Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Ali Ahmeti: Nuk jam në opozitë

    -Shqiptarët në Maqedoni, që votuan me 65 % programin e BDI-së, nuk vendosën që të jem në opozitë; Deputetin e 18-të që e humbëm, VMRO-ja e ka dhuratë nga PDSH-ja

    ++++++++++++

    -Me pazarllëqe të fshehta VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit dhe PDSH-ja e Arbën Xhaferit arritën që të merren vesh dhe me këtë rast e shkelën vullnetin e shumicës së shqiptarëve në Maqedoni
    ++++++++++++++


    INTERVISTË EKSKLUZIVE me liderin e BDI-së Ali Ahmetin


    Ahmeti: Nuk jam në opozitë

    Mbes në qëndrimin se Maqedonia është atdheu im



    Arsim Sinani

    Tetovë, 19 gusht – “Shqiptarët në Maqedoni nuk vendosën që BDI-ja të jetë parti opozitare, por ata ia dhanë besimin që t’i mbrojë interesat e tyre. Shqiptarët në Maqedoni votuan për programin zgjedhor të BDI-së dhe fitorja është jashtëzakonisht e thellë. Mbi 65 për qind e shqiptarëve votuan për këtë opsion...”, ka thënë në intervistën ekskluzive për “Epokën e re”, Ali Ahmeti. Ai ndër të tjera flet për gjendjen paszgjedhore në Maqedoni; protestat që koalicioni BDI-PPD i ka organizuar në shenjë pakënaqësie me jopërfshirjen e këtij koalicioni në qeverinë e re maqedonase; shqetësimin që ia ka krijuar zëvendësimi i një deputeti shqiptar me një maqedonas falë PDSH-së; hapat që do të ndërmerr BDI-ja në të ardhmen etj.

    Shqiptarët në Maqedoni votuan për programin zgjedhor të BDI-së

    Epoka e re: Z. Ahmeti si po i kaloni këto ditë vere në “opozitë”?
    Ahmeti: Më duket se përkundër qëndrimeve të mia të drejtën për ta vënë në opozitë një parti politike e ka populli, e shqiptarët në Maqedoni nuk vendosën që BDI-ja të jetë parti opozitare, por që t’i mbrojë interesat e tyre. Shqiptarët në Maqedoni votuan për programin zgjedhor të BDI-së dhe fitorja është jashtëzakonisht e thellë d.m.th. mbi 65 për qind e shqiptarëve votuan për këtë opsion. Por, akrobacionet politike që bëhen brenda Maqedonisë unë nuk i kuptoj, sepse nga 2002 në këtë vend përveç BDI-së, që ishte force e re politike me vizion shumë të qartë, të tjerët janë trupa të teatrove të vjetër dhe sigurisht mund t’i bashkojnë shumë qëndrime të përbashkëta që unë nuk i di. Me një fjalë, e gjithë kjo që po ndodh nuk është në të mirë të Maqedonisë, kuptohet nuk është as në të mirë të shqiptarëve, sepse thellohet mosbesimi në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve, dhe ky vend për të ecur përpara i duhet besim reciprok në mes të komuniteteve më të mëdha si bartëse kryesorë të integritetit, sovranitetit e përgjegjësive politike për realizimin e qëllimeve madhore të cilat ne i kemi. Por, ja që me pazarllëqe të fshehta VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit dhe PDSH-ja e Arbën Xhaferit arritën që të merren vesh dhe me këtë rast e shkelën vullnetin e shumicës së shqiptarëve në Maqedoni.

    Përpjekja për depërtim të së vërtetës

    Epoka e re: Ju mendoni se jeni të dëmtuar?
    Ahmeti: Me këtë rast nuk është dëmtuar BDI-ja, por janë të dëmtuar shqiptarët në tërësi dhe kjo neve na brengos. Nuk është çështja se ne (si parti) jemi dëmtuar.
    Më duhet të them se disa mediume të paguara prej partive politike thonë se BDI dhe PPD me çdo kush insistojnë që të jenë pjesë e koalicionit. Kjo nuk qëndron fare, sepse këtu shkelet një e drejtë legjitime, në radhë të parë e drejta e votuesit shqiptar, dhe nëse e heqim një paralele mes komunitetit maqedonas dhe atij shqiptar, si do ta përjetonte komuniteti maqedonas nëse shqiptarët nuk e respektojnë vullnetin e shumicës së komunitetit maqedonas? Ne përpiqemi që në këtë drejtim t’i sqarojmë njerëzit, të komunikojmë drejtpërsëdrejti me votuesit tanë, por edhe me ata që nuk kanë votuar fare, e ata paraqesin një pjesë bukur e madhe, që ta kuptojnë drejt se ne insistojmë që të mbrohet vota dhe dinjiteti shqiptar.

    Për protestat

    Epoka e re: Një cikël protestash i përfunduat. Tash me çfarë formash do të vazhdoni, si do ta shprehni ju pakënaqësinë tuaj?
    Ahmeti: Po. Ne, një formë të protestave e paraqitëm për tetë ditë me radhë për të dhënë alarmin e parë që nga Struga deri në Kumanovë me bllokadat në rrugë, me qëllim që të trokasim në ndërgjegjen e qoftë mandatarit Nikolla Gruevski, qoftë të PDSH-së që të mos bëjnë hapa të shpejtuara. Mendojmë që politikisht e arritëm qëllimin.
    Të mërkurën e ndërpremë këtë lloj të protestave me bllokada.
    Tani i kemi filluar takimet me qytetarët për të marrë edhe mendimin e tyre për vazhdimin e shprehjes së revoltës së mëtutjeshme në drejtim të mospërfilljes që po i bëhet votës së shumicë shqiptare në Maqedoni. Nuk e di, ndoshta mund të ketë protesta nëpër qytete, mund të ketë përpara institucioneve… Për këtë do ta shohim, do ta përcaktojmë në takimet e ardhshme që do t’i kemi me organet drejtuese të partisë si dhe me partnerin e koalicionit, PPD-në, me të cilën konsultohemi vazhdimisht.

    Besim i thellë në Abdyladi Vejselin

    Epoka e re: Kur jemi te koalicioni me PPD-në, a mendoni se Abdyladi Vejseli do të vazhdojë të ju mbështes juve?
    Ahmeti: Është shumë e sigurt se z. Abdyladi Vjeseli e mbështet koalicionin, sepse ne bashkë kemi hyrë në këtë fushatë elektorale, bashkë i kemi fituar zgjedhjet parlamentare dhe bashkë do ta ndërtojmë strategjinë e veprimit të mëtutjeshëm politik se si do t’i dalim zot këtij besimi që neve na e dha elektorati shqiptar në Maqedoni.

    Epoka e re: A mendoni se z. Vejseli nuk do të lëviz nga deklaratat që i ka dhënë deri tash dhe se do t’u qëndrojë besnik juve dhe partisë suaj?
    Ahmeti: Unë jam shumë i sigurt që z.Vejseli nuk bën demagogji me deklarata. Edhe ju vetë do të bindeni që vërtet Abdyladi Vejseli është shumë i vendosur në drejtim të respektimit të fjalës së dhënë, pikësëpari, nga vetë ai si lider, si udhëheqës i Partisë së Prosperitet Demokratik, por edhe nga organet drejtuese, nga të cilat organe drejtuese ai ka mbështetje të plotë. (VIJON)


    BOX


    T: ‘Ruaje zot Shqipërinë prej shqiptarëve’. Kurrë s’do t’ia bëja si PDSH-ja, që emrin Besnik ta shkelë me Zhivko

    Deputetin e 18 që e humbëm, VMRO-ja e ka peshqesh nga Partia Demokratike Shqiptare

    Epoka e re: Në raundin e dytë ku u rivotua në disa vendvotime shqiptare, BDI-ja e humbi një deputet. Pse ndodhi kjo?
    Ahmeti: Kjo është pyetje që e shtrojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe përgjigja është shumë e qartë, deputetin e 18 që e humbëm, VMRO-ja apo Partia e z.Grueveski e ka peshqesh nga Partia Demokratike Shqiptare dhe tamam kjo i ngjan asaj thënies së moçme shqiptare ‘Për inat të s’ime re më vdektë djali’. Do të thotë, nën propagandimin e PDSH-së, VMRO-DPMNE-a arriti që me votën e disa shqiptarëve, BDI-së t’ia zbres numrin e deputetëve nga 18 në 17. Ky ishte pastër si rezultat i angazhimit të PDSH-së, për çfarë unë shpreh keqardhje. Kurrë në jetën time nuk do të kisha vepruar kësisoj, pavarësisht se në çfarë raportesh unë do të isha me një parti apo me një individ maqedonas që ta dëmtoj partinë apo njerëzit që i takojnë të së njëjtës origjinë apo të njëjtit gjak. Mirëpo, ja që gjëra të tilla ndodhin për fatin tonë të keq dhe uroj që për Partinë Demokratike Shqiptare kjo të jetë një mësim i keq që ndodhi më 19 korrik. Me këtë rast do ta kujtoj thënien e Faik Konicës, që me të vërtetë është shumë aktuale gjatë kohë ,derisa nuk kemi zgjidhje të mira, ‘Ruaje zot Shqipërinë prej shqiptarëve’.

    Epoka e re: Z. Ahmeti sa është e vërtetë se atë natë kur e keni kuptuar se e keni humbur një deputet keni qenë shumë nervoz. Kështu flitet të paktën nëpër Çarshinë e Tetovës?
    Ahmeti: Nuk do të isha bërë nervoz sikur t’i kisha humbur zgjedhjet, besomëni. Por, nuk desha që ta përjetoj që një parti politike shqiptare ta ndihmojë një parti të komunitetit maqedonas dhe që deputetin e quajtur Besnik Emshiu ta zëvendësojë deputeti me emrin Zhivko, mbiemrin nuk ia mbaj mend.

    Epoka e re: D.m.th. rëndë e keni përjetuar këtë?
    Ahmeti: T’ua them të drejtën juve edhe lexuesve të “Epokës së re”, shumë rëndë e kam përjetuar këtë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    ë e gjetëm me 150 policë shqiptarë, pas katër viteve Maqedonia ka mbi 1800 policë shqiptarë. Maqedoninë e gjetëm me 100 oficerë, nënoficerë dhe administratorë civil e të uniformuar. Sot i kemi mbi 1100 shqiptarë në këto vende pune. Maqedoninë e gjetëm pa një Universitet shtetëror, ndërsa sot e kemi Universitetin e tretë shtetëror në gjuhën shqipe, në Tetovë. E kemi në përdorim të plotë gjuhën shqipe në nivelin lokal me të drejtë të komunikimit me të gjitha institucionet qendrore shtetërore.
    +++++++++++++



    Intervistë ekskluzive me liderin e BDI-së Ali Ahmetin, lider legjitim i shqiptarëve të Maqedonisë (2)

    Kjo është revoltë shqiptarëve


    Arsim Sinani


    EPOKA E RE: Z. Ahmeti, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, është rebeluar ditët e fundit. Do të mbahet mend deklarata e tij prej pozicionit të një të zgjedhuri shqiptar kur i tha jo ambasadorit Fuere, lidhur me miratimin e stemës së Çairit që e ka bërë ai. Këtu po lidhem edhe me çështjen e “Badinterit”, parlamenti i Maqedonisë nuk e ka shumicën e nevojshme për të miratuar ndonjë ligj që ka të bëjë me shqiptarët. Çka ndodhi me z. Mexhiti, po rebelohen militantët e partisë suaj?
    Ahmeti: Nuk është kjo revoltë e militantëve të partisë, po është revoltë e shumë qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë. Sigurisht që kjo që bëri z. Izet Mexhiti, vjen si rezultat i revoltës së tij, po edhe i qytetarëve, për një vendim të tillë që ai e ka marrë pa e respektuar parimin e Badinterit. Mirëpo, ne do të zhvillojmë takime në të ardhmen, jo vetëm me Izet Mexhitin, po edhe me kryetarët e tjerë të komunave, dhe do t’i shqyrtojmë hapat e mëtutjeshëm në këtë drejtim. Sepse, nuk duhet të cenohen disa parime që janë shumë të rëndësishme për ne shqiptarët, e në nivel qendror, pikërisht kjo është edhe e arritura më e madhe që shqiptarët kanë të drejtë të përdorin parimin e Badinterit apo të votimit të dyfishtë. Ne mendojmë se ka hapësirë që me dialog dhe me bisedime të vazhdueshme t’i zgjedhim këto probleme, të cilat vërtet janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

    Kontrolli mbi partinë

    EPOKA E RE: A e keni rëndë ta kontrolloni partinë tuaj tash në këtë situatë,kur keni shumicë në komuna, shumicë në Parlament dhe pakënaqësia është e madhe?
    Ahmeti: Shikoni, strukturat e BDI-së janë struktura mirë të përgatitura edhe pse ka hapësirë për përgatitje edhe më të mirë e më të lartë, por në përgjithësi trajtimi i problemeve bëhet në mënyrë shumë të hapur. Unë gjithmonë kam insistuar dhe insistoj që në momente të rëndësishme të dominohemi nga gjakftohtësia, sepse duke analizuar dhe duke marrë vendime me gjakftohtësi jemi shumë më shumë të suksesshëm. Motoja ime ka qenë dhe mbetet; të veprojmë me zemër të zjarrtë, e jo me kokën flakë. Po zemra të jetë flakë dhe koka të jetë e ftohtë, se vetëm kështu mund të arrijmë te qëllimet të cilat ia kemi vënë vetes përpara. Të kuptohemi, situatat me të cilat ne ballafaqohemi nuk janë aspak të lehta, por BDI-ja ka mekanizma, ka kapital njerëzor që di të menaxhojë me situata të mëdha.

    EPOKA E RE: Më duhet t’ju pyes patjetër, për hir të opinionit publik shqiptar, e konsideroni ende Maqedoninë si atdheun tuaj?
    Ahmeti: Unë asnjëherë nuk pendohem për përcaktimet e mia. Kam thënë dhe mbeten në qëndrimin tim se Maqedonia është atdheu im. Shumë më me vendosmëri do të punoj në drejtim të realizimit të qëllimit të cilin ne ia kemi vënë vetes, sepse unë atdhe tjetër nuk kam.

    Qëllimi i Ahmetit

    EPOKA E RE: Cili është qëllimi që ia keni vënë vetes para?
    Ahmeti: Qëllimi është që shqiptarët të jenë të barabartë në të gjitha sferat. Të mos jenë qiraxhinj në shtëpi të vetë, po të jenë zot me të gjitha të drejtat që i takojnë një kombi. Për katër vite me radhë, unë nuk them se janë kryer të gjitha problemet tona, pajtohem se ka edhe shumë për të bërë, por punët të cilat ne i kemi bërë janë vërtetë për t’u admiruar dhe këto punë vlerësohen edhe nga qytetarët. Po ua them që ne vazhdimisht jemi paraqitur para tyre, kemi komunikuar me njerëzit, gjithnjë e kemi thënë se ka edhe shumë për t’u bërë, sepse të mirat nuk kanë fund. Për katër vite kaq arritëm të realizojmë. E për këtë, qytetarët na shpërblyen me votën e tyre të lirë në zgjedhjet e 5 korrikut. T’ju përkujtoj, nuk është fitore e vogël, ne kemi marrë 65% në bllokun politik shqiptar.
    Maqedoninë e gjetëm me 150 policë shqiptarë, pas katër viteve Maqedonia ka mbi 1800 policë shqiptarë. Maqedoninë e gjetëm me 100 oficerë, nënoficerë dhe administratorë civil e të uniformuar. Sot i kemi mbi 1100 shqiptarë në këto vende pune. Maqedoninë e gjetëm pa një Universitet shtetëror, ndërsa sot e kemi Universitetin e tretë shtetëror në gjuhën shqipe, në Tetovë. E kemi në përdorim të plotë gjuhën shqipe në nivelin lokal me të drejtë të komunikimit me të gjitha institucionet qendrore shtetërore. Dhe hapur i kemi thënë elektoratit që në mandatin e dytë do ta shtrojmë për zgjidhje gjenerale dhe në nivel të gjithë Maqedonisë që gjuha shqipe të jetë në përdorim zyrtar. Këto kanë qenë bisedat që ne i kemi zhvilluar shumë hapur edhe me partnerët e koalicionit edhe me komunitetin ndërkombëtar. Është punuar mjaft në këtë drejtim me institucione të ndryshme, qoftë vendase qoftë të huaja me ekspertë nga shtete të cilat kanë probleme të njëjta si Maqedonia. Kemi biseduar dhe ftuar ekspertë nga Belgjika, nga Zvicra, me çka rezulton se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe kjo duhet të definohet me një ligj gjeneral, me çka këtij parlamenti i takon ta sjellë një ligj të tillë dhe ta jetësojë përdorimin e gjuhës shqipe në praktikë. Sepse gjuha që flitet në një vend ajo kuptohet se duhet edhe të shkruhet. Kështu që, për të gjitha këto probleme në zgjidhje e sipër, kemi mirëkuptim edhe nga qendrat relevante. Tash është çështje kohe se kur kjo do të realizohet.
    Të bëj një digresion këtu. Pyetja juaj më lartë ishte se a e ndiej unë Maqedoninë si atdheun tim. Sigurisht se me këtë përgjigje e fillova, edhe njëherë e përsëris. Unë Maqedoninë e kam atdhe, sepse në këtë vend valon flamuri shqiptar dhe kjo më bën krenar që akoma ta ndjej si atdheun tim. Ky flamur, i pandryshuar, siç valon në qendër të Tiranës ashtu valon edhe në Tetovë, Shkup e Strugë. Siç kanë shqiptarët Universitet të tyre në Tiranë e Prishtinë, për t’i shkolluar fëmijët e tyre, ashtu edhe ne shqiptarët, në atdheun tim, e kemi Universitetin tonë për t’i shkolluar fëmijët tanë, kam në përdorim gjuhën time, por nuk pretendoj që ne shqiptarët e Maqedonisë që për katër vite përpjekje të kemi arritur ta bëjmë Shqipëri apo Prishtinë këtu, sepse ne të gjithë jemi dëshmitarë se jemi shkolluar, ngritur me copa e thërrime jashtë vendit tonë. Tash këto vitet e fundit shqiptarët e Maqedoninë arritën ta krijojnë perspektivën e tyre në vendin e vetë.

    Mosmarrëveshjet shqiptare

    EPOKA E RE: Kur jemi te mosmarrëveshjet shqiptare. Sot u publikua se Komandant Sokoli ka marr një iniciativë që t’i takojë bashkë BDI-në dhe PDSH-në për t’i ulë tensionet brendashqiptare?
    Ahmeti: Unë nuk kam kurrfarë dijenie për këtë muhabet. Çdo respekt për Sami Ukshinin. Mirëpo, unë asnjëherë nuk kam pasur hasmëri me partitë politike shqiptare në Maqedoni. Dhe ndoshta është shembulli unikat që gjatë luftës unë i kam thirrur dhe jam përpjekur që partitë politike shqiptare të kenë një front unik, sepse është në të mirë të shqiptarëve dhe këtë edhe e arritëm.






    “Takimi i Elefantëve” në Vjenë

    EPOKA E RE: Kohë më parë u mbajt në Vjenë “Takimi i Elefantëve” mendoni se sivjet do të kemi rezultate konkrete, dhe cili do të jetë pozicioni juaj karshi Kosovës?
    Ahmeti: Ne vazhdimisht, për Kosovën kemi pasur qëndrim shumë të hapur dhe nëse ia vlen diçka për ta përmendur është qëndrimi i përbashkët që është marrë para katër vitesh se Maqedonia do të mbajë qëndrim korrekt për çështjen e Kosovës, do të thotë ky është qëndrimi zyrtar, me çka u riafirmua edhe njëherë nga mandatari i ri se ne do të mbështesim çdo zgjidhje që do të arrihet në mes Prishtinës e Beogradit me ndërmjetësim ndërkombëtar, qoftë kjo pavarësia e Kosovës.
    Mu duk pak hap i ngutshëm që ne do të jemi nga të parët, sepse ne nuk do të jemi nga të parët, e kam thënë në shumë biseda me miq në Kosovë, por edhe këtu se do të isha shumë i kënaqur që ne të jemi vendi i tretë që do ta njohim pavarësinë e Kosovës, pas s
    htetit shqiptar.




    Kontaktet me liderët kosovarë

    EPOKA E RE: Vazhdoni t’i mbani kontaktet me kryeministrin e Kosovës, Çeku dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, po pse jo edhe me Hashim Thaçin?
    Ahmeti: Po… në mes tjerash, me emrat që ju i përmendet jam në kontakt të vazhdueshëm.

    EPOKA E RE: Pse llogariteni më i afërt me qarqet politike në Prishtinë sesa me ato në Tiranë?
    Ahmeti: Unë komunikoj edhe me Prishtinën edhe me Tiranën.


    (Nesër: Gjasat për takime me Arbër Xhaferrin. Çka sheh në perspektivë Ali Ahmeti, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Ahmeti: Unë nuk jam i gatshëm të bëj takime spektakulare me Arbër Xhaferin, vetëm për t’u fotografuar. Por bëj takime për të gjetur zgjidhje dhe për tejkalim të situatave. Nuk shoh se ka gatishmëri nga këta njerëz që e drejtojnë sot PDSH-në, që të ulen dhe të pranojnë gabimet e tyre që i kanë bërë dhe të shohim çka mund të bëjmë bashkërisht në të ardhmen.



    Ahmeti: Unë kam qenë në një takim me z.Arbër Xhaferi, ku hapur tha se nuk ushtron kontroll në partinë e tij, dhe këtë e tha para përfaqësuesve ndërkombëtarë, përpara ambasadorit të SHBA-ve dhe BE-së, me çfarë ai e arsyetonte dorëheqjen e tij dhe kërkonte edhe dorëheqjen time, sepse ai nuk ushtronte kontroll në partinë e tij. Dhe, të njëjtin mendim e tha edhe për mua, se edhe unë gjoja nuk ushtroj kontroll mbi partinë time. Por, unë drejtpërsëdrejti iu përgjigja se unë marr përgjegjësi, kam përgjegjësi dhe ushtroj kontrollin politik mbi partinë+++++++++++



    Intervistë ekskluzive me liderin e BDI-së Ali Ahmetin, lider legjitim i shqiptarëve të Maqedonisë (3)


    Ahmeti: Arbër Xhaferi s’ka kontroll në PDSH


    Arbër Xhaferi ofronte dorëheqje para të huajve me arsyetim se nuk ka kontroll mbi PDSH-në. Për të njëjtën arsye kërkoi edhe dorëheqjen time, se gjoja nuk e kontrolloj BDI-në. Unë kundërshtova: ky po flet për vete!


    Arsim Sinani



    Nuk e di sa ia vlen barra qiranë që unë të ulem dhe të bisedoj me të për të gjetur zgjidhje. Është shumë vështirë të bisedohet në kushtet që u krijuan gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe me koalicionin që ata e ndërtojnë me VMRO DPMNE-në, duke u arsyetuar se goja qenka një koalicion mbi baza ideologjike i takojnë kampit të së djathtës


    EPOKA E RE: Mendoni ju se gjatë implementimit të marrëveshjes së Ohrit kanë mundur të dalin probleme?
    Ahmeti: Po, duke e ditur që mund të ketë probleme gjatë implementimit të marrëveshjes së Ohrit, apo gjatë implementimit të asaj marrëveshje që ne e arritëm me anë të luftës çlirimtare që bëmë këtu, ne morëm iniciativë që të formohet Këshilli Koordinues i gjithë partive politike shqiptare që ta kemi më lehtë për t’i realizuar aspiratat dhe për të materializuar atë që bënë shqiptarët. Për fat të keq, ky Këshill Koordinues funksionoi dy apo tre muaj dhe me minimet e brendshme që i bëri Partia Demokratike Shqiptare, ata arritën që të dalin nga ky këshill me arsye shumë banale, kinse partitë nuk mundën të merreshin vesh në mes vete. Ishte e vërtetë se hapeshin probleme që kishin ndodhur para dhjetë viteve.

    EPOKA E RE: Dhe si vepruat pastaj ju z.Ahmeti?
    Ahmeti: Kështu, dashur pa dashur para nesh u shtrua një detyrë: çka më tutje në drejtim të mbrojtjes së atyre idealeve për të cilat ne kishim luftuar dhe kishim derdhur gjak? Përfundimisht, pas konsultave të vazhdueshme me të gjitha strukturat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke i respektuar kompanitë e deri te komandantët e brigadave, të gjithë e hodhën firmën e tyre që ta krijojmë një subjekt politik me qëllim që t’i dalim zot asaj lufte, të cilën ne e kishim bërë, dhe arritëm ta krijojmë partinë Bashkimi Demokratik për Integrim.

    Takimi me Arbër Xhaferin

    EPOKA E RE: Z.Ahmeti a do të ishit takuar me z.Arbër Xhafëri për t’i koordinuar pak veprimet, të themi të të dy subjekteve politike shqiptare në Maqedoni?
    Ahmeti. Unë, mendoj se z.Arbër Xhaferi nuk e di se sa ka forcë në partinë e tij që ai të kontrollojë situatën.

    EPOKA E RE: Pse, Ju po mendoni se Arbër Xhaferi nuk e kontrollon situatën në PDSH?
    Ahmeti: Unë kam qenë në një takim me z.Arbër Xhaferi, ku hapur tha se nuk ushtron kontroll në partinë e tij, dhe këtë e tha para përfaqësuesve ndërkombëtarë, përpara ambasadorit të SHBA-ve dhe BE-së, me çfarë ai e arsyetonte dorëheqjen e tij dhe kërkonte edhe dorëheqjen time, sepse ai nuk ushtronte kontroll në partinë e tij. Dhe të njëjtin mendim e tha edhe për mua, se edhe unë gjoja nuk ushtroj kontroll mbi partinë time. Por, unë drejtpërsëdrejti iu përgjigja se unë marr përgjegjësi, kam përgjegjësi dhe ushtroj kontrollin, mos të them kontrollin klasik, por në tërësi anëtarësia e BDI-së mbështet konceptin tim si udhëheqës i kësaj partie dhe nuk ka asnjë dilemë që unë ushtroj kontroll politik mbi partinë. Kështu që nuk e di sa ia vlen barra qiranë që unë të ulem dhe të bisedoj me të për të gjetur zgjidhje. Është shumë vështirë të bisedohet në kushtet që u krijuan gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe me koalicionin që ata e ndërtojnë me VMRO DPMNE-në, duke u arsyetuar se goja qenka një koalicion mbi baza ideologjike i takojnë kampit të së djathtës.

    EPOKA E RE: E ndani edhe ju këtë mendim se kjo bëhet në bazë ideologjike?
    Ahmeti: Unë kam krejtësisht përshtypje tjera, ato mund t’i lidhin pikëpamje apo përcaktime të tjera, të cilat ata duhet t’i sqarojnë, sesa afërsia në pikëpamje ideologjike.

    EPOKA E RE: Megjithatë, nuk ka gjasa të ndodh një takim me Arbër Xhaferin?
    Ahmeti: Unë nuk jam i gatshëm të bëj takime spektakulare, vetëm për t’u fotografuar. Por bëj takime për të gjetur zgjidhje dhe për tejkalim të situatave. Nuk shoh se ka gatishmëri nga këta njerëz që e drejtojnë sot PDSH-në, që të ulen dhe të pranojnë gabimet e tyre që i kanë bërë dhe të shohim çka mund të bëjmë bashkërisht në të ardhmen
    .


    Gruesvski s’e ka përkrahjen e BDI-së
    EPOKA E RE: Takim ndërmjet jush dhe z.Gruevski (kryeministër i ri) nuk pat deri më tash. Flitet se amerikanët janë shumë të interesuar t’ju takojnë juve, bashkë. Do të ishit takuar ju me atë, të paktën për t’ia dhënë dorën dhe për t’i thënë se ju jeni fituesi në kampin politik shqiptar?
    Ahmeti: Ne jemi qytetarë të një vendi dhe unë nuk mendoj se është koha për t’i thelluar armiqësitë në këtë drejtim. Edhe pse z.Gruevski ka bërë një hap tepër të gabuar, sepse ai inicion mosbesimin ndër komunitete. Me këtë rast, me këtë mosbesim që ai e demonstron ndaj shqiptarëve, nuk përjashtohet as BDI-ja, as Ahmeti si udhëheqës i kësaj partie, për këtë. Unë mendoj se ai duhet të reflektojë thellë dhe ai nëse mendon të jetë kryeministër vetëm i komunitetit maqedonas e ka shumë gabim. Ai duhet të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe duhet të jetë kryeministër që mbështetet nga të gjitha subjektet politike, sepse vetëm kështu ai mund t’i çojë proceset përpara. Përndryshe, unë mendoj se ai nuk do të ketë mbështetje për materializim të çështjeve madhore, siç janë projektet për anëtarësim të Maqedonisë në BE, anëtarësim të Maqedonisë në Nato, si dhe për sjelljen e shumë ligjeve, nga të cilat drejtpërdrejt varet perspektiva e Maqedonisë për në Nato dhe BE.
    Kështu, ai nuk do të ketë mbështetje as sa i përket ligjeve që kërkojnë votim të dyfishtë, siç është ligji për policinë, ligji për reformat në gjykatat etj.

    EPOKA E RE: Nëse do të insistojnë që ju të takoheni me Nikolla Gruevskin do ta bënit, besoj s’keni pse i frikësoheni një takimi të tillë?
    Ahmeti: Unë nuk frikësohem nga takimet dhe është mirë që të ketë takime. Unë përherë gjërat i kam thënë dhe do t’i them hapur.

    EPOKA E RE: Ka disa versione, tërheqja komplet nga parlamenti, kthimi i mandateve të deputetëve,... çka më tej?
    Ahmeti: Ne i kemi shtruar të gjitha problemet për shqyrtim dhe për secilin problem kërkojmë zgjidhje. Çdo zgjidhje që do të vendoset brenda organeve drejtuese do të jetë publike për opinionin.

    Kartat e Ahmetit

    EPOKA E RE: Do të thotë keni shumë karta, deputetët, pushtetin lokal, të cilat mund t’i përdorni?
    Ahmeti: BDI e ka në tërësi pushtetin lokal te shqiptarët në Maqedoni

    EPOKA E RE: A mund ta nënkuptoj këtë se ju mund t’i bllokoni proceset?
    Ahmeti: Ne nuk mendojmë t’i bllokojmë proceset, ne jemi ndihmë për proceset nga të cilat fitojnë shqiptarët dhe ne nuk jemi për t’i dëmtuar, por ne duam që shqiptarët të jenë fitimtarë.

    EPOKA E RE: z. Ahmeti, ndoshta s’është e tepërt nëse ju pyes për fund, a do të keni kohë sivjet të shkoni në pushime verore?
    Ahmeti: Hahaha (qeshet). Ka nëntë vite që nuk kam qenë në pushim. Nuk bëhet kiameti nëse nuk shkoj edhe këtë verë. Të fala lexuesve të “Epokës së re”.

    EPOKA E RE: Të fala paç. Respekt!





    Realizimi i Marrëveshjes së Ohrit

    EPOKA E RE: Sa mendoni se është realizuar Marrëveshja e Ohri dhe çka ka mbetur pa u realizuar nga kjo marrëveshje?
    Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit është një bazë shumë e fuqishme për barazi të shqiptarëve në Maqedoni. Edhe pse ka shumë të arritura, ka ende shumë për t’u bërë, është ligji për gjuhën, ligji për trajtimin e dëshmorëve dhe invalidëve, që janë ligje shumë të rëndësishme për shqiptarët.

    EPOKA E RE: Do t’i mbështesni ju këto ligje nëse vendosen në rend dite në parlament nga shumica e re parlamentare?
    Ahmeti: Ne i kemi variantet tona të këtyre ligjeve dhe çfarëdo ligji tjetër ne nuk e mbështesim.

    EPOKA E RE: Në çfarë kuptimi ju nuk e mbështesni variantin tjetër që mund ta propozojë shumica parlamentare?
    Ahmeti: Variantet që mund t’i propozojnë ata! Ne kemi variantin tonë.

    EPOKA E RE: Cili është varianti juaj për këtë ligj?
    Ahmeti: Ato do t’i paraqiten opinionit me shkrim.
    Fund
    Ndryshuar për herë të fundit nga babadimri : 25-08-2006 më 06:37

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Sipas mediave te ndryshme ne Bruksel para kryeministrit te ri maqedonas shkon nje delegacion i BDi-se te shohim cka do te u thone atje

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Letra e Ali Ahmetit niset ne Bruksel

    Letra e Ali Ahmetit ka udhëtuar për në Bruksel

    Zyrtarët e BDI-së në Bruksel do t’i pres Shtefan Lehne, njeriu i parë i Solanës

    Arsim Sinani/Maqedoni

    Tetovë, 10 shtator - Një delegacion i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), së bashku me letrën që Ali Ahmeti ua ka adresuar zyrtarëve të BE-së, do të udhëtojë të hënën për në Bruksel, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.
    Nga burime tona mirë të informuara brenda BDI-së, merret vesh se delegacioni i lartë që i qon porositë e liderit Ahmeti, do të jetë i përbërë nga VIP-a të kësaj partie Agron Buxhaku dhe Musa Xhaferi. Në përbërje të këtij delegacioni ka qenë paraparë të ishte edhe Teuta Arifi, por për shkaqe familjare ajo nuk është nisur.
    Burimet e gazetës kanë thënë se në letër flitet për nëpërkëmbjen e votës shqiptare, injorimin institucional që po i bëhet shumicës së elektoratit shqiptar etj. Po ashtu, aty janë dhënë edhe të gjitha argumentet dhe shqetësimet e palës shqiptare lidhur me ngecjen e mundshme të proceseve politike në Maqedoni.
    Burimet e “Epokës së re” kanë thënë se në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel delegacionin e lartë të BDI-së do ta pres Shtefan Lehne, njeriu i parë i Havier Solanës. Delegacioni i BDI-së pritet që të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të BE-së dhe të NATO-s.
    Është interesant se në përbërje të delegacionit nuk është lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti, i cili do të duhej ta kishte udhëhequr delegacionin për në Bruksel, por me gjasë, ekspertët e diplomacisë së kësaj partie e kanë parë më të arsyeshme që nëpërmjet letrës ta faktorizojnë liderin e vet dhe që efekti të jetë më i madh në opinion ndërkombëtar, Ali Ahmetin e kanë lënë në selinë e kaltër në Tetovë. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen edhe Ali Ahmeti të udhëtojë drejt Brukselit apo edhe drejt Uashingtonit për të artikuluar kërkesat e BDI-së.
    Shkuarja e njëshit të diplomacisë së kësaj partie, Agron Buxhakut, flet se BDI-ja ka filluar një ofensivë diplomatike për të argumentuar dhe forcuar pozicionin e kësaj partie karshi faktorit ndërkombëtar. Duhet t’i rikujtojmë lexuesit se Agron Buxhaku disa herë ka qenë në Bruksel ku është takuar me zyrtarë të BE-së për temat në fjalë.



    Lideri i BDI-së do të dalë para mediave

    Sot të hënën, pritet që lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ta mbajë një press konferencë për gazetarë. Burimet tona brenda kësaj partie kanë thënë se Ali Ahmeti do të paraqesë qëndrimet e kësaj partie për zhvillimet në vend. Në fakt, Ali Ahmeti do të duhej të shpalosë edhe tekstin e letrës që ua ka nisur zyrtarëve të lartë të BE-së.
    Një çështje tjetër, që me siguri do të diskutohet në Press konferencë, është edhe kërkesa e vazhdueshme për t’u takuar që kryeministri Nikolla Gruveski, nëpërmjet faktorit ndërkombëtar i bënë liderit të kësaj partie.
    Po ashtu edhe koalicioni me PPD-në dhe çështja e mandatave të deputetëve do të jenë në fokusin e konferencës, që pritet të mbahet në selinë e BDI-së në Reçicë të vogël.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 21:23
  2. Situata në Kondovë, Maqedoni
    Nga Prespar_ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  3. Pse Ali Ahmeti ik nga duelet televizive?
    Nga Omari në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 17-09-2007, 10:34
  4. Intervista e z. Ali Ahmetit dhënë gazetës Fakti!
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 09:34
  5. Ahmeti: Pse i paralajmërova maqedonasit për luftë të re
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 12:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •