Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Jim Morrison

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Jim Morrison

    James Douglas Morrison u lind nė 8 Dhjetor 1943 nė Melbourne, Florida. Vdiq nė menyrė misteroze ( ndoshta infrakt-zemre) nė banjėn e dhomės sė hotelit tė tij nė Paris, Francė nė 3 Korrik 1971. Eshtrat e tij prehen pranė varrit tė Balzakut dhe shumė shkrimtarėve tė tjerė. Pėrgjatė kėsaj periudhe jetėsore tė rrufeshme prej njėzet e shtatė vjetėsh, Jim Morrison e ka transformuar vetveten nga brilant e rrebel student nė lėvizjet demokratike, nė poet e kėngė-autor origjinal, nga kėngėtar legjendar rock n' rroll sharmant , nė film prodhues dhe shkrimtar endacak. Jim ishte njė artist avangardist nė kėrkim tė pandėrprerė. Rregjistroi shtat albume muzikore sė bashku me grupin e tij The Doors ku pjesėn mė tė madhe tė kėngėve i shkroi vet. Prodhoi dy filma tė nderuara me ēmime nė atė kohė. Regjistroi nė studio poezi tė cilat mė tej i publikoi nė tre botime tė ndryshme poetike. Si dhe padyshim imazhi i tij si legjendė roku kaptoi gjithandej kufijt e mbarė botės perėndimore. Finesa (ose kualiteti) i jetės artistike tė kėtij artisti tė gjithanshėm ngelen shkrimet e tij. Nė verėn e vitit 1971, pak kohė para se tė vdiste, kishte shkruar mė tepėr se gjashqind faqe me poezi, epigrame, lirika, ese, tregime dhe skenarė filmash. Pėr tė poezia ishte njė rrugė drejt prakticitetit dhe perfektshmėris jetėsore. Si e tillė pjesa mė e madhe e kėtyre vargjeve janė shkruar nėpėr blloqet dhe fletorkat e tij tė shėnimeve personale, nėpėr aeroporte, nėpėr autorugėt gjigande tė Amerikės, nė turnetė e muzikės nė Europė, pas skene, nė bregdet lindje-perėndim, hotele, bare, restorante, taksi, gjithandej. Shumė prej tyre ngelėn madje edhe tė papėrfunduara dhe papėrpunuara si pasoj e vdekjes sė parakohėshme tė kėtij poeti modern amerikan sikurse edhe njė zėri tė gjithė e kanė cilėsuar.


    Hapja e valixhes

    Moment i Liris sė ngujuar
    kur mėndja hapet dhe
    gjithėsi e pafund' shfaqet
    & shpirti ėshtė lėshuar tė endet
    shkėlqime & tė ngatėrruara kėrkime
    kėtu & atje pėr mėsues & shokė
    Moment i Liris
    si i burgosuri
    pėrpėlitje qepallash nėn Diell
    si insekt mole
    nga vrima e tij
    udhėtimi i parė i njė fėmije
    larg prej shtėpie
    Ky Moment i Magjishėm Lirie.

    I ikur nė udhėtime

    Buri i ikur jashtė, nė udhėtimet pafund tė anijeve,
    T'i shpėtoj mėkatit & thėthirrės tė qyteteve,
    vėshtrues i kėrthizės sė yjeve tė mėngjesit,
    nga kuverta e anijes gjer nė shpinė,
    kryq ekuatorit & interpreton rituale
    qė qartėsojnė nėn fokus vdekjen,
    tė rrezikshmen njohje,
    qė i jep njė raport tė ri tė shkuarės.
    Tė ndihesh nė rrethina tė ē'djallimit tė
    ritualeve tė sė shkuarės,
    tė presėsh, ose kėrkoshė burėrimin
    nėn influencėn e armės, instruktimin
    e vrasjes sė fėmijėrisė mė tej,
    i pavetėdijshėm,
    pėr njė moment...


    Udhėkryqet

    Udhėkryqet :
    vėnde ku fantazmat
    jetojnė tė vidhen nė
    veshėt e udhėtarėve
    duke i bėrė kureshtar
    pėr fatet e tyre.
    Autostop pijesh :
    " U thėrras pėrsėri nė errėsirė
    Zotave tė fshehur nė gjak"
    - Hej si na thėrret neve ?
    Ti e di ēmimin tonė.
    Ai asnjiherė nuk ndryshon.
    Vdekja jote do tė jap jetė
    & do tė ēlirojė ty nga
    mizerabiliteti i fatit tė vėrtetė.
    Por ėshtė tepėr vonė.
    - Po qe se tė shoh pėrsėri
    dhe flasė me ty & eci me ty,
    nėn shoqerinė tėnde,
    dhe pij mushtin e ajkės sė kazanit
    tė bisedave tė tua
    thashė :
    - Tė riskoj ndryshkjen e shpirtit.
    Tė arrij pėr njė moment
    tė grabis monedhat e floririt
    nė hambarin e anijes sė piratėve
    e tė vendosem diku pėrgjithmonė
    nė lavdinė e pleqėrisė.
    - Si fytyra e tė vendosurve diku
    kurva helmonjėse & pijesh
    fitore tė pėrskuqura ushtarėsh,
    gjithsesi me triumfe & helmeta tė ēara,
    lėkundėshėm nėpėr karocat paralitike,
    drejt pragut tė rrugės sė shenjtė.
    (drita e ēakmakut)
    - Atėherė miku im mė tej,
    A mundesh ta pėrqeshėsh vetveten ?!
    - Jo.
    - Shpejtė zėrat tanė duhet tė bėhen Njė,
    ose 1-shi duhet nga skena tė largohet.


    Kuaj tropikal

    Deku i poshtėm i anijes
    po digjet.
    Stalla po merr fund
    Fermerėt rendin pėrjashta
    Me kova uji ndėr duar
    Lėkura e kuajve po piqet.
    Ata shqelmojnė muret e stallės,
    ( tmerri nė sytė e kuajve
    mundet tė shqyej ose
    pėrmbyti krejt qiellin.)
    Flokė dėbore filluan mbi
    ata, prej pėrallės tė bien,
    sirenat e kėmbanoreve
    zhurmonin nė majat e direkėve.
    Shumė prej dėshmitarėve
    e kanė tė vėshtirė,
    tė pėrshkruajnė detarėt
    posht flakėve nė hambarė.
    Deku po jepte shpirt nėn flakė,
    koha erdhi anijen pėr tė braktisur.
    Tashmė poshtė thellsisė sė detit
    buzėqeshje tė dėshpėruara flluskonin
    nėpėr ajrin e ftohtė tė natės
    sė shqetėsuar.
    Koridore tropikale
    Thesare tropikale
    ēfarė na ka prurė kaq larg
    prej tė ngrohtit ekuator ?!
    Tashmė qė kemi nevoj pėr diēka
    diēka krejt tė re
    ndėrsa gjithēka tjetėr po mbytet
    mundet tė kalėrojmė gjithēka,
    ndėr sytė e kuajve,
    t'i bėjmė ata tė qajnė,
    t'i vėmė veēse nė gjumė.


    Shqipėroi Flurans Ilia
    lundertar pa atdhe

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Intervist me vetveten

    JIM MORRISON

    Besoj intervista ėshtė njė forėm e re artistike. Besoj intervista me vetveten ėshtė thelbi i krijimit. Duke pyetur vetveten dhe duke u pėrpjekur tė gjesh pėrgjigje. Shkrimtari i pėrgjigjet njėkohėsisht njė radhe tė pashpjegueshme mė parė pyetjesh. Njėsoj si tė pėrgjigjesh ndaj pyetjeve nė rolin e njė dėshmitari. Kjo hapsirė e ēuditshme ku pėrpiqesh tė saktėsosh diēka qė ka ndodhur nė tė shkuarėn dhe njėkohėsisht duke u pėrpjekur sinqerisht tė kujtosh ēfarė ishe duke u pėrpjekur tė bėsh. Do ta quaja lojė-kryq ose mė sakt ushtrim-mendor. Njė intervist tė jep njė mundėsi tė kundėrshtosh mėndjen tėnde me pyetje, ēka pėr mendimin tim, ėshtė edhe vet thelbi i artit nė pėrgjithėsi. Njė intervist njėkohėsisht tė jep mundėsi tė pėrpiqesh tė eleminosh tė gjitha kėto hapsira ndjenjash brenda ndėrgjegjes sate. Duke tė bėrė qartėsisht tė shpjegueshėm, ekzaktėsisht tė saktė drejt e nė pikėn e duhur, mmm... jo dhjeraman, do tė thoja. Forma e intervistės mbart nė vetvete pararojėn (avangardėn) e dėshmis, debatit dhe lojė-kryqit te ushtrimit-mendor. Nė qoftė se nė intervist ti thua (nėnkupto : dėshmon, debaton, ushtron) diēka, dije pra se nuk mundesh ta tėrheqėsh mė mbas. Do tė jetė tepėr vonė. Si tė thuash intervista ėshtė njė moment vendimtar ekzistencialist.
    Jam i mbėrthyer tėrėsisht nė lojėn e artit dhe letėrsis. Heronjtė e mi janė artistėt dhe shkrimtarėt. Gjithmonė kam dashur tė shkruaj. Por njėkohėsisht kam konstatuar se nuk ėshtė mirė qė gjithmonė dora tė rrėmbej penėn dhe tė filloj tė lėvrij mbi fletėn e bardhė pa patur tė bėjė me mua vėrtetėsisht. Si tė thuash duhet eliminuar shkrimi (nėnkupto : krijimi) automatik. Por kjo dukuri asnjėherė nuk ka ndodhur tek unė.
    Natyrisht, kam shkruar disa poezi. Dikur, nė klasė tė pestė a tė gjashtė fillore, shkrova poezinė "The Pony Express" qė ėshtė edhe poezia ime e parė. Mė tej nė shkollė tė mesme shkrova "Horse Latitudes" poezi nė forėm ballade. Mė kujtohet gjatė periudhės sė shkollės sė mesme e mė tej kam mbajtur vazhdimisht shėnime, fletė ditari, dorshkrime, etj, tė cilat pėr arsye idiote, mė sakt pa asnjė arsye tė veēantė, i hodha tė gjitha. I kisha mbajtur ato fletore prej njė kohe tė gjatė. Kisha shkruar ndėr to pėrgjatė netėve tė njėpasnjėshme pambarim. Por po qe se nuk do t'i kisha hedhur, asnjėherė mė mbas nuk do tė kisha shkruar diēka origjinale. Sepse ato nuk ishin gjė tjetėr veēse grumbullim mendimesh (ideshė) nga gjėrat qė kisha lexuar ose dėgjuar pėrgjatė pėrvojės time jetėsore. Si tė thuash ishin kopje iluzive tė kėsaj pėrvoje. Besoj sinqerisht se po qe se nuk do t'i kisha hedhur tė gjitha, asnjėherė nuk do tė isha individ i lirė.
    Mmm... kam idenė se poezia e vėrtetė nuk pėrpiqet tė thotė (ose deklamoj) diēka. Ajo thjesht tė jep ēelsin e mundėsive (ose pėrzgjedhjeve). Tė hap tė gjitha portat. Ti mund tė hysh nė cilėndo port prej tyre qė e ke tė hapur pėpara vetes dhe qė e shikon tė arsyeshme. Dhe ėshtė kjo besoj arsyeja e vetme qė arti poetik ka kaq shumė vlera pėr mua sepse tė drejton drejt pėrjetėsisė. Si tė thuash ėshtė i pėrjetshėm. Pėr aq kohė sa njerėzimi do tė ekzistoj do tė ketė fjalė dhe kombinime artistike fjalėsh. Asgjė tjetėr nuk mundet tė mbijetojė kundrejt shkatėrrimit total (holocaust) pėrveē poezisė, vargjeve dhe kėngėve. Asnjė njeri nuk mundet tė mbaj pėrmendėsh nė memorjen e tij njė roman tė plotė fjalė pėr fjalė. Asnjė njeri nuk mundet tė mbaj pėrmendėsh detaj pėr detaj sekuenca nga njė filėm i plotė. Asnjė njeri nuk mundet tė transformojė nga ana materiale nė idealistike dhe ta mbarti copė mbi copė ose imazh mbi imazh, nė memorjen e tij njė skulpturė apo pikturė. Por pėr aq kohė sa njerėzimi (humanizmi) do tė ekzistojė, atėherė do tė kemi vazhdimisht kėngė dhe poezi.
    Nė qoftėse poezitė dhe kėngėt e mia kanė pėrciell tek ju diēka (ose gjithēka) , ka ndodhur pikėrisht sepse kanė transmetuar tek njerės tė ndryshėm reflektimin e kufijve tė rrugėve qė pikėrisht ata kanė parė dhe thellėsisht ndier tė pasqyruara nė to.

    Los Angeles, 1969 - '71

    Shqipėroi Flurans Ilia
    lundertar pa atdhe

Tema tė Ngjashme

  1. The Doors dhe J. MOrrison...
    Nga Niēe nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 02-12-2010, 08:49
  2. Jim Morrison
    Nga J@mes nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-09-2010, 11:59
  3. Jim Morrison - An American Prayer
    Nga MtrX nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-10-2004, 03:14
  4. Pėrkthime (tė ndryshme)
    Nga ^VJOSA^ nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 11:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •