Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,799
    Postimet n Bllog
    3

    Shuhet jeta e 7 vjearit t rrahur nga prindrit

    Shuhet 7-vjecari i masakruar nga prinderit shqiptare

    E Premte, 04 Gusht 2006

    Dalin ne drite fakte te reja per ngjarjen, hetim gjysherve te viktimes ne Shqiperi

    Femija shtate vjecar i cili perfundoi ne spitalin e Selanikut ne Greqi, ne gjendje koma, u shua naten duke gdhire dita e djeshme. Djali i vogel i ciftit emigrant nga Shqiperia, u dergua ne spital pasi ndodhej ne nje park publik te Selanikut ku besohet se ishte rrahur per te fundit here nga prinderit e tij. Keta te fundit i deklaruan policise se femija ishte demtuar gjate qendrimit ne park, duke luajtur.

    Prej te pakten tete ditesh, i vogli ishte ne fazat e fundit te gjendjes shendetesore. Qe pardje ai ishte ne vdekje klinike dhe ne oret e para te mengjesit te djeshem, jeta e tij u shua si rezultat i ndalimit te rrahjeve te zemres, ne spitalin shteteror Ipokratos te Selanikut, ku mjekohej nen kujdesin e shtetit. Autoritetet thane se kane vendosur te bejne ekspertize mjeko-ligjore, e cila do ti dergohet prokurorise per shqyrtimin gjyqesor te ceshtjes penale qe eshte hapur. Dy dite me pare ne gjykate, prinderit e femijes, te cileve iu dha burg pa afat nen akuzen e keqtrajtimit te te birit, kerkuan qe organet e djalit te tyre, ti dhurohen spitalit per paciente ne nevoje.

    Nje grua 34 vjecare shqiptare dhe bashkekombesi dhe burri i saj 36 vjecar, jane sipas policise se Selanikut, autoret e dyshuar te vrasjes se djalit te tyre. Ata jetonin se bashku me te dhe nje femije te dyte gjithashtu i mitur, si emigrante te perkohshem ne Selanik, ku kishin nje shtepi modeste, ne rrugen Agjiu Elefteriu ne rajonin Evosmo, prane repartit ushtarak Papakiriazi. Ne rrethana dhe shkaqe qe nuk sqarohen ende, ata kane ushtruar dhune psikologjike dhe fizike ndaj njerit prej femijeve te tyre, djalit shtate vjecar. Prinderit akuzohen se kane keqtrajtuar te voglin duke e rrahur dhunshem ne te gjitha pjeset e trupit dhe ne koke. Madje jane konstatuar dhe shenja plage ne shpatull, qe sipas policise, vinin nga goditje me thike, kafshime dhe plage nga goditje me mjete te forta deri dhe te organet gjenitale. Para dy ditesh, per prinderit shqiptare u dha masa e sigurise burg pa afat. Ata akuzohen per keqtrajtim psikologjik dhe fizik te femijes me pasoje vdekjen. Gjate seances gjyqesore, gruaja dhe burri qe mbrohen nga avokatja Eleni Balaska, pranuan se kishin ushtruar dhune ndaj te birit. Por ata kembengulen se nuk e kishin rrahur aq rende, sa ti provokoheshin plage serioze. Ata shtuan se femija vuante shume nga astma. Nga ana tjeter aluduan se dhuna fizike me permasa serioze mund te jete shkaktuar nga gjyshi dhe gjyshja i 7-vjecarit ne Shqiperi. Ne fakt femija jetonte me gjysherit dhe vetem kater muajt e fundit kishte ardhur ne Greqi. Ne lidhje me kete fakt dhe aludimet e prinderve, policia helen tha se ka vendosur te bashkepunoje me koleget ne Shqiperi per te zbardhur teresisht rrethanat e dhunes mbi te voglin, identiteti i te cilit nuk publikohet zyrtarisht. Pas vdekjes se te voglit dhe dergimit te prinderve ne burgun Dhiavaton, autoritetet helene e derguan femijen e dyte te ciftit, nje djale 11 muajsh ne Agjios Stlianos, nje qender perkujdesjeje sociale. Ed.Ku

    Korrieri

  2. #2
    Tmerr!
    Nuk arris te kuptoj,se si 2 prinder pasi kane sjelle ne kete bote nje femije,ta keqtrajtojne ate me pas....
    Per mendimin tim,nuk ka arsye qe nje prind te rrah aq shume krijesen e tij,deri sa ta coj ne vdekje....eshte nje sjellje qe nuk ka shpjegim...

    Nese eshte e vertete,qe goditjet e prinderve bene te mundur vdekjen e femijes 7-vjecar...atehere i uroj me gjihte shpirt qe te kalben ne burg...se edhe nje denim i tille nuk i shfajson nga ai krim qe kane bere....

    ti vije turp!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Antarsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Mosha
    33
    Postime
    2,169
    e meritojne burging pa afat,,,,ai sa do qe te kishte qene i dhunuar ose i rrahur nga gjysherit prinderit nuk ishte dashur te ushtrojne dhune ndaj tij.
    aq me teper nese e kane ditur qe cuni ska qene mire ish dashur ta cojne tek mjeket dhe ta kontrollojne.


    por kto nuk duken si prinder ose njerz por monsters,,,edhe e meritojne burgim te perjetshem.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  4. #4
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,600
    E degjova ne lajmet ketu ne Greqi me erdhi keq per femijen .Me pare e kishin djegur me cigare edhe disa tortura shume te renda.Kur e pane mjeket kishin qare per femijen u kishte ardhur keq qe kishin arritur deri ketu.

  5. #5
    ► ☆☆☆ ◄
    Antarsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mmdhe
    Postime
    4,835
    Me la pa fjale kjo ngjarje
    Nuk e kuptoj se si mund te bejne nje gje te tille femijes se tyre keta njerez te lig qe meritojne varje te menjehershme.

    Ndjese paste dhe u prehte ne paqe ai femije.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Antarsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Thuhet:
    ku besohet se ishte rrahur per te fundit here nga prinderit e tij.
    Besohet?
    Habitem si nuk permendet ndonje deshmitar i rastit,ne parkun PUBLIK !

    Keta te fundit i deklaruan policise se femija ishte demtuar gjate qendrimit ne park, duke luajtur.
    Keta te fundit!!
    Eshte fjala per prinderit ?


    prinderit e femijes, te cileve iu dha burg pa afat nen akuzen e keqtrajtimit te te birit, kerkuan qe organet e djalit te tyre, t’i dhurohen spitalit per paciente ne nevoje.
    Si qenka e mundur te kerkohet kjo nga dy prinder qe e rrihkan femiun e tyre per vdekje!



    O njerez,a nuk iu duket pak kjo ngjarje si e pazakonshme!!


    ka nese nuk eshte keshtu siq na shkruajne grekerit?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Antarsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Mosha
    35
    Postime
    4,063
    Nje Akt Shum i Turpshem..............................

Tema t Ngjashme

  1. Vetvritet 11-vjearja besimtare
    Nga GiSHteZa n forumin Toleranca fetare
    Prgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  2. Prindrit dhe Fmijt
    Nga Gimi3 n forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Prgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  3. Disa Kshilla Pr Prindrit
    Nga shefqeti11 n forumin T jesh prind
    Prgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 17:41
  4. A kan autoritet prindrit e sotm?
    Nga Albo n forumin Komuniteti orthodhoks
    Prgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 15:50
  5. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    Nga kolombi n forumin Aktualitete shoqrore
    Prgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •