Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Pjese nga - Kėshtu foli Zarathustra

    Friedrich Nietzsche

    Kėshtu foli Zarathustra


    Para Lindjes Sė Diellit

    Oh, qielli mbi mua i pastėr e i thellė ! Greminė drite ! Duke tė soditur, drithem nga dėshira hyjnore.
    Tė vėrtitem nė lartėsitė e tua, ja thellėsia ime ! Tė fshihem nė dėlirėsinė tėnde – pafajėsia ime !
    I heshtur mbi detin nė pėshtjellim mė shfaqesh. Dashuria jote dhe trupi yt janė pėr mua njė zbulim pėr shpirtin e trazuar.
    Mė erdhe e mbėshtjellė me bukurinė tėnde. Mė fole pa fjalė qė tregojnė mėnēurinė.
    Oh, si nuk tė kam zbuluar tė gjithė turpin e shpirtit ! Erdhe tek unė pėrballė diellit, o vetmitare.
    Ne jemi miq tė pėrhershėm. Ne kemi tė pėrbashkėt trishtimin, tmerrin e gabimin. Ne kemi tė pėrbashkėt edhe diellin.
    Ne nuk flasim. Mjaft gjėra i dimė. Ne rrimė nė heshtje. Me njė qeshje shfaqim atė qė dimė.
    A nuk je ti dritė e zjarrit tim? A nuk je ti shpirt motre qė mė njeh e depėrton gjer nė thellėsitė intime?
    Sė bashku kemi mėsuar ēdo gjė. Sė bashku kemi mėsuar tė tejkalojmė veten, dhe tė qeshim pa njė hije reje.
    Tė qeshim me sytė e kthjellėt, nga largėsitė tė paana, ndėrsa ndėn ne avullojnė si shiu shtrėngesa, synimi e gabimi.
    Dhe kur endem i vetmuar, ē’kėrkon shpirti im i vetmuar nėpėr netėt dhe shtigjet e gabimit? Dhe kur u kacavirrem maleve, ē’kėrkoj tjetėr veē teje?
    Dhe gjithė kėto bredhje e gjithė kėto ngjitjet, janė pėr mua njė nevojė dhe njė dalje nga ngathtėsia. Tė fluturoj ėshtė e vetmja gjė qė dėshiron vullneti im, tė fluturoj tek ti.
    Dhė ē’gjė urrej mė tepėr sesa retė qė mėrgohen e gjithēka qė tė errėson ty? Urrej edhe zemėrimin tim sepse tė njollos.
    I kam inat retė qė ikin, kėto mace dredharake grabiqare. Ato marrin nga ti e nga unė ēka kemi tė pėrbashkėt, - pafundėsinė, “Po” – nė e pambarim dhe “Amen !” – i.
    Ne i urrejmė kėto kodoshė e furacake. Retė qė ikin. Kėto qenie tė dykuptimta, qė nuk arrijnė as tė bekojnė e as tė mallkojnė nga thelbi i zemrės.
    Do tė desha mė mirė tė ngujohem brenda njė fuēie e tė mos e shoh kėtė qiell. Tė rri nė kėtė humnerė e tė mos e shoh kėtė kube qiellore fėlliqur nga retė qė ikin.
    Shpesh mė ngėrthen dėshira tė gozhdohem nė njė fije ari, i dhėmbėzuar prej rrufesė e nė barkun e tyre tė fryrė t’i bie daulles si njė shpėrthim bubullime.
    Daullexhi i zemėruar, sepse ato mė kanė vjedhur “Po” – nė dhe “Amen !” – in tėnd.
    Mė pėlqen mė fort rropama, bubullima dhe poshtėrimi i kohės sė keqe, sesa kjo prehje prej maēoku tė kujdesshėm e imtar. Tek njerėzit urrej mbi tė gjithė ata qė ecin lehtė, gjysmėqeniet dyshimtare e imtare si retė.
    Dhe “kush nuk di tė bekojė, duhet tė mėsojė tė mallkojė !” – kjo doktrinė e qartė mė ka rėnė nga qielli i kthjellėt. Si yll mė ndrin edhe netėt mė tė errėta.
    Unė bekoj, them “Po”, sepse ti mė rrethon, ti e dėlirė, e ndritshme, greminė drite ! Nė tė gjitha qiejt do ta ēoj “Po” – nė time qė bekon.
    U bėra njė bekimtar qė pohon me krenari se luftova gjatė pėr kėtė, gjersa ēlirova duart pėr tė bekuar.
    Ky ėshtė bekimi im: qofsh sipėr ēdo gjėjė si qielli, si ēatia e tij sferike, si kupola e kaltėr, si siguria e vet e pėrjetshme. Ėshtė i lumtur ai qė bekon nė mėnyrė tė tillė.
    Tė gjitha janė pagėzuar nė burimim e pėrjetėsisė, tej kufijve tė sė mirės e tė sė keqes. E mira dhe e keqja nuk janė veē hije endacake, trishtime tė thella dhe re qė kalojnė !
    Unė bekoj dhe nuk blasfemoj kur predikoj se: “Mbi tė gjitha gjėrat mbretėron qieli i fatit, qielli i pafajėsisė, qielli i paparashikuar, qielli i trillit”.
    “Pėr fat” – ja fisnikėria mė e lashtė e botės, qė ia kthej tė gjitha gjėrave, dike ēliruar nga skllavėria e njė qėllimi. Kėtė liri e kthjelltėsi qiellore e vura si kėmbanė tė kaltėr mbi gjithēka kur mėsova qė mbi ta dhe pėr ta, nuk duhet asnjė “vullnet i pėrjetshėm”. Kėtė trill e kėtė ēmenduri e vendosa nė vend tė kėtij vullneti kur mėsova se, “mbi tė gjitha vetėm njė gjė ėshtė e pamundur, tė qenit i arsyeshėm !”.
    Pak arsye ėshtė e nevojshme. Njė thėrrime menēurie e shpėrndarė nga ylli nė yll. Ja tharmi i pėrzierė tek gjithēka. Pėr dashuri tė ēmendurisė, menēuria ėshtė e shpėrndarė ngado.
    Pak dituri ėshtė e mundur tė fitohet. Kjo siguri e bekuar gjėndet nė tė gjitha gjėrat qė vallėzojnė nėn kėmbėt e fatit.
    Oh, qiell sipėr meje i pastėr e i lartė ! Imja ėshtė tani kjo dėlirėsia jote, ku nuk ka asnjė merimangė tė arsyes e asnjė pėlhurė tė pėrjetshme tė saj. Ti je pėr mua njė vend vallėzimi pėr trillet hyjnore tė fatit, njė tryezė hyjnore pėr zarėt e kumarxhinjve hyjnorė.
    Ti u skuqe? Mos po flas gjėra qė s’duhen thėnė? Mos po blasfemoj kur dėshiroja tė bekoja?
    Apo turpi i tė qėnit i dyzuar tė bėn qė tė skuqesh?
    Mos mė thuaj tė iki e tė hesht, sepse po vjen dita?
    Bota ėshtė e thellė, mė e thellė nga ē’e beson dita. Nuk mund tė thuhen tė gjitha nė praninė e ditės. Por dita erdhi, tė ndahemi pra !
    O qiell sipėr meje, ti i turpshmi ! I zjarrti ! Oh, gėzimi im, pėrpara sesa dielli tė zbardhė ! Dita erdhi, tė ndahemi pra !?” –
    Kėshtu foli Zarathustra.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Eni pėr postimin:

    bili99 (15-10-2018)

  3. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Dėshira e Madhe

    O shpirti im, tė mėsova tė thuash “sot”, “njė herė” dhe “atėherė”, dhe tė shpėrndaje qeshjen nė tė gjitha ato qė janė kėtu, atje dhe poshtė.
    O shpirti im, tė lirova nga ēdo kthinė, ta shkunda pluhurin, merimangat dhe hijet.
    O shpirti im, ta shkula prej teje turpin meskin dhe virtytin e kthinave, dhe tė binda tė rrije lakuriq para syve tė diellit.
    Me shtrėngatėn qė e quajnė “frymė” u sula mbi detin tėnd tė trazuar, shtyva tej ēdo re dhe e mbyta atė vrasėsin, tė cilin e quajnė “mėkat”.
    O shpirti im, tė kam dhėnė tė drejtėn tė thuash “jo !” si shtrėngata, dhe tė thuash “po !” si qielli i hapur. I qetė si drita ti shkon pėrmes shtrėngatave mohimtare.
    Tė dhashė liri mbi gjithēka qė ėshtė krijuar dhe nuk ėshtė krijuar.Kush, porsi ti, njeh dėshirėn e sė ardhmes?
    O shpirti im, tė mėsova pėrbuzjen qė nuk vjen si njė tenjė, por pėrbuzjen e dashur, e cila, kudo mė shumė, ndien pėrbuzje mė tė thellė.
    O shpirti im, tė mėsova tė bindesh nė tė tillė mėnyrė, sa dhe shkaku tė tė dorėzohet, ashtu si qielli qė ia mbush mendjen edhe diellit tė ngjitet nė lartėsitė e tij.
    O shpirti im, ērrėnjosa prej teje ēdo bindje, ēdo gjunjėzim, ēdo servilizėm.
    O shpirti im, tė kam ngjitur emra lloj e lloj ngjyrash, tė kam quajtur “fat” dhe “rreth i rretheve”, “litarth i kėrthizės sė kohės” dhe “kėmbanė e kaltėr”.
    O shpirti im, tė dhashė tė pije nė mbretėrinė tėnde tokėsore tė gjithė urtėsinė time, tė gjitha verėrat e reja, dhe tė gjitha verėrat e forta dhe tė vjetra tė menēurisė.
    O shpirti im, tė derdha ēdo diell dhe ēdo natė, ēdo heshtje dhe ēdo dėshirė, dhe u rrite si njė trung hardhie.
    O shpirti im, tani je i ngarkuar dhe pėrplot me begati, njė trung hardhie me gjinj tė fryrė, plot me bistakė rrushi me njė ngjyrė tė zeshkėt tė praruar. I ngarkuar dhe e shtypur nga lumturia jote, nė pritje e nė mbushullim dhe i turpėruar nga pritja.
    O shpirti im, nuk ka asgjėkundi njė shpirt mė tė dashur, mė tė gatshėm pėr pėrqafim, mė tė gjerė. Ku gjetiu e ardhmja dhe e shkuara mund tė jenė mė afėr njėra – tjetrės sesa tek ti !
    O shpirti im, gjithēka tė dhashė dhe nė duar s’mė ka mbetur mė asgjė, dhe tani? Dhe tani mė thuaj duke qeshur dhe plot melankoni “Cili nga ne duhet tė falenderojė? A nuk duhet tė falenderojė dhurimtari marrėsin e dhuratės? Nuk ėshtė nevojė tė dhuruarit? A nuk ėshtė mėshirė tė marrurit?”
    O shpirti im, duke qeshur e kuptuar buzėqeshjen e melankonisė, mbushullimi tė shtrin duart plot dėshirė.
    Bollėku yt e hedh vėshtrimin mbi detet qė gjėmojnė. Kėrkon dhe pret. Dėshira e pafund e tij hedh vėshtrimin nė qiellin e qeshur tė syve tė tu.
    Dhe, nė tė vėrtetė, o shpirti im, kush do ta shihte buzėqeshjen tėnde pa lotė? Dhe engjėjt vetė qajnė nga mirėsia e madhe e buzėqeshjes sate. Mirėsia dhe tejmirėsia jote nuk i do ankimet dhe lotėt por buzėqeshja tė mallohet pėr lotė dhe pėr dėnesa goja qė dridhet.
    “A nuk ėshtė ēdo qarje njė ankim? Dhe ēdo ankim njė akuzė?” Kėshtu i flet ti vetes, por pėrse buzėqesh, o shpirti im, pėrpara sesa ta zbrasėsh dhimbjen; ta derdhėsh nė dallgė lotėsh tė gjithė dhimbjen qė tė shkakton mbushullimi dhe tė gjithė ankthin e vreshtės pėr vreshtarin e biēakun e tij? Nė nuk do tė qash, mos qaj gjersa tė neveritet mėrzija jote e purpurtė. Ti duhet tė kėndosh, shpirti im ! Vėshtro, unė vetė po qesh, unė qė tė thoja: Kėndo me zė tė fuqishėm gjersa tė heshtin edhe detet, nga dėshira jote e madhe, gjersa mbi detet e heshtur e tė pėrndezur tė shkasė varka, kjo mrekulli e artė, dhe rreth shkėlqimit tė saj tė vėrsulen tė gjitha gjėrat e mira, tė kėqija e tė mahnitshme. Shumė kafshė, tė vogla e tė mėdhaja, gjithēka qė ka kėmbė tė lehta, do tė sulet nė shtigjet ngjyrėmanushaqeje, drejt detit tė praruar, drejt varkės sė lirė dhe timonierit. Ai ėshtė vreshtari qė tė pret me njė biēak tė diamantė nė dorė, ēlirimtari i madh, shpirti im, i paemėri, tė cilit do t’i venė njė emėr kėngėt e sė ardhmes.
    Dhe, nė tė vėrtetė, frymėmarrja tė ka aromėn e kėngėve tė sė ardhmes, ti tani digjesh dhe ėndėrron, pi i etur nė bunaret ngushullimtare qė kumbojnė, dhe gėzimi tė prehet nė lumturinė e kėngėve tė sė ardhmes.
    O shpirti im, tė dhashė gjithēka, edhe tė mirėn mė tė fundit. Nė duar nuk mė mbeti mė asgjė, tė fala dhe zjarrin e kėngės, dhuratėn time mė tė fundit. Tė fala zjarrin e kėngės. Fol, tani, fol, kush duhet tė falenderojė?
    Apo mė mirė: kėndo pėr mua, shpirti im ! Dhe mė lėr tė tė falenderoj !”
    Kėshtu foli Zarathustra !

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Eni pėr postimin:

    bili99 (15-10-2018)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e KLESIDRA
    Anėtarėsuar
    25-07-2002
    Vendndodhja
    Tirana
    Mosha
    42
    Postime
    16
    eshte i madh fare eni. faleminderit qe na kujtove ca pjese te bukura te nietczhe-s.
    Freedom is priceless

  6. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Kėngė Tjetėr Vallėzimi

    1.

    “Nė sytė e tu vėshtrova, pak mė parė, o jetė. Arin kundrova tė shkėlqente nė sytė e tu natorė dhe zemra m’u platit nga kėnaqėsia.
    Njė varkė tė artė sodita tė vetėtinte nė ujrat e natės, njė varkė e artė, qė fundosej, pėrkundej dhe ngrihej sėrish.
    Mė hodhe njė vėshtrim tek kėmbėt e dalldisura pėr vallėzim, njė vėshtrim tė qeshur, pyetės dhe dėshirak.
    Vetėm dy herė u re zileve me duart e vogla, dhe kėmbėt mė fėrgėlluan nga dehja e valles. Thembrat m’u nderėn, gishtėrinjtė e kėmbėve mbajtėn vesh, pėr tė kuptuar. A nuk u dėgjojnė dhe gishtėrinjtė e kėmbėve valltarėve? Drejt teje kėrceva, ti u stepe nga ky vrull, flokėt e tu tė gjatė e valimtarė mė lėpinė me gjuhėn e tyre.
    Kėrceva larg teje dhe gjarpėrinjve tė tu. Gjysmė e zhveshur, mė hodhe vėshtrimin plot dėshiė. Me vėshtrime tė tėrthorta mė mėsove shtigje tė tėrthorta, dhe nėpėr to kėmbėt mė mėsuan dredhinė.
    Tė trembem, kur tė kam pranė. Tė dėshiroj, kur mė je larg. Ikja jote mė josh, kėrkimi yt mė shtang. Vuaj, por kush nuk vuan nga dėshirimi !
    Pėr ty, qė ndez me ftohtėsinė, tė josh me urrejtjen, tė bėn pėr vete me ikjen, tė prek thellė me talljen.
    Kush nuk do tė tė urrente ty, magjistare dhe rrėnimtare, joshėtare dhe kėrkimtare, ledhatare dhe pendestare.
    Kush nuk do tė donte ty, e pafajshme dhe e paduruar, e nxituar dhe mėkatare me sy fėmijėrorė.
    Ku po mė ēon tani tek virtyti apo te vesi? Tani mė ikėn prapė, hutaqe, e ėmbėl dhe mosmirėnjohėse !
    Tė ndjek pas duke vallėzuar, edhe nė shtigje tė pasigurta. Ku je? Jepmė dorėn ! Apo vetėm njė gisht tė saj ! Kėtej ka zgafella dhe kaēube drizash, mund tė humbasim udhėn ! Ndalo ! Mos ec mė tej ! A nuk sheh si fluturojnė pėrreth lakuriqė nate dhe hutinė?
    Ti hutin ! Ti laskuriq nate ! Ti do tė tallesh me mua ! Ku jemi?
    Prej qenve e mėsove kėtė ulėrimė edhe lehje.
    Mė rrėfen dhėmbėt e vegjėl e tė bardhė, sytė qė mė shohin pėrmes flokėve tė dredhura mė plagosin.
    Kjo ėshtė njė valle nėpėr male e lugina. Unė jam gjahtari, a do tė jesh langoi apo kastori im? Afromu ! Mė e shpejta vallėtare zemėrkeqe !
    Tani pėr lart ! Dhe tani nga ana tjetėr ! Vaj medet, duke kėrcyer rashė dhe u shėmba. Ah, shihmė si dergjem ! Dėgjoe si lutem !
    Me ėndje do tė ndiqja nėpėr shtigje dhe mė tė pėrpjeta ! Nėpėr shtigjet e dashurisė pėrmes kaēubeve shumėngjyrėshe. Apo, poshtė, nė shtigjet e nėnujshme tė liqenit, ku notojnė dhe hedhin valle peshqit e artė. U lodhe? Atje poshtė kullosin delet dhe skuq dielli qė po perėndon. Nuk ėshtė e bukur tė flesh, kur barinjtė u bijen fyejve. Je tepėr e lodhur? Pėr atje tė ēoj unė, vetėm mė lėr tė mbahem te krahu ! Mos ke etje?
    Do tė ta shuaja etjen, por nuk dua ta pijė goja jote !
    Ah, kjo nepėrkė e nėmur, e shkathėt, e zgjuar, kjo shtrigė e pangopur ! Ku je? Ndiej nėpėr fytyrė shenjat e duarve tė tua, si dy makje tė kuqėrremta. Jam lodhur sė qeni bari pėr ty.
    Pėr ty kam kėnduar: moj zemėrqene, tani duhet pėr mua tė ulėrish.
    Duhet tė kėrcesh e tė ulėrish nėn ritmin e kėrbaēit !
    Unė tė harroj kėrbaēin? Jo !”

    2.

    M’u pėrgjegj atėherė kėshtu jeta, duke mbuluar veshėt e hijshme:
    “O Zarathustra, mos mė qėllo kaq fort me fshikull ! Ti e di se zhurma i vret mendimet, dhe mua tani mė vėrshėllojnė mendime mjaft tė ėmbla !
    Ne tė dy jemi njerėz qė nuk bėjnė as mirė as keq. Pėrtej sė mirės e sė keqes gjetėm ishullin dhe luadhin tonė tė blertė, vetėm ne tė dy e gjetėm. Prandaj duhet ta duam njėri – tjetrin. Dhe nėse nuk duhemi me gjithė zemėr, nuk duhet tė urrehemi, se nuk duhemi kėshtu.
    Ti e di qė tė dua shumė, nė mė tė shumtėn e herėve.
    Pėr arsye, se jam xheloze me urtėsinė tėnde ! Ah, kjo urtėsi e vjetėr e marroke !
    Nėse kjo urtėsi do tė ikte ndonjė herė nga ti, do tė tė linte dhe dashuria ime !”
    “ Zarathustra, ti nuk me je dhe aq besnik ! Ti nuk mė do aq sa thua. Unė e parandiej, se sė shpejti do tė mė braktisėsh.
    Njė kėmbanė e vjetėr me ngurrim, por ti e di se ... “. – Dhe diēka i thashė nė vesh, nė mes tufave tė flokėve tė verdhė e tė hallakatur. “
    “Ti di diēka, o Zarathustra? Diēka qė s’e di askush”.
    Dhe ne vėshtruam dhe vėshtruam luadhin e blertė, ku frynte fresku i mbrėmjes, dhe ia shkrepėm tė qarit.
    Dhe atėherė jeta m’u duk mė e dashur, sesa urtėsia”. –
    Kėshtu foli Zarathustra.

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Eni pėr postimin:

    bili99 (15-10-2018)

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Rrofsh Eni se me kujtove vitet 90 kur e kemi lexuar per here te pare nga (Zeri i rinise me duket se ka qene ) seshte e keqe te botohen shkrime te tilla do perpiqem te sjelle edhe une dicka

  9. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Kėnga e Melankonisė

    (e magjistarit)

    3.

    Nė ajrin e pėrndritur,
    Kur vesa ngushėllimtare
    Bie nė tokė,
    E paparė, e padėgjuar
    Me kėpucė tė hijshme e tė lehta.
    Si tė gjithė ngushėllimet e ėmbla,
    A tė kujtohet, tė kujtohet, zemėr e zjarrtė,
    Si dikur digjeshe nga etje
    Pėr lotė hyjnorė, pėr vesė ngushėllimtare,
    E etur, e lodhur, e zhuritur,
    Teksa nė shtigje me bar tė zverdhur,
    Rrezet pėrvėlimtare, verbimtare, dashakeqėse?

    “Dashnor i sė vėrtetės? Ti ? – Kėshtu tė tallin –
    Jo ! Vetėm njė poet !
    Njė bishė dinake, grabiqare, tinėzare,
    Qė duhet tė gėnjejė,
    Qė duhet tė gėnjejė me vetėdije dhe me dashje,
    Dhe tė dėshirojė prenė,
    Me ngjyrime larve.
    Dhe vetė larvė,
    Dhe vetė pre !
    Ky dashnor i sė vėrtetės ?
    Jo vetėm njė i marrė ! Vetėm njė poet !
    Duke folur vetėm pėr ngjyrat,
    duke bėrtitur nga larva laramane e ēmendurisė,
    Vėrtitet nė urėn e fjalėve rrenacake,
    Ndėr qiejsh tė rremė,
    Duke ardhur pėrqark vėrdallė !
    Vetėm njė i marrė, vetėm njė poet !

    Ky dashnor i sė vėrtetės ?
    Jo, pėrfytyrim
    I heshtur, i ngrirė, i lėmuar, i ftohtė,
    Dhe as shtatore hyjnore
    E vendosur para tempujve
    Nė roje tė pragut tė shenjtė.
    Jo ! Armik i shtatoreve tė virtytit,
    Mė e afėrt sesa shkretia e pragut tė njė tempulli.
    Me guxim prej maceje
    Hidhet nga ēdo dritare,
    Nė ēdo ēast,
    Duke nuhatur me dėshirė dhe pasion,
    Vrapon nėpėr pyjet e virgjėr,
    Nė mes bishave me lėkurė lara – lara.
    I shėndetshėm, plot ngjyra, i bukur si mėkati,
    Me buzėt dėshirake,
    Hyjnisht tallėse, hyjnisht skėterrore,
    Hyjnisht tė etura pėr gjak,
    Sulet pėr grabitje, gėnjeshtar dhe tinėzar;
    Apo si shqiponja
    Qė nga larg vėzhgon greminėn,
    Greminėn e vet.
    Ah, si ulet
    Poshtė e mė posthtė,
    Thellė e mė thellė,
    Dhe pastaj, duke mbledhur flatrat,
    Lėshohet si plumb
    Mbi qengjin,
    Armike e shpirtrave tė butė si qengji,
    Duke urryer tė gjithė ata qė e vėshtrojnė
    Me vėshtrim prej deleje, ata qė e kanė lėkurėn
    Tė butė si tė sajėn, dhe butėsi qengji !

    Kėshtu,
    Si shqiponja e si pantera
    Janė dėshirat e poetit,
    Dėshirat e tua, mes mijra maskash,
    O i marrė, o poet !

    Ti qė pe njeriun,
    Ashtu si Zoti qengjin,
    Pėr tė zhbimė Zotin nga njeriu,
    Dhe butėsinė prej qengji nga shpirti,
    Qeshje gjatė zhbimjes, -
    (Kjo, kjo ėshtė lumturia jote !
    Lumturi shqiponje dhe pantere,
    Lumturi poeti dhe tė marri !”)

    Nė ajrin e pėrndritur,
    Kur drapri i hėnės,
    Armik i ditės,
    I blertė mes kuqėlimit tė purpurtė,
    Futet vjedhurazi lakmitar,
    Duke rrėshqitur nė ēdo ēap,
    Tinėzar nė kaēubet e trėndafilave,
    Gjersa ato kėputen e molisen
    Tė zbehta nėpėr natė.

    Kėshtu molisesh njėherė,
    Prej ēmendurisė tė sė vėrtetės,
    Prej gėzimeve tė ditėve
    I lodhur, dhe i sėmurė nga drita,
    I kėputur nga mbrėmjet dhe hijet.
    Pėr tė vėrtetėn
    I djegur dhe i etur.
    Tė kujtohet, tė kujtohet, zemėr e zjarrtė,
    Si lėngoje nga etja ?
    Se i djegur jam
    Pėr tė vėrtetat,
    Si i marrė,
    Si poet !

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Eni pėr postimin:

    bili99 (15-10-2018)

  11. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Mosha
    35
    Postime
    132
    Po ,e di se nga kam rrjedhur
    porsi zjarri i pangopur
    skuqem e digjem me furi
    Drite behet gjithcka une ngas
    Qymyr e hi gjithcka le pas
    Zjarr jam une me siguri!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar zarathustra pėr postimin:

    bili99 (15-10-2018)

  13. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Cfare eshte aristokratike?

    Le ta themi pa frike, si ka filluar deri me sot mbi toke cdo civilizim superior...Njerez me natyre akoma natyrore,barbare ne cdo kuptim te tmerrshem te fjales,gjahtare,ende ne zoterim te forces se paprekur te vullnetit dhe lakmise per pushtet,u hodhen mbi raca me te dobeta,me te civilizuara,me paqesore,qe i dedikoheshin tregtise e rritjes se bagetive ,ose mbi civilizme antike te pafuqishme,ne te cilat ,pikerisht fuqia e fundit jetesore,shkelqente ne fishekzjarre xixelluese shpirterore e korrupsioni...Shtresa aristokratike ne fillim ishte gjithmone shtresa barbarike;mbizoterimi i saj nuk qendronte me shume ne forcen fizike sesa ne ate psikike.- ata ishin njerezit me te paprekur....

    Njeriu aristokratik ndjen vetveten si ai qe percakton vlerat,nuk i eshte e nevojshme te mbledhe konsensus,ai percakton : - cfare eshte e demshme per mua eshte e demshme ne vetvete - ,ai vetenjihet si personi qe u jep ne pergjithesi vlerat gjerave,ai eshte krijuesi i vlerave...
    Ai nderon gjithcka qe njeh tek vetja:nje moral i tille eshte vetlavderim...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  14. #9
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    UBERMENSCH........................................ ..zoti ka vdekur

  15. #10
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Per plebejte

    Jeta eshte nje burim gezimi,por aty ku pine edhe plebejte,te gjitha puset jane te helmuara.
    I gjithckaje eshte e paster i jam mik,por nuk mund te shoh nocka zgerdheshese dhe etjen e te papasterve.
    Hodhen syrin drejt pusit : tani buzeqeshja e tyre e shpifur me shkelqen nga pusi deri ketu lart.
    Ujin e bekuar kane helmuar me libidon e tyre; e kur quajten endrrat e tyre te pista gezim,helmuan edhe fjalet.
    E padenje behet flaka kur ata i afrojne zjarrit zemrat e tyre te lageshta; shpirti gurgullon dhe tymoset kur plebejte i afrohen zjarrit.

    Pyeta dhe pyetja ime gati me mbytifare ? Jetes i nevojiten edhe plebejte?
    Jane te nevojshem puse te helmuara,zjarre me ere te keqe,endrra te pista dhe krimba ne buken e jetes ?
    Jo urrejtja ime,por perbuzja ime gerreu e uritur jeten time ! Ah shpejt u lodha edhe me shpirtin,kur 'gjeta' plot shpirt edhe plebejte !
    E dominuesve u ktheva shpatullat kur pashe cfare ata sot quanin dominimrafik e tregti per pushtetin - me plebejte !!!
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  16. #11
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Perse kaq i ashper!- i tha njehere qymyri diamantit- A nuk jemi kusherinj te afert ?
    -Perse kaq te bute? Kete vellezerit e mi ju pyes.A nuk jeni ndoshta ju - vellezerit e mi ?
    Perse kaq te bute,te terhequr e te dorezuar? Pse kaq mohim,kaq shume mohim ne zemren tuaj? E kaq pak 'e ardhme' ne veshtrimin tuaj ?

    Nese nuk doni te jeni 'e ardhmja',nese nuk doni te jeni te pashtershem,si mund - te fitoni me mua?
    Nese ashpersia juaj nuk do te shkreptije e ndaje e prese ne copa :si do mundeni ju - te krijoni me mua ?
    Kush krijon eshte i ashper.E lumim (lumturim) duhet t'ju duket vendosja e dores tuaj neper mijevjecare sikur po e vendosni ne dyll-
    -lumim te shkruani mbi vullnetin e mijevjecareve ,sikur mbi bronx-me te ashper se bronxi,me fisnike se bronxi.
    Por ashpersia absolute eshte vetem e me fisnikut.
    Kete tabele te re vellezer,vendos mbi ju: behuni te ashper !
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  17. #12
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Pjese nga 'Fjalosje me mbreterit'

    Zakonet e mira ?-iu pergjigj me hidherim e padeshire mbreti tjeter.-Nga kush po ja mbathim? Jo nga zakonet e mira ! Nga e jona 'shoqeri e mire'!
    Me mire te jetosh,ne te vertete,mes eremiteve dhe barinjve,sesa ne mes te plebes tone false,paere e te pispillosur,edhe pse quhet 'shoqeri e mire',-edhe pse quhet 'fisnike'.Ne te gjithcka eshte falso,e kalbur;ne radhe te pare gjaku,fale semundjeve te keqija antike dhe mjekeve akoma me te keqij sesa semundjet.

    Njeriu me i mire e me i shtrenjte per mua eshte fshatari i shendetshem,i pagdhendur,i shkathet,kokeforte e kembengules:kjo eshte sot shtresa me fisnike.
    Fshatari eshte sot me i miri;e shtresa e fshatarve duhet te dominoje! Perkundrazi kemi mbreterine e plebejve-nga asgje nuk genjehem.Por plebe do te thote,perzierje.

    Perzierje plebeje:ne te gjithcka eshte e gjitha e me gjithcka e perzier,shenjtor e vrases,fisnik e cifut e cdo kafshe qe doli nga arka e Noes.
    Zakonet e mira!Gjithcka nga ne eshte false dhe e kalbur.Askush nuk eshte me i zoti te adhuroje:e pikerisht nga kjo perpiqemi te fshihemi.Nuk ka pervec qen hapesirezenes e te cembelt,qe mbajne gjethe palmash.
    E ja shija e keqe me mbyt,qe edhe ne mbreterit u beme fals,u nderveshem me te vjetren buje te zverdhur te prinderve tane,jemi monedha per me budallenjte e me te shkathetit e per gjithe ata qe tregtojne per pushtetin.
    Ne nuk jemi te paret - e duhet te shfaqemi si te tille or ne fund ky mashtrim na ngopi e na e shpifi.

    Ja mbathim nga plebejte,nga gjithe keta ulerites e miza qe shkruajne letra,me ere te keqe trafikantesh,qe pengojne kembet nga ambicia,me ere te keqe goje-cfare turpi te jetosh mes plebejve !!!-cfare turpi te shfaqesh se je i pari mes plebejve!Ah!Shpifesire.shpifesire,shpifesire! Kujt i behet vone tashme per ne mbreterit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyj-Njeriu : 20-03-2008 mė 19:57
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  18. #13
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Keshtu foli Zarathustra

    Une dua ate qe e ka shpirtin
    kaq te tejmbushur,sa te harroje vetveten
    e gjithe gjerat qe jane tek ai:
    gjithe gjerat behen keshtu perendimi i tij !

    Lind natyrshem pyetja:
    A ka ndonje person ne perendim qe te plotesoje kete kusht ? Lind pyetja, se te gjitheve u duket sikur perendimoret po shkojne drejt mbinjeriut,cka eshte nje genjeshter e bukur qe sherbehet prej propagandes.... Perendimoret jane plebej,nuk jane fisnike,vetem fisniku mund te arrije kete cast te pershkruar lart e te transformohet ne mbinjeri.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  19. #14
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    friedrich nietzsche ne fund te jetes se tij u ēmend,megjithate ai ka qene i madh,shume i madh.

  20. #15
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Antikrishti

    Pika 2 (keshillohet mosleximi prej shqiptaro-perendimoreve)

    Cfare eshte e mire? - Gjithcka qe tek njeriu rrit ndjesine e fuqise,vullneti i Fuqise,fuqia vete.

    Cfare eshte e keqe ? - Gjithcka qe rrjedh prej dobesise.

    Cfare eshte lumturia ? - Ndjesia e faktit qe fuqia rritet,qe nje rezistence mposhtet.

    Jo ngopje ,por me shume fuqi,jo paqe ne absolut,por lufte;jo virtyt (kristian) por valentia (trimeri apo me sakte burreri).
    Parimi i pare i dashurise tone per njerezit : te dobetit e te keqformuarit duhet te zhduken. E u duhet dhene atyre nje dore per kete.
    Cfare eshte me e demshme se cfaredo ves? - Meshira aktive ,per te dobetit dhe te keqformuarit - Krishterimi.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  21. #16
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Antikrishti

    Pika 3

    Jo cfare gjeje duhet te zere vendin e njerezimit ne trashegimine e krijesave,eshte problemi qe ketu ngre,por cfare lloji njeriu duhet rritur,duhet deshiruar,qe te kete vlere me te madhe,me i denje per te jetuar,me i sigurte per nje te ardhme.
    Ky lloj ,me vlere me te madhe ka ekzistuar mjaft shpesh,por si rast fatlum,si perjashtim,kurre si i deshiruar.Perkundrazi ai ka qene deri edhe posacerisht frikendjelles;ka qene deri tani frikendjellesi i persosur - e nga frika ishte lloji i kundert qe u deshirua,u rrit,u arrit; kafsha shtepiake,kafsha e grigjes(tufe bagetie),njeriu kafshe e semure - kristiani.

    Pika 4

    Njerezimi nuk perfaqeson nje zhvillim drejt me te mirit , me te fortit apo me siperorit(superiorit),ashtu si sot besohet. 'Progresi' nuk eshte gje tjeter vecse nje ide moderne,domethene nje ide e gabuar. Europiani i sotem ,ngelet,ne vleren e tij,thellesisht poshte europianit te Rilindjes;zhvillim i metejshem nuk eshte absolutisht,per kushedi cfare nevoje,ngritje,rritje,forcim.

    Ne nje kuptim tjeter ndodhet ne cepat me te humbur te botes e duke u nisur nga civilizimet me te ndryshme,nje sukses i vazhdueshem i rasteve te izoluara,permes te cileve shfaqet faktikisht,nje lloj superior;dicka qe ne lidhje me njerezimin ne pergjithesi eshte nje i ngjashem me mbinjeriun.Raste te tilla fatlume te arritjes se madhe kane qene gjithmone te mundur e ndoshta gjithmone do te jene. E deri beza te tere,fise,popuj mund,ne rrethana te caktuara,te perfaqesojne nje rast te tille fitimtar.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  22. #17
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Antikrishti

    Pika 16

    Nje popull qe ka ende besim ne vetvete,ka gjithsesi akoma Zotin e vet. Tek Ai adhuron kushtet fale te cilave afirmohet,virtytet e veta ; projekton vetekenaqesine e ndjesine e Fuqise se vet ne nje qenie,te cilen mund ta falenderoje per gjithe kete. Kush eshte i pasur do te jape; nje popull krenar ndien nevojen e nje Zoti,per te bere flijime....Feja,brenda parashtrimeve te tilla,eshte nje forme mirenjohjeje. I jemi mirenjohes per vetveten; prandaj eshte nevoja per nje Zot. - Nje Zot i tille duhet te munde te kujdeset e te demtoje,duhet te munde te jete mik e armik, - admirohet si ne te mire ashtu edhe ne te keq .

    Tredhja antinatyre e nje Zoti, ne nje Zot vetem te se mires eshte jashte cdo ideali. Zoti i keq eshte i nevojshem po aq sa i miri - sigurisht qe nuk ja detyrojme qenien tone,tolerances,filantropise...

    C'rendesi do kishte nje Zot qe nuk njeh nxehjen,hakmarrjen,perqeshjen,dredhine,dhunen,te cilit ndodhta nuk i ishin te njohura as ndjesite e magjishme te fitores dhe te asgjesimit. Nuk do arrihej te kuptohej nje Zot i tille; per c'qellim duhet patur ? - Sigurisht,kur nje popull eshte duke perenduar;kur ndjen perfundimisht zhdukjen e besimit ne te ardhmen,shpresen e vet per liri ; kur perfshin ne ndergjegjen e vet nenshtrimin si kusht per jetesen,atehere edhe Zoti i tij ,duhet te ndryshoje.
    Keshtu Ai behet i qullet,i zbehte,modest,nxit per 'paqen e shpirtit', per mosurrejtjen,indulgjencen, per 'dashurine' si ndaj mikut ashtu edhe ndaj armikut. Moralizon vazhdimisht , zvarritet ne shpellen e cdo virtyti privat, behet Zot per kedo,behet njeri privat ,kozmopolit...Njehere e nje kohe, perfaqesonte nje popull, fuqine e nje populli, gjithcka qe eshte agresive dhe e etur per fuqi ne shpirtin e nje populli: tashme nuk eshte vecse Zoti i mire....

    Ne fakt nuk ekziston nje alternative tjeter per Hyjnite: o ata jane vullneti i fuqise - prandaj do jene hyjnite e popullit - ose perkundrazi te papershtatshem per fuqine - e atehere behen domosdoshmerisht te mire.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  23. #18
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,121
    Interesante....
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  24. #19
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    25
    Postime
    620

    Pėr: Friedrich Nietzsche

    Ej a e ka kush Zarathustren si E-book te plote ne gjuhen shqipe ? Nqs do ta postonte dikush do t'i isha shume mirenjohes .

  25. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2014
    Postime
    5

    Pėr: Friedrich Nietzsche

    Citim Postuar mė parė nga land Lexo Postimin
    friedrich nietzsche ne fund te jetes se tij u ēmend,megjithate ai ka qene i madh,shume i madh.
    nuk e dij nese ai ka ber ndonje cmenduri ne fund te jetes se tij. mund te jete semur mentality e jo se ka ber ndonje cmenduri
    sa per madheshtine e tij ka qen dhe do mbetet superior.....esht babai i nje epoke te re!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. Nietzsche, Jeta e tij, Poetika dhe Lindja e Tragjedise
    Nga Hyllien nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-12-2015, 11:30
  3. Nietzsche
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 17:19
  4. 50 kineastët më të mëdhenj të shekullit të XX
    Nga autori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 173
    Postimi i Fundit: 09-08-2009, 04:53

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •