Fryti i Shpirtit Shenjt dhe veprat e mishit


Nga Letra e Shėn Palit drejtuar Galatasve 5, 16-26




Dua tė them: jetoni nėn ndikimin e Shpirtit Shenjt e nuk do t’i kryeni dėshirat e mishit e tė gjakut. Sepse mishi e gjaku me dėshirat e veta i kundėrshtojnė Shpirtit e Shpirti i kundėrshton mishit e gjakut: kėta tė dy janė nė kundėrshtim me njėri-tjetrin qė tė mos bėni ēka dėshironi. E nėse ju prin Shpirti, nuk jeni tė nėnshtruar Ligjit.
Tashti, veprat e mishit e tė gjakut janė tė njohura.
Ato janė: fėlligėshtia, papastėrtia, shfrenia, idhujtaria, magjia, armiqėsitė, grindjet, smira, hidhėrimi, ngacmimet, dasitė, mospėrkimet, zilitė, zdėrhalljet, ndejat me pije e qejfe e tė tjera si kėto. Lidhur me kėto po ju vė nė dijeni qė tani, siē jua thashė mė parė: kush i bėn kėto, nuk do ta trashėgojė Mbretėrinė e Hyjit.
Kurse fryti i shpirtit ėshtė: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirėsia, mirėsia, besnikėria, butėsia, pėrkormėria. Kundėr kėtyre nuk ka ligj.
Ata qė janė tė Krishtit Jezus e kryqėzuan trupin e vet bashkė me prirjet dhe dėshirat e ulėta.
Nėse jetojmė nėn ndikimin e Shpirtit Shenjt, edhe tė udhėheqemi nėn drejtimin e Shpirtit Shenjt. Mos tė jepemi pas lavdisė sė kotė! Mos ta ngacmojmė njėri tjetrin! Mos t’ia kemi smirė njėri tjetrit!