Mė 5 gusht pėrkujtojmė Imzot Gjon Nikollė Kazazin nė 254-vjetorin e kalimit nė amshim





Gjon Nikollė Kazazi lindi nė Gjakovė mė 1 janar tė vitit 1702. U shkollua ndėr kolegjet e Propagandės Fide, mė parė nė Fermo e pastaj nė Loreto e nė Universitetin Papnor Urbanian tė Romės, ku kreu studimet filozofike dhe teologjike.
E nisi veprimtarinė si ndihmės i kryeipeshkvit tė Shkupit, imzot Mėhill Sumės, tė cilin e zėvendėsoi pas dorėheqjes pėr shkak moshe. Ishte duke kryer njė vizitė baritore nė krahinat jugore tė Ballkanit, kur mori nga Selia e Shenjtė lajmin e emėrimit.

Nė vitin 1740 kryeipeshkėvi i Shkupit u nis pėr njė vizitė nė Romė, ku pati fatin e madh tė zbulonte nė bibliotekėn e Propagandės Fide kopjen e vetme tė Mesharit tė Gjon Buzukut, monumenti mė i lashtė i shqipes sė shkruar qė njihet deri mė sot.
Meritė e madhe kjo, sė cilės prelati i shtoi edhe atė tė hartimit e tė botimit tė njė katekizmi nė gjuhė shqipe. Ky katekizėm mbetet dokumenti mė i vjetėr i sė folmes sė Gjakovės.

Imzot Kazazi e drejtoi kryeipeshkvinė qė i qe besuar pėr dhjetė vjet me radhė. Kreu edhe detyrėn e vizitatorit apostolik nė Bullgari. I kushtoi vėmendje e kujdes tė madh edukimit tė klerit tė ri, tė cilin e shikonte si tė vetmen shpresė pėr krishtėrimin nė kėto vise.Me vlera tė mėdha kishtare e historike janė edhe relacionet qė dėrgoi nė Vatikan mė 1743 dhe 1744.
Imzot Kazazi ndėrroi jetė me 5 gusht 1752.

Nga katekizmi i Kazazit:

Lutjet e Mėngjesit


Po tė falem o Zot i vėrtetė,
e po tė bindem,
e po tė due me gjith zembėr. Po tė falem
nders se mė ke kriuom e mė
ke ēperblem e mė ke ruojtun kėtė natė
prej ndonji mortje sė pakujtueshme.
Ty, o Zot po t’i falinj gjith(a) kujtimet e mija
e po tė lutem tė mė ruojsh
sod e pėr gjithė herė prej gjith fajesh
e mpkatesh...