Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    MTV, koncert madhështor në Vlorë

    U zhvillua mbrëmë në Plazhin e ri në Vlorë koncerti “MTV EXIT”. Shqiptarët u përfaqësuan me Besën dhe grupin “Kthjellu”

    MTV, koncert madhështor në Vlorë

    Ndërpritet për orë të tëra koncerti. Trafiku i rënduar bllokon në mes të rrugës artistët e huaj

    Anila Peçi

    Një atmosferë e jashtëzakonshme mbrëmë në Plazhin e ri në Vlorë. Këngëtarët më të sukseshëm të momentit, të huaj e shqiptarë u ngjitën në një skenë madhështore të ngritur prej MTV-së, kanalit televiziv më të famshëm muzikor botë. Për të përcjellë një mesazh kundër trafikimit të qenieve njerëzore në skenën e MTV-së u ngjitën këngëtarë të tillë si italiania Carmen Consoli e shoqëruar nga një grup instrumentistësh, Panjabi MC, Morandi, Guru e shumë të tjerë, të cilët interpretuan këngët e tyre më të njohura përpara një publiku prej rreth 15 mijë vetësh. Të rinjtë shqiptarë kënduan e kërcyen për orë të tëra nën ritmet e një muzike të zgjedhur posaçërisht për ta. Koncertin e hapi këngëtarja e re, por e suksesshme, Besa, e cila u zgjodh nga MTV, për të përfaqësuar muzikën shqiptare. Ajo këndoi tre prej këngëve të albumit të sapo hedhur në treg, që mban emrin e saj. Pas atmosferës së krijuar nga Besa, rrodhën të tjera ritme, që elektrizuar publikun e e shumtë në numër. Në skenë u ngjit grupi nga Shkupi “Bla, bla, bla” e më pas grupi nga Kosova “Kthjellu”, i cili këndoi 4 këngë, mes të cilave edhe atë fituese në “Top Fest 3” “Diçka”, së bashku me Alban Skënderajn. Pas pjesës shqiptare pati një ndërprerje të koncertit, për shkak të bllokimit në trafik të këngëtarëve të huaj. Për shkak të numrit të madh të spektatorëve të ardhur për të ndjekur koncertin segmenti rrugor nga Skela për në Plazhin e ri u bllokua nga rradhë të gjata makinash. Megjithatë atmosfera muzikore nuk mungoi edhe gjatë ndërprerjes, deri sa në skenë u ngjit këngëtari Guru. Në një miniskenë një DJ (dixhej) serviri muzikë për publikun, i cili gjithsesi dëfreu dhe u tregua shumë i duruar, duke pritur për orë të tëra të ftuarit. Më pas mbërritën edhe këngëtarët e premtuar, që sollën në bregdetin shqiptar muzikën italiane, indiane e amerikane. Një gërshetim i bukur rrymash, zërash e gjuhësh, që padyshim shkaktoi efektin e pritur tek të rinjtë që ndoqën koncertin. Ata panë se si idhujt e tyre dhanë mesazhe për një jetë më të mirë, pa viktima trafiku, qofshin këto gra e vajza, apo fëmijë. Koncerti i mbrëmshëm u organizua nga MTV, në bashkëpunim me “Sëedish International Development Cooperation Agency” dhe IOM. Ky bashkëpunim ka lindur prej vitit 2004 dhe synon uljen e nivelit të trafikimit të qënieve njerëzore sidomos në Evropën Lindore, ku ky fenomen është edhe më i theksuar. Kjo është edhe arsyeja pse pas Vlorës stacionet e rradhës do jenë qytete të tjera të Lindjes, si Varna e Bullgarisë, Mamaia në Rumani, Chisinau në Moldavi, Kiev, St. Petersburg e Minsk. Koncerti gjeti mbështetjen edhe të sponsorve të fuqishëm në Shqipëri, si dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. I veshur sportiv, mes të rinjve, që u argëtuan deri në orët e para të ditës së sotshme, ishte edhe ministri i MTKRS-së, Bujar Leskaj, i cili gjithashtu shijoi spektaklin e MTV-së. Koncerti organizuar mbrëmë do mund të ndiqet përmes televizionit “Klan” disa ditë më vonë, ndërsa do transmetohet edhe nga MTV dhe një rrjet i tërë televizionesh të huaja.

    Shekulli

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Sot në Plazhin e ri të Vlorës zhvillohet koncerti “MTV Exit”. Krahas këngëtarëve të huaj, Carmen Consoli, Guru, etj. edhe Besa e “Kthjellu”

    Muzika kundër trafikut


    Alma Mile

    Plazhi i ri i Vlorës kthehet sot në një skenë të madhe koncerti. Carmen Consoli, Panjabi MC, Morandi, Guru do këndojnë për të rinjtë shqiptarë. Është pikërisht kanali më i madh muzikor televiziv MTV, në bashkëpunim me “Swedish International Development Cooperation Agency” dhe IOM, që organizojnë këtë koncert, në kuadrin e një fushate sensibilizuese kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Dhe për organizatorët nuk ka rrugë më të mirë sensibilizimi se dhënia e mesazheve përmes gojës së idhujve të të rinjve, që janë edhe kategoria më e rrezikuar nga ky fenomen. Në të njëjtën skenë me këngëtarët më në modë në Evropë, Amerikë e Azi, do ngjiten edhe këngëtarë shqiptarë. Tiranën e përfaqëson Besa, ndërsa nga Kosova vjen “Kthjellu”, një nga grupet më të dashur të të rinjve, sidomos pas dy trofeve të fituara në “Top Fest 3”. Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, drejtori ekzekutiv i “MTV Europe Foundation”, Thomas Ehr dha një konferencë për shtyp. Sipas tij, arsyeja pse MTV u përfshi në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore në vitin 2004 ishte nevoja për të sensibilizuar njerëzit kundër këtij fenomeni në rritje. “Fenomeni i trafikimit prek drejtpërdrejt audiencën e MTV-së”, - thotë Ehr-i, duke shtuar se bëhet fjalë për një problem që na përket të gjithëve dhe përmes aktiviteteve dhe valëve të MTV-së është munduar të sensibilizojë sa më shumë njerëz. Ehr-i ka qenë për herë të parë në Shqipëri në vitin 1993 dhe sipas tij shumë gjëra kanë ndryshuar prej atëherë. Ai tha se ishte i vështirë realizimi i koncertit në këtë periudhë, pasi artistët janë të zënë më shumë se kurrë me koncerte e festivale, “megjithatë jemi të kënaqur për artistët që arritëm të sjellim, pasi janë ndër emrat më të suksesshëm për momentin”. Jo vetëm për faktin se përbën një ngjarje kulturore, por edhe për misionin e tij, koncerti mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pas Vlorës, ku mendohet të fitohet një publik prej rreth 15 mijë të rinjsh, koncerti vazhdon turin e koncerteve në qytete të tjera të Evropës Lindore, në Varna të Bullgarisë, Mamaia në Rumani, Chisinau në Moldavi, Kiev, St. Petersburg e Minsk.

    Përfaqësimi

    Besa, përfaqësuesja shqiptare në MTV

    Duket se dalja në treg e albumit të parë i solli fat këngëtares së re, Besa Kokëdhima. Stafi i MTV-së në Shqipëri, ka përzgjedhur pikërisht atë si përfaqësuesen shqiptare në skenën e koncertit që mban logon e kanalit më të madh muzikor. Duket se përfaqësuesit e MTV-së e kanë parë atë si një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit në Shqipëri. Besa do ketë shansin që jo vetëm të këndojë në këtë skenë, por edhe të transmetohet nga një rrjet kanalesh televizive të huaja dhe TV “Klan”. Vetëm pak ditë më parë Besa hodhi në tregun muzikor albumin që mban emrin e saj ku përfshihen 11 këngë të reja.

    Të dhëna

    Pse fushata kalon nga Shqipëria

    Vetëm pak muaj më parë Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport të sajin e konsideroi Shqipërinë si një nga vendet e origjinës së trafikimit të qenieve njerëzore. Nuk dihet se sa është numri i të trafikuarve, megjithatë disa vite më parë, raportet flisnin për shifra alarmante. Në vitin 2001 burime zyrtare tregonin se 100 mijë gra dhe vajza shqiptare ishin trafikuar në Evropën Perëndimore dhe vende të tjera të Ballkanit gjatë dhjetë viteve të fundit. Megjithatë një vit më vonë, një tjetër dokument zyrtar deklaroi se rreth 6000 gra dhe vajza ishin trafikuar jashtë vendit për shfrytëzim seksual. Në raportet më të fundit, sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara, UNHCR, UNICEF dhe OSBE/ODIHR, në Shqipëri është ulur niveli i trafikimit të qënieve njerëzore nga viti në vit.

    Shekulli

  3. #3
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    "Duket se dalja në treg e albumit të parë i solli fat këngëtares së re, Besa Kokëdhima. Stafi i MTV-së në Shqipëri, ka përzgjedhur pikërisht atë si përfaqësuesen shqiptare në skenën e koncertit që mban logon e kanalit më të madh muzikor"

    e degjova ket Besen..jane ne rregull nga trute kta njerezit e muzikes ne shqiperi apo cfare? o boy, o boy, o boy...lebet me boje...skandal. epo se blihej dhe talenti me pare, ne tirane vetem ben vaki...
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kjo Besa Kokëdhima, mos eshte vajza e Koço Kokëdhimës, pronarit te “2K Group” apo mbiemri eshte jo me shume se nje koiçidence e rastit, ku i dihet!
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Kjo Besa Kokëdhima, mos eshte vajza e Koço Kokëdhimës, pronarit te “2K Group” apo mbiemri eshte jo me shume se nje koiçidence e rastit, ku i dihet!
    dora vete
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga Eagle
    [B]....

    e degjova ket Besen..jane ne rregull nga trute kta njerezit e muzikes ne shqiperi apo cfare? o boy, o boy, o boy...lebet me boje...skandal. epo se blihej dhe talenti me pare, ne tirane vetem ben vaki...
    Une nuk e mbaj veten per eksperte te muzikes shqiptare per faktin e thjeshte se nuk e ndjek fare (sidomos qe nga viti 2000 e ketej). Por edhe me kaq naivitet ne lidhje me muziken nuk flas : ) Pse pak shikojme ne ketu ku jemi qe vetem artiste apo muzikante nuk mund ti quash?! Po ja degjova emrin Snoop Dog edhe per ndonje kenge, bashkepunim, apo filem tjeter do detyrohem te dergoj ndonje leter tek presidenti

    Megjithate duke u hedhur tek thelbi i temes, besoj se nje koncert i drejtuar nga nje kanal televiziv si MTV eshte dicka e mire jo vetem per njohjen e muzikes shqiptare ne bote por edhe per njohjen e vete Shqiperise.

    Te pakten na degjohet emri neper bote, dhe jo per lufte e per varferi por per muzike plus e marrin vesh njerzit ku bie ky vend i vogel. E do Zoti marrin dhe ndonje vend te bukur me kamera qe mos na bejne fare ca e ca : ). Nuk ka ndjenje me te keqe kur psh shkon mbush nje formular dhe kur vjen rradha tek zgjedhja e vendit te lindjes, gjen dhe emrat e shteteve me te vogla ne Afrike ndersa "Albania" as nuk egziston.

    Keshtu pra, ja kalofshin bukur ata ne Vlore

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Po ca lesh koncerti madheshtor.
    Gjeja me e bukur e koncertit ishte grupi KTHJELLU.
    Organizimi ishte cope-cope, te pakten 1 ore duhet te prisje nga dalja ne skene e njerit grup nga tjetri dhe gjate kesaj nderprerje kaq te gjate vihej gjithmone e njejta kenge, e cila sapo mbaronte e kthenin prap. Me pak fjale nje deshtim total per mendimin tim. Nje gje me beri shume pershtypje, qe publiku shqiptar e ruajti qetesine edhe pse priti me ore te tera ne mes te nates qe te vinin artistet e huaj, te kishte qene ne ndonje vend tjeter me te civilizuar, do kishin thyer aparaturat. Ishte vertet cfilitese pritja, kur mendon se me i famshmi aty ishte Panxhari MC, te vinte per te shkulur floket.
    Nejse, ishte gje e madhe qe MTV organizoi nje koncert ne Shqiperi edhe pse ishte per sensibilizimin ndaj trafikut te mishit te bardhe.
    Rradhes tjeter me mire ishalla!

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk eshte e thene PRI-LTN

    Pse ca kujton ti bejne keta ketej kur ka reklama ne tv?! Ju degjonit te njejten kenge, ketu te lene pa muzike fare, shko bli coca cola thone qe te nxjerrin me shume leke.

    Sa me i njohur te jete kengetari/rja aq me pak degjon ne nje koncert te tij nga ai kengetar. Fillimi eshte kengetare te cilet duan te behen te njohur, pastaj fillon kengetari/rja thote ndonje fjale sikur te ishte profet (gjysmat degjohen gjysmat jo) dhe ne fund kendojne ate kengen qe e degjojme cdo dite ne radio. Kur vjen koha e kesaj kenge, njerzit fillojne e dalin nga salla qe te shkojne tek parkingu se pastaj duhet te presesh nje ore te dalesh nga stadiumi. Dhe keshtu ikin $150 e biletes si dhe mbasditja e nje dite vere : )

    lol Pastaj ate te famshmin Panxhar MC shpresoj ta kesh me te qeshur (dmth shpresoj mos jete me te vertete grup apo kengetar).

  9. #9
    E mire ka bere dhe Besa qe ka kenduar dhe qe ka nxjerre album. Une i degjova nja dy kenge dhe ishin merre me leng po prape jo dhe aq keq. Kur nxjerr kenge dhe Paris Hilton mos ngelte sheme apo sheleme pa kenduar dhe nxjerre albume.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2006
    Postime
    66
    tani jeni duke ja fut kor fare per Besen. edhe pse eshte vajya e kokedhimes kjo sdo te thote qe duhet te persekutohet per shkak te mbiemrit. une e kam degjuar live dhe ka ye tull fare. pastaj dhe albumin e ka shume te bukur. kenga Zonja dhe Zoterinj dhe Si Motra jane shume cool

  11. #11
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile



    Kesaj Beses i shkonka shume ky mbiemri Koke Dhima.

    Kaq kisha! Hahahahahaha.
    As qe du me dit!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Pershendetje,

    Ne vlore isha i pranishem edhe une. Ndonese ato qe thote PRI-LTN jane te verteta, ai ka harruar pa permendur pjesen me te bukur te shfaqjes, ardhjen e grupit Rumun Morandi. Pas asaj pritje te gjate dhe shume rraskapitese u duk se te gjithe u shlodhen kur ne skene doli Morandi. Pavarsisht se ora ishte rreth 2 e 30 te gjithe u cuan nga ku ishin ulur dhe u afruan te kercenin bashke me artistet te cilet nxoren nga repertori i tyre nje performance te shkelqyer cka e ndezi atmosferen dhe beri qe te gjithe ata te rinj e te reja ta harronin lodhjen e te kercenin. Edhe pasi u larguan, emri i grupit vazhdonte te therritej ne kor nga turma per tu rikthyer perseri ne skene. Me pas doli Panjabi MC per te cilin nuk kam ndonje simpati te vecante, dhe ngaqe ishim te lodhur u larguam bashke me disa miq te tjere. Mora vesh se me vone nje djale i ri u vra aty pasi u qellua me pistolete. Besoj se kjo e prishi gjithe atmosferen festive te krijuar para largimit.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Nuk eshte se harrova ta permend Morandin, une u largova para se te vinte ai se me pihej dhe aty kishte vetem birra te ngrohta.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Edhe une isha ne koncert.....mbas dy oresh ne qarkullimin e tmerrshem. andej nga ora 1 e nates, prezantuesja doli dhe tha se edhe kengetaret kishin mbetur ne qarkullim! pastaj nga ora 2 kendoi Morandi qe faktikisht nuk e njihja fare...dmth koncert koti

  15. #15
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar më parë nga E.T.
    Pershendetje,

    Ne vlore isha i pranishem edhe une. Ndonese ato qe thote PRI-LTN jane te verteta, ai ka harruar pa permendur pjesen me te bukur te shfaqjes, ardhjen e grupit Rumun Morandi. Pas asaj pritje te gjate dhe shume rraskapitese u duk se te gjithe u shlodhen kur ne skene doli Morandi. Pavarsisht se ora ishte rreth 2 e 30 te gjithe u cuan nga ku ishin ulur dhe u afruan te kercenin bashke me artistet te cilet nxoren nga repertori i tyre nje performance te shkelqyer cka e ndezi atmosferen dhe beri qe te gjithe ata te rinj e te reja ta harronin lodhjen e te kercenin. Edhe pasi u larguan, emri i grupit vazhdonte te therritej ne kor nga turma per tu rikthyer perseri ne skene. Me pas doli Panjabi MC per te cilin nuk kam ndonje simpati te vecante, dhe ngaqe ishim te lodhur u larguam bashke me disa miq te tjere. Mora vesh se me vone nje djale i ri u vra aty pasi u qellua me pistolete. Besoj se kjo e prishi gjithe atmosferen festive te krijuar para largimit.

    sa shkrim i bukur......tamam si reportazhet me aksioniste ne kohen e xhaxhit
    To look life in the face....

  16. #16
    |_%100_KoRcAr-PeR-JeT_| Maska e korcari-per-qef
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    Usa
    Postime
    28

    Hey

    Per vete nuk e pash koncertin por sic degjova qe kur kengetaret vinin me vones ate e besoj SEPSE cdo here qe behet koncert ne shqiperi ne cdo qytet te shqiperise kengetaret vine me vones njersit dalin ne 10 te nates edhe kengetaret vine nga 12 edhe kur vin kengetaret njerzit jan te lodhur edhe ju ikin.
    ALBANIA SPIRIT
    STAY"S FOREVER
    WITHIN IN THE SPIRIT

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Citim Postuar më parë nga Eagle
    "Duket se dalja në treg e albumit të parë i solli fat këngëtares së re, Besa Kokëdhima. Stafi i MTV-së në Shqipëri, ka përzgjedhur pikërisht atë si përfaqësuesen shqiptare në skenën e koncertit që mban logon e kanalit më të madh muzikor"

    e degjova ket Besen..jane ne rregull nga trute kta njerezit e muzikes ne shqiperi apo cfare? o boy, o boy, o boy...lebet me boje...skandal. epo se blihej dhe talenti me pare, ne tirane vetem ben vaki...
    ne cfare siti i degjove kenget. Postoje linkun ketu qe ta degjojne dhe te tjeret po deshe.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Citim Postuar më parë nga E.T.
    Pershendetje,

    Ne vlore isha i pranishem edhe une. Ndonese ato qe thote PRI-LTN jane te verteta, ai ka harruar pa permendur pjesen me te bukur te shfaqjes, ardhjen e grupit Rumun Morandi. Pas asaj pritje te gjate dhe shume rraskapitese u duk se te gjithe u shlodhen kur ne skene doli Morandi. Pavarsisht se ora ishte rreth 2 e 30 te gjithe u cuan nga ku ishin ulur dhe u afruan te kercenin bashke me artistet te cilet nxoren nga repertori i tyre nje performance te shkelqyer cka e ndezi atmosferen dhe beri qe te gjithe ata te rinj e te reja ta harronin lodhjen e te kercenin. Edhe pasi u larguan, emri i grupit vazhdonte te therritej ne kor nga turma per tu rikthyer perseri ne skene. Me pas doli Panjabi MC per te cilin nuk kam ndonje simpati te vecante, dhe ngaqe ishim te lodhur u larguam bashke me disa miq te tjere. Mora vesh se me vone nje djale i ri u vra aty pasi u qellua me pistolete. Besoj se kjo e prishi gjithe atmosferen festive te krijuar para largimit.
    Tamam mbremje tipike shqiptare. Gjithcka shkon me se miri gjate shfaqjes me aheng dhe ne fund fare njeri vritet me thike ose me pistolete. Kjo ndodh shpesh si ne shqiperi dhe ne amerike fatkeqesisht.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2006
    Postime
    66
    po e beni Besen e shkrete GOGOL fare vetem per shkak te mbiemrit qe ka. Une ia kam degjuar albumin dhe e ka shume yll. Te gjitha rrymat muzikore i pershtaten dhe ajo ka kenduar shume bukur. I ka te gjitha krijime, jo kenge te vjedhura turke ose greke. mos i bini kaq shume ne qafe.

  20. #20
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    ne fakt une e kam albumin e beses dhe me pelqen shume.e degjoj me shume kenaqesi.ka ze shume te mire.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të kujtojmë Këngëtaren Anita Bitri !
    Nga TiLoNcE në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 18-10-2007, 11:15
  2. Goran Bregoviç për herë të parë koncert në Tiranë
    Nga BOKE në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51
  3. Koncert i madh per festat e Nentorit
    Nga Piloti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:23
  4. Koncert i Parashqevise ne NYC
    Nga une jam Z... në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 12-09-2003, 16:04
  5. Koncert ne Itali i "Tre tenoreve Shqiptare"
    Nga dodoni në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2003, 03:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •