Po i fus edhe une turinjte nga ky forum, megjithese nuk me ftoi njeri. Por ja qe nuk druhem te hedh nje mendim disi ndryshe ketu... se fundja fundit ju duhet ta dini sesa krenare jane muslimanet per fene e tyre dhe per profetin e tyre, ngase kur lindi Islami ishte me te vertet fe liberale dhe profeti Muhamed radhe here ka marre vendim pa u ujdisur me mexhlisin -paria e komunitetit musliman- dhe gjithashtu dihet qe per ceshtjet me themelore te fese islame sic jane p.sh. ezani, kthimi nga Kaba gjate faljes, abdesi etj. u vendosen ne fene islame pas dialogjesh qe kishte profeti Muhamed me miqt e tij.
Pra ne kundershtim me c'eshte krijuar ideja tek shume njerez Islami nuk u shpall tek njerezit si ndonje ligj diktatorial i shkruajtur me ndonje dhome te erret. Jo aspak, muslimanet e pare perfshi emra si Umar Ibn Hatabi, Aliu, Bilali etj. kishin kontributin e tyre ne themelimin e kesaj feje. Ishte kjo fe logjike qe beri popullsite e Lindjes se Mesme, Afrikes se Veriut dhe Azise Qendrore qe ta perqafojne menjehere duke lene menjane dogmat e shumezuara krishtere apo idhujtare persiane. Sepse sic do thoshte edhe Liuis, afersisht: ceshtja ishte e lehte, krishteri i Lindjes se Mesme (monofistit, nestorian, ortodoks, kopt, armen etj. etj.) ishte ne nje faze qe nuk dinte se kush ishte dogma qe perqafonte dhe po ta pyesje se c'beson mbi Krishtin do te dergonte tek prifti se vet ishte i pamundur te te jepte pergjigjen e duhur duke u frikesuar se mos behej mohues per nje fjale goje. Kurse besimi tek Allahu ishte mese i thjesht, Zoti ishte nje dhe nuk kishte femije dhe nuk e ndante vetine e tij ne tresh dhe nuk kishte nevoje per shume procese si ato qe impononin kishat e kohes, musliman u beje me nje deshmi goje... kurse per t'u bere/dhe qene krishter ne ate kohe nuk mbahen mend sesa procese duhej te kaloje.
Megjithate vitet kaluan, Islami zevendesoi Krishterimin dhe historia filloi nga e para dogmat e reja linden, sektet e para nxorren koken, plasen luftrat etj. etj. as tre shekuj nuk kaluan dhe dhjetra sekte e besime do e ndanin boten Islame ne kantione.
Kjo corbe ne boten islame vazhdon akoma edhe sot dhe me gojen plote mund te thote dikush se nuk mund te flasim me per komunitet islam, uma, sic nenkuptohej termi kur u shpreh nga Muslimanet e pare.
Megjithate megjithese Uma nuk ekziston me, te gjithe muslimanet qysh nga idhujtari musliman i Indise edhe tek besimtari me i paster i Allahut besojne se po i bene lufte e gjithe bota. Te gjithe vriten me njeri tjetrin dhe pasi therren mire pastaj ia u ka fajin Amerika me Hebrenjte. Me pak fjale duket sikur thone: muslimani ka te drejte ta vrasi muslimanin, kurse Amerika jo!
Sigurisht qe po ta kapim hakshe muhabetin ata qe enderojne bashkimin islam duhet ta kuptojne qe nder politikes te huaj ne zone po bashkohen disi muslimanet, por nese supozojme se kjo politike mbaron nje dite... sa dite do zgjasi bashkimi musliman?
E pra kush thote se Amerika, Izraeli apo Anglia po bene lufte kundra Islamit eshte i lutur te na sqaroje se per ke Islam e ka fjalen!
Ne vitet 1990 SHBA dhe Nato morren pjese ne nje lufte kundra Serbise ortodokse dhe pro Bosnjes dhe Kosoves muslimane... a degjuat ndonje Ortodoks te thote se Amerika po i ben lufte Ortodoksise? Ne 1974 Turqia muslimane pushtoi gjysmen e Qipros te krishtere degjuat njeri te thote se Muslimanet po vrasin te Krishteret? Gjate luftes se ftohte SHBAte morren anen e muslimaneve te Afganistanit kundra B.S. kjo do te thote se Amerika atehere luftonte pro Islamit kurse tani kundra?
E pra kam mendimin se e kemi tepruar njecik muhabetin. Ne SHBA, Izrael e gjetke sigurisht qe ekzistojne shume ekstremiste qe kane fjale, sic ndodh edhe ne boten muslimane, por shtetet nuk jane mekanizma fetare por jane mekanizma politike dhe sic e tha Pushkin "politika eshte kurve", nuk njeh moral, nuk njeh fe, nuk njeh Zot!
Keshtu shpjegohen edhe lidhjet e keqia te SHBAve me Sirine dhe Irakun musliman nderkohe qe ka lidhje te shkelqyeshme me Emiratet, me Arabine Saudite, me Egjyptin, me Turqine, me Indonezine, me Azerbajxhanin, me Uzbekistanin dhe po rregullon dita dites lidhjet me Pakistanin (shtete keto qe perfaqesonje 62% te botes islame).
E pra te flasesh sot per lufte kundra Islamit eshte fjale e madhe dhe duhet menduar mire!
sepse:
1) Muslimanet nuk jane te bashkuar dogmatikisht, pra nese ti e quan veten musliman nuk do te thote se do biejne te gjithe te tjeret ndakort me ty.
2) Logjiken e ka zevendesuar diktimi i mollaheve dhe i ultranacionalisteve arabe. Sot arsimimi islam eshte monopol i Arabise Saudite, i Emirateve dhe i Pakistanit sidhe i organizatave qe kane qendrat e tyre ne keto shtete. Tani ju si mendoni se keta qe ju mesojne fene nuk jane njerez ? E pra si njerez midis arsimit fetar sjellin edhe pervojat e veta anti-izraelite anti-amerikane apo anti-perendimore dhe i shfaqin si citate fetare (si p. sh. nje hadith ku thuhej "se kush nuk ka nje fare urrejtje per Judejte nuk eshte musliman").
3) Sot te pakten 15 milione muslimane jetojne ligjerisht, punesohen dhe ushqehen ne shtetet europiane. Si eshte e mundur te quash armik ate qe te ushqen? Kjo urrejtje mire sjell apo keq?
4) Nese supozojme se Amerika ushqen sistemet qe poshtrojne Muslimanet dhe Arabet ne Lindjen e Mesme (p.sh. Egjypt, Pakistan) ju si besoni se po te hypin wahabistet, nacionalistet apo kushdo grup tjeter ne fuqi do rregullohet gjendja apo do behet me keq?
5) Nese pranojme se popullsite muslimane jane ne shinjestren e disa shteteve kjo pse ndodh? Ndodh vetem sepse jane Muslimane apo per shkaqe te tjera? Si eshte e mundur te flitet nga vet Muslimanet se gjoja ekziston lufte kundra Muslimaneve per shkak te fese nderkohe qe shume muslimane shqiptare p.sh. nuk ndajne te njejtin besim me 70% Shiitet e Irakut, nuk ndajne te njejtin besim me Uahabistet qe sundonin Afganistanin apo me Shiitet e Libanit jugor? Pra nuk vihet re gjekundi se SHBAja apo Izraeli ka ne shinjester vetem muslimanet ortodokse (sunite).
6) Besimi se ekziston lufte midis feve i ben mire apo keq Shqiperise?
7) Nese supozojme se lufta kundra Islamit eshte fakt, munden Muslimanet ta kryejne kete lufte mbrojtese kundra luftes sulmuese te te tjereve? Pra mos do ishte me mire dhe me ne interes, qe vet Muslimanet -sidomos ata qe jetojne ne Europe- te dalin te paret dhe te thone se nuk ekziston kjo lufte perderisa dihet qe ata jane te paret qe do humbnin shume gjera.
Sic po e shikojme shekulli 21 na solli surpriza te reja, qysh nga 11 Shtatori dhe deri tek espansioni ekonomik kinez edhe deri tek cikloni i Georgias.
Teknologjia, informacioni dhe ekonomia supozohet se duhet te ishin mjetet per te perballuar problemet e reja te Planetit. Fatkeqesisht lojrat merr e jep me armet berthamore dhe tentativa e pardjeshme e disa islamisteve europiane qe te vrasin njerez pa dallim ne Londer na vertetuan akoma edhe njehere se armet me te cilat do duheshim te mbronim njerezimin sot po kthehen ne armet me te cilat po pershpetojme shkatrimin. Dhe nese Muhamedi apo Krishti thane se shkatrimi eshte i pashmangshem sigurisht qe nuk nenkuptonin se duhet ta sjellim vet!
E pra me ne fund duhet t'i therrasim logjikes dhe duhet te ndalojme te flasim per luftra te reja... dhe duhet ta kuptojme se gjithe keto programe arsimore qe financohen nga shtete te caktuara nuk behen as per shpirt te nenes e as per shpirt te babes, se nuk ka dale kush qe i hedh leket kot deri me sot (edhe musliman qofte)!
Muslimanet Shqiptare e kane per detyrim ta distancojne veten nga keto luftrat qe po na reklamohen sepse nese ekziston dikush qe nuk do ket perfitim nga keto luftrat do jene Muslimanet te paret!
flm
Krijoni Kontakt