Virusi NIPAH
E ka marrë emrin nga vendi i zbulimit të tij (Nipah, Malajzi me 1999.) Megjithëse ka shkaktuar pak “shpërthime”, aftësia e tij për t'u shndrruar e lëvizur nëpërmjet kafshëve e njerëzve dhe vdekshmëria e lartë e bën këtë virus nga më të tmerrshmit e sëmundjeve të reja. Mendohet se bartës është lakuriqi i natës, por sëmundja është parë dhe tek derrat, qentë e macet. Njerëzit e marrin këtë virus duke u ushqyer me mishin e kafshës së infektuar ose nga gërvishtjet e tyre. Periudha e inkubacionit është 4-18 ditë, dhe duket si gripi në fillim. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjellur konvulsione e më pas gjendje kome. Gjysma e të sëmurëve vdesin e nuk kemi trajtim për të.

H5N1 (Avian Flu)
Në Maj 1997 ekspertët botërorë të gripit u frikësuan se mos po përhapej një Pandemi e madhe gripi e një masiviteti të tillë të paparë që nga koha e Gripit Spanjoll (1918). Shkaku? Një djali 3- vjeçar në Hong Kong i kishte rënë gripi i pulave. Normalisht virusi i gripit pëson ndryshime (mutacione) gjatë kalimit nga shpendët të derrat e më pas tek njerëzit. Por ky tip kishte kapërcyer barrierën e specieve (llojeve), duke sjellë një tip të ri virusi të gripit për të cilën njerëzit nuk kanë rezistencë natyrale. Për gripin nuk ka kurë e për këtë tip të ri nuk ka vaksinë. Ai është riaktivizuar shumë gjatë vitit të kaluar në Azi dhe së fundmi ka bërë një “kërdi” edhe në Evropë.

nvCJD (Lopa e çmendur)
Kjo sëmundje u zbulua në vitet ‘20 si gjendje e rëndë që prekte moshat e vjetra. Sëmundja e quajtur KRAUTZFELD-JAKOB (CJD Creutzfeldt-Jacob disease) është forma njerëzore e sëmundjes, të cilën tek kafshët e quajmë sëmundja e "Lopës së çmendur" - (BSE ose mad coë disease). Por më 1996 Grupi Special Kombëtar për monitorizimin e kësaj sëmundjeje (CJD) në Britaninë e Madhe (me qendër në Edinburgh) identifikoi një tip të kësaj sëmundje të panjohur më parë nga shkenca, variant i ri i CJD, ku mosha mesatare e viktimave ishte 29 vjeç! Janë gjetur lidhje me ekspozimin, ndoshta nëpërmjet ushqimit, një sëmundje e ngjashme tek lopa e quajtur Encefalopatia Spongjiforme Bovine (BSE - Bovine Spongiform Encephalopathy ose Sëmundja e Lopës së Çmendur). Në fillim të kësaj sëmundje pacienti kalon në depresion dhe një ndjenjë të çuditshme si “ngjitje” e lëkurës. Më pas kemi humbje të balancës dhe në stadin e vdekjes i sëmuri është komplet i imobilizuar dhe memec. Nuk dihen numrat e saktë në të gjithë botën, por në Britani kjo sëmundje ka prekur 100 vetë. Është fatale 100%. Nuk ka shërim.

Lyssavirusi Australian
Nëntor 1996, një grua 39- vjeçare nga Queensland, që sapo kishte filluar të kujdesej për lakuriqët e natës, sëmuret. Humb ndjeshmërinë në krahun e majtë, gradualisht kalon në koma e më pas vdes. Kjo është e para që vdiq nga një sëmundje e cila prek të gjithë popullatën e lakuriqëve të natës në Australi. Një tjeter person vdiq, dy vjet më vonë. Deri tani nuk ka kurë për këtë problem.

HHV8, Sarkomes Kaposi
Më 1995 doktorët panë lezione ngjyre vishnje në të zezë, në lëkurën ose organet e brendshme të të sëmurëve me SIDA. Ishte një formë e re dhe e rrallë e kancerit të lëkurës. Faktikisht kjo vjen nga një variant i virusit herpes dhe në ata që kanë sistemin imun të dëmtuar, mund të përhapet te gjendrrat limfatike e mushkëritë me pasoja fatale. E vetmja tentativë ngelet Kemioterapia, por rezultatet janë të pakënaqshme.

Virusi Sabia
Gusht 1994, një virolog shkoi në Klinikën e Mjekësisë Tropikale në Universitetin e Yale-it (USA) me ethe dhe dhimbje kurrizi. U konstatua që ai kishte një formë komplet të re të një virusi, indentifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, i cili kishte “rrëshqitur” nga një epruvetë e plasaritur. Vetëm dy raste janë raportuar: një vdiq me hemorragji të organeve të brendshme e tjetri mbijetoi pas vuajtjeve të papërshkrueshme, të tmerrshme. Ky virus njihet fare pak e s’ka trajtim për të.

Virusi Hendra
Ngjan me virusin Nipah, por gjendet në Australi. Është hasur tre herë në njerëz, të gjithë e morën nga kontakti me kuajt. Dy prej tyre vdiqën.

Virusi Sin Nombre
Ky virus ose Hantavirusi i Sindromes Pulmonare - HSP u gjend për herë të parë në 1993, pas hetimeve të bëra për një sëmundje fatale respiratore që u vu re në shtetet jug-perendimore të USA. Që atëherë, 100 raste janë raportuar në 20 shtete amerikane, shumica në perëndim. Veçoria e kësaj sëmundje? Ndryshe nga shumica e sëmundjeve që zakonisht sulmojnë njerëzit me mbrojtje (sistem imun) të dobët, kjo sëmundje ka prekur më të shëndetshmit e me të fortët. Vjen nga minjtë e pyllit (i quajturi mi i drerit), pra nga rodentët. Pasi ekspozohen ndaj feçeve të këtyre rodentëve, pacientët kanë ethe e dhimbje muskujsh, deri 5 javë më vonë, e ndjekur kjo me pas me marrje fryme, pasi mushkëritë gradualisht mbushen me lëng, në raste ekstreme kjo sjell vdekje. S’ka trajtim për këtë virus.

Vibrio Kolera 0130
Ky është bakteri përgjegjës për Kolerën Aziatike, i izoluar për herë të parë në Peru (në 1991). Përhapet tepër shpejt nëpërmjet ujit të ndotur e me pas arrin proporcione epidemike: Nga mbi 1.000.000 pacientë të prekur në hemisferën perëndimore (nga 1991-1995) pati mbi 10.000 të vdekur. Sëmundja fillon menjëherë! Periudha e inkubacionit sillet, nga 6 orë - 5 ditë. Pacienti ka ngërçe abdominale, të vjella e dehidrim. Vdekja vjen nga dehidrimi (humbja e lëngjeve). Antibiotikët ndihmojnë për të shkurtuar sëmundjen.

Virusi Guanarito
Në Shtator të 1989-ës, doktorët në Venezuelë filluan të shihnin një sëmundje me ethe tepër të larta në mesin e popullsisë së fshatit. Shumë nga pacientët u shtruan në spitale, sepse ethet nuk pushonin, kishin dobësi të përgjithshme, dehidrim dhe hemorragji të brendshme. Mbi 100 raste janë konfirmuar, rreth 1/3 e pacienteve vdiqën. Mendohet se përhapet nga minjtë. Njohuritë për këtë virus janë minimale.

Hepatiti C
Ky infeksion viral i mëlçisë është shkak madhor në sjelljen e kancerit të mëlçisë, verdhësit e vdekjes nga helmimi i gjakut. Zbuluar për herë të parë në 1989, përhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut, p.sh nga transfuzionet e gjakut apo kontakti seksual. Në mënyrë globale mendohet se janë mbi 170 milion persona me këtë infeksion kronik, e çdo vit kësaj armate i shtohen 4 milion të tjerë. Nuk ka vaksine për Hepatitin C.

Hepatiti E
Është zbuluar në 1988-ën, ngjan me Hepatitin C, përveç se mund të transmetohet nga ushqimet ka më pak shanse të jetë fatal.

Virusi HIV
Më 1983 u zbulua HIV, virusi që është përgjegjës për SIDA-n, Sindromin e imuno-deficiencës së fituar. Një sëmundje kjo e indentifikuar për herë të parë në burrat homoseksualë në Amerikë. Që atëherë përhapja e kësaj sëmundje është bërë me virulente ndërmjet heteroseksualëve, veçanërisht në Afrikë e Azi. Shpërndahet nëpërmjet gjakut e lëngjeve trupore. Nuk ka kurë (shërim) dhe as vaksinë për të, por një forme e re trajtimi me ilaçe e quajtur “terapia treshe” po jep rezultate inkujaruese.

Escherichia coli
Ky variant i rrezikshëm i Escherichia coli u zbulua për herë të parë në 1982-shin, pas një shpërthimi të një diarreje të tmerrshme e gjak me origjinë nga hamburger-ët e kontaminuar. Pas kësaj, shumica e infeksioneve kanë ardhur nga ngrenia e mishit të grirë të pa gatuar plotësisht. Të rriturit e shëndetshëm, zakonisht e marrin veten, por mund të jetë vdekjeprurëse te fëmijet e vegjël e tek të moshuarit.

Campylobacter jejuni
Është shkaku kryesor i diarresë në vendet e zhvilluara. Identifikuar në ‘77-ën, ky bakter prek çdo kënd, por fëmijët nën 5 vjeç dhe të rinjtë janë më në rrezik. Campylobacter jejuni shpesh gjendet në pulën e pagatuar, në qumështin e pazier, pasi bakteria bartet nga kafshët e mizat nëpër ferma.

Cryptosporidium parvum.
Tjetër fajtor për diarrenë, prek një në 40 persona në Europën perëndimore.

Rotavirusi
Kjo është një endemi mbarë botërore, përgjegjës për gjysmën e shtrimeve në spitale nga diarreja të fëmijëve. Zbuluar në ‘73-ën vjen nga përgatitja e ushqimit me duar të palara, zakonisht në shtepi. Mbi 1.000.000 fëmijë vdesin nga pasojat e rotavirusit çdo vit!

Sëmundja e Legjionarëve.
Mori këtë emër në 1976-ën kur një shpërthim i pneumonisë u pa ndërmjet pjesëmarrësve në takimin e Legjionit Amerikan në Filadelfia. Qindra-mijëra persona infektohen prej saj në të gjithë Botën çdo vit, 5 - 30% e tyre vdesin. Përhapet nga sistemi i ajrit të kondicionuar. Kapur në fazën e hershme trajtohet me rezultat.

Ebola
Ethet hemorragjike Ebola, janë një sëmundje vdekjeprurëse te njerëzit e majmunët, shihet në mënyrë sporadike që nga zbulimi i saj në 1976. Merr emrin e një lumi (Ebola) në Kongo (ish Zaire). Është tepër infektiv nëpërmjet kontaktit me lengje trupore, sjell temperaturë të lartë e të vjella masive. Shumica e viktimave vdesin brenda një javë nga fillimi i infeksionit, pasi gjithë organet e brendshme të tyre bëjnë kolaps total. S`ka kurë (shërim)!

Sëmundja Lyme
U pa në fillim kur po vrojtohej artriti në fëmijët e qytetit Lyme (Connecticut, USA). Shkaktohet nga bakteri Borrelia burdorferi e transmetohet me pickim. Rrallë është fatale, por nëse skuqja fillestare nuk trajtohet sjell invaliditet nëpërmjet sëmundjes se kyçeve e lodhje kronike.