Drejtuesit shkodranė janė tė bindur pėr t'i shkuar deri nė fund ēėshtjes sė lojtarit brazilian 16-08-2006
Vllaznia: Partizani dhe Leandro, nė gjyq!
Ēėshtja "Leandro" po merr pėrmasa tė mėdha, kur nė tė vėrtetė nuk dukej tė ishte ashtu. Tė paktėn kėshtu mendojnė shkodranėt, sipas tė cilėve kontrata qė ata kanė nėnshkruar me futbollistin brazilian, u jep atyre plotėsisht tė drejtė. Tė drejtė, qė ua ka dhėnė edhe institucioni mė i lartė i futbollit shqiptar, federata. Nėrkohė, nė kėto momente vjen edhe lajmi se Leandro da Silva ka firmosur kontratė me tė kuqtė, madje ka marrė edhe kėstin e parė tė kontratės nė dorė. Njė lajm i tillė nuk ka sesi tė mos e shqetėsojė presidentin e Vllaznisė, Valter Fushajn, i cili nė tė vėrtetė nuk ka dashur t'i japė kaq shumė rėndėsi kėsaj ēėshtjeje. Edhe mė parė ai ka shpjeguar se lojtarit nuk i ka asnjė borxh, madje ėshtė braziliani ai qė i detyrohet klubit shkodran njė shumė prej 11 mijė dollarėsh. Por dje, i pyetur nė lidhje me deklaratat e kampit tė kuq, qė pretendon se lojtari nuk mund tė mbahet "peng" nga kontrata qė ka me Vllazninė, presidenti Fushaj i ėshtė kundėrpėrgjigjur, duke thėnė: "Tė them tė drejtėn, nuk kam dashur tė merrem mė me kėtė problem, pas sqarimit qė i bėra faktit se klubi ynė nuk i kishte asnjė borxh kėtij lojtari, pėrkundrazi, ishte ai qė na detyrohet. Por, e ndiej pėr detyrė tė sqaroj sėrish disa gjėra, pėr mė tepėr tė sqaroj se ēėshtja mund tė shkojė edhe nė gjykatė, nėse vėrtetohet fakti se lojtari ka firmosur me Partizanin. Dhe nė gjykatė nuk do shkojė vetėm Leandro, por edhe klubi i Partizanit, nėse ka firmosur kontratė me kėtė lojtar. Pėr kėtė arsye, kam angazhuar avokatin dhe juristin e klubit tė merren me kėtė ēėshtje, duke verifikuar nėse vėrtet ėshtė firmosur njė kontratė e tillė. Nėse vėrtetohet kjo, mund tė kėrkojmė njė dėmshpėrblim nė vlerė tė konsiderueshme nga klubi "Partizani", pasi me kėtė veprim ai ka nėpėrkėmbur emrin dhe historinė e klubit tonė. Nėse nė kontratė ėshtė e shkruar e zeza mbi tė bardhė, se vlefshmėria e saj ėshtė 12 muaj, nuk ka njeri ta prish atė. Nėse klubi i kuq e ka arkėn plot, atėherė ta bėjė kėtė gjė dhe do tė pėrballet nė gjyq me Vllazninė. Pėrpara se tė firmosin me tė gjithė lojtarėt qė kemi blerė, kemi kėrkuar prej tyre leje kalimin. Dhe vetėm kur ata e kanė pasur atė, qė do tė thotė se kanė qenė futbollistė tė lirė, atėherė kemi firmosur. Kėshtu duhej tė vepronte edhe Partizani dhe jo t'u besonte fjalėve tė lojtarit." Nė kėtė mėnyrė, duket se edhe pėr pak kohė ky problem do tė vazhdojė t'i shqetėsojė drejtuesit e tė dy klubeve. Ajo qė tė habit ėshtė fakti se si Vllaznia e Partizani janė gati tė hyjnė nė konflikt pėr njė lojtar, talenti e tė cilit nuk vlen kaq shumė sa ē'ėshtė bėrė zhurmė. Leandro pritet tė jetė sot i pranishėm nė Shkodėr, por arsyet e ardhjes sė tij nuk janė bėrė tė ditura. Ndoshta ai do tė kėrkojė tė qartėsojė gjithēka nė lidhje me pozicionin e tij.
Gjergj Kola
Sporti Shqiptar
Krijoni Kontakt