Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 8 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    788 falenderime nė 645 postime

    SHKRIMI I SHENJTĖ: Kapitulli III: Dhiata e Re

    Ungjijtė


    Librat e parė tė shkrimeve tė Dhiatės sė Re janė katėr ungjijtė e Shėn Mattheut, Shėn Markut, Shėn Llukės dhe Shėn Joanit. Fjala ungjill fjalė pėr fjalė do tė thotė lajm i mirė ose sihariq i gėzuar. Ungjijtė tregojnė pėr jetėn dhe mėsimin e Jisuit, por asnjėri prej tyre nuk ėshtė njė biografi nė kuptimin klasik tė fjalės. Ungjijtė nuk u shkruan thjesht pėr tė treguar historinė e Jisuit. Ato u shkruajtėn nga nxėnėsit e Krishtit, tė cilėt u mbushėn me Shpirtin e Shenjtė mbas ngjalljes sė Zotit, pėr tė dhėnė dėshmi pėr faktin se Jisui i Nazaretit ėshtė me tė vėrtetė Krishti-Mesia i premtuar i Izraelit dhe Shpėtimtari i botės.

    Nė Kishėn Orthodhokse, nuk ėshtė e gjithė Bibla, por vetėm libri i katėr ungjijve ai qė fronėzohet vazhdimisht nė tryezėn e altarin nė ndėrtesėn e kishės. Kjo ėshtė njė dėshmi e faktit se jeta e Kishės ėshtė e pėrqendruar nė Krishtin, pėrmbushja e gjallė e ligjit dhe profetėve, qė banon vazhdimisht nė mes tė Popullit tė Tij, Kishės, me anė tė pranisė sė Shpirtit tė Shenjtė.

    Ungjijtė e Mattheut, Markut dhe Llukės quhen ungjijtė sinoptikė, qė do tė thotė se ata “duken tė njėjtė”. Kėta tre ungjij janė shumė tė ngjashėm nė pėrmbajtje dhe nė formė dhe ka shumė mundėsi, qė nė njėfarė mėnyre tė jenė tė ndėrlidhur tekstualisht, duke qenė njė debat i vazhduar ndėrmjet studiuesve tė shkrimeve. Ata janė shkruar rreth fillimit tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė parė, dhe tekstet e tyre, ashtu si ai i Shėn Joanit, na kanė ardhur nė greqisht, gjuha nė tė cilėn ata u shkruan, me pėrjashtimin e mundshėm tė Mattheut, i cili mund tė jetė shkruar nė origjinal nė aramaisht, gjuha e Jisuit.

    Secili nga ungjijtė sinoptikė ndjek parimisht tė njėjtin tregim. Secili fillon me pagėzimin e Jisuit nga Joani dhe me predikimin e Tij nė Galile. Secili pėrqendrohet nė pohimin e apostujve tė Jisuit si Mesia i premtuar i Perėndisė, sė bashku me ngjarjet korresponduese tė shpėrfytyrimit dhe tė lajmėrimit nga Krishti i nevojės sė Tij pėr tė pėsuar dhe vdekur dhe pėr t’u ngjallur pėrsėri nė ditėn e tretė. Dhe secili prej tyre pėrfundon me tregimin e pėsimit, vdekjes, ngjalljes dhe ngjitjes sė Zotit.


    Shėn Marku

    Ungjilli i Shėn Markut ėshtė mė i shkurtėri prej ungjijve, dhe ndoshta i shkruar i pari, ndonėse kjo ėshtė ēėshtje e debatueshme. Autori i tij nuk ėshtė njėri prej dymbėdhjetė apostujt dhe pikėpamja e pėrbashkėt ėshtė qė ky ungjill paraqet “traditėn” e Shėn Pjetrit. Ungjilli fillon pėrnjėherėsh mė pagėzimin e Jisuit, thirrjen e apostujve, dhe predikimin e Jisuit tė shoqėruar nga veprat e Tij tė faljes dhe shėrimit. Nė kėtė ungjill, si nė tė gjithė ata tė tjerėt, Jisui zbulohet qysh prej fillimit nga fjalėt e Tij autoritative dhe veprat e Tij mrekulluese, si Shenjti i Perėndisė, Biri i Njeriut hyjnor, i Cili u kryqėzua dhe u ngjall sė vdekurish, duke sjellė nė botė Mbretėrinė e Perėndisė.


    Shėn Mattheu

    Ungjilli i Shėn Mattheut, i cili ishte njė nga tė dymbėdhjetė apostujt, ėshtė konsideruar nga disa si mė i hershmi ungjill i shkruar. Ekziston gjithashtu opinioni se ishte shkruar nė fillim nė aramaisht dhe jo nė tekstin greqisht qė ka mbetur nė Kishė. Ėshtė njė pikėpamje e pėrgjithshme se ungjilli i Shėn Mattheut u shkrua pėr tė krishterėt hebrenj, pėr tė treguar nga shkrimet e Dhiatės sė Vjetėr, se Jisui, biri i Davidit, biri i Abrahamit, ėshtė me tė vėrtetė Krishti, mbartėsi i Mbretėrisė sė Perėndisė tek njerėzit.

    Ungjilli i Shėn Mattheut ka shumė referenca nga Dhiata e Vjetėr. Ai fillon me gjenealogjinė e Jisuit prej Abrahamit dhe me historinė e lindjes sė Krishtit prej Virgjėreshės nė Betlehem. Pastaj tregon pagėzimin e Jisuit dhe tundimet nė shkretėtirė, vazhdon me thirrjen e nxėnėsve dhe me veprat e Krishtit.

    Ungjilli i Mattheut pėrmban tregimin mė tė gjatė dhe mė tė detajuar tė mėsimit tė Krishtit, nė tė ashtuquajturin Predikimi nė Mal (5-7). Nė pėrgjithėsi, nė Kishėn Orthodhokse, teksti i ungjillit tė Shėn Mattheut pėrdoret mė dendur nė adhurimin liturgjik, p.sh., versioni i lumurimeve dhe Lutja e Zotit. Vetėm ky ungjill e pėrmban urdhėrimin e Zotit te apostujt e Tij mbas ngjalljes: “Bėni dishepuj nga tė gjithė popujt, duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė” (28:19).


    Shėn Lluka

    Ungjilli i Shėn Llukės, i cili nuk ishte nga tė dymbėdhjetė apostujt, por njė nga nxėnėsit e parė, njė mjek i njohur pėr shoqėrimin e tij me apostullin Pavėl, deklaron tė jetė njė qė “shkruan me radhė . . . ashtu si i pėrcollėn ata qė ishin bėrė nga fillimi dėshmitarė okularė dhe shėrbyes tė Fjalės” (1:1-4). Sė bashku me Veprat, tė shkruara po ashtu nga Shėn Lluka, pėr njėfarė Teofili, ky ungjill formon “historinė” mė tė plotė qė ne kemi, tė Krishtit dhe tė Kishės sė parė tė krishterė.

    Ungjilli i Shėn Llukės, i vetmi nga tė katėr ungjijtė kanonikė, ka njė tregim tė plotė tė lindjes tė Jisuit, si edhe tė Joan Pagėzorit. Tradicionalisht, burimi i kėtyre ngjarjeve tė treguara nga Shėn Lluka, ėshtė mbajtur tė jetė Maria, nėna e Krishtit. Nė kėtė pikė, ne duhet tė pėrmendim, se pėrveē katėr ungjijve tė quajtur “kanonikė”, tė cilėt ishin tė vetmit qė u pranuan nga Kisha si dėshmitarė real tė mėsimeve dhe tė jetės sė vėrtetė tė Krishtit, ekzistonin shumė shkrime tė tjera nga koha e hershme e krishterė, qė tregonin rreth Jisuit dhe veēanėrisht fėmijėrisė sė Tij, tė cilat nuk u pranuan nga Kisha si tė vėrteta dhe origjinale. Kėto shkrime janė quajtur shpesh apokrife (mos tė ngatėrrohen me tė ashtuquajturat apokrife tė Dhiatės sė Vjetėr)*, ose pseudoepigrafe, qė fjalė pėr fjalė do tė thotė “shkrime tė rreme.”

    Ungjilli i Shėn Llukės dallohet pėr detajet e tregimit tė tij, dhe, kryesisht pėr pėrshkrimin e interesimit tė madh tė Krishtit pėr tė varfėrit dhe pėr mėkatarėt. Disa parabola qė paralajmėrojnė pėr rreziqet e pasurisė dhe vetėkėnaqėsisė, dhe duke zbuluar mėshirėn e madhe tė Perėndisė ndaj mėkatarėve, gjenden vetėm nė ungjillin e Shėn Llukės, pėr shembull, ato tė publikanit dhe fariseut, djalit plangprishės, Lazarit dhe tė pasurit. Ka gjithashtu, njė theksim tė madh nė kėtė ungjill tė Mbretėrisė sė Perėndisė, tė cilėn Krishti ka sjellė nė botė dhe tė cilėn Ai ua jep atyre qė qėndrojnė me Atė nė pėsimet e Tij.

    Tregimi post-ngjallėsor i pranisė sė Zotit tek dy nxėnėsit nė rrugėn pėr nė Emaus, nė tė cilin vetėm emri i njėrit pėrmendet, njė tregim i gjetur vetėm tek Shėn Lluka, ka lindur traditėn se nxėnėsi, tė cilit nuk i pėrmendet emri, ishte vetė Lluka.


    Shėn Joani

    Ungjilli i Shėn Joanit ėshtė shumė i ndryshėm prej ungjijve sinoptikė. Pa dyshim, ai ėshtė shkruar i fundit dhe ėshtė vepėr e apostullit dhe nxėnėsit tė dashur tė Zotit, nė fund tė jetės sė tij, nė mbarim tė shekullit tė parė. Nė shumicėn e versioneve Orthodhokse tė Biblės, ky ungjill renditet para tė tjerėve, ngaqė ai lexohet i pari nė leximin e Kishės nė meshėn hyjnore tė natės sė Pashkės.

    Ungjilli i Shėn Joanit fillon me prologun e famshėm, nė tė cilin Jisui i Nazaretit identifikohet me Fjalėn hyjnore tė Perėndisė tė Dhiatės sė Vjetėr, Fjalėn e Perėndisė, e Cila ishte “nė fillim me Perėndinė,” e Cila “ishte Perėndi,” Ai nėpėrmjet tė Cilit “tė gjitha gjėrat u bėnė” (1:1-3). Kjo Fjalė e Perėndisė “u bė mish,” dhe si Jisui, Biri i Perėndisė, Ai e bėri Perėndinė tė njohur tek njerėzit dhe u dha tė gjithė atyre qė besuan nė Atė fuqinė pėr tė marrė pjesė nė plotėsinė e Tij, tė hirit dhe tė vėrtetės, dhe tė bėheshin edhe ata vetė “bij tė Perėndisė” (1:14 e vazhdim).

    Qė nė faqet e para tė kėtij ungjilli, mbas prologut, nė tregimin e pagėzimit tė Jisuit dhe tė thirrjes sė apostujve, Jisui paraqitet si Biri i vetėmlindur i Perėndisė, Mesia dhe Zoti. Nėpėr gjithė ungjillin, Ai identifikohet gjithashtu, nė mėnyra tė ndryshme, me Perėndinė e Dhiatės sė Vjetėr, duke marrė emrin hyjnor Unė Jam, sė bashku me Jahven e Moisiut dhe tė profetėve dhe psalmeve (Shih Vėllimi I, Doktrina).

    Ungjilli i Shėn Joanit, mbas prologut, mund tė ndahet nė dy pjesė kryesore. Pjesa e parė ėshtė quajtur libri i “shenjave”, pėrshkrimi i njė numri tė mrekullive tė Jisuit me njė “komentar” tė imtuar tė rėndėsisė sė tyre, duke e treguar Atė si Mesia dhe Zot (2-11). Meqenėse tė gjitha “shenjat” kanė pėr besimtarėt nė Krishtin, njė rėndėsi tė thellė dhe misterore, pothuaj tė gjitha kanė tė bėjnė me ujin, verėn, bukėn, dritėn, shpėtimin e kombeve, ndarjen nga sinagoga, ndjesėn e mėkateve, shėrimin e sėmundjeve dhe ngjalljen e tė vdekurve; ėshtė menduar herė pas herė, se ungjilli i Shėn Joanit ėshtė shkruar, posaēėrisht si njė ungjill teologjik, pėr ata qė ishin inicuar nė jetėn e Kishės, nėpėrmjet mistereve tė Pagėzimit, dhuratės sė Shpirtit tė Shenjtė dhe Eukaristisė. Sidoqoftė, pėr shkak tė pėrmbajtjeve tė librit tė “shenjave”, si edhe tė fjalimeve tė gjata tė Krishtit rreth lidhjes sė Tij me Perėndinė Atė, Shpirtin e Shenjtė dhe anėtarėt e grigjės sė Tij besnike, nė pjesėn e dytė tė ungjillit, apostulli dhe ungjillori Joan, tradicionalisht ėshtė nderuar nė Kishė me titullin Teologu.

    Pjesa e dytė e ungjillit tė Shėn Joanit pėrmban pėsimin e Krishtit dhe kuptimin e tij pėr botėn (11-21). Kėtu, nė mėnyrėn mė tė qartė, nė fjalimet e gjata tė ardhura nga goja e Vetė Zotit, doktrina e veprave dhe e personit tė Krishtit, janė shpjeguar nė mėnyrėn mė tė thellė. Siē sapo e kemi pėrmendur, kėtu Krishti e lidh Veten me Perėndinė Atė, me Shpirtin e Shenjtė dhe me komunitetin e Tij tė besimtarėve, me shprehje tė qarta dhe tė sigurta. Ai ėshtė njė me Perėndinė, i Cili si Atė ėshtė mė i madh se Ai, fjalėt e tė Cilit Ai flet, veprat e tė Cilit Ai bėn dhe vullnetin e tė Cilit Ai kryen. Dhe, nėpėrmjet Shpirtit tė Shenjtė, i Cili buron prej Atit pėr tė dėshmuar nė botė pėr Atė, Ai mbetet banues pėrgjithmonė nė ata tė cilėt janė tė Tijėt, me anė tė besimit dhe bashkėshėrbimit tė tyre tė Perėndisė.

    Tregimi i pėsimit nė ungjillin e Shėn Joanit ndryshon lehtė prej atyre tė ungjijve sinoptikė dhe mbahet nga shumė, nė kėtė rast, si njėfarė qartėsimi dhe ndreqjeje. Gjithashtu, ka tregime tė veēanta tė ngjalljes, qė janė vetėm nė kėtė ungjill. Kapitulli i fundit, tradicionalisht mbahet tė jetė njė shtesė mbas pėrfundimit tė parė tė ungjillit, pėr tė afirmuar rivendosjen e apostullit Pjetėr nė udhėheqės tė komunitetit apostolik, mbas tre mohimeve qė i bėri Zotit nė kohėn e pėsimit tė Tij. Mund tė ketė qenė njė pėrfshirje e nevojshme pėr tė kundėrballancuar mungesėn e besimit tek Shėn Pjetri nga disa anėtarė tė Kishės.

    Nė Traditėn e Kishės Orthodhokse, traditė qė shpesh shprehet nė ikonografinė e Kishės, tė katėr ungjijtė konsiderohen tė jenė tė simbolizuar nė imazhet e “katėr qenieve tė gjalla” tė Apokalipsit biblik, luanit, kaut, njeriut dhe shqiponjės. Interpretimi mė klasik e lidh Mattheun me njeriun, Llukėn me kaun, Markun me luanin dhe Joanin me shqiponjėn (Ezekieli 1:10; Zbulesa 4:7). Katėr ungjijtė, tė marrė sė bashku, mbeten pėrgjithmonė si qendra shkrimeve tė shenjta tė Kishės Orthodhokse.



    ____________________

    * Shih shėnimet e bėra mė sipėr pėr Apokrifėt

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    788 falenderime nė 645 postime
    Veprat e Apostujve


    Libri i Veprave tė Apostujve u shkrua nga Shėn Lluka nė fund tė shekullit tė parė, si pjesė e dytė e historisė pėr Teofilin, rreth Krishtit dhe Kishės sė Tij. Libri fillon me njė tregim tė ngjitjes sė Zotit dhe zgjedhjes sė Matias pėr tė marrė vendin e Judas, si njė anėtar i dymbėdhjetė apostujve. Pastaj vazhdon me ngjarjet e ditės sė Pentekostisė, kur Shpirti i Shenjtė i premtuar erdhi mbi nxėnėsit e Krishtit, duke i fuqizuar ata pėr tė predikuar ungjillin e jetės sė re nė Shpėtimtarin e ngjallur, te populli i Jerusalemit.

    Kapitujt e parė tė librit tregojnė historinė e ditėve tė para tė Kishės nė Jerusalem dhe na japin njė pikturė tė gjallė tė komunitetit tė parė tė krishterė, i ngritur nėpėrmjet veprės sė apostujve. Tregohet pėr njerėzit e pagėzuar dhe pajisur me dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė nėpėrmjet pendimit dhe besimit nė Krishtin, duke vazhduar me ngulm nė pėrkushtimin e tyre ndaj “mėsimit tė apostujve dhe, nė bashkėsi, nė thyrjen e bukės dhe nė lutjet” (Veprat 2:42).

    Duke vazhduar pėrshkrimin e martirizimit tė dhiakonit Stefan, i pari qė dha jetėn e tij pėr Krishtin, Veprat tregojnė kthimin e persekutuesit Saul nė apostullin e zellshėm Pavėl. Ato tregojnė, gjithashtu ngjarjet me anė tė tė cilave paganėt e parė u sollėn nė Kishė, nėpėrmjet veprimit tė drejpėrdrejt tė Perėndisė. Pastaj vazhdohet me njė tregim tė aktiviteteve tė para misionare tė Shėn Pavlit dhe Shėn Barnabės dhe me tė famshmin kapitull tė pesėmbėdhjetė, nė tė cilin pėrshkruhet Sinodi i Parė i Kishės nė Jerusalem, sinodi qė caktoi kushtet nė tė cilat paganėt mund tė hynė nė Kishė, pėrkundrejt ligjit tė Moisiut tė cilin tė gjithė judenjtė e krishterė po e zbatonin nė atė kohė.

    Gjysma e dytė e librit pėrshkruan aktivitetet misionare tė apostullit Pavėl nėpėr Siri dhe Qiliqi, nė Maqedoni dhe Greqi dhe pėrsėri nėpėr Efes nė Jerusalem. Pastaj tregon arrestimin e Shėn Pavlit nė Jerusalem dhe mbrojtjen e tij para autoriteteve atje. Libri mbaron me pėrshkrimin e udhėtimit tė Shėn Pavlit nė Romė pėr t’u gjykuar, duke u mbyllur me njoftimin se ai “ndenji atje plot dy vjet . . . duke predikuar mbretėrinė e Perėndisė dhe duke mėsuar gjėrat e Jisu Krishtit me guxim dhe pa ndalim” tek ata qė vinin tek ai nė shtėpinė ku mbahej i burgosur (Veprat 28:30).

    Libri i Veprave tė Apostujve formon leximin e Apostullit tė liturgjisė sė Kishės gjatė kohės prej Pashkės nė Pentekosti. Pjesė prej tij lexohen edhe nė festa tė tjera tė Kishės, p.sh. Festėn e Shėn Stefanit. Gjithashtu, ėshtė zakon i Kishės tė lexohet libri i Veprave mbi varrin e Krishtit gjatė tė Premtes sė Madhe dhe mbi varrin e njė prifti tė fjetur nė vigjiljen para varrimit tė tij.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    788 falenderime nė 645 postime
    Letra e Shėn Pavlit


    Katėrmbėdhjetė letra, tė quajtura gjithashtu epistola, tė cilat i pėrcaktohen apostullit Pavėl, pėrfshihen nė shkrimet e shenjta tė Kishės sė Dhiatės sė Re. Do t’i vėrejmė kėto sipas rendit nė tė cilėn ato janė vendosur nė Shkrimin e Shenjtė dhe lexuar nė vitin liturgjik tė Kishės.


    Romanėve

    Letra e Romanėve u shkrua nga Shėn Pavli prej Korinthit dikur rreth fundit tė viteve pesėdhjetė tė shekullit tė parė. Ajo ėshtė njė nga parashtrimet mė zyrtare dhe mė tė detajuara qė ne kemi tė mėsimit doktrinal tė Shėn Pavlit. Gjithashtu, ajo nuk ėshtė njė nga pjesėt mė tė lehta tė shkrimit qė mund tė kuptohet pa njė studim tė vėmendshėm.

    Nė kėtė letėr, apostulli Pavėl shkruan rreth lidhjes sė besimit tė krishterė me mosbesimtarėt, kryesisht me mosbesuesit judenj. Apostulli e pohon vlefshmėrinė e Ligjit tė Moisiut, megjithėse e mbron me pasion doktrinėn se shpėtimi vjen vetėm nė Krishtin, nga besimi dhe nga hiri. Ai diskuton fuqishėm rreth kuptimit tė bashkimit me Krishtin, nėpėrmjet pagėzimit dhe dhuratės sė Shpirtit tė Shenjtė. Ai nxit pėr pėrunjėsi tė madhe ndaj Izraelit nga tė krishterėt e kombeve, dhe thėrret me fuqi dhe dashuri tė madhe pėr rishartimin e judenjve mosbesues nė komunitetin e vėrtetė tė Perėndisė, qė ėshtė nė Krishtin, i Cili ėshtė Vetė prej Izraelit “sipas mishit” (9:5) pėr hir tė shpėtimit tė tij dhe tė gjithė botės.

    Fundi i letrės ėshtė njė fjalim nxitės i gjatė nė lidhje me sjelljen e duhur tė tė krishterėve, duke u mbyllur me njė listė tė gjatė tė pėrshėndetjeve vetjake nga apostulli dhe nga bashkėpuntorėt e tij, duke pėrfshirė njė Tertiu, shkruesi i letrės, drejtuar shumė anėtarėve tė Kishės sė Romės, duke i nxitur edhe njė herė pėr qėndrueshmėrinė nė besim.

    Letra e Romanėve lexohet nė liturgjinė e Kishės gjatė javėve tė para mbas festės sė Pentekostisė. Pjesė prej saj lexohen, gjithashtu nė shėrbesa tė tjera liturgjikale, njė nga tė cilat, pėr shembull, ėshtė liturgjia misterore e Pagėzimit dhe Mirosjes (6:3-11).


    1 Korinthianėve

    Komuniteti i parė i krishterė nė Korinth nuk dallohej as pėr paqen dhe harmoninė e tij tė brendshme, as pėr sjellje morale shembullore tė anėtarėve tė tij. Dy letrat e Shėn Pavlit drejtuar Korinthianėve, tė cilat i kemi nė Dhiatėn e Re, shkruar nė mes tė viteve pesėdhjetė tė shekullit tė parė, janė tė mbushura jo vetėm me mėsime doktrinale dhe etike, pėrgjigje pėr ēėshtje dhe probleme konkrete, por edhe me shumė vėrejtje dhe qortime nga autori, si edhe me mbrojtje tė shumta tė autoritetit tė tij apostolik. Kėto letra e provojnė qartė faktin se tė krishterėt e parė nuk ishin tė gjithė shenjtorė dhe se Kisha e parė pėrjetoi jo mė pak vėshtirėsi sesa Kisha sot apo nė ēdo kohė tė historisė sė saj nė botė.

    Mbas njė pėrshėndetjeje tė shkurtėr dhe fjalė mirėnjohjeje Perėndisė pėr hirin e dhėnė Korinthianėve, letra e parė fillon me thirrjen e Shėn Pavlit pėr bashkimin nė Kishė. Kishte grindje dhe mosmarrėveshje tė thella ndėrmjet anėtarėve tė komunitetit, prandaj apostulli i nxit tė gjithė qė tė jenė tė bashkuar nė Krishtin e kryqėzuar, me anė tė fuqisė sė Shpirtit tė Shenjtė nė tė Cilin nuk mund tė ketė ndarje aspak (1-3). Pastaj ai mbron apostullatin e tij nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti atėsinė e tij mbi Kishėn e Korinthit, tė cilat tė dyja ishin sulmuar nga disa anėtarė tė Kishės (4). Mė pas, ai merret me problemin e imoralitetit ndėr anėtarėt e komunitetit dhe me ēėshtjen e shkarjes nėpėr gjyqe para gjykatėsve paganė (5-6). Mbas kėsaj vjen kėshilla e Shėn Pavlit rreth martesės sė krishterė dhe problemit tė ngrėnies sė ushqimit ofruar idhujve (7-8). Pastaj pėrsėri, ai mbron apostullatin e tij, duke theksuar faktin se ai e ka mbajtur gjithmonė veten materialisht dhe nuk i ėshtė bėrė askujt barrė.

    Ndarjet dhe ngatėrresat nė komunitetin e Korinthit ishin shprehur mė konkretisht nė mbledhjet eukaristike tė Kishės. Pati njė mosrespekt dhe abuzim tė pėrgjithshėm tė Trupit dhe Gjakut tė Krishtit dhe ishte zhvilluar praktika ku ēdo grup kishte ushqimin e tij tė veēantė. Kėto ndarje ishin shkaktuar nė njė shkallė jo tė vogėl edhe nga fakti se disa prej komunitetit kishin disa dhurata shpirtėrore, pėr shembull, atė tė lavdėrimit tė Perėndisė nė gjuhė tė panjohura, tė cilat i shikonin si shenja tė epėrsisė sė tyre ndaj tė tjerėve. Ngatėrresa ishin shkaktuar, gjithashtu nga gratė nė Kishė, tė cilat po e pėrdornin lirinė e tyre tė re nė Krishtin pėr pėrēarje dhe trazira.

    Nė letrėn e tij Shėn Pavli thekson pėr respekt dhe dallim ndaj Eukaristisė sė shenjtė si realizimi qendror i bashkimit tė Kishės, qė vjen nga Vetė Krishti. Ai i paralajmėron kundėr ndarjeve nė Kishė pėr shkak tė dhuratave tė ndryshme shpirtėrore, duke theksuar bashkimin absolut tė Kishės si trupi i vetėm i Krishtit, i cili ka shumė gjymtyrė dhe shumė dhurata pėr ngritjen shpirtėrore tė tė gjithėve. Ai ngulmon nė parėsinė absolute dhe epėrsinė e dashurisė mbi ēdo virtut dhe dhuratė, pa tė cilėn gjithēka tjetėr bėhet e zbrazėt dhe shkatėrrohet. Ai i zbut ata qė kanė dhuratėn e lavdėrimit tė Perėndisė nė gjuhė tė panjohura, njė dhuratė e cila pa dyshim po shkaktonte problemin mė tė mprehtė dhe bėn thirrje pėr ushtrimin e tė gjitha dhuratave, dhe sidomos mėsimin e thjeshtė dhe tė drejpėrdrejtė tė Fjalės sė Perėndisė nė Kishė. Ai u drejtohet grave qė tė sillen dhe tė vishen ashtu si i ka hije tė krishterėve. Dhe, sė fundi, ai insiston se “tė gjitha tė bėhen sikur ka hije dhe me rregull” (10-14).

    Letra e parė e Korinthianėve mbaron me njė fjalim tė gjatė rreth kuptimit tė ngjalljes sė vdekurish nė Krishtin, qė ėshtė qendra e besimit dhe predikimit tė krishterė. Apostulli e mbyll me njė thirrje pėr para pėr tė varfėrit, dhe duke iu premtuar njė vizitė, ai pėrsėri ngulmon nė nevojėn absolute tė fuqisė sė besimit, tė shėrbimit tė pėrunjur dhe, veēanėrisht tė dashurisė.


    2 Korinthianėve

    E gjithė letra e dytė e Shėn Pavlit drejtuar Korinthianėve ėshtė njė numėrim dhe pėrshkrim i detajuar i pėsimeve dhe peripecive tė tij nė apostullatin e Krishtit. Nė kėtė letėr, apostulli pėrsėri e mbron veten para Korinthianėve, disa prej tė cilėve kishin reaguar shumė keq ndaj atij dhe ndaj udhėzimit dhe mėsimit tė tij nė besimin. Ai e mbron “dhėmbjen” qė ai po u shkakton kėtyre njerėzve nga kėshillimet dhe qortimet qė po u bėn atyre nė lidhje me besimet dhe sjelljen e tyre dhe i thėrret ata qė ta dėgjojnė dhe ta ndjekin pas atė nė jetėn e tij nė Krishtin.

    Himni i dashurisė i Shėn Pavlit

    Po tė flisja gjuhėt e njerėzve dhe tė engjėjve, por tė mos kisha dashuri, do tė bėhesha si njė bronz qė kumbon ose si cimbali qė tingėllon.

    Edhe sikur tė kisha dhuntinė e profecisė, edhe tė dija tė gjitha misteret dhe mbarė shkencėn dhe tė kisha gjithė besimin sa tė luaja nga vendi malet, por tė mos kisha dashuri, nuk jam asgjė.

    Edhe sikur tė ndaja gjithė pasuritė e mia pėr tė ushqyer tė varfėrit dhe ta jepja trupin tim qė tė digjej, por tė mos kisha dashuri, nuk do tė mė vlente asgjė!

    Dashuria ėshtė e durueshme; plot mirėsi; dashuria nuk ka smirė, nuk vė nė dukje, nuk krekoset, nuk sillet nė mėnyrė tė pahijshme, nuk kėrkon tė sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon pėr keq; nuk gėzohet pėr padrejtėsinė, por gėzohet me tė vėrtetėn, i duron tė gjitha, i beson tė gjitha, i shpreson tė gjitha, i mban tė gjitha.

    Dashuria nuk ligshtohet kurrė; por profecitė shfuqizohen, gjuhėt pushojnė dhe njohuria do tė shfuqizohet, sepse ne njohim pjesėrisht dhe profetizojmė pjesėrisht. Por, kur tė vijė pėrsosmėria, atėherė ajo qė ėshtė e pjesshme do tė shfuqizohet.

    Kur isha fėmijė, flisja si fėmijė, mendoja si fėmijė, arsyetoja si fėmijė; kur u bėra burrė, i flaka gjėrat fėminore.

    Tani nė fakt, ne shohim si nė pasqyrė, nė mėnyrė tė errėt, por atėherė do tė shohim faqe pėr faqe; tashti njoh pjesėrisht, kurse atėherė do tė njoh thellė ashtu sikurse njihem.

    Tani, pra, kėto tri gjėra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por mė e madhja nga kėto ėshtė dashuria (1 Korinthianėt 13).


    I njė interesi tė veēantė nė letrėn e dytė, pėrveē tregimit tė detajuar tė aktivitetit tė Shėn Pavlit dhe tė gjithēkaje qė ai kishte duruar pėr ungjillin e Krishtit, ėshtė doktrina e apostullit qė i pėrket lidhjes sė tė krishterėve me Perėndinė nėpėrmjet Krishtit dhe Shpirtit tė Shenjtė nė Kishė. Meriton tė pėrmendet nė veēanti edhe mėsimi apostolik rreth rėndėsisė sė shkrimeve pėr tė krishterėt (3-4) dhe mėsimi rreth ndihmesės nė para pėr veprimtarinė e Kishės (9).

    Rreshti mbyllės i letrės sė dytė tė Korinthianėve, i cili, ashtu si tė gjitha letrat, formojnė pjesė tė leximit tė Kishės, pėrdoret nė meshėn hyjnore tė Kishės Orthodhokse gjatė kanonit eukaristik.

    Hiri i Zotit tonė Jisu Krisht dhe dashuria e Perėndisė (Atit) dhe pjesėmarrja e Shpirtit tė Shenjtė, qoftė me ju tė gjithė (2 Korinthianėt 13:14).


    Galatianėve

    Letra e Shėn Pavlit drejtuar Galatianėve, ka shumė mundėsi galatianėve tė Jugut (Listra, Derbe, Ikonium), ėshtė dėrguar nga Antiokia nė fillim tė viteve pesėdhjetė. Nė kėtė letėr tė fuqishme, apostulli Pavėl shpreh zemėrimin dhe dhembjen e tij tė thellė ndaj faktit, se Galatianėt, tė cilėt kishin marrė ungjillin e vėrtetė tė Krishtit prej atij, ishin mashtruar duke praktikuar “njė tjetėr ungjill” i cili mėsonte se shpėtimi i njeriut kėrkonte zbatimin e ritualit tė ligjit tė Dhiatės sė Vjetėr, duke pėrfshirė edhe praktikėn e rrethprerjes.

    Zemra e kėsaj letre drejtuar “Galatianėve tė marrė” (3:1) ėshtė mbrojtja pa kompromis qė i bėn Shėn Pavli faktit se ungjilli i tij nuk ėshtė i tij, por i Krishtit, ungjilli i shpėtimit, jo nga ligji, por nga hiri dhe besimi nė Shpėtimtarin e kryqėzuar i Cili e jep Shpirtin e Shenjtė tek tė gjithė qė besojnė. Apostulli thekson faktin se nė Krishtin dhe Shpirtin ėshtė liria nga robėria e mishit, nga robėria e frymėrave tė elementėve tė universit dhe nga robėria e kėrkesave rituale tė ligjit, me anė tė cilit asnjė nuk mund tė shpėtohet. Pėr Izraelin e Perėndisė (6:16) tė vėrtetė, ėshtė liria e pėrsosur, birėsia hyjnore dhe njė krijim i ri. Ata “tė cilėt udhėhiqen nga Shpirti... nuk janė nėn ligjin” (5:18).

    Letra e Galatianėve pėrfshihet nė leximet gjatė liturgjisė sė Kishės Orthodhokse, me vargjet e famshme tė kapitullit tė katėrt qė lexohen nė Apostullin e Meshės hyjnore tė Krishtlindjes (4:4-7). Kjo letėr i jep Kishės, gjithashtu vargun qė kėndohet nė procesionin solemn tė shėrbesės sė Pagėzimit, i cili zėvendėson gjithashtu Himnin Trishenjtor nė Meshėn hyjnore tė festave tė mėdha tė Kishės, tė cilat ishin dikur kremtimet e hyrjes sė katekumenėve nė jetėn misterore tė Kishės (shih Vėllimi II, Adhurimi). "Sa u pagėzuat mė Krishtin, me Krishtin u veshėt" (Galatianėt 3:27).


    Efesianėve

    Letra e Shėn Pavlit drejtuar Efesianėve, Filipianėve dhe Kolosianėve janė quajtur letrat e robėrisė, meqenėse ato mbahen tė jenė shkruar nga apostulli prej shtėpisė ku mbahej i arrestuar nė Romė, rreth vitit gjashtėdhjetė mbas Krishtit. Nė disa burime tė hershme, letra e Efesianėve nuk i pėrmban fjalėt “qė janė nė Efes”, duke i bėrė disa tė mendojnė pėr letrėn si njė letėr e pėrgjithshme pėr tė gjitha kishat.

    Qėllimi i Shėn Pavlit nė letrėn e Efesianėve ėshtė tė bashkėndajė inteligjencien e tij “nė misterin e Krishtit” (3:4) dhe “pėr t’u manifestuar tė gjithėve pjesėmarrjen e misterit, i cili nga epokat mė tė lashta qe fshehur nė Perėndinė, i Cili i krijoi tė gjitha gjėrat. . .” (3:9). Nė pjesėn e parė tė letrės, Apostulli pėrpiqet tė pėrshkruajė misterin. Ai pėrdor shumė fjalė nė fjali tė gjata, tė mbingarkuara me mbiemra, nė orvajtjen pėr tė kryer detyrėn e tij. Edhe duke mos marrė nė vlerėsim njė linjė tė rregullt, pikat kryesore tė mesazhit janė tė qarta. Plani i Perėndisė pėr Krishtin, para themelimit tė botės, ėshtė “ti pėrmbledhė tė gjitha nė Krishtin, edhe ato nė qiejt edhe ato nė tokė” (1:10). Plani ėshtė kryer nėpėrmjet kryqėzimit, ngjalljes dhe lavdėrimit tė Krishtit nė tė djathtėn e Perėndisė. Frutat e planit tė Perėndisė janė dhėnė falas tek tė gjithė njerėzit, qė besojnė te Zoti, nėpėrmjet dhuratės sė lirė tė Perėndisė, si tek judenjtė ashtu edhe tek kombet. Ato janė dhėnė nė Njė Shpirt tė Shenjtė, nė Njė Kishė tė Krishtit, “e cila ėshtė trupi i Tij, plotėsia e Atij qė mbush tė gjitha nė tė gjitha” (1:23). Nė Kishėn e Krishtit, me ēdo pjesė tė trupit tė ngjitur sė bashku dhe qė funksionon siē duhet nė harmoni dhe unitet, njeriu rritet nė tė vėrtetė dhe dashuri “nė masėn e shtatit tė plotėsisė sė Krishtit” (4:12-16). Ai fiton hyrjen te Perėndia Atė me anė tė Krishtit nėpėr njė Frymė, duke u bėrė kėshtu “njė tempull i shenjtė nė Zotin... njė banesė e Perėndisė” (2:18-22), “mbushur me tėrė plotėsinė e Perėndisė” (3:19).

    Nė pjesėn e dytė tė letrės, Shėn Pavli sqaron ngatėrresat e “misterit tė madh ... Krishtit dhe Kishės” (5:32). Ai nxit pėr doktrinė tė shėndoshė dhe pėr dashuri, pėr njė ndryshim tė vėrtetė tė jetės, pėr njė ndalim tė plotė tė ēdo papastėrtie dhe imoraliteti dhe pėr njė pėrkushtim tėrėsor nė luftėn shpirtėrore. Ai i drejtohet Kishės si tė tėrė: burrave dhe grave, prindėrve dhe fėmijėve, zotėrinjėve dhe shėrbėtorėve. Ai i thėrret tė gjithė qė “tė vishen me njeriun e ri, tė krijuar sipas Perėndisė nė drejtėsinė dhe shenjtėrinė e sė vėrtetės” (4:24).
    Letra e Efesianėve gjendet nė leximet liturgjike tė Kishės me vargjet e njohura nga kapitulli i pestė, qė lexohen nė apostullin e kremtimit tė misterit tė Martesės (5:21-33).

    Filipianėve

    Siē e kemi pėrmendur, letra e Shėn Pavlit drejtuar Filipianėve u shkrua gjatė kohės sė burgimit tė tij nė Romė. Ajo ėshtė njė nga letrat mė intime tė apostullit drejtuar atyre qė i donte sinqerisht nė Zotin, atyre qė ishin bashkėpunėtorė besnikė nė ungjillin “qė nga dita e parė e deri tani” (1:5). Nė kėtė letėr, Shėn Pavli tregon ndjenjat mė vetjake tė mendjes dhe zemrės sė tij, duke parė afrimin e mbarimit tė jetės sė tij. Ai lavdėron, gjithashtu, Kishėn e Filipianėve si njė komunitet i krishterė model nė ēdo pikėpamje, duke nxitur dhe frymėzuar anėtarėt e dashur tė saj, tė cilėt ai i quan “gėzimi dhe kurora ime” (4:1) me lutjet “qė dashuria juaj tė teprojė gjithnjė e mė shumė nė njohuri dhe nė ēdo dallim” “tė dalloni gjėrat mė tė mira dhe qė tė mund tė jeni tė pastėr dhe tė panjollė pėr ditėn e Krishtit, tė mbushur me fryte drejtėsie qė arrihen me anė tė Jisu Krishtit, pėr lavdi e pėr lėvdim tė Perėndisė” (1:10-11).

    E njė rėndėsie tė veēantė nė letrėn e Filipianėve, pėrveē pėrmendjes sė “peshkopėve dhe dhjakonėve” (1:1), qė tregon zhvillimin e strukturės sė Kishės, ėshtė pjesa e famshme e Shėn Pavlit rreth vetė-zbrazjes (kenosis) sė Krishtit, qė ėshtė pjesa e apostullit pėr festat e Lindjes dhe Fjetjes sė Hyjlindėses nė Kishėn Orthodhokse, dhe qė e ka ndikuar aq shumė jetėn e krishterė shpirtėrore, veēanėrisht nė Rusi.

    Kini nė ju po atė ndjenjė qė ishte nė Jisu Krishtin, i cili, edhe pse ishte nė trajtė Perėndie, nuk e ēmoi si njė gjė ku tė mbahej fort pėr tė qenė barabar me Perėndinė, por e zbrazi veten e tij, duke marrė trajtė shėrbėtori, e u bė i ngjashėm me njerėzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e pėruli vetveten duke u bėrė i bindur deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit. Prandaj edhe Perėndia e lartėsoi madhėrisht dhe i dha njė emėr qė ėshtė pėrmbi ēdo emėr… (2:4-8).

    Ashtu si tė gjitha letrat e tjera Pavliane, letra e Filipianėve ka vendin e saj nė leximet normale tė Kishės.


    Kolosianėve

    Besohet se kjo letėr e Shėn Pavlit drejtuar Kolosianėve, shkruar, siē kemi thėnė, nga Roma, kishte pėr qėllim tė udhėzonte nė ungjillin e vėrtetė tė krishterė, besnikėt nė Kolos, pėrballė disa mėsimeve heretike qė po kėrcėnonin komunitetin atje. Duket se ndonjė formė gnosticizmi dhe adhurimi engjėjsh ishte futur nė Kishėn e Kolosit.

    Gnosticizmi ishte njė herezi e hershme e krishterė, i cili, nė tė gjitha format e tij tė ndryshme, mohonte mirėsinė e materies, realitetit trupor dhe, si pasojė: mishėrimin, kryqėzimin dhe ngjalljen e vėrtetė tė Krishtit nė trup njerėzor. Ai shpiku prej besimit tė krishterė njė tip filozofie dualiste dhe spiritualiste, e cila pretendonte tė jepte njė njohuri tė fshehtė rreth hyjnores nėpėrmjet misticizmit intelektual. Gnosa, si fjalė, do tė thotė njohje.

    Nė letrėn e Tij, Shėn Pavli thekson se ai me tė vėrtetė dėshiron qė kolosianėt “tė mbushen me njohjen e vullnetit tė tij (Perėndisė) me ēdo urtėsi dhe mėnēuri frymėrore” (1:9), dhe qė ėshtė e vėrtetė se nė Krishtin “janė fshehur tė gjitha thesaret e diturisė dhe tė njohjes” (2:3).

    Por, kuptimi i vėrtetė i ungjillit tė krishterė ėshtė se nė Krishtin, nėpėrmjet tė cilit dhe pėr tė cilin tė gjitha gjėrat janė krijuar (1:16), “banon trupėrisht gjithė plotėsia e Hyjnisė” (2:9). Vetėm nėpėrmjet mishėrimit tė Krishtit dhe vdekjes sė Tij nė kryq dhe ngjalljes sė Tij, nė mėnyrėn mė tė vėrtetė, iu dha shpėtimi njerėzve. Ai jepet nė Kishė, nėpėrmjet pagėzimit; Kishės e cila ėshtė vetė “trupi” i Krishtit (1:24, 2:19).

    Kėshtu, apostulli iu thekson kolosianėve se Krishti ėshtė mė i lartė se tė gjithė engjėjt, mbasi “i zhveshi kryesitė dhe pushtetet (d.m.th. engjėjt)... duke triumfuar mbi ata” nė kryqin (2:15). Prandaj, ai paralajmėron tė tregojnė kujdes “se mos ndokush u gėnjen me anė tė filozofisė dhe me mashtrime tė kota, sipas traditės sė njerėzve, sipas elementeve tė botės dhe jo sipas Krishtit” (2:8). Ai paralajmėron gjithashtu, qė “askush tė mos pėrvetėsojė prej jush ēmimin me preteks pėrulėsie dhe kulti tė engjėjve, duke u pėrzier nė gjėra qė nuk i ka parė, i fryrė nga njė krenari e kotė pėr shkak tė mendjes sė tij mishore” (2:18).

    Pėrmbajtja dhe stili i letrės sė Kolosianėve ėshtė i ngjashėm me atė tė Efesianėve. Duke ndjekur mėsimet doktrinale tė letrės, pėrzjerjet shpirtėrore tė tyre pėr besimtarėt shpjegohen me nxitje morale pėr njė jetė tė jetuar sipas Krishtit dhe nė shėrbim tė plotė ndaj Atij. Ashtu si letrat e tjera tė Shėn Pavlit, letra e Kolosianėve lexohet nė radhėn e saj nė shėrbesat liturgjike tė Kishės.


    Thesalonikasve

    Nė pėrgjithėsi pranohet se dy letrat e Shėn Pavlit drejtuar Thesalonikasve janė letrat e para tė apostullit, dhe janė gjithashtu, dokumentat e shkruara mė tė hershme tė shkrimeve tė Dhiatės sė Re. Ka mundėsi tė jenė dėrguar nga Korinthi, nga fundi i viteve dyzet, nė pėrgjigje tė raportit tė sjellė nga Timotheu se kishin filluar disa vėshtirėsi nė Kishėn e Selanikut rreth ardhjes sė dytė tė Krishtit dhe ngjalljes sė tė vdekurve.

    Nė tė dyja letrat e Thesalonikasve, Shėn Pavli pėrsėrit tė njėjtėn doktrinė. Ai nxit njė palėkundshmėri plot durim tė besimit dhe dashuri dhe shėrbim tė vazhdueshėm ndaj Zotit dhe vėllezėrve pėrballė shumė mundimeve dhe persekutimeve qė po hasnin besnikėt. Ai siguron se Zoti do tė vijė “si njė vjedhės natėn” (1 Thesalonikasve 5:2) kur tė plotėsohen tė gjitha sulmet satanike kundėr besimit. Por, ndėrkohė tė krishterėt duhet tė vazhdojnė “duke punuar shtruar” (2 Thesalonikasve 3:12) pa panik apo frikė, dhe pa pėrtesė ose plogėshti nė tė cilėn disa kanė rėnė pėr shkak tė besimit tė tyre nė ardhjen e shpejtė tė Zotit.

    Nė lidhje me ngjalljen e tė vdekurve, apostulli mėson se ashtu si Jisui u ngjall me tė vėrtetė, po ashtu do tė ngjallen tė gjithė “ata qė kanė fjetur” (1 Thesalonikasve 4:14).

    Sepse Zoti Vetė do tė zbresė nga qielli... dhe ata qė vdiqėn nė Krishtin do tė ngjallen tė parėt; pastaj ne tė gjallėt, qė do tė kemi mbetur, do tė rrėmbehemi bashkė me ata ndėr retė, pėr tė dalė para Zotit nė ajėr, dhe kėshtu do tė jemi pėrherė bashkė me Zotin (1 Thesalonikasve 4:16-17).

    E tėrė kjo pjesė (1 Thesalonikasve 4:16-17) ėshtė apostulli qė lexohet nė shėrbesėn e tė vdekurit nė Kishėn Orthodhokse. Tė dyja letrat drejtuar Thesalonikasve pėrfshihen nė leximet liturgjike gjatė vitit kishtar.


    Timotheut

    Letrat e Shėn Pavlit drejtuar Timotheut dhe Titit quhen letrat pastorale. Ndonėse disa studiues bashkėkohorė i konsiderojnė kėto letra si dokumente tė fillimit tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė dytė, kryesisht, pėr shkak se ato paraqesin njė pamje tė zhvilluar tė Kishės, Tradita e Kishės Orthodhokse i shikon kėto si letra autentike tė Shėn Pavlit, shkruar gjatė arrestimit shtėpiak nė Romė, gjatė fillimit tė viteve gjashtėdhjetė tė shekullit tė parė.

    Tė dyja letrat e Timotheut janė tė ngjashme nė pėrmbajtje, duke patur tė njėjtin qėllim pėr tė mėsuar “sesi duhet tė sillesh nė shtėpinė e Perėndisė, qė ėshtė kisha e Perėndisė sė gjallė, shtylla dhe mbėshtetja e tė vėrtetės” (1 Timotheut 3:15).

    letrėn e tij tė parė tė Timotheut, Shėn Pavli nxit “birin e vėrtetė nė besim” (1:2), i cili ishte nė Efes, pėr tė bėrė “luftimin e mirė, duke pasur besim dhe ndėrgjegje tė mirė” (1:18-19). Ai thekson qė tė bėhen lutje nė Kishė “pėr tė gjithė njerėzit” (2:1) dhe qė tė ruhet dhe tė pėrhapet “doktrina e mirė”, sidomos nė kohėt e vėshtirėsive dhe tė rėnies nga besimi i vėrtetė (4:6, 6:3). Nė letrėn, apostulli i kėshillon tė gjithė pėr besimin dhe sjelljen e pėrshtatshme tė krishterė, duke i dhėnė kėshillė tė veēantė, si profesionale ashtu edhe vetjake, bashkėpunėtorit tė tij Timothe, tė cilin e kėshillon qė tė mos e lėjė pas dore dhuratėn qė ka marrė “me vėnien e duarve nga ana e pleqėsisė” mbi atė (4:14).

    Pjesa mė e madhe e letrės sė parė drejtuar Timotheut pėrshkruan me imtėsi kėrkesat pėr shėrbesat pastorale tė peshkopit, dhjakonit dhe presviterit (priftit apo plakut), dhe jep udhėzime tė veēanta nė lidhje me tė vejat dhe skllevėrit. Rregullat qė kanė tė bėjnė me shėrbesat pastorale kanė mbetur nė Kishėn Orthodhokse dhe janė pėrfshirė nė rregullat e saj kanonike.

    I njė rėndėsie tė veēantė nė letrėn e parė tė Timotheut ėshtė pohimi i Shėn Pavlit pėr mėkatshmėrinė qė ėshtė bėrė pjesė e lutjeve parakungimore tė Kishės Orthodhokse.

    Kjo fjalė ėshtė e sigurtė e denjė pėr t’u pranuar plotėsisht, qė Krishti erdhi nė botė pėr tė shpėtuar mėkatarėt, ndėr tė cilėt unė jam i pari (1 Timotheut 1:15).

    Nė letrėn e tij tė dytė te Timotheu, Shėn Pavli pėrsėri e nxit “birin e dashur” pėr tė “ngjallur dhuratėn e Perėndisė qė ėshtė nė ty me anė tė vėnies sė duarve tė mia” (2 Timotheut 1:2,6). Ai thekson nevojėn absolute pėr “doktrinė tė mirė” nė Kishė, duke thirrur pėr njė luftė tė vendosur kundėr “tė ndyrave fjalė tė kota” dhe qė “tė mos hahen kot me fjalė” (2:14,16), sidomos, gjatė “kohėve tė vėshtira” kur ungjilli ėshtė sulmuar nga njerėz “mendjeprishur dhe tė paprovuar nė besė”, tė cilėt janė vetėm “besėmirė nė dukje, por mohues tė fuqisė sė saj” (3:1-8). Ashtu si nė letrėn e tij tė parė, apostulli pėrmend nė mėnyrė tė veēantė nevojėn pėr njė besnikėri tė palėkundur ndaj shkrimeve (3:15).

    Shprehja e Shėn Pavlit nė kėtė letėr, qė udhėheqėsit e Kishės tė jenė “shpjegues tė drejtė tė sė vėrtetės” (2:15), ėshtė bėrė lutja liturgjike zyrtare e Kishės Orthodhokse pėr peshkopėt e saj.



    Titit

    Letra e Shėn Pavlit drejtuar Titit ėshtė njė version mė i shkurtėr i dy letrave tė tij drejtuar Timotheut. Autori skicon kėrkesat morale pėr peshkopėt nė Kishė dhe e nxit bariun qė gjithmonė “tė mėsojė ato qė pėrkojnė me doktrinėn e shėndoshė” (1:9, 2:1). Aty tregohet sesi duhet tė sillen udhėheqėsit dhe anėtarėt besnikė tė Kishės.

    Pjesė nga letra e Titit rreth shfaqjes sė “hirit tė Perėndisė… qė sjell shpėtim pėr tė gjithė njerėzit... me anė tė larjes sė rilindjes dhe tė ripėrtėritjes sė Frymės sė Shenjtė, tė cilėn e derdhi me dorė tė hapėt mbi ne, me anė tė Jisu Krishtit, Shpėtimtarit tonė” (2:11-3:7) pėrbėn leximin e apostullit nė Kishėn Orthodhokse pėr festėn e Epifanisė.

    Duke folur nė pėrgjithėsi, secila nga letrat pastorale ėshtė e pėrfshirė nė leximin e vazhdueshėm tė apostullit nė Kishė. Ato lexohen gjatė vitit kishtar para fillimit tė Kreshmės sė Madhe.


    Filimonit

    Nė letrėn e tij drejtuar Filimonit, shkruar gjatė burgimit tė tij nė Romė, Shėn Pavli i kėrkon “bashkėpunėtorit tė tij tė dashur” (1:1) qė ta pranojė skllavin e arratisur Onesim, i cili ėshtė bėrė i krishterė, “jo mė si skllav, por si njė vėlla tė dashur... sipas mishit dhe nė Zotin” (16). Ai i kėrkon Filimonit ta presė atė “si tė isha vetė” (17) dhe ėshtė gati tė paguaj ēfarėdo borxhi qė mund tė kishte pasur ai ndaj tė zotit tė tij.


    Hebrenjve

    Pothuaj asnjė nga studiuesit bashkėkohorė tė Shkrimit tė Shenjtė nuk mendon se Shėn Pavli ėshtė autori i letrės sė Hebrenjve. Ēėshtja e autorėsisė sė vėrtetė tė letrės ishte nė diskutim qysh herėt nė Traditėn e Kishės me konsensusin e pėrgjithshėm se frymėzimi dhe doktrina e letrės ėshtė pa dyshim e Shėn Pavlit, por ndoshta shkruesi i letrės ishte ndonjė nga nxėnėsit e Shėn Pavlit. Letra datohet nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė parė dhe zakonisht nė Kishė lexohet si letra e “apostullit tė shėnjtė Pavėl”.

    Letra e Hebrenjve fillon me njė mėsim tė qartė rreth hyjnisė sė Krishtit, duke cilėsuar se Perėndia, i Cili “shumė herė dhe nė shumė mėnyra... u foli etėrve” dhe sė fundi “na ka folur kėto ditė me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė gjitha gjėrave, me anė tė tė cilit e krijoi dhe gjithėsinė” (1:1-2).

    Ai, (Biri i Perėndisė) duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij dhe vula e qenies sė tij (ose personit) dhe duke i mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij (1:3).

    Krishti, Biri hyjnor i Perėndisė, u bė njeri si “apostull dhe kryeprift i rrėfimit tonė” (3:1), “Bariu i madh i dhėnve” (13:20), “kreu dhe plotėsonjėsi i besimit” (12:2), tė cilin Perėndia e dėrgoi “tė provonte vdekjen pėr tė gjithė njerėzit” (2:9).

    ... Ai u bė pjesėtar nė po ato gjėra (nė mishin dhe gjakun njerėzor), qė tė shkatėrronte, me anė tė vdekjes, atė qė ka pushtetin e vdekjes, domethėnė djallin, edhe tė ēlironte tė gjithė ata qė nga frika e vdekjes i ishin nėnshtruar robėrisė pėr tėrė jetėn... t’u ngjante nė ēdo gjė vėllezėrve, qė tė mund tė ishte i mėshirshėm e kryeprift besnik nė ato qė i pėrkasin Perėndisė, pėr t’u bėrė pajtim pėr mėkatet e popullit. Sepse, duke qenė se ai vetė hoqi kur u tundua, mund t’u vijė nė ndihmė atyre qė tundohen (2:14-18).

    Tema kryesore e letrės sė Hebrenjve ėshtė krahasimi i flijimit tė Krishtit me flijimet e priftėrinjve tė Dhiatės sė Vjetėr. Priftėrinjtė e Dhiatės sė Vjetėr bėnin vazhdimisht flijime kafshėsh pėr vete dhe pėr mėkatet e popullit, duke hyrė nė shenjtėroren e Tempullit tė Jerusalemit. Krishti bėn flijimin e pėrsosur dhe tė pėrjetshėm tė Vetvetes mbi kryq, njė herė e pėrgjithmonė, pėr mėkatet e popullit dhe jo pėr Vetveten, duke hyrė nė shenjtėroren qiellore, jo tė bėrė me dorė, “pėr tė dalė tani pėrpara Perėndisė pėr ne” (9:24). Ky ėshtė flijimi i pėrkryer dhe pėrmbushės i kryepriftit tė pėrkryer tė Perėndisė, i Cili ishte parafiguruar nė personin e mistershėm tė Melkisedekut, nė Dhiatėn e Vjetėr, si edhe priftėrinė rituale tė Levitėve nėn ligjin e vjetėr, i cili ishte “hije e tė mirave qė kishin pėr tė ardhur” dhe akoma jo “figurėn vetė tė gjėrave” (10:1; shih Zanafilla 14; Eksodi 29; Levitiku 16; Psalmi 110).

    Nėpėrmjet flijimit tė pėrkryer tė Krishtit, besimtarėt marrin ndjesėn e mėkateve dhe “bėhen tė pėrsosur” (11:40), duke u udhėhequr dhe drejtuar nga Vetė Perėndia, i Cili jep Shpirtin e Tij tė Shenjtė qė nėpėrmjet vuajtjeve tė tyre nė imitimin e Krishtit, Populli i Tij “tė bėhet pjesėtarė nė shenjtėrinė e Tij” (12:10). Kjo kryhet, edhe njė herė akoma, jo nga veprat rituale tė ligjit i cili “nuk mbaroi asnjė lloj pune” (7:19), por me anė tė besimit nė Perėndinė, pa tė cilin “ėshtė e pamundur t’i pėlqesh Atij” (11:6).

    Letra e Hebrenjve, e cila lexohet nė Kishėn Orthodhokse nė Meshėn hyjnore gjatė Kreshmės sė Madhe, mbaron me thirrjen e autorit ndaj tė gjithėve qė tė jemi mirėnjohės, sepse kemi “marrė mbretėrinė e patundur” dhe t’i “shėrbejmė Perėndisė nė njė mėnyrė tė pėlqyeshme, me nderim dhe me frikė; sepse Perėndia ynė ėshtė njė zjarr qė tė pėrpin” (12:28-29). Ai thėrret, gjithashtu pėr dashuri, besim, pastėrti, bujari, fuqi, bindje dhe gėzim ndėr tė gjithė ata qė besojnė nė “Jisu Krishtin (qė) ėshtė i njėjtė dje, sot e pėrjetė” (13:8).

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    788 falenderime nė 645 postime
    Letra e Shėn Jakovit


    Sipas Traditės sė Kishės, letra e Shėn Jakovit nuk ėshtė shkruar nga asnjėri prej apostujve, por nga “vėllai i Zotit” i cili ishte peshkopi i parė i Kishės sė Jerusalemit (Shih Veprat 15; Galatianėt 1:19). Letra i drejtohet “dymbėdhjetė fiseve tė shpėrndarė” qė me sa duket kupton tė krishterėt jashtė Kishės sė Jerusalemit.

    Qėllimi kryesor i letrės sė Jakovit ėshtė tė nxisė tė krishterėt qė tė jenė tė qėndrueshėm nė besim dhe tė bėjnė ato vepra pėr tė cilat janė thirrur nga “ligji i pėrsosur” i Krishtit qė ėshtė “ligji i lirisė” (1:25, 2:12). Ajo synon tė ndreqė opinionin e rremė, sipas tė cilit, meqenėse tė krishterėt janė tė liruar prej punėve rituale tė ligjit tė Moisiut nėpėrmjet besimit nė Krishtin, ata nuk kanė mė nevojė tė bėjnė ndonjė vepėr tė mirė dhe nuk janė tė nėnshtruar aspak ndaj ndonjė ligji. Kėshtu, autori shkruan shumė qartė kundėr doktrinės sė shpėtimit nga “besimi vetėm” pa vepra tė mira, tė cilat besimtari duhet t’i kryejė patjetėr nėse besimi i tij ėshtė i vėrtetė.

    Ē’dobi ka, vėllezėr tė mi, nėse dikush thotė se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpėtojė atė besimi? Dhe nė qoftė se njė vėlla ose njė motėr janė tė zhveshur dhe u mungon ushqimi i pėrditshėm, dhe dikush nga ju u thotė atyre: “Shkoni nė paqe! Ngrohuni dhe ngopuni”, dhe nuk u jepni atyre gjėrat pėr tė cilat kanė nevojė pėr trupin, ē’dobi ka? Po kėshtu ėshtė edhe besimi; nė qoftė se s’ka vepra, ėshtė i vdekur nė vetvete.

    Po dikush do tė thotė: “Ti ke besimin, dhe unė kam veprat”; mė trego besimin tėnd pa veprat e tua dhe unė do tė tė tregoj besimin tim me veprat e mia. Ti beson se ka vetėm njė Perėndi. Mirė bėn; edhe demonėt besojnė dhe dridhen. Po, a dėshiron tė kuptosh, o njeri i kotė, se besimi pa vepra ėshtė i vdekur? Abrahami, ati ynė, a nuk u shfajėsua me anė tė veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar? Ti e sheh se besimi vepronte bashkė me veprat e tij, dhe se, nėpėrmjet veprave, besimi u pėrsos. Kėshtu u pėrmbush Shkrimi, qė thotė: “Edhe Abrahami i besoi Perėndisė, dhe kjo iu numėrua pėr drejtėsi”; dhe u quajt miku i Perėndisė. Ju shikoni, pra, se njeriu shfajėsohet nga veprat dhe jo vetėm nga besimi (2:14-24).

    E para ndėrmjet veprave tė mira, pėr tė cilėn letra ngulmon me pasion, ėshtė vepra e nderimit dhe e shėrbimit ndaj tė varfėrit dhe tė vogėlit pa mbajtur hatėr dhe pa lakmi, gjė qė ėshtė shkaku i tė gjitha luftėrave dhe padrejtėsive ndėrmjet njerėzve (2:1-7). Autori e kundėrshon me pasion ēdo “miqėsi me botėn” e cila e bėn njeriun “armik tė Perėndisė” pėr shkak tė lakmisė dhe pangopshmėrisė (4:1-4). Ai u drejtohet tė pasurve duke u thėnė “qani dhe vajtoni pėr tė kėqijat qė do vijnė mbi ju” pėr shkak tė “qejfeve dhe llukseve” qė ata patėn duke shfrytėzuar tė tjerėt (5:1-6).

    Sė bashku me pėrbuzjen ndaj pasurisė Jakovi mėson edhe pėr nevojėn absolute tė “frenimit tė gjuhės”, kėsaj “gjymtyre tė vogėl” e cila ėshtė njė “zjarr” qė njeriu e pėrdor pėr t’u mburrur, shpifur, dėnuar, mallkuar, gėnjyer dhe pėr tė folur keq kundėr vėllezėrve tė tij, “duke e fėlliqur tė gjithė trupin” dhe “duke flakėruar tėrė ciklin e jetės” (3:1-12).

    Nė qoftė se ndokush nga ju mendon se ėshtė fetar, edhe nuk i vė fre gjuhės sė vet, sigurisht ai e mashtron zemrėn e vet, feja e kėtij ėshtė e kotė. Feja e pastėr dhe pa njollė pėrpara Perėndisė dhe Atit ėshtė kjo: tė vizitosh jetimėt dhe tė vejat nė pikėllimet e tyre dhe ta ruash veten tė pastėr nga bota (1:26-27).

    Mėsimi i letrės sė Jakovit “Se ēdo dhėnie e mirė dhe ēdo dhuratė e pėrsosur, zbret qė lartazi prej teje, Atit tė dritave” (1:17) ėshtė bėrė pjesė e lutjes sė pėrlėshimit tė Meshės hyjnore tė Kishės Orthodhokse. Prej letrės sė Jakovit ėshtė edhe leximi i apostullit tė parė nė misterin e Vajimit tė shenjtė.

    A vuan ndonjė nga ju? Le tė lutet. A ėshtė i gėzuar ndokush? Le tė kėndojė psalme! A ėshtė i sėmurė ndonjė nga ju? Le tė thėrrasė pleqtė e kishės dhe ata tė luten pėrmbi tė, dhe le ta lyejnė me vaj nė emėr tė Zotit, dhe lutja e besimit do ta shpėtojė tė sėmurin dhe Zoti do ta mėkėmbė; dhe nėse ka bėrė mėkate, ato do t’i falen. Rrėfeni fajet njėri - tjetrit dhe lutuni pėr njėri - tjetrin, qė tė shėroheni. (5:13-16;) Shih Vėllimin II Adhurimi)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    788 falenderime nė 645 postime
    Letra e Shėn Pjetrit


    Shumica e studiuesve bashkėkohorė nuk mendojnė se Shėn Pjetri vetė i ka shkruar kėto dy letra qė mbajnė emrin e tij. Ata e konsiderojnė letrėn e parė sikur vjen nga fundi i shekullit tė parė dhe letrėn e dytė nga gjysma e parė e shekullit tė dytė. Por Tradita e Kishės mban dėshminė e vetė letrave, duke ia atribuar ato korifeut tė apostujve tė Krishtit i cili shkruante nga “Babilonia”, qė ishte nė Kishėn e hershme emri pėr Romėn, pak para martirizimit tė tij nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė parė (Shih 1 Pjetri 5:13; 2 Pjetri 1:14).

    Letra e parė e Shėn Pjetrit ėshtė njė thirrje plot pasion pėr tė gjithė “Popullin e Perėndisė” qė tė bėhen tė fortė nė vuajtjet e tyre, duke imituar Krishtin dhe sė bashku me Atė, duke mbajtur njė “sjellje tė mirė ndėr kombet”, duke e nėnshtruar veten pa ligėsi dhe pa justifikime ndaj “ēdo pushteti njerėzor pėr hir tė Zotit” (2:11,13).

    Instruksione dhe kėshillime tė veēanta pėr devotshmėri i drejtohen, sė pari tėrė Kishės e cila ėshtė “njė racė e zgjedhur, njė priftėri mbretėrore, njė komb i shenjtė, popull i fituar (nga Perėndia)” (2:9) dhe pastaj shėrbėtorėve (2:18), burrave dhe grave (3:1-7), si edhe presbiterėve (pleqėve) tė cilėt autori si njė “shoku i tyre dhe dėshmitar i vuajtjeve tė Krishtit” u bėn thirrje qė tė “ruajnė grigjėn e Perėndisė... jo me detyrim, por me dėshirė, jo pėr pėrfitim tė pandershėm, por me vullnet tė mirė, dhe jo si zotėronjės mbi ata qė ju janė besuar, por duke u bėrė shembull pėr grigjėn” (5:1-4).

    Nėpėr tėrė letrėn, vazhdimisht bėhet analogji ndėrmjet vuajtjeve tė Krishtit dhe vuajtjeve tė tė krishterėve, qė ėshtė pėr shpėtimin e tyre.

    Sepse ēfarė lavdie do tė ishte po tė duronit nė qoftė se ju rrahin, sepse keni bėrė faje? Ndėrsa, po tė bėni tė mirė dhe tė duroni vuajtje, kjo ėshtė hir para Perėndisė. Sepse pėr kėtė ju u thirrėt, sepse edhe Krishti e vuajti pėr ne, duke ju lėnė njė shembull, qė tė ecni pas gjurmės sė tij. “Ai nuk bėri asnjė mėkat dhe nuk u gjet asnjė mashtrim nė gojė tė tij”. Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen; kur vuante, nuk kėrcėnonte, po dorėzohej tek ai qė gjykon drejtėsisht. Ai vet i barti mėkatet tona nė trupin e tij mbi drurin e kryqit qė ne, tė vdekur pėr mėkate, tė rrojmė pėr drejtėsi; dhe me vurratat e tij ju u shėruat. Sepse ju ishit si dele endacake, por tani ju u kthyet te bariu (fjalė pėr fjalė peshkopi) dhe ruajtėsi i shpirtrave tuaj (2:20-25).

    Letra e dytė e Shėn Pjetrit konsiderohet ndonjėherė si njė predikim drejtuar atyre qė sapo ishin pagėzuar nė besimin e krishterė. Autori dėshiron qė para vdekjes sė tij “tė mbajė zgjuar... duke iu kujtuar” (1:13, 3:1) se ēfarė ka bėrė pėr ata qė janė thirrur, qė ata tė mund “tė bėhėn pjesėtarė tė natyrės hyjnore duke i shpėtuar prishjes qė ėshtė nė botė pėr shkak tė dėshirimit tė keq” (1:3-4). Ai i paralajmėron pėr shfaqjen e “profetėve tė rremė” dhe “pėrqeshėsit” tė cilėt do ēojnė tė zgjedhurin nė rrugė tė gabuar me anė tė “herezive shkatėrruese” tė tyre dhe “duke mohuar Zotin qė i bleu ata”, duke i bėrė ata kėshtu tė kthehen pėrsėri nė njė jetė mėkati dhe paditurie ashtu si thotė proverbi “qeni u kthye nė tė vjellat e tij dhe dosa si u la u zhgėrrye nė llucė” (2:1-22, 3:1-7). Autori paralajmėron nė mėnyrė tė veēantė kundėr shtrembėrimit tė shkrimeve tė shenjta, si tė Dhiatės sė Vjetėr ashtu edhe atyre tė Shėn Pavlit, “tė cilat, tė paditurit dhe tė paqėndrueshmit, i shtrembėrojnė pėr humbjen e vetes sė tyre” (3:16, 1:20).

    Kapitulli i tretė i letrės sė dytė tė Shėn Pjetrit ėshtė interpretuar ndonjėherė gabim si shkatėrrimi tėrėsor i krijimit tė Perėndisė nė mbarim tė botės. Interpretimi orthodhoks ėshtė qė vetėm mėkati dhe e keqja do tė “treten nga zjarri”“ditėn e Perėndisė”, dhe se “qiej tė rinj dhe toka e re, nė tė cilėt banon drejtėsia” do tė jetė e njėjta botė “shumė e mirė” e krijimit fillestar tė Perėndisė, por e pastruar, e rinuar dhe shlyer nga gjithēka qė ėshtė kundėr mirėsisė dhe shenjtėrisė sė Tij hyjnore (3:8-13; Shih Vėllimi I, Doktrina).

    Rikujtimi nė letrėn e dytė tė Shėn Pjetrit mbi shpėrfytyrimin e Krishtit ėshtė apostulli qė lexohet nė Kishė nė festėn e kėsaj ngjarjeje tė shenjtė (1:16-18). Lexime nga tė dyja letrat gjenden nė leximin e Kishės, pjesė nga letra e parė lexohen nė vigjiljen e festės sė Shėn Pjetrit dhe Shėn Pavlit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-10-2006 mė 17:57

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    788 falenderime nė 645 postime
    Letra e Shėn Joanit


    Tre letrat e Shėn Joanit u shkruan nga nxėnėsi i dashur i Zotit i cili shkroi edhe ungjillin e katėrt. Ato u shkruan nė mbarim tė shekullit tė parė dhe kanė si temė tė pėrgjithshme njė polemikė tė zjarrtė kundėr “antikrishtėve” heretikė, tė cilėt po ndryshonin mėsimet e Krishtit dhe po mohonin ardhjen e tij tė vėrtetė “nė mish” pėr shpėtimin e botės, duke i mohuar kėshtu tė dy “Atin dhe Birin” (1 Joani 2:22, 4:3; 2 Joani 7).

    Letra e parė e Shėn Joanit ėshtė shtjellimi mė i thjeshtė dhe mė i thellė qė ekziston pėr besimin e krishterė. Qartėsia e saj nė lidhje me Trininė e Shenjtė dhe jetėn e krishterė nė tė vėrtetė dhe nė dashuri nė kungim me Perėndinė, e bėn atė tė kuptueshme pa vėshtirėsi pėr kėdo qė e lexon. Ėshtė vendi mė i mirė pėr tė filluar njė studim tė besimit tė krishterė nė pėrgjithėsi dhe tė Biblės nė veēanti.

    Letra e parė fillon nė tė njėjtėn mėnyrė si Ungjilli i Shėn Joanit, me tė cilin ėshtė mė i ngjashmi nė tėrė pėrmbajtjen dhe stilin e saj.

    Atė qė ishte nga fillimi, atė qė dėgjuam, atė qė pamė me sytė tanė, atė qė vėshtruam dhe qė duart tona e prekėn lidhur me Fjalėn e jetės... po jua shpallim, qė edhe ju tė keni kungim me ne; dhe kungimi ynė ėshtė me Atin dhe me Birin e Tij, Jisu Krishtin. Dhe po ju shkruajmė kėto gjėra qė gėzimi juaj tė jetė i plotė (1:1-4).

    Letra e parė e Shėn Joanit shpall se “Krishti” ėshtė me tė vėrtetė Mesia dhe Biri i Perėndisė, i cili ka ardhur nė botė “nė mish” si “shlyesi pėr mėkatet tona; dhe jo vetėm pėr tonat, por edhe pėr tė tė gjithė botės” (2:2). Atyre qė besojnė nė Krishtin dhe janė nė kungim me Atė dhe me Atin e Tij, iu janė falur mėkatet dhe mundėsia tė mos mėkatojnė mė (1:5, 2:12). Ata “ecin sikurse ka ecur Ai” (2:6), duke qenė “bij tė Perėndisė” (3:1, 5:1). Ata njohin tė vėrtetėn nėpėrmjet frymėzimit tė drejpėrdrejtė tė Perėndisė nėpėrmjet vajimit (miros) nga Shpirti i Shenjtė (2:20-26, 4:6-7). Ata i ruajnė urdhėrimet e Perėndisė, e para dhe mė e madhja e tė cilave ėshtė dashuria dhe kėshtu ata janė pjesėmarrės tė jetės sė pėrjetshme, duke e zotėruar tashmė banimin e Perėndisė, Atit dhe Krishtit, Birit “nga Fryma qė ai na dha” (2:24, 3:24).

    Shumė tė dashur, le ta duam njėri - tjetrin, sepse dashuria ėshtė nga Perėndia dhe kushdo qė do, ka lindur nga Perėndia dhe e njeh Perėndinė. Ai qė nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perėndinė, sepse Perėndia ėshtė dashuri. Nė kėtė ėshtė shfaqur dashuria e Perėndisė ndaj nesh, se Perėndia dėrgoi Birin e tij tė vetėmlindurin nė botė, qė ne tė rrojmė nėpėrmjet Tij.

    Nė kėtė ėshtė dashuria: jo se ne e kemi dashur Perėndinė, por qė ai na ka dashur ne dhe dėrgoi Birin e tij pėr shlyerjen e mėkateve tona. Shumė tė dashur, nė qoftė se Perėndia na ka dashur nė kėtė mėnyrė; edhe ne duhet ta duam njėri-tjetrin. Askush s’e ka parė ndonjėherė Perėndinė; po ta duam njėri-tjetrin, Perėndia qėndron nė ne dhe dashuria e tij ėshtė e pėrsosur nė ne.

    Nga kjo ne njohim se qėndrojmė nė tė dhe ai nė ne, sepse ai na ka dhėnė nga Fryma e tij. Dhe ne pamė dhe dėshmojmė se Ati e dėrgoi Birin pėr tė qenė Shpėtimtar i botės. Ai qė rrėfen se Jisui ėshtė Biri i Perėndisė, Perėndia qėndron nė tė dhe ai nė Perėndinė. Dhe ne njohėm dhe besuam dashurinė qė Perėndia ka pėr ne. Perėndia ėshtė dashuri; dhe ai qė qėndron nė dashuri qėndron nė Perėndinė dhe Perėndia nė tė (4:7-16).

    Urrejtja e tė tjerėve ėshtė shenja e sigurtė se dikush nuk e do Perėndinė (4:20) dhe ėshtė “akoma nė errėsirė” (2:9-11). Ai qė urren vėllain e tij ėshtė “vrasės; dhe ju e dini se asnjė vrasės nuk ka jetė tė pėrjetshme tė qėndrueshme nė vete” (3:15). Ata qė e duan Perėndinė urrehen nga bota qė “gjendet nėn tė ligun” (5:19, 2:15-17).

    Letra e parė e Shėn Joanit ėshtė pjesė e leximit tė Kishės, ku pjesė tė veēanta lexohen nė festėn e apostullit Joan.

    Letra e dytė e Shėn Joanit i drejtohet “zonjės sė zgjedhur dhe bijve tė saj” qė duket qartė se ėshtė Kisha e Perėndisė dhe anėtarėt e saj. Pėrsėri theksohet e vėrteta e Krishtit dhe urdhėrimi i dashurisė.

    Dhe kjo ėshtė dashuria, tė ecim sipas urdhėrimeve tė tij. Sikurse e dėgjuat nga fillimi, ky ėshtė urdhėrimi qė morėm, qė tė ecni nė tė. Sepse nė botė kanė dalė shumė mashtrues, tė cilėt nuk rrėfejnė se Jisu Krishti ka ardhur nė mish; ky ėshtė mashtruesi dhe antikrishti. Bėni kujdes se mos humbi fryti i gjėrave tė kryera, por bėni nė mėnyrė tė merrni njė shpėrblim tė plotė. Kushdo qė shkon tej dhe nuk qėndron nė doktrinėn e Krishtit, nuk ka Perėndi; kush qėndron nė doktrinėn e Krishtit, ka Atin dhe Birin (6-9).

    Letra e tretė e Shėn Joanit i drejtohet njėfarė Gaji, duke e lavdėruar atė pėr tė “vėrtetėn e jetės sė tij” (3) dhe duke e nxitur qė tė mos “imitojė tė keqen, por tė mirėn” (11). “Nuk kam gėzim mė tė madh nga ky” shkruan apostulli i dashur, ”tė dėgjoj se bijtė e mi ecin nė tė vėrtetėn” (4).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-10-2006 mė 17:57

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    788 falenderime nė 645 postime
    Letra e Shėn Judės


    Ka qenė vėnė nė dyshim nėse “Juda, shėrbėtori i Jisu Krishtit dhe vėllai i Jakovit” qė shkroi letrėn e Shėn Judės ėshtė “Juda, vėllai i Jakovit” (Lluka 6:16; Veprat 1:13), njėri prej dymbėdhjetė apostujve, “jo Iskarioti” (Joani 14:22). Nė Traditėn e Kishės, tė dy janė identifikuar, zakonisht si i njėjti person.

    Letra e Shėn Judės ėshtė njė letėr e pėrgjithshme pėr tė cilėn autori e “ndjen tė nevojshme t’iu shkruaj atyre qė janė thirrur,” duke iu kėrkuar atyre “tė luftojnė pėr besimin, qė u qe pėrcjellė shenjtorėve njėherė e pėrgjithmonė” (1-3).

    Sepse depėrtuan ndėrmjet jush disa njerėz, qė qenė shėnuar qėmoti pėr kėtė dėnim, tė pabesė qė e kthejnė hirin e Perėndisė tonė nė imoralitet dhe mohojnė tė vetmin Zot Perėndi, dhe Zotin tonė Jisu Krisht (4).

    Kėta “tallės”, disa prej tė cilėve besimtarėt mund tė jenė nė gjendje t’i shpėtojnė “duke ia rrėmbyer zjarrit” (23), janė ata qė “ndyjnė mishin, pėrbuzin pushtetin dhe blasfemojnė kundėr dinjiteteve” (8). Ata janė ata qė “ecin sipas pasioneve tė tyre tė paudhėsisė... (dhe) qė shkaktojnė pėrēarjet, njerėz mishor, qė s’kanė Frymėn” (18-19) qė kanė hyrė nė Kishė.

    Juda u bėn thirrje atyre qė janė besnikė t’u qėndrojnė tė paudhėve.

    Por ju, shumė tė dashur, duke ndėrtuar veten tuaj mbi besimin tuaj shumė tė shenjtė, duke u lutur nė Frymėn e Shenjtė, ruhuni nė dashurinė e Perėndisė, duke pritur mėshirėn e Zotit tonė Jisu Krisht, pėr jetėn e pėrjetshme... (21).

    Me interes tė veēantė nė letėr, tė cilėt disa e lexojnė nė Kishė, ėshtė pėrmendja e Kryeengjėllit Mikael (9), si edhe e engjėjve tė kėqinj “qė nuk e ruajtėn gjendjen e tyre tė parė (me Perėndinė) dhe Ai i ruajti me pranga tė pėrjetshme nė errėsirė pėr gjyqin e ditės sė madhe” (6). Nė pėrgjithėsi ka njė ton tė pėrcaktuar apokaliptik nė letrėn e Shėn Judės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-10-2006 mė 17:56

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,134
    Faleminderit
    81
    788 falenderime nė 645 postime
    Libri i Zbulesės


    Libri i Zbulesės, quajtur gjithashtu Apokalipsi, qė do tė thotė ajo qė ėshtė zbuluar, i quajtur gjithashtu edhe Zbulesa e Shėn Joanit, tradicionalisht mbahet tė jetė vepra e nxėnėsit tė Zotit, i cili, mė vonė, shkroi ungjillin e katėrt dhe letrat. Datohet nė mes tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė parė.

    Shėn Joani e pati vizionin e tij “nė ishullin Patmos”. Ai ishte “nė Frymė ditėn e Zotit” kur ai mori urdhėrimin nga Perėndia qė t’u shkruante letra “shtatė Kishave qė janė nė Azi” (1:4-10). Secili prej shtatė mesazheve pėrmban fjalėt e Krishtit pėr kishėn e veēantė (2-4).

    Pas shtatė letrave nė librin e Zbulesės, apostulli tregon vizionin e tij tė Perėndisė nė fronin e Tij, nė qiell, duke u himnuar pa pushim nga engjėjt, “krijesat e gjalla”, dhe[B] “njėzet e katėr pleqtė”: [/B]“I shenjt, i shenjt, i shenjt, ėshtė Zoti Perėndi i Tėrėfuqishėm, qė ishte, qė ėshtė dhe qė do tė vijė” (4).

    Pastaj janė profecitė e shtatė vulave dhe shtatė engjėjve (5-11), dhe vizionet e “gruas veshur me diell” dhe Mikaelit dhe engjėjve tė tij duke luftuar kundėr “dragoit” (12). Mė pas vijnė imazhet e “bishės qė ngrihej prej detit” dhe ”bishės tjetėr qė ngrihej nga dheu” (13). Pastaj vjen vizioni i Qengjit dhe atyre qė janė shpėtuar prej Perėndisė, si edhe i engjėjve qė vijnė nga qielli nė tokė me “kupat e zemėrimit” (14-16). Pason imazhi i “lavires sė madhe” (17) i shoqėruar me profecinė finale rreth rėnies sė “Babilonės sė madhe” (18). Fundi i librit tė Zbulesės pėrshkruan vizionin e mahnitshėm tė shpėtimit me morinė e atyre “tė lumurve... qė janė ftuar nė gostinė e dasmės sė Qengjit” nė mes asamblesė sė madhėrishme qiellore tė engjėjve, tė cilėt i kėndojnė lavdi Perėndisė dhe Jisuit, Fjalės sė Tij dhe Qengjit tė Tij, Alfa dhe Omega, Mbretit tė mbretėrve dhe Zotit tė zotėrve. Ėshtė imazhi i Mbretėrisė sė Perėndisė dhe i Krishtit, Jerusalemit Qiellor, tė paratreguar nga profetėt e sė kaluarės, nė tė cilin tė drejtėt do tė mbretėrojnė pėrjetė me Perėndinė (19-22).

    Aliluja, sepse filloi tė mbretėrojė Zoti, Perėndia ynė, i Plotfuqishmi! Le tė gėzohemi dhe tė ngazėllohemi dhe le t’i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe Nusja e tij (Kisha) ėshtė pėrgatitur... (19:6-7).

    Dhe pashė njė qiell tė ri dhe njė dhé tė ri; sepse qielli i parė dhe dheu i parė kishin shkuar, dhe deti nuk ishte mė. Dhe unė, Joani, pashė qytetin e shenjtė, Jerusalemin e ri, qė zbriste nga qielli, nga Perėndia, qė ishte bėrė gati si nuse e stolisur pėr burrin e vet. Dhe dėgjova njė zė tė madh nga qielli qė thoshte: “Ja tabernakulli i Perėndisė me njerėzit! Dhe ai do tė banojė me ta; edhe ata do tė jenė populli i tij dhe vetė Perėndia do tė jetė bashkė me ta, Perėndi i tyre. Dhe Perėndia do tė thajė ēdo lot nga sytė e tyre; dhe vdekja nuk do tė jetė mė; as brengė, as klithma, as mundim, sepse gjėrat e mėparshme shkuan” (21:1-4).

    Dhe ai qė rrinte mbi fron tha: “Ja, unė i bėj tė gjitha gjėrat tė reja.” Dhe Ai mė tha: “Shkruaj, sepse kėto fjalė janė tė vėrteta dhe besnike” (21:5).

    Edhe mė tha: “U bė! Unė jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi! Atij qė ka etje unė do t’i jap dhuratė nga burimi i ujit tė jetės. Kush fiton do t’i trashėgojė tė gjitha gjėrat; dhe do tė jem pėr tė Perėndi dhe ai do tė jetė pėr mua bir” (21:6-7).

    Ka patur njėfarė hezitimi nė Kishėn e hershme pėr ta pėrfshirė librin e Zbulesės nė shkrimet kanonike tė Dhiatės sė Re. Arsyeja pėr kėtė ishte pa dyshim vėshtirėsia e madhe pėr tė shpjeguar simbolet apokaliptike tė librit. Por, meqenėse dokumenti mbante emrin e apostullit Joan, dhe, meqenėse ishte frymėzuar nga Shpirti i Shenjtė pėr mėsimin dhe ndėrtimin e Kishės, ai u bė libri i fundit nė listėn e Biblės, ndonėse nuk lexohet asnjėherė nė liturgjinė e Kishės Orthodhokse.

    Ėshtė me tė vėrtetė e vėshtirė tė shpjegohet libri i Zbulesės, sidomos nėse dikush nuk ėshtė familjar me imazhet dhe simbolet e shkrimeve apokaliptike tė Biblės, domethėnė tė Dhiatės sė Vjetėr dhe tė Traditės Judeo-Kristiane. Megjithatė, ekziston brenda Kishės njė mėnyrė tradicionale e shpjegimit tė librit, e cila afron njė depėrtim nė kuptimin e tij pėr besimtarėt.

    Metoda e gabuar e librit tė Zbulesės ėshtė qė t’i japėsh njė lloj kuptimi tė vetėm vizioneve tė tij tė shumta, duke i barazuar ato me ngjarje dhe persona tė veēantė, konkretė dhe historik, dhe qė tė mos kuptosh rėndėsinė simbolike tė shumė imazheve qė janė pėrdorur nga autori, i cili ndjek burimet biblike dhe tradicionale.

    Para sė gjithash, letrat drejtuar shtatė kishave, kanė si njė kuptim historik ashtu edhe universal. Mesazhet janė tė qarta dhe i pėrkasin situatave pėrkatėse, tė cilat tashmė ekzistonin nė Kishė dhe qė ekzistojnė akoma. Pėr shembull, shumė kisha tė vjetra gjatė gjithė kohės sė historisė mund tė identifikohen me Kishėn e Efesit. Ato nėn persekutim mund tė krahasohen me Kishėn e Smirnės. Dhe jo pak – ndoshta disa tani nė Amerikė – mund tė gjykohen me Kishėn e Laodikeas. Shtatė letrat mbeten pėrgjithmonė si “prototipike” tė kishave qė do tė ekzistojnė deri nė ardhjen e Mbretėrisė sė Krishtit.

    Vizionet dhe profecitė e pjesės kryesore tė librit tė Zbulesės paraqesin vėshtirėsi tė mėdha, por shumica e atyre interpretuesve do tė pėrpiqen t’i aplikojnė ato nė njėrėn apo tjetrėn ngjarje historike apo person historik. Nėse vizioni i pėrgjithshėm dhe profecia e librit shihet si diēka qė zbulon lidhjen ndėrmjet ngjarjeve “nė qiell” dhe ngjarjeve “nė tokė”, ndėrmjet Perėndisė dhe njeriut, ndėrmjet fuqive tė sė mirės dhe fuqive tė sė keqes, atėherė, ndonėse pa dyshim mbeten shumė vėshtirėsi, disa do tė hiqen menjėherė.

    Nė librin e Zbulesės, duhet kuptuar se Mbretėria e Perėndisė ėshtė gjithmonė para sė gjithave dhe mbi tė gjitha. Aty shihet, gjithashtu se beteja ndėrmjet tė drejtit dhe tė keqit bėhet vazhdimisht. Ka gjithmonė besnikė qė i pėrkasin Qengjit, duke u kurorėzuar dhe veshur prej Atij pėr fitoret e tyre. Ka gjithmonė “bisha” dhe “dragoj” tė cilėt duhen mundur. “Lavirja e madhe” dhe “Babilonia e madhe” duhet tė shkatėrrohen pėrgjithmonė. “Jerusalemi qiellor” vjen vazhdimisht, dhe njė ditė do tė vijė dhe fitoja pėrfundimtare do tė jetė e plotė.

    Duhet vėnė re gjithashtu, se ka njė universalitet dhe finalitet rreth simboleve dhe imazheve tė librit tė Zbulesės, njė kuptim qė mund t’i aplikohet atyre qė janė zbuluar tashmė nė shkrimet e Dhiatės sė Vjetėr. Kėshtu, pėr shembull, imazhi i Babilonisė mbetet pėr ēdo shoqėri qė lufton kundėr Perėndisė, ēdo grup njerėzish qė bashkohen nė paudhėsi dhe mishėri. Imazhi i lavirėsisė i aplikohet universalisht tė gjithė atyre qė janė tė korruptuar nga pasionet dhe epshet e tyre, jo besnikė ndaj Perėndisė, i Cili i ka krijuar dhe i do. Numerologjia simbolike mbetet gjithashtu konstante, me numrin 666 (13:18), pėr shembull, qė simbolizon korruptimin, e kundėrta e 7 qė ėshtė simbol plotėsisė; dhe numri 144 000 (14:3) ėshtė simboli i i plotėsisė totale dhe numri i plotė i tė shpėtuarve, rezultat i shumėzimit tė 12 herė 12 – numri i fiseve tė Izraelit dhe tė apostujve tė Krishtit. Kėshtu, nėpėrmjet imazheve tė librit tė Zbulesės, zbulohet njė thellėsi depėrtimi nė realitetet universale shpirtėrore qė janė mė tė mėdha se ēdo realitet i veēantė tokėsor. Depėrtimi nė kuptimin e librit varet nė frymėzimin e Perėndisė dhe nė pastėrtinė e zemrės sė atyre qė kanė sy pėr tė parė, dhe veshė pėr tė dėgjuar, dhe mendje tė gatshme dhe tė afta pėr tė kuptuar.

    Nė Kishėn Orthodhokse, libri i Zbulesės ka njė rėndėsi tė madhe liturgjike. Adhurimi i Kishės tradicionalisht ėshtė modeluar, krejt nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme, sipas realiteteve tė pėrjetshme dhe hyjnore tė zbuluara nė kėtė libėr. Lutja e Kishės dhe kremtimi i saj mistik janė njė me lutjen dhe kremtimin e mbretėrisė sė qiejve. Kėshtu, nė Kishė, me engjėjt dhe shenjtorėt, nėpėrmjet Krishtit, Fjalės dhe Qengjit, frymėzuar nga Shpirti i Shenjtė, besimtarėt besnikė tė bashkėsisė sė tė shpėtuarve i blatojnė adhurim tė vazhdueshėm Perėndisė Atit tė Tėrėfuqishėm (Shih Vėllimi II, Adhurimi).

    Libri i Zbulesės, ndonėse nuk lexohet asnjėherė nė shėrbesat e Kishės Orthodhokse, dėshmon pėr realitetin hyjnor qė ėshtė vetė jeta e vėrtetė e Kishės.

    Dhe Fryma dhe Nusja (Kisha) thonė: “Eja!”. Dhe ai qė dėgjon le tė thotė: “Eja!”. Dhe ai qė ka etje, le tė vijė; dhe ai qė do, le tė marrė si dhuratė ujin e jetės.

    “Po unė po vij shpejt” (thotė Jisui, Zoti.) Amin. Eja, Zoti Jisu! (22:17,20).

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 12:25
  2. SHKRIMI I SHENJTĖ: Kapitulli II: Dhiata e Vjetėr
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-08-2006, 19:19
  3. Agjiologjia
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 01:12
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 19:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •