Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Takimi ndërfetar botëror në Moskë i paraprin takimit të G8

    Më shumë se 200 liderë fetarë, nga disa dhjetëra vende, u mblodhën në Moskë nga 3-5 korrik, për Samitin Botëror të Liderve Fetarë. Ai kishte si qëllim final adoptimin e një deklarate të përbashkët, e cila do t’i drejtohej udhëheqësve botërorë të G8-s (vendet më të industrializuara të botës), që do të mblidheshin në Shën Petërburg nga 15-17 korrik. Merrnin pjesë përfaqësues nga besimi i Krishterë, Mysliman, Hebre, Hindu, Budist, Shintoist etj. Në përshëndetjen e tij Presidenti rus Putin premtoi se do të informonte liderët e G8-s për rezultatet e Samitit dhe dënoi përpjekjet për të krijuar një konflikt botëror midis civilizimeve dhe feve.

    Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Aleksej, nismëtari i takimit, theksoi rolin e moralitetit për të evituar konfliktet. Ajatollah Muhamad Al Taskhiri nga Irani vlerësoi përpjekjet e Presidentit rus për gjetjen e gjërave të përbashkëta me Islamin dhe theksoi se Islami është një fe e paqes etj.

    Delegacioni i Vatikanit, i drejtuar nga Kardinali Walter Kasper ishte më i madhi në takim, në dëshmi të ngrohjes së marrëdhënieve me Kishën Ruse që nga zgjedhja e Papës Benedikti XVI.

    Merrnin pjesë shumë nga drejtuesit botërorë fetarë, si Sekretari i Përgjithshëm i WCC Samuel Kobia, Papa Shenuda i Kishës Kopte të Egjiptit, Myftiu i Madh i Sirisë Baderddin Hassun etj.

    Meqë Kryepiskopi Anastas, i cili ishte i ftuar, për shkak të impenjimeve nuk ishte e mundur që të merrte
    pjesë, Kisha jonë u përfaqësua nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani.

    Në fund të tij, Samiti adoptoi deklaratën e përbashkët që prekte çështjet e terrorizmit, pabarazive ekonomike, familjes, abuzimeve me mjedisin, drogat dhe Aids-in, shpërbërjen e vlerave morale në shoqërinë moderne etj., pjesë nga e cila po botojmë më poshtë.


    Le të ruajmë paqen që na e ka dhënë i Tërëfuqishmi

    Ne pjesëmarrësit në Samitin Botëror të Liderëve Fetarëkryetarë dhe delegatë të feve të Krishtera, Myslimane, Hebreje, Budiste, Hindu Shinto dhe komuniteteve fetare në 49 vende, të mbledhur në Moskë, me rastin e Samitit të Grupit të të Tetëve (G8), duke diskutuar gjatë për temat në interes të ndërsjellë, u bëjmë apel kryetarëve të shteteve, komuniteteve tona fetare dhe të gjithë njerëzve me vullnet të mirë.

    Ne besojmë se personi njerëzor është fetar nga vetë natyra e tij. Qysh në fillimet e njerëzimit feja ka luajtur rol kyç në zhvillimin e mendimit, kulturës, etikës dhe rregullit shoqëror. Me rritjen e rolit të besimit në shoqërinë bashkëkohore, ne duam që fetë të vazhdojnë të jenë një themel i fortë për paqe dhe dialog midis qytetërimeve dhe jo të përdoren si burim i ndarjes dhe i konfliktit. Feja ka potencialin për të bashkuar njerëz dhe kultura të ndryshme në kundërshtim me brishtësinë e natyrës sonë njerëzore, sidomos në kontekstin e sotëm të pluralitetit dhe të diversitetit.

    Jeta njerëzore është një dhuratë nga i Tërëfuqishmi. Detyra jonë e shenjtë është ta ruajmë atë dhe ky duhet të jetë shqetësimi i të gjitha komuniteteve fetare dhe i liderëve politikë.

    Dialogu dhe partneriteti midis qytetërimeve nuk duhet jenë thjesht slogane. Ne kemi nevojë të ndërtojmë një rend botëror i cili kombinon demokracinë - si mënyrën e harmonizimit të interesave të ndryshme dhe të pjesëmarrjes së njerëzve në vendimmarrjen globale - dhe respektimin e ndjenjës morale, mënyrës së jetesës, të sistemeve të ndryshme legale dhe politike si dhe traditat kombëtare dhe fetare të popujve. Është e qartë: zgjidhjet e drejta dhe afatgjata të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare duhet të arrihen me mënyra paqësore.

    Ne këmbëngulim në rëndësinë e lirisë fetare në botën e sotme. Askush nuk duhet të detyrohet të veprojë në kundërshtim me besimin e tij ose të saj në çështjet fetare. Gjithashtu është e nevojshme të mbahen parasysh të drejtat e minoriteteve fetare dhe etnike.

    Ne dënojmë terrorizmin dhe ekstremizmin e çdo forme, ashtu si dhe përpjekjet për t’i justifikuar ato me religjionin...

    Ne bëjmë thirrje t’i jepet fund çdo fyerjeje ndaj ndjenjave fetare dhe përdhosjeje të teksteve, simboleve, emrave apo vendeve që janë të shenjta për besimtarët. Ata që abuzojnë me gjërat e shenjta, duhet të dinë që plagosin zemrat dhe nxisin konflikte mes njerëzve.

    Dialogu ndërfetar duhet të ruhet nga liderët fetarë dhe ekspertët e të pasurohet nga kontributi i besimtarëve. Është një dukuri e papërshtatshme dhe historia e tregon se është e rrezikshme, kur veprimi i ndërmarrë prej komuniteteve është i ndikuar nga interesat politike. Ne gjithashtu dënojmë përpjekjet për “përzierjen” artificiale të traditave fetare ose ndryshimin e tyre pa respektuar vullnetin e ndjekësve të tyre, për t’i sjellë më afër sekularizmit.

    Komunitetet tona janë të gatshme për të zhvilluar dialogun me njerëzit që nuk kanë pikëpamje fetare, me politikanë, me strukturat civile të shoqërisë, me organizata ndërkombëtare. Është shpresa jonë që një dialog i tillë të vazhdojë, duke i lejuar fetë të kontribuojnë për mirëkuptimin dhe koordinimin midis kombeve, për të themeluar një shtëpi të përbashkët të bazuar në të vërtetën, të ndërtuar sipas parimeve të drejtësisë, të gjallëruar nga dashuria dhe liria. Ky dialog duhet të zhvillohet në bazë të parimit të barazisë, në një mënyrë të përgjegjshme dhe me baza të rregullta, duke pranuar çdo temë, pa pasur paragjykime ideologjike.

    Ne besojmë se ka ardhur koha për të pasur një partneritet më sistematik të liderëve të ndryshëm fetarë me Kombet e Bashkuara.

    Duke i bërë një apel të gjithë njerëzve që besojnë, ne i nxitim ata të respektojnë dhe të pranojnë njëri - tjetrin jo në bazë të përkatësisë fetare, nacionale ose të diferencave të tjera. Le të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të gjithë njerëzit e udhëhequr nga mirëkuptimi në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë familjen njerëzore. Le të ruajmë paqen që na e ka dhënë i Tërëfuqishmi.

    Ngjallja
    Korrik 2006
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Milo: Ju tregoj takimet Nano me Millosheviç dhe Majko-Papandreu
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2017, 15:39
  2. Tregon Paskal Milo..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2009, 06:13
  3. ASIZI 4-5 Shtator: Takimi Nderfetar nderkombetar
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-09-2006, 17:18
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 03:33
  5. Porosia e takimit ndërfetar
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-11-2003, 12:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •