Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Sjellja ndaj fëmijëve përcakton karakterin e tyre

    Për të ditur se çfarë t’u thuash fëmijëve dhe si t’ua thuash atë është një sfidë e përherëshme prindërore. Fatkeqësisht, disa fjalë qoftë edhe nga mënyra sesi thuhen mund të shkaktojnë dhimbje emocionale që lënë gjurmë gjatë gjithë jetës.

    Studimi i ri tregon se komentet negative rreth peshës trupore, pamjes së jashtme ose ndaj mënyrës së të ngrënit që bëhen nga prindërit apo pjestarë të familjes mund të prekin rëndë vetbesimin e një fëmije. Kjo dukuri vihet re më shumë tek vajzat sesa tek djemtë, thuhet në studim.

    Autorët e studimit intervistuan 450 vajza që kishin probleme me pamjen e jashtme, pra ishin pak të shëndosha apo hanin ose flisnin shumë. Rezultatet treguan se 80 përqind e tyre thane se kur kishin qënë të vogla, ato ishin përballur me komente negative rreth pamjes së jashtme, ose kishin provuar fjalë fyese si dembele, e shëmtuar apo budallaqe. Ekspertët thonë se komente të tilla janë tepër të dëmshme dhe i bëjnë fëmijët të ndjehen të keqtrajtuar emocionalisht, dhe krijojnë çrregullime në oreksin e tyre.

    Studimi arriti në përfundimin se ndikimi i kritikave, veçanërisht ndaj mbipeshës apo pamjes së jashtëme të fëmijës ishte akoma më i keq kur komentet bëheshin nga nëna më shumë sesa nga pjestarët e tjerë të familjes.

    Ndjenja e vetbesimit është një karakteristikë që krijohet me vështirësi, thuhet në studim, prandaj një koment apo kritikë pa takt, një fjalë fyese pa qëllim, sjellin pasoja afatgjate në jetën e fëmijëve.


    Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Te dish te flasesh me femijen eshte stil dhe art me vete.. E mira eshte qe cdo prind te jete i vemendshem ne fjalet qe nxjerr ndaj femijeve.. Me mire nje heshtje sesa nje fjale ofenduese ose qe mund ta tronditi femijen ne te ardhmen..

    Nje fjale qe mund te duket mbase e rradhes apo jo shume me vlere vret gjendjen shpirterore dashur padashur te femijes. Madje shpesh here i con ata dhe ne nje mbyllje ne vetvete..

    Davius.. Urime per temen.. Shume interesante..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    Te them te drejten une nuk jam shume dakorde me disa pikpamje te atij artikulli (studimi) qe ju Davius keni paraqitur.
    Shume here studimet nuk dalin efikase vetme per faktin se shume here "kampionet" (Vajzat) nuk jan shume te sinqerta kur merren ne pytje. Ato thojne ate qe duan sociologet te degjojne, pra me pak fjale nuk jan shume bindese keto studime.
    Persa i perket menyres se si nje prind duhet me komunikuar me femin e tij, eshte me te vertet nje sprove e madhe, per cdo kohe.
    Une jam i mendimit ,qe vemijet duhet ti flasesh, ti bertasesh, kur kan gabime, etj.
    Sepse ashtu sic ka shkruajtur zemrushja, "Nje heshtje se sa nje fjal ofendusese, ose mund ta trondit femijen ne te ardhmen.." nuk eshte fare e mire per edukimin e femijes. Gjithnje femijes nuk duhet ti rresh kur te pyet, por edhe pergjigjet duhen te jene pak me te kuptueshme per femijen.
    Po keshtu femijes duhet ti bertasesh, edhe ti gjush nje shuplak, sepse duhet te kuptoj rrolin e prinderit edhe rrolin e tij. Se sipas Psikologeve, sociologeve etj femijes nuk duhet ti vesh dor, prandaj femijet e sotem po i "hipin" ne kalaqaf prinderve, edhe nuk ka me ate rrespekt qe kan patur perpra breza te tjere.
    Davius une prap ju komplimentoj per temen qe keni hapur !
    Te Duash Eshte E thjeshte, Por Te Duan Eshte E Veshtire.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Pervoje personale

    Une jam prind dhe mund t'ju them qe nuk eshte e lehte ti bertasesh apo ti japesh nje shpull by,thve pasi te dhimbet por vjen nje moment qe ata marrin frenat ne dore nga kjo perzemersi prinderore dhe te komandojne ne cdo moment, prandaj aty duhet te nderhysh biles edhe me shuplaka by,thve dhe ti tregosh se duhet te beje ate qe i thua ti, pra duhet ta komandosh ne te kundert e mori ferra uraten.

    Te sillesh me rekomandime socialogesh nuk ja vlen sepse edhe ne kemi karakterin tone, i cili dashje pa dashje del shpesh mbi ne , dhe regullat e sociologeve , dhe femija meson edhe nga kjo . Karakteri i femijes nuk forcohet vetem me perkedhelje pasi neser ne jete kur te marre shpullen e pare do ndihet shum me keq se sa kur ja jep i jati, sigurisht pa egzagjiruar dhe trembur femijen.
    larguar forever

  5. #5
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga dardajan
    Te sillesh me rekomandime socialogesh nuk ja vlen sepse edhe ne kemi karakterin tone, i cili dashje pa dashje del shpesh mbi ne...

    E pra miku im, ketu qendron e gjithe veshtiresia e mundi i rritjes se femijeve...dmth mposhtja e karakterit tone (temperamentit)! Detyrohem te te kundershtoj ne kete aspekt dhe megjithese femija ndryshon nga femija e situata nga situata, prape se prape, po te presesh pak kohe dhe te impenjohesh (impenjohemi) me teper...ndryshimet do jene teper te dukshme! Nuk them qe shpulla nuk duhet perdorur kurre (ka edhe ajo vendin e saj) ama ajo eshte gjeja me e lehte per te bere dhe me e lehta nuk eshte asnjehere me efektivja!

    Femija eshte mrekulli...
    Trajtojini si te tille dhe nese dicka nuk shkon, problemi nuk qendron tek femija, por ne!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    E pra miku im, ketu qendron e gjithe veshtiresia e mundi i rritjes se femijeve...dmth mposhtja e karakterit tone (temperamentit)! Detyrohem te te kundershtoj ne kete aspekt dhe megjithese femija ndryshon nga femija e situata nga situata, prape se prape, po te presesh pak kohe dhe te impenjohesh (impenjohemi) me teper...ndryshimet do jene teper te dukshme! Nuk them qe shpulla nuk duhet perdorur kurre (ka edhe ajo vendin e saj) ama ajo eshte gjeja me e lehte per te bere dhe me e lehta nuk eshte asnjehere me efektivja!

    Femija eshte mrekulli...
    Trajtojini si te tille dhe nese dicka nuk shkon, problemi nuk qendron tek femija, por ne!
    Mir e ke ti miku im , por po te jap nje rast te fresket sot me gocat e mia mbasi lozen gjith diten u futen ne dhome prap duke lozur dhe u perplasen te dyja me koke ku njera çau buzen e tjetra ballin, ju bertita dhe i ndava ne dhoma te vecanta por kur futem te dhoma e njeres shof se kishte marrre ate shkopin qe merr rrabat e kishte hapur ne maksimum dhe qe nga krevati shtypte butonat e televizorit ose fuste kaseten e vidios
    si thu ti ca ti boja i futa nji baston by,thve e nja dy lapra se telekomandat i kan thy baterit i lejn sa anej knej e masanej marrin shkopin per telekomand.

    I sqavora edhe qe po ti futet shkopi brenda e ze korendi etj...

    prandaj them qe noiher edhe duhet sidomos kur jane shume te prape.
    larguar forever

  7. #7
    Femija edukohet shume kohe para lindjes se tij - Muhamedi A.S

    Pra me nje fjale gabimi me i madh i njerezve eshte se mendojne qe femija eshte thjesht nje person i pa rritur i cili nuk kupton shume prandaj gjithcka varet nga ajo cfare i thuhet. Ne fakt nga te gjitha studimet qe kam lexuar dhe nga pervoja e shume njerezve ka rezultuar se femija me se miri di te kopjoj. Dhe ate me se shumti prinderit e tij. Pra nese prindi fyen gjithe diten dhe ne mbremje i thot femies se nuk ben te fyej kjo jep rezultat negativ ne dy kahje. Se pari femija fillon te fyej sepse kopjon dhe se dyti fillon te genjej sepse ka degjuar prindin duke i thene nje te pa vertete.
    Prindi eshte per femijun idol dhe e vetma forme qe ai te jete i edukuar eshte qe prindi te jete i tille dhe pastaj vijne tjerat ato qe i thuhen!

  8. #8
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Komplimente per temen,shume interesante .
    Nga experienca "personale"
    Kur femija lind ai sdi cfare eshte genjeshtra.Kjo eshte e vertete.Me tutje,ka ndodh qe ndonjihere e pyt prindi e i thot, ne nje situate,qe, mos me genje e ? kjo eshte totalisht e gabume.Ja si fillon gabimi qe ne moshen 2 vjec te pakten.Prindi duhet te ket takt e metode ne edukimin e femijes qe sa ai eshte shume i vogel.Se po u be mbi 10vjec eshte shume e veshtire po jo e pamundur te #.
    Por me te eger nuk ben gje tjeter vec largon femijen nga vetja......
    Wild and crazy can't be lazy

  9. #9
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Nuk mendoj dot se nje shpulle eshte efektive per edukimin e nje femije.. ( megjithse njerez jemi dhe ndonjehere "prinderve" u sos durimi ,) Por une personalisht jam kunder dhenies se shpulles.. Me mire tua mbushesh mendjen me te mire femijeve.. Ti je prindi i tyre.. ai eshte femija jot .. pak a shume keni nje gjak.. te njejtat shije ne jete etj etj.. dhe dihet qe prindi aty ku ka gabuar do perpiqet ta keshilloje me te mire femijen.. Por sic e thashe pse duhet ta ofendosh femijen?? Nuk je i zoti ti si prind tia mbushesh mendjen femijes tend me te mire?? Kur behet fjale per femijen tend.. besoj se nervat nuk te shterojne asnjehere...
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    E pra miku im, ketu qendron e gjithe veshtiresia e mundi i rritjes se femijeve...dmth mposhtja e karakterit tone (temperamentit)! Detyrohem te te kundershtoj ne kete aspekt dhe megjithese femija ndryshon nga femija e situata nga situata, prape se prape, po te presesh pak kohe dhe te impenjohesh (impenjohemi) me teper...ndryshimet do jene teper te dukshme! Nuk them qe shpulla nuk duhet perdorur kurre (ka edhe ajo vendin e saj) ama ajo eshte gjeja me e lehte per te bere dhe me e lehta nuk eshte asnjehere me efektivja!

    Femija eshte mrekulli...
    Trajtojini si te tille dhe nese dicka nuk shkon, problemi nuk qendron tek femija, por ne!
    Deus , je bere gje me femi qe paske ndryshuar mendim ? lol

    E vertete eshte femijet jane mrekulli . Lum kush i ka.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2006
    Postime
    61
    Me femije duhet te punohet shume dhe te dish psikologjine e tije por me te duhet te sillet si me te rritur dhe te thuhet qka eshte mire dhe qka e keqe ,pra duhet shume kohe te kushtohet por edhe te tolerosh shume nuk bene se sot eshte nje jete e ndryshme prej prinderve te tane ............

  12. #12
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga dardajan
    Mir e ke ti miku im , por po te jap nje rast te fresket sot me gocat e mia
    Falemnderit per sinqeritetin!

    ...mbasi lozen gjith diten u futen ne dhome prap duke lozur dhe u perplasen te dyja me koke ku njera çau buzen e tjetra ballin, ju bertita dhe i ndava ne dhoma te vecanta...
    Une e konsideroj si veprim te gabuar! E di si? ...duket si qesharake kur e mendon kalimthi por tek femijet cdo veprim qe ushtrohet mbi to, rregjistrohet ne nje qoshe te trurit dhe ne nje kohe heret apo vone, do u shfaqet dhe pervec se do e perdorin vete ne situata te ndryshme, do formoje edhe nje pjese te karakterit te tyre! Vajzat (ti kesh me jete ) jane dy motra dhe motra nuk ka asgje me te afert se motren! Kur bejne nje gabim bashke (pamvaresisht nga diferenca e moshes) duhet te 'denohen' dhe kritikohen te dyja bashke, duhet te mjekohen te dyja bashke, prane njera-tjetres dhe duhen puthur e perkedhelur te dyja ne te njejten kohe sepse...ne kete menyre krijohet ajo 'lidhja' qe i ben te dyja 'nje' ne jete! Eshte nje ndjesi qe me kalimin e kohes u kultivohet me shume ne tru dhe rezultatet do shihen ne te ardhmen...kur ato te kene nevoje per njera-tjetren ose kur ti te kesh nevoje per to!


    ...por kur futem te dhoma e njeres shof se kishte marrre ate shkopin qe merr rrabat e kishte hapur ne maksimum dhe qe nga krevati shtypte butonat e televizorit ose fuste kaseten e vidios
    si thu ti ca ti boja i futa nji baston by,thve e nja dy lapra se telekomandat i kan thy baterit i lejn sa anej knej e masanej marrin shkopin per telekomand.

    I sqavora edhe qe po ti futet shkopi brenda e ze korendi etj...

    prandaj them qe noiher edhe duhet sidomos kur jane shume te prape.

    Te njejtin problem e kam pasur edhe une perpara (sinqerisht)! Videokasetat, televizorat, camerat, laptopi etj, jane gjerat me terheqese per femijet! Jo vetem sepse i terheqin butonat, dritat ose figurat e zerat por me teper sepse i terheq ai reagimi jone, ndalesa per te mos i prekur, gje qe e ben akoma me misterioze dhe akoma me terheqese deshiren per ta exploruar...u know, prohibiten fruit! Na ndodh neve qe na kane dal rrudhat ne ball e po na thinjen floket...nese dikush te thote: Mos e hap ate sirtar, aty te rri mendja tere kohen! Me djalin tim, kur u shfaq ky problem, hoqa prizen nga korenti dhe e lash te luante...pastaj e vura ne korent dhe avash avash fillova ta mesoja sesi nxirret DVD-a jashte e sesi futet brenda...ama nderkohe e rendoja hapesen disi me dore vete dhe i shpjegoja sesa delikate eshte (duke e shoqeruar edhe me mimike fytyre) dhe qe mund te prishet kollaj. Telekomanden e televizorit ja dhashe ne dore nderkohe qe kishte programin e tij te preferuar tek shfaqej dhe prita deri kur te fillonte ta exploronte dhe kur e preku, ndryshoi kanalin...filloi te me kerkonte ta coja ne ate kanal prape (se i dinte bitha qerratait) dhe une ja cova, por ama jo menjehere, por bera nja 10 minuta sikur ishte prishur dhe po harxhoja kohe gjasme ta rregulloja! Ja nderrova kanalin aty ku donte me vone dhe e di cfare? ...qe ate dite telekomanda qendron si gjeja me 'safe' ne shtepine time! Te njejten gje me laptopin. E mesova sesi ndizet! E mesova sesi levizet 'arrow' duke perdorur pointing device etj etj! (sinqerisht per Zotin) ...dhe e di cfare? ...NUK behet fjale ta preke me, pervec kur i kerkoj une ta hape dhe te shtypi butonin per ta ndezur ...dhe e di pse e bej kete? ...Sepse i krijon konfidence, e ben te ndjehet edhe i dobishem por edhe i kujdesshem!

    Prandaj, nese ti do merrje shkopin dhe te uleshe me vajzen e te dy bashke te fillonit e te shtypnit ato butona, aq e ka, iku kurioziteti, do hidhet te zbuloje dicka tjeter, derisa te mbarohen te gjitha e kur te mbarohen, edhe vajza eshte rritur e kupton me teper!

    Une nuk jam rob qe rri shume me femijet, perkundrazi, rri teper pak, ama kur rri me to, dua te s'forcoj veten e tu jap edukimin maksimal! Dikur kam lexuar disa libra te Frojdit e ca tru-gjigandeve te tjere (sa per te heq pordhalitetin te siguroj qe mund te kem lexu vetem nja 10 libra gjithe jeten time lol, prandaj po te flas me modesti) dhe sot mundohem ti aplikoj cdo dite tek femijet e mi!

    Dardajan, te kujtohet kur ke qene femije vet?! Ke ndonjehere momente, kur te vijne ne mendje gjera qe ke dashur qe nena e babai te ti kuptojne, momente kur ke ndjere qe dicka po te mungon, kur nuk po te kuptojne a kur nuk po merr ate qe meriton? ...Kujto femijerine tende (se kemi pasur goxha momente te tilla ne or mik) dhe ndreqi gabimet e prinderve tuaj, duke vepruar ndryshe tek femijet tuaj! Ne kete menyre familja jote eshte me e shendoshe, jeta me e qete dhe e bukur, bota vjen duke u permiresuar...

    Te fola jo per te te dhene mend ty, por per te rikujtuar veten...se nganjehere harrojme dhe dalim prape tek shpulla, grushti e karateja! Te pershendes dhe uroj qe te kesh (kemi) durim ne kete test te natyres qe kemi perpara...

    PINK...hugs for you!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Dardajan, te kujtohet kur ke qene femije vet?! Ke ndonjehere momente, kur te vijne ne mendje gjera qe ke dashur qe nena e babai te ti kuptojne, momente kur ke ndjere qe dicka po te mungon, kur nuk po te kuptojne a kur nuk po merr ate qe meriton? ...Kujto femijerine tende (se kemi pasur goxha momente te tilla ne or mik) dhe ndreqi gabimet e prinderve tuaj, duke vepruar ndryshe tek femijet tuaj! Ne kete menyre familja jote eshte me e shendoshe, jeta me e qete dhe e bukur, bota vjen duke u permiresuar...

    E mer Deus kur isha un i vogel kisha vetem nje top prej lecke pastaj nje top 100 me vrime me vone se ku gjeta nje top tenisi pa push fare, pastaj kishim vetem shkopa cinglash e loje me zara.

    Kurse sot goca ime kur hapja komjuterin me rrinte te koka dhe edhe pse passwordin e hyrjes e kam me 16 shifra te perziera me germa etj i kishte memorizuar dhe i shkruante pak nga pak dhe ma hapi kompjuterin dhe ishte vetem 7 vjec pastaj hap nje loje strategjie dhe luante me te .
    Kur merrte nota jo te mira ne vend qe te mi tregonte mua me kopjoi firmen dhe jo coi mesueses sikur e kisha firmosur une, njeher mori syzet e gruas i vuri ne shkolle pra ne klase dhe i tha mesueses se nuk shof mire nga larg dhe ajo e hengri e cte them tjeter se sme vin ne mend, kurse letore dvd satelitin me Shqiperine videoregjistratorin i ka bere si loje cele e myll ka karta bianka megjithse ne fillim ne vend te kasetes fuste monedha metalike dhe ma dogji ku i ri dot nga pas une atyre gjith diten, po te ishin gjysherit ketu po.
    Nuk e di a jane te gjith femijet keshtu por shoh kta Italjonet e me duken shume me te qete.
    Nejse fajin e ka edhe gruja ajo si ka prekur kurre asnjeher me dore por me therrret mua gjithmon per te vene rregull , dhe jane raste sporadike apo te rralla si i thone .

    E di pse kam dy femi , sepse kur u rrit goca e pare donte te lozte me mua me kukulla etj... Grua i thash shpejt e shpejt te bejme tjetrin te lozin bashke se skam kohe dhe moshe une te loz me kukulla me gocen dhe ashtu u be por me shum zihen se lozin ose lozin edhe zihen por edhe duen shume por me sa shoh duhet me bo nji tjeter qe te zbuten pak dhe te lozin me te por nuk nigjo mo gruja qefi ja ka po ta.jarja sja ma.

    Ja dhe nje fakt dashurie:
    Para disa ditesh me hyni nji gozhde ne kembe ne pune dhe nuk ecja dot rregullisht , keshtu qe kur shkova ne shtepi gocat me pane dhe thirren mamin ajde ajde se babi eshte plagosur, dhe nuk ecen dot por nderkohe kisha hyre ne shtepi dhe pasi u ula gocat kerkuan te shikonin kemben qe ishte nje vrime e vogel ne dukje por qe brenda kishte prekur nje muskul
    dhe nuk me lejonte levizjen normale te shputes ato filluan te puthin kemben sic beja une me plaget e tyre kur vriten dhe me than tani cohu dhe ec njiher te shofim se u sherove apo jo dhe un me pak sforcim u mundova te hec normal dhe te kercej se perndryshe fillonin te qanin, pastaj shkuan te flinin kurse une i bera ato marifetet e mia dhe te nesermen shkova ne pune megjithse u deshen plot tre jave qe te sherohej plotesisht.

    Duke perfunduar dua te them qe ne familjen time zoteron dashuria midis nesh por edhe zeniet apo ndonje shpull by,thve eshte pjese e dashuris e shprehur ne menyr tjeter.

    Ju lexoj me gjith qef dhe respekt

    Dardajan
    larguar forever

  14. #14
    @hermes Maska e Avduli
    Anëtarësuar
    16-08-2006
    Vendndodhja
    shqiperi
    Postime
    132
    Zemrushja boten e femijeve e keni shume te lezetshme uroj qe te kesh femije te bukur

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Faleminderit Davius: informacion interesant pasi une nuk e di sa femije kam

  16. #16
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga dardajan
    .

    Duke perfunduar dua te them qe ne familjen time zoteron dashuria midis nesh por edhe zeniet apo ndonje shpull by,thve eshte pjese e dashuris e shprehur ne menyr tjeter.

    Ju lexoj me gjith qef dhe respekt

    Dardajan
    Shpulla nuk eshte fare pjese e dashurise.
    Edhe tu "thafte dora". Ke kalamajte ( sidomos gocat ) e gjen ?
    Kush rreh femijet, qofte edhe nje shpulle byceve, ne hell do shkoje, po he !



    Dardajan, a tu bene domatet?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  17. #17
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ndjenja e vetbesimit është një karakteristikë që krijohet me vështirësi, thuhet në studim, prandaj një koment apo kritikë pa takt, një fjalë fyese pa qëllim, sjellin pasoja afatgjate në jetën e fëmijëve.
    Femija eshte ne fazat e krijimit te personalitetit dhe çdo grimce presioni ndikon ne te.
    Ndoshta edhe pa dashur prinderit na kane thene diçka (ne nerva e siper) mirepo kur rritesh sado qe e kupton (arsyen) pse ta ka thene , ajo fjale nuk te hiqet prej mendjes. Mund ta quaj nje brenge , qe kushedi sa i torturon femijet ne vetvete.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  18. #18
    paqe Maska e Isra
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    24
    Pershendetje!

    Une kam nje djale 3 vjec dhe eshte i lidhur shume pas meje, kur mesohe tme mua ne shtepi kur jam me pushim mezi c'mesohet prape qe te me lere te iki ne pune, eshte shume qaraman, tekanjoz, i perkedhelur se ia plotesojme te gjitha. Une ne fakt shpeshhere e humbas durimin dhe e qelloj nga kembet, por prape ai egersohet edhe me shume. Ka nje frike se une mos iki. Gjate periudhes se shtatzanise une kam pasur ankthe se mos e humbas, ndoshta ai tani ka te njejten ndjesi se mos i largohem, thjesht nuk po di si te sillemi me kete femije, qe i japim shume dashuri ne familje dhe na duket sikur na ka hipur mbi qafe duke ia plotesuar tekat. Mua jane duke me shteruar nervat me te qarat e tij kot se koti..((
    Kujtimi i lumturisë nuk të sjell më lumturi, kujtimi i dhimbjes të sjell përsëri dhimbje”

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar më parë nga Isra Lexo Postimin
    Pershendetje!

    Une kam nje djale 3 vjec dhe eshte i lidhur shume pas meje, kur mesohe tme mua ne shtepi kur jam me pushim mezi c'mesohet prape qe te me lere te iki ne pune, eshte shume qaraman, tekanjoz, i perkedhelur se ia plotesojme te gjitha. Une ne fakt shpeshhere e humbas durimin dhe e qelloj nga kembet, por prape ai egersohet edhe me shume. Ka nje frike se une mos iki. Gjate periudhes se shtatzanise une kam pasur ankthe se mos e humbas, ndoshta ai tani ka te njejten ndjesi se mos i largohem, thjesht nuk po di si te sillemi me kete femije, qe i japim shume dashuri ne familje dhe na duket sikur na ka hipur mbi qafe duke ia plotesuar tekat. Mua jane duke me shteruar nervat me te qarat e tij kot se koti..((
    plotesimi i tekave nuk eshte dashuri.

    mire do ishte, nese fillon e qan per plotesim tekash, ta lini te qaje, por gjithmone ne heshtje d.m.th pa i folur, duke i qendruar sa me prane. dikur do lodhet e do pushoje. eshte veshtire ne fillim, por me mire se cdo permbushje teke a bertitje, a dhune fizike. mire do ishte t'a afroni sa me pare me njerez te tjere. mire do ishte te kalonit sa me shume kohe me te jashte duke luajtur me femije te tjere. mire do ishte - brenda mundesive - edhe ndonje kafshe e urte shtepiake.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    se po them edhe une nja dy fjale

    se pari desh na pelqeu desh jo,femija eshte rreflektim i kultures se prinderve,dmth ne daq ta shofesh veten ,shif pak femiun tende.

    se dyti mendoi se metoda me e mire e edukimit te femijve eshte duke i vene para shkalles se pergjegjesis.
    Ndoshta ju duke e pakuptushme ne fillim po ka shum efekt nese e provoni.
    Dmth ta "rrahni duke e lavderuar" kete taktik ta themi e kam pare te prinderit e mi, kur benim gabim gjdo here na terhiqnin vrejtjen duke na lavderuar psh efekt te shendosh te femija,as nuk te komplexon ,por njekohesisht te vetdijson per gabimin) : caaaa te thon ai me i miri i klases nuk paska punuar detyrat, ose ose do te shkosh ketu,ok shko se ti e di ne duhet te jesh aty apo,ose ose te gjith do te thon djali-vajza i mesuesit paska bere kshu,ose une e di se ti nuk e bene ket,e di ca femije te mire kam.

    dmth vehet femija para pergjegjesis duke ju pershtatur moshes qe ka.

    edhe kjo,nje femije nuk mund te edukohet ne rruge,e kote te ja korigjosh sjelljen vetem per nja 2-3 here ,nese nuk e mban afer dhe nuk ja kushton nje pjese te kohes tende atij,edhe ja ke borgj.


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  2. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  3. Ndal! Punes Dhe Trafikut Te Femijeve Ne Shqiperi
    Nga StormAngel në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-10-2004, 04:45
  4. Raporti i UNICEF-it për trafikimin e fëmijëve shqiptarë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •