Del Piero premton: Do tė shėnoj shpejt
Janė dy "xhevahirė" tė Juves qė synojnė ringjitjen e menjėhershme nė Serinė A. I pari, Xhixhi Bufon, ėshtė portieri mė i mirė nė botė, ėshtė nė listė pėr "Topin e artė", qė do tė ishte mėse i merituar, pėrballė Serisė B me qetėsi tė madhe. Nė fushė thuajse i bėn tė inatosen (kundėrshtarėt) pėr sigurinė qė zotėron. I dyti, Aleks Del Peiro, pas njė fillim sezoni tė shkėlqyer, ka probleme me njė moment formė jo tė mirė dhe morali, pas qėndrimit tė diskutueshėm nė tribunė nga Donadoni nė Gjeorgji, s'ėshtė nga mė tė mirėt. Njė prekje e shenjtė e topit mund tė jetė goli i tij i 200-tė nė karrierė me Juven, i munguar nė Trevizo dhe nė Trieste kėtė tė shtunė. Tė dy juventinėt, tė vlerėsuar nė Romė nga ministrja e Sporteve, Xhiovana Melandri, me rastin e dorėzimit tė "Kolarres sė artė", analizojnė sezonin nė prag tė vendimit tė arbitrazhit pėr skandalin e futbollit. "Pa Juven, - komenton kapiteni bardhezi, - kampionati i Serisė A s'ėshtė i mirėfilltė. Tani dikush e ka vėnė re? Po, por nuk mund tė them se mė bėhet qejfi. Le tė themi se ėshtė njė realitet, njė e dhėnė faktesh: pa Juven, me Milanin e Fioren tė penalizuar, nuk mund tė mos ishte kėshtu." Por Seria A tani ka njė realitet tė ri, Palermo nė krye: "Pėr mua ishte e fortė qė nė vitin e shkuar, kėtė vit ka bėrė blerje tė gjetura, - thotė Del Piero. - E dinte se mund tė rrezikonte... Nė krye mund tė qėndrojė, por kampionati i A-sė ėshtė i gjatė."
Pėr sa i pėrket Serisė B, Del Piero nėnvizon se nuk ndien ndonjė ankth: "Goli numėr 200 do tė vijė. Kam shėnuar 199 me bardhezinjtė, imagjinojeni nėse do tė kisha probleme pėr njė mė shumė, - shpjegon 32-vjeēari. - Unė zėvendėsohem edhe nga Deshampi? Kėtė duhet t'ia pyesni ju atij." Juventini nė fund sqaroi se nuk ka biseduar ende me trajnerin "axurr" Donadoni pas lėnies nė tribunė nė Tbilis.
Bufoni nė fillim merret me temėn e arbitrazhit, qė mund t'u reduktojė penalizimin bardhezinjve nė renditjen e Serisė B. "Jam shumė i qetė pėr ēdo vendim qė do tė vijė, - tha portieri. - Gjėja kryesore ėshtė qė tė bėhet drejtėsi." Kėtė vit, Xhixhi e shikon kampionatin e A-sė nga jashtė: "Palermoja mund tė jetė njė skuadėr pėr titull nėse do tė ketė njė pjekuri tė plotė nga tė gjithė lojtarėt. Ėshtė njė grup me vlera, por s'ėshtė e lehtė tė jesh nė qendėr tė vėmendjes nga tė gjithė. Nė fillim nuk e kishin detyrimin pėr tė fituar qė kanė tani."
Portieri "axurr" e mbyll me njė mendim pėr Del Pieron: "Rėndėsi ka qė kur tė luajė, ta dijė qė e bėn ndryshimin. Zėvendėsimet? Tashmė ėshtė mėsuar..." Njė zakon i keq ama.
Juventusi, "fluturimi" nis pas dhjetė ditėsh
Pasi ka rifilluar t'i numėrojė pikėt me njė bilanc pozitiv, dhjetė ditėt e ardhshme, mund tė jenė ato tė "fluturimit" pėrfundimtar tė Juventusit. Nė tė vėrtetė, klubi bardhezi, gjatė javės do tė mėsojė vendimin e arbitrazhit mbi njė ulje tė mundshme tė penalizimit tė pikėve dhe nė vazhdim skuadra do tė jetė e gatshme pėr sfidat me Frozinonen, tė shtunėn qė vjen dhe takimin shtesė me Breshian mė 1 nėntor. Nė "lojė" janė 6 pikė qė mund tė sjellin shumė pikė shtesė.
Krijoni Kontakt