Close
Faqja 26 prej 31 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 301

Tema: FC Juventus

  1. #251
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    po po. old leshi from torini me baba moggin e anjeling qe pite drroge me hunde metalike. Gjithmone keni bo hile por edhe ne kohet elashta keni bere por sju kane kuptuar ose sju kane kapur dot.

  2. #252
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    Juventus pas Zdenek Grygeras, ka arritur marreveshje edhe me mbrojtesin 21 vjeqar te klubit francez Rennes, behet fjale per Jacques Faty, i cili poashtu si Grygera edhe ai do te mberrij ne Juventus ne qershor te 2007, pra ne perfundim te ketij sezoni. Marreveshja eshte zyrtarizuar sot ne Milano. Ky do te jete lojtari i dyte qe Juventus e transferon si lojtar i lire, pra lojtar te cilit i skadon kontrata ne fund te kesaj sezone. Dje eshte bere e ditur nga vet drejtori gjeneral i Ajaxit se Juventus ka bere nje marreveshje zyrtare me mbrojtesin qek 26 vjeqar Zdenek Grygera, dhe per kete gje eshte ai thot se eshte i nderuar pasi Juventus ka kontaktuar ne menyern me te rregullte te mundshme me zyrtaret e Ajaxit, pasi qe Grygeras do ti kalonte kontrata ne fund te sezonit. Ai tha se jane ne bisedime lidhur me transferimin e tij qysh tani ne Janar.
    I will always remember the girl next door .........!

  3. #253
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Deshamp: B ja s’eshte fushe me lule!

    13 Janar “Mendoj se transferta ne Mantova do te jete teper e veshtire, por i kam kerkuar djemve qe te jene te vendosur dhe teper te perqendruar”

    Pushimet e fundvitit dhe faza minipergatitore e mesit te janarit ka perfunduar dhe tani perqendrimi duhet te kaloje te kampionati. I pari test qe Juventusi ka bere kete vit ka qene takimi ndaj Milanit, ne “Trofeun Berluskoni”, ku bardhezinjte kane zhvilluar nje loje te pelqyeshme dhe paraqitja e tyre ka qene e mire, pavaresisht se kane humbur 3 2, ndaj nje Milani te forte dhe teper agresiv ne kete pjese te dyte te sezonit. Nga ana tjeter, djemte e Deshampit treguan se jane te afte per te rinisur aventuren e tyre ne Serine B. Por, demtimet e pesuar nga disa lojtare ne takimin ndaj Milanit, kane bere qe Didier Deshamp, trajneri bardhezi, te jete disi i shqetesuar ne prag te transfertes se sotme ne fushen e Mantovaas, nje skuader teper e veshtire per t’u mundur dhe e kujdesshme ne mbrojtje, duke pare se nuk ka pesuar shume gola. Sigurisht, francezi mund t’i besoje ne sulm dyshes se njohur, Trezege Del Piero, por do te beje pa Zebinane dhe Paladinon, qe nuk jane ne nje forme te mire dhe kane pesuar nje demtim. “Mendoj se nuk do te jete e lehte per ne, por jemi mesuar tashme me te tilla situata dhe e dime se per te marre tre pike ne Serine B, duhet te japim maksimumin. Kam besim te djemte dhe shpresoj qe te paraqiten ashtu si ne Milano, ndaj kuqezinjve. Lista e gjate e te demtuarve? Shpjegimi me llogjik i shume te demtuarve eshte se lojtaret duhet te japin gjithmone 120% ndaj skuadrave te tjera dhe kjo kerkon shume nga aspekti fizik, ashtu si edhe nga ai psikologjik”, u shpreh Deshamp ne konferencen per shtyp te dhene dje pasdite ne Vinovo, qendra stervitore e Juventusit. “Ndersa, ne rastin e Bumsongut dhe Kielinit, gjithcka varet nga fakti qe jane aktivizuar gjithmone dhe pa kursim. Por, tashme, e kam thene edhe me pare, jemi mesuar qe te jetojme me kete situate emergjence. Nuk jam shume i shqetesuar, sepse gjithsesi mund te besoj ende tek te rinjte, qe jane edhe forca e vertete e grupit. Ajo qe une dua te shoh te lojtaret eshte grinta dhe deshira e perhershme, sepse kane mbetur edhe 25 takime deri ne fund dhe ashtu si kemi krijuar, mund te prishim. E perseris, ndaj Milanit pashe nje skuader teper te motivuar dhe teper te perqendruar. Persa i perket kundershtarit, Mantova, vitin e shkuar, ka zhvilluar nje kampionat te mire dhe vetem ne takimet e fundit eshte kaluar nga Katania dhe Atalanta. Po ashtu, edhe kete vit, ka konfirmuar se ndihet mire dhe eshte e bindur per aftesite e saj, duke pare rezultatet e arritura, perpara pushimit. Pastaj, deri tani, askush nuk ka arritur te dale me tri pike nga fusha e Mantoves, ndaj parashikoj nje takim teper te veshtire”, pohoi Deshamp, duke u ndalur me pas te merkato, e kohet e fundit ka perfshire “Zonjen e Vjeter”. “Eshte nje teme qe i perket klubit, por personalisht mendoj se edhe me kete brum, me ndonje perforcim, mund te dalim nga Seria B. Pastaj, ne qershor, eshte e qarte se do te operojme ne merkato. Ronaldo, Kasano? Me falni, por nuk jam une padroni i Juventusit dhe parate nuk mund te shpenzohen me kot”, perfundoi francezi.

    Sport Ekspres

  4. #254
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Koboli Xhilji: Kasano nuk me pelqen!

    13 Janar “Si Antonio, ashtu edhe Ronaldo nuk perfshihen ne projektin e klubit, ndaj nuk na hyjne ne pune”

    Presidenti i Juventusit, Xhovani Koboli Xhilji, eshte mese i bindur per idete e tij ne merkato. Ne fakt, presidenti i “Zonjes se Vjeter” mendon per blerje, por fshin emrat e medhenj ne merkato, duke i lene me shume hapesire “peshqve te vegjel”, si tipi i Grigeres, i blere nga klubi i Nantes dhe me parametra zero. Xhilji e ka nisur duke i mbyllur derne Antonio Kasanos, qe mendohej se do te kthehej ne Itali dhe te Juventusi, pervecse te Milani apo Interi: “Antonio mund te jete nje lojtar teper cilesor, por ja qe nuk me pelqen”. Xhilji ka qene shume i qarte. Ne hyrje te Liges se Futbollit Italian, presidenti bardhezi ka shpjeguar se kush do te jene prioritetet e Juventusit. Ne vazhdim, Xhilji ka folur edhe per Ronaldon: “Ronaldo nuk me pelqen, ashtu si edhe Kasano. Nuk kam asgje kundra ketyre lojtareve, por dua te them se Juventusit nuk i interesojne, duke pare se do te merremi me pika te tjera, edhe me shume te rendesishme. Ky eshte nje kendveshtrim personal dhe mendoj se nuk do te perfshihen ne planin tone. Une, Seko dhe Blank kemi menduar per nje projekt me interesant, kur rritja dhe permiresimi i bilanceve do te vije gradualisht.

    Presidenti nuk deshiron shperqendrime: “Duhet te jemi te perqendruar ne kampionat. Te fitosh ndaj Mantovas dhe gjate mesjaves, ndaj Cezenes. Sa me pare do te shkojme ne Serine A, aq me mire do te jete per ne. Por, po ju siguroj se Seko dhe Blank po punojne per te ndertuar nje skuader te madhe. Del Piero ne kete skuader? Deklaratat e tij tregojne dy gjera. Se pari, qe ai eshte nje person teper i pjekur. Ndersa, se dyti, te Juventusi ekziston nje dialektike. Bufon? Nuk ka te reja per kete ceshtje. Deri tani, Xhixhi nuk leviz”, perfundoi Xhilji.

    Sport Ekspres

  5. #255
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Kamoranezi: Lufta do sakrifica!

    13 Janar “Per t’u ngjitur ne elite, aty ku duhet te ishim, te gjithe duhet te japin kontributin e tyre”

    Mauro German Kamoranezi eshte mese i vetedijshem se per te dale ne Serine A, aty ku ka qendruar gjithmone, Juventusit duhet te jape maksimumin, duke pare se kete vit, rivalet ne Serine B jane emra te medhenj te futbollit italian. “Kemi te bejme me skuadra si Xhenoa, Piacenca, Bolonja, Napoli. Ne fakt, duket si dicka e lehte, por po ta provosh, do te shohesh se eshte si te luftosh ndaj Fiorentines, Lacios, Udinezes, pa ofenduar keto skuadra te medha te Serise A. Duhet kontributi i te gjitheve dhe kete duhet ta tregojme ne fushen e lojes. Mund te quhet si avantazh qe ne krye te skuadres kemi nje trajner te kuptueshem si Deshamp, qe di te mase temperamentin e skuadres dhe te krijoje nje harmoni te vertete ne kete grup. Takimi ndaj Mantovas eshte teper thelbesor, duke pare se me pas, ne mesjave, do te rikuperojme edhe takimin ndaj Cezenes. Nese ne keto dy takime do te marri gjashte pike, atehere do te ishte fillimi me i mire per ne. Mendoj se duhet te vazhdojme ashtu si ne fazen e pare, edhe pse kjo eshte java qe do te mbylle kete faze, duke perjashtuar ketu takimin qe do te rikuperojme. Duhet te punojme dhe te tregojme se kush jemi. Merkato? Te them te drejten, eshte nje fushe qe per momentin nuk me intereson edhe aq shume, duke pare se mendja jone duhet te perqendrohet eskluzivisht te Seria B. Merkaton do t’ia leme dikujt tjeter, qe ka shume nevoje dhe qe mendon te fitoje Champions League...

    Sport Ekspres

  6. #256
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    FT Mantova [1 - 0] Juventus

    52' [1 - 0] M. Bernacci
    #VamosArgentina

  7. #257
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    hajde mos e vrisni menjen se nuk diskutohet qe hyn ne seria a vitin qe vjen juvja

  8. #258
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    FORZ JUVE

    shihemi ne sezonin e ri ne seria A , te shihni pakes se si luhet futbolli

    serai A pa juven i bie si nxenesi pa njenj
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  9. #259
    i/e larguar Maska e asteri
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Vendndodhja
    ke porta e kalase elbasan
    Postime
    114
    blerje te medha ka bere juvja po gjynaf lojtaret se do luajne vitin tjeter serish ne B.Do lene ekipet e tyre per te lujt me xhuven ne B se nuk e kane provu hahahahahahahaha po ikni mre shifni te dilni iher nga "B" pastaj beni blerja apo vazhdon strategjia e moxhit qe shef shume para me sy myll e pastaj merr gishte ne sum

  10. #260
    i/e larguar Maska e asteri
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Vendndodhja
    ke porta e kalase elbasan
    Postime
    114
    ka mundesi te me shpjegoni se kush e ka fshire postimin tim dhe per cfare arsye nqs nuk doni te tregoni publikisht nuk me ngelet hatri te me sqaroni ne privat

Faqja 26 prej 31 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Inter 1 - 0 Juventus
    Nga Flori nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 06:49
  3. SERIA A 2006/07 - (FC Inter - kampion)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 369
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 10:26
  4. Klubi i Interit # 18 !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 600
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 12:51
  5. Kush e fiton Champions League, Milan apo Juventus ?
    Nga Asteroid nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 17:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •