Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 130
  1. #1
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Ikja e trurit--vetem 5% e te diplomuarve jashte ndodhet ne vend

    Studimi, largimi i trurit dhe qytetareve te kualifikuar nga Shqiperia fenomen ne rritje. 20 mije studente arsimohen jashte .Vetem 5% e studenteve shqiptare te arsimuar jashte vendit, kane pranuar se do te kthehen ne Shqiperi menjehere sapo te mbarojne studimet, nderkohe qe pjesa tjeter eshte kunder ketij vendimi.

    Sipas te dhenave nga IOM, 40% e akademikeve shqiptare jane larguar nga Shqiperia qe nga viti 1990 deri tani. Organizata nderkombetare e emigrimit, 20% e emigranteve shqiptare jane larguar nga vendi per ne shtetet e huaja

    Studimi i hartuar nga organizata nderkombetare e emigrimit per largimin e trurit ka nxjerr ne dukje se vetem 5% e studenteve te cilet diplomohen jashte Shqiperise do te kthehen ne atdhe. Ndersa pjesa tjeter ka refuzuar te kontribuoje per te vendin e origjines, duke pranuar me mire te qendroje diku tjeter per nje te ardhme me te mire.

    Fenomeni i largimit te trurit dhe qytetareve te kualifikuar nga Shqiperia eshte nje dukuri qe vazhdon te marre permasa te medha. Ky eshte konkluzioni i studimit te realizuar nga IOM lidhur me fenomenin e emigrimit ne shoqerine shqiptare. Ne kete menyre jane paraqitur shifra alarmante per largimin e trurit nga Shqiperia ne raportin e hartuar nga organizata nderkombetare e emigrimit.

    Afersisht mbi 20 mije student arsimohen jashte vendit. Pjesa me e madhe e studenteve shqiptare eshte e perqendruar ne shtete si Italia, Greqia dhe Rumania . Sipas te dhenave te studimit, largimi i trurit nuk perfshin vetem akademiket, por edhe tendencen e studenteve per te mos u kthyer ne atdhe pas perfundimit te arsimit te larte jashte vendit.

    Studimi tregon se shume nga te rinjte qe studiojne jashte vendit mendojne te largohen per nje kohe te gjate, ne mos pergjithmone.
    Ne lidhje me fenomenin e largimit te trurit, studimi thekson se deri tani nuk jane marre politika konkrete per favorizimin e kthimit te qytetareve te kualifikuar ne vendlindje.

    Shqiperia eshte nje nga vendet me nivel te larte te flukseve te emigrimit ne bote ku, pergjate me shume se nje dekade, rreth 20 % e popullsise rezulton e larguar nga vendi. Nga studimi i realizuar nga IOM lidhur me fenomenin e emigrimit ne shoqerine shqiptare, rezulton se rreth 1.093.000 emigrante shqiptare jane perqendruar kryesisht ne Greqi, Itali, Gjermani, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Angli, Belgjike, France, Kanada, Zvicer, Austri, Vendet e Uleta dhe Turqi.

    Studimi tregon se fenomeni i largimit te trurit, i cili filloi ne 1990, vit kur 40 % e arsimtareve dhe studiuesve u larguan nga vendi, eshte i perqendruar kryesisht ne Kanada, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Gjermani. Nga studentet e diplomuar jashte Shqiperise vetem kane mundur te bejne konvertimin e diplomave.

    Pedagoget
    Thithja e “trurit” eshte konsideruar si nje nga prioritet e qeverise shqiptare. Statistikat tregojne nje shifer alarmante te largimit te trurit nga Shqiperia. Kryesisht eshte shume shqetesuese fakti qe largimi i trurit eshte bere nga institucionet shkencore.

    Sipas te dhenave te mbledhura nga organizatat jo qeveritare dhe nga PNUD i, qe nga viti 1991 deri ne vitin 2005, mbi 40% e pedagogeve shkencore ne Shqiperi, kryesisht te rinj dhe te kualifikuar ne vendet e Evropes Perendimore dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane larguar nga Shqiperia ne drejtim te vendeve perendimore.

    Rreth 71.4% e tyre kane emigruar se bashku me familjen qe do te thote se kane ikur per te mos u kthyer me ne Shqiperi. Ndersa nga 40% i kuadrove te larguar, 47.3% e tyre i perkojne nje moshe te re, nga 25 35 vjeē. Largimi i njerezve te kualifikuar nga Shqiperia vazhdon te jete nje problem shqetesues ne vendin tone.

    Puna
    Largimi i te diplomuarve me tituj nga Shqiperia tashme eshte bere i ditur qe prej kohesh ne vendin tone dhe eshte pare me syrin shqetesues. Ky fenomen ka pesuar rritje nga njeri vit ne tjetrin. Po ku punojne keta njerez te cilet jane me shume te dhene per te emigruar ne vendet perendimore.

    Sipas te dhenave nga dy organizatat me te medha ne vendin tone, IOM dhe PNUD, keta persona “braktisin” diplomat dhe profesionet e tyre per te punuar ne pune te ndryshme jashte specialitetit per te cilin ata kane mbaruar.

    IOM ka konstatuar ne raportin e saj per largimin e trurit se ne shumicen e rasteve keta njerez nuk punojne ne profesionin e tyre, por bejne pune te rendomta, vetem per te pasur nje te ardhme larg Shqiperise dhe nje rroge te mire per te perballuar jetesen.


    Shkaqet
    Jane te ndryshme shkaqet qe kane detyruar nje pjese te mire te arsimtareve te braktisin vendin e tyre. Deshira per te pasur nje rroge me te mire i ka detyruar ata te jene shume larg profesionit te vertete. Deshira per te pasur kushte me te mira te jetes dhe te ardhura me shume ne xhepa ka qene subjekti kryesor per t`u larguar nga vendi.

    Perveē ketyre arsyeve ne raportin e hartuar nga organizata nderkombetare e emigrimit thuhet se sigurimi i jeteses ka detyruar nje pjese te mire te shqiptareve te largohen pergjithmone nga vendi i tyre i origjines.

    Nje tjeter faktor qe ka ndikuar ne vendimmarrjen e tyre ne lidhej me largimin eshte edhe paqendrueshmeria politike dhe kushtet e veshtira ekonomike. Gjithashtu, nje e ardhme me e mire per femijet e tyre ka qene nje force e forte bindese per te braktisur atdheun dhe punen e rehatit, per te punuar ne Kanada apo Amerike ne nje profesion te ēfaredoshem, pa u menduar gjate.


    Projekti “Kthim”
    PNUD nepermjet programit per thithjen e trurit do te motivoj shqiptaret per nje jete produktive ne Shqiperi. Ky proces do te zgjas 48 muaj dhe do te financohet nga PNUD dhe qeveria shqiptare, ku bashkepunetor do te jete edhe fondacioni SOROS.

    Do te hapet nje “data base” , baze te dhenash ne nje web site te veēante ne muajin shtator, por do te nxirren lajmerime edhe ne web site e kryeministrise apo edhe te PNUD it para shtatorit. Ky do te jete i vlefshem online, i ndare ne grupe specialitetesh, i cili ne te ardhmen do te sherbeje edhe si portal midis Shqiperise dhe Diaspores per vende pune.

    E veēanta eshte se kjo nderhyrje behet me ndihmen e qeverise shqiptare qe mban edhe vulen e ketij projekti. Nje person qe eshte i kualifikuar dhe nuk deshiron te shkeputet ne menyre permanente nga puna dhe vendi tek i cili ai jeton dhe banon do te kete menyra te tjera.

    Ata do te kene mundesi te vijne ne Shqiperi per nje periudhe 3 4 mujore, dhe pagesa e udhetimit do te paguhet nga fondet e vendosura ne dispozicion te ketij projekti.

    Punet e rendomta
    Duke iu referuar shifrave jo zyrtare mendohet se numri i shqipatreve te punesuar ne institucionet akademike jashte shtetit shkon deri ne 200 persona. Sipas statistikave te marra nga PNUD, vetem 200 Shqipatre punojne ne institucionet akademike jashte Shqiperise, nderkohe qe pjesa tjeter pavaresisht diplomes punojne ne pune te rendomta, te ngarkuar vetem nga deshira per t`u mos u kthyer ne vendin e origjines.

    Kryesisht pjesa me e madhe e tyre ndodhen ne universitetet amerikane, angleze, italiane dhe gjermane. Jane pikerisht keto vendet qe kane qene me atraktive ne terheqjen e trurit nga vendi yne. Ndersa vende si Greqia nuk shquhen per largimin e kuadrove pasi ne shtete te tilla shkojne me shume emigrante me arsim jo te larte.

    Nga studimi i realizuar nga IOM lidhur me fenomenin e emigrimit ne shoqerine shqiptare, rezulton se rreth 1.093.000 emigrante shqiptare jane perqendruar kryesisht jashte vendit.

    Vendet
    Ku ndodhen te diplomuarit e larguar nga Shqiperia? IOM, ne raportin e saj tregon se ata ndodhen kudo. Shqiperia eshte nje nga vendet me nivel te larte te flukseve te emigrimit ne bote ku, pergjate me shume se nje dekade, rreth 20 % e popullsise rezulton e larguar nga vendi.

    Nga studimi i realizuar nga IOM lidhur me fenomenin e emigrimit ne shoqerine shqiptare, rezulton se rreth 1.093.000 emigrante shqiptare jane perqendruar kryesisht ne shtete si Greqi, Itali, Gjermani, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Mbreterine e Bashkuar, Belgjike, France, Kanada, Zvicer, Austri, Vendet e Uleta dhe Turqi.

    Deshira pe rte emigruar ne vendet perendimore ka pushtuar me shume shqiptaret me diplome dhe me tituj shkencor, nderkohe qe njerezit e thjeshte me arsim te mesem dhe 8 vjeēar kane zgjedhur per te emigruar vende si Greqia dhe Italia. Aktualisht jashte kufijve te Shqiperise ndodhen mbi 1 milion shqiptar.

  2. #2
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Ata do te kene mundesi te vijne ne Shqiperi per nje periudhe 3 4 mujore, dhe pagesa e udhetimit do te paguhet nga fondet e vendosura ne dispozicion te ketij projekti.


    S'jam e sigurte nese thojne per 3-4 muaj, por nese eshte keshtu me gjithe qejf rikthehesha per te punuar. Me vjen keq qe Projekti “Kthim” do 4 vjet te organizohet sepse tani ne jeten time eshte kohe e pershtatshme per te shkuar me pune ne Shqiperi.

    Projekti "Kthim" me duket nje ide shume e mire, e besoj qe do kete sukses. Pagesen e udhetimit s'kane rendesi ta paguajne, por te pakten dhomen apo vendi i jeteses te jete i mire.

    Me beri pershtypje dicka ket artikulli, folen per shkenctare qe jane larguar, "Kryesisht eshte shume shqetesuese fakti qe largimi i trurit eshte bere nga institucionet shkencore." C'fare lloj pune bejne ne Shqiperi shkenctaret? Meqe dega qe mbarova eshte e tille, por pervec mesuese dhe "research" (zbulime per mjeksine) eshte e veshtire te gjesh pune tjeter ketu ne USA. Nejse, se ne 4 vjet do jem ne drejtim tjeter, por nga kurioziteti po pyes.


    Besoj qe studentet me te rendesishem per Shqiperine do jene ata te deges se Biznesit dhe Inxhinieret. Shpresoj qe Projekti "Kthim" ti japi me shume privilegj ketyre studentave.

    Mbare e mire, dhe shpresoj te realizohet Projekti, eshte dicka shume e dobishme per shtetin tone.

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nese ne vende tjera ndodh largimi i trurit per shkak se vendet me te pasura thithin trurin e vendeve me te varfra duke u ofruar rroga me te larta apo jetese me te mire akademikeve te vendeve te varfra, ne Shqiperi truri jo vetem qe nuk afrohet me ane te rrogave apo kushteve por ajo qe eshte me e keqja eshte se truri ketu shkelmohet dhe detyrohet te largohet.
    Trurit te Shqiperise i behet jeta e pamundur duke u nxjerre lloj lloj pengesash dhe nganjehere edhe kercenime me qellim qe te largohen nga Shqiperia.
    Truri ketu nuk largohet por shtyhet qe te ike...

  4. #4
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Truri?

    Citim Postuar mė parė nga Edvin83

    Trurit te Shqiperise i behet jeta e pamundur duke u nxjerre lloj lloj pengesash dhe nganjehere edhe kercenime me qellim qe te largohen nga Shqiperia.
    Truri ketu nuk largohet por shtyhet qe te ike...
    Kjo eshte mese e vertete. Di me shume se 5 histori personale te "trurit" qe eshte kthyer ne Shqiperi dhe eshte perpjekur te sjelle dicka perendimore ose qofte dhe nga vende lindore tip Rumani qe jane me te zhvilluara se Shqiperia. Keta individe vec sorrollatjeve teknike per te kthyer diplomat ne diploma shqiptare se shkolla tone eshte shume e forte; kemi sistemin rus ne; kane patur sorrallatje me licensat.

    Me pas kane filluar kercenime nga kolege, qe ndjehen te kercenuar se keta te rinj do ju marrin pune dhe biznesin. Mbi keta individe eshte hedhur balte pavaresisht se doktoret ne Shqiperi vazhdojne akoma te marrin 10 me shqerra, patate dhe veze; se keta te rinj te edukuar jashte shtetit jane te paafte. Dhe doktor Adhamudhi qe ka emer se ka 30 vjet qe eshte doktor, okulist, dentist, e te tjera eshte me i mire se nje doktor, dentist a okulist qe ka mbaruar shkollen jashte. Adhamudhi ka lexuar nje reviste shkencore ne vitin 1984 kurse i riu e ka lexuar me 2006 dhe vazhdon te lexoje; Adhamudhi praktikon teknika te viteve 80 ose 90 ndersa i riu me teknika te 2000 dhe 2005 eshte i prapambetur.

    Fatkeqesisht ne Shqiperi me kalimin e kohes po mbeten gjithmone e me shume "te pa afte" si per te menduar dhe per te punuar. Njeriu ka nevoje te punoje ne nje vend ku puna e tij jo vetem vleresohet por ka edhe 4-5 njerez te nivelit te tij me te cilet mund te beje nje bisede.

    Kur te gjithe ikin nga nje vend; kur pranon te punosh ne piceri me mire se mesues kjo tregon dicka. Merr at $ 6 a $ 8 ne ore ne piceri dhe i ke me djersen e ballit dhe nuk te shikon njeri shtrember. Ne Shqiperi mqse nuk jeton dot me $ 150 qe merr mesuesi ne muaj detyrohet te hape nje kurs privat; a te shese notat. E ka thene Darvini: Njeriu do te mbijetoje. Sa te mbijetoje me frike dhe qe nje dite do veje X ose Y me kallash te kerkoje 10 kur nuk meriton as 5 thote mesuesi i shkrete me mire me ajvane te huaj se me friken dhe presionit e jetes ne Shqiperi.

    Kthimi i TRURIT ne Shqiperi me duket akoma nje ide qesherake. Ndoshta eshte nje projekt qe te marre ndonje femije tjeter ministri a deputeti nje pozicion te mire pune. Nje pune ne te cilen po punove vete kursen afer $ 80, 000 ne vit. Ne fillim duhet te ndale eksodi; pastaj te filloje rikthimi. Edhe sikur te kthen 20% nqse studentet ikin me shumice pakica qe kthehet do mbetet si peshku pa uje.

    Nuk e di sa i vertete eshte lajmi po lexova ne Shekulli para disa ditesh se ne nje vit rotacion jane pushuar mbi 10,000 veta ne shtet kryesisht per arsye politike dhe jane zevendesuar me te "PAAFTE". Njerez qe nuk kane as arsimin e duhur dhe as eksperience ose nje pergatitje per te kryer pune ne menyre eficente (produktive).

    Ne Amerike thuhet: Je aq i mire sa ata qe jane poshte teje. .

    E zeme se u bere dhe drejtor drejtorie kur ata poshte jane nje tufe me dembela qe duan te pine kafe dhe te rrine ne klub 6 ore nga 8 a sa punohet ne Shqiperi lind pyetja: Cfare do te arrish ti?

    Pesimisti eshte nje optimist i stazhonuar; megjithate shpresa vdes e fundit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Isomer937 : 14-08-2006 mė 13:38
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  5. #5
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Isomer,
    Fillimi i c'do projekti kudo te jete, s'eshte e lehte, megjithese ne rastin e Shqiperise shume me e veshtire...por besoj qe shteti yne ka njerez me mend e nuk e kane te gjithe mendjen per kafe-llafe. Thua qe shpresa vdes e fundit, shume here eshte perseritur kjo thenie, dhe me kete menyre te mendit deri ne vdekje do presim per nje Shqiperi si ne enderrat tona.
    Po ke te drejte, mentaliteti eshte per te ardhur keq e do mbetet i tille nese dhe diaspora te cilet kane mundesine per te studiuar dhe hapur horizontin e mendimeve nuk ben gje. Sigurisht qe shteti Shqiptar nuk do perparohet shume me ndihmen e diaspores, por besoj qe ne mundemi te kontribojme duke diskutuar me njeri-tjetrin per ide, mendime te ndryshme....e mbase, mbase kjo semundja e pesimismit qe ka populli Shqiptar sherohet.

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    U bene 16 vjet me te njejtat fjale e premtime e pallavra qe perseriten e perseriten por prape vendi ngelet vend numero, asgje nuk ndryshon.
    Kush kthehet dhe mundohet te fuse mendimin e perparuar perendimor luftohet dhe detyrohet te ike nga keta te vjetrit qe jane ende me mentalitetin marksisto-lindoro-ballkanino-shqiptar. Problemi eshte se qeverite shkojne e vijne por drejtuesit jane pak a shume te njejte dhe te dale nga i njejti brum pa dallim se cfare e quajne veten ata.
    Pra, problemi qendron te kjo shtrese qe jane ngulur e nuk po shkulen sepse karrikja po u duket e embel dhe do te luftojne deri ne fund qe mos t'i zbresin.
    Por une jam shume optimist sepse keta i bene varrin vetes duke nenshkruar qe te futen ne BE dhe tani jane te detyruar qe ne nje kohe te shkurter te fillojne implementimin e aquis communitaire qe do te thote pershtatja e ligjeve dhe rregullave sipas BE-se dhe shkalle shkalle vendosjen e rregullit strikt ne Shqiperi.
    Nese kjo do te arrihet atehere nuk do te mund me te bejne sic kane dashur deri tani duke qene vete ligj e vete Maliq, kur kjo te arrihet atehere ata qe kane edukimin perendimor do te hyjne ne loje e do ta cojne perpara Shqiperine, nuk do te bejne me ligjin kapot e te fortet...
    Une kam shume shembuj te atyre qe u khtyen per te zhvilluar Shqiperine por ose u hoqen nga postet sepse u pane si rrezik nga te vjetrit ne keto poste, ose u kercenuan te linin Shqiperine sepse keta te diplomuar jashte nuk mund ta konceptonin qe nese e lufton korrupsionin deklarohesh si rrezik publik dhe ketu korrupsioni vleresohet si dicka e mire...fatkeqesisht!

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Thithja e trurit

    Eduard Zaloshnja

    Gazeta Shqip

    Njė nga programet me emėr anglez tė iniciuara nga qeveria shqiptare, ėshtė ai qė quhet "Brain Gain". Ky term ėshtė njė antitezė rimuese e termit "brain drain" (pėrkthimi fjalė pėr fjalė: rrjedhje e trurit), qė pėrdoret pėr fenomenin e largimit nga vendet nė zhvillim tė njerėzve tė shkolluar, ose tė moskthimit nė atdhe tė atyre qė shkollohen nė vendet e zhvilluara. Pra, programi i qeverisė shqiptare, i mbėshtetur edhe nga PNUD-i, synon thithjen e "trurit", i cili nė 18 vjetėt e fundit ka rrjedhur si njė lumė i madh jashtė Shqipėrisė.

    Nė planin afatmesėm tė programit "Brain Gain", parashikohen bursa pėr tė gjithė ata studentė qė do tė fitojnė tė drejtėn e studimit nė njė nga dhjetė universitetet mė tė kuotuara tė botės. Kushti qė kėta studentė ta marrin bursėn ėshtė kthimi nė atdhe pas mbarimit tė studimeve. Gjithashtu, njė tjetėr lajm i mirė nė kuadėr tė programit "Brain Gain" vjen pėr ata qė duan tė punėsohen nė administratėn shtetėrore, pasi qeveria ka ēelur fonde pėr funksionimin e njė faqeje nė internet qė do tė shėrbejė si njė "supermarket" i vendeve tė punės pėr tė gjithė ata qė synojnė tė kthehen nė atdhe. Nė tė publikohen tė gjitha pozicionet e reja qė hapen nė institucionet shtetėrore.

    Deri kėtu, bukur fort! Por ē‘ndodh nė realitet me njė njeri qė ka kryer studimet nė njė universitet perėndimor me emėr dhe qė synon tė fillojė punė nė njė nga pozicionet e ofruara nga administrata shtetėrore? Pengesa e parė e madhe, madje shumė e madhe, ėshtė certifikimi i diplomės nė Ministrinė e Arsimit nė Tiranė. Dhe ky proces mund tė zgjasė edhe mė shumė se dy vjet. Po, e lexuat saktė - mė shumė se dy vjet! Nga e di unė kėtė gjė? E kam provuar nė kurrizin tim...

    Pas 16 vjetėsh studimi e pune shkencore nė SHBA, nė janarin e 2008-ės vendosa qė njė pjesė tė 24 orėve tė ditės t‘ia dedikoj punės pėr njė institucion shqiptar nė Tiranė, ndėrkohė qė do tė vazhdoja punėn nė distancė pėr institutin amerikan nė tė cilin kam punuar 10 vjetėt e fundit. Kur fillova punė nė institutin amerikan, shefi im nuk mė kėrkoi as diplomėn, as listėn e notave, dhe as kopjen e disertacionit. Ai thjesht u fut nė faqen e internetit tė universitetit ku jam doktoruar, gjeti atje tė gjithė informacionin qė i nevojitej, i telefonoi udhėheqėsit tė disertacionit tim pėr t‘i marrė njė opinion rreth meje dhe nė pėrfundim mė ofroi vendin e punės.

    Ndėrsa kur erdha nė Tiranė, punėt ishin ndryshe. "Tė duhet tė certifikosh doktoraturėn nė Ministrinė e Arsimit, pėrndryshe nuk ta njeh njeri kėtu", mė tha ime motėr. Me pėrvojė nė kėtė proces (sepse e bija kishte kaluar mė parė nėpėr tė), ajo mė dha listėn e dokumenteve qė duheshin pėr plotėsimin e dosjes sė aplikimit pėr certifikim. Pėrgatitja e dosjes nga unė zgjati vetėm njė javė. Pas dorėzimit tė saj, hamendėsova, punėt duhet tė ecnin shpejt. Hamendje e gabuar! Kanė kaluar 20 muaj qė atėherė dhe dosja ka ngecur nė vend.

