Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E Lumja Nėnė Tereze, flakė e dashurisė !
    “Shėrbejė Zotit duke i shėrbyer falas njeriut”









    Pėr ditėn e djeshme kemi shkėputur disa fragmente tė shkurta ku Nėnė Tereza shpjegon ‘qėllimin e Kongregarės sė Misionareve tė Damshurisė’ qė pati thelemuar dhe pse nuk intersohej kurrė pėr struktura shoqėrore por vetėm pėr t’i shėrbyer njeriut tė vuajtur pėr dhasurinė ndaj Krishtit.


    Dashuria e Zotit

    “Qėllimi i Kongregatės sonė – thoshte e Lumja Nėnė Tereza – ėshtė t’ia ēojmė Zotin familjeve tė tė varfėrve mė tė varfėr, e ato t’i pėrcjellim tek Ai.
    Pa rėndėsi ka kush janė, prej nga vijnė, ē’etnie i pėrkasin e ē’vend zėnė nė shoqėri. Duam t’u dėshmojmė se Zoti ka mėshirė pėr ta, se i do”!


    T’i shėrbesh Zotit

    “Nė se njė njeri ndjen se Zoti dėshiron nga ai shndėrrimin e strukturave shoqėrore, ėshtė punė pėr tė e pėr Zotin e tij.
    Tė gjithė e kemi pėr detyrė t’i shėrbejmė Zotit, atje ku e ndjemė se na thėrret. Unė jam e thirrur tė ndihmoj njeriun, ta dua ēdo njeri. Detyra ime nuk ėshtė tė gjykoj institucionet: mua nuk mė takon tė gjykoj askėnd.
    Nuk mendoj kurrė pėr masat e njerėzve, por pėr njeriun konkret. Nė se do tė mendoja pėr masat, nuk do tė filloja kurrė shėrbimin. Mė intereson njeriu! Besoj nė takimin e njeriut me njeriun!.



    Shėrbimi falas

    “Qė nė fillim tė misionit tim nuk kam kėrkuar kurrė para. Desha t’u shėrbeja tė varfėrve vetėm pėr dashuri tė Zotit. Doja qė tė varfėrit tė merrnin falas, atė qė tė pasuirt e blejnė me para. Proftėrinjtė indianė tė pėrendeshės Kali, nuk e shikonin me sy tė mirė misionin tonė. Por njėherė, ndodhi qė njėri prej tyre u sėmurė: kishte sėmundje ngjitėse. Ne i shėrbyem falas e mirė, sa qysh atėherė jo vetėm qė nuk na shqetėsuan mė, por u bėmė bashkėpunėtorė e miq”.

  2. #12
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E Lumja Nėnė Tereze, flakė e dashurisė!
    ”Prej Zotit jeta jonė njerėzore merrė kuptim e vlerė!”




    Pėr sot, forumista tė nderuar,
    kam shkėputur njė fjali fare tė shkurtėr
    por me njė domethėnie programatike,
    me tė cilėn Nėnė Tereza na udhėzon e na ndriēon:


    “Kur i bėjmė Zotit vend nė jetėn tonė,
    ajo merr kuptim, vlerė, shije e bėhet e frytshme”.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    ''Nėnė Tereza''



    Per Shqiperine ka qene dhe Eshte Gjithcka Te marin Shembull Shqipetaret e Tjere ,nga Bardhesia e Zemres se ''Nėnė Tereza''

  4. #14
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E Lumja Nėnė Tereze, flakė e dashurisė!
    "Shpresa"




    Vijojmė me rileximin e uratėve, tė kėshillave e tė fjalėve tė Nėnė Terezės, fjalė qė na pasurojnė shpirtin e na pėrforcojnė nė shtegtimin tonė tė pėrditshėm.

    Forumista tė nderuar, kemi shkėputur njė meditim tė shkurtėr mbi ‘shpresen’ tė mbėshtetur nė Zotin, qė nuk na zhgėnjen kurrė.


    “Duhet tė varemi nga provania e Zotit,
    tė shpresojmė nė provaninė e Tij.
    Ai e di pėr ēka kemi nevojė.
    Ai i mban dhe kujdeset pėr zogjtė e qiellit,
    Ai e mban dhe vesh me bukuri natyrėn.
    E, pra, s’jemi ne njerėzit mė tė dashurit e Tij?
    Le tė jetė jeta jona nė duart e Zotit!
    Le tė shpresojmė nė dashurinė e Tij ndaj nesh!
    Le t’i bėhemi shpresė njėri-tjetėrit!

  5. #15
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E Lumja Nėnė Tereze, flakė e dashurisė!
    "O Zot,mė mėso dashurinė!"









    Vijojmė me rileximin e uratėve, tė kėshillave e tė fjalėve tė Nėnė Terezės, pėr ripėrtitjen e shpirtit e pėrforcimin nė bindjet ungjillore gjatė shtegtimit tonė tė pėrditshėm.

    E nė kėtė kėndvėshtrim pėr sot, forumista tė nderuar, kemi shkėputur njė reflektim tė shkurtėr tė uratės qė Nėnė Tereza ia drejton Zotit “Mė mėso dashurinė, o Zot!”


    O Zot,
    mė mėso tė mos flas porsi bronzi kumbues, apo cimbali tingėllues,
    por me dashuri.
    Mė jep aftėsinė e tė kuptuarit dhe mė jep fenė qė i lėkund bjeshkėt,
    por me dashuri.
    Mė mėso atė dashuri qė ėshtė pėrherė duruese, pėrherė e butė,
    askurrė ziliqare, as krenare, as vetjake, as keqmbajtėse;
    njė dashuri qė e rys gėzimin nė tė vėrtetėn, e gatshme kurdorė pėr tė
    falur, pėr tė besuar, pėr tė shpresuar, pėr tė duruar.
    Mė nė fund, kur tė gjitha sendet e tejkalueshme tė shkapėrderdhėn,
    E tėra do tė jetė e qartė se mund tė kem qenė e dobėt, e pamjaftueshme
    Por gjithnjė shkėndijė e dashurisė Sate tė pėrkryer. Amen!

  6. #16
    E Lumtur Maska e EDA_19
    Anėtarėsuar
    16-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Tonit
    Postime
    32
    Nene Tereza

    Ajo quhej Gonxhe Bojaxhiu. Ishte femija e trete e prinderve Kole Bojaxhiu nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiu (Barnaj) nga Novo Sella e Gjakoves. Lindi ne Shkup, ku i ati merrej me tregti dhe mblidhte ne shtepine e vet artiste dhe patriote shqiptare. Ditelindja e saj eshte 27 gusht 1910. Gjashte vjet me pare kishte lindur e motra, Agia, dhe tre vjet pas Ages, i vellai Lazri. Mesimet e para i beri ne nje shkolle shqipe te Shkupit, ndersa gjimnazin, po ne ate qytet, ne gjuhen serbo-kroate. Pasionet e saj te rinise ishin tre: te behej mesuese, te shkruante dhe te recitonte poezi, te kompozonte dhe te luante muzike. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjece dhe u be murgeshe. Moter Tereza pa u ndare nga poezia dhe muzika u largua nga Shkupi dhe u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave. Nene Tereza e Kalkutes e quajten kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurise" (1951) per t'u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe planetit. Ne vitin 1979, kur mori cmimin Nobel per Paqe, e gjithe bota mesoi se Nene Tereza ishte shqiptare. Por Shqiperia heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as sa per te pare nenen e saj qe jetonte ne Tirane, as per te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as... per te pare varrin. Madje kete vize nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes deri ne fillim te viteve '90.
    Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Ajo ishte nene kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960 000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te
    braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160 femije ilegjitim e bonjake. Keto jane shifrat e mesit te viteve '80. Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kesaj dite shifrat kane
    ndryshuar shume. Mjafton te themi se gjate ketyre 10 vjeteve edhe ne Shqiperi jane ngritur disa institucione ku sherbejne motrat e Urdhrit "Nene Tereza". Ato jane te pafjala. Vetem punojne. U sherbejne me nevojtareve. Prandaj jane edhe me te pavena re, se pikerisht me nevojtaret ne Shqiperi jane me te harruarit prej atyre qe kane mbire ekraneve te stacioneve televizive publike dhe private. Per politikanet e sotem shqiptare duket e mjaftueshme qe i dhane viston Nene Terezes
    shqiptare te vinte me ne fund ne Shqiperi, duket e mjaftueshme qe ne emer te saj themeluan nje urdher presidencial, i vune emrin nje kopshti femijesh, nje spitali universitar dhe nje sheshi me shatervan. E permenda fjalen shatervan se pikerisht ai u be shkak te zvarritej ngritja e monumentit kushtuar Nene Terezes. Sec kane dale ca njerez moderne te ne, si pune ministrash, qe kane mesuar ca marifete gjoja perendimore, qe edhe monumentin kaq te perfolur per Nene Terezen e kane lidhur me ate punen e tenderave, ca tenderave qe duhet te shembin nje shatervan per te ngritur nje monument dinjitoz etj, etj. Pastaj, i fundit fare eshte konkursi, qe me sa duket nuk do te jete aspak artistik, por thjeshte postmodernist qe ne gjuhen e biznesit shqiptar do te thote nje lloj tenderi i pazhdoganueshem, i pataksueshem, i pakontrollueshem, me nje fjale, biznes elitarist. Per keta tipa qeveritaresh dhe politikanesh, Nene Tereza do te thoshte: "Njeriu nuk eshte lakuriq vetem per arsye se nuk ka veshje. Mund te jete i zhveshur edhe atehere kur nuk ka dinjitet (nderim)".
    Instituti "Nene Tereza"
    Jo per nacionalizem, se Nene Tereza u perket vlerave universale te njerezimit, as per pasaporte integrimi rrjedhave te qyteterimit te sotem perendimor, shoqeria e sotme shqiptare duhet ta shpalle Nene Terezen simbol te qytetarise kombetare. Ne, shqiptaret, nuk kemi perse te
    rremojne andej-ketej per te pershtatur nje filozofi vepruese me te qarte dhe me te thjeshte per jeten e tone, se ate qe la trashegim Nene Tereza me vepren e saj per mbare njerezimin, s'kemi perse te rrekemi per t'u bere bashkekohore dhe te stermundohemi duke shpikur teorira per te qene
    dikushi ne Paktin e Stabilitetit qe na ka ofruar bota e qyteteruar. Le t'i drejtohemi seriozisht veprimtarise se Nene Terezes dhe mendesive te saj. Nese na kerkohet, dhe vertete na duhet, te jemi faktor paqeje ne Ballkan dhe me gjere, paqja, simbol i se ciles u be Nene Tereza ne te
    gjithe globin, do te ishte me idealja per ne, nese na kerkohet, dhe vertete na duhet nje fqinjesi e mire, humanizmi universal i Nene Terezes eshte gjithmone shembull bashkejetese i persosur per sot dhe ne vazhdim, nese na kerkohet, dhe vertete na duhet, mirekuptimi brenda vetes,
    toleranca, qetesia, prosperiteti, qytetaria... dashuria e Misionareve te Dashurise eshte pasuria me e pashfrytezuar qe kemi.
    Vecse Nene Terezen te mos e privatizojne per qellime vetjake institucionet qeveritare te kultit apo te OJQ-ve, si po veprohet kudo per cdo vlere materiale dhe kulturore kombetare. Te mos e parcelizojne
    nder partira dhe shoqata te mbyllura, per qellime karriere. Te mos e fusin ne lojen e tenderave per nje monument apo te projekteve per botime komerciale. Dhe te mos e bejne te harruar muzeve duke e lene ne "shenjterine e saj". Ndoshta nje institut i Nene Terezes ne Tirane do
    t'i kishte hije Shqiperise, nje institut kombetar qe te grumbullonte dhe te botonte trashegimine e saj, te studionte pervojen e saj dhe te motrave Misionare te Dashurise kudo ne bote, te rekomandonte forma konkrete pune per zbutjen e varferise ne Shqiperi, per paqen e prosperitetin e deshiruar prej te gjitheve. Ai institut jo vetem te mbante emrin e Nene Terezes, por edhe te ngrihej sipas parimeve te saj, domethene, me kontributin e donatoreve joqeveritare e joinstitucionale,nje institut i shoqerise civile ku te sherbejne njerez me perkushtim shkencor dhe specialiste qe besojne vertet ne mendesite e reja te menaxhimit te shoqerise njerezore. Dhe, nese sot kudo ne bote ka njerez (disa prej te cileve veprojne edhe ne Shqiperi), qe besojne ne nje shoqeri civile, ky institucion nuk eshte
    i pamundur dhe mendesite thellesisht humane te Nene Terezes nuk do te mbeten nje utopi. Legjenda shqiptare e shekullit, te cilen e nderoi e gjithe bota e qyteteruar, nuk do te mbetej nje gojedhene e tejkaluar ne kohe, por do t'i paraprinte nje epoke te re ne Mijevjecarin e Ri. "Sot
    te gjithe kane uri per dashuri, sepse jemi te lindur per te dashuruar dhe per te qene te dashuruar"
    "Gjeja me e rendesishme ne jete eshte dashuria. Ketu edhe eshte fillimi i veprimtarise per te drejtat njerezore"
    "Paqja arrihet me vepra te dashurise"
    "Ka edhe sot mjaft rreziqe qe e erresojne dashurine. Deshtimi (aborti) s'eshte asgje tjeter perpos frike:frike prej femijeve ende te palindur"
    "Jeta jote eshte te jetosh, te duash, te deshmosh dashurine e Hyjit ne te tjeret"

  7. #17
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E Lumja Nėnė Tereze:
    flakė e dashurisė!





    Forumista tė nderuar po vijojmė me rileximin e uratėve, tė kėshillave e tė fjalėve tė Nėnė Terezės, pėr tė pasuruar shpirtin e ndriēuar hapat nė udhėn tonė tė pėrditshme.

    Historia e Nėnė Terezės nuk ėshtė njė ndėrmarrje e thjeshtė humanitare, siē pati thėnė ajo vetė e para. Eshtė histori e njė besimi biblik. Mund tė shpjegohet vetėm si shpallje e Jezu Krishtit – sikur pohonte vetė ajo- “duke e dashur dhe duke i shėrbyer Atij nėpėrmjet figurės sė vuajtur tė mė tė varfėrit ndėr tė varfėr, si materialisht ashtu edhe shpirtėrisht, duke parė nė tė Krishtin e duke i kthyer shėmbėlltyrėn dhe ngjajshmėrinė me Zotin”.

    Trashėgimia shpirtėrore qė na la Nėnė Tereza pėrmblidhet nė kėto fjalė tė Jezusit qė i gjejmė nė Ungjillin e shėn Mateut: “Pėr tė vėrtetė po iu them: ēkado qė bėtė pėr njėrin ndėr kėta vėllezėr tė mi mė tė vegjėl, ma keni bėrė mua”!. Nė heshtje e soditje, nė adhurim para tė Shenjtėnueshmit Sakrament tė Eukaristisė nė Tabernakull, Nėnė Tereza, mėsoi tė shihte fytyrėn e vėrtetė tė Zotit nė ēdo njeri qė vuante. Nė uratė, ajo zbuloi tė vėrtetėn thelbėsore qė pėrshkon mėsimin e Kishės, e vėrteta e ’ Zotit Dashuri’ qė e frymėzoi veprimtarinė e saj fetare e humanitare nė ēdo kėnd e nė ēdo anė tė botės: Jezu Krishti, Fjala e Pavdekshme e Mishėruar, Shėlbyesi i njerėzimit, qė deshi tė bėhėt si ēdo njeri tjetėr, sidomos si tė varfėrit, tė sėmurėt dhe nevojtarėt – e pohonte Nėnė Tereza – “e bėri pėr mua”, qė tė mė takojė”.

    Nėnė Tereza ndezi dritėn e dashurisė sė Zotit ndėr njerėz tė vuajtur e tė pashpresė, e tani prej kėsaj drite vijojnė tė ushqehen bijat e bijtė e saj shpirtėrorė, Misionaret e Dashurisė, tė cilat e pėrēojnė misionin ungjillėzues tė pėrvijuar nga e Lumja Bonxhe Bojaxhiu. Prej shembullin tė saj duhet tė frymėzohet edhe secili prej nesh, pėr ta takuar Krishtin Zot e njeriun vėlla e motėr, duke bėrė ēdo ditė, sė paku “diēka tė mirė e tė bukur pėr Zotin”, sikur porosiste e Lumja Nėnė Tereza.

  8. #18
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E Lumja Nėnė Tereze, flakė e dashurisė!
    “Zoti ėshtė Jeta, e Vėrteta e Drita!"









    Forumista tė nderuar po vijojmė me leximin e uratėve e tė mėsimeve tė Nėnė Terezės, pėr t’u pasuruar shpirtėrisht e ndriēuar hapat nė udhėn e jetės sė pėrditshme.

    “Nė mesin e vdekjes,
    jeta vijon.
    Nė mesin e hipokrizisė e tė gėnjeshtrės,
    e vėrteta ekziston.
    Nė mesin e errėsirės,
    drita qėndron.
    Atėherė pėrfundoi se Zoti ėshtė
    Jeta, e Vėrteta e Drita.

  9. #19
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    “Shpirti Krishtit!” lutja tradicionale tė cilėn pėr ēdo ditė
    disa herė Misionaret e Dashurisė e lusin para tė Shenjtueshmit Sakrament






    Pėr sot kam shkėputur njė lutje tradicionale “Shpirti Krishtit” qė shqiptohet pas Kungimit tė Shenjtė, e cila lutje, me porosinė e Nėnė Terezės ėshtė shtypur nė librin e lutjeve tė Misionareve tė Dashurisė nė gjuhėn angleze, gjuhė zyrtare e bashkėsisė misionare dhe tė cilėn Motrat e Nėnė Terezės e lusin ēdo ditė para tė Shenjtnueshmit Sakrament.

    Shpirti i Krishtit, mė shenjtėro mua.
    Korpi i Krishtirt, mė shėlbo mua.
    Gjaku i Krishtit, deh mė ngijė mua.
    Uji i kraharorit tė Krishtit, mė pastro mua.
    Mundimi I Krishtit, mė forco mua.
    O i ėmbli Jezus, mė dėgjo mua.
    Ndėr plagė tė tua mė fsheh mua.
    Mos lejo tė ndahem prej teje.
    Prej armikut tė shpirtit mė del zot mua.
    Nė fill tė vdekjes sime ti mė thirr mua.
    E mė urdhėro tė vij te ti,
    qė me shenjtėr tė lėvdoj ty,
    pėr gjithmonė e motit tė jetės. Ashtu Qoftė!

  10. #20
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    “Lutja pėr dashuri !”
    lutje qė Nėnė Tereza ia porosiste motrave tė reja tė kongregatės sė saj




    Forumista tė nderuar,
    pėr sot kemi shkėputur njė lutje tė cilėn Nėnė Tereza ia kėshillonte motrave tė reja, qė kishin pak kohė nė kongregaten e Misionareve tė Dashurisė, pėr tė zbatuar dashurinė e bamirėsinė me: fjalė, vepra, mendime, dėshira, ndjenja, pasiqė Jezusi gjithmonė ka qenė i gatshėm t’u dhurojė tė gjithėve dashurinė e vet. Ja edhe lutja:

    O Zoti im! Tė dua me gjithė zemėr e me gjithė shpirt mbi ēdo gjė tjetėr,
    sepse Ti je e mira e pambarueme dhe i denjė pėr tėrė dashurinė time.
    Fali tė gjithė ata qė mė kanė fyer,
    e i kėrkoj falje tė gjithė atyre qė unė iu kamė bėrė keq.
    Amen!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sėmundja e dashurisė
    Nga ~Geri~ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Artistėt shqiptarė kundėr “grabitjes” sė Nėnės Terezė
    Nga Selami2006 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 18:18
  3. Piramida e dashurisė
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  4. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •