Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ku po pushojnë politikanët e vendit?

    KJ

    E Diele, 06 Gusht 2006


    BERISHA “PLAZH” NE ZYRE. PRESIDENTI SA NE DURRES E NE JALE

    Ku e bejne plazhin politikanet dhe analistet?Shumica preferojne pushimet jashte shtetit.
    Jemi ne kulmin e plazhit, ku pothuaj te gjithe jane me pushime. Eshte muaji gusht, kur e gjithe bota gjendet ne pushimet e veres. Njrezit e thjeshte , nese kane kohe e leke , shkojne ne plazhet e vendit ose atyr ku eshte me lire. Nderkohe qe pjesa VIP e politikes dhe e medias eshte jashte vendit.

    Te gjithe pushojne, perjashtuar kryeministrit Berisha qe i ka mbajtur “ peng” ministrat ne zyre. Edhe kryetari i Shtetit zoti Moisiu tashme po nxin lekuren ne diell, here ne Durres e here ne Jale, kurse lideri i opozites Edi Rama gjen menyren me specifike per te ikur jashte shtetit.

    Edhe ai shpik ne media si dikur Fatos Nano se ka kete apo ate semundje dhe nderkohe eshte ne plazh. Mire ben, pasi muaji pushimesh eshte muaji gusht, por te pakten te thote se ku. Por si mjeshter mediatik qe ai mbetet del nganjehere ne media dhe menjehere ia mbath per ne pushime. Kryetarja e Kuvendit zonja Jozefina Topalli akoma nuk ka vendosur se kur do te niset me pushime.

    Prokurori i Pergjithshem i Republikes zoti Sollaku ka preferuar Turqine. Analistet kryesore te medias jane pothuaj te gjithe jashte shtetit.
    Gjithçka ne kete muaji gushti pushon, perjashtuar dy selive te partive, PD dhe PS, te cilat leshojne here pas here nga batare pushkesh si per te thene elektoratit se “ jemi ne pune !”.


    Ja si iu pergjigjen pyetjes : A jeni me pushime tani?


    Sali Berisha, kryeminister

    Ne pune


    Alfred Moisiu, President i Republikes

    Nuk u pergjigj njeri, por eshte ne plash


    Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit
    Ne zyre

    Nard Ndoka, deputet
    Ne Budva, Mal i Zi


    Erion Veliaj, drejtues i MJAFT

    Ne Turqi

    Arben Imami, drejtor kabinetit te kryeministrit

    Ne pune


    Arian Cani, drejtues i “ Zone e Lire” ne TV Klan

    Ne Korfuz

    Tritan Shehu, deputet

    Me pushime ne Itali

    Fatos Lubonja, kryetar i Keshillit Drejtues te TVSH

    Ne pune

    Aleksander Meksi, ish kryeminister

    Me pushime ne Golem , Durres


    Shpetim Idrizi, deputet

    Me pushime ne Turqi

    Spiro Peci, deputet

    Me pushime ne Himare

    Paskal Milo, deputet

    Pushime ne Palase, Dhermi

    Ylli Pango, deputet

    Me pushime ne Jale, Vlore dhe me pas ne Greqi

    Leonard Solis, deputet

    Me pushime ne Turqi


    Nikoll Lesi, deputet
    Ne Tirane. Me vone me pushime ne France

    Theodhori Sollaku, Prokuror i Pergjithshem
    Me pushime ne Turqi

    Sokol Balla, drejtor lajmeve ne Top Channel
    Ne pune

    Rudina Xhunga, drejtuese e emisionit “Shqip”
    Ne Tirane

    Astrit Patozi, deputet, kryeredaktor i “RD”
    Ne Vlore

    Mero Baze, analist
    Me pushime ne Golem , Durres

    Majlinda Bregu, deputete
    Ne Tirane

    Maksim Cikuli, minister Shendetsie
    Ne pune

    Lulzim Basha, minister Transporteve
    Ne pune

    Karlo Bollino, drejtues i “Gazeta Shqiptare”
    Niset me pune ne Izrael per ANSA

    Fatmir Xhafa, deputet
    Me pushime ne Pogradec

    Alfred Dalipi, deputet
    Ne shtepi. Nuk kam leke

    Aleksander Frangaj, drejtor i Pergjithshem i TV KLAN
    Me pushime ne Kane, France

    Blendi Fevziu, drejtues emisionit “Opinion” ne TV KLAN
    Ne France

    Armand Shkullaku, drejtor i lajmeve ne TV KLAN
    Ne pune

    Alekander Cipa, drejtor TV Arberia
    Ne pune

    Edi Lesi, drejtor i gazetes “Standart”
    Ne pune

    Vangjel Dule, deputet
    Pushime me pune u pergjigj

    Enkel Demi, kryeredaktor ne TV KLAN
    Ne pune

    Clirim Peka, drejtues “FAKT” ne NTV
    Ne pune

    Filip Cakuli, drejtues “FIKS FARE”
    Me pushime ne Turqi

    Andis Harasani, deputet
    Tani ne Hungari. Me pas ne SHBA

    Blendi Klosi, deputet
    Me pushime ne Greqi

    Ben Blushi, deputet
    Me pushime ne Greqi

    Enton Ablilekaj, drejtor lajmesh ne ALSAT
    Ne pune

    Bashkim Fino, deputet
    Me pushime


    -----------
    KJ

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Sipas teje burre i mire eshte ai qe nuk ben pushime


    Brari mjaft se s'ka lezet me keto absurditete, njerizit duan edhe te pushojne pavarsisht perkatesive rraciale, politike, gjinore, krahine, ideali.


    Dito.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ata qe e kane votuar sali Doktorin..prandaj e votuan or Ditush .. miku i iSak agim sorrrros-rogner-dubajsit .. sepse e mendojne doktorrin si KALE i PUNES.. dhe jo si Miu i kazino bordello orgjive..

    tani kryeministria ka nje kreshnik ne zyrat e saja qe ka kenaqsi Punen e jo dubajo Lekursat..

    eshte principiale qe kryeministri i nje vendi qe figuron tek te palumturit.. sipas statistikave.. qe ben pjese tek ajo kategori popujsh ku vrasin vehten njerzit se nuk i del pesmedici.. apo qe skan nje cati mbi krye.. etjetj.. qe te shkoje apo mos shkoje mbas qejfo-pushimeve..
    burrshtetasit e vendeve te lumtura si danimarka zvicrra austria e suedia.. le te shkojne e te bejne qejf..sepse i shkon tymi drejt punve te tyre..

    kurse kta tanet perderisa kerkojne vote do te thote se kerkojne sakrifice.. dhe sakrifica aty fillon..

    modeli nano sheiko ist.. nuk eshte per popullin tone..

    prandaj e duan saliun ata qe e duan atdhene pa interes.. por me ideal ..me shpirt.. sepse tek ai shikojne modelin e puntorit te ndershem..

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Brari o pallosh qe nuk di gje tjeter vec te derdellisesh pa hesap si gjinkallat, une te flas me argument dhe nuk pellas si gomar: Lexome o Brari se c'dua te te pyes:
    Ku e gjeti modelin e fundit te BMW-se i biri i Sali Berishes-Shkelzen Berisha.
    Edhe sa per dijenine tende o kryepoc qe kujton se te do Sala/Nano ty apo mua shume, ajo makine kushton 85.000 Euro.
    Nese mendon qe une shpif te dergoj ne e_mail foton e Xenit bashke me BMW-ne sic e njohin ne tirane djalin e zotit berisha

    Brari shiko te punosh andej nga je e te besh ndonje lek se nuk do t'ja dije Sala/Nano per ty.
    Urdhero edhe nje fakt tjeter te marresh vesh se c'ndodh.

    Para disa kohesh po instaloja ne ambasaden Franceze kamerat e vezhgimit dhe muhabet me policin e rojes aty, e di c'me tha: Ne diten frankofone kishin qene berisha me nanon te ftuar dhe kur u takuan shiko cfare dialogu

    Berisha: O Fatos po ke humbur fare andej nga parlamenti, duku se po ta ha karriken miu.
    Fatosi: O Sali, karriken time edhe tenden s'ka zog nene qe i prek.

    Perfundimin nxirrja vete ketyre dy fjalive.

    E keshtu Brar djali keshtu, une spo gjej pak gaz sarin pa e di une cduan ata atje brenda ne parlament.


    Dito.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse me email.. ketu postoje or ditush.. xenin me bmw.
    bujrum..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ditush.. po pres bmw te na e tregosh..
    ndryshe po nuk e tregove do qushesh rrenc.

    ---

    tirana observer

    Nano dhe Berisha në Tiranë, Moisiu, Topalli, Meta dhe Rama në bregdetet shqiptare dhe ato të huaja

    Ku po i kalojnë pushimet politikanët

    Altin SINANI

    Duket se situata e krijuar ditën e fundit në Parla ment nuk i ka shqetësuar politikanët për të vazhduar pushimet e tyre. Përveç ish-kreut të PS-së, Fatos Nano dhe rivalit të tij, Sali Berisha, krerët e tjerë të politikës e kanë braktisur kryeqytetin, për të vijuar të qetë pushimet e tyre në plazhet e vendit apo qoftë dhe jashtë tij. Surprizat e politikës janë lënë për në shtator, ndërsa tani ata po ngrohen në rrezet e diellit.

    Pushimet opozitare
    Pas deklaratave të zjarrta për përmbysje pushteti dhe kritikave të ashpra ndaj kryeministrit Berisha e qeverisë së tij, kreu i PS-së ka menduar që të zgjedhë Vjenën, që është qyteti i tij i preferuar pas Parisit, për t'u qetësuar në këtë muaj të nxehtë gushti. Madje edhe kreu i LSI-së ka preferuar që pushimet t'i bëjë jashtë vendit, për t'u përgatitur më pas për protestat. Pas sherrit të pazakontë që bëri në seancën e fundit parlamentare, Meta ka ndërmarrë një turne pushimesh. Para një jave kreu i LSI-së ka qenë në Danimarkë, më pas dy ditë në qytetin e Vjenës, i cili është bërë edhe vendi më i preferuar i politikanëve shqiptarë. Krejt të kundërtën ka bërë ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano. Kur të gjithë liderët e së majtës janë larguar nga Shqipëria për pushime jashtë vendit, Nano si gjithmonë bën të kundërtën. Pas pushimeve të gjata në bregdetet e Spanjës, Nano tashmë ka vendosur që t'i bëjë pushimet në Shqipëri. Prej zgjedhjeve të 3 korrikut, lideri socialist ka bërë vetëm pushime të gjata, duke shkuar vetëm tre herë në Kuvend.

    Pushimet e qeveritare
    Ndërsa opozita është duke shijuar pushimet nën rrezet e nxehta të diellit, kryeministri Berisha ka vendosur që të bëjë shumë pak pushime këtë verë, për shkak të punës së tij voluminoze. Ai do të pushojë vetëm disa ditë, pasi agjenda e tij shumë e ngarkuar nuk e lejon që kreu i ekzekutivit të qetësohet sadopak nga situata kaotike e verës së nxehtë. Ndërsa kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, do të presë rregullimin e sallës së seancave të Parlamentit në plazhin e Durrësit, me familjen e saj, ndonëse për pak ditë. Ndërkohë kreu i shtetit, Moisiu, do të pushojë në bregdetin jugor të vendit, ndoshta edhe për të reflektuar për punën e vështirë që e pret më pas, ku edhe do të japë verdiktin për kryeprokurorin Sollaku.

    Administrata pushimet me radhe
    Berisha nuk ka planifikuar pak pushime vetëm për vete, por edhe për administratën e tij. Punonjësit e Kryeministrisë kanë të drejtë t'i marrin dy javë pushime brenda harkut kohor deri në muajin mars të 2007-s. Fatkeqësisht ata që i kanë bërë pushimet do t'u duhet që gjithë gushtin të qëndrojnë në tavolinat e tyre të punës. E njëjta gjë është dhe për administratën e Presidentit, Kuvendit etj.

    Nano kthehet ne tirane pas pushimeve
    Pas pushimeve të gjata në bregdetet e Spanjës, Nano tashmë është kthyer në Shqipëri. Dhe jo në ndonjë qytet bregdetar, por në Tiranë. Kur të gjithë liderët e politikës janë larguar nga Shqipëria për pushime jashtë vendit, Nano si gjithmonë bën të kundërtën. Ai ka zgjedhur Tiranën për të kaluar muajin gusht.

    Moisiu dhjete dite ne Dhermi
    Duket se për kreun e shtetit, Alfred Moisiu, betimi i anëtarëve të KQZ-së ka përfunduar punën e tij për këtë sezon dhe ka zgjedhur Dhërmiun për të kaluar dhjetë ditët e pushimeve të tij. Presidenti është nisur dje drejt plazhit të Dhërmiut, pasi i ka uruar punë të mbarë anëtarëve të KQZ-së. Ndryshe nga kryeministri, ai do të pushojë në bregdetin jugor të vendit, ndoshta edhe për të reflektuar për punën e vështirë që e pret më pas, ku edhe do të japë verdiktin për kryeprokurorin Sollaku.

    Topalli, pushimet ne Durres
    Ndërsa kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, do të presë rregullimin e sallës së seancave të Parlamentit në plazhin e Durrësit, me familjen e saj, ndonëse për pak ditë. Kryeparlamentarja nuk ka planifikuar pushimet, megjithatë ka zgjedhur bregdetin e Durrësit për të kaluar disa ditë me familjen e saj. Por kjo nuk do të thotë që ajo nuk do të shkojë edhe në vendlindjen e saj, prej të cilës e ka të vështirë të ndahet, Shkodra.

    Berisha pak dite pushime
    Kreu i qeverisë, ka vendosur që të mos bëjë pushime këtë verë, për shkak të punës së tij voluminoze. Por kryeministri ende nuk e ka vendosur se ku do t'i kalojë këto pak ditë. Berisha do të marrë pushime vetëm disa ditë, pasi agjenda e tij shumë e ngarkuar nuk e lejon që kreu i ekzekutivit të qetësohet sadopak nga situata kaotike e verës së nxehtë, për të marrë forca për shtatorin, ku do të përballet jo vetëm me hallet e qeverisë, por edhe me protestat paralajmëruara të opozitës.

    Rama pas thirrjes per protesta, ne Austri
    Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste, ndodhet në kryeqytetin austriak, Vjenë. Pas deklaratave të zjarrta për përmbysje pushteti dhe kritikave të ashpra ndaj kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij, kreu i selisë rozë ka menduar që të zgjedhë Vjenën, që është qyteti i tij i preferuar pas Parisit, për t'u qetësuar në këtë muaj të nxehtë gushti. Pasi në shtator e pret "revolucioni portokalli".

    Meta, pas zhurmes se Parlamentit, jashte Shqiperise
    Ilir Meta, kryetari i LSI-së, pas sherrit të pazakontë që bëri në seancën e fundit parlamentare, ka ndërmarrë një turne pushimesh. Para një jave kreu i LSI-së ka qenë në Danimarkë, më pas ai pushoi dy ditë në qytetin e Vjenës. Mësohet se tani Meta ndodhet në bregdetin helen, së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Kreu i LSI-së ka vendosur që të pushojë për t'u përgatitur edhe ai për protestat.


    --------'



    nga balkan web

    shkruar nga gjergji stefa, gazeta shqiptare

    Nis nga portugalia pershkruan gjith ujrat e mesdheut , ndalet cdo nate ne plazhet me te famshme te spanjes italise dhe frances dhe zbret ne greqi ne egjeun e famshem per ishujt e veres.
    Nuk mbaron ketu sepse pasi kalon ngushticat nderkombetare e gjenvehten ne det te hapur ne brigjet e amerikes se jugut deri ne kolumbi.
    Krocera e famshme europiane do te kete ne bord dhe nje personazh sportiv Vip shqiptar, armando Duka, kreu i futbollit kuq e zi. ka vendosur ti kaloje pushimet ne menyren me mondane te mundshme.dhe pasi ka prenotuar sebashku me familjen nuk ka ngurruar te paguaje 7 mije euro personi per te qendruar 3 jave ne plazhet e gjithe botes.
    Lajmi eshte bere i ditur... etjetj..


    ---------


    per hollesi te metejshme lexoni ketu:

    http://www.balkanweb.com/


    Kot nje pyetje po ju bej..

    Sa afersisht euro do harxhoje Duka ne kte 3 javsh ne krociere?

    bujrum jepni mendimet tuaja..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 08-08-2006 më 02:00

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Kreu i Kuvendit të Kosovës, me foton e Enverit në shtëpi
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  3. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  4. Fjala e Berishes
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •