Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Njezet shekuj te Papatit ne Kishen Katolike

    Njėzet shekuj tė papatit nė Kishėn Katolike


    Agim QERKINI



    Kisha Katolike, e themeluar prej Krishtit, ka njė histori tė gjatė, sa tė lavdishme aq edhe tė shenjtė, nė tė cilėn gjetėn ngushėllimin, shpresėn e jetės dhe shėlbimin, si individėt ashtu shoqėritė dhe popuj tė shumtė. Sa herė qė flasim pėr Kishėn Katolike, gati pashmangshėm na imponohet takimi me figurėn, autoritetin suprem dhe tė shenjtė tė saj, Papėn, pasardhėsin e Shėn Pjetrit, zėvendės i Krishtit nė tokė.

    Gjatė historisė dymijėvjeēare, Kisha ka pėrjetuar sprova tė shumta, ka tejkaluar me sukses sfida nga mė tė ndryshmet. Pėrndryshe, jemi dėshmitarė se edhe mbretėritė mė tė fuqishme tė kėsaj bote, njerėzit mė tė njohur, kanė mbetur si njė e kaluar, por Kisha vazhdon edhe sot lundrimin e vet nė kohė dhe hapėsirė, paralelisht me rrjedhėn e kohės, duke iu gjetur pranė njeriut si mikja mė besnike drejt paqes dhe lumturisė. Nė anėn tjetėr, ajo do tė pėrjetojė edhe “kohė tė errėta”, kur kemi parasysh elementin njerėzor, siē ndodh me njeriun qė ka njė liri tė plotė pėr ta udhėheqė atė, po dhe mundėsia pėr ta drejtuar atė shtrembėt, nė kundėrshtim me qėllimin primar tė Themeluesit. Kur njeriu lejon ta mbizotėrojnė e keqja, mėkati, errėsira, atėherė ai s’mund tė jetė mė nė shėrbim tė sė mirės. Kjo do tė ndodhė edhe me njerėz, tė cilėt nė rrethana dhe periudha tė ndryshme historike, erdhėn nė krye tė Kishės, gjithmonė si njė tundim i saj, pėr mė tepėr ta luftojnė atė. Mirėpo, vazhdimisht ėshtė plotėsuar thėnja e Jezu Krishtit se “as dyert e ferrit nuk do tė ngadhėnjejnė kundėr saj” (Mt 16, 18).

    Pra, mund tė thuhet, se sa herė flasim pėr Kishėn, s’mund tė mos flasim pėr Papėn dhe anasjelltas. Le tė shohim shkurtimisht themelimin e kėsaj Shėrbese (institucioni) nga vetė Krishti, i cili vazhdon tė jetė i pranishėm nė Kishėn e vet dhe me fuqinė e Shpirtit Shenjt dhe tė sakramenteve, e drejton dhe e shenjtėron pėr ta ēuar kah Limani i Pėrjetėsisė.

    “E Fjala e Zotit u bė njeri”(Gjn 1, 14), shėnjon fillimin e realizimit tė premtimit tė Hyjit, se do tė vijė nė botė Adami i ri, Krishti, i cili do ta shfajėsojė njerėzimin prej mėkateve tė tija. Kjo njėmendėsi ngjau nė thjeshtėsinė mė tė madhe tė mundshme, ashtu si e ka fillesėn e vet edhe Kisha. Krishti zgjodhi dymbėdhjetė apostujt (khs. Mk 3, 13-19; Mt 10, 1-42; LG 19), njerėz tė thjeshtė, por qė ishin tė urtė nė dėgjimin e fjalės sė Zotit, me tė cilėt do ta formojė Kishėn e vet. Pra, Kisha Katolike, tė cilės i prin Papa, ėshtė institucion qė e themeloi vet Krishti, Kreu i sė cilės do tė mbetet gjithmonė, dhe, me themelimin e 7 sakramenteve prej tij, Ai ia besoi asaj veprėn e Shėlbimit. Kjo do tė thotė se Krishti ėshtė me ne: dje, sot, pėrgjithmonė. Thėnė simbolikisht, dita e Rrėshajave (50 ditė pas festės sė Pashkėve) ėshtė “Ditėlindja e Kishės”, sepse atė ditė Krishti dėrgoi mbi apostuj Shpirtin Shenjt, kėshtu qė, tė pėrforcuar me Shpirtin e Zotit, ata filluan predikimin e Lajmit tė Gėzueshėm.

    Primati i Papės

    Nė krye tė Kishės, Krishti e zgjodhi Pjetrin, njėrin prej apostujve, tė cilit do t’ia besojė primatin. Kėshtu, edhe sot pasardhėsit tė Pjetrit apostull, Papės, i takon nė Kishė primati.1 Teksti bazė i zgjedhjes sė Pjetrit nė kėtė detyrė ėshtė: “Edhe unė po tė them: Ti je Pjetėr-Shkėmb dhe mbi kėtė shkėmb unė do ta ndėrtoj Kishėn time dhe dyert e ferrit s’do tė ngadhėnjejnė kundėr saj! Ty do t’i jap ēelėsat e Mbretėrisė sė qiellit: gjithēka tė lidhėsh mbi tokė, do tė jetė e lidhur edhe nė qiell e gjithēka tė zgjidhėsh mbi tokė, do tė jetė e zgjidhur edhe nė qiell” (Mt 16, 18-19). Kėta rreshta gjithmonė kanė qenė temė diskutimi nga apologjetėt ortodoksė dhe protestantė, tė cilėt thonė se shpjegimi i tyre ne favor tė autoritetit tė papės ėshtė i tepruar.

    Primati i Papės, qė sipas mėsimeve katolike i takon ipeshkvit tė Romės, ka qenė temė diskutimi pėr shumė shekuj me radhė. Mėsimi mbi primatin e papės ka lindur duke u bazuar nė shkrimet e Besėlidhjes sė Re, ku flitet pėr Pjetrin dhe rėndėsinė e Kishės sė Romės nė shekujt e parė, ndėrsa kuptimin e vet tė plotė do ta marrė nė Koncilin e I dhe tė II tė Vatikanit.

    Ipeshkvi i Kishės sė Romės, nė tė cilin vazhdon detyra qė Krishti ia besoi Pjetrit, tė parit prej apostujve, dhe qė do tė bartet nė trashėgimtarėt e tij, ėshtė kreu i Kolegjit Ipeshkvor, vikar apo zėvendės i Krishtit dhe bariu i Kishės sė gjithėmbarshme kėtu nė tokė; prandaj, nė fuqinė e detyrės sė vet ai e ka nė Kishė pushtetin suprem, tė plotė, tė pandėrmjemė dhe universal tė cilin lirshėm mund ta ushtroj gjithmonė.2

    Dėshmitė pėr fillimin e rregullimit tė primatit apo parėsisė sė Romės, i hasim gjatė pontifikatit tė papės Shtjefnit tė I (254-257).3 Nė njė diskutim me ipeshkvijtė afrikanė dhe tė parin e tyre, Ciprianin prej Kartage, Shtjefni mbėshtetet nė autoritetin e selisė sė Pjetrit dhe Palit.

    Pra, pėr sa i pėrket primatit, mėsimet e Kishės bėjnė tė ditur se autoriteti papnor, papa, pasardhės i Pjetrit dhe udhėheqės i Kishės universale, definohet nė njė periudhė tė mėvonshme tė krishterimit. Nė shekujt e parė, papa, si ēdo ipeshkėv tjetėr, zgjedhej prej klerit dhe popullit, ndėrsa i porsazgjedhuri duhej ta kishte pėlqimin e ipeshkvijve tė provincės. Kjo praktikė do tė vazhdojė deri te zgjedhja e Papės Gregorit III mė 731. Mė vonė, edhe pse papėn e zgjedhin njėsoj kleri dhe populli, megjithatė, nė kėtė drejtim do tė bėjė presion tė madh autoriteti perandorak dhe aristokracia romake. Me Bullėn “In nomine Domini” e shpallur prej papės Nikollės II mė 1059,4 do tė vendoset qė zgjedhja e papės t’i rezervohet klerit (meshtarėt, ipeshkvijtė, kardinalėt), ndėrsa prej vitit 1179 kjo e drejtė u rezervohet vetėm kardinalėve, tė cilėt marrin vendim me njė shumicė votash, mbasi kėrkohen dy tė tretat e votimeve. Vlen kėtu tė pėrmendet edhe dokumenti i fundit, pėr sa u pėrket rregullave pėr zgjedhjen e papės, tė cilin e shpalli papa Gjon Pali II mė 1996, “Universi dominici gregis”, ku nė mėnyrėn mė tė detajizuar janė paraparė rregullat, tė cilave duhet t’u pėrmbahen pjesėmarrėsit nė votime dhe jo vetėm ata. Por, le t’i kthehemi kėsaj ēėshtjeje dhe rrjedhės sė saj historike.

    Shėn Pjetri e pėrfundoi jetėn e vet nė Romė si martir i fesė, prandaj Kisha e Romės kishte njė vend tė veēuar nė krahasim me Kishat tjera. Kisha e Romės ishte simbol i unitetit fetar ndėr Kishat qė ishin pėrhapur nė Mesdhe, por shėrbente edhe si peshojė kur duhej pėrmbyllė ndonjė diskutim nė Kishat vendore. Kulmi i rolit tė udhėheqjes nėpėr shekuj arrihet gjatė pontifikatit tė Luanit I-rė (440-461), papės sė parė, i cili do ta thotė qartė se ipeshkvi i Romės e ka trashėguar nė plotėsi pushtetin, tė cilin Krishti ia dorėzoi Pjetrit.

    Njė kontribut tė jashtėzakonshėm mbi kėtė argument ka dhėnė Koncili I i Vatikanit. Nė tė do tė mbėshtetet teoria se pushteti i papės ėshtė i pavarur prej ēdo pushteti tjetėr, si civil poashtu kishtar, duke pohuar se pėr nga pikėmbėrritja e vet ajo ėshtė universale. Pėr fat tė keq, situata politike nė Itali mė 1870 nuk do tė lejojė qė Koncili tė vazhdojė me trajtimin e planifikuar mbi rolin e ipeshkvijve tjerė pėr sa i pėrket predikimit, mėsimit dhe udhėheqjes sė Kishės. Kėtė detyrė do ta marrė mbi vete Koncili II i Vatikanit, i cili do tė pėrsėrisė mėsimin e Koncilit I mbi natyrėn e parėsisė sė papės, duke e lidhur me ushtrimin e pushtetit kolegjial tė gjithė ipeshkvijve nė Kishė. I gjithė episkopati, duke pėrfshirė edhe ipeshkvin e Romės, si Kolegj, trashėgon kolegjin apostolik nėn udhėheqjen e papės si trashėgimtar i Pjetrit dhe si kreu i kolegjit apostolik. Kolegji ipeshkvor nė Kishė e ka pushtetin suprem, por ekskluzivisht sė bashku me papėn,5 i cili ėshtė “bariu i Kishės sė pėrgjithshme”. Ky mision hyjnor tė cilin Krishti ua beson apostujve do tė zgjasė deri nė tė sosur tė botės (Mt 28, 20).

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Historia e Papatit

    Sa ka histori Kisha, po aq ka histori edhe Papati si institucion i pandashėm i saj. Shumė teologjė dhe studiues tjerė botėrorė tė fushave tė ndryshme janė marrė me kėtė argument, duke botuar vepra tė shumta qė trajtojnė kėtė ēėshtje. Pėrmes kėtij shkrimi tė bazuar nė argumente historike, nė pika tė shkurta dėshirojmė kėtu tė paraqesim nė mėnyrė panoramike dhe krejt objektive gjendjen me tė cilėn ėshtė ballafaquar papati gjatė historisė. Pėrpos periudhave tė gjata e tė lavdishme tė tij, papati do tė pėrjetojė edhe kriza tė ndryshme, por gjithmonė do tė ngadhėnjejė e mira mbi tė keqen. Nė kėtė frymė mund tė vėrehet por edhe tė kuptohet kjo e vėrtetė historike, sepse Shpirti i Zotit ėshtė veprues nė Kishė duke e pastruar, pėrtėrirė dhe shenjtėruar atė.

    Historia e papatit nė kuptimin e vet mė tė definuar llogaritet ta ketė fillesėn e vet rreth vitit 160. Por duhet theksuar se, pėr arsye tė mungesės sė burimeve nuk ėshtė e mundur qė tė caktohet periudha e saktė e pontifikatit e disa papėve, sidomos kur bėhet fjalė pėr tre shekujt e parė. Sidomos kur bėhet fjalė pėr papėt e shek. II mė tepėr se emrat e tyre nuk dihet tjetėr mbi ta. Megjithatė, pak shėnime mbi kėtė periudhė flasin mbi definimin dhe rregullimin e qėshtjeve tė ndryshme kishtare, tė cilat diskutohen nė kėtė kohė. Kėshtu, ndėr tjera, na flet rasti kur papės Anicetit7 (rreth vitit 155- rreth 166) i vjen nė vizitė ipeshkvi i Greqisė Polikarpi, me qėllim qė tė diskutojė ēėshtjet qė kishin tė bėnin me caktimin e datės sė Pashkėve. Mbi kėtė qėshtje do tė diskutohet edhe gjatė pontifikatit tė papės Viktorit II8, i cili (189-198) u kėrcėnohet me ekskomunikim ipeshkvijve, tė cilėt nė llogaritjen e datės sė Pashkėve nuk pėrshtaten me Romėn.

    E gjithė situata do tė ndryshojė me ardhjen nė pushtet tė mbretit Konstantinit I (306-337), i cili tė krishterėve u dha lirinė fetare dhe i cili edhe vetė u kthye nė krishterim rreth vitit 319. Nga pėrvoja e hidhur qė kishte pasur Kisha nė shekujt e parė, ku pėrfshihen persekutimet e tė krishterėve nga ana e perandorėve tė ndryshėm si: Neroni, Trajani, Decije, Diokleciani, Galerije etj., tashmė papėt kishin tė bėnin me mbretėrit, tė cilėt ndėrhynin edhe nė gjėrat kishtare, por shpesh mė tepėr pėr tė ndihmuar se sa pėr tė persekutuar. Kah fundi i shek. II, teologu i njohur Irineu i Lionit, do tė aplikojė njė metodė teologjike qė do tė zgjasė deri nė periudhėn e iluminizmit. Fjala ishte pėr Shkrimin Shenjt dhe pėr traditėn. Nė bazė tė kėsaj metode, mėsimi i vėrtetė i krishterė ndodhet nė Shkrimin Shenjt dhe nė mėsimet e atyre ipeshkvijve, rrėnjėt e tė cilėve arrijnė deri nė kohėt apostolike. Dhe si shembull tė njė ipeshkvie tė tillė, Irineu pėrmend Romėn dhe paraqet njė listė me emrat e ipeshkvijve tė Romės prej Pjetrit e deri te Eleuterie9 (rreth 174-189). Kjo listė me emrat e papėve do tė jetė dokument shumė i vlefshėm, sepse vetėm nė tė hasim emrat e disa prej papėve mė tė hershėm. Autoriteti i njė selie ipeshkvore rritej dukshėm, nėse gjendeshin dėshmi se atė e kanė themeluar apostujt. Pėr vetė faktin se selinė e Romės e kanė themeluar dy apostujt Pjetri e Pali, ajo bėhet selia kryesore apostolike perėndimore. Meqė kėtė mendim e pranojnė shumica e ipeshkvijve latinė tė perėndimit, pėrveē ipeshkėvijėve afrikanė, atėherė kjo do tė ndikojė qė edhe papėt tė kenė njė rol tė rėndėsishėm nė ngjarjet e kohės, edhe pse nuk implikoheshin nė to nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Papėt mbronin qėndrimin se dekretet e koncileve ekumenike duhet ta kenė edhe miratimin e tyre, e, nė anėn tjetėr, ipeshkvijtė grekė qė merrnin pjesė nė koncile, e kundėrshtonin njė gjė tė tillė. Pėr dallim prej tyre, ipeshkvijtė perėndimorė e pranonin se ėshtė e nevojshme qė papa tė miratojė dekretet konciliare. Nė kėtė mėnyrė, autoriteti i Papės gjithnjė rritej. Pėr sa u pėrket diskutimeve teologjike, tė dy palėt dėshironin ta kenė pėrkrahjen e Romės, sepse kjo iu garantonte pėrkrahjen e Perėndimit.

    Papa Damasi I10 (366-384) edhe mė tepėr do ta rrisė autoritetin papnor, duke e bėrė edhe fizikisht Romėn si qytet tė krishterė. Me kėtė ai do tė theksojė se dy apostujt, Pjetri e Pali, janė themeluesit e qytetit tė ri tė Romės, duke i zėvendėsuar me Romulin e Remin. Nė shek. e IV nė Romė zbehet personazhi i Palit, ndėrsa mė tepėr theksohet Pjetri. Inocenti I11 (401-417) ipeshkvijėve u shkruan nė emėr tė Pjetrit dhe natyrisht kjo shkaktonte paknaqėsi dhe kundėrshtim nė Lindje. Mė tutje papėt nė shek. e IV dhe tė V kėrkojnė prej ipeshkvijėve qė nė raste tė diskutimeve qė do tė mund tė jenė objekt grindjesh, t’i drejtohen Romės pėr vėrtetėsi.

    Papa Luani i I i Madh12 (440-461) do tė ketė njė rol shumė aktiv dhe tė arsyeshėm gjatė pontifikatit tė tij, si nė aspektin politik, ashtu edhe atė kishtar. Ai personalisht do tė ndikojė te udhėheqėsi ushtarak hun, Atila, duke e shpėtuar qytetin e Romės nga shkatėrrimi, por edhe mėsimet e tija kristologjike do tė pranohen nė Koncilin e Kalcedonit mė 451. Ky do jetė njė paralajmėrim i ngadhėnjimit tė papatit nė ēėshtjet teologjike. Nė shek. e V atėherė kur Perandoria Romake bie nė duar tė barbarėve, papėt gjenden para njė detyre tė vėshtirė, sepse duhej kthyer e ungjillėzuar shumė popuj barbarė, mirėpo nė kėtė detyrė hasė nė pengesa pėr shkak se Bizanti e konsideron Romėn si qytet qė i ishtė nėnshtruar Konstantinopojės. Do tė pasojė njė periudhė e vėshtirė pėr papėt, deri nė kohėn e papės Gregorit I13 tė Madh (590-604).

    Pėr njė shekull e gjysmė me radhė, papėt do tė jenė tė detyruar tė mbajnė njė baraspeshė nė mes nevojave tė Perėndimit dhe kėrkesave tė Lindjes.

    Me daljen nė skenė tė islamit do tė ndryshojė gjendja nė Lindje, sepse Bizanti i humb provincat si psh. Egjiptin, Palestinėn e Sirinė, ndėrsa qytetet e lashtė dhe tė mėdhenj tė krishterė si Aleksandria, Antiokia dhe Jeruzalemi bien nė duar tė myslimanėve. Nė shek. e VIII krijohen edhe shtetet papale, pasi Plini i Vogėl dhe mė vonė udhėheqės tjerė frank, u falnin tokė aleatit tė vet papės. Kjo dhuratė mė vonė do tė bėhet barrė, pasi papėt tashmė bėheshin edhe udhėheqės civilė dhe kėshtu duhej zgjidhur edhe problemet qė pėrkojnė me njė detyrė tė tillė. Papati nė shek. e IX dhe X dobėsohet dukshėm, duke u bėrė pronė ekskluzive e familjeve aristokrate, kėshtu qė nė selinė papnore do tė vendosen njerėz jo tė denjė. Nė shek. e XI njė grup reformatorėsh autoritetin e papės do ta shndėrrojnė nė armė shpirtėrore dhe nė mbarė Kishėn fillojnė reformat e mėdha.

    Gjatė pontifikatit tė Luanit IX14 (1049-1054) do tė shkaktohen mosmarrėveshjet e mėdha me Bizantin posaēėrisht nė lidhje me praktikėn dhe primatin e Kishės latine. Patriarku Mihail Cerulari ishte kundėrshtar i madh i Kishės Latine. Kėshtu, meqenėse asnjėra anė nuk do tė lėshojė pe nė lidhje me kėto ēėshtje, dhe pas ekskomunikimit tė dyanshėm, edhe zyrtarisht do ta inaugurojnė ndarjen e madhe mė 1054. Ky ekskomunikim u hoq mė 1965.

    Papa Nikolla i II15 (1058-1061) do tė angazhohet qė ta kufizojė ndikimin laik tė aristokratėve mbi papėn dhe pėrmes njė dekreti do tė caktojė qė papėn mund ta zgjedhin ipeshkvijtė qė janė kardinalė. Poashtu, pėr sa u pėrket reformave tė vėrteta nė kėtė drejtim, njė kontribut tė madh do tė japė papa Gregori VII16 (1073-1085).

    Nė shek. XII dhe XIII papėt do t’i kushtojnė rėndėsi administratės sė vet dhe do tė nxisin ekspertė tė sė drejtės kanonike, me qėllim qė t’i mbrojnė interesat e Kishės kundrejt aristokratėve. Ndėr papėt e shekullit tė mesėm veēohet Inocenti III17 (1198-1216), i cili edhe ndaj mbretėrve sillej sikur ndaj tė nėnshtruarve, ndėr tė tjera e ekskomunikon mbretin e Anglisė, Gjonin. Periudha e pontifikatit tė tij do tė jetė shembull pėr pasardhėsit e tij. Mė vonė papėt do t’u kushtojnė shumė rėndėsi institucioneve arsimore, universiteteve si dhe do tė pėrkrahin dy rendet e reja rregulltare atė tė dominikanėve dhe franēeskanėve.

    Nė kėtė kohė krijohen kushte mė tė volitshme pėr tė udhėhequr Kishėn dhe kjo bėhet me njė rregull dhe me njė pėrgjegjėsi mė tė madhe. Pastaj do tė mbahen radhazi disa koncile ekumenike (katėr koncilet e Lateranit dhe dy tė Lionit). Papėt do t’u japin mbėshtetje edhe luftėrave pėr tė liruar tokėn shenjte (Kryqėzatat), edhepse, pėr shkak tė ndikimit tė mbretėrve evropian, zėri i papės kundrejt kėtyre luftėrave nuk dėgjohej shumė.

    Bonifaci i VIII18 (1294-1303) ishte dėshmitar dhe nė masė tė madhe nismėtar i ndryshimeve tė raporteve nė mes laikėve dhe papėve. Mbreti i Francės Filipi i IV (1285-1314) e shfrytėzon ēdo rast qė ti kundėrvihet Bonifacit, edhe mė tepėr do tė tentoj qė ta kidnapoj atė. Nė kėto situata dhe rrethana, nė tė cilat u gjet politika papnore, pak kush do tė mund ta ndihmonte atė, pėr mė tepėr, edhe udhėheqės tjerė evropianė kishin tė njėjtin qėllim, tė lirohen nga pushteti i papės.

    Prej vitit 1305 deri mė 1377 papėt do tė qėndrojnė nė Avinjon, qytet papnor qė gjendej nė Francė. Monarkia franceze do t’i ketė nėn kontroll papėt e Avinjonit, dhe kėshtu, ky qytet, “Babiloni i perėndimit”, siē e quan poeti Petrarka, do ta dėmtojė rėndė autoritetin e papės. Nė diskutimet qė pasojnė pas vdekjes sė Papės Gregorit XI19 mė 1378 nė Romė, ndodh qė tė zgjidhen dy papė, njėri nė Avinjon e tjetri nė Romė. Gjatė kėsaj kohe papati gjendet nė krizė tė thellė, sepse udhėheqėsit e shteteve evropiane, disa e pėrkrahin njėrin e disa tjetrin papė dhe kjo spikatet edhe mė tepėr, kur nė Koncilin e Pizės mė 1409, i thirrur me qėllim qė ta ndėrpresė kėtė ndarje, zgjidhet nė tė njėjtėn kohė edhe papa i tretė.

    Kjo ndarje e madhe e perėndimit i krijon krizėn mė tė thellė papatit nė administrim apo ushtrim tė detyrės. Papėt pohonin se e kanė pushtetin suprem nė Kishė, ndėrsa ballafaqohen me probleme qė nuk mund t’i zgjidhnin. Njerėzit pyetėn nėse papėt nuk mund ta ushtrojnė detyrėn de facto, a duhet ta kenė atė de jure? Pėrgjigja ishte jo. Kjo e solli konciliarizmin. Konciliarizmi ėshtė teoria, sipas tė cilės pushtetin suprem nė Kishė e ka koncili ekumenik. Kjo teori ėshtė rezultat i koncilit tė Konstancės (1414-1418). Merita kryesore e kėtij koncili ėshtė zgjidhja e problemit, pasiqė nė tė njėjtėn kohė kemi tre vetė nė detyrėn e papės. Kėshtu, Gregori XII20 heq dorė nga papati mė 4 korrik 1415, ndėrsa Gjoni XXIII dhe Benedikti XIII rrėzohen nga pushteti (29 maj 1415 dhe 26 qershor 1417). Nė vend tė tyre mė 11 nėntor 1417 zgjidhet papė Martini V21 (1414-1431). Natyrisht qė papėt e kanė kundėrshtuar konciliarizmin dhe me mjeshtri kanė luftuar kundėr tij. Bizanti, duke parė se vetėm perėndimi mund t’i shpėtojė prej turqve, e lut papėn Eugjenin e IV22 (1431-1447) qė t’i bashkojė Kishat. Edhe pse kishte filluar punimet koncili nė Bazel, ai mė 1438 e thėrret koncilin nė Ferrarė. Koncilet nė Ferrarė dhe Firencė do ta shėnojnė fitoren e papės dhe fundin e konciliarizmit.

    Nė periudhėn e renesancės prapė papati do tė ketė njė rėnie, sepse as Eugjeni e as pasardhėsit e tij nuk do tė interesohen pėr njė reformė tė mirėfilltė tė Kishės, dhe si pasojė, zhvillohet reforma e kryesuar nga Martin Lutheri, Ulrich Zwingli, Jean Calvini e protestantė tė tjerė, tė cilėt nė mėsimet e veta thonė se Shkrimi Shenjt ėshtė autoriteti i vetėm pėr tė krishterėt. Reformatorėt i akuzonin papėt se e kanė ngritur tepėr lart strukturėn kishtare, e cila, duke pohuar se ajo nuk gjen ndonjė arsyetim nė Shkrimin Shenjt, mirėpo papėt janė pėrgjigjur duke e nėnvizuar edhe mė tutje autoritetin e vet. Me Palin e III23 (1534-1549) themelohet inkuizicioni dhe do tė thirret koncili i Trentos (1545-1563), i cili vazhdimisht do tė jetė nėn mbikėqyrjen e papės. Kėshtu, papėt do tė fillojnė njė kundėr-reformė dhe ia arrijnė tė kryejnė reforma shumė tė dobishme e tė nevojshme brenda Kishės Katolike, mirėpo protestantėt nuk kthehen mė nė grigjėn e Romės.

    Nė njė periudhė tė vėshtirė pėr Kishėn, kur kjo mbrohej prej jansenizmit, nė selinė e Pjetrit vjen Franēesk Alban i- Papa Klementi XI24 (1700-1721). Emėrohet kardinal mė 1690, ndėrsa dhjetė vjet mė vonė zgjidhet papė.

    Nė epokėn e iluminizmit por edhe me revolucionin francez, Kisha do tė vazhdojė tė ballafaqohet me kundėrshtarė tė fuqishėm. Ndaj kėsaj shtypjeje tė madhe, papėt do tė reagojnė ashpėr, duke u bashkuar shpesh me lėvizjet konzervative dhe reaksionare evropiane. Edhe vetė Napoleoni premton se do tė angazhohet qė t’ia kthejė autoritetin papatit, mirėpo edhe atėherė, kur nga dora e Piut VII25 (1800-1823) e merr kurorėn mbretėrore, gjėrat nuk ndryshojnė aspak nė favor tė papės.

    Nė shekujt pas koncilit tė Trentit, Kisha do tė angazhohet nė pėrhapjen e Ungjillit nėpėr vise tė ndryshme si nė Perėndim ashtu nė Azi, pastaj arrin t’i ndalė herezitė e ndryshme, por edhe ta ruajė lirinė e vet dhe autoritetin e vet.

    Pjesėn e dytė tė shek. XIX dhe poashtu pjesėn e dytė tė shek. XX, e shėnojnė nė historinė e Kishės Katolike dy Koncile tė rėndėsishme. Koncili I i Vatikanit (1869-1870) dhe Koncili i II i Vatikanit (1962-1965). Koncilin e parė, pas konsultimeve me disa kardinalė mė 1868, e thirr Papa Piu IX26 (1846-1878) me bullėn “Aeterni Patris”. Fillimi i punimeve paralajmėrohet pėr dhjetorin e vitit qė vinte mbas. Ky Koncil do t’u kundėrvihet mėsimeve tė gabuara tė fesė, ndėrsa papėt e kėsaj periudhe, deri nė Koncilin e II tė Vatikanit, janė: Luani i XIII27 (1878-1903); Piu i X28 (1903-1914); Benedikti i XV29 (1914-1922); Piu i XI30 (1922-1939); Piu i XII31 (1939-1958) dhe Gjoni XXIII32 (1958-1963).

    Ndėrkaq historinė mė tė re tė Kishės Katolike do ta shėnojė Koncili i II i Vatikanit me papėt Palin e VI33 (1963-1978) dhe Gjon Palin e II34 (1978-2005). Edhe pse Koncili II i Vatikanit nuk ka definuar asnjė dogmė fetare, dokumentet e tij kanė karakter dogmatik. Kuptohet, kjo vlen pėr dokumentet “Lumen gentium” dhe “Dei verbum”. Ky Koncil mė tepėr ka karakter pastoral, gjatė sė cilit do tė miratohen 16 dokumente: 4 kushtetuta, 9 dekrete dhe 3 deklarata.

    Gjatė shekujve XIX dhe XX vie nė dukje se autoriteti i Papės gjithnjė e mė tepėr do ta gjej vendin e vet duke u vėnė nė shėrbim tė mirės sė pėrgjithshme nė botė e jo vetėm tė Kishės Katolike qė u ėshtė besuar.

    Pas vdekjes sė Papės Gjon Palit II (2 prill 2005), i cili la gjurmė tė pashlyera nė botėn moderne, nė vend tė tij mė 19 prill 2005 zgjidhet kardinali gjerman, Eminenca e tij Joseph Ratzinger, i cili merr emrin Benedikti XVI. Me plotė tė drejtė mund tė thuhet se zgjedhja e kardinalit Joseph Ratzinger nė kėtė mision tė shenjtė ėshtė njė nxitje e re qė i bėhet nė rend tė parė Evropės, sepse ajo duhet t’u kthehet rrėnjėve tė veta tė krishtera. Ėshtė Evropa ajo qė i ėshtė dhėnė mė tepėr, prandaj mė tepėr kėrkohet prej saj. Pėr kėtė pėrgjegjėsi ajo duhet pėr t’u vetėdijesuar mė shumė, prandaj ja njeriu i duhur nė kohėn e duhur.

    E lusim Zotin, me ndėrmjetėsinė e Shėn Pjetrit, ta shndėritė dhe ndihmoj Papėn e ri, Benediktin e XVI, qė me pėrkushtim ta kryejė misionin qė ia ka besuar.

Tema tė Ngjashme

  1. Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni nga 1944-1990
    Nga Anton nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-12-2011, 12:41
  2. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  3. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  4. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •