Ndėrsa nata rrėzohet dhe Qielli fillon dhe Shpirtit i afrohet, ndėr ėndrat e mia tė arratisura vjen Berati...
Qyteti im i kapur prej dore me zhgjėndrėn (si tė vinte prej Kashtės sė Kumtrit, prej njė tjetėr bote) zbret tatpjetė rrugės sė Kalasė. I dėgjoj shpesh hapat e tij si pentagramė sonata-sh tė pashkruara mbi gjoksin tim tė shndėruar nė kalldrėm...Kalldrėmi mesjetar i Antipatreas me trokitjet e kuajve tė Muzakajve dhe Vrionasve, rrend rrugicave tė Mangalemit, Kalasė, Goricės dhe Urės mesjetare qė pėrbėjnė arkitekturėn post -shpirtėrore tė shpirtit tė qytetarit tė ikur pėrtej murreve dhe kodrave me ullinj tė qytetit tė vet.
Ose mė saktė, jo. Nuk janė hapat e tij. Ai gjithmonė aty ka qėnė i palėviz'shėm pėr mė tepėr se 2400-vjetė. Janė hapat e mia vocėrrake teksa me dy feta bukė tė lyera me margarinė, pantallonat e shkurtra me dy gjunj tė gėrvishtur si kutė'e'cingla, me koriēka tė mpiksura gjaku nga ndjekja e topit tė futbollit nė lagjen "22 Tetori" (ēfarė feste ka qėnė kjo ?!), shkoja pėr nė kopėshtin "Konstandin Leka". Aty buzė rrugės pėr Kala, teksa fillonte zanafillėn e vet e pėrpjeta. Nė krahė tė majtė, ndėrsa ngjitesha, si nė portat e njė fillim-kufiri-jetėsor metaforik, gojėmadhe dhe e madhėrishme qėndronte Porta e Pashait. Pashait asnjėherė dhe askush nuk ja ka njohur emrin. Por Porta me konturet mesjetare e ngritur nga energji skllevėrish ėshtė aty edhe sotė .
Pas tre dekadash mė vjen ndėr mendje ai moment fėmijėrie, ndėrsa regjizorja e njohur e filmave pėr fėmijė zj.Xhanfize Keko trokiti nė portat e kopėshtit "Kostandin Leka" nė kėrkim tė personazhit tė fundit qė do e plotėsonte ansamblin e aktorėve-fėmij pėr filmin "Tomka dhe shokėt e tij" i xhiruar plotėsisht nė Berat, prodhim i "Kinostudios Shqipėria e Re". Ishte viti 1976. Fėmijė 5-vjeēar fillova tė trashėgojė jetėn nėpėrmjet syve tė kinemasė. Trashgimi tė cilėn ndėr vite e humba. Por qė nuk kam humbur akoma zėrat dhe thirrjet e asaj kohe qė pastėrtish ende i dėgjoj :
- Hej Guri do vish tė bėjmė kala me baltė ?! - dėgjohet njė zė fėmije pėrtej sekuencave tė filmit. Dhe personazhi i Gurit (unė dora'vet byth'ēveshur) ashtu si me tė vėrtetė vocėrrakėt kridheshin nė ujrat e lumit Osum pėrgjigjet :
- Ehu, unė do lahem ! ...
Dhe qė prej njė ledhi tė atyshėm : Bėlldummmm... Drejt e nė rrjedhėn e ujrave tė Osumit. I kredhur nė pėshtjellim ujrash tė kthiellta. Shpesh herė tė turbullta e plot baltė (gjanicė). Tė rrjedhshme e tė rrezikshme ndėrsa shpesh kanė gėlltitur jetė fėmijėsh. Tė helmuara mė vonė nga pesticidet e uzinės sė baterive nė Poliēan. Nė disa vende lumi ishte i shtruara e i hapura nėpėr zallishte. Dhe shpesh i vrullshėm pas shkėmbinjve tė pllakave pėrfund zarizanit. Osumit i takonte kryqi i hedhur nė ēdo 6 janarė (dita kur jam i pagėzuar) nė ditėn e Ujit tė Bekuar, ndėrsa ēunat e Beratit duke u dridhur prej tė ftohtit sė bashku me kryqin shpresonin nė njė tė ardhme mė tė mirė. Plot hije dhe elegancė pėrposht rrapeve dhe parmakėve i gjunjėzuar midis kėmbėve tė Urės sė Goricės teksa pėr kushedi se sa e sa jetė Osumi vazhdonė peligrinazhin e tij. Tė gjitha kėto metrazhe tė njė filmi bardh e zi prodhim tashmė i "Kinostudios Shqipėria e Vjetėr". Filėm tė cilin aq fortė do t'dėshiroja ta shihja edhe njė herė nė sallėn e kinemasė sė qytetit tim prej ku fantazia edukohej dhe merrte krahė nėn fluturime ėndrash dhe realitetesh fėminore. Por nuk ėshtė e thėnė. As e shkruar nė rrotėn e fateve. Nė vitin e mbrapshtė 1997 kinemanė e qytetit tim e pushkatuan nėn breshėri tė ēmendur kallashnikovėsh skizofrenik. Murret e saj, gėrmadha tė turpshme me xhama tė thyera ende nė kėtė gjendje janė edhe sotė. Mjafton tė shohėsh fotografinė e gazetės Lajmėtari i Beratit nr.116 datė 21.11.2005. qė tė kuptoshė se si arti shqiptar frymon nėn dihatje azmatike. Mjafton ky fakt qė tė besoj se Berati ka nevoj mė tepėr pėr qytetarė se sa pėr emra heronjsh donkishotesk.
Por edhe plumbat e kallashnikovėve mbaruan njė ditė. Dhe ajo ēka ngeli ishte (ėshtė) pėrsėri imazhi i Beratit. Nė lindje pėrherė mali i Tomorit. Nė perėndim pėrherė mali i Shpiragut. Midis tė dyve Kalaja. Nga ballkoni i ish shtėpisė time nė qendėr tė qytetit prej katit tė pestė pėrherė ky imazh mė ka pas shoqeruar nėn historinė e legjendės e cila thotė :

Na ishte njėherė njė djalė i fortė e shtat'lartė qė quhej Tomor. Nė dashuri ra me vajzėn mė lozanjare tė quajtur Kala. Me atė i dashuruar ishte edhe njė tjetėr djalė i bukur shtat'shtruar i quajtur Shpirag. Tė dy pėr njė dashuri tė vetme e tė pėrjetshme rranė nė dyluftim. Tomori e nxori shpatėn dhe trupin i preu Shpiragut qė edhe sotė po ta sodisėsh i ndarė nė vija-vija ėshtė. Tjetri topuzin shtriu tej nėpėr erė dhe trupin e Tomorit gropa-gropa e bėri. Edhe sotė i tillė ka mbetur. Kalaja ( Ah lozanjarja ! E bukura !) duke i parė djemtė nė dyluftim filloj e tė qajė pėr plagėt e tyre dhe lotėt e saj formuan lumin Osum !

E kam si tashti mu pėrpara syve nė imazh tė pashlyeshėm krejt qytetin prej sė larti. Jo nga poshtė. Por pikėrisht prej sė larti. Mbi kodrėn nė zemėr tė qytetit. Tė veshur me pisha. Dhe mbuluar me shkėmbinj ku kryeneēėsisht i kacavjerrur midis qiellit dhe tokės, jetės dhe vdekjes, pėr tė parėn herė mėsova se ē'shije kanė buzėt e vajzave tė ndrojtura tė qytetit tim ?! Se ē'shije kanė vargjet e para kur ende nuk di se si duhet t'i shkruash ato ?! Atje nė majė. Nė rrethina tė mureve tė kėshtjellės. Shumė afėr dhe pothuajse jashtė saj...
... Jashtė saj. Nė rrjedhėn e lėvizshme tė rrugėve nė South Boston ndėrsa nė orėt e para tė mėngjesit autobusin e linjės pres. Bėn ftohtė. Njė i ftohtė qenėsor me kafshime gradėsh nėn zero. Dhe mundohem tė mblidhem fortė pas palltos time. Dhe nuk gjej tė ngrohtė.
- Nė ēfarė orė duhet tė kalojė autobusi i ardhėshėm i linjės ? - pyes njė vajzė pėrbri.
- Unė nuk di - pėrgjigjet ajo me njė anglishte tė kafshuar.
- Ti je e huaj kėtu ? - e pyes.
- Po jam Gjermane nga Berlini - mė thotė - Ti di se ku ėshtė Berlini ?
- Natyrisht - i pėrgjigjem - Unė jam nga Berati. Nuk besoj se e ke dėgjuar ndonjėherė. Qytet shumė mė i vjetėr se Berlini. Qytet shumė mė pak i njohur se Berlini...
Berlin - Berat - Boston ngjasojnė dhe aspak nuk ngjajnė me njėri tjetrin. E pėrbashkėt ėshtė veē shkronja e parė. Por ajo qė vjen mė pas rrefuzon ta mbyllė vetveten tek B-ja. Dhe nuk e di pėr dreq se ēfarė lidhje kanė tė gjitha kėto. Veēse ajo ēka ndėr mėndje mė rrihte dhe ē'vishte pėrgjatė krejt udhėtimit tim tė mėtejshėm, i maste dhe kontrollonte impulset e zemrės time, mė ekspozonte krejt lakuriq (si atėherė fėmij byth'ēveshur i pavetė'dijshėm drejt e nė rrjedhė tė lumit tė qytetit tim) ishin vargjet e poetit Beqė Cufaj prej Gjermanie qė e trėmbi tė ftohtin e kėtij mėngjesi nėn rrjedhėn pėrgjatė venave tė vėrtetėsisė poetike :

Atdheu

(Dialog i imagjinuar i cili do tė filllonte aty edhe ku mbaron)

Pėr ty Atdhe shumė njerėz thonė se tė kanė
At e Dhé. Pėr ty shumė tė dijshėm
e padijshėm lot derdhin. Ti e ke fuqinė
tė gjitha t“i kesh. Trolli yt ėshtė i lashtė, qielli
i pambėrrishėm, njerėzit pos Zotit e teje askujt
s“i takojnė. Edhe zogjtė, lumenjtė, fushat, gurėt, detėrat,
dhembjet, fėmijėt, ėndrrat... Pushtuesit, poetėt,
tė dashuruarit, tė tradhtuarit, trutharėt!... Tė gjitha
tuat janė... Edhe jeta edhe vdekja. Vetėm diē s“kam tė qartė
Atdhe,
I kujt je Ti?

Atdhe i kujt je Ti ? Atdhe i kujt je Ti ? Atdhe i kujt je Ti ? Atdhe i kujt je Ti ? Atdhe i kujt je Ti ?