas me erdhi mesazhi se kishte shkuar te Interi... U merzita pak kur e pashe te puthte bluzen ne te cilen ishte qepur titulli im...

    - Neser do te luani ne "San Siro" torneun "Berluskoni". Nostalgji?

    - Eshte nje sfide e ndryshme nga te tjerat dhe ne duam ta fitojme ate, pasi duam te tregojme se mund te luanim shume mire edhe ne A.

    - Pavel, e keni vendosur qe tani se c'do te beni pas largimit?

    - Jo. Mund te stervis femijet, te behem drejtues, te largohem fare nga bota e futbollit. Te shohim. Mund edhe te bej nje vit pushim.

  9. #209
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    forzaaaaaaaaaa JUVE nuk ka kush na ndal
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  10. #210
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Deshamp: Te ruajme "bizhuterite"

    5 Janar "Ne planin ekonomik eshte e pamundur te rindertojme ne dy muaj skuadren e vjetshme"

    Didier Deshamp i ka idete e qarta per Juventusin e se ardhmes, ate qe do te luaje ne Serine A: "Per te qene kompetitive", u shpreh ai, "duhet sidomos te mbajme lojtaret kyc. Ne planin ekonomik eshte e pamundur te rindertojme ne dy muaj skuadren e forte qe kishim vitin e kaluar". Por Didier flet sidomos per problemet e mbrojtjes: "Nuk besoj se kemi telashe te medha ne kete repart, qe mendoj se do te luaje mire ne Serine B". Bufon e Trezege turfullojne dhe duan nje Juventus per titull per te qendruar edhe sezonin e ardhshem dhe Deshamp ka receten e duhur per t'i kthyer bardhezinjte ne lavdite e se shkuares: "Te mbajme lojtaret kyc. Sidoqofte merkato e janarit sherben vetem per te treguar se c'do te sjelle sezoni i ardhshem". Ka edhe ndonje lojtar te pakenaqur si Bojinov e Markioni, qe deri tani kane gjetur pak hapesira. Te dy mund te kerkojne largimin, por trajneri francez do ta mbaje sulmuesin bullgar: "Nuk kam folur ende me Bojinovin, qe eshte ende i ri dhe duhet te rritet pa nxitim. Nese eshte ketu, kjo do te thote se une e konsideroj si nje lojtar ne nivelin e Juves". Ndersa ceshtja e Markionit eshte e ndryshme: "Markioni mund te largohet ne janar? Nuk them aq po as jo, pasi deri tani ka pasur shume pak mundesi te tregoje aftesite e veta edhe per shkak te demtimit. Sidoqofte, une nuk ngel asnje, mundohem vetem te bej zgjedhjet e duhura per te miren e skuadres, dhe eshte normale qe ndonjehere edhe te gaboj", perfundon Deshamp.

    Nga Sport Ekspres

Faqja 21 prej 31 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Inter 1 - 0 Juventus
    Nga Flori nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 06:49
  3. SERIA A 2006/07 - (FC Inter - kampion)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 369
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 10:26
  4. Klubi i Interit # 18 !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 600
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 12:51
  5. Kush e fiton Champions League, Milan apo Juventus ?
    Nga Asteroid nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 17:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •