E Lumja Nėnė Tereze, flakė e dashurisė !
“Shėrbejė Zotit duke i shėrbyer falas njeriut”
Pėr ditėn e djeshme kemi shkėputur disa fragmente tė shkurta ku Nėnė Tereza shpjegon ‘qėllimin e Kongregarės sė Misionareve tė Damshurisė’ qė pati thelemuar dhe pse nuk intersohej kurrė pėr struktura shoqėrore por vetėm pėr t’i shėrbyer njeriut tė vuajtur pėr dhasurinė ndaj Krishtit.
Dashuria e Zotit
“Qėllimi i Kongregatės sonė – thoshte e Lumja Nėnė Tereza – ėshtė t’ia ēojmė Zotin familjeve tė tė varfėrve mė tė varfėr, e ato t’i pėrcjellim tek Ai.
Pa rėndėsi ka kush janė, prej nga vijnė, ē’etnie i pėrkasin e ē’vend zėnė nė shoqėri. Duam t’u dėshmojmė se Zoti ka mėshirė pėr ta, se i do”!
T’i shėrbesh Zotit
“Nė se njė njeri ndjen se Zoti dėshiron nga ai shndėrrimin e strukturave shoqėrore, ėshtė punė pėr tė e pėr Zotin e tij.
Tė gjithė e kemi pėr detyrė t’i shėrbejmė Zotit, atje ku e ndjemė se na thėrret. Unė jam e thirrur tė ndihmoj njeriun, ta dua ēdo njeri. Detyra ime nuk ėshtė tė gjykoj institucionet: mua nuk mė takon tė gjykoj askėnd.
Nuk mendoj kurrė pėr masat e njerėzve, por pėr njeriun konkret. Nė se do tė mendoja pėr masat, nuk do tė filloja kurrė shėrbimin. Mė intereson njeriu! Besoj nė takimin e njeriut me njeriun!.
Shėrbimi falas
“Qė nė fillim tė misionit tim nuk kam kėrkuar kurrė para. Desha t’u shėrbeja tė varfėrve vetėm pėr dashuri tė Zotit. Doja qė tė varfėrit tė merrnin falas, atė qė tė pasuirt e blejnė me para. Proftėrinjtė indianė tė pėrendeshės Kali, nuk e shikonin me sy tė mirė misionin tonė. Por njėherė, ndodhi qė njėri prej tyre u sėmurė: kishte sėmundje ngjitėse. Ne i shėrbyem falas e mirė, sa qysh atėherė jo vetėm qė nuk na shqetėsuan mė, por u bėmė bashkėpunėtorė e miq”.
Krijoni Kontakt