Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 46
  1. #1

    Rexhep Qosja per vdekjen e Titos

    Ne gazeten "Rilindja" te Kosoves, gjate kohes qe vdiq Tito (maj 1980), Rexhep Qosja e pershkroi me keto fjale humbjen e tij.


    NJE JO E MADHE DHE SHUME MERITA

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjelle deri ne triumf perfundimtar Luften Nacionalclirimtare te popujve te Jugosllavise-ja nje merite e mjafte historike per te gjitha koherat.

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjell deri ne triumf perfundimtar luften qe ka permbysur monarkine, duke i hapur rrugen ngadhnjimit te socializmit-ja nje merite tjeter e mjafte per historine.

    Tito na ka udhehequr shtigjeve te veteqeverisjes socialiste, te barazise, vellazerimit e bashkimit, bashkejeteses se kombeve dhe kombesive-ja nje merite tjeter e jashtezakonshme historike.

    Tito i ka prire idese se madhe qe i reziston presionit te fuqive te medha e qe sot njihet si ide e mosinkuadrimit-ja edhe nje merite tjeter, aq e madhe, aq vendimtare ne historine e perbotshme.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    [QUOTE=Qazim RUDI]Ne gazeten "Rilindja" te Kosoves, gjate kohes qe vdiq Tito (maj 1980), Rexhep Qosja e pershkroi me keto fjale humbjen e tij.


    NJE JO E MADHE DHE SHUME MERITA

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjelle deri ne triumf perfundimtar Luften Nacionalclirimtare te popujve te Jugosllavise-ja nje merite e mjafte historike per te gjitha koherat.

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjell deri ne triumf perfundimtar luften qe ka permbysur monarkine, duke i hapur rrugen ngadhnjimit te socializmit-ja nje merite tjeter e mjafte per historine.

    Tito na ka udhehequr shtigjeve te veteqeverisjes socialiste, te barazise, vellazerimit e bashkimit, bashkejeteses se kombeve dhe kombesive-ja nje merite tjeter e jashtezakonshme historike.


    Qazim,

    sigurisht qe ky pershkrim i Qosjes eshte deshprues. Por nga kendveshtrimi i atehershem, ne ben te jemi pak te sinqerte para pyetjes:

    A e ka bere Qosja ket pershkrim te Titos vullnetarisht apo i eshte imponuar nga
    politika zyrtare?

    Nese "pershkrimi " i ka qene i domosdoshem sepse i ka ardhe si kerkese nga politika zyrtare, atehere deshprimi eshte pergjymse me i vogel.
    Jo qe Tito ishte shume i mire per shqiptaret,sepse ai s`na kishte as fare as fis,
    por nen drejtimin e tij Kosova u be njisi konstituive e Federates Jugosllave me te drejte te Vetos!

    Sčshte ketu qellimi te lavderohet sllavi Tito ,qe ishte nji gjysem analfabeti me nji
    aftesi te natyrshme prej rrenci(intriganti) shume efektiv, por qe te kuptohet se
    po te ishte sipas shkijeve , ne nuk do te kishim as Kushtetuten e vitit 1974, as Universitetin , as shkolla shqip.

    Tito nuk na dha Kushtetuten se na donte, por sepse e kishte te qarte se Kosova
    ishte nji "Fuqi baruti", me nji natalitet te larte e padrejtesi te mdha qe i perjetonte
    para `74-shit.
    Tani mos te linde bindja ketu se une po e mbroje sllavin Tito, sepse do te ishte
    absurd!
    E drejta do te ishte te behet rruga e natyrshme : bashkimi i Kosoves me shtetin Nane, Shqiperine.
    Po kush na ka faj neve qe ne ishim te dobet e edhe Nana jone poashtu?! Askush tjeter pos vetvetes.

    Regjep Qosja ka bere gafe politike sa te duash.Edhe pikpamjet e tij te fundit,rreth
    identitetit te shqiptareve, per mua jane qesharake.

    "Revolucioni i vonuar demokratik"i tij ia ka cenuar (hijezuar) shume emrin.
    Per hire te vertetes, nuk ben ti mohohet kontributi i tij ne fushen kombetare.
    Me kontributin e tij ne lemine e historise se letersise kombetare,ai ka bere qe
    disa gjenerata te shqiptaret e ketej kufirit ti ruajne ndjenjat kombetare ,duke
    lexuar dhe kuptuar porosite e shkrimtareve tane Rilindase, te trajtuar e botuar nga Regjep Qosja.

    Qazim ,

    po ta marrim e sitim holle ,se kush cka ka thene ne kohen kur ishim nen sllavet,
    kam bindjen se asnjeri nga ne ,qe eshte mbi 20 vjeq, nuk do ti shpetonte "denimit"!

  3. #3
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga Qazim RUDI
    Ne gazeten "Rilindja" te Kosoves, gjate kohes qe vdiq Tito (maj 1980), Rexhep Qosja e pershkroi me keto fjale humbjen e tij.


    NJE JO E MADHE DHE SHUME MERITA

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjelle deri ne triumf perfundimtar Luften Nacionalclirimtare te popujve te Jugosllavise-ja nje merite e mjafte historike per te gjitha koherat.

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjell deri ne triumf perfundimtar luften qe ka permbysur monarkine, duke i hapur rrugen ngadhnjimit te socializmit-ja nje merite tjeter e mjafte per historine.

    Tito na ka udhehequr shtigjeve te veteqeverisjes socialiste, te barazise, vellazerimit e bashkimit, bashkejeteses se kombeve dhe kombesive-ja nje merite tjeter e jashtezakonshme historike.

    Tito i ka prire idese se madhe qe i reziston presionit te fuqive te medha e qe sot njihet si ide e mosinkuadrimit-ja edhe nje merite tjeter, aq e madhe, aq vendimtare ne historine e perbotshme.

    Edhe; cfare ka tė keqe nė ketė?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga Kandili 1

    A e ka bere Qosja ket pershkrim te Titos vullnetarisht apo i eshte imponuar nga
    politika zyrtare?!

    Kandil

    Flasim per Qosjen,apojo?
    Nese e njeh vetem pak Rexhepin si flet dhe shkruan/lexo shan te tjeret
    duke i quajt me emra te larmishem komunistash,e blla,blla te tjera,
    ateher ky artikull medeomos duhet te jete shume domethenjes per secilin nga ne.


    Shpresoj se me kuptove.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Rtp, per kandilin kishte pikerisht ate domethenie per te cilen foli.
    Per ty cfare dmthnie duhet te kete?
    Shkurt e thjeshte, ka vetem dy ane si mund ta kapesh shkrimin hapes;
    O Qosja eshte armik, o nuk eshte armik, por eshte akademik dhe ka dicka te vertete ne diplomat e veta.
    Une shkrimin, te botuar atehere nuk e kam lexuar. Per sa me dalin llogarite, Qosja mund te kete mbajtur edhe konference te perbashket me Muhamedin, derisa ta lexojme vete, shtypi mund te abuzoje sa te mundet.
    Nga ana tjeter, nese e ka shkruar me te vertete, nuk mendoj se eshte shume e veshtire per ta imagjinuar pse e ka shkruar.
    Titoja, mua nuk me rezulton te kete qene ndonje burre i mire, dhe aq me katil del nese do e marresh ne lidhje me shqiptaret. Deri ne vitet 50, mbi 500 000 kosovare lane trojet e tyre dhe u shperngulen kush me dhune, kush me hir, kush me pahir per t'u vendosur Anadollerave dhe Stambollerave.
    Pse shume shqipe ne Kosove edhe sot e kesaj dite e kujtojne Titon me nostalgji, mua me kujton ate shprehjen:
    -Ku eshte atdheu yt?
    -Atdheu im eshte aty ku hahet me mire.

    Nje cope kothereje, ca kripe dhe dy te drejta bene breza kosovaresh te harrojne te kaluaren, -jo dhe aq te larget.
    Gjithsesi, me brenga nuk duhet jetuar.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #6
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga banished
    Nje cope kothereje, ca kripe dhe dy te drejta bene breza kosovaresh te harrojne te kaluaren, -jo dhe aq te larget.

    Po tė vazhdonte Yugoslavia e Titos me trendin e viteve 70-ta dhe po tė mos shperthente nacionalizmi Serb, Yugoslavia do tė ishte njė nder shtetet e para nė EU. Paramendoni; Shqipet nga Kosova me EU passport e buke e djathe nė strajcė.

    Deshiruam ne apo jo, shumė Shqipe nga Kosova janė shkolluar, kanė fituar punė tė mira, nė emer tė proporcionalitetit nacional kanė fituar pozita (qė nuk i kanė merituar), janė njohtuar me shumė koncepte tė panjohura gjer atėherė. Shumica e Shqipeve, kanė parė jeten dhe boten pėr se pari herė atėherė kur kanė shkuar nė sherbim ushtarak diku neper Yugoslavi. Ke qene i lirė tė shkosh kudo nė botė dhe ke gezuar respektin e tė gjithve (cfare nuk mund tė them pėr Shqiptaret nga Shqiperia). Yugoslavia ka eksploatuar pasuritė natyrore tė Kosoves, mirpo, nuk duhet tė harrojmė edhe ato tė mira qė i ka kthyer prapa.

    Tash jemi tė pavarur; mirpo nuk kemi rryme edhe pse tė gjithė Politikanet Kosovarė kėmbėngulnin se Obiliqi (termoelektrana e Kosoves) ka kapacitet tė shkrij Antartikun. Yeah right!!!

    Aleksander Rankovici ishte ai qė bentė terror nė Kosove nė kohen e Titos; por, nuk duhet harruar se Rankovici ishte vetem njė votė mė i dobet se Titoja. Nacionalizmi Serb ishte ai qė dėmtonte Shqipet, jo Yugoslavia e Titoja. Titoja kishte mė shumė Serb tė burgosur politik sesa Shqipe.

    Serbet shumė e kanė kritikuar Titon pėr qendrimin e butė ndaj Shqipeve, bile bile, pohojnė se Tito shumė gjėra ua ka dhenė Shqipeve nė dėm tė Serbve.

    Doren nė zemer; mė mirė kanė jetuar Kosovaret se sa Shqiptaret. Shumė Shqiptarė nga Kosova kanė qarė e vajtuar pėr Titon sepse e kanė ditur se me vdekjen e tij do tė filloj fillimi i fundit. Shqipet rralle kanė kerkuar Kosoven shtet tė pavarur; kemi kerkuar Republik.

    Nuk kam simpati pėr Qosjen, mirpo, ka tė drejtė nė ketė rast.


    Nuk e di pėr cfare e pat fjalen Banished; mbase nė ndonje tjeter rast do tė na jap mė teper detaje, shpresojm t'qarta.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Eshte fakt qe Kosova ne vitet e 70-ta (e vetmja periudhe ne kohen e Titos kur kemi jetuar pak me si njerez, sepse vitet 50-60 dihet me si kane qene per shumicen e shqiptareve) ka jetuar me mire se Shqiperia por kjo nuk dtth. qe ai ka qene opcioni me i mire i mundshem per Kosovaret dhe Shqiptaret ne pergjithesi. Duhet analizuar gjerat thelle. Po te mos ishin copetimet shqiptare, pra po te ishte Kosova me Shqiperine e bashkuar, se pari nuk do kishte vend per komunizem ne Shqiperine e bashkuar, e rrjedhimisht as izolim. Pastaj, Shqiperia e Bashkuar, do kishte nje ekonomi hic me pak te mire se Greqia dhe do ishim futur ne BE hic me vone se Greqia. Pra, gjerat do kishin ndryshuar per 360 shkalle.

    Mua me kujtohet pak viti kur ka vdekur Titoja sepse kam qene vetem 5-6 vjecar dhe e di qe nje pjese e shqiptareve te Kosoves kane vajtuar vdekjen e tij, mirepo pjesa me e madhe, pra shumica, jane shtirur si te tille sepse nuk ka pasur asnje dashni as per te, ne Kosove. Te pakten njerezit qe kam njohur une ne ate kohe, familja ime, nuk ju ka interesuar fare vdekja e Titos se jo me te vajtojne apo kush e di se cfare. Ne kemi kerkuar republike sepse kerkesa per bashkim te Kosoves me Shqiperine, ne ate kohe, do ishte vdekjeprurese per neve, se jo qe nuk e kemi dashur bashkimin me Shqiperine. Kjo ishte maksimalja qe mund te kerkonim, ne ate kohe.

    Ky artikull i Qosjes mund te kete ardhur nga ndjenjat e tij per Titon (gjithkush gabon nganjehere) e edhe mund te kete qene i shtirur sa per te mos pasur ndonje pasoje negative (sic kane bere shumica ne ate kohe). Sido te kete qene, kjo i heq te drejten Qosjes qe te akuzoj e shaj tjeret per vepra origjinale si kjo e tij ne ate kohe, sic ka bere Qosja gjithe kohen gjate ketyre dy decenieve te fundit. Njerezit ndryshojne, dikush mund te kete dashur Titon dhe Jugosllavine ne ate kohe, por sot e do Kosoven, Shqiperine, dhe Shqiptarine ne pergjithesi me shume se gjithcka tjeter. Tani nuk duhet te mirremi shume me te kaluaren, sidomos ate te para viteve te 80-ta sepse kane qene kohera tjera ato, por duhet te mirremi me te tashmen dhe ardhmen me shume.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar mė parė nga banished

    Titoja, mua nuk me rezulton te kete qene ndonje burre i mire, dhe aq me katil del nese do e marresh ne lidhje me shqiptaret. Deri ne vitet 50, mbi 500 000 kosovare lane trojet e tyre dhe u shperngulen kush me dhune, kush me hir, kush me pahir per t'u vendosur Anadollerave dhe Stambollerave.
    Pse shume shqipe ne Kosove edhe sot e kesaj dite e kujtojne Titon me nostalgji, mua me kujton ate shprehjen:
    -Ku eshte atdheu yt?
    -Atdheu im eshte aty ku hahet me mire.

    Nje cope kothereje, ca kripe dhe dy te drejta bene breza kosovaresh te harrojne te kaluaren, -jo dhe aq te larget.
    Gjithsesi, me brenga nuk duhet jetuar.

    Banished,

    Tito nuk ka si te ishte burre i mire.Ai ka qene nji dredhagji i suksesshem i nji shteti artificial sllave.
    Ai s `ģshte burre i mire se:

    para fillimit te " kryengritjes" kunder okupatorit Gjermano-Italian , Tito u beri thirrje popujve sllave dhe popujve tjere, duke permende ketu edhe shqiptaret dhe vuajtjet qe kane heqe ata nen zgjedhen serbe te Jugosllavise se vjeter,per kryengritje kunder Okupatorit dhe per revolucion kunder rendit te vjeter borgjeze.
    Ai kete thirrje ua beri ne forme shkrese, qe u botua ne gazeten"Borba"("Lufta").
    Ne ate thirrje per kryengritje,Tito u premtoi shqiptareve dhe popujve tjere se pas arritjes se fitores ata do te vendosin vete per fatin e tyre.

    Si perfundoi kjo , dihet.

    Edhe renja e Rankoviqit, nuk eshte se u be per shkak te terrorit shteterore qe ai
    ushtroi mbi shqiptaret e Kosoves dhe viseve tjera shqiptare.Rankoviqi ra sepse u zune mikrofonet shpiunues ne banesen (ne dhome fjetje etj.) te Titos, per cka pergjegjesi kishte sigurimi i shtetit, ne krye te te cilit ishte Rankoviqi.

    E ne ket kuptim , per ta rrezuar me lehte Rankoviqin u permenden (jo me ton te duhur) kalimthi disa padrejtesi qe ai u beri shqiptareve.
    Rreziku per Titon ishte ky :

    kishte fakte tregues (pos tjerash edhe mikrofonet e zene ) qe vertetonin orvatjet
    e Rankoviqit (me perkrahje te plote te ruseve) ta rrezonte Titon nga froni e te
    hypte vete mbi te.

    Ky ishte nji fat per shqiptaret, sepse pas renjes se Rankoviqit(1966) vje nji trend
    me pozitiv per te drejtat e tyre: Universiteti, kushtetuta etj.

    Prandaj nuk mund te quhet burre i mire Tito , sepse s`lejoi qe populli shqiptare
    i ketej kufirit te vendose vet per fatin e vet.
    Po ta kishte lejua nji gje te tille , ai nuk do ta kishte shansen te mbetet kryetare
    i Jugosllavise, sepse s`do ta pranonin kurre shkijet.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    Kandil

    Flasim per Qosjen,apojo?
    Nese e njeh vetem pak Rexhepin si flet dhe shkruan/lexo shan te tjeret
    duke i quajt me emra te larmishem komunistash,e blla,blla te tjera,
    ateher ky artikull medeomos duhet te jete shume domethenjes per secilin nga ne.


    Shpresoj se me kuptove.
    RTP,

    per fat te keq me duhet te jap te drejte.Ky njeri me duket "i ka shite drute".
    Me te vertete eshte per te ardhur keq.

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Kiniko, lexoji shkrimet e fundit, dhe do e kuptosh se ku e kish fjalen banished, sidomos po te lexosh shkrimin tend ku me citon.
    Prandaj e them, nje krodhe buke, ca kripe dhe dy te drejta, bejne qe shume kosovare te jene nostalgjike ndaj Titos dhe regjimit te tij.
    Nese nuk e kuptove se ku e kisha fjalen, atehere ktheju dhe njehere shkrimit tim te mesiperm. Titoja sundimin e tij totalitarist ne Jugosllavine e tij 24 etnikshe e nisi si kasap dhe katil kunder shqiptareve. Ajo qe shkaktoi degjenerimin e tij ne terror antishqiptar, ishte deshira e vetme dhe e zjarrte e shqiptareve per t'iu bashkuar trungut meme, kjo ishte edhe pjelle e zhgenjimit qe pesuan shqipet e trojeve etnike te lena nen Jugosllavi nga brigadat partizane shqiptare qe cliruan Kosoven.
    Politika e "holle" e Enver Hoxhes ishte qe te ndihmoheshin te gjithe popujt per t'u cliruar nga zgjedha nazi-fashiste nen flamurin e internacionales socialiste, sipas seciles te gjithe popujt duhet te gezonin te drejta te barabarta dhe te jetonin ne harmoni te plote. Nen kete prizem edhe e ardhmja e Kosoves dhe trojeve mbareshqiptare nen eksperimentin famekeq te quajtur Jugosllavi, duhet t'i ktheheshin Shqiperise, dmth trungut meme ne menyre paqesore si e drejte e vetvendosjes se popujve te lire. -Duke u bere keshtu edhe e pranuesheme per cdo konvente nderkombetare dhe duke u zyrtarizuar ne ombrellen e OKB-se.
    Per sa kohe qe shqiptaret e trojeve qe ishin brenda eksperimentit kundershtuan cdo lloj skeme, Titoja i perndoqi dhe i dogji edhe te gjalle. Jane pushkatuar me shume shqiptare ne kohen e Titos sesa nga kasapi Sllobo.
    Shqiptaret qe emigruan dhe qe paten "te drejta" per t'u vendosur ne bllokun e botes se lire, nese do kishin jetuar aq te lumtur ne kohen e Titos, nuk do ishin larguar fare, por do te kishin dhene kontributin e tyre per te manaxhuar investimet miljardere qe fiktivisht qeveria qendrore duhej te bente ne Kosove.
    E jo te ndertohej Kosova me financim gati teresisht privat me djerse refugjatesh.
    Plus, qe nje fakt tjeter qe ju shqipet e eksperimentit(Jugosllavise) e keni paksa te veshtire ta pranoni, eshte se shqipet e eksperimentit qe shkonin Gjermanive, Anglive dhe Shba-ve, rregjistroheshin si shqipe Shqiperie, duke i dhene keshtu edhe sllaveve nje aresye per t'u lumturuar sadopak, - gjithe bota do t'i njihte si rrefugjate shqiptare, qe po linin shtetin e pare ku kerkuan strehim(serbine), per t'u vendosur ne nje shtet tjeter te botes se lire; duke iu bere keshtu mbeshtetje tezes serbo-shoviniste qe shqiptaret ne Kosove ishin emigrante shqiptare pas luftes se dyte boterore per aresye ekonomiko-politike.
    Tani, ju mund t'i keni paksa te turbullta idete, por keto jane fakte, nuk jane deshira apo nostalgjira, dhe sado mire qe mund te keni jetuar pas viteve 70, nuk arrij te kutpoj se ku eshte nguti i nostalgjise!?!
    Ne 23 miljard $ borxh te jashtem qe thithi Titoja per Jugosllavine, sa u derdhen per Kosoven? Jo, po ju u bete me miniera... po na u bete edhe me termocentrale, po na u bete dhe me fabrika tekstilesh dhe ushqimore... E sa perqind e fitimit neto kthehej ne Kosove?
    Apo i harruat shprehjet "kosova punon, beogradi jeton"?
    Nuk e di se si mund te shprehem me qarte sesa kaq; pjesa tjeter ju takon juve, te mallengjeheni per "dashnorin" e humbur ne menyre shekspiriane, apo t'i ktheheni realitetit dhe te ndergjegjesoheni qe jeni pjese e pandare e kombit shqiptar, i cili eshte i cunguar dhe i paplote pa ju, se keni jetuar me mire se shqiptaret ne Shqiperi, por perseri keni qene te lidhur me zinxhire, dhe qe padrejtesia nuk u eshte bere vetem juve qe jetuat ne anen tjeter te kufirit, por te gjithe kombit shqiptar.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Rexhep Qosja ėshtė i ndjeshėm, sepse tė sėmurė e ka egon e tij. Ai vuan nga kompleksi i madhėshtisė . Ndaj dhe ėshtė e bėhet i ndjeshėm deri nė grindavecllėk tė padurueshėm. Shikoni dhe lexoni “veprat” e tij politike. I ka tė gjitha shembėse dhe, pėrveē tij, asnjė shqiptar tjetėr, asnjė krijues tjetėr, asnjė politikan tjetėr, asnjė shkencėtar tjetėr nuk qėndron vertikalisht. Ai ėshtė bėrė “psikoanalisti” mė i mėrzitshėm i tė gjitha kohėrave. Ata qė e duan dhe ata qė bėhen se e duan, nėpėrmjet tij, kėrkojnė dhe e shfrytėzojnė pėr t’u dukur edhe vetė me kėsi kompleksesh madhėshtie tė shpifur.

    Qosja ėshtė njė historian dhe njė mėsimdhėnės i mirė.
    Ėshtė njė mendimtar politik i keq dhe qėllimkeq.


    Asnjė krijues tė madh shqiptar ai s’e duron, sepse ka maninė e tė mbeturit nė periferinė e madhėshtive, tė cilat ai i ka rezervuar pėr vete. Edhe nga Kadareja i madh (me gabime tė shpeshta politike) Qosja ka frikė, ndaj dhe e sulmon sa herė ndihet nė njė pozitė tė tillė “ngacmimi”.Mandej nuk duhet harruar se ēfar shkruante pėr tė madhin z.Rugovė.Secilin e akuzonte me fjalėn KOMUNIST!!



    a.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  12. #12
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anėtarėsuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Nė tokat shqiptare
    Postime
    237

    Pėrshkrim i saktė!

    Citim Postuar mė parė nga kiniku
    Po tė vazhdonte Yugoslavia e Titos me trendin e viteve 70-ta dhe po tė mos shperthente nacionalizmi Serb, Yugoslavia do tė ishte njė nder shtetet e para nė EU. Paramendoni; Shqipet nga Kosova me EU passport e buke e djathe nė strajcė.

    Deshiruam ne apo jo, shumė Shqipe nga Kosova janė shkolluar, kanė fituar punė tė mira, nė emer tė proporcionalitetit nacional kanė fituar pozita (qė nuk i kanė merituar), janė njohtuar me shumė koncepte tė panjohura gjer atėherė. Shumica e Shqipeve, kanė parė jeten dhe boten pėr se pari herė atėherė kur kanė shkuar nė sherbim ushtarak diku neper Yugoslavi. Ke qene i lirė tė shkosh kudo nė botė dhe ke gezuar respektin e tė gjithve (cfare nuk mund tė them pėr Shqiptaret nga Shqiperia). Yugoslavia ka eksploatuar pasuritė natyrore tė Kosoves, mirpo, nuk duhet tė harrojmė edhe ato tė mira qė i ka kthyer prapa.

    Tash jemi tė pavarur; mirpo nuk kemi rryme edhe pse tė gjithė Politikanet Kosovarė kėmbėngulnin se Obiliqi (termoelektrana e Kosoves) ka kapacitet tė shkrij Antartikun. Yeah right!!!

    Aleksander Rankovici ishte ai qė bentė terror nė Kosove nė kohen e Titos; por, nuk duhet harruar se Rankovici ishte vetem njė votė mė i dobet se Titoja. Nacionalizmi Serb ishte ai qė dėmtonte Shqipet, jo Yugoslavia e Titoja. Titoja kishte mė shumė Serb tė burgosur politik sesa Shqipe.

    Serbet shumė e kanė kritikuar Titon pėr qendrimin e butė ndaj Shqipeve, bile bile, pohojnė se Tito shumė gjėra ua ka dhenė Shqipeve nė dėm tė Serbve.

    Doren nė zemer; mė mirė kanė jetuar Kosovaret se sa Shqiptaret. Shumė Shqiptarė nga Kosova kanė qarė e vajtuar pėr Titon sepse e kanė ditur se me vdekjen e tij do tė filloj fillimi i fundit. Shqipet rralle kanė kerkuar Kosoven shtet tė pavarur; kemi kerkuar Republik.

    Nuk kam simpati pėr Qosjen, mirpo, ka tė drejtė nė ketė rast.


    Nuk e di pėr cfare e pat fjalen Banished; mbase nė ndonje tjeter rast do tė na jap mė teper detaje, shpresojm t'qarta.

    Pėrshkrimi i mėsipėrm ėshtė i mjaftueshėm pėr tė pėrshkruar atė periudhė tė jetės sė kosovarėve dhe nė pėrgjithėsi tė shqiptarėve nė ish Jugosllavi.

    Jo vetėm qytetarėt e thjeshtė, por edhe politikanėt e sotėm, kanė paqartėsi pėr atė kohė dhe gabimi mė i madh qė ėshtė bėrė nė Kosovė e qė e kanė nisur vetė serbėt pas viti 1981 dmth. pas vdekjes ė Titos, e qė e kanė pėrkrahur shumė shqiptarė "tė djeshėm e tė sotėm", ka qenė shkėputja kirurgjike me gjithė garniturat udhėheqėse politike dhe ekonomike tė asaj kohe dhe ardhja nė sipėrfaqe e njerėzve pa pėrvojė dhe me paragjykime tė llojllojshme e qė kanė shkaktuar pasoja qė edhe sot e kėsaj dite gjendja nė Kosovė tė jetė kjo qė ėshtė!

    Pa ndie, pa e pa dhe pa e vėrtetue vet, nuk ėshtė mirė tė ipen mendime tė prera siē bėjnė disa qė kanė qenė fėmijė nė atė kohė apo siē e kanė zakon tė thonė: m'ka pa thonė baba jem! - e baba ēoban!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Mua me ka bere shume pershtypje fotografia e Titos neper muret e shtepive dhe lokaleve te shqiptareve ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni.

  14. #14
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Eshte fakt qe ekonomia ne vitet e 70-ta ne ish-zhugosllavi ka qene me mire se c'eshte tani, pervec ne Slloveni e ndoshta edhe ne Kroaci ku edhe mund te jete me mire se c'ka qene ne ate kohe. Para dy-tre muajsh nje serb ne Kragujevc kishte prere organet gjenitale nga depresioni i varferise dhe papunesise. Mirepo, per te analizuar kohet nuk duhet shikuar vetem aspekti ekonomik por edhe aspektet tjera.

    Tito ka qene kryetar i ish-Zhugosllavise, edhe ne kohen e Rankoviqit 45-60, kur jane bere masakra te tmerrshme ne shqiptare e kur jane debuar qindra mijera shqiptare nga tokat e tyre. E ne keto toka pastaj kane ardhur serbe nga Shumadia, tokat tona qe i bleme ne tash per here te dyte, pas clirimit te Kosoves. Pastaj, pas viteve te 60-ta duhet shikuar statistikat e ndryshme si psh. numri i vrasjeve te shqiptareve per motive politike, te burgosurit politike shqiptare, malltretimet e torturat e ndryshme te shqiptareve vetem se jane shqiptare, pastaj ne pozitat udheheqese kemi pasur minimum 33% (cdo i treti me ligj duhej te ishte serb) serbe kur Kosova kishte mbi 90% shqiptare, ne lokalitetet e serbeve investohej dhjetefish me shume se ne lokalitetet shqiptare ne Kosove, Trepca ishte eksportuesi me i madh i gjithe ish-Zhugosllavise dhe zeri me i madh ne buxhetin federal te ish-Zhugosllavise kurse Kosova ishte vendi qe investohej me se paku ne gjithe ish-Zhugosllavine.

    Servilat e asaj kohe, tani jane ne gjendje te veshtire ekonomike, se normalisht kane humbur respektin dhe besimin ne popull, kane mbetur as andej e as kendej, prandaj edhe kane nostalgji per ate kohe, dhe per vet Titon, keta edhe sot me pare do pranonin qe te ishim nen-Serbi prape se sa te beheshim te pavarur. Kurse tjeret, shumica absolute e shqiptareve te Kosoves, normalisht qe nuk kane asnje nostalgji per ate kohe e as per Titon, sepse shihet nga avioni qe nje gje e tille jo vetem qe nuk ka asnje arsye por eshte edhe nje marrezi e dores se pare. Nuk ka popull e as njeri normal qe ka nostalgji per okupatorin, i cfaredo lloji qofte ai dhe sido qe te jete ai.

    Shqiptaret e Kosoves, shikuar ne pergjithesi, tani i kane punet me mire se ne cdo kohe tjeter dhe tani urojme qe do kurorezohemi edhe me pavaresine e do ecim para me hapa sa me te shpejte.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  15. #15
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Banished


    Refuzoj tė etiketohem 'Shqipe nėn Eksperimentin Yugoslav" sepse thjesht, nuk ėshtė e vertete. Nese dikush nga ne tė dy ka qene 'objekt' i ndonje eksperimenti lucid; tė garantoj se unė nuk jam ai. Dyert asnjėherė nuk mė janė mbyllur dhe nuk jam 'brainwashed' se imperializmi na ka zili pėr njė urė tė drurit 7 metra me 2.5 e gjerė(rruga Shkoder-Mal i zi).

    Pastaj, pohimi se Shqipet Kosovare janė lajmeruar si Shqipe tė Shqiperisė proletare; nuk ėshtė i vertete sepse pikerisht Titoja ishte ai qė dergonte puntorė sezonal jashtė vendit; jo me imponim, por me qejf.

    Unė nuk di se Kosova ėshtė ndertuar me kapital privat dhe nuk e di se kush ka pasur guxim tė tė dez-orientoj kėshtu ose tė them mė mirė i tillė ke qenė, pervec nese ndertim quan ndonje shtėpi private me mure perreth prej 3 metrash tė larta. Infrastrukturen dihet se kush e ka ndertuar, kuptohet, tė gjithė bashkė. DijaSporcat nuk kanė kontribuar nė pasuri publike, pervec gjatė kohes sė luftes.

    Enver Hoxha; he-he. E gjete njeriun ta citosh pėr barazi e tė drejta. Like fu-ck-in-g for virginity. Enveri ishte kampion nė shkeljet e tė drejtavė tė njeriut. E ka degraduar Shqiperinė pėr 50 vite. Ti si duket e paske harruar atė shprehjen e Serbve menjėherė pas luftes sė II botrore, "Srbija ima tri sina, Titu, ENVERA i Staljina" (Srbija ka tre fėmi, Titon, xhaxhin dhe Staljinin"). Kosovaret asnjėherė nuk kanė 'merituar' tė jenė pjelle Serbe.

    Pajtohem se kemi qenė tė shtypur, babai im i ndjere ka qenė i rrahur dhe denuar pėr arsye politike nė periudhen 45-65. E di se shumė njerez janė vrarė. Mirpo, kėtu nuk qėndron thelbi i temes. Thelbi i temes ėshtė pretendimi i autorit tė temes tė diskreditoj Qosjen nė rrafshin politiko-patriotik duke luajtur adutin e patriotizmit komik\kaotik sikur ky qė mbreteron tani nė Kosovė e Shqiperi e sikur ky i yti tani. Sic thashė, nuk kam fare simpati ndaj Qosjes dhe aq mė bėn pėr tė, por, nuk mund tė gelltis 'low punches'.


    Kontaktet e juaja vetem me turistet "kosovar' nė plazhet 'memedhe' nuk mjaftojnė tė zhvillosh njė doktrinė, sado tė calė. Tė nevojiten tė pakten informata tė sakta, jo tė ‘instaluara’ qė sado-kudo tė bėsh njė gjykim tė drejtė.


    Citim Postuar mė parė nga Pri-ltn
    Mua me ka bere shume pershtypje fotografia e Titos neper muret e shtepive dhe lokaleve te shqiptareve ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni.

    Hmm…”Mos e vet se tė trego vet”.





    Tash jemi pa Titon, pa Serbet, pas pak do tė jemi tė pavarur; dhe shumė shpejt do tė vijė koha kur tė gjitha arsyetimet\alibit pėr tė metat tona do tė zhduken. Evropa do tė na izolon nė karantin, me mure e fusha tė minuara, si bartes jo tė Sars pozitiv, po Primitivizem Pozitiv. Niggers of Europe. Apo edhe me keq. Muslim Niggers of Europe.

    Pastaj, nėn qiellin e paster tė Shqiptarisė etnike, nė terr, pa rryme, nėn driten e qiriut tė mekun, me mjerimin e Migjenit nė mendje, me trimerine e Skenderbeut, humanizmin e Terezes, gjoksin e tharė e shtypur brenda me kurriz tė Bajram Currit, do tė fillojmė tė mendojmė e pyesim “Ku kemi gabuar?”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kiniku : 04-08-2006 mė 07:28
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    [QUOTE=Kandili 1][QUOTE=Qazim RUDI]Ne gazeten "Rilindja" te Kosoves, gjate kohes qe vdiq Tito (maj 1980), Rexhep Qosja e pershkroi me keto fjale humbjen e tij.




    A e ka bere Qosja ket pershkrim te Titos vullnetarisht apo i eshte imponuar nga
    politika zyrtare?

    Nese "pershkrimi " i ka qene i domosdoshem sepse i ka ardhe si kerkese nga politika zyrtare, atehere deshprimi eshte pergjymse me i vogel.
    Jo qe Tito ishte shume i mire per shqiptaret,sepse ai s`na kishte as fare as fis,
    por nen drejtimin e tij Kosova u be njisi konstituive e Federates Jugosllave me te drejte te Vetos!

    Po! źshtė arsyeshme ta arsyetojmė pėrshkrimin e imponuar e jo vullnetar tė e Titos nga ana e Qosjes! Po, pėrse Qosja nuk e arsyetoj kurrė shkuarjen e imponuar dhe duarlidhur tė Rugovės nė Beograd, gjatė fushatės sė bombardimeve tė Natos nė Kosovė, pėrkundrazi ai, tė gjithė e dijmė kėtė, cfarė fushatave shpifėse dhe denigruese ndėrmori ndaj figurės sė Rugovės!
    Kush ka lexuar "Morfologjin e njė fushate", pamfletin e njohur tė Qosjes, shkruar nė kohėn e Titos, njė fushatė shpifėse nda inteligjencės shqiptare nė Kosovė, pamflet i botuar pėr njė kohė fare tė shkurt nė shtypshkronjen "Rad" tė Beogradit, mund ta kuptojė rolin gjithmonė tė dyshimtė tė Qosjes. Veprimet e tij tė mėvonshme, pra tė Qosjes, tė lėnė gojėhapur, e sidomos kjo e fundit kundėr Kadaresė!
    Por, ai ėndėrronte tė ishte njė "Qosiq" i shqiptarėve, pra njė "baba" i shqiptarėve, sic e konsideronte vetėn Qosiq nė Serbi, si baba i serbėve, por e vėrteta doli ndryshe dhe ai jo qė nuk arriti tė bėhet "baba"i kombit, por do tė dalė dic tjetėr, njė i papėrfillshėm i kombit, e shpėrfytyroj vetėn(nga urrejtja ndaj tė tjerėve) dhe e bėri vetėn fare "njė njėri tė zakonshėm" pa ndonjė peshė tė vecant, pėrkundėr zhurmės, diktateve, fyerjeve individuale ndaj tė tjerėve dhe, madje edhe fyerjeve kolektive kombėtare, ndaj shqiptarėve. " Rritu menja biro!", thoshte malėsorja, ndėrsa nga kjo fjalė e urtė nuk mėsoi Qosja, edhe pse vie nga Malėsia. Dostojevski thoshte disi kėshtu"Vėshtirė ėshtė tė fitohet besimi nė popull e ai mund tė humbet lehtė, shumė lehtė, pėr njė gjė shumė tė vogėl!" Qosja e ka humbur besimin, jo pėr gjėra tė vogėla, por pėr gjėra tė mėdha tė pafalshme! Dhe gabimet e mėdha, mospėrfilljet e mėdha e bėnė atė jo njeri tė madh por gjithnjė e mė tė vogėl! Qosja, tash i vogėl nė sy tė popullit, nuk mund tė bėhet mė i madh, sado qė deshirė tė kėtė ai, sado qė sulmon nė tė katėr anėt. Qosja nuk ėshtė i madh tani, ai ėshtė i deshpruar dhe i humbur njėkohėsisht!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Te lumte DardanG

  18. #18
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Kiniko... Ti me duket se vetem ke deshire per debat. Nga ana tjeter, per llogjiken qe ke perdorur, ende nuk e mora vesh nese me te vertete e ke kuptuar ate qe kam shkruar apo jo.
    Une tjeter gje per te pershkruar Jugosllavine nuk kam cfare te them. Ka shume aspekte te tjera nga mund te kapet, shume pika dhe njolla ne vijat gjeopolitike; thjesht se pershkrimi yt dhe ato qe po thua, me bejne te stepem.
    Nuk mund te te prish mallin qe ke per ato kohera, as ty, e as ndonje tjetri.
    Vetem se, jam i sigurte qe pak dini nga Jugosllavia, por shume dini nga pjata plot dhe ahengu. Te tjerat, le t'ia leme akademise se shkencave te Kosoves.
    Vetem se, si e pershkruan ti, me lind nga perbrenda thirrja: C'dreqin donit qe kerkonit te ndaheshit prej Jugosllavise atehere? Nuk ia paska futur krejt kot Slloboja; e shumta e shumta, ka dashur te shpetoje ca si puna jote nga egersia terroriste barbare e ca te tjereve qe mbare kombi i sheh me admirim dhe zili: Bijte e UCK-se.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Si e cilėsonte Ibrahim Rugova,kryetarin e RSFJ-sė J.B.TITO nė njė studim tė tij shkencorė...?!?!



    -Mė 9 e 10 dhjetor tė vitit 1977 nė Prishtinė u mbajt simpoziumi me titull:”TITO PĖR KOSOVĖN,KOSOVA PĖR TITON/TITO O KOSOVU,KOSOVO O TITU”!!!Nė kėtė simpozium “shkencor” pati shumė punime qė madhėronin figurėn e J.B.Titos.Njėrin nga punimet e kėtij simpoziumi me titull:”Tito nė letėrsinė shqipe nė Jugosllavi”e mbajti Ibrahim Rugova.Punimet e kėtij simpoziumi nė vitin 1979 do tė pėrmblidhen nė njė libėr voluminoz,tė botuar nė gjuhėn shqipe dhe serbokroate me njė rezyme nė gjuhėn franceze.Me kėtė ras,punimin e z.Rugova qė u botua nė faqet 407-410 tė kėtij libri,po e ribotojmė pa asnjė ndryshim,me qėllim tė njohjes sė veprimtarisė sė gjithanshme tė tij.



    (Sh.B)

    ---------------------------------------------------------------------------------------------


    IBRAHIM RUGOVA


    TITO NĖ LETĖRSINĖ SHQIPE NĖ JUGOSLLAVI



    Duke punuar nė kėtė temė, vetvetiu m‘u imponua problemi i njė vėshtrimi teorik tė ēėshtjes, apo ndoshta, po ashtu, vetvetiu m‘u imponua edhe nga interesimi im teorik, qė po e formuloj nė formė pyetėse - tezė: pėrse shkrimtarėt dhe artistėt, pėr objekt tė veprave tė veta i marrin shėmbėlltyrat e kohės sė vet, dhe madje pėrse nė mėnyrė tė vazhdueshme! Nė vijim do tė pėrgjigjem me shembullin e Titos dhe me praktikėn krijuese tė letėrsisė sonė.


    Qė nė fillim mund tė thuhet se shėmbėlltyra e Titos ėshtė mjaft e pranishme nė letėrsinė shqipe nė Jugosllavi, do tė thotė nė tė gjitha format e krijimit letėrar. Me kėtė rast ēėshtjen e pranisė duhet ta vėshtrojmė dhe ta pranojmė nė kuadėr tė procesit tė difirencimit qė ekziston midis formave letrare, e cila gjė i tregon dhe i vėrteton mundėsitė dhe validitetin e formave tė veēanta ndaj objektit. Ky shpjegim teknik letrar na sjell nė pėrfundimin se prania e objektit realizohet pėrmes shkallėve tė ndryshme, po me funksion e me qėllim tė njėjtė e tė pėrbashkėt. Po i theksojmė kėto ndryshime tė formave nė prosede, nė metodat e krijimit. Nė prozė, vėrtetė nė roman dhe nė tregim, fytyra e Titos dhe prania e tij identifikohen plotėsisht dhe nėnkuptohet me tė drejtė me ngjarjen e madhe tė revolucionit tė armatosur, tė cilėn ai e vuri nė lėvizje dhe ēka ėshtė e arsyeshme artistikisht dhe jetėsorisht. Nuk del fare si personazh i drejtpėrdrejtė nė mėnyrė deklarative, po pėrmes frymės sė veprės - aksionit - veprimit tė tij, tė njerėzve qė bėhen realizues tė ideve dhe tė ndėrmarrjeve tė veprės sė tij. Kjo ka tė bėjė me faktin se shkrimtarėt duan qė fytyrėn e tij ta realizojnė artistikisht, natyrshėm, ashtu ēfarė ėshtė e madhe nė realitetin historik dhe nė realitetin bashkėkohės.


    Pra, vetėm ajo qė jepet artistikisht mirė e me vlerė, ėshtė ekuivalente e reales, vėrtet vetė realja, e qė merret si njė nga ēėshtjet - ēelės, nė tė cilat sprovohet arti, e edhe letėrsia, nė rastin kur ka tė bėjė me fytyra tė njohura historikisht dhe bashkėkohėsisht, siē ėshtė Tito me kėtė rast.
    Ndėrsa po e shqyrtojmė kėtė ēėshtje duhet tė pėrmendim njė tė vėrtetė tashmė tė njohur e tė pranuar nė historinė dhe filozofinė e artit se, shkrimtarėt dhe artistėt, si idhtarė tė pėrhershėm tė njeriut, tė lirisė sė tij, te fytyrat historike tė jetės sociale - revolucionare, ndalen vetėm atėherė, kur nė to, brenda tyre, pos tjerash gjejmė figurėn- njeri tė plotė, i cili punon dhe vepra e tij i kushtohet plotėsisht njeriut, mirėqenies sė ekzistencės sė tij. Ky shpjegim teorik letrar, e njėkohėsisht filozofik bashkėkohės e vėrteton dhe e qartėson fortė mirė interesimin e shkrimtarėve tanė pėr Titon, sepse tek ai gjetėn, zbuluan njeriun e vėrtetė me tė gjitha cilėsitė qė e karakterizojnė veprimin e madh njerėzor, veprimin e pėrjetshėm. Mė shkurt, artistėt ndalen tek ata qė i zgjerojnė hapėsirat e realizimit tė njeriut nė jetė dhe nė vepėr, ashtu siē bėri Tito. Pra, njerėzit e tillė, qė shkenca i shpejgon si gjenialė, krijojnė vazhdimisht hapėsira tė reja pėr njeriun, pra janė krijues e jo dogmatė e statistė nė skenėn historike e shoqėrore, sepse ata, me aftėsi tė rrallė i shtrojnė dhe i zgjidhin kėrkesat dhe nevojat e kohės nė tė cilėn jetojnė e veprojnė, do tė thotė prekin nė pikat neuralgjike vendimtare tė shoqėrisė njerėzor duke i vėnė njerėzit nė lėvizje tė orientuar, tė drejtė, nė aksion.
    Pėrveē kėsaj, shkrimtarėt tanė e pėrjetėsojnė fytyrėn e Titos, sepse nė tė qė me kohė kanė gjetur me tė vėrtetė realizimin e vet nacional, social e intelektual, do tė thotė tri elementet qenėsore pėr ekzistencėn individuale e kolektive. Nėse pranohet e vėrteta e thėnė metaforikisht se artistėt-poetėt janė antena tė shoqėrisė, atėherė mund tė nxjerrim njė konstatim se, shkrimtarėt tanė, nė vizionin dhe nė praktikėn revolucionale tė Titos, gjetėn njė nga idealet e veta mė tė qėlluara dhe sinjalizuan nė mėnyrė arstitike vlerėn e vėrtetė tė pamohueshme tė tij.


    Pėrderisa nė prozė ėshtė i pranishėm, nė radhė tė parė, nė kuadėr tė mundėsive dhe tė efekteve artistike tė realizimit tė zhanrit, pra nė mėnyrė tė plotė qė na e sinjalifikojnė "Ditari..." i F. Hoxhės njė pjesė e prozės sė H.Sylejmanit. dhe tė Sinan Hasanit, nė poezi, e cila konsiderohet si zhanėr dhe formė solemne mė komunikative, fytyra e Titos ngritet vazhdimisht, duke u bėrė objekt qėndror-poetik, nė dritėn e plotė tė veprės sė tij tė madhe. Kėshtu, poezia e kuptuar si formė mė komunikative, ka njė aftėsi dhe fuqi tė jashtėzakonshme pėr identifikim apo pėr simbolizimin e veprave tė mėdha nė histori dhe nė bashkėkohėsi, tė vizioneve tė tyre tė pandėrprera e thelluese.


    Thėnė historikisht, fytyra e Tito nė poezi bėhet objekt i rėndėsishėm qė nė krijimet e para gjatė Revolucionit tė armatosur dhe vazhdon deri nė ditėt mė tė vonshme. Ajo nuk qe vetėm inspirim, po edhe realizim i poezisė dhe i artit nė pėrgjithėsi.


    Nė njė pjesė tė mirė tė poezisė ku poezitė kushtuar Titos nga E.Mekuli, M.Hoxha, T.Jaha, L.Berisha, E.GJergjeku, e tė tjerė, shfaqet njė komunikim i drejtpėrdrejtė me tė dhe merret me tė drejtė nė kuptim tė gjerė tė krijuesit tė madh. Pėr shembull tė gjithė kėtė e shėmbėllen mė sė miri poezia e E.Mekulit, "Ty qė je liria jonė", ku Tito shfaqet si simbol i lirisė dhe i realizimit kombėtar e social tė shqiptarėve, krahas me atė tė kombeve dhe tė kombėsive tė tjera.


    Nė disa poezi tė tjera siē janė "Flamur shekujsh" (A.Podrimja.), "Dy ditėlindje" (Rr.Dedaj) dhe "Flet Tito" (M.Gashi), kemi tė bėjmė me njė pėrpjekje tjetėr tė poetėve tanė, me atė qė pėrmes prosedeut poetik tė simbolizimit fytyra e Titos tė marrė kuptim universal tė gjithėkohshėm, si simbol i njė kreatori pėr tė mirėn e pėrgjithshme, se vepra e tij ėshtė model real, qė hyn nė fondin e pėrgjithshėm tė njerėzimit.
    Pėrveē identifikimit, si kusht i domosdoshėm i fuqisė poetike dhe i bindshmėrisė sė saj, nė poezinė e pėrmendur tė A.Podrimja, kemi simbolin flamur, i cili simbolizonte, emblemėn e ekzistencės kombėtare dhe atė shoqėrore, tė vendosur nė pėrjetėsimin e flamurit qė qėndron nė hapėsirat kohore tė shekujve tė historisė. Ndėrsa me simbolet e tjera si Diell, Bukė, Qiell, poeti simbolizon tri kushte tė rėndėsishme e tė domosdoshme tė ekzistencės, tė cilat me kėtė rast, nuk po i pėrkthej nė gjuhėn teorike.


    Nė vjershėm e M.Gashi, "Flet Tito", e cila pėrmes theksimit tė aktivitetit tė ligjėrimit tė Titos, qė gjithmonė i ka nė pajtim fjalėn dhe aksionet, poeti simbolizon qėndrueshmėrinė dhe vendosmėrinė e tij nė tė gjitha momentet e kohės. Kėshtu simboli i tij qėndror, Kepi i Shpresės sė Mirė (Tito) del si njė Parim i Shpresės dhe i realizimit real, siē do tė mund ta shpejgonim me filozofinė e paraqitur nė parimin e Shpresės tė E.Blochut.
    E kėtillė, fytyra e Titos shfaqet edhe nė letėrsinė pėr fėmijė, e qė do tė mund tė ishte objekt i njė studimi tė veēantė. Tito si simbol i sė Mirės, i heroit, i mėsuesit dhe i edukuesit trajtohet me sukses nė veprat e M.Shehut, R.Kukajt, A. Devės e tė tjerėve.


    Nė fund, me qėllim qė tė pėrforcojė edhe me pėrgjigjen lidhur me pyetjen qė shtrova nė fillim tė kėsaj paraqitjeje po shtoj edhe kėtė se, mesazhi simbolik i artistit, i poetėve dhe shkrimtarėve tanė nė pėrgjithėsi, ėshtė plotėsisht adekuat me mesazhin e veprės sė Titos, i cili sot gėzon njė unanimitet tė jashtėzakonshėm e tė pėrgjithshėm, jo vetėm brenda, por edhe jashtė vendit, ēfarė e gėzonte vetėm Lenini. Adekuatėsia e kėtij mesazhi, pos momenteve tė tjera qė i pėrmenda mė sipėr, ka tė bėjė edhe me tė njohurėn teorike e historike se, poetėt dhe revolucionarėt e mėdhenj i lidhin vizionet dhe idealet mė tė thella pėr njeriun, pra bėhet bashkudhėtarė nė rrugėn e infinitumit pėr tė mirėn njerėzore. Kėtė lidhje midis artistėve dhe revolucionarėve, nė mėnyrė mė tė natyrshme dhe tė paimponuar, pra tė dalė nga situata reale historike, e gjejmė nė historinė mė tė re kur ėshtė fjalė pėr fytyrėn e Leninit. Le t'i kujtojmė me kėtė rast Majakovskin, Bllokun, Jeseninin e tė tjerė. Tė njėjtėn lidhje, po ashtu tė natyrshme dhe tė fuqishme, e gjejmė kur e vėshtrojmė fytyrėn e Titos nė veprat artistike, e sidomos nė ato poetike.
    Nė pėrfundim e sipėr tė theksojmė edhe njė fakt tjetėr mjaft tė rėndėsishėm se Tito, duke qenė vazhdimisht nė krye tė shoqėrisė sonė, krijoi njė liri tė vėrtetė arti e krijimi nė kuptim tė realizimit tė plotė tė lirisė, ēfarė nuk gjendet nė ndonjė vend tjetėr socialist, e cila ishte e pranishme vetėm nė kohėn e Leninit, kurse te ne kjo u bė parim shoqėror e kulturor.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Kamė njohur njė piktor, por edhe shkrimtarė, emėr nė Kosovė, njeri i tėrhequr nė jetė, i mencur, mėsimėdhėnės nė Universitet, cili pat treguar njėherė pėr kohėn e Titos dhe krijimtarinė e tij nė atė kohė! Mė vinin shpeshėherė policėt nė derė, apo edhe inspektorėt dhe mė thonin duhet ta shkruash njė poezi pėr Titon, ndryshe nuk do tė botohet asnjė poezi, nuk do tė botohet asnjė pikturė, madje... Dhe u detyrova ta shkruaj njė poezi pėr Titon! Merrnje me mend se c“poezi mund tė jetė ajo qė shkruhet pa frymėzim!
    Tė gjithė poetėt dhe shkrimtarėt nė kohėn e Titos u detyruan ta bėjnė kėtė, dikush shkroi ndonjė poezi, dikush ndonjė tregim, dikush bėri ndonjė recension, tė gjitha kėto sa pėr sy e faqe, sepse ndryshe nuk do tė arrinin tė shkruanin dhe botonin dhjetėra poezi, tregime, romane, tė gjitha me temė e dhėmbje shqiptare. Ishte njė kohė tjetėr atėherė, atėherė atė kohė nuk e deshte askush, ndoshta pakush e donte, vetėm pakush, ndaj nuk duhet akuzuar atė kohė, njerėzit e asaj kohe, sepse ata, fundja janė vėllezėrit tonė, baballarėt tonė! Njė epokė, njė kohė nuk mund ta akuzoj njė kohė tjetėr, apo njė epokė tjetėr! Njė kohė, apo njė epokė mund ta akuzoj vetėm kohėn e vetė, epokėn e vetė! Fundja, cili nga shkrimtarėt tonė shkroi ndonjė poezi, ndonjė tregim, ndonjė recension ku madhėrohet figura Milloshevicit?! Cili nga shkrimtarėt tonė shkroi dhe madhėroi mbretėrin serbe, Serbinė e vjetėr apo tė re?! Unė nuk njohė asnjė tė tillė.
    Firdusi, shkrimtari i madhė Persian, pranoi efertėn e Mbretit persian, edhe pse e urrente shumė atė, qė ta shkruaj historinė nė vargje tė dinastisė mbretėrore qindravjecare tė mbretėrve pers dhe ai u detyrua ta bėjė kėtė, qoftė pėr shkak tė frikės, qoftė pėr shkak tė shpresės se Mbreti do e mbante premtimin dhe si kundėrshpėrblim pėr veprėn e shkruar do t“ia sjellė kanalin e ujitjes njė krahine tė vfarfėr iraniane, nga e kishte origjinėn poeti. Poeti nuk i besonte mbretit, porse...Dhjetė vite, thonė, bėri Firdusi ta shkruaj Shahnamenė, ose Librinė Mbretėrve! Dhe nxori njė kryevepėr letėrare, njė histori nė vargje, vargje tė mrekullueshme, njė perl tė letėrsisė botėrore! Por, mbreti, nė fund, jo vetėm qė nuk e mbajti fjalėn, por madje desh e vrau Firdusin, poetin e thyer nė moshė. I shkreti poet u desh tė arratisej dhe t“i shpėtonte shpatės...!
    Mos keni frikė se poetėt tonė, shkrimtarėt tonė, nuk shkruan shumė pėr Titon dhe ato shkrime pėr Titon u shkruan sa pėr tu shkruar, pa frymėzime dhe si tė tilla dihet cfarė janė. Edhe Ali Podrimja shkroi ndonjė poezi pėr Titon! Por, sot, dhe tė tjerėt, ti akuzosh pėr kėtė, ėshtė pandershmėri, ėshtė marrėzi, ėshtė panjerezi.
    Lasgush Poradeci, nė vitet e pesėdhjeta, kishte shkruar (edhe ai i detyruar) njė poezi kushtuar rinisė socialiste! Njė mik i tij i habitur kur e pa i tha: "Edhe ti Lasgush kėshtu?!" Lasgushi iu pėrgjigj:"E po *** e lypėn *** iu dhash"!
    Sigurimet shtetėrore gjithnjė kanė pasur halė nė sy shkrimtarėt. Fatkeqėsisht edhe tani po hapen dosjet e tyre! Asgjė e re nė kėtė histori tė mbrapshtė njerėzore! Por, shumė e papritur dhe, megjithatė e pabesueshme nė kėtė kohė kur shpresohej se do tė jetė njė kohė tjetėr! Shpresohej tė jetė njė kohė tjetėr pėr shkrimtarėt, tė paktėn pėr shkrimtarėt!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •