Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vėshtrim analitik nga Mergim Korca

    nga g55

    Data: 28/07/2006, ora


    Vėshtrim analitik

    Vrasa, simbas kanunit maleve.


    Nisur nga fakti se pėrgjatė diktaturės Kanuni i Maleve tona shumė ėshtė pėrfolur e goditur e aq mė shumė ėshtė hedhur baltė mbi tė, vendosa t’i a shtroj vetes detyrėn e njė analize analitike tė tij (Kanunit). Pikėsynimi im ėshtė qė tė analizohet ai duke i u shmangur, me aq sa mundem ekstremumeve, e pra, jo vetėm duke mos e ndjekur shėmbullin e studjuesve tė kohės diktaturės komuniste e tė marr kahun diametralisht tė kundėrt, por duke u munduar t’i analizoj pozicionimet e Kanunit me aq drejtpeshim sa kam unė mundėsķ.

    Nė vazhdim do tė vihet ré e mė pas edhe do tė kuptohet qartė se pėrse, ndonėse bir i njė korēari si edhe i njė gjirokastriteje, e ndjej nevojėn qė duke trajtuar njė temė e cila thelbėsisht ka tė bėjė me si rregulloheshin normat e etikės si edhe tė moralit tė malėsorėve tė trevave tė Veriut, t’u drejtohem lexuesve nė tė folmen gege !

    Pėr m’e kuptue lexuesi i ktyne rreshtave gjźndjen tźme shpirtnore, emocionet qi ndij si edhe kėnaqsķnė qi kam qi m’u dha rasa m’i prūe disa prej kujtimeve t’mija tė rinisė herėshme nė shtyp, duhet me mė falė ... por duhet tė ktheheni s’bashkut me mue mbi gjashtėdhet vjete mbrapa ...

    Kish javė tė tāna qi bijshem me fjet’edhe u ēojshem nė nādje prej gjumit me mźndimin e ngulun se kur, i ndjźmi źm Atė, kish me vźndosė e tė shkojshim me tź n’Orosh te Kulla e Gjomarkajve ku na kishin ftue, me bujarķn’e tyne t’ zakonshme At edhe Bir, Kapidani i Mirditės Gjoni si edhe i biri, Marku i Gjomarkajve. E nji ditė t’ bukur Prźndvere edhe ajo ditė erdh ! Nuk kam me u zgjatė tue diftue se si deri n’ Milot udhtuem me vetura e mandej atje, (ku axha Marku edhe u ndal m’u ndrrue e m’u veshė me veshjen mirditore), i-a hypme kualve ... edhe e majtme frymėn bash n’Orosh. As nuk kam m’u ndalė e t’a pėrshkruej Kullėn e gurtė tė Markagjonve e ndėrtueme ajo mbi nji kreshtė kodre, gjā e cilla pa t’a diftue kush, me madhėshtķn’e saj e paraqit’te vedin se cilla edhe e kuj ish! Tė tāna kėto i pėrshkrova fluturim me t’vetmin qėllim tė dyfishtė qi lexuesi, i cilli m’nderon sot tue e lexue kėt analizė, t’a kuptojnė se me t’vėrtetė kam arsye me u ndķe shum’i prekun shpirtnisht. Kurse, m’ānė tjetėr, t’ju diftoj edhe se interesi źm lidhun me t’kuptuemt e interpretimit tė Kanunit tė Maleve, shkėndķnė fillestare e pati pėrgjat diskutimeve qi bājshin źm Atė me Kapidan Gjonin si edhe me djalin e tij, Markun, (qi ishte njoftės edhe spjegues sa i thźll’edhe i hollė i Kanunit tė Maleve nė at rasė si edhe n’ vazhdim, me kalimin e vjeteve). Pėrgjatė ksaj hullķje nuk mūndem m’e kalue pa e theksue edhe nji fakt i cilli merr rāndsķ pėr vetė temėn qi trajtohet : Kapidan Marku ish’i diplomuem n’jurisprudencė, pra ish nji specialist n’fushė tė drejtsķsė si edhe tė ligjeve e ksisoji te aj ishin ngėrthye njoftja e dokeve edhe e zakoneve tė mbrūeme pėrgjat nźneve tė Kanunit me thįrmin e pėrvojės popullore ndėr shekuj, ndėrthurė kto edhe me optikėn e t’pamit edhe t’gjykuemit tė tyne simas optikės nji juristi.

    E bāna ktź hymje pėr dy arsynat qi spjegova n’fillim, kjo āsht’e kjartė. Por m’ānė tjetėr, megjithse vetėm dy net kjene ato t’kalueme n’Orosh, āsht’e vėrtetė, por diskutimet e atyne dy netve m’a ndźzne fantazinė t’źme e ksisoji n’vazhdim, sa herė qi diskutohej rreth problemesh t’Kanunit n’mjes Gjomarkajve, Mustafa Merlikės, Imzot Luigj Bumēit, si edhe me miq tjerė tė t’źm Eti, un vesht’i bājshem pķpza ! Ksisoji fati źm m’i pasė ndigjue ato biseda prej dore t’parė njoftsash t’Kanunit, e doemos mandej tue e lexue e rilexue Kanunin pėrgjatė vjetesh, sa vķte edhe me gjykim gjithmon’edhe mā t’pjekun, mė bān me i shtrue sot disa probleme rreth tij t’cillt kam vjete, bilé dhetvjeēarė q’i bluej n’mźnde t’źmen. M’e analizue gjānsisht e mos me lānė “i” pėrpa ia vūe pikėn n’krye, āsht e kjartė se jo vetėm qi del prej caqeve tė nji shkrimi gazete, pa xānė n’gojė se del ndoshta edhe caqesh njoftunķsh t’mija. Por, tue e pasė fatin m’i pasė ndigjue gjykimet rreth Kanunit prej gojėsh personalitetesh prej mā t’shquemeve n’lāmė tė kulturės n’pėrgjithsķ e māndej edhe t’Kanunit n’veēantķ, mźndoj se nji farė interesi kish m’e njallė m’e vūe nė dukje s’pari dialektikėn e t’shtruemit tė problemeve e mandej edhe hapjen e horizontit q’i bāhet lexuesit prūemja para tij se si ata intelektual’i interpretojshin pikat kardinale tė Kanunit. Nisun tash prej pėrvojės atyne msimeve po mundohem, s’bashkut me lexuesin, me ia hye disa arsyetimeve e xjerrjes edhe tė disa pėrfundimeve qi t’na e shtrojnė rrugėn m’e gjetė nji źmnues t’pėrbashkėt m’e gjykue Kanunin pa paragjykime.

    Āsht e kjartė se pėrgjatė periudhės diktaturės Kanuni āsht kźnė trajtue si bartės i tė tāna tė kqijave t’asaj bote edhe bilé kje reduktue n’spjegim sikur Kanuni i gjithi s’ish gjā tjetėr veē nji kod gjakmarrjeje. Kjo boshsķ njoftunķshė si edhe informacioni krejt t’njianshėm e t’cunguem, por dashakeq, nuk kish se si mos me pasė ndikue mandej nė brźzat e māvonshėm, t’cillt nuk kanė faj se ashtu janė kźnė edukue n’shkolla e universitete, e sot sa herė qi vriten dy trafikanta a hajduta ordiner, me gźrma kapitale gazetat i titullojnė artikujt e tyne sensacionalė: U vranė tre veta nė Shkodėr. Veproi edhe njė herė Kanuni ! M’ānė tjetėr, specialistat e fushės tė sė drejtės civile apo penale qi n’kohė tė diktaturės pėrgjatė dhetvjeēarve e kishin marrė me tapķ t’kźnit akademikė, njźna palė sot heshtin (e bājnė mirė qi heshtin), kurse janė nji takām qi edhe sot duen m’u paraqitė gjuja specialista edhe n’fushė t’Kanunit. Amani more, nuk ju mjaftuene dhetvjeēarė tue predikue e gjykue n’bazė moralit komunist po edhe sot, kah flitni pėr Kanunin, vazhdoni e propagandoni se si Kshillat Nacional Ēlirimtare synim kryesuer kishin pajtimin e gjaqeve!? E kush na paska pajtue gjaqet, komunistat q’e ndezne luftėn civile? Ata qi me atentate vrane e zhdukne njerzit e shquem tė kombit tonė? Lene mandej qi ata qi nuk u vrane me atentate u pushkatuene prej gjygjeve t’ashtuquejtun tė popullit ! Ky kje pajtimi i gjaqeve, n’kundėrshtim me Kanunin? A mos Bataljoni “Hakmarrja” u krijue m’i pajtue gjaqet ? Po kta specialista, edhe sot e quejnė se si Kanuni i ka marrė nepėr kāmb’edhe tė drejtat e grave. Dakord. E pranojmė pėr nji ēast. Po un’i pves kta zotnij, Kanuni a ka veprue nė Mesjetėn e hérshme apo nė t’njizet’enjitin shekull? Si bāhet pra qi me synin e t’gjykuemit t’sotshėm dona m’e dėnue Kanunin? E pėrgjatė ksaj hūllķje jam kah bij nji krahasim sa m’e shtīe lexuesin sadopak n’mźndime. Mźndoj se kushdo e konsideron traditėn juridike romake qi ka bā źmėn tashmā n’tė tānė botėn me Kodin e Justinianit tė vjetit 529 (mas K.), t’quejtun Corpus Juris Civilis, i vazhduem prej shkollės juridike bolonjeze t’Irnerios famshėm tė datueme nė vjetin 1100 (mas K.), si pararźndse tė drejtsķsė italiane t’sodit. Apo jo? Mirpo a nuk duket pėr séri kah tė pohoj se gratė italiane e kanė fitue tė drejtėn e votės hiē mā parė por n’vjeten 1925 ?! E n’kjoftė se ky kish me kźnė caku mā i shźmtuem n’trajtim t’grave n’gjiun e nji kombi t’civilizuem, kish me kźnė gjysa e s’keqes ! Por ka edhe mā pėr sķri se nji vźnd si Zvicra, ku 80 vjet mā parė e ka pasė selķn’e saj Lidhja e Kombeve e cilla duhej m’i zgidhė tė drejtat e popujve tė tānė rruzullimit, tė drejtėn grave me votue ju a ka dhānė hiē mā parė por nė vjetėn 1972 ?! Pra, pa dashtė me shkue mā thellė n’ksi argumentash, i prūna kta qi kah tė gjykohet rreth Kanunit tė jem sa mā me kāmbė n’tokė.

    Nji tjetėr problem qi duhet shestue āsht edhe aj i asaj kategorķje hulumtuesash mā t’rij n’moshė, por prepseprep pinjoj t’atyne juristave komunistė, t’cillt t’shkolluem nė Prźndim, (ku veē ata muejshin me shkue), qi duhet t’a kuptojnė se Kanuni jo qi nuk duhet me pėrbā objekt zhgjetimi n’vetvedi por pėrkundrazi duhet me i a vūe n’dukje ānt’e mira e tejet pozitive qi ka pasė n’kohė t’vet, se ksisoji veē’e nderojmė Kombin t’onė. E ktu fillon tash e keqja e tyne. Ata, m’njén’ānė nuk kanė si mos me kźnė t’ndikuem prej trysnķs prindve t’tyne qi Kanunin e dogjne n’turrė tė drūve, e m’ānėn tjetėr, tue mos pasė asnji mundsķ kontaktimi me ata intelektual shqyptarė q’e njoftne Kanunin me temél, boshllekun gjysėshekulluer e plotsojnė tue ndigjue krejt n’mėnyrė pindarike pohime ose konsiderata prej njerzish qi Kanunit mā shum vetėm i a kanė ndķe zānin, ose edhe tue bashkpunue me autor prźndimorė qi Kanunin e kanė kqyrė me syt’e āndrruesve idilķkė qi n’tź shifshin tė zbatuem nė praktikė pėrgjatė fūndshekullit XIX-tė e fillimit tė XX-tit kodet zakonore tė tynet si fjalavjen Magna Carta-n e Anglisė tė nźnshkrueme prej vetė mbretit Jovani i Patokė n’vjeten 1215 e qi ky dokument njifet edhe si teméli i par’i Common Law-s anglosaksone ! Pėr m’e pshtetė kėt pikpamje t’źmen po bij nji shźmull. Koloneli Oakley Hill, organizuesi i Xhandarmerķs Shqyptare pėrgjatė vjeteve tė Monarkķsė, i pat thānė t’źm vllį nė Athinė nė vjetėn 1953, se āndrra e tij kish kźnė, kur t’delte n’pensjon, me pasė blé disa déle edhe nji dash e m’e kalue jetėn tue shtegtue n’Bjeshkt’e Shqypnķsė ! Źm vllį e mori me rezervė ktź pohim tė kolonel Hillit, tue e quejtė shźj mirsjelljeje tipike britanike. Mirpo kaluene vjete. I ndollun n’Londėr me punė źm vllį kėrkon m’e tokue kolonelin, mirpo aj ndėrkohė kish ndrrue jetė. Atbotė i shkon pėr vizitė ngushllimi s’shoqes kolonelit, e ajo n’bised’e sipėr, tue dashtė m’i diftue mikut shqyptar se sa i lidhun kish kźn’i shoqi shpirtnisht me Shqypnķn’edhe shqyptarėt ... ia difton s’rķshmi t’źm vllį at āndėrr t’parealizueme tė t’ndjemit kolonel Oakley Hillit ! E prūna ktź shźmbull tipik pėr me diftue se analiza e Kanunit nepėrmjet optikės dashamirsve prźndimorė āsht lerg realitetit shqyptar edhe t’asaj kohe, lźne mandej m’e gjykue pėr mā lashtė.

    E keqja mandej thellohet edhe mā kur studjuesat shqyptarė qi xūna n’gojė mā nelt, pėr me kźnė objektivė, citojnė prep studjues t’huej e mādje edhe bashkpunojnė me ta pėr punime rreth Kanunit, ku mosnjoftja e ktyne t’fūndit aspak tė historisė mjedisit shqyptar t’Bjeshkve t’ona, (lźne māndej t’mentalitetit malcorit t’onė pėrgjatė shekujve), i bān ata m’e krahasue Kanunin t’onė, pėr rreptsķ, me Kodikun e Hammurabit tė 1700-nės (para K.) ku ish dallues kushti penal “sy pėr sy e dhāmb pėr dhāmb”!

    Pėrgjatė ksaj hullģje po marr dy shźmuj tipikė, gjykimi i t’cillve t’a skjarojnė pozicionimin t’źm n’vazhdim. Un pohoj se studimet si edhe analizat nė tė tāna fushat, e posaēe n’lāmė t’Kanunit, duhen mirpritė e gjithashtu duhet mundohena mos m’u ndikue aspak (mrźnda mundsive) prej paragjykimeve pėrkundrejt autorve tė tyne. Ky kish me kźnė kriteri mā i afėrm i s’vėrtetės qi kėrkohet.

    E konkretizoj tash kėt pozicionim t’źmin. Sa i tokon mospasjes asnji paragjykimi prej anės s’źme, un personalisht kishjem me dashtė qi nji prof.Ismet Elezi, (pamvarsisht se ka kźnė shef i Kolegjit Juridik tė Kryeministrisė n’kohė tė diktaturės komuniste), apo kushdo i arįdhs tij, me pėrvojėn teknike si edhe zgjānimin e fushės njoftunķve t’tynet t’fitueme pėr dhetvjeēarė rresht n’lāmė drejtsķje si edhe sociologjķje, t’a analizojshin Kanunin tue i harrue paragjykimet komuniste. Ky kish me kźnė nji hap i madh pėrpara n’zbatim tė pikpamjes s’źme qi nuk mundet m’u levdue kurrsesķ ajo qi nuk njifet ose me vūe n’dukje vyemje t’nji gjāsźndi qi s’njifet. Pra, kompetencėn e ksaj kategorķje profesorash, un’e vlersoj shum. Gjithashtu duhet vlersue kah prof.I.Elezi edhe vetė detyrohet me pranue se shkrimet e tija janė kźnė pėrshkue prej citateve me pėrmajtje politike e ideologjike, derisa politika edhe ideologjķja ishin sunduese. Gjithashtu ai vetė pranon se duhen rivlersue si pikpamjet e gjithashtu edhe mendimet e tija t’asokohet, (flet pėr kohėn’e diktaturės). Deri ktu jam plotsisht dakord qi profesorin n’fjalė jo qi mos m’e paragjykue por m’e mirpritė me studime tė tijtė. Por e keqja āsht se ato pikpamje edhe idé atij me shokė u janė infiltrue n’gjak e aj shkon kah shkon e jo vetėm pėrgjatė diktaturės kur aj me shokė e kanė hjedhė hapin simas vįzet, por edhe sot vazhdojn’e flasin me bindjet e dikurshme t’cillat as qi pranojnė m’i rivlersue. Konkretisht edhe sot prof.I.Elezi vazhdon e i bjen gozhdės n’krye tue pėrmźndė se si Rezolucioni i Konferencės Pezės parashikote pajtim gjaqesh ose xjerr tabśn’e Kshillave Nacionalēlirimtare lidhun me luftėn e tyne t’vźndosun n’pajtim gjaqesh ! Kah profesori i nderuem vazhdon edhe beson n’ato qi prep i pėrmźndė sot, e nuk e shef se ato kshilla e ajo luft’e quejtun antifashiste ēoi nė luftėn civile veē m’e marrė pushtetin n’dorė, vėrteton pa as mā t’voglin dyshim se aj vazhdon me kźn’i indoktrinuem e nuk mundet m’e gjykue paansisht Kanunin. Aj flet pėr Konferencė Peze edhe Kshilla Nacionalēlirimtare, por nuk āsht futė kurr e me analizue se nė Pezė vazhdote źnde me kźnė ndikimi i Abaz Kupit me shokė e lźne mā mbrapa kur tė tānė tė drejtpeshuemt’e Lėvizjes N.Ēl. si Riza Dani, Sheh Karbunara, Dr.Enver Sazani e Shefqet Bźja me shokė u pushkatuene si tradhtarė. Pra ajo luft’e cilla filloi e kamuflueme si Nacional-Ēlirimtare, kje tamam luftė civile pėr marrje pushteti e mandej n’vazhdim edhe dhun’e egėr mbrźnda t’njajtit soj, veē pėr majtje pushteti !

    Kalojmė te rasti i dytė. Vėrtet pinjuell i bashksķsė q’e dogji n’zjerm Kanunin āsht edhe zotni Fatos Tarifa Ph.D. Por vullneti i tij i mirė m’e studjue Kanunin n’pėrgjithsķ e gjithashtu edhe vetė gjakmarrjen simas Kanunit, n’mėnyrė t’posaēme, tue hulumtue sa ka muejtė rreth tij, nuk kam se si mos m’e quejt nji fillim sa tė mirė e gjithashtu edhe t’vyem. Pa hye n’hollsina, veē apriorķ, un’e kam bindjen se ky studjues āsht mā pak i indoktrinuem se sa prof.I.Elezi. Pra, pamvarsisht se edhe ky ka shėrbye si profesor i shkencave politike, prepseprep jam shum dakord qi, n’kjoftė se ky ka vullnet’e dishirė m’i hjedhė mas krahve paragjykimet, kish me kźnė nji studjues shum mā i paanshėm i Kanunit se sa prof.I.Elezi me shokė. Kjo pak, por e sigurtė. Vijmė tash te thalbi i problemit. Lidhun me zotni Tarifėn un problemin e shtroj ksisoji : Zotni Tarifa ka botue nji shkrim si pjes’e nji bashkpunimi me prof. Jay Weinstein pėr nji vėllim rreth Kanunit. Shkrimin e tij aj e fillon tue citue studjuesin e huej John Scriven, i cilli hjedh tezėn se malcorėt kur nuk kishin se me kź me luftue, luftojshin n’mjedis vedit. Ose vazhdon tue citue J.J.Huttonin qi pohote se shqyptarėt e Malcive t’Veriut janė krenarė tė vetizolimit tyne. Mandej vazhdon me teorinė neomaltusiane tė Carleton Coonit e ksisoji citohen jo pak por mbi 18 autorė tė huej. Dakord. Me sinqeritet e pohoj se e vlersoj mundimin e z.Tarifa me hulumtue rreth Kanunit e shka kanė thānė t’huejt pėr tź. Por ama nji studjues i mirfillt’edhe i paanshėm, i cilli don me i u shmāngė ndikimeve paragjykuese me t’cillat e kaluemja e tij mundohet me i a turbullue nenvetdijen e tij, nuk kam se si t’a pranoj qi ndėr shqyptarė t’i referohet vetėm nji studjuesi tashmā tė dekun, At Gjeēovit. S’parit, i ndjemi mbledhės i Kanunit ka gadi 80 vjet qi s’jeton mā. Dorshkrimet e tija, pa dashtė m’u bā atyne asnji aluzion negativ, u mbajtne mbi pźsė vjet pa u botue e ksisoji as vetė Ati nuk e mori kurr vesht me dallue se shka ka shkrue vetė e shka i āsht vūe n’gojė, mbas botimit. Ktu pėr mue tash pika e udhės kryq me zotni Tarifėn. Dyshimi m’lind, sa i tokon sinqeritetit tė studjuesit tė nderuem, a ka se si aj me hjekė dorė prej ideologjķsė kalueme qi e mbruejti edhe e formoi atź, e me u bashkue n’hulumtim t’paanshėm tė problemeve t’asaj Kushtetute t’pashkrueme q’e ka rregullue pėr shekuj n’vazhdim jetėn e banuesve tė trojeve t’ona heroike veriore e qi u quejt Kanuni i Maleve ? E materializoj dyshimin t’źm i cilli uroj tė jet’i gabuem. Zotni Tarifa nuk ka se si mos m’e dijtė se pėr m’e dhānė nji gjykim tė drejtpeshuem rreth dishkaje patjetėr se duhen ndigjue si “pró-tė” e gjithashtu edhe “kundra-t”. Tue kźn’aj i detyruem me u pshtetė vetėm n’pohime tė t’huejve n’gjykime t’dhānuna rreth Kanunit e gjithashtu edhe vetėm shka ka lānė t’shkrueme At Gjeēovi, si nuk i u dhį atij e m’u tokue pėr s’gjalli nė New York me njérin qi e quejnė mā ekspertin n’fushė tė s’drejtės kanunore, Kapidan Ndue Gjomarkajn ? Kapidan Ndoja, mir’ose keq āsht pinjuell i Kapidan Gjon Markagjonit. Shum tė gjān’e tė shtrīme e ka aj pėrvojėn e jetės n’pėrgjithsķ e doemos edhe rreth Kanunit, nė veēantķ. Āsht’i shkolluem nė shkollėn e mesme me źmnin ndėr mā t’famshmit n’Europė, nė Terezianumin e Vjenės. Ka studjue jurisprudencė nė Firenze. Me gjith 90 vjetet qi ka n’shpindė, kush e njef edhe e tokon ven oroe se aj ruen nji kthjelltsķ mźndore me i a pasė lakmķ secilli i ri. E pra ktu edhe udhkryqi źm : tue mos e shfrytzue zotni Tarifa mundėsķnė qi ka pasė m’e ndigjue, kur kje ambasador nė Washington, edhe kumonėn e Kapidan Ndue Gjomarkajt rreth interpretimit tė Kanunit, a kish m’u gjykue kjo munges’e zotni Tarifės nji rastsķ apo nji mungesė dishire m’u pėrballue me fakte edhe interpretime t’cillat kishin me ia shpupurķshė atij vijėn q’i ka caktue vedit aj paraprakisht m’e ndjekė ? Un, prej ānės t’źme, mostokimin e studjuesit F.Tarifa me Kapidan Ndue Gjomarkajn e shof si nji humje rasti fatkeqe pėr vetė studjuesin, pėr mos m’e shtye vedin mā thźllė n’supozime. Megjith’atź, Zoti i dhashtė Kapidan Ndues jetė tė gjatė e me shėndet tė plot’ashtu si e ka, kurse studjuesit nė fjalė Zoti i dhashtė drejtpeshim edhe urtsķ qi veprimet e tija n’vazhdim n’fushė hulumtimi rreth Kanunit, brźznķt’e ardhshme, t’i gjykojnė pozitive.

    Mbasi saktėsova e vūna besoj n’qźndėr t’vemźndjes tė ndigjuesve kriteret n’bazė t’cillave e shof un tė pshtetun n’temele shkencore t’gjykuemt’e vlerave edhe tė mangėsķve eventuale t’Kanunit t’Maleve, po e nxā fillė diskutimin e disa synesh.

    Qysh n’lashtsķ t’kohve, kur njerzimi filloi me u zhvillue, padyshim qi u ndķe nevoja me pėrcaktue karshi veprimeve t’padrejta t’individve t’veēantė edhe dėnime tė drejta. Vetėm pshtetja n’kto temele ka lindė qetsķnė si burim i lumtunķsė njerzimit, objekt ky kryesuer i secillit bashkshoqnim tė shoqnisė njerzore. Me pak fjalė, pėrcaktimi saktsisht i t’drejtave t’njérit edhe garantimi i ushtrimit t’ktyne t’drejtave, janė baza e organizimit shoqnķs njerzore mbi temele drejtsķje. N’kohėn kur ka veprue Kanuni i Maleve, te na as qi mund t’bāhej fjalė pėr ligje t’shkrueme pėrderisa na nuk kena pasė nji shtet t’onin. Prandej Kanuni merr vlera shum t’mdhaja sepse aj shtrote para banorve t’krahinave ku veprote tė drejta si edhe detyrime. Aj i pėrcaktote tė drejtat, kjo āsht mā se e vėrtetė, por m’ānė tjetėr i nenvizote edhe veprimet e ndalueme si janė kźnė krimet e gjithashtu difton edhe detyrimet t’cillat u dote m’i dijtė secilli. Ksisoji, n’pamje t’pėrgjithshme, e ndij nevojėn me shtrue nji problem themeluer : me marrjen e pushtetit prej komunistave primja e pėrgjithshme kje me u ra vķzė tāna caqeve t’mbrrijtuna n’tkaluemen e me fillue me diftue se Shqypnķja e ka fillue historķn’e saj prej xeros me vźndosjen e Pushtetit Popullor. N’kėt mėnyrė historija jonė komtare u reduktue n’maksimum, shka don me thānė n’minimum t’vlerave t’saja ! E pra edhe Kanuni u dėnue me ostracizim t’tijin, (ostracizmi ish nji institucion juridik i demokracisė nė Athinėn’e Lashtė, me t’cillin u pėrjashtojshin prej saj pėr 10 vjet ata q’e rrezikojshin gjytetin. Simas Aristotelit ostracizmin e ideovi Clisteni nė vjetin 510 p.K.). Ky qindrim i majtun karshi Kanunit nė nji kohė qi āsht vūe n’dukje jo vetėm prej Atė Sh.Gjeēovit, por edhe prej studjuesish tė tjerė se ka t’pėrbashkta t’mdhį n’mjes Kanunit si edhe Kodit tė famshėm tė Manś-s tė Indisė, (1280 – 880 p.K.). Kurse prej t’lergtit fundvjetė 1944 e deri nė 1990-ėn Kanuni kje identifikue veē me gjakmarrjen edhe e keqja āsht se edhe sot e ksaj dite pak a shum vazhdohet edhe i bihet njasaj bire fyelli t’cillėn aq keq e kanė shfrytzue tė tānė antishqyptarėt !

    Kanuni i Maleve i cilli u botue nė vjeten 1934, pźsė vjet mbas vrasjes At Gjeēovit, (simas shėnimeve tė tija), āsht i pėrbāmė prej 12 t’ashtuquejtun librash. Secilli libėr mandej dahet nė krénė, kta dahen nė nyje e secilla nyje nė paragrafė. Pėr m’e trajtue problemin q’i kena shtrue vedit, padyshim qi kriteri shkencuer kėrkon qi n’kandįr tė merret parasysh analiza e raporteve statistikore qi xānė krenėt, nyjet si edhe paragrafet qi trajtohen. Pra n’shumatore Kanuni i Maleve 12 librat e tij i ka t’damė nė 24 krenė (āsht rastėsķ qi numri i krénve tokoi dyfishi i numrit librave), 159 nyje si edhe 1263 paragrafė.

    E gjith kjo larmķ 1263 paragrafesh mishnon atź i cilli pėr shekuj kje Kodi Civil si edhe aj Penal i malcorve tė Shqypnisė Veriut si edhe Kosovės.

    Shqyrtue tash kta elemente formuese t’Kanunit, lidhun me gjakmarrjen, e cilla trajtohet prej kreut tė XXII-tė, i pėrbāmė prej 23 nyjeve tė tijat t’dįme nė 168 paragrafė qi pėrbājnė saktėsisht : si numėr nyjesh 14,6 % tė nyjeve t’pėrgjithshme tė Kanunit, kurse si paragrafė kena t’bājmė me 13.3 % tė totalit.

    Shtroj tash pvetjen aspak retorike por shum t’theméltė : a ka logjikė qi i gjith Kanuni i Maleve tė identifikohet krejtsisht me nji pėrbās tė tijin i cilli āsht veē nji e shtata pjes’e tij, pastė kźnė ky pėrbās qoft’edhe mā djallzori ndėrmjet t’muejtshėmve ? Jam i mendimit se askush, i drejtpeshuem edhe i paindoktrinuem, nuk kishte me thānė PO !

    Tue marrė parasysh se mas gjysė shekulli pėrbaltje edhe shpifjesh kundra Kanunit, āsht krejt’e natyrshme qi janė brźza tė tānė t’cillt n’rasėn mā tė mirė ... nuk e njofin hiē Kanunin. Mos m’u shtye mā t’ānej e m’u thellue se si propaganda kundra Kanunit ka bā qi edhe kush i ka ndigjue nji fjalė ktu e nji tjetėr atje, krejtė pa pėrgjegjsķ e vetėm me u bā servilt’e diktatorit, kanė shkrue edhe vepra tue e bā lamsh t’vėrtetėn kanunore shto ktu edhe faktin qi edhe m’e pasė n’dorė e m’e lexue Kanunin ... ata nuk ishin n’gjźndje m’e kuptue gegnishten e tij. Kjo situatė tash mue m’a shtron shtegun e m’a bān shum mā t’kollajtė m’e trajtue atź qi e kanė pėrftue si shźmtimin e shźmtimeve, trajtimin e gjakmarrjes, pra kreun e XXII-tė.

    Prej 168 paragrafėsh tė kreut XXII-tė, jam kah ndalem ndėr mā t’rāndsishmit e themelorėt e tij, simas meje, sepse vetė koha nuk m’a lejon t’merrem me secillin.

    Krye i njizet’e dytė :

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdimi

    ...


    Krye i njizet’e dytė : Vrasa.

    Nye e njiqind’e tetėmbėdhetė : Prita

    § 822. Prita āsht nji sjellje, me tė cillėn malet e fushat e Shqypnķs u vźjn pusķjt gjaksorvet a kuejtdo, qi tė két menden me vrį. ( Me dalė nė pritė; me ndźjė nė pritė, me vū priten, me rį nė pritė ).

    Gjithsecilli qi e lexon me shum kujdes fjalė pėr fjalė formulimin e paragrafit tė parė tė kreut Vrasa, e kupton mirfilli se sa i drejt’e i ndershėm āsht kźnė konceptimi i vetė ktij paragrafi : prita āsht pėrkufizimi i njaj veprimi tejet pozitiv edhe t’levdueshėm m’e kapė pėr m’e gjykue me Kanun ose po t’mos dorzohej m’e asgjāsue kriminelin mas veprės kryeme, e gjithashtu m’e ndalė kriminelin potencial m’e krye nji krim. Mendoj se kushdo q’e lexon tash kėt konceptim origjinal simas Kanunit i thotė vedit ... na e kem dijtė se pritėn e vźnė njerzit qi duen me krye nji krim. Kjo pikpamje pasqyrohet edhe nė Fjalorin Drejtshkrimor tė Gjuhės sė Sotme Shqipe, ku fjala PRITĖ spjegohet : grupi i njerėzve qė pėrgjojnė nė njė vėnd tė fshehtė pėr tė sulmuar dikė nė befasķ. Prita partizane. Natyrshėm shtrohet pvetja : Cili pėrkufizim āsht mā pėrqendrues edhe 100 % pozitiv ? Padyshim Kanuni ! Me Kanun termi pritė nenkupton nji veprim ligjuer nė t’mirė t’krahinės ku aj vepron e ka tagėr, (pėrkufizim i caktuem shekuj e shekuj t’shkuem). Kurse pėrkufizimi simas gjūhės normative shqype i vjetit 1980 kuptimin e ka tė bigzuem : pa hye hiē n’konsiderata interpretimi politik (prita partizane pozitive apo negative), ajo nenkupton se prita mund jet’e ngrehun prej kriminelash apo edhe prej njerzish qi krimin e bājnė tue mendue se kanė tė drejtė m’e krye atź. Nuk e bāj aspak me faj kėt pėrcaktim, pėrkundrazi e theksoj se ky pėrkufizim ka ardh’e āsht bigzue me kalimin e shekujve sepse si etika edhe morali i shoqnisė kanė ndryshue. Kurse § 822 i cilli nuk ishte vetėm pėrshkrues si fjalori por e rregullote vetė jetėn e Malcive t’ona kur as bāhej fjalė pėr Shtet Shqyptar po lźne mā institucione drejtsķje, ishte nji pėrcaktues qi m’njźn’ānė dėnote vrasėsin e m’ānė tjetėr i delte pritė pėrhapjes krimit !

    Un e shtroj tash ēashtjen ksisoji : ky paragraf i cilli āsht’edhe i pari e temeli i kreut rregullator rreth vrasjes, jo qi nuk flet kurrsesi pėr nxitje vrasjesh po pėrkundrazi, pėr dėnim krimesh t’kryeme e pėr parandalim krimesh n’vazhdim. Por m’ānė tjetėr, e vź n’dukje edhe e theksoj, se po e gjykueme ket paragraf simas Kartės ONU-s tė 1948-ės “Mbi tė Drejtat e Njeriut”, e gjithashtu krahasue me normėn se pėrpį u vėrtetue faji mund tė quhesh vetėm i pandehun por jo fajtuer, ose edhe mā thźllė me shkue e m’e gjykue simas kritereve tė orientimit m’e hjekė dėnimin me vdekje prej kodit penal cilidoqoftė faji i kryem prej t’pandehunit, jena kah e gjykojmė Kanunin e Maleve si t’dojshim m’e pvetė Aleksandrin e Madh se sa kish aj me i a vūe ēmimin e shitjes nji veture Mercedes Benz !(???) Kurse un, n’daēin m’e gjykue Kanunin t’onė tė maleve drejtsisht e pa paragjykime, i ftoj studjuesit tė bājnė krahasime daē me Kodin e Urukaginės (2360 p.K.) qi ishin dispozita ligjore tė Mesopotamisė lashtė, daē edhe me Kodin e Ur-Nammusė (2050 p.K.), i cilli parashikote trup gjykues si edhe dėshmķtarė nen betķm, daē me Kodin e Manś-s (1280-880 p.K.) i cilli njerzit i klasifikote n’bazė rangut shoqnuer por, edhe dėnimet i nepte mā t’rrepta sa mā i privilegjuem t’ish fajtori sa i tokon klasės prej s’cillės rridhte, ose edhe me Kodin e Drakonit (621 p.K.) ashpėrsķja e neneve tė t’cillit āsht proverbiale. N’kėt kontekst duhet gjykue Kanuni e me pae se ē’perlė drejtsķje āsht kźnė aj ! I gjykuem simas ksaj optike tė pshtetun n’kritere shkencore e hiē voluntariste, asgjā tjetėr s’kish m’u bā veēse kish m’u vūe n’dukje se ē’vlera tė mdhį i janė mohue Kombit t’onė kah politika ish’ ajo q’e drejtote edhe shkencėn historike !

    N’vazhdim, pėr pa dashtė m’e mėrzitė lexuesin qi āsht kah mė nderon me durimin’e tij, āsht’ e kjartė se nuk kam me paraqitė paragrafė mas paragrafėsh si edhe analiza tė tyne tė tezgjatuna, por as pėr pa i vulgarizue e thjeshtue problemet aq sa qi studjuesit t’a ndijnė vedin jashtė loje, po vazhdoj e n’fluturim e sipėr po due me i a hjekė plūhnin q’i ka mlue disa prej paragrafėve kryesuer tė kreut t’źmėrtuem VRASA, pa u bā aspak komente e as analiza, por sa m’i vūe n’dukje ata ashtu si janė kźnė e jo ashtu si janė paraqitė nepėrmjet reflektimit tė tyne nė pasqyra shpėrfytyruese.

    § 835. Prita gjuen pushkė mbė burra e jo mbė grį, fmķ, mbė shpķ e mbė bagtķ.

    § 836. Po qiti pushkė prita mbė gra, fmķ, shpķ a mbė bagtķ, punon kundra Kanunit e, po nuk e muer n’kujdes kėt dhunė Bajraku i pritėtarvet qi t’i ndeshkojė mas Kanunit, atbotė ka me hye pushka shpķ me shpķ, mandej fis me fis, katund me katund e sė mbrāmit Bajrak me Bajrak.

    Nuk kam se shka u bāj koment ktyne paragrafėve q’e nderojnė Kanunin si rregullues e mbajtės tė rźndit atje ku shtet e as ligje nuk kish.

    § 856. Shpija e t’vramit, po i dha besė dorėrįsit, ky edhe psé e vrau, ka me shkue nė mort e nė gjāmė m’e pėrcjellė t’vrįmin deri n’vorrim e me ndźjė pėr drekė. Kjo besė njatė 24 orė.

    Ky paragraf āsht i treti i nyjes njiqindenjizetedytė. Pėr ilustrim due m’u prūe nji pėrvojė t’shkueme t’cillėn miku źm, i ndjemi kompozitori Tish Daija, ma ka pasė diftue rreth dhetė vjetve t’shkueme kur erdh e na vizitoi nė Amerikė. Kish shkue Tishi aty kah vjeti 1949 apo 1950 nė Shllak me mbledhė folklor muzikuer. E kish xānė nata nė nji shpi. Kah ishin t’ulun pėrskāj zjermit me t’zón’e shpisė e bisedojshin, veē kur u ndien dy krisma pushke, m’diftote Tishi. I zoti shpisė veē kish thānė pushk’e keqe kjo, edhe e kishin vijue bisedėn. Kish kalue nji koh’e shkurt’ e kur dikush vrret jasht’e kėrkon besė. Hajde bujrum i a kish kthye i zoti i shpisė. Hīn’i shpupurishun flokėsh e dyll’i vźrdhė nji burr’i ri i cilli t’zot shpķsė fill’i kish thānė se ish ngatrrue me dikźnd t’panjoftun e fjala, fjalėn … ky e kish vrį. I zoti konakut i a vūe para filxhanin e rakķsė edhe e vazhdoi bisedėn. S’kaloi nji gjysė sahati e veē kur dikush vrret prep s’jashtmi. Ishin kźnė kryetari edhe sekretari i Kshillit t’katundit. Masi ishin ulė edhe ata, ishin pėrshndoshė edhe i a kishin hjedhė n’prźhėn njźnitjetrit me t’zon’e shpisė kutīt’e duhanit, e kish fillue bisedėn kryetari e diftue se si n’katund kish ndollė nji vrasė. Dorėrįsi nuk dihej se kush ish e kah kish shkue, kurse i vrįmi kish kźnė … djali i bash nj’atij konakut ! Kah m’a diftote Tishi mas tridhet’e sa vjetesh at ndollķ, atij i dridhej zāni. Plaku i shpisė nuk e kish dhānė vedin. As i kish luejt qymja e mustakut e veē kish thānė, tue i u drejtue Tishit tė ndjemė … a s’ta thashė se ish pushk’e keqe ajo qi rį ? Mas pak u hap dera e disa burra e prūene pėrmi vig djalin sokol t’asaj shpķje ! Nata kish kalue tuj e ruejtė t’dekunin. Te kryet e t’birit, plaku e nė njźnin krah Tishi kurse n’tjetrin dorėrįsi ! Kur ishin mblźdhė t’nesėrmen kallablleku m’e vorrue t’dekunin, dorėrįsi kish dashtė me rrėshqit’e m’u largue. Mirpo plaku, synin zhgjetė, e kish ndālė e i kish thānė se aj kish detyrim me shkue e me ia shtīe n’dhé t’birin. Mas vorrimit prep i kish thānė t’huejit, (t’cillin kėrkush veē Tishit s’e njifte prej tānė njerzve t’ndodhun n’gjāmė), se i a kish borxh m’u ulė n’sofėr tė drekės djalit t’vrįmė. E kur kish mārrė fund edhe ajo ceremonķ, plaku u kish thānė t’pranishmve t’a falshin pak se kish m’e pėrcjellė at mikun e huej deri te kufīni katundit. Atbotė atyne u kish shkue n’mźnd se si kish kźnė puna. Sa ish largue plaku me mikun n’besė, i kishin pasė thānė Tishit se aj, n’bazė Kanunit, kish m’e pėrcjellė deri n’kufī t’besės, kish m’i dhānė strajcn’e bukės pėr shtegtim e mandej kish m’u ndae prej tij. E bash nj’ashtu kish pasė ndollė se Tishi nuk ish largue shpijet pėrpa e ndigjue prej gojės plakut at pjesė sjelljesh t’tijat qi Tishi nuk kish pasė rasė m’i pae !

    I vetmi koment t’cillit nuk mundem me i u shmāngė kish me kźnė pvetja se si mund tė emėrtohet Kanun gjakatar aj Kanun qi paragraf themeluer tė nyjes Besa tė kreut Vrasa, ka paragrafin 856 ?

    Vijoj me nji paragraf i cilli n’ēashtje gjaku vźn nji barazķ qi me t’habķtė.

    § 887. Ēmimi i jetės njérit āsht nji, si pėr t’mirin si edhe pėr t’keqin.

    § 890. M’e pasė lānė shtegun e veēimit tė gjaqevet, tė keqin pėr dukė e pėr fisnikķ, “firukun” kishin m’e vra edhe pa punė; ishin shtue vraset si mos tė kishte dalė kush me lypė arsye pėr vrasė tė t’keqit e t’ firukut.

    § 892. Kush t’a vrasė njérin pra, kje burrė a grue, djalė a cucė a edhe ferishte djepi, i mirė a shėmtim pėr dukė, krye, plak a stėrplak, i pasė a i pa-pasė, fisnik a firuk, ndeshkimi āsht nji doret, si pėr vrasė tė mashkullit 6 qese, 100 desh e gjysė kau gjobė.

    Mendoj se jo pa interes kish me kźnė trajtimi pėrgjatė ksaj hullķje edhe i problemit qi trajton nyja e njiqindenjizetenandė-t qi flet pėr Gjaku pėr punė tė ligė.

    § 920. Ata, qi kanė shtat e dhunė bashkė, po u vrįn tė dy nė punė tė keqe, shkojnė gjak-hupės.

    § 924. Prindja e tė mārruemve nuk mund t’i kėrkojnė pėr gjak por do t’i apin dorėrįsit fishekun e prishun me “Tė lumtė dora”.

    Sa i tokon ktij aspekti tė trajtimit tė normave tė moralit, po pėrshkruej nji skenė q’e kam pėrjetue vetė. N’mos gaboj, ishte vera e vjetit 1950. Me nji shok t’źmin tė ngushtė, Bardh Shirokėn, ishim para Farmacisė nr.1 nė Shkodėr nė Fushė Ēelė. Ish e dille e shum njerz po shetitshin āndej pari. U ndigjuene dy krisma. Kthyeme kryet e pame n’trotuarin pėrballė nji malcuer me kobure n’dorė e n’kāmbėt’e tija nji trup tė plānduem pėr tokė. N’at ēast malcori ngét vrap n’drejtim tė nji dugāje e atje qét edhe nji herė pushkė mbi dikźnd. Atbot’e kapne edhe e lidhne. Historia : nji kapterr me shėrbim nė Shllak, i a prishė mźnden nji nuses ré e ajo ik’e lźn katūndin me ardh’e me shetitė gisht pėr gisht n’Fushė Ēelė tė Shkodrės me kapterrin ashik. I shoqi nuk ia falė edhe e ndjek ēiftin. I Vret. Dorėrįsi quhej Pal Mhilli. N’veprim e sipėr, njźna predhė e gjuejtun prej tij ka plague gabimisht edhe nji oficer ushtrije i cilli, kur u zhvillue gjygji kundra Palit, doli dishmitar tue i a falė varrėn Palit e kėrkoi qi edhe trupi gjykues t’ia falte jetėn atij. Por gjykata, pėr vrasje t’kryeme, Palin e dėnuene me pushkatim edhe e ekzekutuene simas ligjit.

    Mirpo edhe rapsodi populluer nuk e la rasėn me kalue hupė edhe kėndoi n’ēiftelķ :

    Plumat kryq kur kanė kalue / Nji oficer aty u vorrue / N’gjygj aj kur ka dalė /

    Po i ndimon Palit me fjalė / Un pėr Palin kėrkoj fįlė / Se ky bash ish kźn’djalė /

    Kush lufton pėr ndér’e fé / Patriot āsht pėr Atdhé / Pėr Shqypni aj s’dés por lé !

    Pa as mā t’voglin paragjykim, un e kuptoj se ky veprim vetgjyqsije t’bāmė prej malcorit jo vetėm qi ishte zbatim i gabuem i § 920 tė Kanunit, por edhe i zbatuem jashtė kohe. Apo jo ? Megjihatź, m’i dalė krah s’vėrtetės e aspak Kanunit, edhe n’at aspekt, ky veprim kish m’u diftue i dėnueshėm prej Kanunit. Pse ? Sepse Kanuni e ka pasė lejue vetgjyqsķnė nė kushtet e Gjaku pėr punė tė ligė, por ama kur objektet u kapshin n’punė tė lig’e sipėr.

    Ksisoji duhet m’e gjykue Kanunin paansisht e me kuptue se edhe n’kėt rasė Kanuni kishte m’e pasė gjykue edhe dėnue dorėrįsin pėr aq sa aj mbate pėrgjegjsķ n’shkelje tė normės kanunore. N’kėt kontekst tash nuk mundem me i u shmāngė edhe nji diskutimi tjetėr. Kanuni, pėr kohėn e vet n’thellsķ t’shekujve e mandej pėrgjatė Mesjetės, tue fillue me § 920 e tue vazhdue deri te § 931, pėrcakton normat edhe shkeljet e moralit si edhe dėnimet e tyne. Edhe un e pranoj se ishin rregulla shum strikte e dėnimet ndoshta t’skājshme. Por duhet marrė parasysh se ē’prej kur kto norma ishin rregulli i shoqnķsė asaj kohe, kanė rrjedhė aq shekuj e kena mbėrrīe e po jetojmė nė rrethana ku e drejta ligjore ka fillue e i miraton edhe martesat homoseksuale !(?) Pvetja qi shtroj āsht : A munden me u quejtė tė drejtpeshuem gjykimet n’drejtim dėnimit Kanunit tė asaj kohe me mentalitetin e sodit ?

    Tash u erdh radha edhe paragrafėve tė nyjes njiqindetridhetetretė t’cillt janė, s’pakut simas meje, shum me interes.

    § 958. Po vrau kush vedin, gjaku i shkon hupės.

    § 961. Po vrau i biri t’įn, as s’e ndjekė kush, porsé i biri, dorėrįsi, grīhet a prej fisit a edhe katundisht.

    § 962. Me vrį i biri t’āmėn, bjen n’gjak me prindėt e s’āmės.

    § 963. Me vrį i shoqi t’shoqen, bjen n’gjak me prindėt’e grues.

    § 964. Me vrį e shoqja t’shoqin, prindja e ksaj bijnė n’gjak. (Ka ndollė qi prindja e ka grīe t’bijn q’e ka bā kėt shėmtim).

    Mjafton me mendue rezultatet e vdekjeve qi kishin me ndollė si rezultat vźndimesh pėr dėnime kapitale prej trupash gjykuese shtetesh ku dėnimi me vdekje āsht nė fuqķ, edhe rezultati i krahasuem me Kanunin kish me kźnė jek’e jek, apo jo ?

    Pėr m’e myllė me parashtrimin e pikpamjeve t’mija rreth kreut tė “gjakut”, e fillova me § 822, i cilli āsht’i pari i kreut VRASA, e jo rastėsisht po due m’e mbyllė jo me ndjekje kronologjike paragrafesh, por me § 898 - § 899 edhe § 900 t’cillt flasin jo vetėm pėr Kanunin, por edhe sikur aj vetė u nep gjegje studjuesve t’sotshėm tė s’dyja kaheve, si vlersuese e gjithashtu edhe asgjāsuese.

    § 898. Nė Kanū tė vjetėr tė Malevet tė Shqypnis vetėm dorėrįsi bijte nė gjak, ase aj, i cilli tėrhiqte, shkrepte e shprazte pushkėn a ē’do armė kundra njérit.

    § 899. Shpija e t’vramit nuk mujte me ndjekė as me vrį tjetėrkźnd prej vllazėnsh, nipash a kushrījsh tė gjaksorit, posė gishtit –dorėrįsit-.

    § 900. Kanūja e vonshme pėrshīn mashkullimin e shpis sė dorėrįsit mjé nė ferishte djepi; kushrīnin e nipat e ngjatė, edhe pse tė dįmė, por pėr 24 sahat, nė valė tė gjakut; e mbas 24 sahatash do t’u qitte dorzānė shpķja e tė vramit.

    Dy paragrafėt e parė janė aq specifikė sa edhe t’pėrqėndruem n’objektivin e tyne sa qi me hye e m’i komentue, veē ndonji matrahul kish m’e mārrė pėrsypri njat barrė.

    Sa i tokon § 900, ktu ndryshon puna. S’parit, duhet m’e vūe n’dukje, se tet’ fjalt’e para tė njatij paragrafi flasin aq … sa nuk po munden me zblue vargāj hulumtuesash e studjuesash sa t’huej e jo t’pakt’edhe vźndas lidhun me lashtsķn e Kanunit. Kanūja, e quejtun e vonshme, tė tān’e dijm se āsht n’jāj trup ligjuer i pashkruem q’i ka qeverisė (kur nuk kish qeverķ) Malet e Shqypnķsė pėrgjatė Mesjetės. Kurse, kah xźhet n’gojė … Nė Kanū tė vjetėr tė Maleve tė Shqypnis, atje vjen puna e bājm’e hījmė n’at thellsķ tė pashkrueme tė historisė, (si ishte i pashkruem deri nė 1934-ėn edhe vetė Kanuni i Maleve i Mesjetės), q’i kalon kufījt’e epokės dytė historike. Pėrgjatė ksaj hullķje del n’shesh edhe se formulķmi i dy paragrafeve tė parė i a rrisin shum edhe shtatin moral kreut tė gjakmarrjes. Pra natyrshėm vjen n’mźnde pvetja pse edhe kur ka lé nevoja m’e futė n’Kanū paragrafin 900 ? E majshem mirė n’mźnde t’źme se si Kapidan Gjon Markagjoni pėrmźndte me termin meremetime kanunore ndryshimet qi ishin bā n’Kanū n’kushtet e sundimit Otoman, kur nuk ekzistote as shtet shqyptar e aq mā keq edhe n’mungésė tė nji qeverķje shqyptare. Kah e pvetshem rreth ktij problemi Kapidan Ndue Gjomarkun nė New York, aj m’i prūe edhe nji herė n’mźndje argumentat e t’Et se “… tue u pėrtrīe kohnat e me shumimin e popullatės, ish kah nderlikohej shum ndjekja e dėnimi i dorėrįsit i cilli rrite i mshehun ndė far’edhe fis tue gjetė strehė t’xétė ndėr tį. Meremetimet e Kanūsė t’bāmė prej Parķsė vźndit me Gjon Markun n’krye, si rrjedhoj’e zvoglojshin mundėsķn’e vrasėsve m’e braktisė kullėn e tyne e me ikė nė Kosovė tue bā qi gjaku i derdhun synesh t’shkote i hupun …”. Kush e mbate rźndin edhe i parandalote vrasjet n’ato kohė t’errta, e shtron pvetjen Kapidan Ndoji ? Gryka e pushkės edhe Kanuni i Maleve, gjegjet aj vetė !

    Mbas pėrbluejtjes pėr dhetvjeēarė rźndazi tė próve si edhe kśndrave lidhun me pozicionimin t’źm ndaj etikės si edhe moralit tė nejeve tė ndryshme tė Kanunit Maleve, qé sot mā n’fund muejta m’i paraqitė ato n’dritė tė djellit para lexuesit, veē pėr nji synesh e pra pėr kreun e njizetedytė t’źmėrtuem Vrasa. Dukshėm vźhet oroe se un jam mundue me i u referue n’arsyetim t’źmin prūmjes para lexuesit tė kāndshqyrtimeve si edhe interpretimeve t’bāme prej njerzish qi Kanunin e njifshin bash si xhepat e tyne e qi mue fati i jetės m’bāni m’i pasė njoftė e me pasė msue prej tyne.

    Pėr m’e mbyllė qarkun tash due me pėrvijue nji hullķ arsyetimi t’cillėn ju ftoj t’a gjykoni. Due me marrė n’shqyrtim pa as mā t’voglin paragjykim, por tamam me kandarin e drejtsķsė, katėr pozicionime pėr t’njajtėn rrethanė, por nė katėr periudha tė ndryshme historike.

    I- Jena n’fillimet e shekullit t’kaluem. Shtimi i popullatės shtoi edhe rasat e krimeve. Urtķja e prīsave dote m’e ndalue pėrhapjen e krimit. Pra, n’mungesė t’autoritetit shtetnuer u meremetue Kanuni e prej § 899 u kalue nė §900. Qėllimi : aj qi dote m’e krye nji vepėr krimi t’ia vźte mirė gishtin tāmthit t’krés para se me veprue. Pra Kanuni e zgjanoi rrethin e veprimit hakmarrės posaēe m’e parandalue krimin.

    II- Vijmė n’mjedisin e shekullit t’kaluem, n’kohė tė nji shteti qi vepron i pshtetun nė tė tāna institucionet ligjore. Largimi jashtė shtetit, simbas ligjit diktaturės komuniste, u quete krim. M’e parandalue kėt krim, familjet si edhe soj e sorollopi i t’arratisunit jashtė shtetit merrshin edhe i internojshin.

    III- Kalojmė tash nė fillimin e shekullit XXI. Dy probleme t’shėmtueta filluen m’e plazmue ftyrėn e shqyptarit nė Europ’edhe nė botė : trafiku i drogės edhe i prostitucionit. Shteti ekzistote si edhe tė tāna institucionet ligjore, por e keqja ishte se shtetin e pshtolli n’tentakulat e tija tetkāmshi i korrupsjonit, nepėr deje t’cillit rridhte pįrja n’xhepat e drejtuesve t’vźndit. Pra u ngėrthyen s’bashkut fukaralleku me pasunimin e shpejtė. Shka kje rezultati ? Filluen krimet qi keqdashsit e doemos edhe injorantat rreth Kanunit, filluen m’i quejtė veprime kanunore.

    IV- Mos t’a zgjasim edhe vijmė n’vjetin 2006. T’i lāmė m’njźn’ ānė propagandat politike. Kundrojmė pėr shka flasin faktet. Megjithse zbatimi drejtsķsė āsht halį me duer t’lidhuna, por fakt āsht se shteti ka fillue me veprue e me veprue rreptė : pėrgjatė gjashtė muejve janė vūe n’pranga pjesa mā e madhe e bosave t’krimit t’cillt pėr tet vjete u majne e bashkė me ta edhe ata qi drejtsķnė duhej t’a kishin zbatue !

    Si e mendoj un t’gjykuemt’ e ktyne rasave :

    Rasa e I-rė : Nė shoqninė pa autoritet shtetnuer meremetimi i § 899 ēoi nė parandalimin e njimendėt tė krimit me zbatimin e § 900 .

    Rasa e II-tė : Shteti i diktaturės, me nji drejtsķ tė egėr e vepruese n’kulm t’sajin tue vra n’kufī ke muejte me vra n’tentativė arratisje, i pazoti m’i kapė tė tānė ata qi tentojshin arratķn, filloi e veproi si shtet ligjuer por pa autoritet ligjuer, t’cillin e ushtrote diktati. Pa e gjykue n’se arratisja ishte krim apo jo, shteti i diktaturės qėllimit i a mbėrrīni.

    Rasa e III-tė : Korrupsjoni shtetnuer padyshim q’i paralizote veprimet e drejtsķsė ku dashtė e padashtė, edhe kjo e fūndit, rį pré e korrupsjonit gjā e cilla krijoi kushtet qi Shqypnija tė transformohej nė nji shtet ligjuer pa autoritet shtetnuer edhe kaotik sa i tokon zbatimit ligjeve.

    Rasa e IV-tė : Janė vetė rezultatet nė luftėn kundra krimit qi flasin pėr nji forcim sa vjen e mā efektiv tė autoritetit shtetnuer.

    E tash kėrkoj lźje qi mbasi u pshteta n’arsyetimet e mija nė qindat e shqyptarve qi me mźndet e tyne t’prehta i hartuene edhe i formuluene e mandej i nderuemi At Shtjefėn Gjeēovi edhe i pėrmlodhi, tė tāna materialet q’e pėrbājnė Kanunin e Maleve, t’i referohem edhe un nji autori t’huej, por vetėm njźnit, Kazuhiko Yamamoto, profesor i universitetit Kyushu, qi s’fūndit e ka nderue kombin t’onė me studimin e tij t’botuem me titullin “Struktura etike e Kanunit dhe nėnkuptimet e saj kulturore” (vepėr kjo e pėrkthyeme nė shqyp prej dr.Selahedin Velajt).

    Simas profesorit japonez Yamamoto kodi i jonė ligjuer, Kanuni i Maleve, shifet se āsht bashkėkohės i kodeve tė Greqisė lashtė kohė nė t’cillėn kta kode pėrbājshin nji bashksķ vyemjesh qi funksjonojshin nė mungesė tė auktoritetit shtetnuer. Kta kode i ndalojshin konfliktet si edhe pėrshkallzimin e tyne tue e ndalue kaosin nė shoqnķn’e asaj kohe. Kjo analiz’ e bāme prej prof.Yamamotos Kanunit t’onė nuk ka se si me kźn’e rastėsishme. Profesori āsht i edukuem me Kodin e s'Drejtės Japoneze tė 604-ės mbas Krishtit i cilli, i pėrmbledhun nė 17 artikuj, thotė shprehimisht se Paqa edhe harmonija duhet tė respektohen sepse janė shum me rāndėsķ pėr marrėdhānjet n’mjedis grupeve shoqnore e me at kod u kėrkote me i parandalue konfliktet, kurse sistemi perėndimuer kėrkon m’i zgidhė ata mbasi ndollin.

    E ftoj pra auditorin m’i kushtue pėrqendrim pėrfundimeve t’xjerruna prej profesorit Yamamoto se s’parit, pozicionimin etik si edhe moral n’Kanunin t’onė tė Maleve aj e shef nji e t’padįmė me normat q’e pėrshkojnė Iliadėn e famshme tė mitologjķsė greke. Pra Kanunin, n’pikpamje moshe, aj e shtynė me bindje tė temelta shkencore n’lashtėsķ parahistorike. M’ānė tjetėr profesori Yamamoto e shef Kanunin edhe si nji dishmķ tė autoktonķsė shqyptarve n’trojet e tyne ballkanike, ne mos tjetėr s’pakut, bashkėkohės me grekt’e lashtė !

    Pėr pa dashtė tashmā me u zgjatė n’tjerrje paragrafesh e nyjesh tė Kanunit lidhun me kreun e XXII-tė qi trajton me hollsķ at temė aq t’pėrfolun qi āsht Vrasa, nuk mundem me i u shmāngė pa i a dhānė nė dorė lexuesve tė ksaj analize edhe kriterin bazė nė t’cillin āsht pshtetė drejtpeshimi i Kanunit tė Maleve. E kam pasė ndigjue prej gojės Kapidan Gjon Markagjonit, n’diskutime tė tijtė rreth Kanunit, e m’a ka pėrsritė sakt mbas 60 vjetesh nė 2002-shin edhe Kapidan Ndue Gjomarku kėt kriter drejtsķje madhore nė njźnin prej tokimesh t’mijat me tź nė New York. Pėr mos m’u zgjatė po citoj tre paragrafė autentikė e mandej shkurtimisht disa kalime paragrafėsh tjerė :

    § 1126. Dera e Gjomarkut āsht temeli i Kanūs.

    § 1131. Pėrtej ksaj Dere s’ka vazhdim ēashtjesh.

    § 1134. Nė ē’do gjygj a pleqnķ ka tagrin e fjalės sė kpśtme.

    Kta paragrafė duket se i napin Derės Gjomarkut fuqķ t’pakufizueme, apo jo ?

    E pėr me i u shmāngė bash njatij fakti, vazhdojnė edhe disa pika si p.sh. :

    *Gjomarku nuk shkon kurr pėr plak. *Pleq janė krenėt tė trashiguem djalė mbas djali. *Gjomarku nuk u pėrzihet n’Kanū krenve, vetėm kur e shef se krenėt e kapėrcejnė kufinin e drejtsķsė. *Po s’rane pleqt n’ujdķ, shkojnė te Gjomarku me u gjykue. *Po s’e pranuene gjygjin e pleqve, palėt e ngatrrueme shkojnė te Gjomarku por s’bashkut me pleqt. Po nuk kje i drejtė gjygji i pleqve, atbotė vendosė Gjomarku. *Me ra krenėt n’kundėrshtim me Gjomarkun, ky ka tagėr m’e mbledhė popullin burrė pėr shpķ e mandej vźndimit tė popullit Gjomarku i rrin !

    Ksisoji a ka gjā mā t’bukur se pėr m’e bā drejtsķnė tamam tė pshtetun n’kriterin e drejtsķsė popullore, e pra ku Zāni i Popullit āsht Zāni i Zotit, (pa as mā t’voglin ndryshim prej s’Drejtės Romake e cilla thote Vox Populi vox Dei e kjo e fundit dihet se āsht bāmun edhe gur temeli i drejtsķsė moderne), megjithse n’Kanun auktoriteti i Derės Gjomarkut duket i pathyeshėm, edhe ajo Der’e Madhe e ulė kryet edhe i bindet vullnetit suprem populluer !

    E me qi jena bash te kreu Vrasa, qe edhe nji shźj barazije tjetėr madhuer :

    *Gjaku i Gjomarkut baraz me ē’do gjak. Shpirt pėr shpirt, se dukėn e ka falė Zoti !

    Para se t’a mbylli kėt analizė tė kreut mā t’sulmuem t’Kanunit Maleve prej studjuesish apo edhe artistėsh t’cillt kush pėr konformizėm e kush prej padķje, (por i indoktrinuem), e hodhne vallen simas vįzės zyrtare tė diktaturės, due me vūe n’dukje se pėrkrah kreut Vrasa, un kishjem n’mźnd m’e trajtue edhe pozicionimin e Kanunit karshi fźmnės e cilla mbas vajznķjet ishte s’parit bashkshorte, māndej nān’e s’fūndit edhe gjyshe e fmijve t’konakut. Kah trajtimi i kreut Vrasa m’kėrkoi mā shum kohė se sa e mźndojshem, nuk jam kah vazhdoj mā me problemin e fźmnės n’Kanun, por n’kėt drejtim due m’e prūe nji kujtim t’źmin i cilli flet pėr nji problem skājshmnisht serioz.

    E mbaj mźnd si t’ish dje kur Kapidan Mark Gjomarku, n’bised’e sipėr i pat thānė nji herė Patėr Anton Harapit, se pėrgjatė atyne pźsė vjeteve prej vrasjes Atė Sh.Gjeēovit e deri n’botim tė Kanunit, Kleri Franēeskan ka pasė vūe dorė n’Kanun. Patėr Antoni i kje gjegjė pozitivisht e me arsyetimin se ishte rregullue e meremetue ndonji gjā e cilla duhej bā patjetėr si fjalavjen problemi i prishjes kunorės. Ky fakt m’ka pasė mbetė n’mźnden t’źme por ... i pa krye. Mbas mbi nji gjysė shekulli, kah e pves Kapidan Ndue Gjomarkun, ky jo vetėm q’e pranoi se ish vūe dorė n’Kanun, por edhe m’a spjegoi psehin. Arsyja e mosvirgjinķsė, simbas Kanunit, i a nepte tė drejtėn dhāndrit, t’nesėrmen e martesės, m’e kthye nusen n’gjinķ e dera e saj e babės nuk kish asnji hak me marrė n’dhāndėr. Mirpo klerit katolik i hapte nji problem tejet madhuer se duhej prishė kunora e prishja e saj bāhej vetėm me lźje tė Papės n’Vatikan. Ksisoji kleri e hoqi prej Kanunit at paragraf, i cilli Kishės i hapte problem tė madh, kurse palės me besim musliman nuk i a lejote zyrtarizimin e njaj veprimi i cilli n’vazhdim krijote nderlikime jo tė vogla. Pra edhe me kėt kategorķ besimi ky veprim ish i drejtė.

    E xūna n’goje kėt moment, i cilli ka lidhje me etikėn e problemit tė trajtimit fźmnės n’Kanun, sa me ju a bā me dije lexuesve se nji herė tjetėr, me vullnesė tė Zotit, kam m’e trajtue edhe kėt kapitull aq t’pėrfolun tė Kanunit e ndoshta e trajtoj edhe nyjen e 112-tė edhe 113-tė tė kreut XXV-tė, (Vjedhnķja e Grabķja) me pae se si kish m’i gjykue Kanuni i hershėm veprimet e sodit tė disa drejtuesve tė shtetit t’onė !


    Mėrgim Korēa

Tema tė Ngjashme

  1. Veshtrim kritik i romanit ''I huaji ''- Albert Kamy.
    Nga Biondina nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-10-2011, 19:47
  2. Vėshtrim
    Nga sabit idrizi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 08:18
  3. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  4. Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 03:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •