Emigracioni dhe vlerat shpirtėrore


Adelina LILI

Studiues, sociologė, organizmat e ndryshėm joqeveritarė, gazetarė por edhe politika i kanė kushtuar fenomenit tė emigrimit rėndėsi tė veēantė, duke i trajtuar etapat, shkaqet, si edhe mėnyrat e emigrimeve tė shqiptarėve gjatė nė periudha tė ndryshme kohore. Ėshtė shkruar dhe folur shumė pėr llojet e emigrimeve, qoftė masive edhe pėr ato individuale tė shqiptarėve, pėr burimet historike dhe aktuale, si edhe shkaqet qė e kanė nxitur kėtė fenomen tė hershėm. Fakte tė tilla, vetėm sa do tė freskonin kujtesėn e njerėzve, do t’u sillnin nė mendje ngjarje tė lexuara, tė dėgjuara, por edhe ato tė pėrjetuara. Pra, ngritja e ēėshtjeve tė emigrimit tė shqiptarėve nuk pėrbėn risi, nėse do t’i referohemi evidentimit tė kėsaj dukurie, por ajo qė pėr mua ėshtė e re ka tė bėjė me mėnyrėn e konceptimit dhe trajtimit tė kėsaj ēėshtjeje sociale.
Historikisht, popujt e varfėr dhe tė shtypur, ndėr ta edhe shqiptarėt, janė pėrballur me kėtė “zgjedhje” dhe nevojė, faktikisht tė imponuar nga faktorėt politikė dhe socio-ekonomikė. Por edhe sot e kėsaj dite, kur ky fenomen do tė duhej tė ishte zbutur, shifrat tregojnė qartė se ne vazhdojnė tė ndiejnė nevojėn e tė emigruarit nė vendet mė tė zhvilluara.
Janė tė pakta ato familje shqiptare tė cilat nuk e kanė provuar emigracionin nė rrugė tė ligjshme apo tė paligjshme, por edhe mė tė pakta nė numėr ato familje qė i kanė shpėtuar tundimit pėr tė provuar tė paktėn njė herė tė vetme rrugėn e emigracionit.
Fluksi i njerėzve para dyerve tė ambasadave, aplikimet pėr bashkime familjare, zgjedhjet e mėnyrave tė ndryshme, qoftė edhe tė paligjshme, vetėm e vetėm pėr t’u larguar jashtė tregojnė se njė fenomen i tillė nuk ėshtė rrudhur aspak.
Duke qenė se emigrimi pėr shkaqe ekonomike ėshtė edhe mė i rėndėsishmi nė raport me numrin e tė larguarve, duke pasur qėllim tė tillė, domosdoshmėrisht ka sjellė edhe rritjen e tė ardhurave e tė standardit tė jetesės sė emigrantėve dhe tė familjeve tė tyre. Sipas tė gjitha studimeve tė bėra nė kėtė drejtim rezulton se tė ardhurat nga emigracioni janė faktori kryesor i pėrmirėsimit tė gjendjes sonė ekonomike. Pra, edhe pse askush nuk ėshtė nė gjendje tė mohojė treguesit pozitivė, do tė ishte i ekzagjeruar mbivlerėsimi qė u bėhet vlerave monetare tė fituara nėpėrmjet tij, nė raport me humbjet sociale qė po kalojnė familjet tona, sepse ky “shtegtim”, veē tė pėrfitimeve tė tjera mbart me vete edhe pasoja lėnduese e tė pandreqshme pėr to.
Sadoqė ky konstatim vlen nė pėrgjithėsi pėr tė gjithė emigrantėt shqiptarė, pėr ta ilusturar atė do t’i referohesha kryesisht njė pjese tė konsiderueshme tė tė emigruarve shqiptarė tė ish-Jugosllavisė, tė cilėt pėr arsye tė lehtėsirave tė lėvizjes pa viza qė prej viteve ‘60-tė e kanė njohur rrugėn e emigrimit, pėrpara bashkombasve tė tyre nga Shqipėria. Fillimisht, pjesa dėrrmuese e tyre e kanė marrė vetėm rrugėn e emigrimit, pa pjesėn tjetėr tė familjes, duke u vendosur kryesisht, nė Zvicėr, Gjermani, Itali, nė vendet skandinave etj.
Kryefamiljarėt kanė zgjedhur si tė vetmen mundėsi rrugėn e emigracionit, pėr t’u mundėsuar nė kėtė mėnyrė familjeve tė tyre mbėshtetjen ekonomike qė u mungonte.
Por edhe pse pas shumė vitesh punė nė njė vend tė huaj, jo tė gjithė emigrantėt mundėn tė gėzojnė tė gjitha tė drejtat dhe pėrfitimet, nė raport me dokumentacionin, lejen e punės, lejen e qėndrimit, edhe aq mė tepėr bashkimin familjar me pjesėn tjetėr tė familjes.
Pikėrisht, kėtu zė fill edhe trajtimi i kėsaj ēėshtjeje nga pikėpamja sociale.
Kjo ndarje e pėrkohshme e familjes, e cila pėr ne konsiderohet tepėr e shenjtė ka krijuar boshllėqe nė vlera tepėr tė rėndėsishme. Duke qenė se kjo kategori vazhdon tė jetė e shkėputur nga familja pjesėn mė tė madhe tė kohės, nga vetė fjala “ndarje” kuptohet se lind distanca nė kohė dhe hapėsirė mes bashkėshortit dhe babait, me bashkėshorten edhe fėmijėt, gjė e cila mund tė shoqėrohet edhe me njė varg problemesh. Problemi kryesor nis nga mungesa e pranisė tė tė parit nė familje, sidomos kur ajo zgjat pėr vite me radhė. Njė mungesė e tillė sa fizike, me kalimin e kohės kthehet edhe nė mungesė shpirtėrore e cila krijon boshllėqe tė mėdha nė marrėdhėniet familjare. Dihet qė pėr funksionimin sa mė tė shėndetshėm tė njė familjeje ėshtė shumė i rėndėsishėm tė qenit aktiv nė tė ku secili merr rolin e tij dhe se prindi drejton “timonin” pėr funksionimin e saj. Pėrgjegjėsia prindėrore ėshtė kushti themelor nė kėtė rol qė kėrkon para sė gjithash praninė nė familje, pėr tė inkurajuar fėmijėt nė orientimin dhe zgjedhjet qė duhet tė bėjnė nė jetė, pėr t’u dhėnė atyre sigurinė dhe mbėshtetjen e nevojshme, pėr t’i uruar pėr sukseset, ose pėr t’i ngushėlluar pėr humbjet sado tė vogla qofshin. Do tė pėrmendja kėtu vlera qė kanė tė bėjnė me kėnaqėsitė dhe emocionet qė nė familje ndahen bashkė: tryeza e ngrėnies, emocionet e forta pėr datat e shėnuara qofshin tė gėzueshme, apo tė hidhura, pjesėmarrja nė ceremoni tė ndryshme, solidariteti nė momente tė vėshtira, vlerat afektive, intelektuale, menaxhimi dhe pėrdorimi i parasė. Dhe ndėrsa mbėshtetja duhet tė jetė e pėrditshme, nė kėto raste ndodh e kundėrta, mungesa dhe largėsia thellohen mė shumė.
Pėrveē kėsaj gjėrat bėhen mė problematike, kur emigrantėt vėnė nė plan tė parė rendjen pas pasurisė, nė kurriz tė humbjeve mė tė rėndėsishme se paraja: familjes dhe krizės sė identitetit dhe tė vlerave qė iu ndodh pa e hetuar, sepse jetesa nė njė vend tjetėr krijon tek ata edhe transformimin e vlerave, zakoneve, interaksionit, kontradiktėn mes botėkuptimeve tė ndryshme.
Tė bie nė sy fakti se nė disa raste ka njė mospėrputhje nė mėnyrėn e projektimit tė kapitalit tė tyre, i cili duhet tė jetė nė funksion tė sė ardhmes sė familjes dhe brezave pasardhės. Njė tjetėr fakt i rėndėsishėm lidhet me njė tjetėr brez tė moshuarish tė cilėt edhe pse jetojnė prej shumė vitesh jashtė nuk ngurojnė qė paratė e tyre t’i investojnė pėr ndėrtimin e xhamive dhe mirėmbajtjen e tyre, duke lėnė pas dore projekte tė tjera shumė tė rėndėsishme me karakter arsimor, edukativ dhe kulturor, sportiv, tė cilat do tė ndikonin nė formimin, pėrparimin dhe ushqimin shpirtėror tė tė rinjve.
Njė prirje e tillė ėshtė shembulli mė i dukshėm i krizės qė ekziston tek ky brez i cili e mbivlerėson dhe e dogmatizon fenė si vlerėn mė sublime, duke ua imponuar edhe fėmijėve atė si vlerėn parėsore, nė raport me edukimin, arsimin, artin etj. Mungesa e investimeve dhe projekteve pėr hapjen e kopshteve dhe ēerdhve private, librarive, institucioneve kulturore private ėshtė njė mangėsi, pasojat e sė cilėt do t’i ndiejnė mė sė shumti brezat e ardhshėm.
Edhe pse hapja e aktiviteteve private familjare nga emigrantėt pėrmirėson anėn financiare, duhet menduar edhe pėr vlerat shpirtėrore tė njė mjedisi mė tė gjerė, sadoqė frytet duan mė shumė kohė pėr t’u gėzuar.
Pėrveē kėtyre fakteve ėshtė shqetėsuese edhe tendenca qė po shfaq gjinia femėrore, kryesisht gratė, tė cilat duke ndjerė se gjendja e tyre materiale ėshtė pėrmirėsuar nga tė ardhurat e emigracionit (nga bashkėshorti ose djali) duket se po akomodohen me kėtė lloj jetese, duke u mjaftuar me komoditetet materiale dhe duke lėnė pas dore prioritete tė tjera tė pazėvendėshueshme. Duke e kthyer pėrditshmėrinė e tyre nė shtėpiake dhe telespektatore tė telenovelave, kjo gjendje vetėm sa do t’i shtonte mungesave tė lartpėrmendura tė tjera situata dhe do t’a zbehte rolin e saj nė shoqėri.
Duke i vėzhguar tė gjitha kėto fenomene, nuk mendoj se trajtimi i kėsaj ēėshtjeje mbaron kėtu dhe se faktet e pėrmendura janė tė vetmet. I mbetet kėsaj kategorie emigrantėsh tė reflektojė mbi kėto probleme dhe tė tjera qė lidhen me tė ardhmen e sigurtė tė familjeve tė tyre, por gjithashtu edhe qeverive tė hartojnė politika inkurajuese edhe tolerante pėr rikthimin gradual tė emigrantėve nė vendin e tyre duke shmangur barrierat administrative dhe fiskale, qė shpeshherė bėhen pengesė pėr nismat e tyre.
Nė anėn tjetėr janė edhe mediat edhe organizmat joqeveritarė tė cilat duhet t’i sensibilizojnė qeveritė pėrkatėse dhe kėtė shtresė pėr ndėrtimin e sė ardhmes sė tyre nė vendin e origjinės. Nga ana tjetėr, qeveritė duhet tė marrin masat e nevojshme pėr lidhjen e marrėveshjeve me vendet ku jetojnė emigrantėt shqiptarė, nė mėnyrė qė ata tė kenė mundėsi t’i transferojnė kontributet e tyre shoqėrore nė vendlindje, ndėrsa vetė emigrantėt tė kontribuojnė me derdhjen e kėtyre kontributeve nė fondet e vendit tė tyre. (Bie fjala buxheti i Greqisė pasurohet nga kontributet shoqėrore qė derdhin shqiptarėt, ndėrsa ai i Shqipėrisė shteret nga mungesa e tyre).
Ndėrkohė, qė nuk duhet lėnė pa pėrmendur edhe mungesa e ndikimit qė ka arti dhe letėrsia jonė rreth kėsaj teme. P.sh. vėnia nė skenėn e shfaqjeve, ose produksionet kinematografike rreth kėsaj drame shoqėrore do tė krijonin njė tjetėr impakt psikologjik, mė tė prekshėm edhe mė emocional tek njerėzit, nė raport me studimet ose shkrimet gazetareske.
Pėrpjekjet pėr kėtė duhet tė nisin qė tani. Masat edhe hapat pasues duhet tė jenė sa mė tė shpejtė dhe duke i pasur parasysh humbjet, tė kuptojmė se e ardhmja varet nga e tashmja. Ēdo emigranti shqiptar duhet t’i vlejė thėnia e Winston Churchill: Mund tė jetosh nga fitimet materiale, por jeta ndėrtohet me ato qė i jep asaj.