Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Vëllezërit Zena

    koha jone
    -----------------


    "Ndahen" vellezerit Zena
    Besim Dybeli Elbasan - Dy bilbilat e kenges popullore elbasanase "ndahen" pas 23 vjetesh qe kane kenduar se bashku. Emigrimi nuk ndaka vetem femijet nga prinderit, dhenderin e sapomartuar apo vellane e motren nga njeri-tjetri. Kjo nevoje fatkeqe per mbijetese ka ndare dhe duetin e njohur vellazeror, Ruzhdi dhe Demir Zena. Askush nuk e besonte pese vjet me pare qe dy zera aq melodioze e te sinkronizuar aq embel me njeri-tjetrin te ndaheshin per te kenduar vec e vec. Qe nga fillimi i karrieres te dy vellezerit Zena do te kendonin si dy bilbilat ne nje dege selvije. C'akordim i dyzenit do te ndodhte ne tetorin e vitit 1997. Me i riu prej tyre, Demiri, bashke me familjen, pasi ngarkoi dy valixhe me placka, pasi vendosi ne xhepin e brendshem te xhaketes letren me emra te atyre qe u kishte marre borxhe, ndahet me te afermit, miqte e shumte e shoket e panumert, per te marre rrugen e emigrimit. Me teper derdhi lot, Mediu, qe per te me teper ishte shok se vella. Kishte afer dy dekada e gjysem qe kendonte me te, emri i nderuar i te cileve qe krijuar si te ishin dy "binjake" artiste. Gjate kohes se mungeses, Mediu e ka takuar vetem njehere, pret ta takoje serish, kur te kthehet nga kontinenti i larget i shpreses se kerkuar, per te kenduar te tjera kenge, pse hulumtimi dhe interpretimi i tyre ne gurren e kenges popullore qytetese, serish do te vazhdoje ne duet. Sidoqofte, Demiri kendon ne Amerike me artistet e njohur Anita Bitri e Merita Halili, Mediu kendon ne Elbasan vetem, me ndonje koleg tjeter te pershtatshem, pse jo edhe me te birin, Aliun, qe sapo ka nisur me te atin rrugen e kenges popullore...

    Debutimet e para

    Vellezerit, Zena kane kenduar gjate dhe shume. Per ta eshte folur disi pak. Ndersa fitimi i tyre, akoma me pak. Ishte viti 1974. Ne shtepine e kultures, Elbasan zhvillohej festivali i kenges popullore ndermjet ndermarrjeve te qytetit. Artisti i merituar Alfons Ballici do te veconte ne bllokun e tij te jurise, dy emra, Medi dhe Demir Zena, vellezer. I pari vetem 28 vjec dhe i dyti 20 vjec. "Pas mbarimit te koncertit, na ndaloi Fonsi, na uroi per kengen. "Iku nata, aguan malet" dhe na ftoi per kafe"-tregon Mediu. Ketu nisi dhe rruga jone pa mbarim per kengen", shton ai. Festivali i atehershem, sic ndodhte pas cdo aktiviteti artistik, u kritikua mjaft. Edhe kenga e vellerezve Zena po ashtu. Arsyeja, per tekstin origjinal ngarkuar me turqizma e shprehje "ashikesh". Sidoqofte, dueti i ri, per inerci te duartrokitjeve te publikut dhe per mbeshtetjen qe u dhane artisteve elbasanas, fale dhe talentit te tyre, njohin ne karrieren e tyre vetem suksese. Kenga e tyre nisi ne Elbasan, per te mos mbetur vetem aty. Zeri i duetit qe u be shpejt i njohur ne tere Shqiperine e Mesme, do te pelqehej ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi e kudo ne bote qe jetojne shqiptare. Shtrati i repertorit do te ndertohej duke freskuar kenget e mocme te Isuf Myzyrit dhe Mustafa Bdadinit. Mbeten 50 kenge te tyre, qe vellezerit Zena, kane sjelle ne skene ne tere origjinalitetin muzikor dhe tekstet e tyre, vecse ne interpretime virtuoze e tingellime te reja. Vec ketij tabani, repertori i tyre eshte shtuar ne dhjetra kenge te Shqiperise se Mesme te Shkodres, Korces e Permetit. Pertej kufijve, ata kane kenduar kenge te trevave te Prishtines, Ulqinit, Tetoves e Gostivarit gjer tek ato te Ohrit. Te gjitha kenget burimore qytetare shqiptare. Afersisht repertori i tyre ka 1000 kenge".

    C'kane fituar?!

    Per te mos thene asgje, pak. Perndryshe, vellai i tij, Demiri, para "shtegtimit" do te kerkonte ndihmen e te aferve e miqve te tij per t'u paraqitur ne Amerike, me garanci bankare. "Kemi kenduar se bashku ne cdo qytet e fshat te Shqiperise. Kemi gati nje jete qe profesioni yne mbetet kenga. Kemi nevoje shpirterore te kendojme ende, kemi nevoje financiare te punojme si kengetar. Jetoj me rrogen shteterore te nje artisti, pa lene pa permendur ndonje ftese si kengetar ne dasma vetem te perzgjedhura", tregon vellai i madh i duetit Zena. Mediu eshte afer viteve 56 te jetes se tij. Simpatik dhe fisnik ne shpirt. I thjeshte dhe modest, pavaresisht se miliona degjues, sapo i degjojne zerin, i sjellin ndermend edhe emrin. Ne shume qytete te Shqiperise, njerez te panjohur, me ndalojne e me ftojne per kafe sapo me shohin ne rruge. Ne Shkoder sa s'me kane "grisur" xhaketen. Njerezit plot kulture te ketij qyteti, nuk me lejojne te kthehem ne Elbasan pa me ftuar ne shtepite e tyre bujare", pohon Mediu. Keshtu i ka ndodhur edhe ne te gjitha qytetet shqiptare jashte kufijve. Sidomos ne qytetin qe ka me per zemer, Gjakove. Nga ky qytet ne kohen e krizes kosovare, do te mbante ne shtepine e tij nje familje per tre muaj. Sot ata i jane shtuar numrit te madh te miqve te tij qe ka jashte Shqiperise. "Kam fituar vetem emrin e respektin qe do t'ua le femijeve te mi e familjes", thote Mediu. Kasetat audio e video tashme ua kam falur adhuruesve, shton ai. Me teper ndjehet i revoltuar ndaj pirateve te kengeve te tij. Te pakten dy kaseta ia ka shitur Televizionit Shqiptar pa i dhene shperblimin qe meritonte. Me mijera kaseta te tija te ambalazhuara me foton reklamuese te dy vellezerve kengetar, ndodhen neper mijra kioska ne Shqiperi qe tregtojne pa asnje detyrim financiar autoreve. Ka gati nje kasete te re te pahedhur ne treg. Thote se ia kane kerkuar ne Ulqin duke i garantuar edhe pagesen. Sidoqofte ai mbetet disi i ngushelluar. Ka te njejtin fat me artistet shiqptare qe nuk marrin kurre as hakun e djerses se derdhur, as shperblimin e talentit te tyre.

    Turnete jashte vendit

    1979- per here te pare ne Tetove

    -1981 me RTSH+RTP ne Prishtine (Do te mbahej me kolege te tjere per disa dite nga policia serbe si "nxites i demonstratave)

    -1982, me ansamblin "Isuf Myzyri" ne Selanik

    -1983, dy here ne Turqi me ansamblin e Durresit

    -1984, ne Kalabri me ansamblin e shtetit

    -1986, ne Gjermani

    -1996, ne Suedi

    -2000, ne Amerike

    -Gjate gjithe kohes i ftuar 5 here ne Gjakove

    Cmimet e marra

    -Cmimi i pare ne festivalin e kenges popullore ne Durres 1979

    -Cmimi i dyte "Naim Frasheri" ne festivalin folklorik te Gjirokastres, 1983

    -Cmimi i karrieres ne festivalin e kenges popullore qytetare ne Elbasan, 1986

    -Disku iarte, 1993

    -Cmimi i larte "Naim Frasheri" ne vitin 2002



    ---------
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    Perfection Maska e Kapriçozja ELB
    Anëtarësuar
    16-02-2007
    Vendndodhja
    Aty ku s'ta pret menja
    Postime
    72
    Kto po qe jan fantastike... te paarritshem fare sidomos me kanget "paraja" & "harapçiu" Mami im i pelqen shum kto.. Kto po qe jan elbasanllij puto apo jo Babe , apo ne per kto skam informacion ??? lol
    SHQIPËRIA ETNIKE


    E VETMJA ALTERNATIVË

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vellezerit Zena

    PERSONAZH/ Flet këngëtari i mirënjohur i këngës popullore të Elbasanit, Medi Zena



    - Bik Ndoja ishte ai që më dha krahë për të ecur në rrugën e këngës

    - Në regjimin komunist ishim më të vlerësuar

    - Mehmet Shehu në Dibër na tha, çojeni më tej këngën popullore

    - Hekuran Isai në dasmën e djalit më tha, këndo këngë Elbasani jo këngë Korçe

    - Pali Miska Sekretari që më shpëtoi vëllanë

    - Festivalet e Gjirokastrës ishin festa të mëdha të folklorit

    - Në shtëpinë e Bab Myslymit jam ndjerë si në shtëpinë time



    Albert ZHOLI


    Vëllezërit Zena janë ndër këngëtarët popullorë më të dëgjuar në Shqipëri. Ata tashmë i kanë kaluar të 40 vitet e të ngjiturit në skenë, ku në repertorin e tyre kanë stivuar plot 1500 këngë. Ishte vitit 1973, kur u ngjit për herë të parë në skenën e teatrit “Skampa”, ku u zhvillua Festivali i parë i Këngës Popullore Elbasanase dhe prej atij çasti, ai vathoi plot sukses rrugën e bukur të këngës. Në regjimin komunist,- thekson ai,- artistët ishin më të nderuar më të respektuar.

    Kur përkojnë fillimet tuaja në skenën e këngës popullore elbasanase?

    Në vitin 1973 unë kam marrë pjesë në Festivalin e parë të Këngës Popullore të Elbasanit dhe ku në atë festival merrte pjesë “Artisti i Popullit”, Bik Ndoja, Hafsa Zyberi, Fitnete Rexha dhe shumë artistë të tjerë me emër. Unë në atë kohë isha vetëm 29 vjeç. Por më parë unë merrja pjesë në Festivalet e Ndërmarrjeve. Unë në periudhën e komunizmit punoja në Ndërmarrjen e Riparim Shërbimeve, ku aty kam pasur vëllanë Demirin, këpucar ndërsa Albert Tafani ka qenë berber. Pra unë me vëllanë kam qenë në një ndërmarrje. Dhe duhet të them se në këtë ndërmarrje ishin aktorët dhe këngëtarët më të mirë, nga ku u furnizua teatri dhe estrada “Skampa” e qytetit të Elbasanit. Unë falënderoj Byk Ndojën për këtë ditë për përkrahjen që më dha.

    Çfarë përkrahje të dha Bik Ndoja?

    Unë këndova një duet me ‘të. Më përkrahu shumë, shumë. Më dha shumë zemër pasi ai ishte me shumë emër në atë kohë. “Del një vashë prej hamami” kjo ishte kënga që këndova unë me të. Kjo është një këngë e vjetër elbasanase. Ndoshta ishte këmbëmbarë siç ishte dhe zemërbardhë Biku.

    Kur ju tërhoqi apo më mirë të themi ju vlerësoi për t’ju marrë me Estradën e Elbasanit?

    Ishte prof. Alfons Balliçi drejtor i Pallatit të Kulturës. Pikërisht pas këtij festivali, që përkon me vitin 1973 dhe deri më sot, unë mbush plot 41 vjet që punoi në Pallatin e Kulturës “Skampa” në Elbasan. Edhe me Ansamblin Isuf Myzyri.

    Sa këngë keni në repertorin tuaj?

    Mbi 1500 këngë. Të gjitha këngët popullore elbasanase. Kam gërmuar gjithë folklorin elbasanas për të realizuar këto këngë të veçanta.

    Sa albume keni realizuar?

    Unë kam realizuar 8 albume me 12 këngë. Këtu janë pasqyruar këngët e mia më të pëlqyera nga publiku. Por unë kam dhe një album të veçantë me këngë bektashiane.

    Në kohën e regjimit kë nga udhëheqësit e asaj kohe keni takuar, apo keni biseduar?

    Unë thuajse i kam takuar të gjithë, jam përshëndetur, por biseda të gjata nuk kam bërë. Të vetmin që nuk kam takuar asnjëherë ka qenë Enver Hoxha.

    Po Mehmet Shehun ku e ke takuar?

    E kam takuar në Dibër. Aty bëhej një stërvitje ushtarake. Dihet që Mehmeti ku ishte pushka dhe stërvitja do të shkonte patjetër. Ishte viti 1976 dhe estrada jonë e Elbasanit kishte shkuar për të dhënë shfaqje në Dibër. Në mbrëmje pas stërvitjes Mehmeti erdhi për të parë shfaqjen. I pëlqeu shfaqja jonë dhe kur mbaruam shfaqjen na ftoi tre vetëve në turizmin e Peshkopisë për të pirë një kafe. Na foli për rolin e artit në shoqërinë komuniste dhe si duhet të përçojmë vijën e partisë.

    Po Kadri Hazbiun ku e ke takuar?

    E kam takuar në Elbasan në një dasmë. Pasi këndova, ai më tha të lumtë goja. Dukej shumë serioz, por fjalën e mirë e thoshte.

    Kë ke takuar më shumë nga udhëheqësit e asaj kohe?

    Hekuran Isain. E kam takuar shpeshherë. Ai ishte i dhënë shumë pas këngës dhe pas artit. Ne i thoshim Lala, pasi ishte i dashur, korrekt. Kishte qenë dhe në Komitetin e Partisë së Elbasanit dhe ne kemi pasur miqësi me të. Ishte njeri që donte të bukurën në art.

    Kush nga Sekretarët e parë në Elbasan, ju ka përkrahur më shumë?

    Kemi pasur disa sekretarë të Parë, po një ndër ‘ta ishte Pali Miska, shumë dashamirës i këngës elbasanase. Njëherë isha në dasmën e të birit, Borisit në Korçë. Më ftonte gjithmonë në sebepe të tilla. Unë në mes të dasmës marr një këngë korçare për të thënë që këndoj dhe këngë të tilla. Mbasi përfundova këngën ai më thërret hajde këtu. Shkova. Ai duke qeshur më thotë, të ishte për këngë korçare ka plot këngëtarë këtu, unë të mora vetëm për këngët e Elbasanit.

    Po në shtëpinë e ndonjë udhëheqësi a ke qenë?

    Po, kam qenë në shtëpinë e Bab Myslymit. Ishte një burrë i urtë, i dashur. Na ftoi vetë pasi na dëgjonte shpeshherë si këngëtar të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. Njëherë kur ne ishim për shfaqje në Tiranë nëpërmjet një mikut tonë artist dhe ai, na kërkoi ta vizitonim. Ishte një mbrëmje e bukur, ku ai na pyeti për çdo gjë. Për mua mbetet një darkë e veçantë e pashlyeshme.

    A ju respektonin udhëheqësit e Elbasanit?

    Shumë, shumë. Mbaj mend që vëllait i doli një kallo në grykë tek kordat e zërit. Në atë kohë i kishte dalë edhe Vaçe Zelës. Ne e diskutuam në familje, por fjala shkoi deri te Sekretari i parë Pali Miska. Ai menjëherë më thërret mua dhe më pyet se çfarë ka Demiri. I thashë se çfarë ka. Ai më tha duhet ta çojmë jashtë. Jo,- i thashë unë,- pasi drejtori i spitalit na tha që ju jap garanci. Ai menjëherë mori në telefon drejtorin e spitalit dhe e pyeti me imtësi. Ai i dha garanci duke i thënë që është një operacion i thjeshtë që zgjat 25 minuta.

    A ke qenë pjesëmarrës në Festivalet e Gjirokastrës?

    Po kam qenë tre herë në Gjirokastër dhe njëherë në Berat. Atëherë këto festivale ktheheshin në festa të mëdha, në festa që nuk të shkuleshin nga kujtesa. Unë kam qenë në Festivalin e vitit 1979 dhe pastaj në vitin 1983 dhe 1987. Nuk i harroj kurrë. Natën e parë na çonin në shtëpitë e gjirokastritëve. Na kanë bërë pritje të jashtëzakonshme. Nuk e mendon si na prisnin. Sot nuk bëhet ajo pritje. Në Festivalin e vitit 1983 zumë vendin e dytë. Por më e bukura ishte se tërë paraditen ne jepnim shfaqje në shkolla, në kooperativa, ndërmarrje bujqësore. Ishte një jetë aktive në art. Kishte organizime të përsosura që sot nuk bëhen dot.

    A ndiheshit keq në këto lëvizje?

    Aspak pasi na prisnin mirë. S’na linin hapësirë për t’u ndjerë keq.

    Çfarë vlerësimesh keni marrë në atë regjim?

    Kam marrë dekoratën “Naim Frashëri i Klasit të Dytë”. Një vlerësim moral që me të vërtetë jam ndjerë mirë. Atëherë stimujt moral ishin shumë stimulues.

    A ju respektonin në diktaturë?

    Shumë, shumë herë më shumë se sa sot. Nuk kam nostalgji fare për atë regjim, por e vërteta është e vërtetë. Kudo që shkonim na prisnin sikur të ishim princa. Respekt i madh, vlerësim i madh, etj.. Rasti që të thashë është më shumë se çdo gjë. Sot as të pyet askush se çfarë halli ke.


    Turnetë jashtë vendit

    1979- për herë të parë në Tetovë

    -1981 me RTSH+RTP në Prishtinë (Do të mbahej me kolegë të tjerë për disa ditë nga policia serbe si "nxitës i demonstratave)

    -1982, me ansamblin "Isuf Myzyri" në Selanik

    -1983, dy herë në Turqi me ansamblin e Durrësit

    -1984, në Kalabri me Ansamblin e Shtetit

    -1986, në Gjermani

    -1996, në Suedi

    -2000, në Amerikë

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vellezerit Zena

    Intervistë me Mehdi Zenën: Këngën popullore e kemi traditë familjare!

    Emri:  auto_Screenshot_11663763070.jpg

Shikime: 151

Madhësia:  69.3 KB

    Vëllezërit Zena, të cilët për vite të tëra i kanë dhënë shpirtin këngës popullore elbasanase, kanë qenë protagonistë të saj për dekada të tëra. Mehdi Zena është personaliteti më i vlerësuar i këngës së Elbasanit e ndër më të dashurit ndër interpretuesit e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme. Sot ai vjen me një eksperiencë të gjatë në skenë, me mijëra këngë të interpretuara mjeshtërisht dhe qindra koncerte në skenat shqiptare e në mbarë botën.

    Pavarësisht moshës, Mehdi Zena nuk rresht së interpretuari, kur e ftojnë. Gjakova, qyteti i dytë në shpirtin e tij, i cili e mirëpret gjithmonë. Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) ai tregon për karrierën dhe kënaqësinë që ka marrë nga publiku gjatë pesë dekadave në skenë.

    CMG: Vëllezërit Zena një jetë në skenë, duke interpretuar pastër dhe bukur këngën e mirëfilltë popullore të Shqipërisë së mesme. Si kanë qenë fillimet tuaja në muzikën popullore?

    Mehdi Zena: Ka qenë viti 1971, ku në Elbasan bëhej festivali i parë i këngës popullore qytetare elbasanase dhe në atë kohë morën pjesë shumë artistë të mëdhenj të kohës. Në atë festival ishte “Artisti i popullit” Bik Ndoja, “Artistja e merituar” Hafsa Zyberi, Fitnete Rexha dhe shumë artistë të tjerë. Në atë kohë unë kisha një duet me të madhin Bik Ndoja dhe një këngë të përpunuar elbasanase nga Alfons Balliçi. Aty kisha dhe një këngë elbasanase me këngëtarin Albert Tafani, dhe që prej asaj kohe nuk jam shkëputur nga muzika popullore. Gjithashtu ishte tradita që bëhej në atë kohë në çdo ndëmarrje, ku merrnin pjesë artistë të ndryshëm, dhe krijoheshin grupe artistike në çdo ndërmarrja. Në ndërmarrjen tonë të ish-Nrsh e Elbasanit, ishte Albert Tafani që ishte berber, ishte vëllai im këpucar, isha dhe unë mekanik riparim-shërbime. Kështu që nga aty më vonë morëm pjesë me estradën, ku pastaj u krijua dhe ansambli “Isuf Myzyri” dhe deri më sot nuk jam shkëputur nga kënga popullore.

    Emri:  auto_20220917104807925321663763103.jpg

Shikime: 131

Madhësia:  45.9 KB

    Emri:  auto_20220917104811938241663763104.jpg

Shikime: 153

Madhësia:  49.8 KB

    Emri:  auto_20220917104804176761663763107.jpg

Shikime: 134

Madhësia:  45.9 KB

    Pra, familja Zena në gjithë këto vite ka qenë shumë e lidhur me këngën popullore qytetare elbasanase.

    Mehdi Zena: Ne e kemi pasur edhe traditë sepse babai im Ali Zena ka qenë krahu i djathtë i Isuf Myzyrit. Ai këndonte dhe i binte një vegle muzikore turke që quhet qyr bishtgjatë. Kështu që e kemi pasur traditë familjare këngën popullore.

    Ju keni shumë këngë në duet me vëllain tuaj Demirin, por edhe shumë interpretime solistike. Kë do të veçontit si këngën më të preferuar nga repertori juaj?

    Mehdi Zena: Unë e kam idhull këngën “S’paske pas një pikë mëshirë”, kënga e usta Isufit sepse mbas asaj kënge unë lidh katër këngë të tjera dhe gjithmonë në çdo event, skenë, dasma dhe koncerte, unë atë e kam këngën e parë.

    Sa ruhet sot kënga e traditës së Elbasanit dhe a e keni përçuar ju atë te brezi i ri?

    Mehdi Zena: Unë mendoj se nuk ka më talente sepse në kohën tonë ishin krijuar ndërmarrjet, por bëheshin dhe shkollat dhe nga këto dilnin talente shumë të mira siç kemi dalë neve por që kanë dalë edhe të tjerë këngëtarë dhe valltarë. Kurse sot nuk ekzistojnë ato fare, dhe prandaj nuk ka talente. Ne në Elbasan kemi Eglantina Toskën, e cila është talent dhe ka arritur të ecë shumë mirë në muzikën popullore.

    Ju keni realizuar dhe një këngë kushtuar Elbasanit në bashkëpunim me Eglantina Toskën, por ka shumë këngëtarë të tjerë që duan duet me juve. Sa i përkrahni ju këto talente të rinj të këngës popullore?

    Mehdi Zena: Unë jam i gatshëm për këdo që më kërkon për bashkëpunime. Unë kam shumë këngëtarë nga jashtë që kërkojnë të bashkëpunojnë, sidomos Gjakova i kanë marrë këngët e usta Isufit nga radio. Mirëpo radio atëhere i modifikonte, kështu që unë shkoj shpesh në Gjakovë për dasma dhe ato u habitën në fillim duke më thënë se si ka mundësi që ne e dimë kështu këtë këngë, por kjo qenka ndryshe. Unë nuk jam nga ato njerëz që më kërkojnë ndihmë edhe unë nuk e jap.

    Një këngëtar nga Struga më kërkoi një këngë të vjetër elbasanase dhe unë ja tregova dhe ai e shkroi. Ai më pyeti sesa të detyrohem, dhe unë i thashë se po të ishte për detyrim nuk ta kisha dhënë sepse te unë i thashë je i ftuar përherë. Ka shumë të tjerë që e dinë por nuk të ndihmojnë, ndërsa unë jam i gatshëm që këngëtarët e rinj të vijnë në çdo kohë dhe do t'i ndihmoj. Në Gjakovë është Xeni, Zenel Doli, Edi Furra dhe të gjithë ato prej meje i këndojnë origjinale këngët, jo se ato nuk i dinin si këngë, por fjalët ishin krejt ndryshe dhe i ngatërronin këngët e Mustafa Bodinit me ato të Isuf Myzyrit.

    Si ndjeheni kur ju quajnë si trashëgimtarët e të madhit Isuf Myzyri?

    Mehdi Zena: Kjo është një kënaqësi e madhe, që të jesh trashëgimtar i Isuf Myzyrit do të thotë të jesh i një artisti të madh. Megjithëse nuk është nevoja ta them unë sepse ja ka dhënë shteti në atë kohë titullin “Artist i popullit” edhe pse ai ka qenë pa shkollë, pa këndim dhe pa piano. Ai kishte vetëm një violinë, dhe tekstet e këngëve i shkruante babai im ose ndonjë tjetër.

    Keni marrë pjesë në disa spektakle televizive të këngës popullore, ku jeni pritur mjaft mirë nga publiku. Cilat kanë qenë emocionet që keni përjetuar në skenë me publikun e sotëm?

    Mehdi Zena: Është kënaqësi e madhe të marrësh pjesë në këto spektakle, dhe kur del në kafe të gjithë të respektojnë. Nuk mund ta shpreh aq kënaqësi që marr nga publiku kudo që shkoj, jo vetëm në Elbasan që nuk e diskutoj respektin, por kudo që shkoj më ndalojnë dhe nderojnë. Kështu që nuk ka kënaqësi më të madhe për mua.

    A mendoni se kënga popullore qytetare elbasanase e ka kaluar Shqipërinë e mesme?

    Mehdi Zena: Patjetër që po dhe nuk e diskutoj këtë. Kënga popullore qytetare elbasanase jo që e ka kaluar Shqipërinë e mesme, por ka dalë jashtë territorit të Shqipërisë. Kosova vdes për këngët e Isuf Myzyrit, sidomos Gjakova, Prizreni dhe Peja, këto janë tri qytete që janë shumë dashamirëse dhe i këndojnë me shumë dashuri dhe kënaqësi.

    Çfarë këshille do t’ju jepnit këngëtarëve të rinj të muzikës popullore që duan të jenë në gjurmën tuaja?

    Mehdi Zena: Këshilla ime është që ta këndojnë sa më origjinale këngën popullore. Ka shumë këngëtarë që janë talent për këngën popullore, mirëpo ato kalojnë te rrymat e tjera muzikore sepse kështu ka ardhur dhe koha. Ndërkohë që të rinjtë nëpër dasma kërcejnë dhe kënaqen me muzikën popullore, por nuk ka që ta këndojnë këngën popullore.

    Keni ndonjë projekt muzikor së afërmi?

    Mehdi Zena: Në fund të muajit tetor do të kem një koncert në qytetin e Elbasanit, ku do jenë të ftuar Edi Furra me nipin e tij, unë me vëllain tim Demirin si dhe Eglantina Toska.

    Intervistoi: Gazmend Agaj

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 17-09-2012, 14:13
  2. Këshilla për vëllezërit Muslimanë
    Nga ramazan_it në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-02-2012, 14:30
  3. U konvertua në muslimane, vëllezërit e masakrojnë
    Nga Renea në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-04-2011, 07:53
  4. Per Vellezerit Dhe Motrat qe Ndjehen Shqiptare
    Nga thirsty në forumin Përshëndetje dhe urime
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2011, 13:56
  5. Foto te zena ne nanosekond...!!!
    Nga new-man në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-08-2009, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •