Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,818
    Postimet nė Bllog
    3

    Saimir Strati thyen rekordin Guiness

    Kuriozitet - Piktori dhe artisti i mozaikėve, Saimir Strati, gati tė thyejė Rekordin Botėror me mozaikun mė tė madh nė botė realizuar me gozhdė. Ngujimi nėn mbik[qyrjen e tė dėrgurave tė Ginesit

    Njė shqiptar synon ginesin me 500 kg gozhdė


    Elsa Demo

    Saimir Strati ndihet i mbushur shpirtėrisht e psikologjikisht tė thyejė njė rekord. As mė pak, as mė shumė, por njė rekord Gines. Njė rekord pėr mozaikun mė tė madh qė do tė realizohet me 500 kg gozhdė. Njė gjė gjigante kėrkon dhe njė subjekt gjigant: autoportreti i legjendės Leonardo Da Vinci “i skicuar” dhe “i pikturuar” me njė sasi tė tillė gozhdėsh qė nuk i kalojnė 3 centimetrat.
    Si mund tė jetė rekord “njė ēmenduri” qė nuk ėshtė provuar akoma se mund tė thyhet? Kushdo mund ta bėnte kėtė pyetje ndaj tė cilės 40-vjeēari nga Tirana, nuk e quan tė nevojshme tė mbushė mendjet dyshuese, veēse me veprėn-projekt gati pėr zbatim. Nuk zotėron tjetėr bindje. Artisti piktor, mozaiēist, anėtar i Shoqatės Britanike tė Mozaikut Modern prej dy vitesh, nė 6 korrik 2006 reshti sė qėni njė aplikant nė Rekordet Gines. Ai ka tashmė njė marrėveshje me pėrgjegjėsin e rekordeve nė Londėr, menaxherin Amarilis Espinoza, dhe numri i regjistrit tė shqiptarit ėshtė 155731. Ndėrsa pritet ardhja e arbitrit qė do tė ēertifikojė veprėn, Saimir Strati pėrgatitet pėr tė kontrolluar energjinė e tij nė reality show. 12 orė punė nė ditė pėr njė vepėr nė pėrmasat 2m x 4m brenda 24 ditėve. Punė qė do tė mbikėqyret nga njė juri shqiptare nė pėrbėrje tė sė cilės do tė jenė juristė, avokatė, noterė dhe njerėz tė medias qė do tė mbajnė njė proces-verbal. Kėshtu pra rekordi quhet “Mozaiku mė i madh me gozhdė”; ėshtė hera e parė nė botė qė vendoset njė rekord nė kėtė fushė dhe me thyerjen e rekordit, autori pozicionohet i pari nė renditjen e konkurrentėve tė fushės. Strati ka zgjedhur autoportretin e famshėm tė Leonardo da Vincit, artisti dhe figura e preferuar pėr gjeninė e kėtij njeriu. “Ai vetė ka qenė njė kėrkues i madh dhe unė e zgjodha pėr tė shkuar nė kėtė rrugė tė pashkelur. Kjo nuk ėshtė njė vepėr arti. Dhe pėr thyerjen e rekordit nuk ka shumė rėndėsi tė qenurit e tillė. Madje pėr kėtė rekord unė nuk do tė preferoja njė krijim timin”. Saimiri, njė person aspak impulsiv, thekson edhe njė herė se ky nuk ėshtė rekord i forcės, por njė rekord inteligjent. E veē kėsaj, ai e ka thyer frikėn, frikėn qė edhe “bota”, ajo pėrtej izolimit tė vendit tė tij, mund tė thyhet. Si me shaka, nė kontekstin e debateve tė ditės nė media, edhe mund t’ia demonstronte veprėn e tij AA Gill-it, artikullshkruesit fyes pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Por stop deri kėtu. Brenda delireve tė tilla nuk bėhet kjo vepėr. Saimir Strati prej 15 vitesh krijon me mozaikė, jo vetėm nė dy por edhe nė tredimensional. Ai ėshtė kėrkues i lėndės, i “gurit” tė mozaikut qė nga lėvozhgat e vezės, qelqi, e deri tek disqet. Pėr shembull, para njė viti ka realizuar me 400 disqe nė pėrmasat pak mė shumė se natyralja portretin-mozaik tė Adriano Ēelentanos. Ndėrsa portretin e Leonardo Da Vincit ai do ta realizojė nė reliev dėrrase ku do tė ngulen pak nga pak me ēekiē 500 kg gozhdė tė errėta e tė ēelėta, ose ndryshe tė kromuara e tė nikeluara. E gjithė puna mund tė peshojė 700 kg.
    Asnjė qindarkė veē diplomės Gines, nuk pėrfiton Saimiri. Vepra depozitohet pėrfundimisht nė kėtė institucion rekordesh dhe tashmė ėshtė pėrcaktuar qėllimi i saj-humanitar. Do tė thotė se fitimet dhe menaxhimi do tė bėhet nga Rekordi i “ēmendurive” Gines. Nė librin e Rekordeve Gines qė prej themelimit nė 1955, pas Agim Agushit, i vetmi shqiptar qė ka hyrė nė 2005, pėr rekordin e mbajtjes sė topit me kokė ulur, ndoshta Strati do tė jetė i dyti, por i vetmi nė fushėn qė ka zgjedhur.
    E gjitha kjo i kushton artistit qė tenton rekordin jo vetėm energji, lodhje, punė nė njė ambient tė mbyllur e nėn mbikėqyrje –ky ambjent mund tė jetė Piramida nė Tiranė – por edhe njė shumė tė madhe parash, diku tek 30 mijė euro, me mbėshtjejen e sponsorėve tė cilėt do tė reklamohen pėrbri flamurit shqiptar. “Kam aq bindje sa nuk mund tė bind ndokėnd se do tė dėshtojė. Gozhda e fundit dmth, diplomė”. Saimiri e ka gjithēka gati: ēekiē dhe gozhdė. Ėshtė ēėshtje ditėsh.


    Kush ėshtė
    Saimir Strati ėshtė 40 vjeē. Ėshtė diplomuar pėr pikturė nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė 1989. Po kėtė vit fiton Ēmimin e Parė nė Konkursin Kombėtar tė Arteve tė Aplikuara. Ka punuar si restaurator i mozaikėve nė sitet antike tė Butrintit, Apolonisė dhe Bylisit. Nė 1996 hap tė parėn ekspozitė personale. Dy vjet mė pas njė tjetėr ekspozitė ku prezanton bashkė me pikturėn edhe punėt e para nė mozaik.

    Shekulli

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    37
    Postime
    11,960
    Piktori dhe artisti i mozaikėve, Saimir Strati, nis sot aventurė punėn pėr tė thyer Rekordin Botėror me mozaikun mė tė madh nė botė realizuar me gozhdė. Ėshtė njė Da Vinēi 500 kg gozhdė

    Saimir Strati, nis sot aventura e Ginesit

    Saimir Strati, njeriu qė synon tė thyejė Rekordin Botėror Gines nis sot aventurėn nė orėn 10 nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė kulturės. Rekord do tė jetė realizimi i njė mozaiku me 500 kg gozhdė 3 cm, nė pėrmasat 2m X 4m qė ka pėr subjekt autorpotretin e Leonardo Da Vinci. Lajmin e ka bėrė tė ditur vetė Strati i cili nga nesėr do tė jetė i ngujuar si nė njė reality shoė, nėn mbikėqyrjen e njė jurie. 40-vjeēari nga Tirana anėtar i Shoqatės Britanike tė Mozaikut Modern aplikoi pėr nė Rekordet Gines dhe realizoi njė marrėveshje me menaxherin Amarilis Espinoza. Numri i regjistrit tė shqiptarit ėshtė 155731. Saimiri do tė punojė nga 12 orė gjatė 24 ditėve pėr tė thyer rekordin e quajtur “Mozaiku mė i madh me gozhdė”. Vepra do tė depozitohet pėrfundimisht nė kėtė institucion rekordesh dhe tashmė ėshtė pėrcaktuar qėllimi i saj-humanitar. Fitimet dhe menaxhimi do tė bėhet nga Rekordet Gines. Nė librin e Rekordeve Gines qė prej themelimit nė 1955, pas Agim Agushit, i vetmi shqiptar qė ka hyrė nė 2005, pėr rekordin e mbajtjes sė topit me kokė ulur, ndoshta Strati do tė jetė i dyti, por i vetmi nė fushėn qė ka zgjedhur.

    Saimir Strati ėshtė diplomuar pėr pikturė nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė 1989. Po kėtė vit fiton Ēmimin e Parė nė Konkursin Kombėtar tė Arteve tė Aplikuara. Ka punuar si restaurator i mozaikėve nė sitet antike tė Butrintit, Apolonisė dhe Bylisit. Nė 1996 hap tė parėn ekspozitė personale. Dy vjet mė pas njė tjetėr ekspozitė ku prezanton bashkė me pikturėn edhe punėt e para nė mozaik. Prej 15 vitesh ai krijon mozaikė, jo vetėm nė dy por edhe nė tredimensional me lėvozhgat e vezės, me qelq, deri dhe me disqe.

    Gazeta SHEKULLI
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    37
    Postime
    11,960
    Jam i pėrgatitur pėr tė qenė nė librin Guinness

    Mozaiku mė i madh me gozhdė ėshtė njė rekord botėror i cili do tė vij nė Shqipėri nga piktori Saimir Strati. Vepra puna pėr tė cilėn filloi dje, konsiston nė njė mozaik gozhdėsh tė ngulura nė njė platformė druri me pėrmasa 4m x 2m, i cili do tė paraqesė autoportretin e Leonardo da Vinēit. Pėr realizimin e saj, ėshtė parashikuar tė pėrdoren 400 deri nė 500 mijė gozhdė industriale tė disa llojeve dhe tipeve tė ndryshme. Si rezultat i njė komunikimi gati gjashtė mujor me Organizatėn Botėrore tė Rekordeve Guinness ėshtė siguruar qė vepra tė kandidojė pėr rekordin botėror Mozaiku mė i madh me gozhdė.Saimir Strati aderon pranė kėsaj organizate me numrin e anėtarėsisė 155731ndėrsa vepra konkuron me numrin e pretendimit 171723. Me nėnshkrimin nga ana e Saimir Stratit tė Marrėveshjes pėr Tentativėn pėr Rekord me Organizatėn Guinness ėshtė dėrguar nga kjo e fundit udhėzuesi me kėrkesat specifike pėr rekordin, i cili, sė bashku me e-mailin shoqėrues, pėrbėjnė autorizimin pėr fillimin e punės. Sipas konsultimeve me regjistrin e rekordeve tė Organizatės Guinness ėshtė hera e parė qė punohet pėr njė rekord tė tillė. Krijimi i veprės ėshtė parashikuar tė zgjasė rreth 25 ditė. Puna pėr krijimin e saj do tė kryhet nga Saimir Strati i vetėm nė Odeonin e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės “Arbnori” si dhe personelin e saj pėr ndihmėn dhe dashamirėsinė qė kanė treguar duke vėnė nė dispozicion ambientet e zhvillimit tė punės si dhe zotėrinjtė: Fatmir Memaj, Gentian Tabaku, Florian Nepravishta, Mina Koxhaku, Alban Qafa, Klodian Seferaj, si dhe Nasi Bisha i cili do tė jetė reporteri i kėtij evenimenti tė rendėsishėm.

    -Si ju lindi ideja pėr tė bėrė kėtė intervistė?

    Unė kam 15 vjet qė merrem me mozaikė dhe kryesisht me teknikat e reja. Mė pėlqen qė tė jap njė gjė tė re ndryshe nga ata mozaikėt klasik. Njė nga kėto ide tė reja ėshtė edhe ky mozaik me gozhdė. Kam aplikuar diēka mė parė dhe mė pas mė lindi ideja qė tė thyej njė rekord botėror ose tė vendos mė saktė njė rekord botėror sepse nuk ėshtė vendosur akoma.

    -Kush ju ka bėrė ftesėn apo me kė keni bashkėpunuar pėr tu bėrė njė nga kandidatėt pėr rekord Guinness?

    Anėtarėsimi nė kėtė organizatė tė rekordeve botėrore ishte njė ide dhe iniciativė personale. Ky institucion ka njė sekretari me tė cilėt mund tė kontaktosh dhe mė pas operon dhe nėse pranohesh ngjitesh nė statuse tė ndryshme. Unė i kam kaluar tė gjitha statuset dhe tani mė ngelet vetėm tė marr statusin pėrfundimtar.

    -Pse zgjodhėt njė pikturė tė Leonardo do Vinēit pėr kėtė mozaik?

    Leonardo do Vinēi ka qenė gjeni edhe pėr kohėn e vet dhe vazhdon tė jetė akoma edhe sot. Ai ėshtė njė njeri dimensional e meriton njė vepėr dimensionale. Rekordi nė vetvete vlerėsohet nga dimensionet. Ai ka njė madhėsi prej katėr metėr me dy metėr dhe mozaiku mė i madh ėshtė pesė metėr katror. Dhe pėr kėtė vendoset rekordi Guinness pėr dimensionin e madh tė tij. Meqėnėse ky mozaik ka njė dimension tė madh atėherė meriton njė njeri tė madh si ėshtė Leonardo da Vinēi.

    -Ky ėshtė mozaiku i parė qė vendos njė rekord tė kėsaj gjinie?

    Po. Ky ėshtė i pari mozaik rekord. Unė e vendos i pari kėtė rekord nė “Librin Gines”. Ky mozaik ėshtė njė ide e veēantė dhe kjo pėrbėn njė nga pikat mė tė rėndėsishme tė kėsaj organizate.

    -Ju jeni edhe piktor pėrveē se keni shumė vite qė punoni mozaik. Kush ėshtė mė e dashur pėr ju piktura apo mozaiku?

    Unė kam filluar me pikturėn dhe nuk mund t’a braktis por vazhdoj tė pikturoj gjithmonė dhe mė pak. Mė duhet tė bėj pikturat pėr mozaike.

    -Ju keni bėrė disa ekspozita. Kur do tė vini me njė ekspozitė tė re pėr publikun?

    Mendoj se do tė bėj njė ekspozitė vetėm me mozaik menjėherė pas vendosjes sė rekordit Guinness.

    -Pas vendosjes sė rekordit Guinness cilat janė projektet tuaja?

    Pas vendosjes sė rekordit kam menduar qė tė bėj pak pushim pasi puna pėr kėtė vepėr ka qenė shumė e lodhshme dhe kam nevojė pėr pushim. Qė tė futesh nė atė libėr tė madh i cili ėshtė i treti nė botė pėr nga shitjet ėshtė pak e vėshtirė. Mė vjen keq qė nuk ka asnjė kopje nė shitje tė librit Guinness nė Shqipėri. Mė pas qėndron plani im pėr ekspozitėn me mozaik.

    -Si e ndieni veten si personi i parė qė vendos njė rekord tė tillė nė tė gjithė botėn?

    Kėnaqėsia ėshtė e shumėfishtė sepse unė jam i pėrgatitur qė tė futem nė atė libėr gjigand tė rekordeve botėrore.

    -Ėshtė e vėshtirė qė tė realizosh njė vepėr me pėrmasa tė tilla dhe pėr mė tepėr me gozhdė. Kush ėshtė mė e madhe pėr ju kėnaqėsia apo lodhja?

    Pėr deri sa ėshtė edhe rekord edhe vepėr arti kėnaqėsia mbizotėron. Po tė vendosnin njė rekord pėr tė numėruar gozhdėt unė nuk do tė merrja pjesė, sepse nuk ėshtė e lehtė dhe jo mė t’i ngulėsh ato qindra gozhdė nė njė mozaik.

    -Sa ėshtė numri i gozhdėve qė do tė pėrdoren pėr kėtė mozaik?

    Atė do e zbulojmė bashkė nė fund, Pasi unė t’a kem pėrfunduar atė.


    Gazeta SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,818
    Postimet nė Bllog
    3
    Saimir Strati thyen rekordin Guiness

    Pėr herė tė parė Shqipėria pranohet nė librin e rekordeve Guinnes. Certifikatėn e parė pėr vendin tonė e ka rrėmbyer piktori Saimir Strati, i cili u pranua nė rekordet botėrore me portretin e Leonardo da Vinēit tė formuar me gozhdė. Pėrfaqėsuesi i rekordeve Guinnes, Kristinan Skot, pas matjes sė portretit, i cili kishte pėrmasat 4 x 2 (m), vendosi t'i japė piktorit shqiptar rekordin e ri. Strati ka punuar prej 25 ditėsh pėr portretin qė pėrmban 5 000 gozhdė. Ēdo ditė ai punonte nga ora 8 e mėngjesit deri nė 4 tė pasdites dhe 5:30 deri nė 10 tė mbrėmjes. Piktori u shpreh se ndjehej shumė i kėnaqur qė u regjistrua nė rekordet botėrore, qė, sipas tij, nuk ishte e pamundur dhe mund tė arrihej me punė. Vepra tė tjera tė Stratit janė edhe njė portret i Elvis Pristlit me CD dhe njė pikturė e formuar me lėvozhga veze. Strati kishte aplikuar edhe mė parė nė Guinnes me njė bisht cigareje tė formuar me kokrriza rėre. Gjatė marrjes sė certifikatės, portreti i Da Vinēit shoqėrohej edhe me njė ekspozitė mozaikėsh tė tjerė.

    Panorama

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,754
    Urime piktorit Saimir Strati...

    Na behet qejfi kur zbulohen talente te tilla per Shqerine.. na bejne te ndihemi me krenare qe jemi shqiptar :)
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Mosha
    41
    Postime
    242
    Nė librin e Rekordeve Gines qė prej themelimit nė 1955, pas Agim Agushit, i vetmi shqiptar qė ka hyrė nė 2005, pėr rekordin e mbajtjes sė topit me kokė ulur, ndoshta Strati do tė jetė i dyti, por i vetmi nė fushėn qė ka zgjedhur.

    Hyrja e pare tek libri Gines i Takon Mbretit Zog me rekordine tij Absolut :
    Zogu Pinte rregullisht 254 cigare ne dite .
    Money Makes Man act Funny

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Tek kjo fotografi Saimiri eshte duke punuar portretin e Leonardo Da Vincit...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Strati: Paratė e Leonardos do shkojnė pėr bamirėsi

    Alma Mile

    Saimir Strati hap njė kategori tė re nė librin e rekordeve “Guinnes”. Autoportreti i Leonardos, njė vepėr e vėrtetė arti

    Ėshtė hequr nė fytyrė dhe flokėt e gjatė si ato tė Leonardos e tregojnė edhe mė tė imtė. Megjithatė tepėr i gėzuar. “Ishte e lodhshme, por gjithēka arrihet me kėmbėngulje”, - thotė ai, ndėrsa shtrėngon duart e dhjetėra njerėzve qė nuk duan tė humbin rastin qė ta pėrgėzojnė. Saimir Strati ėshtė shqiptari i parė qė hyn nė rekordet “Guinnes”. Mbrėmjen e sė martės, ishte vetė pėrfaqėsuesi i kėsaj market tė famshme, Christian Scott, i cili pasi verifikoi tė gjitha faktet, regjistrimet, fotografitė dhe mati pėrmasat e veprės, deklaroi me njė buzėqeshje 24 carat se Shqipėria tashmė ka tė parin emėr nė Rekordet “Guinnes”. Kaq u desh qė nė sallė tė shpėrthenin duartrokitje dhe blice pa fund aparatėsh fotografikė. Pėr 25 ditė me radhė Strati realizoi autoportretin e Leonardo Da Vinēit, nė njė sipėrfaqe prej 8 metrash katrorės. Tė gjithin me gozhdė tė pėrmasave dhe nuancave tė ndryshme. Mahnitėse. Sytė e thellė, vetullat e trasha, flokėt dhe mjekrra e derdhur, njė dritėhije qė do ta kishte zili dhe vetė Leonardoja. Sa hyn nė odeonin e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, apo piramidės, ku pėr 25 ditė, Strati qėndroi i pėrkulur mbi veprėn e vet, zor se mund ta besosh qė portreti i vendosur nė qendėr tė sallės sė nxehtė, nuk ėshtė njė pikturė. Struktura ėshtė aq unike, saqė nuk lė vend pėr dyshime. Nė shoqėrinė e veprave tė tjera tė realizuara nė formė mozaikėsh nga Strati, ku pėrveē gozhdėve pėrdoren edhe materiale tė tjera si gurė, qelq, CD, madje edhe lėvozhga vezėsh, portreti i Da Vinēit ėshtė nė tė vėrtetė njė kryevepėr. Edhe i dėrguari i rekordeve “Guinnes”, tė cilit i ka rėnė rasti tė shqyrtojė shumė raste tė tilla, nuk mund ta mohojė se bėhet fjalė pėr njė vepėr tė vėrtetė arti. “Saimiri bėri zgjedhjen e duhur, duke filluar qė nga portreti i pėrzgjedhur deri tek materialet. Nė listėn e rekordeve ne kemi lloje tė ndryshme mozaikėsh, tė realizuar me materiale dhe pėrmasa nga nė tė ndryshmet, por nuk kemi njė tė tillė. Saimiri krijoi njė kategori tė re rekordesh, tė cilin mund ta konkurrojnė tė tjerė nė tė ardhmen”, - thotė Scott. Pėr Startin rekordi Guinnes ishte njė sfidė, njė ėndėrr e hershme qė ai e realizoi. Por kjo nuk do tė thotė se ai do ndalet kėtu. “Kam 20 vjet qė merrem me mozaikėt, ata janė jeta ime”, - thotė artisti, ndėrsa shton se nuk do mundohet tė thyejė rekordin e vendosur nga vetė ai, por tė realizojė diēka tjetėr. Sa i pėrket fatit tė veprės, i dėrguari nga Londra thotė se ajo i pėrket autorit dhe ėshtė e drejta e tij tė bėjė ē’tė dojė me tė. Ndėrsa vetė Strati thotė se tashmė vepra i pėrket Rekordeve “Guinnes” dhe sipas kontratės, nė rast se ajo shitet, tė ardhurat do tė shkojnė vetėm pėr bamirėsi. Gjithsesi pritet njė tjetėr konfirmim nga Londra dhe njė tjetėr ceremoni ku do tė dorėzohet edhe ēertifikata, qė vėrteton se Saimir Strati ėshtė tashmė njė prej mijėra personazheve qė kanė shėnuar njė rekord. Mendohet qė autoportreti Leonardo da Vinēit tė jetė realizuar me njė sasi prej 500 mijė gozhdėsh. “E gjithė vėmendja ime u pėrqėndrua tek vepra. T’ju them numrin e saktė tė gozhdėve ėshtė e njėlloj si tė pyesėsh njė kompozitor se sa nota ka hedhur nė partiturėn e tij”, - thotė Strati, i cili gjatė gjithė mbrėmjes bėri fotografi me tė pranishmit nė ceremoni, qė donin tė kishin nė kujtimet e tyre edhe njė shkrepje me rekordmenin.

    Shekulli

  9. #9

  10. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011

    Flet fituesi i "Gines" nė Shqipėri, Saimir Strati

    "Tė ardhurat nga Da Vinēi, pėr bamirėsi"
    Per Gazeten Panorama ANILA MEMA


    Mė nė fund Shqipėria hyn zyrtarisht nė librin e rekordeve "Gines". Saimir Strati, piktori 43-vjeēar nga Vlora, shėnohet si fituesi i pari i ēmimit mė tė madh botėror pėr veprat e veēanta.

    Me portretin e Leonardo da Vinēit tė punuar mė gozhdė industriale, mbrėmjen e sė hėnės, nė ambientet e QKK, anglezi Christian Scott, gjyqtari i kėtij ēmimi, e ka vlerėsuar si artistin e parė qė ēel njė sesion tė ri nė "Gines". "Kjo ėshtė diēka krejt unike dhe spektakolare. Jemi mahnitur. Nuk ka pasur asnjėherė njė mozaik tė bėrė me gozhda. Gozhda ėshtė gjėja e rėndėsishme, madje nė rekordet "Gines", nuk ka pasur asnjėherė punė tė tillė", shprehet Scott. Portreti i Da Vinēit, i punuar nga piktori shqiptar, ka pėrmasat katėr me dy metra dhe ėshtė njė nga portretet mė tė mėdha realizuar pėr tė. Por ēfarė do tė ndodhė me portretin pas pranimit nė "Gines". Sipas Saimir Stratit, ende nuk dihet ndonjė gjė konkrete, deri nė njė fazė tė dytė, kur pėrfaqėsuesit e rekordit botėror tė vendosin. "Nė fillim unė aplikova qė tė ardhurat do tė shkojnė pėr bamirėsi, por nuk mund tė them se cili ėshtė destinacioni i veprės", shton piktori.

    Sė fundmi ia arritėt qėllimit. Shqipėria hyn zyrtarisht nė rekordet "Gines" falė punės suaj. Si do ta quanit kėtė moment?
    Nė kėtė pikė jam i lumtur. Shqiptarėt tashmė e kanė njė "Gines" dhe tė kesh njė "Gines" ėshtė njė atribut, unė kėshtu e kam menduar. Por qė tė marrėsh njė atribut duhet tė punosh dhe vetėm tė punosh. Ndaj edhe sot ndodhem kėtu, me ju dhe me kėtė sukses. Sigurisht, rekordi ėshtė individual, por kėnaqėsia pėr ta sjellė atė nė Shqipėri ėshtė mė e madhe.
    Ē'do tė ndodhė me veprėn tani pas pranimit nė rekordet "Gines". Cili do tė jetė destinacioni i saj?

    Dua tė them se ka qenė njė punė e gjatė dhe e madhe pėr t'u bėrė, por tanimė jam i kėnaqur pėr rezultatin. Tė them tė drejtėn ende nuk e di se ēfarė do tė bėhet me portretin e Leonardo da Vinēit, qė tashmė ka hyrė nė listėn e rekordit "Gines". Kjo ėshtė pjesė e protokollit. Duhet njė moment i dytė pėr tė vendosur pėr fatin e saj, pasi mua tė mė dorėzohet diploma dhe pastaj tė plotėsohet pjesa protokollare. Por dua tė them se nė momentin e parė qė unė kam aplikuar pėr rekordin "Gines", ideja ishte qė kjo vepėr, pasi tė shitej, paratė e saj tė shkonin pėr bamirėsi. Tani mė duhet tė pres tė vijė njė konfirmim tjetėr nga "Gines"-i, sepse zotėria Christian Scott ėshtė gjyqtar dhe jo ekspert pėr menaxhimin. Ndėrsa pėr sa i pėrket destinacionit, edhe unė vetė do tė isha kurioz se ku do tė shkonte, por kėtė gjė nuk e di.
    Kėto kohė deri nė pėrgjigjen e dytė ku do tė qėndrojė vepra?
    Sigurisht vepra, sė bashku me punėt e tjera, me tė cilat shoqėrohet nė kėtė ekspozitė, do tė qėndrojė nė ambientet e QNK. Sigurisht do tė jetė e hapur pėr vizitorėt.

