Postuar mė parė nga koder kiss
O Koder,
deshta vetem ta perkujtoj, se ne shqiptaret e kemi nji virtyt te cilin zor se e gjan
te ndonji popull tjeter : respektin per besimin tjeter te bashkekombaseve tu.
Postuar mė parė nga koder kiss
O Koder,
deshta vetem ta perkujtoj, se ne shqiptaret e kemi nji virtyt te cilin zor se e gjan
te ndonji popull tjeter : respektin per besimin tjeter te bashkekombaseve tu.
O Kandil
Une Besoj Qe Sduhet Te Diskutojme Me Per Keto Tema Me Motive Te Dobta
Keto Na Cojne Vetem Prapa Shqiptaret Kane Nevoje T E Shkojne Perpara
KULTURA , SJELLJA, EDUKATA ,ZBUKURON NJERIUN!!!!!!!!!!!!
Albo, e rrespektoj vrerin tend, dmth mendimin qe ke per Nikollen edhe pse per Sulltan Muratin sdo flisje kaq me urrejtje!Postuar mė parė nga Albo
Nuk eshte vetem Marku qe nuk e do nje grek ne krye te kishes se tyre shqiptare. E kam thene dhe diku tjeter me duket, qe nese do ishte njeri i zotit do largohej nga Shqiperia, kur qe ne kohen qe ka ardhe, nga nje mase e gjere besimtaresh dhe me gjere, eshte person i padeshiruar. Kishes tende i duhet pavaresia sepse zoti nuk e do njeriun skllav! Aq e veshtire eshte te pajtohesh me faktin se Kishes Ortodokse i duhet nje shqiptar ne krye perderisa jemi shqiptare?! Nuk paska shqiptar ortodoks qe mund ta percjell mesazhin e zotit? Pastaj ai nuk vjen nga nje komb qe na ka grabit nje pjese te zemres? Pak ''greqizem'' ka ne jug, nga i cili viktima jane naivet e rruges. Kerkoni t'i ''vobektizoni'' edhe ata qe besojne ne Krisht, ne shtepine e zotit?!
DIPLOMATET GREKE PO SILLEN SI GUVERNATORE NEPER SHQIPERI
Keshilli i Kishes Ortodokse Autoqefale “Shen Maria” Elbasan me drejtues At Nikolla Markun, ne mbledhjen e radhes te tij, analizoi dje veprimin gjithnje e me nderhyres ne punet e brendshme te shtetit shqiptar te diplomateve greke ne Tirane dhe Gjirokaster, te cilet gjoja per te marre pjese ne nje feste fetare, kane inkurajuar veprimet me te fundit te priftit te Kosines, nen drejtimin e te cilit u zhvilluan gjithe ato veprime te shemtuara te javeve te kaluara ne lidhje me zhvarrimet.
Ēdo urim per “fat, mbaresi dhe lumturi” duket krejt hipokrit, por te kemi parasysh krimin e zhvarrimeve te bera nga shefi i kishes se Kosines nen udhezimet e konsullates greke te Gjirokastres, shoqates se ushtarakeve vorioepirote, kryepeshkopit grek Hristodhulos dhe kryepeshkopit grek te Shqiperise, Janullatos.
Me dhjetera e dhjetera eshtra te perdhosura neper kembe, te deshiruar keto per t’u shpallur ne “luftetare” per “ēlirimin e Vorio – Epirit”, nuk mund te kishim kushte normale as per te mbajtur meshen e as per te “festuar” me kocka neper kembe.
Duke qene se “martiret” e kerkuar nga shteti grek jane ne nje numer te paperfillshem per t’u ndertuar memoriali “madheshtor” i Kelcyres, apo per te reklamuar sa duhet “gjakun e madh”, filiali grek i drejtuar nga z.Janullatos dhe shoqata minoritaro – ushtarake qe merret me planizimin e veprimeve, tani se fundi diplomatet greke po luajne karten e fundit duke dale edhe me hapur ne perkrahje te priftit te Kosines.
Veprimet e diplomateve greke ne Kosine konsiderohen nga Keshilli i Kishes Ortodokse Autoqefale Kombetare “Shen Maria” Elbasan si veprime perligjese per te justifikuar priftin e Kosines dhe shefat nga ai merr urdher. Keto veprime nuk perputhen me asnje mision diplomati apo fetar.
Konvertimi i fshatareve te vdekur vite e vite me pare ne “luftetare” greke, siē ndodhi javet e fundit ne Kosine nuk mund te jene akte qe mund te kalohen lehte.
Zedhenesi
Dr. Dhimiter Papakristo
Kisha Ortodokse Autoqefale Kombetare “Shen Maria” Elbasan me drejtues At Nikolla Markun
Koha Jone
Ja Albo, nuk qenke i vetem, paske shoke shume!
NIKOLLA MARKU DHE TRILLIMET E TIJ PUBLIKE MASHTRUESE
Ne vazhden e artikujve "pa buke" te mbushur me fjale ne ere dhe fyerje ordinere qendron dhe shkrimi i fundit i z. Nikolla Marku. Ky person qe pretendon te jete klerik, por qe eshte i tille vetem ne fantazine e tij, del si nje feniks ne shtypin shqiptar sa here qe ai fantazon se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise eshte ne “krize”. Prandaj deshirojme te informojme lexuesit e gazetes “Koha Jone” dhe te mireinformojme me gjere se kush eshte i vetequajturi prift Nikolla Marku.
Nikolla Marku dhe Kisha fantazem qe reklamohen nga njera gazete ne tjetren
Nese do te ktheheshim pak ne histori, kujtojme se para 14 vjeteve Nikolla Marku do te largohej me koken ulur nga Seminari Teologjik Hieratik i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise ne Durres, para se te dilte si flamurmbajtes i “idealizmit patriotik”.
Ne vitin 1991, ai bashke me nje grup burrash orthodhokse u derguan nga Kryepiskopi Anastas, atehere Eksark, ne Mitropoline e Kosturit, Greqi, per nje formim te shpejte teologjik tre mujor, kurs te cilin nuk e perfundoi per arsye te veseve te tij, keshtu qe pas dy javesh e larguan.
Kur Hiresia e Tij Anastasi, ne shkurt te vitit 1992 hapi Seminarin Teologjik Hieratik ne nje hotel ne plazh te Durresit e moren perseri per studime atje per te vazhduar shkollen. Perseri u perjashtua nga veset. Nuk mund te behej prift nje njeri i tille qe te udhehiqte grigjen e besimtareve orthodhokse te Elbasanit.
Dhe historia e tij shkon drejt paudhesise kur ne vitin 1995 Nikolla Marku shfaqet si prift dhe perze, me mbeshtetjen e atyre qe tregonin pistoletat, kleriket elbasanas qe po kryenin lutjet ne kishen e Shen Marise si dhe objektin 2 katesh prane saj te saporestauruar me fondet e Kryepiskopit Anastas.
Ne vitin 1999 nepermjet nje ndermjetesi kerkoi qe te dorezonte kishen, me kusht qe Kisha t'i rregullonte dy viza per ne Amerike, gje qe ishte e papranueshme nga Kisha jone. Sot ka mbetur vetem ne kishe me shume pak perkrahes qe ende nuk ia njohin mire trillimet e tij.
Qe nga viti 1995 2006 shfaqet ne publikun shqiptar si “prift”, “patriot i flakte”, madje edhe si “Noli i sotem” sa te mjere ata qe e besojne.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise, institucioni i vetem fetar i Krishterimit Orthodhoks qe perfshin teresine orthodhokse ne territorin e Republikes se Shqiperise, qe njihet zyrtarisht nga Shteti Shqiptar si dhe popullsia shqiptare, ka deklaruar publikisht, zyrtarisht dhe nepermjet klerikeve dhe laikeve orthodhokse shqiptare, se Nikolla Marku nuk eshte klerik i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise; se ai i ka grabitur dhe pervetesuar publikisht pronen e shenjte qindravjeēare dhe monumentale te saj kishen “Lindja e Shen Marise” ne Kala ne Elbasan dhe godinen 2 kateshe prane saj; dhe se ēdo veprim fetar qe kryen eshte i pavlefshem per Kishen Orthodhokse, institucionin dhe komunitetin ne Shqiperi dhe ne mbare boten orthodhokse.
Kete shpallje Kisha Orthodhokse e ka perseritur me dhjetera here, por fatkeqesisht ka njerez qe ende jane viktima te trillimeve te tij.
Perpiqet qe duke bere zhurme, te reklamohet, te ēorientoje besimtaret e popullsine dhe per te treguar se ekziston.
E veteshpallura “Kisha Autoqefale Kombetare Shqiptare “Shen Maria” Elbasan, eshte nje kishe fantazem, qe nuk ekziston, qe nuk e njeh asnje Kishe Orthodhokse ne mbare boten, madje edhe asnje kishe e krishtere. Eshte nje kishe qe nuk ekziston midis shume arsyeve sepse nuk ka episkop. Ka nje te veteshpallur "prift", Nikolla Markun, qe pretendon se eshte dorezuar jashte Shqiperise dhe paraqitet si kryetar i saj.
Ju kujtojme Kanonet e Shenjta nga te cilat udhehiqet Kisha Orthodhokse ne te gjithe boten: "Nje episkop nuk mund te kryeje dorezime ne klerike jashte dioqezes se tij… pa miratimin e episkopit te dioqezes ku do te sherbeje prifti i dorezuar...".
Nikolla Marku pretendon se eshte dorezuar jashte shtetit dhe, edhe sikur te ishte e vertete, kjo e ben automatikisht te paligjshem te veproje ne territorin e Republikes se Shqiperise.
Perseri sipas Kanoneve te Kishes Orthodhokse, prifti qe te kryej Meshe Hyjnore dhe ēdo lloj sherbese kishtare duhet te marre leje nga episkopi kanonik i dioqezes ku ai kryen sherbesat si dhe ta permende emrin e po ketij episkopi e te lutet per te ne te gjitha ato sherbesa qe ai kryen.
Ke permend Nikolla? Ne qofte se eshte kishe orthodhokse, duhet te permende Fortlumturine e Tij Imzot Anastasin ne juridiksionin e te cilit eshte edhe qyteti i Elbasanit. Ne qofte se do te permende emrin e nje episkopi te huaj, si primat te tij, do te ishte nje veprim antikombetar dhe nje sulm jo vetem ndaj Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, por edhe ndaj Autoqefalise si edhe integritetit te vendit.
Per cilin atehere lutet dhe ne emer te kujt episkopi i kryen “Kisha Orthodhokse Kombetare” e Nikolla Markut se bashku me perkrahesit e tij? Perendia t'i ndjeje per kete sakrilegj!
Nuk ekziston Kishe Orthodhokse pa episkopin e saj. Atehere lind pyetja si vepron kjo “Kishe Orthodhokse Kombetare” (fantazme)? Na vjen keq per ata pak veta qe marrin pjese aty ne sherbesat dhe ritet e shenjta, pasi martesat, pagezimet etj. deri tek pershpirtjet, qe Nikolla Marku pretendon se ben, jane te pavlefshme dhe nuk njihen nga asnje Kishe Orthodhokse ne gjithe boten, jane sikur nuk jane kryer, dhe kane po ate vlere sa po t'i bente nje aktor i teatrit "Skampa".
Keshtu paudhesite e Nikolla Markut vazhdojne edhe duke mashtruar opinionin publik shqiptar duke u prezantuar si “prift” dhe si “kishe”. Ekzistencen e tij mund ta konkretizonim nese do te supozonim se do te shfaqej dikush si “kryetar” i nje partie joekzistente me emrin “Partia Kombetare Demokratike” a do t’i kushtonte njeri vemendje?
Ose dikush qe do te deklaronte veten e tij “ambasador” te nje vendi te caktuar pa patur asnje dokument perkates dhe te mos t’i njihej nga ndonje trup diplomatik apo nga Ministria e Jashtme, do t’i kushtonte njeri vemendje dhe a do ti vinin ne dispozicion faqe gazetash dhe ekrane televizori?
Vazhdimisht flet dhe akuzon Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise si “filial grek” duke mohuar historine, autoqefaline, autoritetin dhe kontributin e Kishes Orthodhokse te mbare nenshtetasve te Shqiperise. Madje ai u heq nenshtetesine bashkatdhetareve shqiptare, kur te doje ai, duke i quajtur edhe “greke”.
Imagjinon dhe krahason veten se eshte Fan Noli ne ditet e sotme, mashtrim qe e deklason veten publikisht edhe ne gazeta tashme sepse ne Elbasan e dine se kush eshte ai, madje nuk ngurron te mase veten jo vetem me Nolin apo t'i jape keshilla nje personaliteti te Orthodhoksise dhe Krishterimit boteror, siē eshte Kryepiskopi Anastas, por edhe Akademise se Shkencave, institucioneve shteterore, shkencore, partive politike etj.
Fantazia e tij eshte forte, pra, te gjithe kane dale nga rruga e drejte dhe presin me pergjerim qe t'ua tregoje perseri "profeti" i ri!...
Perpiqet te reklamohet si kishe, me keshill, me zedhenes, me zyre shtypi, me te rinj, me deklarata institucionale etj por qe nuk ekziston.
Sido qe te reklamohet ai mban mbi supe mjaft paudhesi: I ka vjedhur dhe uzurpuar Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise kishen “Lindja e Shen Marise” ne lagjen Kala, ne Elbasan. I ka vjedhur ndertesen 2 kateshe “Normalja per pak kohe me qera ne fillim shek. XX” prane kesaj kishe, te restauruar nga Kisha jone me fondet e gjetura me aq mundim nga Kryepiskopi Anastas, prone e Kishes tone dhe e mban me force pavaresisht se na eshte kthyer neve ligjerisht, per qellimet tij te uleta, per te perfituar qirane e marre prej saj.
Vazhdon te mashtroje opinionin publik. Mohon besimin e vet duke e quajtur Kishen Orthodhokse te Shqiperise “Kishe te Satanait”. Ky pra eshte “prifti” qe nuk dihet se ēfare feje i perket, duke treguar qarte se kujt po i sherben.
Fatkeqesisht, ai bashke me perkrahes te tij joorthodhokse perfitojne nga toleranca e orthodhokseve, sepse te gjithe e kane te qarte se ē’pasoja do te kishte sikur te thoshte nje te qindten e fyerjeve te tyre per ndonje komunitet tjeter fetar!...
Ne artikullin e tij te fundit, z. Marku merret me shtetesine shqiptare te Kryepiskopit Anastas. Ai kerkon te hedhe balte mbi kete ēeshtje, duke kerkuar largimin e imzot Anastasit, i cili prej 14 vjetesh jeton dhe sherben ne Shqiperi dhe sipas Kushtetutes dhe ēdo akti tjeter ligjor shqiptar (kete e di shume mire edhe ai) e meriton marrjen e shtetesise.
Vepra e tij kurrsesi nuk mund te vihet ne thonjeza siē e ka per zakon ta vendose Nikolla Marku. Perpjekja14 vjeēare e Kryepiskopit ka sjelle pergatitjen, arsimimin dhe dorezimet ne klerike te 138 klerikeve te rinj shqiptare si dhe krijimin e Sinodit te Shenjte, Keshillit Episkopal.
Ndertimin e me shume se 90 kishave te reja nga themelet, riparimin e me shume se 140 kishave te tjera, restaurimin e manastireve dhe kishave monumente, selive metropolitane, si dhe ndertimin e mjaft ndertesave te tjera, per te cilat u shpenzuan miliona dollare.
Gjithashtu, per nxjerrjen e kuadrove te rinj te Kishes funksionojne edhe dy shkollat kishtare: Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” ne Shen Vlash te Durresit si dhe shkolla e mesme “Kryqi i Nderuar” ne Gjirokaster. Ne gjithe vendin jane organizuar shoqatat e gruas, rinise dhe intelektualeve, te cilet ndihmojne Kishen ne veprimtarite e saj.
Permbledhim shkurt ne radhen e gjate te veprave te tij edhe kontributin social e kulturor . Ne 14 vite u ngriten 14 kopshte ditore per femije ne te gjithe Shqiperine. Ne Tirane u ngrit e u hap Instituti i Formimit Profesional “Fryme Dashurie” me 6 dege dhe filial i tij ne Derviēan, si edhe shkolla fillore shqiptaro amerikane “Protagonistet”, ne Tirane dhe nje shkolle fillore ne Durres.
U eshte dhene mbeshtetje teknike dhe materiale shkollave publike dhe jane rikonstruktuar 10 shkolla e 6 kopshte si edhe sheshin sportiv te Shtepise se femijes “Zyber Hallulli”, Tirane.
Jane botuar shume libra fetare, sociale e kulturore, eshte formuar nje Berthame e Trashegimise Kulturore per pergatitjen e nje brezi te ri artistesh qe do te rigjalleroje traditen shume te pasur ikonografike e restauruese etj, etj. Sigurisht te gjitha keto hedhin poshte ēdo lloj argumenti te Nikolla Markut per "bamiresite" e Kryepeshkopit Anastas.
Ne fund te artikullit te fundit thote se “midis botes shpirterore dhe botes se krimit nuk mund te kete te perbashketa”. Per kete ai ka shume te drejte dhe duhet te nise te reflektoje. Midis ketyre dy boteve, tashme besimtaret orthodhokse shqiptare, por edhe mbare opinioni e dine se ku ndodhet ky “filantrop” i gjore. Ne jemi te vetedijshem se keto qe po themi nuk jane te panjohura nga Nikolla Marku apo nga ata qe shkruajne pas tij.
Gjithashtu, e dime se njerez qe mbeshteten vetem ne shpifje e sharje, duke shmangur e shtremberuar realitetin nuk do te pushojne se foluri e se shkruari gjersa liria e shtypit e garanton ate, por do te donim qe edhe nje here te sqarojme opinionin publik mbareshqiptar, brenda dhe jashte vendit, per motivet e verteta dhe njerezit qe fshihen pas sulmeve te njepasnjeshme e te koordinuara ndaj Kryepiskopit te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise.
Duke sulmuar e share Kryepiskopin Anastas keta njerez sulmojne e ofendojne mbare Komunitetin Orthodhoks te Shqiperise, qe respekton e vlereson punen dhe kontributin e pazevendesueshem te Kryepiskopit te saj.
Edhe njehere shprehim keqardhjen tone per menyren me te cilen njerez te tille kerkojne te manipulojne me paramendim opinionin shqiptar, duke mbjelle perhere faren e dyshimit e te urrejtjes. Prandaj perfitojme nga rasti duke i bere thirrje te gjithe lexuesve qe te tregohen te kujdesshem dhe realiste ne vleresimin e tyre, te zgjuar per te dalluar demagogjine nga e verteta.
Ate Jani Trebicka
Ate Jovan Koroveshi
Ate Andon Merdani
Ate Aleks Ndoni
Dhjakon Asti Bakallbashi
Koha Jone
Postuar mė parė nga Fenomeni
Fenomeni ,
bere mire qe e vure kete tekst ketu, per te pare e kuptuar pikpamjet e pales qe jane kunder Nikolle Markut.
Per mua eshte e qarte: problemet rreth Kishes Ortodokse Shqiptare i dine dhe i kuptojne me se miri shqiptaret e besimit ortodoks.Atyre edhe u takon t i zgjedhin ato probleme.
Duke qene i vetedijshem se ne te kaluaren Komuniteti Ortodoks Shqiptare i ka dhene Kombit tone figura te ndritura,te cilet kane punue me dashuri e perkushtim per atdheun, kam besim se edhe pasardhesit e tyre do te vazhdojne po ne kete fryme.
Si nji shqiptar i zakonshem i respektoj nga zemra te gjitha komunitetet fetare, te cilave u takojne pjestaret e popullit tone.E sidomos i respektoj ata ,te cilet bashke me besimin qe e mbajne, i kultivojne e i ruajne me sinqeritet, pa patos, ndjenjat kombetare.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 17-08-2006 mė 05:46
Vetem nje gje e kam te paqarte ne lidhje me ket priftin Mark:
Sa perkrahes ka ne Shqiperi?Kush jane dhe ku jane keta qe ndjekin rrymen Mark Nikolliste?Sinqerisht,une jam larg Shqiperise prej me shume se 16 vjetesh,por vetem emri i ketij Markut shfaqet neper gazeta.Nuk kam lexuar akoma ndonje artikull ku ndonje prift tjeter ne territorin e Shqiperise te kete dale haptas ne krah te Mark Nikolles.Kane frike?Frike nga kush?Po Marku nuk paska frike tek pulle?
Nuk e di por me duket si bullshit pretendimi i Markut.
Postuar mė parė nga murik
Kete pyetje duhet t'ia drejtosh Nikolle Lesit, sepse e kishta kandiduar kete "priftin" per deputet te Partise Demokristiane ne zgjedhjet e fundit parlamentare, ne te njejten zone ku edhe kryen propaganden e tij. Cudi si nuk fitoi?!
The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
RAF
Albo,
Artikulli qe kam sjelle nuk e ka titullin ''Fenomeni Marku''! Nuk e di pse fusni hundet kot?! Nese skeni shami, me thoni dhe jua dergoj me poste, perndryshe mos i prekni titujt sepse une kam te drejte te marr nje emer nga rruga dhe ta quaj si shqiptarin me te madh, jo me kete njeri puro shqiptar qe di te flase vetem shqip dhe qe do te njejten gje qe arriti i paarritshmi i kishes ortodokse, Noli.
Nese keni frike qe nese i rruajne mjekren grekut prift ne koken e shqiptarit dhe per tu hakmarre greket kthejne te gjithe emigrantet shqiptare, te cilet perdoren me keq se Qeni Ballkanas, atehere per hir te ''lavirise''mbajeni!
Shqiptaret armikun e kane dashur gjithmone. Gjithcka ju ka bere por kurre nuk jane munduar te ndeshkojne, te pakten ti largoheheshin pergjithmone dhe mos ta zevendesojne urrejten e munguar me urrejtje te tepruar per njeriun e gjakut te tij. Shqiptari shqiptarit i merr jeten per nje fjale goje, ndersa i huaji kryen nevojat personale ne te, pasi ja ka bere te gjithe te tjerat, dhe ''maskarakisht'' i therret baba!
nga At Nikolla Marku:
Janullatos nuk ėshtė njeri i Zotit, por njė simbiozė e Jagos dhe Tartufit
Sot, nė mediat shqiptare e sidomos “Gazeta Shqiptare”, pėr qėndrimin e saj tė lėkundur, qė mban prej shumė kohėsh ndaj problemeve kombėtare, po na del flamurtare, duke na bėrė thirrje tė gjithė shqiptarėve, tė shpėtojmė kreun e Kishės Orthodokse Shqiptare Janullatos, i cili qėndron nė mėnyrė tė paligjshme nė krye tė saj, mbasi kanonet juridike e teologjike, nuk mund ta pranojnė.
Nga At Nikolla Marku - Kryetari i Kishės, Famulltari i Kishės Orthodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare dhe z.Eduardo Papamihali - Sekretari Kėshillit “Shėn Mari”, Kishės Elbasan
- Na duket e ēuditshme dhe e pabesueshme, sidomos tronditėse pėr idhulltorėt e Janullatosit, qė e shohin si “shenjtor”, apo duhet tė jetė i tillė.
Njė gazetar, ose kalemxhi me arė Greku, na e ka servirur si hyjnor, qė nga ēdo pikė e trupit tė Hirėsisė sė tij, na dilka “mirėsi”, “shenjtė ri”, duke na bėrė thirrje ta pranojmė nė shpirt ne shqiptarėt.
- Ne ju sigurojmė, se pėrveē tij qė ka marrė pėrsipėr kėtė barrė tė rėndė, por edhe shumė politikanė, pushtetarė, Akademikė, shoqata tė ndryshme, nuk kanė asnjė fije njohuri pėr rregullat e udhėheqjes sė Kishės, tė historisė sė saj, e nė fund, se si duhet tė kryejė Kisha Orthodokse tėrė veprimtarinė e saj, brenda territorit tė Shtetit tė vet (cilėsojmė kėtu nė aspektin Juridik). Pėr njohuri tė opinionit tėrėsisht shqiptar, disa tė dhėna:
- Janullatos u shtir, kur na u fut nė Shqipėri mė 1991, vitin e Zi pėr Autoqefalinė e Shqipėrisė!
- Dora e tij, gjoja prek vetėm ajrin, dhe qetėson vetėm shpirtrat! Mirėpo, koha tregoi tė kundėrtėn. Anastasio Janullatos, do shfaqte shkallė-shkallė fytyrėn e vet, do dilte tek rrėnjėt e tij. Se dora e tij, s’qe uratė nė pėrshpirtje, por qe lopatė nė grabitje. Ajo s’qe ide hyjnore, qe materja mortore tė zhdukte bardhėsinė e orthodoksisė shqiptare e tė na mbillte tė zezėn e Ki shės Greke. Tanimė, kjo po bėhet fakt i kryer. Retė e zeza tė kishės Greke, po nxijnė territorin Shqiptar. Janullatos mė nė fund, doli hapur si grabitės e zhdukės, tė ēdo gjėje Shqiptare. Ka dalė nga shenjtėria e frymės dhe i ėshtė turrur urisė sė pronės, ose monumenteve kulturore tė arsimit, siē ėshtė shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, e ndėrtuar tre shekuj mė parė e ta bėjė pronė tė Kishės Greke. Ku ėshtė pėrfaqėsuesja mė dinjitozė e morale e kulturės shqiptare, (“Akademia e Shkencave”) . Si nuk u ngrit njė Akademik e tė ndalė “dorėn e zezė” tė Janullatosit, qė do tė rrėmbejė shkollėn e Kostandin Kristoforidhit, qė ėshtė shkolla e parė Normale, qė ėshtė arkitekja e arsimit Kombėtar Shqiptar, ēėshtje kjo lajthitje, heshtje, heshtje prej tradhėtori, pse lejon qė tė na e rrėmbeje kulturėn, e pra ky ėshtė ai Janullatos, qė nė ēdo moment na del grabitės.
- Janullatos iu turr Ardenicės, monument i madh historik dhe i shenjtė, vendi, ku Skėnderbeu i madh, vuri kurorė me Donikėn e Arianitasve (se Gjergj Kastrioti- Janullatos e quan grek – Jorgos).
- Kishat e priftėrinjtė grekė, tė ardhur nga Greqia nė krye tė kishės Shqiptare me nė krye Janullatosin janė legjione tė sulmit nga helenėt, pėr pushtimi total jo vetėm tė kishės, por edhe tė tė gjithė Shqipėrisė. Kėtė porosi ka ai nga shteti i tij Grek.
- Nė kohėn e bombardimeve tė NATO-s mbi Serbinė, u vu nė krahun e Millosheviēit. Nė Moskė, ai sulmoi NATO-n dhe Shqiptarėt e Kosovės tė masakruar, duke thėnė pėr Agjensinė Itar-Tas tė Moskės, se NATO-ja po derdh gjak tė pafajshėm serb, dhe nuk pėrmendte lumenjtė e gjakut tė shqiptarėve tė masakruar. - Prifti helen Janullatos, nuk ėshtė njeri i Zotit, por njė simbiozė e zezė e Jagos dhe e Tartufit, hipokrit mashtrues i ligėsisė, pėr tė marrė shpirtrat e shqiptarėve. Ky pėrēues i Fanarit famėkeq pėr shqiptarėt, Kozmait, Sbastianit dhe Zervės, nuk ka ardhur me dėshirėn e orthodoksėve dhe pėr shėrbime ndaj tyre, por si njė zjarrvėnes nė Shqipėri, ku nėn petkun e veladomit tė tij mban thika pėr t’ia ngulur nė shpinė atdheut tonė, Shqipėrisė.
- Janullatos ėshtė pėrzjerė shumė herė nė punėt e shtetit Shqiptar, si nė probleme kushtetues, ekzekutive, legjislative e tė tjerė dhe ka thėnė, se nė Shqipėri ka fondamentalizėm islamik, drejton trafikun e vizave, nxit ndėrrimin e emrave, mbron terrorizmin Serb dhe Grek. Kėrkon dhe tensionon sipas rastit, kėrkon tė greqizojė shkollėn Shqiptare, etj. - Ėshtė vėrtetuar katėrcipėrisht, se Janullatos nuk ka ardhur nė Shqipėri nga Patriakana e Stambollit, por nga Kisha Greke e Satanait. Qėllimi i tij ka qėnė dhe mbetet, tė greqizojė ortodoksinė shqiptare dhe t’i aneksojė Vorio-Epirin, Greqisė sė tij tė dashur. Nė kėto rrethana, sa erdhi e mori frenat e Kishės Orthodokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe vuri veton, si Neroni nė Romėn e lashtė.
- Ai, siguroi kėshtu pushtet absolut nė KOASH, mblodhi rreth vetes sė tij, njerėzit mė tė korruptuar e tė pėrshtatshėm, qė gjatė gjithė kohės k ishin prishur kisha e xhami, teqe e varre, kishin futur nė burgje njerėz.
- Janullatos sot nė Shqipėri e heq veten si “President” i dytė i Republikės dhe thotė me paturpėsi qė, “Jam Shqėtimtar” .
- Zvarrijta e tejzgjatur e zgjidhjes sė ligjshme tė statusit Juridik tė Autoqefalisė, sė Kishės Orthodokse Shqiptare, duke e katandisur njė filiale tė bindur tė Kishės Greke. Ėshtė spekulative dhe abuzive, tė flitet sot pėr ekzistencė reale tė KOASH-it. Eksarku Janullatos dhe klika e tij e lakenjve, qė e rrethojnė, po zbatojnė me rigorozitet planet e parashikuara nė strategjinė e pėrpunuar nga qarqet Shoveno- Revanshiste greke, pėr helenizimin gradual dhe sistematik tė gjithė Shqipėrisė.
- Nė kėtė kohė, menjėherė qarqet Shoveno-vorio-epirote, me qėllim qė, tė shtinin nė dorė Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqiėrisė, krijuan njė kėshill tė pėrgjithshėm, fantazėm me qėndėr nė Korēė, i cili me kohė u mundua qė tė shtinte nė dorė tė gjitha kėshillat nismėtare tė qyteteve, tė cilat u ballafaquan ashpėrsisht me tė. Ata krijuan njė shoqatė tė tė ashtuquajturėn, “Kryqtarėt e Krishtit”, e cila u hodh nė mbrojtje tė “Kėshillit Fantazėm”, duke u dalė haptazi kundėr Autoqefalisė sė kishės Ortodokse Autoqefale, ishte krijuar nga njė prelate, politikan komunist, njė aventurier, qė kishte pėrkthyer “Rubairat” e Ohmar Kahjamit dhe, se shpėtimi i kishės ishte tė bashkohej me Kishėn Greke.
- Na ēudit fakti qė, kaq shpejt Janullatos u bė njohės i problemeve sociologe dhe etnologjike tė kombit shqiptar, sa qė kohėt e fundit, nė mėnyrė shkencore trajton temėn, ”Bashkekzistenca e tri feve nė Shqipėri”, shembull unik. Me kėtė temė, mori titullin “Akademiku i Greqisė”, dhe duhet tė cilėsojmė, se do tė ishte tepėr interesante tė njiheshim me kėtė monografi e pėr tė parė, se ēfarė ka katranosur aty pėr ne Shqiptarėt?
- Kur mori tirullin tek 15-katėshi kryepeshkopi Janullatos, gėnjeu tėrė shqiptarėt, se nuk do tė bėhej kryepeshkop, sepse ai i dinte mirė ligjet dhe kan onet e statutit tė Kishės Shqiptare dhe ai, gjithmonė ėshtė i gatshėm tė gėnjejė akoma vetėm, qė tė vazhdojė tė kryejė misionin e helenizimit, qė i kanė caktuar, nga shteti tij amė, Greqia. - Tė gjithė jemi dėshmitarė, qė si ndihmės kryesor ka pasur arkimandritin, Hristomos dhe priftin shqiptaro-amerikan, Ilia Ketri .
- Hristomos u dėbua nga Shqipėria, se shpėrndante letėrsi antishqiptare, shoviniste greke, si librin famėkeq tė peshkopit grek, Sebastianos, “Vorio-Epiri-Greqisė” dhe shumė flamuj, tė tė ashtuquajturit, Vorio-Epir.
- I dyti ndihmės, qė vazhdon tė jetė ende nė Shqipėri, prifti antishqiptar, Ilia Ketri, i cili thoshte se, ishte i dėrguar nga kisha e Fan-Nolit, por qė nė tė vėrtetė kishte ardhur nga Kisha antishqiptare Greke e shtetit tė Nevadės tė SH.B.A.
- Kėto janė pra, i dashur lexuas shqiptar, ndihmėsit kryesor tė Janullatosit. Njė fjalė e urtė popullore shqiptare thotė “Mė thuaj ē’miq ke, tė tė them cili je”!...
- Janullatos ditėn e parė qė erdh i nė kishėn e Shėn Vangjelizmoit nė Tiranė, hoqi portretin e Fan Nolit, ndoshta nuk i duronte dot sytė e Nolit, qė e akuzonin pėr uzurpimin qė po bėnte. - Tė gjithė e dimė, se Janullatos e quajti statusin e kishės tonė, qė ndalonte intrigat e klerikėve tė huaj brenda kishės tonė, “njė reckė qė duhej flakur tej”. - Hirėsia Janullatos, bėri njė intervistė me gazetarin amerikan, Fred-Reed kundėr shqiptarėve, nė konfidencė dhe i tha qė tė sensibilizonte perėndimin, se nė Shqipėri po pėrgatitej njė shtet fundamentalist, nė njė kohė, kur nė vendin tonė nuk ka patur kurrė luftra, ose grindje fetare, por vetėm harmoni dhe respekt reciprok. Pėr tė vėrtetuar kėtė intervistė, ēdo shqiptar mund tė gjejė tek botimi i Reed, librin me titull: “Selenica Tarminus” dhe lexoni faqet 118-120, ku gazetari Reed pa dashur, i nxjerr bojėn Janullatosit, pa u kujtuar, se kėtė libėr mund ta merrnin edhe ne shqiptarėt. - Komuniteti ortodoks nė Elbasan, i shtyrė nga motive vetėpėrgjegjėsie dhe ng a detyrat e shenjta ndaj atdheut tonė tė dashur, duke marrė parasysh vullnetin e shumė shqiptarėve nga tė katėr anėt e atdheut , tė cilėt kanė shprehur gatishmėrinė e tyre pėr mbrojtjen me ēdo mjet tė interesave kombėtare, i bėn thirrje terė politikanėve, pushtetarėve, akademikėve, shoqatave, pėr tė mos marrin vendime tė nxituara nė dhėnien e titullit qytetar nderi tė Tiranės, Z. Janullatos, kėtij njeriu, qė nuk ka pushuar dhe nuk pushon sė punuari pėr tė keqen e popullit tonė, por para vendimeve tė nxjerrin vlerat tona tė bashkohemi sė bashku e tė shohim me syrin e patriotit shqiptar dhe pėr tė dėshmuar me sytė tuaj, se deri nė ē’shkallė vetėposhtrimi kanė zbritur politikanėt e sotėm, tė cilėt pėr tė kėnaqur orekset e panginjuara tė revanit helenik, tė pėrfaqėsuara denjėsisht nga uzurpatori Janullatos, qė vazhdojnė tė shqyejnė pa mėshirė gjymtyrėt me tė qenėsishėm, tė historisė, kulturės dhe traditės tonė kombėtare e pėr t’i hedhur ato nė nofullat e pėrgjakura tė antishqiptar izmės, mė tė pėrbetuar, qė dhuron Hirėsia Janullatos.
- Prandaj, duhet tė jetė sot, njė thirrje gjithė alarm pėr ēdo shqiptar atdhetar, pėr ēdo besimtar tė vėrtetė orthodoks shqiptar, pėr ēdo qytetar, qė beson tek Zoti, e jo tek klerikėt sharlatanė, pėr ēdo shtetas shqiptar tė thėrrasim fort “Jashtė Janullatos nga Shqipėria”, sepse kjo ėshtė thirrje pėr ēlirim tė asaj pjese tė historisė shqiptare, dinjitetit kombėtar shqiptar dhe asaj pjese tė politikės sė sotme shqiptare , qė na i ka pushtuar Greqia me anėn e Kishės Greke tė Janullatosit, sepse ai po na shemb njė nga shtyllat mbajtėse tė pavarėsisė kombėtare, tė sovranitetit shtetėror dhe tė nderit kombėtar. Po na greqizon Kishėn Orthodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare. Pėr tė ngritur pėrsėri nė kėmbė kėtė shtyllė, qė e patėn ngritur me shumė mundim dhe gjak, mėnēuri paraardhėsit tanė, duhet qartėsi politike dhe forcė karakteri dhe jo dėbimi i priftėrinjve grekė nga Shqipėria, sepse si kisha ashtu edhe shteti grek, vazhdojnė politikėn e tyre shoviniste. Duke i paraqitur tėrė kėto tė dhėna mbi bėmat e Janullatosit nė Shqipėri, ēdo qytetar shqiptar bėn njė analizė dhe njė konkluzion: “A vepruan drejt shqiptarėt pėr dhėnien e titullit qytetar nderi i Tiranės”? Bashkia e Tiranės me qėndrimin e saj pėr dhėnien e titullit Janullatosit, ēon nė vend orekset e kishės greke, fyen martirėt e kishės orthodokse shqiptare dhe hapur hedh poshtė historinė e klerit tonė, patriot e orthodoks.
- Por edhe qėndrimi i Partisė Demokratike, nėpėrmjet zėvendėsit tė saj, nuk e ka tė drejtėn, as morale e as juridike tė dalė kaq hapur, sepse deri dje Janullatosi pėr to qe njė ujk i zi, pushtues dhe sot, ata po na e nxjerrin qengjin mė tė bukur tė kopesė sė dhenve, mbi tė gjitha siē e kam theksuar edhe mė sipėr, Kisha Orthodokse, ka njė statut me tė cilin ushtron veprimtarinė e saj brenda shtetit tė vet, prandaj na vjen shumė keq, kėtė qėndrim dhe veprim shumė tė nxituar, e tė pa menduar, tė pa mbėshtetur mbi ligje dhe kanone kishtare.
- Peshkopi, Anastas Janullatosi, nuk duhet tė rrėmbejė titujt, qė i pėrkasin vetėm peshkopėve shqiptarė, sepsė ėshtė i huaj, pra jo shqiptar si nga komėbėsia e gjuha ashtu edhe nga gjaku e shtetėsia. Si i tillė, nuk ka mbėshtetjen ligjore pėr t’u bėrė kryepeshkop nga asnjė prej statuteve tė Kishės Orthodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe dekorimet e ndryshme, qė mund ti jepen.
- Dhe nė fund po them, duke iu drejtuar kėtij uzurpatori. Kur tė dalim pėrpara gjykimit tė Zotit, unė do tė them me bindje tė plotė: “Mbrojta popullin tim, autoqefalinė e tij dhe traditėn e saj patriotike dhe fetare”. Po ti ē’do tė thuash Janullatos? Zoti pastė mėshirė pėr ty?
Kryetari i Kishės
Famulltari i Kishės
Orthodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare
Sekretari Kėshillit
“Shėn Mari”
Kishės
Elbasan
Eduardo Papamihali
At. Nikolla Marku
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 02-09-2006 mė 15:57
Krijoni Kontakt