Përse Agron Dalipaj është kundër Standartit të Gjuhës shqipe?
Njihet z. Agron Dalipaj për punën e tij në fushën e lingusistikës të gjuhës shqipe dhe vërtetimin se shumë fjalëve të lashta I përkasin në fakt leksikut të shqipës nëpërmjet përdorimit të metodës shkencore të embriomorfeve.
Puna e tij për sqarimin e fjalëve të vjetra shqip të cilat janë deformuar, harruar, apo dhe huazuar nga gjuhet e tjera të vjetra kryesisht nga e ashtuquajtura greqishte e vjetër që në fakt mund të jetë fare mirë gjuha e lashtë pellasgike, është një kontribut në konfirmimin se gjuah shqipe jo vetëm është një gjuhë e lashtë ashtu sic përmëndin autorët e huaj (Albanian, one of the oldest Indo-European languages still in use - Euroneës Albania) por edhe një gjuhë e cila ka pasuruar edhe gjuhët e tjera më të reja: ``Në një artikull të kohëve të fundit në revistën Science, nëpërmjet përdorimit të metodave të sofistikuara, studiohet origjina e gjuhëve indo-evropiane, përfshirë shqipen së bashku me armenishten dhe greqishten. Konfirmohet se shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indo-evropiane që flitet ende`` (Science says the Albanian language, 6 thousand years old and autochthonous in the Balkans).
Sigurisht metoda e emrbrio-morfeve ka kufizimet e saj sepse nuk mund të përdoret gjithmonë duke bërë rotacionin e fjalës, sepse ka dhe fjalë që janë fare shqip dhe se nuk ka nevojë për këtë metodë duke patur parsysh edhe ngjashmërinë+ funksionin. Jam plotësisht dakort me z. Aron që ka debatuar dhe ka bërë oponence edhe më linguistin e njohur Prof. Eqrem Cabej I cili ka nxjerrë përfundime të gabuara për lashtësinë e fjalëve shqip aq sa edhe për fjalën e organit mashkullor e cila është gjetur dhe shkruar për të nga z.Auron Tare në shkrimin e tij :``Një mozaik i vogël dhe një fjalë e madhe`` botuar në gazetën Shqiptarja.com - të shkruajë se zanafilla e fjalës së organit mashkullor shqip është e huazuar nga ciganët?!!!!
Shkurtimisht, puna e z. Agron Dalipaj shkëlqen në vertetimin e lashtësisë së shqipës dhe duhet vlerësuar, POR një shkrim i tij në facebook titulluar `` Thirrje për shpëtimin e gjuhës dhe kombit shqiptar``botuar me 22 qershor në 10:02 pm, e ka shkërmoqur shkëlqimin e tijpara publikut por edhe para Akademisë së Shkencave e cila sidoqoftë nuk I ka krijuar z.Agron ndonjë mundësi për të diskutuar dhe promovuar gjë që tregon edhe një herë konservatorizmin jo-shqiptar për linguistikën shqipe.
Z. a. Dalipaj bën thirrje për të prishur Standartatin e gjuhës shqipe më të cilën punojnë, studjojnë dhe bëjnë krahasimet publiku, shkollat dhe shkencëtarët duke hedhur tëzën e vjetëruar dhe antishqiptare të Arshi Pipës i cili ngatërronte dhe njehsonte luftën kundër komunizmit me vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe miratuar profesionalisht nga 84 studiues dhe profesorë shqiptarë nga vëndi dhe Diaspora në vitin 1972.
Këtu z. A. Dalipaj ngatërron problemet që përfshijnë lashtësinë e shqipes me problemet e standartit të gjuhës shqipe. Në shkrimin e tij absurd dhe pa kuptim për shpëtimin e gjuhës shqipe ai shkruan duke u ngatërruar në këtë mënyrë: ``… Le ta themi qartë: çdo dialekt ka potencialin e plotë të shërbejë si gjuhë standarde. Edhe toskërishtja nuk kishte asnjë mangësi për të pasur këtë status. Por ajo që i është bërë gegërishtes nuk është zgjedhje gjuhësore, është dënim politik dhe kulturor, një goditje e mirëmenduar ndaj shtyllës më të lashtë të identitetit tonë….``??!!
Pra e pranon që toskërishtja nuk paska asnjë mangësi për të patur këtë status (pra të jetë standarte e gjuhës shqipe), porz. A. Dalipaj kërkon njëlloj si Arshi Pipa, apo si disa intelektualëve shqiptarë të Kosovës si z. N. Spahiu e të tjerë që standarti i shqipes së shkruar duhet të ndryshojë përsoëri dhe të bëhet një standart tjetër që t kënaqë egot dhe ambiciet e disa njerzve të cilët gjithashtu e lidhin ndryshimin e standartit me urrejtjen ndaj komunizmit gja që tregon se këta njerëz kanë dy arësye përse e duan ndryshimin duke sharë e ulëritur sa andej këndej prej vitesh , duke përfshirë në këtë zallamahi aspak shkncore dhe patriotikeedhe z. A. Dalipaj:
- Ose këta individë duan të identifikohen (më mirë që të lenë nam) si nacionalistë të cilëve u është ngrënë haku nga komunizmi, e për pasojë të bëhen flamurtarë të një gjurulldie gjuhësore në të ardhmen
- Ose këtë individë paguhen ose janë të blerë nga lobet antishqiptare fqinje për të shkatërruar përfundimisht çdo gjë të ndërtuar mirë nga populli shqiptar dhe nga profesionistët shqiptarë ndër vite si Kongresi i Drejtshkrimit shqip.
Dihet që fqinjët duan një Shqipëri të dobët por edhe pa një gjuhësi të zhvilluar pikërisht për të thënë që shqiptarët nuk ndërtojnë dot shtet sepse nuk kanë as identittet gjuhësor të tyren dhe se shqipja nuk është e lashtë por e huazuar siç thoshin disa linguist të së shkuarës. Këto z. A. Dalipaj jo vetëm që pa dashje po dëmton punën e tij por edhe se po këto lobe anti-shqiptare do ta nxjerrin si anti shqiptar e për asojë do të shahet e kritikohet nga të gjitha anët.
Z. A. Dalipaj duhet të dijë këtë argument të fortë: Gjuha standarte shqipe eshte identiteti Kryesor i shqiperise së bashku me flamurin shqiptar. Nese demtohet gjuha standarte shqipe me dashje apo pa dashje kjo do te shkatërroje identitetin shqiptar dhe do krijoje përçarje të madhe ndër shqiptarë njëlloj si përcarja veri- jug e nxitur nga politika e Berishës, ose si përçarja e disa intelektualeve te Kosovës që thonë se Kosova është komb më vehte dhe gjuha është tjeter nga ajo shqipe. Duhet kuptuar se pikerisht lufta kunder gjuhes standarte ka filluar nga Arshi Pipa dhe deri me sot tek disa intelektuale shqiptare dhe ata te Kosoves sepse nuk e kuptojnë se gjuha standarte eshte nje zhvillim per kombin, dhe kjo vertetohet se te gjitha vendet europiane kane vendosur gjuhe standarte pavarësisht se çdo vend ka mbi 40 gjuhe rajonale. Italia p.sh. ka rreth5 00 gjuhe rajonale por- 1 gjuhe standarte. Po ashtu Gjermanija , Franca, Polonia, Rumania, madje dhe fqinjët tanë Serbia dhe Greqia që kërkojnë prishjen e standartit shqip etj; edhe ata kanë disa gjuhë rajonale por kanë vendosur –NJË gjuhë standarte. Kjo ndodh se për të prishur gjuhën standarte mund të jetë interesi i fqinjëve për të shkatërruar kombin shqiptar, interes i cili ka vazhduar që pas 1878 e deri më sot: `dividere et impera`.
Të hidhemi te gegërishtja të cilën agroni e kërkon me ngulm aq sa thotë sikur të jetë jo-shqiptar I vërtetë se duhet kjo degë dhe jo tjetra, por se harron se Kongresi I Drejtshkrimit shqip nuk zgjodhi toskërishten e pastër por një standart të përzjerë dhe këtu gabon z. Agron sepse nuk e ka studjuar Kongresin e vitit 1972. Gegërishtja e sotme kosovare si gjuhë krahinore eshte plot huazime sllave e turke dhe e pakuptueshme nga popullsia e sotme shqiptare ne gjithe boten e cila vleresohet ne mbi 12 milion banore. Ajo gjuhe krahinore gegerisht ka ~2 milion banore. Gjuha krahinore shkodrane ka rreth 350 mije banore me gjithe Malin e zi. Gjuha krahinore e Shqipërisë së mesme është 1 5 milion banorë.Toskërishtja është mbi 2 milion banore me gjithe çamerishten dhe arvanitishten.
Te mos harrojme se fjalor te gjuhes shqipe ne te kaluaren ka qene vetem fjalori epirotisht italisht, epirotisht- greqisht, nuk ka patur ndonje fjalor kosovarisht, apo gegërisht, apo edhe arbërisht- me ndonjë gjuhe tjeter. Madje albanologu i famshëm çam i krishterë Niko Stilllos i ka gjetur fjalët e vjetra edhe në toskerishte edhe ne gegerisht.
Në përfundim të këtij shkrim I nderuar z. A.Dalipaj-vazhdoni te ndihmoni ne gjetjen e fjaleve te lashta shqip por mos demto gjuhen standarte, sepse varianti me i mire mbetet edhe sot e kësaj dite vendimi i 84 dijetareve shqiptare ne 1972 per gjuhen zyrtare shqip.
Kongresi i drejtshkrimit ishte profesional dhe jo politik. Presioni mbi gjuhën standarte ka kohë që vazhdon. Në Shqipëri të gjitha u shkaterruan nga: injoranca+ presioni fqinjeve. Mbetën vetëm hidrocentralet dhe gjuha standarte. Tani si pa të keq doni të dëmtoni dhe një identitet shqiptar prishja e të cilit do sjelle përcarjen e plotë dhe shkatërrimin e identitetit shqiptar. Mendoj qe siç shkrova më sipër: vazhdoni punën për vjetërsine gjuhës dhe fjalëve shqip por thirrjet për të prishur standartin janë jo- shqiptare. E vetmja mënyrë është pasurimi i saj, sesa zëvëndësimi i saj. Zëvëndësim do te thote percarje dhe anarki gjuhesore. Shpresoj të mos jeni pjesë e tradhëtisë dhe të mos jeni paguar për ta prishur. Gjuha standart shqip mund të pasurohet por jo të zëvëndësohet.
studiues
priftipirro2017@gmail.com
Krijoni Kontakt