Shuhet 7-vjecari i masakruar nga prinderit shqiptare
E Premte, 04 Gusht 2006
Dalin ne drite fakte te reja per ngjarjen, hetim gjysherve te viktimes ne Shqiperi
Femija shtate vjecar i cili perfundoi ne spitalin e Selanikut ne Greqi, ne gjendje koma, u shua naten duke gdhire dita e djeshme. Djali i vogel i ciftit emigrant nga Shqiperia, u dergua ne spital pasi ndodhej ne nje park publik te Selanikut ku besohet se ishte rrahur per te fundit here nga prinderit e tij. Keta te fundit i deklaruan policise se femija ishte demtuar gjate qendrimit ne park, duke luajtur.
Prej te pakten tete ditesh, i vogli ishte ne fazat e fundit te gjendjes shendetesore. Qe pardje ai ishte ne vdekje klinike dhe ne oret e para te mengjesit te djeshem, jeta e tij u shua si rezultat i ndalimit te rrahjeve te zemres, ne spitalin shteteror “Ipokratos” te Selanikut, ku mjekohej nen kujdesin e shtetit. Autoritetet thane se kane vendosur te bejne ekspertize mjeko-ligjore, e cila do t’i dergohet prokurorise per shqyrtimin gjyqesor te ceshtjes penale qe eshte hapur. Dy dite me pare ne gjykate, prinderit e femijes, te cileve iu dha burg pa afat nen akuzen e keqtrajtimit te te birit, kerkuan qe organet e djalit te tyre, t’i dhurohen spitalit per paciente ne nevoje.
Nje grua 34 vjecare shqiptare dhe bashkekombesi dhe burri i saj 36 vjecar, jane sipas policise se Selanikut, autoret e dyshuar te vrasjes se djalit te tyre. Ata jetonin se bashku me te dhe nje femije te dyte gjithashtu i mitur, si emigrante te perkohshem ne Selanik, ku kishin nje shtepi modeste, ne rrugen “Agjiu Elefteriu” ne rajonin Evosmo”, prane repartit ushtarak “Papakiriazi”. Ne rrethana dhe shkaqe qe nuk sqarohen ende, ata kane ushtruar dhune psikologjike dhe fizike ndaj njerit prej femijeve te tyre, djalit shtate vjecar. Prinderit akuzohen se kane keqtrajtuar te voglin duke e rrahur dhunshem ne te gjitha pjeset e trupit dhe ne koke. Madje jane konstatuar dhe shenja plage ne shpatull, qe sipas policise, vinin nga goditje me thike, kafshime dhe plage nga goditje me mjete te forta deri dhe te organet gjenitale. Para dy ditesh, per prinderit shqiptare u dha masa e sigurise burg pa afat. Ata akuzohen per keqtrajtim psikologjik dhe fizik te femijes me pasoje vdekjen. Gjate seances gjyqesore, gruaja dhe burri qe mbrohen nga avokatja Eleni Balaska, pranuan se kishin ushtruar dhune ndaj te birit. Por ata kembengulen se nuk e kishin rrahur aq rende, sa t’i provokoheshin plage serioze. Ata shtuan se femija vuante shume nga astma. Nga ana tjeter aluduan se dhuna fizike me permasa serioze mund te jete shkaktuar nga gjyshi dhe gjyshja i 7-vjecarit ne Shqiperi. Ne fakt femija jetonte me gjysherit dhe vetem kater muajt e fundit kishte ardhur ne Greqi. Ne lidhje me kete fakt dhe aludimet e prinderve, policia helen tha se ka vendosur te bashkepunoje me koleget ne Shqiperi per te zbardhur teresisht rrethanat e dhunes mbi te voglin, identiteti i te cilit nuk publikohet zyrtarisht. Pas vdekjes se te voglit dhe dergimit te prinderve ne burgun “Dhiavaton”, autoritetet helene e derguan femijen e dyte te ciftit, nje djale 11 muajsh ne “Agjios Stlianos”, nje qender perkujdesjeje sociale. Ed.Ku
Korrieri
Krijoni Kontakt