    Fillimisht shqyrtimi i dosjes u vonua pėr hir tė njė faksi. "I kemi dėrguar njė faks departamentit ku ke mbaruar studimet, por akoma nuk na janė pėrgjigjur", mė tha njė nėpunės i Ministrisė sė Arsimit, kur u interesova pėr fatin e aplikimit tim.

    Fill pas komunikimit me nėpunėsin e Ministrisė sė Arsimit, kontaktova sekretaren e departamentit ku jam doktoruar, e cila mė tha se nuk kishte marrė ndonjė faks nga Ministria e Arsimit tė Shqipėrisė. Sidoqoftė, ajo u tregua e gatshme tė dėrgonte njė letėr zyrtare me faks, nėpėrmjet sė cilės tė vėrtetonte atė gjė qė tashmė e kishin vėrtetuar letra e pranimit nė programin e doktoraturės, diploma, lista e notave, si dhe disertacioni (tė cilat flinin nė dosjen qė kisha dorėzuar nė ministri). "Kemi provuar ta dėrgojmė letrėn me faks 20 herė, por numri i faksit tė ministrisė na del gjithnjė i zėnė, nė ēdo orė tė ditės e tė natės", mė shkroi pas ca ditėsh ajo. "Dėrgojeni me postė, s‘kemi ē‘bėjmė", iu pėrgjigja, duke shpresuar se njė ditė letra do tė mbėrrinte nė ministri...

    Dhe a do tė mbaronte kalvari i certifikimit me mbėrritjen e letrės? Padyshim qė jo. Sepse pastaj do tė pritej radha qė dosja tė analizohej nga njė komision, i cili do tė vendoste nė se doktoratura e mbrojtur nga unė nė SHBA ėshtė e vlefshme pėr nė Shqipėri. Dhe sa mund tė zgjasė radha pėr t‘u futur dosja nė komision? Njė vit ka kaluar qė prej marrjes sė asaj letrės prej departamentit ku jam doktoruar, "por ka raste qė radha mund tė zgjasė edhe dy vjet", mė tha dikush qė i di mirė sesi shkojnė punėt nė atė komision...

    Kjo historia ime me certifikimin e doktoraturės ėshtė pak e veēantė pėr faktin se mua mė ka rastisur tė kem komoditetin e vazhdimit tė punės nė distancė pėr institutin amerikan ku kam punuar 10 vjetėt e fundit. Pra, zvarritja e certifikimit nuk mė lė pa bukė. Por shumė tė tjerė mund tė mos e kenė kėtė komoditet. Tė tėrhequr nga programi "Brain Gain", ose thjesht nga malli pėr mėmėdhenė, ata mund tė jenė kthyer, por tė sfilitur nga procesi burokratik i certifikimit tė diplomave dhe nė pamundėsi pėr tė punuar nė distancė, ata mund tė kthehen nė vendet nga kanė ardhur. Dhe atje nuk kanė nevojė tė certifikojnė diplomat, ndėrkohė qė vendet e punės i gjejnė shumė mė lehtė dhe paguhen shumė mė mirė se nė Shqipėri.

    Me pak fjalė, edhe atė pak "tru" qė thithim, shpejt e shpejt e rrjedhim...

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Eshte nje fatkeqesi e madhe , me e madhe sa qe paramendohet dhe shihet ne realitet. Tere perendimi po vuajn per shkak te mungeses se kuadrove akademike, dhe pergatisin programe dhe strategji te ndryshme per mes bursave qe ti joshin te rinjt per te studjuar, ndersa tash Shqipria dhe Kosova pergatisin surpriza per perendimin dhe ua dergojn si produkt neto kuadrot tona akademike.

    Para ca ditesh ndegjova nje koleg te sapo diplomuar ne fushen e Mjeksis se pergjithshme, se eshte duke ndjekur nje kurs intenziv te gjuhes gjermane, me qellim qe te shkoj ne gjermani per te punuar. Poashtu ky me tha se ne Gjermani koheve te fundit mungesa e mjekeve eshte shume e madhe, sa qe nese deshiron te kerkoj dikush nje mjek duhet te udhetoj me kilometra per ta gjetur. D.m.th ne Gjermani ka munges mjaft te madhe te mjekeve (noshta nje reklam per kete fenomen qe te shkojn mjeket tan), kjo eshte pikerisht sepse Rinia gjermane dita dites po e braktis Univerzitetin.

    Dhe realisht si thon : "Kur ke mashen , pse me djeg Doren" ,keshtu eshte edhe per Shtetet e Perendimit, qe ta luajn kete Politike te qelluar dhe te marrin kuadro te gatshme nga ne dhe te mos e lodhin koken fare , duke pergatite strategji me qellim per te joshur rinin e tyre per te studjuar.

    Keshtu eshte kur shteti jon , ne vend se te te qmoj dhe vlerson neper Konkurse ,te shpall lufte me korrupsion dhe ta drejton gishtin kah emigrimi.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Eshte nje fatkeqesi e madhe , me e madhe sa qe paramendohet dhe shihet ne realitet. Tere perendimi po vuajn per shkak te mungeses se kuadrove akademike, dhe pergatisin programe dhe strategji te ndryshme per mes bursave qe ti joshin te rinjt per te studjuar, ndersa tash Shqipria dhe Kosova pergatisin surpriza per perendimin dhe ua dergojn si produkt neto kuadrot tona akademike.

    Para ca ditesh ndegjova nje koleg te sapo diplomuar ne fushen e Mjeksis se pergjithshme, se eshte duke ndjekur nje kurs intenziv te gjuhes gjermane, me qellim qe te shkoj ne gjermani per te punuar. Poashtu ky me tha se ne Gjermani koheve te fundit mungesa e mjekeve eshte shume e madhe, sa qe nese deshiron te kerkoj dikush nje mjek duhet te udhetoj me kilometra per ta gjetur. D.m.th ne Gjermani ka munges mjaft te madhe te mjekeve (noshta nje reklam per kete fenomen qe te shkojn mjeket tan), kjo eshte pikerisht sepse Rinia gjermane dita dites po e braktis Univerzitetin.

    Dhe realisht si thon : "Kur ke mashen , pse me djeg Doren" ,keshtu eshte edhe per Shtetet e Perendimit, qe ta luajn kete Politike te qelluar dhe te marrin kuadro te gatshme nga ne dhe te mos e lodhin koken fare , duke pergatite strategji me qellim per te joshur rinin e tyre per te studjuar.

    Keshtu eshte kur shteti jon , ne vend se te te qmoj dhe vlerson neper Konkurse ,te shpall lufte me korrupsion dhe ta drejton gishtin kah emigrimi.
    Nuk jane fajtore shtetet perendimore, por qeverite e SHqiperise e Kosoves. Autori i shkrimit te mesiperm nuk u thith nga qeveria amerikane, ai po jeton ne Shqiperi, dhe qeveria shqiptare po ia ben te pamundur qe ai te punoje ne vend. Ne SHBA ai thjesht u pranua ne pune pasi aplikoi.
    Gjeje fajin aty ku eshte dhe jo te fajesosh te tjeret per gabimet e tua...

  10. #10
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Isomer,
    Fillimi i c'do projekti kudo te jete, s'eshte e lehte, megjithese ne rastin e Shqiperise shume me e veshtire...por besoj qe shteti yne ka njerez me mend e nuk e kane te gjithe mendjen per kafe-llafe. Thua qe shpresa vdes e fundit, shume here eshte perseritur kjo thenie, dhe me kete menyre te mendit deri ne vdekje do presim per nje Shqiperi si ne enderrat tona.
    Po ke te drejte, mentaliteti eshte per te ardhur keq e do mbetet i tille nese dhe diaspora te cilet kane mundesine per te studiuar dhe hapur horizontin e mendimeve nuk ben gje. Sigurisht qe shteti Shqiptar nuk do perparohet shume me ndihmen e diaspores, por besoj qe ne mundemi te kontribojme duke diskutuar me njeri-tjetrin per ide, mendime te ndryshme....e mbase, mbase kjo semundja e pesimismit qe ka populli Shqiptar sherohet.
    Eh...u bene shekuj qe shqiptaret thone-hajt se do te behet me mire, por me mire nuk po shohim. Te njejtet komunista neper poste, te njejtat fytyresholla neper qeveri...
    Me pelqen te fantazoj sikur te gjithe shqiptaret nje dite te bukur cohen e ikin nga Shqiperia; te shohim se ca do te bejne politikaret tane pastaj.

  11. #11
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    sa shumeee ..plot 5 per qind e ...

  12. #12
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Enii Lexo Postimin
    sa shumeee ..plot 5 per qind e ...
    Lajmi eshte i fundit te vitit 2006, tani ne 2009 ajo perqindje eshte bere rrezik 1-2%....ose ndoshta eshte nja 60 %, sepse edhe ata qe ende nuk kane ikur mendojne te ikin sa me shpejte

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Njė ndėr ato diploma tė "vdekura" diku gjendet dhe imja. Dje u interesova dhe thanė, deri tani vetėm 500 diploma kemi shqyrtuar dhe i kemi konvertuar. Thash me vete prit gomar tė mbi bar, po rri dhe pak dhe merre zhduku mos prit mė nga gomerė qė drejtojn.

  14. #14
    Citim Postuar mė parė nga Aikido Lexo Postimin
    Njė ndėr ato diploma tė "vdekura" diku gjendet dhe imja. Dje u interesova dhe thanė, deri tani vetėm 500 diploma kemi shqyrtuar dhe i kemi konvertuar. Thash me vete prit gomar tė mbi bar, po rri dhe pak dhe merre zhduku mos prit mė nga gomerė qė drejtojn.
    Per cfare lloj diplome behet fjale, HS apo universitet?

  15. #15
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Aikido Lexo Postimin
    Njė ndėr ato diploma tė "vdekura" diku gjendet dhe imja. Dje u interesova dhe thanė, deri tani vetėm 500 diploma kemi shqyrtuar dhe i kemi konvertuar. Thash me vete prit gomar tė mbi bar, po rri dhe pak dhe merre zhduku mos prit mė nga gomerė qė drejtojn.
    Edhe une e kam marre diplomen jashte, por as nuk e marr mundimin te shkoj ta ekuivalentoj sepse eshte nje turp dhe ulje per diplomen qe nje njeri me 4 klase shkolle dhe qe nuk di te fike e te ndeze kompjuterin te me vleresoje diplomen time se a eshte e vertete a jo....Dhe kerkon shteti shqiptar qe t'i njohen diplomat shqiptare jashte..Ky eshte kulmi!

  16. #16
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Edhe une e kam marre diplomen jashte, por as nuk e marr mundimin te shkoj ta ekuivalentoj sepse eshte nje turp dhe ulje per diplomen qe nje njeri me 4 klase shkolle dhe qe nuk di te fike e te ndeze kompjuterin te me vleresoje diplomen time se a eshte e vertete a jo....Dhe kerkon shteti shqiptar qe t'i njohen diplomat shqiptare jashte..Ky eshte kulmi!
    Mund te jete kulmi por perseri shqiptareve ju njihen diplomat jashte ose te pakten nje sasi e caktuar kreditesh.

    Nqs punon per nje kompani te huaj ne Shqiperi, a te duhet ta ekuivalentosh diplomen, apo ate e ben thjesht nqs do qe te marresh nje diplome me te larte aty?

  17. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    Per cfare lloj diplome behet fjale, HS apo universitet?
    Pse tė duke me biberon unė qė thua HS - High School Universitare, po ka njė problem kėtu tek ne, se duhet tė shkojnė njėherė tė dhėnat ne Beijing - Pekin, pastaj tė informohet USST - University of Shanghai for Science and Technology.

    P.s Edvin83, unė e mora mundimin, duke menduar se do rri me afat kohor tė gjatė dhe jo me pushime. Tė shikoja ēmund tė bėja nė vendin tim, po kėtu ėshtė bėrė tė ikėsh natėn mos tė tė shikojė njeri se po ike ditėn tė qeshin.

  18. #18
    Citim Postuar mė parė nga Aikido Lexo Postimin
    Pse tė duke me biberon unė qė thua HS - High School Universitare, po ka njė problem kėtu tek ne, se duhet tė shkojnė njėherė tė dhėnat ne Beijing - Pekin, pastaj tė informohet USST - University of Shanghai for Science and Technology.

    P.s Edvin83, unė e mora mundimin, duke menduar se do rri me afat kohor tė gjatė dhe jo me pushime. Tė shikoja ēmund tė bėja nė vendin tim, po kėtu ėshtė bėrė tė ikėsh natėn mos tė tė shikojė njeri se po ike ditėn tė qeshin.
    Jo, thjesht je ne pampers akoma.

    Jam e sigurte qe jeta jote eshte shume here me e mire ne Shqiperi se sa ne Kine. lol

  19. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    Jo, thjesht je ne pampers akoma.

    Jam e sigurte qe jeta jote eshte shume here me e mire ne Shqiperi se sa ne Kine. lol
    Unė tė them jeta nė Shanghai ėshtė mė e mira nė Botė. Nuk krahasohet asnjė vend, sado kam parė shum po si atje nuk ėshtė asnjė. Thuajė tė jesh 16 orė larg familjes pėr 10 vjet, normalisht nuk mund tė vazhdosh tė rrish. Tani po shikojė nė Perėndim tė gjejė gjysmėn e asaj jete qė kam bėrė.

    P.s Mos ngatėroni Shanghain me Kinėn, as qė krahasohen, jo Kina po gjithė shtetet e Botės. Taiwan, Shanghai, Singaporė, Island bėjn jetė dhe ēfarė jete, ka kush investon dhe i ndihmon.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Aikido anglisht e ke bere shkollen apo kinezce?

    Me vjen per te qeshur me keto kalamujat qe duan te kthehen ne Shqiperi Edhe pastaj ankohen se ka veshtiresi atje . Duh!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajmėrim pėr studentėt: Nis projekti "Praktika 2005"
    Nga praktika nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 16:38
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 20:05
  3. Lajmėrim pėr studentėt: Nis projekti "Praktika 2005"
    Nga praktika nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 20:01
  4. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 01:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •