Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 273 prej 273
  1. #261
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Argita: Do dorëzoj kontratat tek Laskaj

    Roland QAFOKU

    Argita Berisha reagon ndaj kërkesës së Fatmira Laskajt për deklarimin e pasurisë. Në një prononcim ekskluziv për gazetën "Tirana Observer", vajza e Kryeministrit ka deklaruar dje, se është e gatshme të dorëzojë të gjithë dokumentacionin që kërkon drejtoresha e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. "Unë do të dorëzoj të gjitha kontratat e shitblerjeve të shtëpive të cilat i disponoj", tha dje Argita. Sipas saj, kjo nuk përbën për të ndonjë shqetësim, pasi gjithçka është reale, e pandryshuar dhe korrekte me ligjet e shtetit dhe të shoqërisë. Më tej, Argita shtoi se ndoshta kjo kërkesë është bërë për të verifikuar saktësinë e vlerës së blerjes dhe shitjes së shtëpive, por për të nuk përbën asnjë problem. "Unë disponoj të gjithë këtë dokumentacion dhe nuk është ndonjë problem për ta dorëzuar në këtë Inspektoriatin e Lartë", tha ajo.

    Debati për Argitën

    Të parët që ngritën puhizën e këtij debati kanë qenë krerë të opozitës, të cilës akuzuan vajzën e Kryeministrit, sipas të cilëve kishte dhe dispononte shuma marramendëse parash dhe pronash të patundshme. Sipas tyre, ajo kishte abuzuar në emër të të atit dhe kishte mundur të bënte pasuri në mënyrë të paligjshme. Por duket se e gjithë kjo u stopua në një ditë të vetme, kur përballë kamerave vajza e Kryeministrit tregoi hapur mënyrën se si e kishte bërë këtë pasuri. 35-vjeçarja Argita, në emisionin "Opinion" të gazetarit Bledni Fevziu, është e para pjesëtare e një familjeje politikani që foli hapur për pasurinë e saj. Nga ana tjetër, ajo me anë të kalkulimeve dhe dokumentacionit tregoi po publikisht të ardhurat dhe rrogën gjatë kohës kur kishte punuar në administratën e UNMIK-ut në Kosovë.

    Debati i fundit

    Por duket se socialistët nuk u mjaftuan me kaq. Ata nisën një sulm tjetër frontal ndaj Argitës, duke thënë se ajo kishte gënjyer me ato që tha publikisht dhe se kontratat e shitblerjeve ose nuk ekzistonin, ose ishin të manipuluara. Atëherë kreu i Inspektoriatit të Pasurive u vu sërish në lëvizje dhe i kërkoi pak ditë më parë Argitës, që krahas deklarimit të pasurisë të dorëzonte edhe dokumentacionin që bëhej fjalë për të gjitha kontratat e shitblerjeve të shtëpive.
    Ndërkohë për Argitën kjo nuk ka qenë fare problem. Ajo ka bërë gati të gjithë këtë dokumentacion dhe këto ditë do ta dorëzojë pranë zyrës së Laskajt. Në një prononcim për gazetën "Tirana Observer", Argita Berisha tha se, gjithçka është një verifikim rutinë i cili nuk paraqet ndonjë problem.

    Laskaj i kerkon informacione shtese Argita Berishes

    Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i drejtuar nga Fatmira Laskaj, i ka dërguar shkresë vajzës së kryeministrit Sali Berisha, për të dhënë informacione shtesë për të lehtësuar procedurat e verifikimit të deklaratave të tyre. Përveç Argita Berishës, një kërkesë të tillë i është dërguar edhe ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, dhe djalit të ministrit të Mjedisit Lefter Xhuveli. Për këtë kërkesë është shfrytëzuar hapësira ligjore për subjektet që nuk janë objekt i ILDKP-së. Sipas burimeve, mbështetja ligjore për kërkesën ndaj Argita Berishës është pohimi i kryeministrit Berisha në deklarimin e pasurisë së tij, se i ka dhënë borxh të bijës një shumë parash.

    Pasuria qe ka deklaruar Argita

    ¨ Apartamenti i përfituar nga privatizimi në vitin 1993 (1/3-a)
    ¨ Apartamenti i blerë me kredi nga Enti i Banesave në vlerë 24 mijë dollarë dhe me sipërfaqe 100 metra katror në vitin 1996 (Është paguar duke dhënë në shkëmbim tek Enti i Banesave një apartament prej 77 metra katrorë afërisht, pronë e bashkëshortit i cili e kishte përfituar nga privatizimi dhe kemi paguar 14 mijë dollarë për atë 30 metra katrorë që mbeti)
    ¨ Investime në një shtesë pallati prej 125 mijë dollarësh,
    ¨ apartamenti ku banoj aktualisht, që është bërë në vitin 1999-2001
    ¨ Një apartament tjetër në një njëjtën ndërtesë 110 mijë dollarë
    ¨ Një dyqan 26 mijë në vitin 2003
    ¨ Një vilë në bregdet 56 mijë dollarë e paguar gjatë viteve 2003-2006
    ¨ Toka 60 mijë dollarë, që kam në pronësi prej 3000 metra katrorë paguar në vitin 2004
    ¨ Një apartament 150 mijë euro, në European Trade Center paguar në vitin 2005
    ¨ 100 mijë dollarë një apartament tjetër paguar në vitin 2005
    ¨ Një makinë 58 mijë dollarë
    ¨ Një makinë 5 mijë euro

    Xhuveli

    Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë i ka kërkuar plotësimin e formularit të deklaratës së pasurisë edhe Gjergj Xhuvelit, djalit të ministrit të Mjedisit Lufter Xhuvelit. Kjo për shkak të debateve mbi pronat që zotëron djali i Xhuvelit. dhe një fabrikë gomash për të cilën është akuzuar së fundmi.

    Basha

    Edhe ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit është njoftuar me kërkesën për të dhënë informacione shtesë lidhur me deklaratën e tij të pasurisë. Sipas burimeve nga ILDKP-ja, shkak për këtë kërkesë është bërë debati për çështjen e licencimit të kompanisë së kushërinjve të tij.

    TIRANA OBSERVER
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Argita Berisha reagon ndaj Inspektoriatit te Deklarimit te Pasurise: Me kerkon dokumente shtese per pasurine

    Nga I.K.


    TIRANE (19 Nentor) - Reagimi I Inspektoriatit te Pasurise eshte shume I vonuar, megjithate une mbetem e hapur ndaj cdo kerkese te tij. Ky ka qene reagimi I Argida Berishes, vajzes se kryeministrit te vendit, pas vendimit te Inspektoriatit te Deklarimit te Pasurise per t’i kerkuar disa dokumente shtese qe kane lidhje me pasurine e saj. Per NEWS 24, Argida Berisha thote se nuk e kupton qellimin e vertete te ketij veprimi, por nese ai ka interpretim politik kete duhet ta sqarojne ata qe preken nga kjo

    (News24/Balkanweb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Me kujtohet nje interviste e dhene nga Xhorxh W Bush nje gazetari te njohur ne nje nga stacionet prestigjoze amerikane. Gazetari nder te tjera e pyet Bushin se a kishte pasur perfitime kur ishte president i ati. Dhe, si tani me kujtohet, Bushi i pergjigjet duke buzeqeshur. Une kisha 24 ore ne 7 dite te javes leje per tu takuar me presidentin e Shteteve te Bashkuara. Dhe kjo te jep pushtet. Shumekush nuk e ka kete pushtet..........Dhe ne llapim ketu ne forum. E disa hume, ca xhuxha e forumista na i dashkan gjerat qelibar. Po ku u fshehen ato kur i kishte dale M.... neper breke Nanos e kompani. Bejne mire te merren me gjera te tjera e ta lene vajzen e Berishes se nuk u del gje andej.....TUNG!

  4. #264
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Argita, çupa 1 milione dollare.

    Data e Publikimit: 29/12/2006

    Autori i Lajmit:
    Mo.Ro.

    Tiranë

    - Ajo që mund të quhet surpriza e këtij viti ka qenë pikërisht deklarata e pasurisë së vajzës së kryeministrit, Argita Malltezit. Një formular i mbushur plot me para, prona dhe pasuri, aq sa la pa gojë edhe punonjësit e OKB. Megjithatë për kryeministrin nuk pati asnjë habi. "Eshtë e pasur, nuk mund ta varfëroj". Kurse Argita nga ana e saj duke u përpjekur të na mbushë mendjen se deklarimi i pasurisë ishte thjesht një vullnet i saj, ndonëse është një detyrim ligjor që nga momenti që i ati e lidhi në pasurinë e tij, bëri ca llogari abstrakte për të nxjerrë qindarkë më qindarkë ato që kishte deklaruar. Të paktën 800 mijë dollarë të llogaritur për pesë vite pune, po ku nuk del as shpenzimi për të ngrënë, për t'u veshur, për të rritur fëmijët, për faturat e kështu me rradhë. Vajza e kryeministrit nuk ka nguruar për asnjë cast kur ka numëruar me rradhë gjithë pasuritë e saj, të siguruara që në momentin kur të paktën apartamentet ishin ende në themele. Pothuajse të gjitha janë të pahipotekuara e megjithatë një apartament Argita ia ka falur të atit. Vetë kryeministri, në një prej deklarimeve të tij ka treguar për një shumë prej 2.1 milionë lekësh që i ka dhënë hua së bijës, duke bërë kështu të detyruar edhe deklarimin e Argitës. Të paktën për dy zëra të shpenzimeve të saj mujore, Argita duhet të paguajë një shumë prej 2350 eurosh, të cilat nuk janë përfshirë në llogarinë që vajza e kreut të qeverisë ka bërë për të treguar se si janë përkthyer në prona dhe pasuri të paluajtshme paratë e marra nga pagat në UNMIK. Sipas deklarimit zyrtar të saj, një shumë prej 1350 eurosh është detyrimi financiar që Argita ka ndaj bankës, për një kredi të marrë, me të cilën është blerë një tjetër apartament i shtenjtë. Për tre fëmijët e saj që ndjekin një shkollë private, duhet të paguajnë një shumë prej rreth 250 eurosh në muaj, që në total mund të arrijë edhe në një shumë prej 1000 eurosh.

    Edhe daja i Argites i pasur

    Tiranë

    - Më parë ka shërbyer si oficer në batalionin e transportit pranë ministrisë së Mbrojtes e megjithatë sot zotëron dy pallate dhe tokën ku ato janë ngritur tamam në qendër të ish- bllokut. Kjo është ajo që duket nga pasuria e Agim Ramës, kunati i kryeministrit Berisha, ndërkohë që ky i fundit mbledh shumë para prej dy godinave të lëna me qera dhe të ndërtuara në mermer. Kreu i qeverisë nuk ka reaguar për pasurinë e kunatit të tij dhe aq më pak vetë Rama. Ku i ka gjetur paratë dhe pronat daja i Argitës?!

    Pasuria Argita ndryshe nga UNMIK

    Tiranë

    - Mes llogaritjeve të vajzës së kryeministrit për 82 dollarësh dhe atyre reale ka një diferencë prej 420 dollarësh vetëm në një muaj. Ndërsa shifra shkon në 5040 dollarë nëse bëhen llogaritjet për një vit të tërë. Shifrat e deklaruara nga Argita Malltezi dhe atyre që nxjerr UNMIK janë tejet të ndryshme. Nga deklarimi i pasurisë rezulton një shifër prej 734 mijë dollarësh, ndërsa UNMIK del me shifrën totale të 769.323 dollarë. Që këtu Argita është rreth 35 mijë dollarë mangut, ndërsa kësaj shume duhet t'i shtohen edhe diferencat e tjera që vajza e kryeministrit ka llogaritur gabim tek dietat ditore apo fondi i pensionit.

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    kam ndjekur me vemendje intervisten qe vajza e sales dha te tv klan te opinion
    dhe me dokumenta ne dore po sqaronte pasurin e saj te bere me punen qe bente ne kosov me burrin e saj dhe tha qe fitoi konkursin qe te shkonte ne kosove bashke me burrin nje kooincidece qe fituan keta te dy po nejse ska gje
    dhe e kishte rrogen gati 8 mij euro ne muaj x 2 16 mij euro
    dhe se kishte edhe dyqn ne tiran dhe tre apartamente nje nga keta ja ka dhuruar babe sales se kishte mbet keq i shkreti
    ka menyra e menyra per te bere leke ne shqiperi nje nga keto eshte kjo siper
    qe eshte legale pse cmendoni ju se sala jeton vetem me rrogen e tij
    keshtu bejne te gjithe qeveritaret e botes dhe jo vetem shqiptaret pastaj ka dhe nga ata qe duan te perfitojne me shume nga keto gjera qe jane me se legale kjo nuk eshte vjedhje eshte pune e paster tani mund te themi po pse pikerisht vajza e sales te shkonte te ajo pune
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. #266
    Gazeta Kritika, 27/1/2007

    “Torra” e Aleksandër Biberajt, “dhuratë” për Sali Berishën

    Kandidati për kreun e bashkisë Tropojë, nipi i Sali Berishës
    Grushte dhe shqelma në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike në Tropojë

    1
    Sipas burimeve të besuara të degës së Partisë Demokratike në Tropojë, mësojmë, se me datën 24 janar u mblodh kryesia e degës së kësaj partie, për të prezantuar kandidatin për kryebashkiak të qytetit verior, zotin Nuredin Ahmetaj. Kjo mbledhje u shndërrua në arenë boksi, fyerjesh e sharjesh nga të pakënaqurit e Partisë Demokratike, pasi shumica e kryesisë së PD-së janë kundra Nuredin Ahmetajt, i cili është nipi i Sali Berishës. Kandidaturën e zotit Ahmetaj e ka propozuar deputeti i Tropojës, zoti Aleksandër Biberaj, pa aprovimin e Sali Berishës, duke ia marrë “kalanë nga brenda” Berishës, për të na paraqitur kështu atë çfarë nuk i intereson në asnjë rast Doktorit, lojën nepotike në politikë të Berishës me njerëzit e tij.

    2
    Zoti Nuredin Ahmetaj aktualisht është kryetar i Tatim-Taksave në Tropojë. Sipas burimeve nga ky qytet, zoti Nuredin, kandidat për kreun e bashkisë, ka tentuar tre herë të vetëvritet për tre të dashurat e tij dhe opinioni tropojan e quan Romeo i shekullit XXI i malësisë së Tropojës.
    Sipas po këtyre burimeve, i vëllai i Nuredin Ahmetajt është Avni Ahmetaj, i cili së bashku me të shoqen akuzohen për vjedhjen e arkës së bashkisë Tropojë.
    Bashkëshortja e Avniut aktualisht është arkëtare e bashkisë. Për këtë akuzë Avni Ahmetaj me të shoqen janë në proces gjyqësor.

    3
    Sipas burimeve, zotin Nuredin Ahmetaj e ka propozuar deputeti Biberaj, pa marrë miratimin e kryesisë së Partisë Demokratike të Tropojës. Pra ky është kandidat, i pa propozuar nga baza në këtë qytet. Sipas disa anëtarëve të kryesisë, deputeti Biberaj ka luajtur kështu edhe kartën e fundit, për të kapur “Torrën” e shahut politik.

    E shoqja e Nuredinit, Shpresa Ahmetaj, dikur ish kryetare e kooperativës Markgegaj në kohë të Partisë së Punës të Shqipërisë. Duke qenë ish-përfaqësuese e nomenklaturës së kuqe, pak gjasa ka, sipas burimeve, t’i krijojë mundësinë e fitores për kreun e bashkisë, bashkëshortit të saj.

    4
    Shumë interesant është fakti, se elektorati i qytetit të Tropojës, do të votojnë në këto zgjedhje vendore midis Partisë Demokratike, Nuredin Ahmetaj, midis Partisë Socialiste (?) dhe “rebelit” të Partisë Demokratike të Tropjës, aktualisht mësues i nderuar i këtij qyteti dhe qëndrestari i demokracisë Asrtit Margjekaj (i pavarur), si dhe të tjerë kandidatë të pavarur, kunatën e Besnik Mustafajt (Dafina Mustafaj dhe djalin e tezes të Besnik Mustafait. Duke krijuar kështu lobin nepotik të deputetëve demokrat të Tropojës. Dhe shumë anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike, heshtin të menduar... Kush do ta marrë “kurorën” e bashkisë në qytetin e tyre?

    Nga Fatime Kulli

  7. #267
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Ju lutem antar te forumit
    A e dini sa kan neper banka qeveritaret e kosoves?

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Qeveritaret ne Shqiperi por edhe ne Kosove kan nga nje mal me lek,eshte profesioni me fitimprures.Po ja fus njehere kot keshtu:Po te marresh pasurite e ministrave dhe ish ministrave dhe po tu shtosh dhe ate te kryetareve te bashkive dhe kryeministrave pra ta dyfishosh,e gjitha kjo duhet te jete disa here me e madhe se pasuria e pjeses qe ngelet.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Po kjo Argita kur do na futet ne greve................

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    tash e kuptoj pse disa vajtojn nese largohet dote largohen unmiku dhe EULESHI NGA KOSOVA AAAA WAWAWAWA

  11. #271
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Paramendo Nje Vajz E Nje Kryeministri Punon Ne Unmik Apo Ka Punuar Kurse Ne Kosove Mbi 50% Jan Pa Pun Edhe Diqka Po Hulumtuat Ne Organizata Nderkombetare Si Ne Eulesh Apo Diq Te Till Punojn Shtresa Borgjse Nje Shtres E Shoqeris Anti Kombetare Te Cilet Ne Kohen E Okupimit Punioni Ne Dsa Radio Stacione Te Okupatorit

  12. #272
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    edhe kjo ja paska pa hajrin Kosovet , veq Fatmiri ja ka kajt maman Lekve, 80 milion

    nuk e di pse bash qetu te 80-tshi po e ndalen.

  13. #273
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    Paramendo Nje Vajz E Nje Kryeministri Punon Ne Unmik Apo Ka Punuar Kurse Ne Kosove Mbi 50% Jan Pa Pun Edhe Diqka Po Hulumtuat Ne Organizata Nderkombetare Si Ne Eulesh Apo Diq Te Till Punojn Shtresa Borgjse Nje Shtres E Shoqeris Anti Kombetare Te Cilet Ne Kohen E Okupimit Punioni Ne Dsa Radio Stacione Te Okupatorit
    Nese je idiot , mos u shfaq kaq hapur
    Informohu njehere e pastaj fol .
    Mos bej kopetentin mbi gjera qe nuk i njeh
    Ne kohen kur UNMIK kerkoi te punesonte disa Juriste, un mbaj mend nje miken time qe shkoi nga Tirana e konkuroi per vendin e punes se bashku me dy shoqe te tjera te saj.
    Dhe iku pa deshiren e prinderve, por me kurajo per te care vete rrugen e saj ne jete.
    Konkuroi dhe fitoi.
    Njera nga shoqet e saj , sot eshte zvendes ministre.
    Ndersa mikja ime, u martua ne Kosove dhe ka nje familje te lumtur.
    Sigurisht qe pagesa aty ishte mjaft e mire , por edhe pervoja qe fituan i ndihmoi shume ne profesion.
    Dhe mos flisni brockulla se injoroni veten
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Tema të Ngjashme

  1. Atentati ndaj Lul Berishës me raketë tokë-ajër.
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 20:47
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  5. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •