Ka patur një karrierë të shkëlqyer. Po a i ka lënë tashmë Personal Computer-i prapa ditët më të bukura?

Kompjuteri personal është nën rrezik, si platforma parësore për të cilën janë shkruar prgoramet kompjuterikë, teksa këta të fundit kanë nisur të përhapen nëpër internet. Mund të kërkosh Google apo eBay nga ço lloj pajisje që ka një navigues për internetin – jo vetëm një kompjuter. E gjithë kjo nuk do të thotë se kompjuteri personal ka vdekur. Shitjet e tyre, në një shifër 200 milionë në vit janë në kulm. Shkathtësia e kompjuterit, nënkupton që ai do të vazhdojë të jetë platforma në të cilën teknologjitë e reja do të jenë të prirura të shfaqen fillimisht

“Endless Love”, këngë e Diana Ross dhe Lionel Richie ishte në krye të klasifikimeve. Ronald Regani e shihte Bashkimin Sovjetik nga lartë poshtë. Dhe Princesha Diana, 20 vjeç, ndodhej në muajin e mjaltit me Princin Karl. Ishte 12 gusht, 1981 – dhe International Business Machines e Armonk, Nju Jork, zbuloi IBM 5150, hyrjen e saj të re në tregun që sapo po lindte të kompjuterave personalë.

Kjo kuti ngjyrë bezhë, me një çmim fillestar 1 565 dollarë kishte një memorie vetëm 16 kilobajtë dhe përdorte audiokaseta për të hedhur dhe ruajtur të dhënat. (Disketa ishte ende dicka fakultative). Deklarata e Shtypit e IBM trumbetonte me të m,adhe “gërmat fosforeshente ngjyrë jeshile të ekranit për rehatinë e të lexuarit”, si dhe “manuale pune që kuptohen me lehtësi”, të cilët bënin “të mundur fillimin epërdorimit të kompjuterit brenda disa orëve”.

Përpjekjet e mëhershme të Ibm për të nxjerrë një Personal Computer kishin dështuar. Pr sot, pas 25 vjetësh, IBM 5150 njihet si paraardhësi i lashtë i kompjuterit modern, një hap shumë i rëndësishëm i eviolucionit të kompjuterave, nga lodra për qurravitësit, në mjete të domosdoshme të biznesit modern dhe, për shumë njerëz, të jetës prvate. Afro 1 miliardë kompjutera janë tashmë në perdorim në gjithë botën; shumë njerëz që punojnë në zyra kalojnë më shumë kohë me kopmjuterin se sa duke fjetur apo me familjen. Por përhapja e PC ka qenë e pabarabartë: në Amerikë, ka 70 kompjutera për çdo 100 vetë, krahasuar me 35 në Francë, 7 në Brazil dhe 3 në Kinë.

Kompjuteri personal ka shkaktuar mirëqenie në një masë të madhe. Vlerat e bursës të firmave të kompjuterave dhe programeve kompjuterike të bëra bashkë e kalojnë gjysmë trilioni dollarë. Kompjuterat e lirë kanë rritur së tepërmi produktivitetin e punëtorëve. Dhe qindra milionë njerëz kanë përfituar nga aksesi në programet e shkrimit, tabelave, e-mailet, ndarjen e fileve dhe telefonatat e lira – për të mos folur pastaj për pasurinë që ofron interneti.

Kompjuteri personal demokratizoi informatikën duke i bërë kompjuterat më të lirë dhe më të aksesueshëm se më parë. Kompjuteri personal i IBM ishte më pak i ëprparuar se disa makina të tjera në treg. Por ai kishte mbështetjen e emrit që kishte më shumë reputacion në informatikë. IBM nuk nxorri thjeshtë një produkt; ai nxori nga frerët një industri të tërë.

Sekreti i suksesit

Nga shumë pikëpamje, kompjuteri personal triumfoi pikërisht ëpr shkak të mënyrës si u zhvillua, aspak e stilit IBM. Kur përpjekjet e mëhershme të IBM për të prodhuar nëj kompjuter dështuan, duke qenë shumë të kushtueshme, një ekip inxhinierësh u mblodhën në Boka Raton, Florida. Ekipi nuk raportonte përmes burokracisë mbytëse të IBM, por drejtpërdrejtë tek krerët e kompanisë. Atyre iu dha një vit kohë për të projektuar një kompjutrer me kosto të ulët. “Ata njerëz që merreshin me atë punë nuk flisnin aspak për të, nuk kishte asnjë mbledhje biznesi, asnjë mbledhje rishikimi vjetor për buxhetin”, shpjegon Luis Branskomb, kryeshkencëtar i IBM në periudhën 1972-1986. “IBM bëri shumë gjëra radikale – dhe kjo rezultoi shumë e suksesshme”.

Për të arritur qëllimin e vet ambicioz, ekipi hoqi dorë nga dy tradita të IBM. Së pari, në vend që të përdorte vetëm pjesë të prodhimit IBM, ai zgjodhi të marrë edhe përbërës nga “jashtë raftit”. Së dyti, në vend që të mbante sekret këtë projektim, ai i la të hapura specifikimet, me qëllim që zhvillues të pavarur programesh të afroheshin. Kur kompjuteri personal më në fund doli, IBM priste të shiste 250 mijë njësi në pesë vjet. Realisht, deri në vitin 1985, kishte shitur afro 1 milionë.

Megjithatë, pikërisht faktorët që çuan në suksesin e kompjuterit personal, në mënyrë të paqëllimshme penguan IBM që të merrte gjithë përfitimet për vete. Kompjuteri personal përdorte një mikroproçesor të prodhuar nga Intel dhe një sistem operimi të prodhuar nga Microsoft (që drejtohej nga një 25-vjeçar që quhej BillGates). Asnjëra nuk ishte ekskluzivitet i IBM, dhe brenda një viti, kompani të tjera kishin gjetur se si të prodhonin “klone” shumë më pak të kushtueshëm të kompjuterit të tij. Microsoft dhe Intel, dhe jo IBM, dukej se kishin në pronësi margaritarët e kompjuterit personal.

“Ky projekt i IBM ishte një projekt superngacmues, shumë argëtues”, i thoshte Gates revistës PC në vitin 1982. I pyetur se çfarë do të sillte e ardhmja, zoti Gates ishte goxha parashikues: “Pjesët fizike të kompjuterit do të bëhen gjithnjë e më pak interesante. E gjithë vëmendja do të jetë e përqëndruar tek programet e kompjuterit”. Kishte të drejtë. Sot, shoqëria edhe përfiton, por edhe vuan prej fleksibilitetit dhe hapjes së kompjuterit persona. Magjia e kompjuterit qëndron në faktin që ai është një makinë me destinacion të përgjithshëm të cilës funksione të reja mund t’i shtohen thjeshtë duke instaluar një program të ri. “Kompjuteri personal është një pajisje shumë pjellore”, thotë Dan Birklin, shpikës i VisiCalc. i pari program tabelor. Por kjo lloj shkathtësie e ka një çmim, përderisa e bën kompjuterin personal më të ndërlikuar, më pak të sigurtë dhe më pak të besueshëm se sa një pajisje e cila ka një qëllim të vetëm.

Si rezultat i këtyre mangësive, shumë teknologji të përfshira në një kompjuter personal janë duke u hequr. Funksione të tillë si e-mail dhe telefonatat e tipit zëri-në-internet që fillimisht vendoseshin në programe kompjuterikë, pikërisht siç kishte parashikuar Bill gates, tashmë janë të pjekura mjaftueshëm për t’u vendosur në njësi fizike. Si rezultat, kompjuteri personal nuk është më epiqendër e universit teknologjik; sot, ka më shumë gjasa që ai të jetë thjeshtë një prej pajisjeve që rrinë vërdallë përdoruesit. Sot mund të dërgosh e-mail me një BlackBerry, mund të lidhësh aparatin fotografik dixhital direkt me printerin dhe mund të shkarkosh muzikë direkt e në telefonin tënd celular – të gjitha gjëra që dikur kërkonin të kishe një kompjuter.

Në të njëjtën kohë, kompjuteri personal është nën rrezik, si platforma parësore për të cilën janë shkruar prgoramet kompjuterikë, teksa këta të fundit kanë nisur të përhapen nëpër internet. Mund të kërkosh Google apo eBay nga ço lloj pajisje që ka një navigues për internetin – jo vetëm një kompjuter. Njerëzit kanë vite që e thonë, por më së fundi kjo mund të lejojë terminale shumë më pak të kushtueshëm në internet, apo “rrjete kompjuterikë”, për të zëvendësuar kompjuterat personalë, të paktën në disa situata.

Këto ndryshime janë duke patur ndikim mbi firmat emëdha të cilat u rritën përreth Kompjuterit Personal. Microsoft ka lëvizur në drejtim të lojërave dhe pajisjeve të tjera, për të paraprirë skenarin kur këto pajisje do të dalin në sipërfaqe si sfiduese të kompjuterit si “nyja” për përmbajtje dixhitale. Këtë javë, Microsoft bëri të ditur se do të nxjerrë në treg një pajisje për muzikë dixhitale, e quajtur Zune, në përgjigje të marshimit të suksesshëm të Apple në drejtim të tregjeve jo kompjuterikë me iPod. Sa për vetë prodhuesit e kompjuterave personalë, rënia e çmimeve dhe përhapja që u kanë volitur kaq shumë konsumatorëve i kanë kthyer në shitësa me fitim të ulët. IBM u tërhoq nga ky biznes në 2004, duke ia shitur nëndegën e saj të prodhimit të kompjuterave personalë Lenovos, një firmë kineze.

E gjithë kjo nuk do të thotë se kompjuteri personal ka vdekur. Shitjet e tyre, në një shifër 200 milionë në vit janë në kulm. Shkathtësia e kompjuterit, nënkupton që ai do të vazhdojë të jetë platforma në të cilën teknologjitë e reja do të jenë të prirura të shfaqen fillimisht. Por me daljen e një bollëku pajisjesh të reja si dhe ngritjen e internetit në një platformë programesh kompjuterikë, kompjuteri përballet tashmë