Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Busti i Veqilharxhit, arrestohen dy vėllezėr

    D.Zisi

    KORĒĖ - Dy vėllezėrit Edion dhe Artan Agolli, 25 dhe 26 vjeē, tė dy nga qyteti i Korēės janė vendosur nė pranga nga policia e Korēės, pasi kanė qenė tė shpallur nė kėrkim si autorė tė vjedhjes dhe mė pas copėtimit tė bustit prej bronzi tė rilindasit tė shquar Naum Veqilharxhi, vepėr e Skulptorit tė Popullit, Odise Paskali. Policia e Korēės i arrestoi mbrėmjen e dy ditėve mė parė dy vėllezėrit, tė cilėt akuzohen se nė bashkėpunim me 2 persona tė tjerė kanė vjedhur dhe dėmtuar bustin e rilindasit tė njohur. Dy tė arrestuarit u shpallėn nė kėrkim nga Prokuroria e Korēės pas arrestimit qė u krye mė 2 gusht, ditėn e vjedhjes, tė Bujar Latkės dhe Ergys Hysit, si bashkėpunėtorė nė kėtė vjedhje qė ka tronditur mbarė komunitetin e kėtij rajoni. Ka qenė Latka, ai qė i ka treguar policisė se si grumbullues hekurishtesh, bustin e copėtuar ia kishin sjellė nė hekurishten e tij dy vėllezėrit Agolli. Ndėrkohė qė Bashkia e qytetit ka kėrkuar ndihmė pėr zėvendėsimin e bustit tė dhunuar tė Veqilharxhit, i cili ėshtė edhe hartuesi i abetares sė parė shqipe, me tė cilėn u zhvillua mėsimi edhe nė Mėsonjėtoren e Parė. Por pasi nuk ekziston asnjė bocet nga skulptori i madh, busti i zvendėsuar nuk do tė jetė mė vepėr e Skulptorit tė Popullit Odise Paskali. Vjedhja dhe dėmtimi i bustit tė Naum Veqilharxhit ka ndodhur nė datėn 2 gusht tė kėtij vitit, kur katėr persona nga qyteti i Korēės, pasi e larguan atė nga piedestali, e sharruan nė 14 copa, me qėllim pėrfitimi nga shitja e bronzit. Pėr kėtė ngjarje, policia arrestoi fillimisht 57-vjeēarin Bujar Latka dhe 21 vjeēarin Ergys Koleci, tė dy nga qyteti i Korēės, mbi tė cilėt rėndon e njėjta akuzė, pėr tė cilėn u ndaluan dy javė mė pas dhe dy vėllezėrit Agolli.


    Gazeta BALLKAN
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Policia ka shkatėrruar njė rrjet trafikantėsh tė veprave tė artit. Arrestohen gjatė shkėmbimit me tregtarin grek

    Trafik 30 mijė euro me veprat arkeologjike nė Greqi


    Jorgjeta Gjanēi

    KORĒĖ- Objekte arkeologjike 3 mijė vjeēare kanė rėnė nė duart e njė tregtari grek, por plani i trafikimit ka dėshtuar, falė ndėrhyrjes sė policisė. Nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm ka pėrfunduar operacioni pėr shkatėrrimin e njė rrjeti tė trafikut tė veprave tė artit nė Korēė, operacion ky i realizuar nga zyra kundėr krimit tė organizuar nė Ministri tė Brendshme dhe policia lokale. Nė orėn 05:00 tė mėngjesit u vendos arrestimi i katėr personave, por burime nga grupi hetimor pohojnė se ekzistojnė dyshimet pėr persona tė tjerė tė implikuar nė kėtė rrjet. Pas bllokimit tė disa ikonave tė vjetra, por edhe tė objekteve arkeologjike, policia po vazhdon hetimet intensive pėr tė zbuluar se ku janė vjedhur veprat e artit, qė u bllokuan nė momentin e shitjes tek njė shtetas i huaj.
    Operacioni
    Rrjeti i trafikantėve tė veprave tė artit duket se mbahej prej kohėsh nėn vėzhgim, ndėrkohė qė ndėrhyrja ėshtė vendosur tė bėhet nė momentin e shkėmbimit tė objekteve arkeologjike me paratė. Ishte ora 21.00, kur Nesti Tanka, 45- vjeē, banor i lagjes 4 tė Korēės dhe Skėnder Dauti, 53 vjeē, u takuan tek trotuari pėrbri ish-hotel Turizmit me njė shtetas grek, identiteti i tė cilit nuk ėshtė bėrė i ditur nga policia. Tregtari grek, pasi i ka hedhur njė vėshtrim tė shpejtė makinės sė ngarkuar me vlerat e artit dhe kulturės shqiptare, ka filluar t’u numėrojė dy korēarėve 30.000 euro. Zyrtarėt e policisė pohojnė se greku duhej ta kishte verifikuar mė parė mallin, ku ishte rėnė dakord edhe pėr shumėn e parave. Nė kėtė orė tė vonė, duket se kishte mbetur vetėm akti formal pėr t’u pėrfunduar. Nė momentin qė greku po dorėzonte 30 mijė eurot ka ndėrhyrė policia, e cila u ka vėnė prangat Tankės dhe Dautit si dhe ka bllokuar objektet me vlerė tė madhe monetare dhe kulturore.
    Trafiku
    Hetimet pėr zbardhjen e kėtij rrjeti tė trafikut kanė vazhduar pėrgjatė gjithė natės. Policia e Korēės ka marrė nė pyetje dy personat e arrestuar, tė cilėt kanė pohuar se mallin e kishin siguruar tek Gjergji Nastasi dhe Vangjush Sulidhi. Mėsohet se pėr njė pjesė tė objekteve, kryesisht monedha tė vjetra, ėshtė vetėdeklaruar pronar 36- vjeēari Vangjush Sulidhi, edhe ky i arrestuar. Ndėrkohė qė i akuzuari si “furnizues”, Gjergji Nastasi nuk ka pranuar tė flasė pėr policinė. Burime tė sigurta nė policinė e Korēės pohojnė se nė mjet ka pasur disa ikona tė vjetra dhe me vlerė, tė cilat dyshohet se janė vjedhur nė kishat e qarkut tė Korēės, pėrfshi kėtu edhe ikonat e grabitura nė Voskopojė, gjatė viteve tė fundit. Por shumica e mallit qė po trafikohej kanė qėnė objekte arkeologjike rreth 3000 vjeēare prej guri, poēerie, metalesh tė ndryshme dhe njė sasi e konsiderueshme monedhash tė vjetra romake e ilire. Ende nuk dihet se si janė gjetur kėto vlera arti shumė tė vjetra, por dyshimi kryesor bie edhe mbi institucionet qė administrojnė arkiva me objekte tė vlerave tė artit dhe kulturės arkeologjike. Njė tjetėr pistė hetimi nuk pėrjashton edhe mundėsinė qė persona tė veēantė t’i kenė gjetur apo blerė kėto vlera arti me qėllim tregtimin e tyre. Nė kuadėr tė hetimeve qė po zhvillohen drejtues tė policisė sė krimit tė organizuar nuk pėrjashtojnė mundėsinė qė t’i shtrijė hetimet e veta edhe nė kontrolle dhe verifikime tė inventarit tė arkivave qė disponojnė Muzeu Kombėtar i Artit Mesjetar dhe Muzeu i Arkeologjisė nė Korēė.


    PĖRGJEGJĖSI

    “Dėshiroj tė jenė ikonat e
    vjedhura nė Voskopojė”

    Pėrgjegjėsi i degės sė monumenteve tė Kulturės nė Korēė, Theodhor Theodhori ėshtė shprehur pėr “Shekullin” se ende nuk ėshtė nė dijeni tė veprave qė u tentua tė trafikoheshin jashtė vendit. “Nuk e di saktėsisht se ēfarė vlerash arti ka kapur duke u trafikuar policia, por pėrderisa klasifikohen si objekte me shumė vlera, unė i pėrshėndes pėr rolin qė po luajnė nė mbrojtjen e tyre. Do tė dėshiroja qė mes tyre tė jenė ikonat e vjedhura gjatė viteve tė fundit nė kishat e Voskopojės, sepse kjo do tė plotėsonte atė boshllėk qė ka mbetur nė Ikonostaset e tyre, pas dy vjedhjeve tė bujshme tė baltakinit, ikonostasit dhe njė mori ikonash nė kėto kisha. Ne vazhdimisht u kemi kėrkuar organeve tė specializuara tė policisė qė tė thellohen nė hetimet e tyre rreth vjedhjes sė kėtyre vlerave dhe mė gėzon fakti qė njė pjesė e vlerave tė artit i shpėtuan trafikimit jashtė vendit tonė”. J.GJ


    VĖLLAI

    “I gjetėm monedhat romake
    nė themelet e shtėpisė”

    Vėllai i njėrit prej tė arrestuarve me akuzėn e trafikimit tė veprave tė artit jashtė vendit pohon se 50 monedhat metalike janė gjetur nė themelet e shtėpisė. Vėllai i Vangjush Sulidhit, Kristaqi pohon pėr gazetėn “Shekulli“ se: “vėllanė tim e ka ndaluar policia se po shiste njė sasi monedhash tė vjetra, tė cilat i gjetėm kur ndėrtuam shtėpinė tonė tė re. Unė di se janė 50 monedha metalike romake tė llojeve tė ndryshme. Ato i gjetėm teksa hapėm themelet e reja dhe vėllai mendoi t’i shiste pėr tė nxjerrė ca fitim“. Kristaq Sulidhi shton mė tej se vėllai i tij nuk e mendoi gjatė se ato janė vepra arti tė cilat pėrbėjnė vlera tė artit dhe kulturės shqiptare, por mendoi tė fitonte ca para me “thesarin“ e gjetur nė themelet e shtėpisė sė re. J. Gj




    20/08/2006
    KATEGORIA: Kronike nga rrethet

    shekulli

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    KORĒE/ Kėshilli Bashkiak jep 200 mijė lekė. Reagimi: Tė dėnohen dhunuesit e artit


    Ringrihet busti i Veqilharxhit

    Copėzat e grabitura tė bronzit do tė rikrijojnė veprėn

    JULI KAPURANI/ KORĒE
    Kėshilli Bashkiak i Korēės ka miratuar njė fond prej 200 mijė lekėsh pėr meremetimin e bustit tė patriotit rilindas, Naum Veqilharxhi.

    Vetėm pak javė nga vjedhja e bustit tė vendosur nė njė nga lulishtet e qytetit, pas gjetjes sė pjesėve tė tij nga ana e policisė, (tė copėtuar dhe tė ndarė nė pjesė dhe gati pėr shkrirje), Kėshilli ka vendosur qė ky bust t'i rikthehet sėrish qytetit pas njė ndėrhyrjeje me fonde pėr tė realizuar ngjitjen dhe meremetimin.
    Pas kėtij meremetimi, tė kėrkuar nga kėshilli i kulturės, busti i Naum Veqilharxhit do tė vendoset nė tė njėjtin vend ku ka qėndruar pėr mė shumė se 30 vjet. Eshtė parashikuar qė copat e gjetura tė bustit tė ribashkohen nga specialistėt dhe tė ngjiten pėr tė risjellė figurėn e patriotit qė ka munguar qysh nga dita e vjedhjes pėr qėllime fitimi. Busti, i cili u realizua nga Odise Paskali, do tė meremetohet bazuar nė njė bocet tė ruajtur nga vajza e skulptorit. Ky bocet do tė shėrbejė pėr tė rindėrtuar sipas origjinalit bustin e patriotit, tė shkatėrruar pėr qėllime pėrfitimi nga shkrirja e tij dhe marrja e materialit tė bronzit. Por, ndonėse tashmė janė arrestuar tė katėr personat mbi tė cilėt rėndon akuza e "vjedhjes dhe tė shkatėrrimit tė veprave tė artit dhe kulturės", nė mbledhjen e pėrqendruar kryesisht nė kėtė ēėshtje ka pasur qėndrime dhe propozime tė ēuditshme, si dhe kėrkesa pėr masa tė rrepta ndaj atyre qė cenojnė veprat e artit. Ka qenė kėshilltari socialist, Ilo Konstandini, i cili ka propozuar qė tė kėrkohet nėpėrmjet kėtij organi vendimmarrės njė dėnim publik pėr grabitėsit, duke e konsideruar kėtė si njė ngjarje tepėr tė rėndė pėr qytetin e Korēės dhe kulturėn qytetare. "Edhe dėmtuesit e bustit tė Naum Veqilharxhit duhet tė dalin nė publik dhe tė dėnohen edhe nga populli pėr aktin e tyre", u shpreh Kostandini. Kėrkesa e bėrė prej tij ka sjellė nga pas dhe reagime tė tjera pėr kėtė rast. Me qėllim qė tė tregohet se do tė zbatohen masa tė ashpra dhe tė rrepta pėr ata qė cenojnė rėndė imazhin e kulturės korēare ėshtė kėrkuar jo vetėm ndėshkimi publik nga Kėshilli Bashkiak, por dhe angazhimi i juristit tė bashkisė me zhvillimin e procesit gjyqėsor. Ndėrkohė qė ēėshtja pėr vjedhjen e bustit i ka kaluar tashmė Gjykatės sė Rrethit, kėshilltarėt kanė kėrkuar qė juristi tė interesohet nga afėr mbi zhvillimet e procesit gjyqėsor dhe tė kėrkojė njė dėmshpėrblim material nga tė akuzuarit pėr vjedhjen dhe shkatėrrimin e bustit tė Naum Veqilharxhit.
    Vjedhja e bustit nė lulishten tek trekėndėshi i qytetit tė Korēės ndodhi nė datėn 2 gusht. Tre persona, tashmė tė prangosur nga policia, e morėn atė pasi e sharruan natėn dhe e transportuan pėr nė fshatin Pojan, ku e dėrguan pėr shkrirje. Busti u gjet nga policia i ndarė nė 14 copė dhe i bėrė gati pėr shkrirje nė njė nga pikat e shkrirjes sė metaleve.
    Nė pranga u vu dhe personi i cili do tė realizonte shkrirjen. Gjithė kjo histori do t'u sillte tre tė rinjve korēarė njė fitim prej 5 mijė lekėsh. Busti i patriotit rilindas u vendos nė lulishte qysh nė vitin 1976.



    200 mije leke
    lekė ėshtė fondi qė do tė akordohet pėr meremetimin e bustit tė rilindasit Naum Veqilharxhi, pas shkatėrrimit tė tij nė fillim tė kėtij muaji
    4 persona
    u ndaluan pas dhunimit tė veprės sė ngritur nė lulishten e qytetit tė Korēės, tre prej tė cilėve grabitės, ndėrsa tjetri personi qė do tė shkrinte bronzin
    30 vjet
    mė parė, pikėrisht mė 1976 u vendos nė Korēė busti i Naum Veqilharxhit, vepėr e punuar nga skulptori Odise Paskali, pėr nder tė rilindasit
    5 mije leke
    mendohet se do tė ishte vlera e parave tė fituara qė do tė realizohej nga shitja e bustit tė Rilindasit Kombėtar Veqilharxhit, pas shitjes nga grabitėsit


    Reagimet

    1- Dėmtuesit e bustit tė Naum Veqilharxhit tė dalin nė publik dhe tė dėnohen edhe nga populli pėr aktin e tyre, si dhunues tė veprave tė artit korēar

    2 - Juristi i Bashkisė sė Korēės tė interesohet nga afėr mbi zhvillimet e procesit gjyqėsor dhe tė kėr-kojė njė dėmshpėrblim material nga tė akuzuarit pėr vjedhjen dhe shkatėrrimin e bustit


    Panorama

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    E bija e Paskalit: Vepra e tim eti, e sharruar per disa kile bronx?!

    E Diele, 13 Gusht 2006

    Busti i mesonjesit Naum Veqilharxhi, i skalitur nga babai i skulptures shqiptare Odhise Paskali, shnderrohet ne nje fraze “na ishte njehere ne Korce...“. E bija e Paskalit, Floriana ngre dyshime per hedhjen ne plehra te kesaj vepre duke thene se “dyshoj shume qe busti te jete sharruar per disa kile bronx“

    Anisa YMERI

    Na ishte njehere! Kjo eshte fjalia e pare tejet familjare per cdo imcak te mesuar me perrallat e me te rriturve mbremjeve te vona. Kete here, na ishte njehere do ta degjojme nese pyesim se ku gjendet busti i perhapesit te shkronjave shqipe, mesonjesit Naum Veqilharxhit. I skalitur prej te paarritshmit Odhise Paskali, kjo veper do te mbetet thjesht ne kujtesen e korcareve dhe albumet e krijimtarise se Paskalit, por busti origjinal s’mund te jete me. Te indinjuar apo jo, ajo cka verehet ne keto momente eshte “pafuqia“ per te mbrojtur ate cka na perket te gjitheve. Vajza e Paskalit, Floriana keto dite pas ketij rasti qe shumkush e ka cilesuar si te paprecedent shprehet: “Thuhet qe nje veper e tille, e nje figure te madhe kombetare eshte sharruar per disa kile bronx. Dyshoj qe e verteta te jete keshtu, pasi me zhdukjen e nje vepre te tille, forca qe une do t’i cilesoja anti-kombetare, kerkojne qe te zhdukin nje pjese te kultures kombetare“. Paraditen e djeshme, nje apel ka derjtuar edhe drejtori i Galerise Kombetare te Arteve, Nestor Jonusi i cili kerkon te mbrohen monumentet, dhe jo vetem prej shtetit kete here, por edhe prej qytetareve, pasi morali qytetar ne kete mes eshte shume thelbesor.

    Kjo edhe te tjera vepra perbejne ne thelb identitetin kombetar, ndaj edhe indinjimi i vajzes se Paskalit nuk mund te kaloje ne heshtje. Ajo shprehet se “mbi te gjitha kjo eshte nje goditje per identitetin tone, prej disa njerezve te cilet duan te zhdukin nje kulture te tere, eshte edhe nje gositje shume e madhe perkarshi puneve te babait“. Padyshim qe fajtor ka ne kete mes, dhe “gishti“ i Florianes shkon tek shteti, i cili sipas saj ka per detyre jo vetem te gjeje “fajtoret“ por edhe te mbroje ate cka nuk lejon me tej perdhosjen e identitetit tone kombetar. Te gjitha keto vepra e te tjera te cilat jane pjese e koleksoinit apo arkivit te familjes Paskali jane nje histori e tere e derdhur ne bronx, e qe askush nuk luan me te voglin gisht per ta ruajtur, ashtu te paprekur kete thesar te kultures sone kombetare. Thesari qe ai la pas ne 62 vitet e ktijimtarise se tij, eshte tejet i madh, arrin ne 523 skulptura. Nje pjese e madhe e tyre nuk jane me, disa nuk dihet se ku gjenden, te tjerat neper sheshe, disa neper galeri e nje fond i cmuar eshte per familjen, e cila ngurron te beje te ditur numrin e skulpturave qe kane trasheguar prej babait te skulptures dhe babait te tyre, Odhise Paskalit.

    Kerkesa

    Busti i Skenderbeut, jo ne kryeministri por ne galeri

    Shteti shqiptar identifikohet me Skenderbeun, dikur kete fat e ka pasur edhe Galeria Kombetare e Arteve, tani jo me. Qe prej vitit 1999, nje urdher e ka larguar kete bust prej galerise duke e shnderruar ne “prone” te kryeministrise. E bija e Paskalit, Floriana pohon se ka nderhyre disa here qe busti origjinal i Skenderbeut te kthehet aty ku i takon, por me kot. “Ai e ka pasur vendin ne pavionin e Motres “Tone”, pasi kane qene edhe dy shtyllat qe mbanin galerine, ndersa tani Paskalin e perfaqesojne me nje Vazllov per ze thene qe e kemi edhe nje Paskal, po ky eshte turp”, shprehet ajo. Busti i Skenderbeut tanime gjendet ne kupolen e shtetit shqiptar, ne kryeministri, por trashegimtarja kerkon qe ai te kthehet ne vendin e tij, dhe mund te behet nje kopje me pas per t’ja dhuruar kryeminstrise apo cdo institucioni qe kerkon te kete nje figure te tille ne mjediset e tij. Thirrja qe ben Floriana eshte: Galeria te ktheje kete bust ne “shtepi”, pasi ai e ka vendin aty dhe duhet te jete ne fondin e saj. Por ndersa drejtori i Galerise se Arteve, Nestor Jonusi ben apel per mbrojtjen monumenteve, duke marre shkase nga zhdukja e me te fundit veper, bustit te Naum Veqilharxhit, nuk ka kthyer asnje pergjigje per kthimin e bustit te Skenderbeut apo te tjera veprave te larguara nder vite nga fondi i Galerise.

    Nuk eshte vetem “Veqilharxhi“ i pafat

    Fati i veprave te Odhise Paskalit duket se i perngjan atij te shesheve publike. Ne qender te Kolonjes gjendet edhe nje obelisk, u cili dikur ka pasur si aureole “”Deshmorin Kolonjar”, veper e vitit 1938. Fati i tij ka qene thuajse i njejte me Veqilharxhin pasi ai jo vetem eshte shkulur prej tij, por nuk dihet edhe ku gjendet ne keto momente. Te tjera vepra jane larguar edhe nga qendra e Korces, qe jane 2 baso-relieve, “Rruga e Historise”. Ndersa prej nje tjeter sheshi ne Tirane, prane Librit Universitar, pasi eshte dhene leja per shesh ndertimi per pallate, i “penalizuari” ka qene busti i Jeronim De Rades, i cili ende nuk dihet se ku gjendet, ne ndonje bodrum a pertej kufujve te Shqiperise. Keto edhe te tjera raste, kane bere qe trashegimtarja Paskali te ngreje edhe padi penale, per te drejtat e autorit dhe nje sere shkeljesh te tjera mbi vepren e tij.

    Korrieri

  5. #25
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anėtarėsuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180
    Eshte per te ardhur keq kur degjon per te tilla akte . Mund ta quaj me plot gojen " fundi i nje qyteterimi " , akoma me keq kur akti i tupshem vjen nga nje qytet qe ka dhene per zhvillimin e qyteterimit shqipetare si , Korca ( parisi i vogel )
    ''Nėse puna ju shkakton lodhje ,atėher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  6. #26
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    KORĒĖ- Prej mėse njėzet vjetėsh, busti i Naum Veqilharxhit lartohej mbi njė piedestal nė qendėr tė qytetit tė Korēės, por nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, ai ėshtė shkatėrruar dhe shitur me kilogramė pėr bronz.
    Edhe? Nuk shoh asgje te keqe ketu. Veprimet e ketilla vetem tregojne se ku ka uri, nuk ka art. Do shtoja maksimen time te preferuar, "Askush nuk lexon Shekspirin ne stomak te zbrazet".

    Eshte koha te mirremi me prioritete e jo me art. Pushtetaret nuk duhet te harxhojne te mira materiale duke ndertuar 'toteme' duke anashkaluar nevojat e popullates.

    Mos te behem hipokrit. Gjoja 'Artista'. Vuani per art e harroni fqiun e uritur. Vuani per koncept kur njerezit real, nga mishi dhe gjaku jetojne me dy kafshore buke ne dite.

    Art nuk eshte te ndertosh 'gjera' te vdekura, kinse artistike\patriotike kur populli vuan.

    Te behemi pragmatik.

    Arti qe paguhet nga te mirat publike duhet te vjen ne fund te listes.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #27
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Papapapapa, e lexoni kete lart se ca thote apo jo????!!!!!
    Kjo eshte per te qare e per te qeshur, ne vend qe ta denoje aktin e perkrah....

  8. #28
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83
    Papapapapa, e lexoni kete lart se ca thote apo jo????!!!!!
    Kjo eshte per te qare e per te qeshur, ne vend qe ta denoje aktin e perkrah....

    Qesh, eshte dhurate perendish; mos perqesh dhe mos fto tjeret qe te bashkohen ne perqeshje.

    Denimi im per aktin e bere nenkuptohen,por, nese mban qendrimin,"bota e madhe sipas Edvinit te vogel 1983" mbase leshon shume gjera. Kjo veper nuk ka te beje asgje me 'qytetrim'.


    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Por me e hidhur se injoranca e atyre dy shqiptareve te pashkolle.
    Injoranca nuk eshte semundje, eshte gjendje e krijuar si pasoje e rrethanave te ndryshme. Kur Parlamentaret e juaj qe ju i keni zgjedhur ne Shqiperi rrahen e bejne skena sic ndodhi para ca kohesh, 'vjedhja' e bronzit nuk eshte asgje.


    Qellimi i postit tim te meparshem ishte se veprat e kesaj natyre jane barometer i gjendjes alarmante e cila mbizotron ne Shqiperi. Mos gjykoni hajnat e vegjel.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •