IN MEMORIAM: Atė Jakob Marlekaj OFM

Njė jetė tė tėrė nė shėrbim tė Fesė e tė Kombit






Mė 27 korrik ėshtė kujtuar franēeskani shqiptar Atė Profesor Jakob Marlekaj nė tre vjetorin e vdekjes.

Luigji, ky ishte emri qė i vunė prindėrit nė pagėzim, lindi nė fshatin Plan tė Dukagjinit mė 19 nėntor 1906 nė familjen dukagjinase Marlekaj. Kur ishte ende i vogėl, nė Plan erdhi njė famulltar i ri: Pader Justin Rrota, qė hapi pranė kishės njė qendėr misionare. Aty mėsuan shkrim e kėndim shqip shumė malėsorė tė vegjėl tė Planit e tė Gjurajve. Nė mes tyre edhe Luigji i vogėl, qė u bė shpejt njė nga nxėnėsit mė tė dashur tė fratit- mėsues, i cili, me miratimin e prindėrve, e ēoi tė vijonte mėsimet nė shkollėn franēeskane nė Shkodėr, hapur qė nė vitin 1861 nėn drejtimin e Atė Gjergj Fishtės.

Nė vitin shkollor 1924-1925 u regjistrua nė liceun franēeskan Illyricum. Tashmė e kishte zgjedhur rrugėn e vet, qė do ta ēonte larg nėpėr universitete e kuvende tė ndryshme franēeskane tė Italisė, duke nisur nga Firence, ku nisi studimet pėr tė pėrfunduar nė Bari, ku drejtoi katedrėn e gjuhės e tė letėrsisė shqipe e ku jetoi deri sa mbylli sytė, mė 27 korrik tė vitit 2003.

I la trashėgim kulturės shiptare njė pasuri tė vėrtetė shkrimesh, studimesh gjuhėsore, hulumtimesh, dokumentash, qė ruhen nė Biblotekėn e re franēeskane nė Shkodėr. Prej tyre po kujtojmė vetėm veprėn sė cilės i kushtoi gjithė jetėn: “Pjetėr Bogdani dhe Shqipėria e kohės sė tij”, botuar nė Bari mė 1989.