    Si mund t'i cilėsoni kėto 25 ditė tė punės suaj?
    Duke qenė orė tė gjata pune, veē lodhjes aty brenda ka qenė edhe kėnaqėsia, tė cilėn mė shumė se kurrė e ndjej tani.
    Suksesin ia dedikoni Leonardos?

    Nė fakt deri diku po, pasi ky portret shpesh mė ėshtė dukur i pambyllur, i cili nė njė moment tė caktuar tė duket sikur mund tė vazhdonte. Mendova ta realizoja nė njė formė tepėr tė veēantė, siē janė gozhdėt, por edhe portreti i tij pėrherė mė ka nxitur qė tė punoj. Dua tė theksoj se rekord pėrbėn vetėm dimensioni i portretit, qė ėshtė katėr me dy metra, nuk pėrbėn as numri i gozhdėve dhe as koha rekord. Unė vetė e vendosa kėtė limit kohor.
    Ē'do tė bėni nesėr?
    Pasi tė ēlodhem tėrėsisht, do tė filloj t'i kushtohem sėrish krijimtarisė sime. Pasi pėr shumė kohė kam pasur njė shkėputje tė madhe me tė. Sigurisht nuk mund tė them qė do tė punoj sėrish nė kėtė kategori, por ju premtoj se nga fundi i vitit kam njė surprizė.

    • 25 DITE
    piktori shqiptar, Saimir Strati, ka punuar pėr portretin e madh tė Leonardo da Vinēit, i cili tashmė ėshtė pjesė e rekordit "Gines"

    • 155 MIJEėshtė numri qė aderon Strati pranė "Gines"-it, ndėrsa vepra e krijuar me gati 500 mijė gozhdė konkurron me numrin e pretendimit 171723

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,818
    Postimet nė Bllog
    3
    Saimir Strati pėr herė tė dytė drejt librit Guinnes

    Nga Dhurata Hamzai

    “Kur fillon ta njohėsh mirė Saimir Stratin, ta njohėsh si artist dhe si njeri, pyet veten: nga vjen ai, vjen nga njė e shkuar e largėt apo vjen nga e ardhmja”, shkruan pėr tė shkrimtari i njohur Zija Ēela. Shkrimtari vėren se Saimiri ka njė simbiozė nė punė dhe nė jetė, ka njė binjakėsi shpirti i tij artistik. “Ka dukje, buzėqeshje tė vetvetishme, vlime e pėrvėlime tė avullta, ka diēka tė gėzueshme e diēka tė trishtueshme, me njė fjalė, ka ngjyra. E kjo, s’di pėrse, tė sjell ndėr mend ylberin”, thotė Ēela. Nė tė vėrtetė Saimir Strati duhet prezantuar me bujė, jo se nuk ka ekzistuar si artist i madh, si njeri i madh e mik i madh i artit dhe i shkrimtarėve. Madje edhe pse ėshtė njė tip i kėndshėm, ai s’u bė dot njė nga emrat mė tė njohur nė median shqiptare. Dhe kjo, jo pėr faj tė tij, por ngaqė vetia e tij krijuese nuk mundet tė mishėrohet, nuk mund tė mvishet, tė kukullazohet, pasi ėshtė tepėr frymore. Ēfarėdo gjėje tė mirė e tė bukur tė bėjė Saimir Strati, nė faqet kulturore tė gazetave do t’i thonė “hej, stop” kukullat barbi, ose velinat me emrat Ēiljeta, Zajmina e Pamela pėr tė cilat shkruhet ēdo ditė. Me pėrjashtim tė shkrimtarit Zija Ēela qė ka folur pėr Stratin dhe veprėn e tij, pasi ka njohur nga afėr krijimtarinė, vetėm njė herė ndodhi qė Saimir Strati tė shfaqej nė tė gjitha gazetat ditore. Dhe kjo jo pėr merita tė gazetarėve tė kulturės. Nuk ndodhi as kur ai bėri kryeveprėn e tij me gozhdė, as kur e mbaroi nė mes tė Qendrės Kulturore tė Tiranės (Piramida), por disa kohė mė vonė kur me portretin e Da Vinēit tė punuar me gozhdė Saimir Strati do tė vendoste definitivisht njė rekord botėror nė librin Guinnes. Nė tė vėrtetė kjo ndodhi pėr meritė tė Scott Christie, anėtar i jurisė sė ēmimit Guiness qė erdhi posaēėrisht nga Londra nė Tiranė dhe u shpreh pėr median vendase se “vepra e Saimir Stratit ėshtė diēka krejt unikale dhe spektakolare nė botė”.

    Njė vit mė parė

    Njė vit mė parė piktori Strati kishte konceptuar vetė njė ide me destinacion qė tė kishte emrin e tij nė librin e rekordeve Guinnes. As vetė nuk e dinte nga i erdhi kjo ide, por e dinte mirė qė do t’ia arrinte qėllimit. Strati vjen nga atdheu i mozaikėve, por njė mozaik i punuar me lėndė tė papėrdorura mė parė mund tė perceptohej vetėm nė imazhet frymore tė Saimir Stratit. Si mik nė kėtė atė skenė tė pėrvuajtshme krijimtarie, rekordi Strati zgjedh autoportretin e Leonardo da Vinēit, sepse veē ai mundi t’i jepte vėrtetė kurajė. Pėr piktorin Strati Da Vinēi ka qenė njeriu qė e arrinte atė qė pėr tė tjerėt ishte e paarritshme. Shkrimtari Zija Ēela e kujton me emocion rekordin e tij njė vit me parė duke e pėrshkruar nė kėtė mėnyrė: “Do t’i qėndronte fjalės qė mė kishte thėnė apo, i pushtuar nga trysni tė paparashikuara, do tė ndryshonte mendje? Ēka do tė thoshte se, nė atė telajo druri me pėrmasa tė atilla qė meritojnė tė quhen tė formatit fasadė, ku do tė niste jeta e veprės, cila zonė do tė prekej nė fillim? Kur ra ēekiēi i parė (ishte si tė thuash, kur ra martina e parė), edhe ra pėrmbi gozhdė, desh fola me zė, mos o Zot, ia nxori kokėrdhokun. Por pikėrisht me gozhdė ai nisi tė konturonte syrin e djathtė, sepse kishte hyrė drejt e nė anatominė mė delikate tė portretit, atė qė pėrcakton karakterin”. Ndėrsa me tej duke profetizuar fatin e artistit Zija Ēela shkruan: “Mė pas, ndėrsa kumbimi i ēekanit vazhdoi ditė me radhė, pėr autorin dhe veprėn e tij pėr fat tė mirė u dėgjuan shumė lodra, u fol nė gazeta e televizione, brenda e jashtė vendit, madje lajmėruan dhe angjencitė mė prestigjioze tė medias botėrore. Kurse tash ka rėnė heshtja, ėshtė krijuar distanca, koha e qetėsisė, e nevojshme pėr pėrsiatje”.

    Lajmi i pashkruar...

    Por ndėrsa barbiushkat lodrojnė e kėndojnė me “ēupa- ēupa” plazheve tė Shqipėrisė e publiku pėr to nga gazetarėt ka mėsuar shumė; se me kė shoqėrohen, me kė flenė, ēfarė picash hanė, ēfarė parfumi kanė e deri tek ēfarė u thotė mami pėr ngjyrėn e flokėve, numurin e bikinive, firmėn e shampove, heshtja qė qarkon veprimtarinė artistike tė Saimir Stratit nuk duket sikur vjen nga koha e qetėsisė, ose nga koha e nevojshme pėr pėrsiatje, sepse profesionalisht do tė ishte vėrtetė lajm qė piktori ka ēelur njė ekspozitė personale me 20 punime dhe ndryshe nga sa veprojnė piktorėt nė kėto raste ai ėshtė ulur paq nė ambjentet e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės nė kryeqytet duke punuar mbi 14 orė punė intensive nė ditė njė vepėr madhėshtore. Me sa duket pėr tė mos humbur kohė ai mban pranė mbi 1 milion kunja dhėmbėsh. Ka vendosur pėr tė bėrė mozaikun mė tė madh nė botė. Shkopinjtė e hollė tė drurit kėtė herė do tė jenė lėnda e parė pėr njė vepėr arti. Ai po vrapon drejt rekordit Guinnes dhe ende nuk po e konsiderojnė lajm gazetarėt, kur ai jo shumė larg por njė vit mė parė rrėmbeu ekskluzivisht rekordin Guinnes. Saimir Strati po vrapoka sėrish drejt njė rekordi tė ri. Ka caktuar datėn 4 shtator si ditė tė pėrfundimit tė veprės sė tij. Nuk heziton ashtu si ka bėrė njė vit mė parė tė pohojė se ky ėshtė njė hap i sigurt pėr tė hyrė sėrish nė librin Guinnes. Ai e di se deri mė sot nuk ekziston njė mozaik i tillė. Ndėrsa gjyqtarėt e Guinnes, njė vit mė parė autoportretin e Leonardo Da Vinēit e vlerėsuan si “ēudia e gozhdėve”, tashmė ēudia e dyte ėshtė ajo e njė milion kunjave tė drurit. Kėsaj vepre Saimir Strati ka menduar t’i kushtojė 40 ditė punė, e cila ka nisur disa ditė mė parė nė sy tė gjithėve me vendosjen e kunjės sė parė. Kunja e parė ngjante veēse si njė vrimė e vogėl gjilpere. Kjo ėshtė e rrallė..! Tema qė ka zgjedhur kėtė herė tė afron njė simbisje nė zemėr, sa herė qė ai prek telajon gjigante me kunjat drusorė majėmprehtė. Vepra i referohet Jezu Krishtit dhe ringjalljes sė tij. Gjatė kėtyre ditėve Saimir Strati nuk bezdiset aspak nga vizitorėt qė po e ndjekin ndėrsa ai ėshtė duke punuar. Ata e shohin me habi, jo tė gjithė e dinė qė ai ėshtė artisti shqiptar qė hapi rrugėn e rekordeve Guines nė art. Puna e tij po filmohet nė ēdo simbisje tė kunjit, nė ēdo detaj dhe pas tij qėndron njė komision i pėrbėrė nga njerėz tė fushave tė ndryshme, mes tė cilėve edhe njė jurist. Ndėrsa tė gjithė kėta s’kanė gjasa tė shohin ndonjė hile nė kėtė garė, sė paku mundet ta ndihmojnė qė tė mos ta zėrė gjumi nė vetmi. Saimir Strati ėshtė piktor dhe aplikon nė teknikat skulpturale prej 16 vitesh. Ai krijon mozaikė dydimensional dhe tredimensional. Strati e merr mozaikun nga qytetėrimet e lashta dhe e sjell nė kohėn tonė duke i dhėnė stilin e tij, frymėn, ritmin, vulėn e modernitetit. Ai ėshtė kėrkues i lėndės, sė mozaikut qė nis nga lėvozhgat e vezės, gozhdat, qelqi, e deri tek disqet. Dy vjet mė parė realizoi me 400 disqe nė pėrmasat pak mė shumė se natyralja portretin-mozaik tė Adriano Ēelentanos. Nė fakt libri i rekordeve Guinnes, qė botohet ēdo fillimviti, ėshtė botuar pėr herė tė parė mė 1951 nga anglezi Hufh Beaver. Kanė kaluar 56 vjet qė libri botohet nė 100 vende tė botės, nė mė shumė se 20 gjuhė tė planetit. Kur Strati njė vit mė parė hyri nė librin e rekordeve, shkrimtari Zija Ēela tha: “Natyrisht, Guinnes-i nuk ėshtė shtėpia e mirėfilltė e artistėve, por ėshtė shtėpia e rekordmenėve tė tjerė tė botės, ndėrsa rezultati i Stratit, bashkė me rekordin, pikėrisht sepse vjen nga arti mbetet unik dhe pėr Guinnes-in”, ndėrsa madhėshtinė e veprės sė tij e ka komentuar nė kėtė mėnyrė: “Mirėpo qė nga ajo gjetje inteligjente dhe deri tek shndėrrimi i mprehtėsisė nė art, nuk ka qenė e lehtė. Se shihni, nė mos paēa lajthitur, ēfarė mė sugjeron rezultati. Siē pohon shkenca, ēdo njeri nė organizmin e tij ka ca hekur. Por ka shumė njerėz, e pra dhe mjaft artistė, qė kėtė hekur e lėnė tė ndryshket... Jo, Saimir Strati ėshtė xhins tjetėr, ai hekuri i tij ėshtė nė gjendje inkandeshente, nė njė formė llave, atė hekur ai e kthen nė gozhdė, nė 500 mijė gozhdė, tė cilat i nxjerr nga vetja dhe ia jep Da Vinēit nė njė vepėr tė pasprovuar pėr nga lloji, tė denjė pėr galeri e muzeume. Natyrisht, gozhdėt qė u pėrdorėn vėrtet janė industriale, por industria nuk prodhon art, kurse gozhda, ndryshe nga balta dhe ndryshe nga gipsi, qė ėshtė gjithashtu njė lloj balte, nuk ėshtė njohur ndonjėherė pėr lėndė arti. Pikėrisht mjetin qė dikur i mori jetėn njė vigani tė qiellit, Jezu Krishtit, artisti e rinovon pėr t’i dhėnė jetė njė vigani tė historisė, Leonardo Da Vinēit”.

    I pari

    Strati ėshtė i pari shqiptari qė ka hyrė nė Librin Guinnes nė fushėn e artit tė mozaikėve. Ai ėshtė diplomuar nė pikturė nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė 1989 dhe po kėtė vit fitoi Ēmimin e Parė nė Konkursin Kombėtar tė Arteve tė Aplikuara. Ka punuar si restaurator i mozaikėve nė sitet antike tė Butrintit, Apolonisė dhe Bylisit. Nė 1996 hapi ekspozitėn e parė personale. Tre vjet mė pas ēeli njė ekspozitė, ku prezantoi bashkė me pikturėn edhe punėt e para nė mozaik.

    Tema

  12. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,465
    Me te vertet duhet te krenohemi qe kemi edhe nje perfaqesues shqiptar ne librin e Guinnes , suksese te metutjeshme Stratit , edhe ishalla perfaqesohemi edhe me me shume persona me lemi te ndryshme.

    Respekte.!
    Sui generis

  13. #13
    Ego? Superego? Maska e Harakiri
    Anėtarėsuar
    07-10-2004
    Postime
    637
    Une vizitova galerine e tij ne Tirane. Per fat te keq nuk dija c'ti thoja kur erdhi prane se mendoja mos e ofendoja duke thene dicka pa rendesi. Shyqyr qe isha me nje shoqe qe e hoqi ate peshe nga une :)
    "Kto pershembull i kput ai neni per pervetsimin e burrave t'martum"

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    qka me then Bukuri krenari , urime dhe vazhdim ....
    ushqehemi edhe me bukurin qe sjell syri ....
    Bravo na duhen shembujt e mir te dalin ne sken, bravo juve qe shkruni e na njoftoni me te.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema tė Ngjashme

  1. Saimir Pirgu - Pavaroti i ri shqiptar
    Nga dodoni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 12-03-2021, 10:52
  2. Tenori Saimir Pirgu nė sallėn e Lozanės
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 01:16
  3. Saimir Bajo
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2002, 10:48

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •