[[FONT="Tahoma"]QUOTE=Kandili 1]Mendimi yt eshte ne rregull.Poashtu,ke plotesisht te drejte kur thua qe kjo eshte ceshtje e komunitetit ortodoks e jo atyre(si une) qe nuk e dine si funksionon Kisha Ortodokse.
Per mua,dhe besoj per shume te tjere ketu, ka shume rendesi qe te ruhet substanca kombetare.
I frigohem,shume i frigohem mundesise, qe cilido bashkekombas i imi,i cilitedo komunitet fetare, ta ndien shpirteterisht me te afert ndonje popull jo shqiptar qe ka besimin si ai, se sa pjesen e popullit te vet qe ka besim tjeter.
[/FONT]
Kandili, edhe une jam nje ortodoks dhe me behet shume qejfi qe me te vertete ka njerez qe ngrejne pyetje dhe shqetesime qe me te vertete ja vlen ti diskutojme si njerez qe jetojme ne te njejtin vend dhe qe ndajme te njejtat shqetesime.
Ndoshta do te perseris ato qe Kryengjelli ka thene por persa i perktet organizimit te KOASH-it, se do te ishte ne dobine tone te njihnim me mire menyren e organizimit te nje komuniteti qe te flisnim per ate. Te mos harojme se Kisha Ortodokse organizohet ne baze te kanoneve te saj, dhe cdo peshkop eshte autoriteti me i larte ne kishen ortodokse. Nuk do te thoja se persona te cilet nuk jane pjese e kishes ortodokse nuk kane te drejte te thone mendimin e tyre, por misioni i kishes nuk eshte qe te na orjentoje ne thjesht vetem drejt patriotizmit. Nuk dua te me keqkuptosh per kete qe po te them, sepse po them edhe kete tjetren se cdo i krishtere duhet te doje atdheun e tij dhe te perpiqet per begatimin dhe mbaresine e tij. Por qellimi i kishes eshte te afroje njerez ne shpetim, sepse ajo (KISHA) eshte transmetuese e mesimit te Krishti qe tha: Sepse Perendia aq shume e deshi boten sa dha edhe Birin e Tij te vetemlindur qe te mos humbase kushdo qe beson ne te por te fitoje jeten e perjeteshme. Ky eshte misioni i kishes te vazhdoje vepren shpetimtare te Krishtit.
Me fal qe biseden e orjentova shume teologjikisht, por do te vazhdoj edhe pak ne kete drejtim per te te thene se nje i krishtere i cfaredo kombesie qofte nese nuk shikon tek cdo njeri ikonen e Zotit nuk eshte nje i krishtere.
Gjithashtu pa u perpjekur te te jap nje pergjigje diplomatike do te te thoja se perderisa cdo besim ka te beje me sferen shpirterore te njeriut, nuk ka pse te cuditemi qe nje i krishtere te njejtet ne besim me te ti shikoje si shume te afert. Sepse ndajne te njejtin besim, te njejtin perjetim, te njejten menyre adhurimi. Ashtu si cdo Shqiptar besoj se shikon si me te afert nej Shqiptar tjeter, sepse me te ndan te njejtin Atdhe, te njejten kulture, te njejten gjuhe, etj.
Besoj se do te ishte mire qe te benim nje dallim midis besimit dhe patriotizmit, jo se ato e perjashtojne njera-tjetren, por mendoj se kane te bejne me dy sfera te ndryshme. Besimi me sferen shpiterore, dhe atdhedashuria me sferen materiale duke nenkuptuar atdhedashurine si shprehje te dashurise ndaj nje vendi te caktuar (si nocion gjeografik konkretisht Shqiperise). Ndersa ne kuptimin e krishtere besimi i kapercen keto kufij sepse per nje te krishtere nuk ka As Jude dhe as Grek por te gjithe jane nje ne Zotin. N.q.s patriotizmi vendos kufij, besimi nuk vendos sepse thuhet ne Ungjill Fryma fryn ku te doje dhe si ata qe jane ne Shqiperi, si ata qe jane ne Afrike, si ata qe jane ane e mbane botes jane ikone e Perendise. Dhe kjo eshte mesimdhenia e krishtere Se nuk mund te duash Perendine tend nese nuk do te afermin tend, qe do te thote cdo person.
Krijoni Kontakt