Vritet adoleshentja, refuzoi trafikimin
Urim Jahja ka vrarė 18-vjeēaren pasi ajo refuzoi tė punonte pėr tė
Kastriot Bushi
Ekzekutimi ėshtė bėrė me njė breshėri kallashnikovi nė sy tė dy vėllezėrve dhe gjyshes sė viktimės
Urim Jahja e kishte detyruar 18-vjeēaren qė tė punonte si prostitutė nė Kosovė dhe ka kėrkuar ta detyrojė sėrish
Vajza ėshtė riatdhesuar nga autoritetet policore tė Kosovės mė 27 qershor tė kėtij vitit pasi u gjet pa dokumente
Burrel- Tutori ka ekzekutuar nė sytė e vėllezėrve tė saj njė adoleshente nga Klosi i Burrelit, e cila pasi kishte shpėtuar nga shfrytėzimi i tutorit tė saj, ka refuzuar qė tė shkonte sėrish me tė. 18-vjeēarja, Valentina Barameta ėshtė vrarė nga 33-vjeēari Urim Jahja, me njė breshėri kallashnikovi nė afėrsi tė banesės sė saj nė fshatin Shėngjun tė Klosit. Policia tha se Jahja ka kryer ekzekutimin e vajzės ndėrsa ishin tė pranishėm nė vendngjarje dy vėllezėrit e saj dhe gjyshja, dhe mė pas ėshtė larguar nėpėr malet e kėsaj zone. Policia ėshtė ende nė kėrkim tė tij, por nuk ka arritur ta arrestojė. Sipas policisė, shkak pėr vrasjen e 18-vjeēares ėshtė bėrė refuzimi i saj pėr tė punuar sėrish pėr Jahjan nė Kosovė. Policia thotė gjithashtu se 18-vjeēarja mund tė zbulonte me dėshmitė e saj edhe njė rrjet tė trafikut tė femrave nė veri tė Shqipėrisė, qė i trafikonte ato pėr nė Kosovė. Valentina Barameta ėshtė deportuar nga Kosova nė Shqipėri vetėm pak muaj mė parė nga autoritetet e UNMIK.
Ngjarja
Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 14:30 minuta nė fshatin Shėngjun tė Kolsit nė rrethin e Burrelit. 18-vjeēarja Valentina Barameta ka qenė nė arėn e familjes duke punuar sė bashku me dy vėllezėrit e saj, Valdet dhe Valmir Barametėn. Papritur nė arėn e tyre ėshtė shfaqur, Urim Jahja. Ai i ka dhėnė ultimatum vajzės qė tė shkonte me tė tek makina, pėrndryshe do ta vriste. Fytyra e urryer e vrasėsit ishte e njohur pėr vajzėn e shfrytėzuar e cila ėshtė pėrgjigjur se vetėm tė vdekur mund ta merrte sėrish. Vajza ka bėrė hap drejt shtėpisė sė saj, duke iu lutur Jahjas qė tė mos merrej me familjen e saj. Edhe vėllezėrit tė tronditur janė zhvendosur drejt shtėpisė, nga ku ka dalė dhe gjyshja 85-vjeēare. Ti do tė punosh sėrish pėr mua nė Kosovė, ndryshe do tė vritet edhe familja jote, ka qenė fraza e drejtuar nga i superkėrkuari nga policia e Burrelit. Vajza dhe familjarėt e saj kanė kėmbėngulur se ajo nuk do tė shkonte me tė dhe vetėm pak sekonda mė pas janė dėgjuar krismat e thata tė armės. 15 tė shtėna i kanė marrė jetėn adoleshentes. Tė ngrirė nga krimi makabėr kanė mbetur vėllezėrit teksa shihnin largimin vrasėsit tė motrės sė tyre...
Motivet
Policia e Burrelit thotė se Urim Jahja kishte detyruara nėn forcėn e armės tre muaj mė parė tė trafikonte 18-vjeēaren nė Kosovė duke e shfrytėzuar pėr prostitucion. Sipas policisė, ai e kishte gjetur vajzėn tė vetme nė shtėpi dhe duke e kėrcėnuar me armė e ka marrė me dhunė dhe e ka futur nė makinėn e tij. Sipas policisė, ai e ka torturuar adoleshenten duke e detyruar qė tė udhėtonte me tė nė drejtim tė Kosovės. Atje e ka shfrytėzuar pėr prostitucion dhe mė pas e ka kaluar nė Maqedoni pėr ta rikthyer sėrish nė Kosovė. Urim Jahja kishte nė plan sipas policisė, qė ta merrte vajzėn dhe tė shkonte nė Itali, por planet e tij janė prishur pas deportimit tė saj nga autoritetet e UNMIK. Vajza pasi ka mbėrritur nė shtėpi, i ka treguar familjes gjithēka, por frika nga bosi i krimit nė Burrel, e ka detyruar familjen tė mos bėjė denoncimin nė polici. Vajza dhe familja e saj kanė qenė vazhdimisht nėn presionin e ekzekutimit tė tyre.
Vrasėsi i kishte shpėtuar arrestimit duke kėrcėnuar viktimat
Policia e Burrelit sapo ka mėsuar se nė fshatin Shėngjun kishte ndodhur njė vrasje ėshtė nisur menjėherė pėr nė vėndin e ngjarjes. Pasi ka marrė tė dhėnat e para operative, uniformat blu kanė mėsuar autorin e ngjarjes dhe kanė vajtur menjėherė nė banesėn e tij duke kryer njė kontroll tė shpejtė, por pamundor tė gjejnė Urim Jahjen. Fotot e tij janė shpėrndarė nė tė gjithė komisariatet e vendit dhe vazhdon krehja e zonės pėr gjetjen e tij. Sipas policisė sė Burrelit, Urim Jahja ka qenė person me precedentė tė shumtė penal. Policia thotė se ai ka qenė tmerri i qytetit tė Klosit, dhe ka sjellė vazhdimisht probleme pėr uniformat blu. Tė njėjtat burime bėjnė tė ditur se Urim Jahja ėshtė i martuar dhe se ka dy fėmijė. Familja e tij jeton nė Klos tė Burrelit. Vetė Urimi ka qenė i papunė dhe vazhdimsht kishte arritur tė trafikonte femra nė Kosovė. Ai ka mundur ti shpėtojė policisė falė dhunės dhe presioneve qė ka ushtruar mbi viktimat e trafikimit tė tij, tė cilat nuk e kanė denocuar nga frika.
24/08/2006
Krijoni Kontakt