DOra misterioze drejt krijimit


Nga tė gjitha mendimet e thėna ose tė parathėna nė raport me artin, njė mendim i thjeshtė mė tepėr, besoj se asnjėherė nuk ėshtė keq tė thuhet.
Njėsoj si nė harkun (kohor) tė ankthit tė pritjes, shigjeta pret (nė fakt ka pritur pėr shumė kohė) dorėn e Odiseas pėr ta shtrirė. Nė kthimin e tij megjithėse i maskuar si endacak, Odisea arriti t'i dėshmojė tė gjithėve, veēanėrisht Penelopit tė tij tė dashur, se... ekziston !
Mjafton ky moment. I vetmi mė i rrėndėsishmi i tė gjitha momenteve tė jetės sė tij qė e vendos Atė pėrball faktit tė ballafaqimit me ekzistencėn e Un-it tė tij. Qė nga ky moment Ai ėshtė tashmė aty. Surealist nė sythin e rrėfimit tė vet artistik. Ose duhet thėnė mė realist se kurrė nė Itakėn e tij ideale, nė vendlindjen e tij praktikisht-historike. Qė nga ky moment si tė thuash nuk ka mė rėndėsi asgjė e mėparshme nga jeta e tij peligrine sikurse njėkohėsisht gjithēka merr njė kuptim determinant. Rivjen dhe konturohet portreti i Un-it nė raport me historinė e shoqerinė. E pėrmes gjith kėsaj kohe tė rrjedhur nė njė hapsirė shpesh herė absurde e tė pa formė materiale ( sepse gjėrat materiale janė ato qė me kohėn bėhen pluhur), Ai vjen dhe bėhet i pranishėm edhe nė kėtė moment kėtu, mbas mijra viteve, nė Itak-ėn tonė tė Fjalės. Ku me dorėn e tij rrėfimtare drejt aksionit tė legjendės sė tij qė prej mijra e mijra shekujve rrezaton ide qė u bėnė edhe shtysė e kėtij shkrimi modest, sotė ...

TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE MACE NE HAPESIREN
E GJELBER TE SYVE TE TU
DHE UNE I FYER I POSHTERUAR
TE PERGJOJ PAS HIJES SIME
BEHET VONE, SA VONE NGA NDARJA
UNE MBI PRUSH THYEJ SHKARPA
SI IDIOT I FRYJ HIRIT
NDIZU ZJARR
DHE HEDH ATY LULE, SHAMI, VJERSHA
RROBAT E CDO GJE QE KAM
E NGEL NJE LAKURIQ I VARFER, ZHVESHUR
QE ZJARRI DOT ME S'E NGROH.
TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE GJETHE NE LULISHTET PA ANE
TE SYVE TE TU
POR UNE DUA TE TE DUA
ME CDO KUSHT


Ervin Hatibi mė bukur se cilido shembull tjetėr qė mund tė sillnim, e ilustron me kėtė poezi, mendimin tim tė mėtejshėm se momenti i krijimit fillon nga humbja e diēkaje tepėr tė ndjeshme nė nivelin shpirtėror tė qėnies gjithmonė nė vijėn ujore tė jetės ndėrsa ajo vetė (jeta) rrjedh pambarimisht nė hapsirėn kohore. Unė besoj personalisht se kjo ėshtė piknisja e artit. Mosqėnia e asaj ēka tė mungon ose tė ka munguar nė realitet. Dhimbje e brendėshme mundet ta quajmė ?! Apo rrugė e detyruar qė duhet pėrshkuar drejt Kalvarit ?! Mosekzistenca nė sipėrfaqe e asaj bukurie tė thellė mistike dhe eterne njėkohėsisht qė vetėm krijuesi ka sy ta shohė dhe ta sjellė pėrmes dhimbjes personale drejt shijimit dhe vlersimit estetik tė lėndės letrare. Idealistik qė shpesh edhe fjalėve u jep ngjyra dhe karakter shpirtėror lėvizės gjer nė nivelet qiellore, si ndodh me krejt veprėn virtuoze tė poetit gjenial Lasgush Poradeci. Merni dhe shihni krejt biografinė e atyre krijuesve qė kanė lėnė gjurmė nė letėrsi dhe do vini re se diēka mungon aty nėpėr jetėt e tyre. Pėrmes faqeve mė tė bukura qė kanė vet-shkruar madje edhe vet kohėn dhe pėrjetsisht kanė ngelur nė antologjinė e Fjalės , kuptojmė se boshllėku i shkaktuar nga humbja ėshtė vija e parė e nisjes drejt artit. Drejt atij arti pėr tė cilin qė tė gjithė krijuesit njėzėri gjakojnė nėn fjalėt e poetit : "... por unė dua tė tė dua me ēdo kusht... "
Me ēdo kusht arti nuk ėshtė njė subjektivizėm. Pėrkundrazi ėshtė gjithmon i pranishėm si njė nevoj e domosdoshme. Trupi ka nevoj tė ushqehet. Shpirti dhe trupi kanė nevoja tė domosdoshme pėr tė bėrė dashuri. Arti ėshtė njė ushqim i domosdoshėm i shpirtit. Tė gjithė kėto pėrbėrės krijojnė atė "arkitekturė" unikale harmonike tė Un-it si celula bazė e krejt historisė sė njerėzimit (kujtohuni qė shigjeta e Odiseas duhet tė pėrshkonte disa unaza nė rrugėn e saj drejt shėnjestrės) qė njėsoj si nė arkitekturat urbanistike tė metropoleve tė mėdha botrore ku njė rrugė ngjitet dhe kalon sipėr njė tjetre dhe tė dyja sė bashku mbi njė tė tretė e kėshtu me rradhė, krijojnė jo vetėm pamjen por edhe rrugė-zgjidhjen mė tė lehtė drejt destinacionit pėr ku je nisur. Gjatė kėsaj rruge tė koklavitur, janė tė shumtė ata qė krijojnė. Janė tė shumta aksidentet. Por ata (artistėt) janė nė rrugė, gjithsecili me mėnyrėn e vetė, me idetė e veta. Nė grupimet e tyre ose krejt tė vetėm. Dikush i njohur e njė tjetėr i panjohur. Dikush person publik e tjetri gardian i heshtur i principeve tė tij. Dikush si Odisea i maskuar si endacak. E njė tjetėr si Kaligula nė krye tė njė dinastie. Gjithkush me hapin e kohės sė vetė nė pėrvojėn shpirtėrore tė rjedhės sė saj. Dhe unė besoj se askush nuk e ka tė drejtėn morale pėr t'i gjykuar, pėrveē Zotit dhe tė vėrtetės !
Dhe ėshtė pėr tė ardhur keq qė nė kėtė udhėtim ka shumė xhelozira, mosmarveshje, replika qė shpesh shndėrohen nė "masakra" artistike duke na dhėnė tė kuptojmė se nuk ėshtė aspak kjo njė "tendencė" artistike nė emėr tė artit. Mė mirė se unė do ta shembullonte kėtė mendim poezia vėrtetėsisht drithėronjėse e poetit Senad Guraziu i cili ende nuk ka botuar ndonjė libėr pėr t'i dhėnė "pashaportėn si poet i gjuhės shqipe" ndėrsa mrekullisht vargėzon :

Nė kokė njė lėmsh vijash tė harlisura
njė shtatore, njė trupore... statujė
skicuar nė bllokun fletėzverdhur
orvatet tė marrė jetė me trup e pa trajtė
ndėrsa poeti pyet veten
pėrse nė kokėn e tij
nuk pėrfton befas imazhi i Euterės.

Mė kot ėndėrron shtatorja
tė shehė gjymtyrėt, tė ngjallet,
bronzi nuk ėshtė embrion i pėrzier
(nisje me pahir)
me shurrėn e spermėn mėngjesore
sepse tė gjitha shtatoret e botės
do tė dilnin tė pėrēudnuara, makabre
mutacion "ą la nature" - kokteje tė dėshtuar

Matanė grilave tė mjerimit, zezonė
ku shpirti ėshtė pėrmbytur, skėterrė
nė honin e brendėsisė-boshatisur
kėrpudhė helmuese pikaloshe
tek tymon pluhur djegės helmatisur
statujat mbesin pa jetė...

Shtatoret nuk derdhen, nuk gjallėrojnė
nė emėr tė poetikės pikante
me sharje e zbrazje moderne
ato nuk mund tė frymojnė
me pak lėkurė tė bardhė, lėkurė zombish
mbėshtjellė si me dashuri mize

Shtatoret kurrė nuk do tė hidhėrojnė muzat
ato mė me dėshirė heshtin tė vdekura...


Vdekja ėshtė ajo qė ftillon njė kumtim akoma edhe mė tė gjerė poetikal artistik nė pėrfundimin e kėtij shkrimi. Ndoshta ėshtė prania joshėse e saj qė shpesh (pse jo ?!) na bėnė tė krijojmė dhe i jep njė nėnkuptim tė vėrtetė pyetjes "ē'ėshtė arti" ? Unė nuk pretendoj nėpėrmjet kėtyre rreshtave tė vij drejt njė konkluzioni definitiv nė ēėshtjen e konfigurimit artistik. Kjo pėr faktin e thjeshtė se nuk jam aspak mė i zgjuar se ju. Dhe sė dyti ngaqė ėshtė njė temė tejskajshmėrisht e gjerė. Ndaj po lėshoj pak hapsirė vėrtetėsie nė bindjet tuaja nga njė ngjarje qė mė ndodhi pėrpara pak ditėve dhe qė besoj se e plotson kėtė ikonė sė cilės personalisht i besoj.
Nuk e di nėse keni patur rastin tė shfletoni ndonjėherė prozat e Ardian Ch.Kyēykut. E pra mė tė shumtit qė i kanė lėēitur kanė aritur nė konkluzionin e pėrbashkėt sė bashku me mua se ndeshin nė to njė lloj vėrtetėsie prekėse magjike. E pra nė njė natė mėse tė zakonshme, kėtu nė Amerikė, falė mundėsive tė rjetit tė internetit ndėrsa lėēisja disa tregime tė tij, pėrgjatė natės nė vazhdim ndėr ėndrat e mia m'u shfaq i ndjeri im gjysh. Nga natyra e jetės bredharake qė kam bėrė kėto dhjetė vite tė fundit sa nga njėri vend nė tjetrin, kam konstatuar njė fakt qė nuk shoh mė ėndra. Pra si tė thuash kryej njė jetė rudimentare pa ėndra ! Tė ndierin tim gjysh jo vetėm qė asnjėherė nuk e kam parė nė ėndėr, por m'u desh mė tej tė telefonoj nėnėn time nė Tiranė pėr tė saktėsuar edhe vitin e vdekjes sė tij ! E pra nė atė ėndėr, i ndjeri, i ulur posht njė gėshtenje atje nė Pogradecin e largėt nė tė njėjtėn varezė ku edhe prehen eshtrat e Lasgushit dhe Mitrushit, qėndronte pa folur, dhe miratonte vetėm me lėkundjen e kokės faljet e mia duke i thėnė "...tė mė falėsh qė nuk jam kujtuar asnjėherė nė tė gjitha kėto dhjetė vjetė ikje, tė tė shoh qoftė edhe njė tė vetme herė nė njė ėndėr..." . Ai miratonte gjithēka pa folur dhe me krahėt e hapur drejt njėri-tjetrit u pėrqafuam aq ngohtėsisht. Tė pėrmalluar prej vitesh qendronim ashtu. Dhe kishte aq shumė realizėm mistik nė atė pėrqafim brezash : mallė dhe dashuri, humbje dhe rikthim, ikje dhe risjellje emocionesh, surealizėm, kritik, dhe ishte njėkohėsisht po aq real si pėrqafim. Dhe doja tė isha mė gjatė aty. Por po aq sa e shtėrngoja edhe mė e fortė bėhej tendenca pėr t'u shkputur prej tij sepse isha i vetėdijshėm se po pėrqafoja njė tė vdekur... U ngrita nga shtrati dhe gjysėm i pėrgjumur konstatova se isha mbledhur grusht nė atė moment tė orėve tė para tė mėngjesit tė asaj dite si shumė e shumė tė tjera ditė tė rėndomta kėtu nė Amerikė. Dhe pėr tė parėn herė nė tė gjitha kėto vite ndeza njė qiri nė dhomėn time dhe ndihesha ēuditrisht i ēliruar.
I ēliruar pėr hir tė vėrtetėsisė sė disa tregimeve qė sapo kisha lėēitur njė natė mė parė dhe qė e udhėhoqėn subkoshiencėn time kundrejt njė obligimi moral , do ta quaja. Kufijt e jet-vdekjes shpesh e konturojnė artin me norma tė cilat janė por edhe nuk janė tė domosdoshme.
A e keni menduar ndonjėherė faktin se po tė ishin tė gjallė poetėt e vdekur nė moshė rinore si Migjeni nga vitet tridhjetė, apo Teodor Keko e Ilir Belliu nė ditėt tona, ē'do tė kishin sjellė mė tej nė letrat shqipe ?! A e keni menduar ndonjėherė faktin se po tė mos ekzistonte diktati totalitar ēfarė do kishin lėvruar nė letrat shqipe franēeskanėt e katolikėt e Madhėrishėm Shqiptarė ( Zoti i bekoftė atje lart ! ), disidentėt heronj-politik, tė aratisurit dhe tė ikurit e sot-respektuar tė kėtij vendi ( Mos haroni tė ikurin, tė madhin Martin Camaj ) ?! Sikurse po aq fuqishėm do tė theksonim se sikur tė mos ekzistonte kjo frymė e ndaluar lirie a do tė kishin vallė aq forcė intuitive-intelektuale romanet e Ismail Kadares ?! Dhe seria e pyetjeve ėshtė e pafundėme si vet natyra e artit. Pėrse fatet e fakteve janė tė renditura kėshtu ? Kėtė nuk e dimė. Nuk e kemi nė dorė. As mundet ta ndryshojmė. Por e ndiejmė qė nė gjithsecilin artist ėshtė njė DOrė misterioze qė na shtyn drejt krijimit. Drejt tė vėrtetės qė identifikon vetveten nė art . Dhe vetėm si e vėrtetė, e zhveshur lakuriq, do tė mund tė mbijetoj. Ndaj dhe quhet ushqim shpirtėror dhe moral. Ndaj dhe quhet obligim kundrejt Zotit dhe Shpirtit ! Detyrė kundrejt Shoqerisė dhe Historisė ! Drejt krijimit tė asaj situate vendimtare e cila domosdoshmėrisht duhet tė shpaloset sepse ėshtė nė kohėn e duhur tė mė tė bukurės stinė. Sikurse Odisea (ose ndryshe Unisea, sipas njė termi personal) i vetmi njeri i destinuar pėr ta shpėnė shigjetėn drejt e nė shėnjestėr. Ai duhet ta shigjetoj domosdoshmėrisht harkun kohor tė ankthit tė pritjes, pėr t'i dėshmuar tė gjithėve se ekziston si qėnie humane. Unė, ti, ai-ajo + Ne, ju, ata-ato = Ekzistojmė ! Arti ėshtė njė moment Vėrtetėsie Ekzistenciale. Nėpėrmjet tij i dėshmojmė vetvetes dhe shoqerisė, njėsoj si Odisea nė atė moment, shumė thjeshtė i ridėshmon dashurinė gruas sė tij se :
"unė tė kam dashur, tė dua dhe do tė dua pėrjetėsisht me ēdo kusht !"...
Me ēdo kusht " Shtatoret kurrė nuk do tė hidhėrojnė muzat, ato mė me dėshirė heshtin tė vdekura..." ... se sa plot njė jetė tė zvarriten duke gėnjyer !