Ungjijtė
Librat e parė tė shkrimeve tė Dhiatės sė Re janė katėr ungjijtė e Shėn Mattheut, Shėn Markut, Shėn Llukės dhe Shėn Joanit. Fjala ungjill fjalė pėr fjalė do tė thotė lajm i mirė ose sihariq i gėzuar. Ungjijtė tregojnė pėr jetėn dhe mėsimin e Jisuit, por asnjėri prej tyre nuk ėshtė njė biografi nė kuptimin klasik tė fjalės. Ungjijtė nuk u shkruan thjesht pėr tė treguar historinė e Jisuit. Ato u shkruajtėn nga nxėnėsit e Krishtit, tė cilėt u mbushėn me Shpirtin e Shenjtė mbas ngjalljes sė Zotit, pėr tė dhėnė dėshmi pėr faktin se Jisui i Nazaretit ėshtė me tė vėrtetė Krishti-Mesia i premtuar i Izraelit dhe Shpėtimtari i botės.
Nė Kishėn Orthodhokse, nuk ėshtė e gjithė Bibla, por vetėm libri i katėr ungjijve ai qė fronėzohet vazhdimisht nė tryezėn e altarin nė ndėrtesėn e kishės. Kjo ėshtė njė dėshmi e faktit se jeta e Kishės ėshtė e pėrqendruar nė Krishtin, pėrmbushja e gjallė e ligjit dhe profetėve, qė banon vazhdimisht nė mes tė Popullit tė Tij, Kishės, me anė tė pranisė sė Shpirtit tė Shenjtė.
Ungjijtė e Mattheut, Markut dhe Llukės quhen ungjijtė sinoptikė, qė do tė thotė se ata duken tė njėjtė. Kėta tre ungjij janė shumė tė ngjashėm nė pėrmbajtje dhe nė formė dhe ka shumė mundėsi, qė nė njėfarė mėnyre tė jenė tė ndėrlidhur tekstualisht, duke qenė njė debat i vazhduar ndėrmjet studiuesve tė shkrimeve. Ata janė shkruar rreth fillimit tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė parė, dhe tekstet e tyre, ashtu si ai i Shėn Joanit, na kanė ardhur nė greqisht, gjuha nė tė cilėn ata u shkruan, me pėrjashtimin e mundshėm tė Mattheut, i cili mund tė jetė shkruar nė origjinal nė aramaisht, gjuha e Jisuit.
Secili nga ungjijtė sinoptikė ndjek parimisht tė njėjtin tregim. Secili fillon me pagėzimin e Jisuit nga Joani dhe me predikimin e Tij nė Galile. Secili pėrqendrohet nė pohimin e apostujve tė Jisuit si Mesia i premtuar i Perėndisė, sė bashku me ngjarjet korresponduese tė shpėrfytyrimit dhe tė lajmėrimit nga Krishti i nevojės sė Tij pėr tė pėsuar dhe vdekur dhe pėr tu ngjallur pėrsėri nė ditėn e tretė. Dhe secili prej tyre pėrfundon me tregimin e pėsimit, vdekjes, ngjalljes dhe ngjitjes sė Zotit.
Shėn Marku
Ungjilli i Shėn Markut ėshtė mė i shkurtėri prej ungjijve, dhe ndoshta i shkruar i pari, ndonėse kjo ėshtė ēėshtje e debatueshme. Autori i tij nuk ėshtė njėri prej dymbėdhjetė apostujt dhe pikėpamja e pėrbashkėt ėshtė qė ky ungjill paraqet traditėn e Shėn Pjetrit. Ungjilli fillon pėrnjėherėsh mė pagėzimin e Jisuit, thirrjen e apostujve, dhe predikimin e Jisuit tė shoqėruar nga veprat e Tij tė faljes dhe shėrimit. Nė kėtė ungjill, si nė tė gjithė ata tė tjerėt, Jisui zbulohet qysh prej fillimit nga fjalėt e Tij autoritative dhe veprat e Tij mrekulluese, si Shenjti i Perėndisė, Biri i Njeriut hyjnor, i Cili u kryqėzua dhe u ngjall sė vdekurish, duke sjellė nė botė Mbretėrinė e Perėndisė.
Shėn Mattheu
Ungjilli i Shėn Mattheut, i cili ishte njė nga tė dymbėdhjetė apostujt, ėshtė konsideruar nga disa si mė i hershmi ungjill i shkruar. Ekziston gjithashtu opinioni se ishte shkruar nė fillim nė aramaisht dhe jo nė tekstin greqisht qė ka mbetur nė Kishė. Ėshtė njė pikėpamje e pėrgjithshme se ungjilli i Shėn Mattheut u shkrua pėr tė krishterėt hebrenj, pėr tė treguar nga shkrimet e Dhiatės sė Vjetėr, se Jisui, biri i Davidit, biri i Abrahamit, ėshtė me tė vėrtetė Krishti, mbartėsi i Mbretėrisė sė Perėndisė tek njerėzit.
Ungjilli i Shėn Mattheut ka shumė referenca nga Dhiata e Vjetėr. Ai fillon me gjenealogjinė e Jisuit prej Abrahamit dhe me historinė e lindjes sė Krishtit prej Virgjėreshės nė Betlehem. Pastaj tregon pagėzimin e Jisuit dhe tundimet nė shkretėtirė, vazhdon me thirrjen e nxėnėsve dhe me veprat e Krishtit.
Ungjilli i Mattheut pėrmban tregimin mė tė gjatė dhe mė tė detajuar tė mėsimit tė Krishtit, nė tė ashtuquajturin Predikimi nė Mal (5-7). Nė pėrgjithėsi, nė Kishėn Orthodhokse, teksti i ungjillit tė Shėn Mattheut pėrdoret mė dendur nė adhurimin liturgjik, p.sh., versioni i lumurimeve dhe Lutja e Zotit. Vetėm ky ungjill e pėrmban urdhėrimin e Zotit te apostujt e Tij mbas ngjalljes: Bėni dishepuj nga tė gjithė popujt, duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė (28:19).
Shėn Lluka
Ungjilli i Shėn Llukės, i cili nuk ishte nga tė dymbėdhjetė apostujt, por njė nga nxėnėsit e parė, njė mjek i njohur pėr shoqėrimin e tij me apostullin Pavėl, deklaron tė jetė njė qė shkruan me radhė . . . ashtu si i pėrcollėn ata qė ishin bėrė nga fillimi dėshmitarė okularė dhe shėrbyes tė Fjalės (1:1-4). Sė bashku me Veprat, tė shkruara po ashtu nga Shėn Lluka, pėr njėfarė Teofili, ky ungjill formon historinė mė tė plotė qė ne kemi, tė Krishtit dhe tė Kishės sė parė tė krishterė.
Ungjilli i Shėn Llukės, i vetmi nga tė katėr ungjijtė kanonikė, ka njė tregim tė plotė tė lindjes tė Jisuit, si edhe tė Joan Pagėzorit. Tradicionalisht, burimi i kėtyre ngjarjeve tė treguara nga Shėn Lluka, ėshtė mbajtur tė jetė Maria, nėna e Krishtit. Nė kėtė pikė, ne duhet tė pėrmendim, se pėrveē katėr ungjijve tė quajtur kanonikė, tė cilėt ishin tė vetmit qė u pranuan nga Kisha si dėshmitarė real tė mėsimeve dhe tė jetės sė vėrtetė tė Krishtit, ekzistonin shumė shkrime tė tjera nga koha e hershme e krishterė, qė tregonin rreth Jisuit dhe veēanėrisht fėmijėrisė sė Tij, tė cilat nuk u pranuan nga Kisha si tė vėrteta dhe origjinale. Kėto shkrime janė quajtur shpesh apokrife (mos tė ngatėrrohen me tė ashtuquajturat apokrife tė Dhiatės sė Vjetėr)*, ose pseudoepigrafe, qė fjalė pėr fjalė do tė thotė shkrime tė rreme.
Ungjilli i Shėn Llukės dallohet pėr detajet e tregimit tė tij, dhe, kryesisht pėr pėrshkrimin e interesimit tė madh tė Krishtit pėr tė varfėrit dhe pėr mėkatarėt. Disa parabola qė paralajmėrojnė pėr rreziqet e pasurisė dhe vetėkėnaqėsisė, dhe duke zbuluar mėshirėn e madhe tė Perėndisė ndaj mėkatarėve, gjenden vetėm nė ungjillin e Shėn Llukės, pėr shembull, ato tė publikanit dhe fariseut, djalit plangprishės, Lazarit dhe tė pasurit. Ka gjithashtu, njė theksim tė madh nė kėtė ungjill tė Mbretėrisė sė Perėndisė, tė cilėn Krishti ka sjellė nė botė dhe tė cilėn Ai ua jep atyre qė qėndrojnė me Atė nė pėsimet e Tij.
Tregimi post-ngjallėsor i pranisė sė Zotit tek dy nxėnėsit nė rrugėn pėr nė Emaus, nė tė cilin vetėm emri i njėrit pėrmendet, njė tregim i gjetur vetėm tek Shėn Lluka, ka lindur traditėn se nxėnėsi, tė cilit nuk i pėrmendet emri, ishte vetė Lluka.
Shėn Joani
Ungjilli i Shėn Joanit ėshtė shumė i ndryshėm prej ungjijve sinoptikė. Pa dyshim, ai ėshtė shkruar i fundit dhe ėshtė vepėr e apostullit dhe nxėnėsit tė dashur tė Zotit, nė fund tė jetės sė tij, nė mbarim tė shekullit tė parė. Nė shumicėn e versioneve Orthodhokse tė Biblės, ky ungjill renditet para tė tjerėve, ngaqė ai lexohet i pari nė leximin e Kishės nė meshėn hyjnore tė natės sė Pashkės.
Ungjilli i Shėn Joanit fillon me prologun e famshėm, nė tė cilin Jisui i Nazaretit identifikohet me Fjalėn hyjnore tė Perėndisė tė Dhiatės sė Vjetėr, Fjalėn e Perėndisė, e Cila ishte nė fillim me Perėndinė, e Cila ishte Perėndi, Ai nėpėrmjet tė Cilit tė gjitha gjėrat u bėnė (1:1-3). Kjo Fjalė e Perėndisė u bė mish, dhe si Jisui, Biri i Perėndisė, Ai e bėri Perėndinė tė njohur tek njerėzit dhe u dha tė gjithė atyre qė besuan nė Atė fuqinė pėr tė marrė pjesė nė plotėsinė e Tij, tė hirit dhe tė vėrtetės, dhe tė bėheshin edhe ata vetė bij tė Perėndisė (1:14 e vazhdim).
Qė nė faqet e para tė kėtij ungjilli, mbas prologut, nė tregimin e pagėzimit tė Jisuit dhe tė thirrjes sė apostujve, Jisui paraqitet si Biri i vetėmlindur i Perėndisė, Mesia dhe Zoti. Nėpėr gjithė ungjillin, Ai identifikohet gjithashtu, nė mėnyra tė ndryshme, me Perėndinė e Dhiatės sė Vjetėr, duke marrė emrin hyjnor Unė Jam, sė bashku me Jahven e Moisiut dhe tė profetėve dhe psalmeve (Shih Vėllimi I, Doktrina).
Ungjilli i Shėn Joanit, mbas prologut, mund tė ndahet nė dy pjesė kryesore. Pjesa e parė ėshtė quajtur libri i shenjave, pėrshkrimi i njė numri tė mrekullive tė Jisuit me njė komentar tė imtuar tė rėndėsisė sė tyre, duke e treguar Atė si Mesia dhe Zot (2-11). Meqenėse tė gjitha shenjat kanė pėr besimtarėt nė Krishtin, njė rėndėsi tė thellė dhe misterore, pothuaj tė gjitha kanė tė bėjnė me ujin, verėn, bukėn, dritėn, shpėtimin e kombeve, ndarjen nga sinagoga, ndjesėn e mėkateve, shėrimin e sėmundjeve dhe ngjalljen e tė vdekurve; ėshtė menduar herė pas herė, se ungjilli i Shėn Joanit ėshtė shkruar, posaēėrisht si njė ungjill teologjik, pėr ata qė ishin inicuar nė jetėn e Kishės, nėpėrmjet mistereve tė Pagėzimit, dhuratės sė Shpirtit tė Shenjtė dhe Eukaristisė. Sidoqoftė, pėr shkak tė pėrmbajtjeve tė librit tė shenjave, si edhe tė fjalimeve tė gjata tė Krishtit rreth lidhjes sė Tij me Perėndinė Atė, Shpirtin e Shenjtė dhe anėtarėt e grigjės sė Tij besnike, nė pjesėn e dytė tė ungjillit, apostulli dhe ungjillori Joan, tradicionalisht ėshtė nderuar nė Kishė me titullin Teologu.
Pjesa e dytė e ungjillit tė Shėn Joanit pėrmban pėsimin e Krishtit dhe kuptimin e tij pėr botėn (11-21). Kėtu, nė mėnyrėn mė tė qartė, nė fjalimet e gjata tė ardhura nga goja e Vetė Zotit, doktrina e veprave dhe e personit tė Krishtit, janė shpjeguar nė mėnyrėn mė tė thellė. Siē sapo e kemi pėrmendur, kėtu Krishti e lidh Veten me Perėndinė Atė, me Shpirtin e Shenjtė dhe me komunitetin e Tij tė besimtarėve, me shprehje tė qarta dhe tė sigurta. Ai ėshtė njė me Perėndinė, i Cili si Atė ėshtė mė i madh se Ai, fjalėt e tė Cilit Ai flet, veprat e tė Cilit Ai bėn dhe vullnetin e tė Cilit Ai kryen. Dhe, nėpėrmjet Shpirtit tė Shenjtė, i Cili buron prej Atit pėr tė dėshmuar nė botė pėr Atė, Ai mbetet banues pėrgjithmonė nė ata tė cilėt janė tė Tijėt, me anė tė besimit dhe bashkėshėrbimit tė tyre tė Perėndisė.
Tregimi i pėsimit nė ungjillin e Shėn Joanit ndryshon lehtė prej atyre tė ungjijve sinoptikė dhe mbahet nga shumė, nė kėtė rast, si njėfarė qartėsimi dhe ndreqjeje. Gjithashtu, ka tregime tė veēanta tė ngjalljes, qė janė vetėm nė kėtė ungjill. Kapitulli i fundit, tradicionalisht mbahet tė jetė njė shtesė mbas pėrfundimit tė parė tė ungjillit, pėr tė afirmuar rivendosjen e apostullit Pjetėr nė udhėheqės tė komunitetit apostolik, mbas tre mohimeve qė i bėri Zotit nė kohėn e pėsimit tė Tij. Mund tė ketė qenė njė pėrfshirje e nevojshme pėr tė kundėrballancuar mungesėn e besimit tek Shėn Pjetri nga disa anėtarė tė Kishės.
Nė Traditėn e Kishės Orthodhokse, traditė qė shpesh shprehet nė ikonografinė e Kishės, tė katėr ungjijtė konsiderohen tė jenė tė simbolizuar nė imazhet e katėr qenieve tė gjalla tė Apokalipsit biblik, luanit, kaut, njeriut dhe shqiponjės. Interpretimi mė klasik e lidh Mattheun me njeriun, Llukėn me kaun, Markun me luanin dhe Joanin me shqiponjėn (Ezekieli 1:10; Zbulesa 4:7). Katėr ungjijtė, tė marrė sė bashku, mbeten pėrgjithmonė si qendra shkrimeve tė shenjta tė Kishės Orthodhokse.
____________________
* Shih shėnimet e bėra mė sipėr pėr Apokrifėt
Krijoni Kontakt