Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Çamët: Athina të njohë gjenocidin ndaj nesh

    Shqiptarët etnikë, të dëbuar dhe masakruar nga grekët që nga viti 1876, kërkojnë të drejtat në BE

    Çamët: Athina të njohë gjenocidin ndaj nesh

    PDI thotë se Greqia duhet të kushtëzohet, sikurse Turqia për armenët

    Denion Ndrenika

    Komuniteti Evropian duhet të kërkojë nga Greqia njohjen e gjenocidit kundër popullatës etnike shqiptare çame. Këtë kërkesë i ka dërguar komisionerit evropian të zgjerimit, Oli Renit (Olli Rehn), Partia për Drejtësi dhe Integrim. Sekretari i përgjithshëm, Amos Dojaka, i tha mbrëmë “Shekullit”, se letra është protokolluar në zyrën e komisionerit evropian të zgjerimit, duke pritur përgjigjen e tij aq më shumë që Olli Rehni e njeh dhe e ka konfirmuar këtë, çështjen çame. Dojaka tha se “ne besojmë se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi” dhe se “ashtu sikurse i është kërkuar Turqisë njohja e gjenocidit kundër armenëve për të përparuar në anëtarësimin në BE, e njëjta duhet të bëhet edhe ndaj Greqisë”. “Partia për Drejtësi dhe Integrim, duke i kujtuar zoti Rehn se mbështesim nismat evropiane për t’i kërkuar Ankarasë të pranojë gjenocidin e kryer kundër armenëve në vitet 1915-1918, si parakusht për hyrje në Bashkimin Evropian, beson se duhet t’i kërkohet edhe Athinës të pranojë gjenocidin grek të ushtruar kundër popullsisë së pafajshme dhe të pambrojtur çame gjatë viteve 1944-1945”, - thuhet në letrën dërguar komisionerit Rehn. Gjenocidi ndaj shqiptarëve etnikë çamë filloi që nga vitit 1876, kur trupat e ushtrisë greke pushtuan kryeqendrën e krahinës etnike shqiptare të Çamërisë, Artën. Partia për Drejtësi dhe Integrim i referohet si fillim asaj që e quan “strategji” kundër çamëve, viteve të fundit të ekzistencës së Perandorisë Turke, 1915-1918, saktësisht të njëjtës periudhë të gjenocidit kundër armenëve, i njohur në vitet ‘90-të nga Asambleja Kombëtare e Francës. “PDI-ja, duke e informuar Komisionin Evropian se edhe strategjia greke kundër popullsisë çame ka filluar në të njëjtat vite me gjenocidin e kryer ndaj armenëve dhe se ngjarja e dhimbshme historike kundër çamëve dhe parametrat e saj përputhen me përshkrimin që i bën gjenocidit, baza e të dhënave të Komisionit Evropian, ka kërkuar një reagim racional nga ana e vetë Komisionit” - vijohet më tej në letër. PDI-ja gjithashtu përkujton se vitet 1944-1945 janë hapat e fundit të gjenocidit të grekëve kundër popullatës shqiptare etnike çame, periudhë të cilën e ka njohur zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë më 30 qershor 1994, si Dita e Gjenocidit Grek për 27 qershorin 1944 me masakrat e Paramithisë si pikë kulmore (Dekret Presidencial nr. 885 të datës 12.07.1994). Dojaka saktësoi se PDI-ja i është referuar për këtë kërkesë të drejtës ndërkombëtare të popujve që kanë pësuar genocid. Një seancë dëgjimore është zhvilluar me kërkesën e Hilari Klintonit, në Komisionin e Helsinkit në SHBA në shtator 2002 me përfaqësuesin e Komitetit Grek të Helsinkit, Panajotis Dimitras, i cili u vu përballë pyetjes së këshilltarit Çeduik Gour (Chadëick Gore) mbi çështjen çame. Sipas Dojakës, kërkesa e PDI-së i drejtohet KE-së për ta nxitur Greqinë ta bëjë këtë njohje në shenjë të respektit ndaj viktimave të dhunës shoviniste dhe vënies së drejtësisë në vend. Partia për Drejtësi dhe Integrim thotë se është e bindur se Komisioni Evropian nuk ka paragjykime politike në drejtim të kombësive, feve apo shteteve, por vetëm respekton principet universale të së drejtës, ndaj dhe, sipas Dojakës, “PDI-ja është në pritje të reagimeve të nevojshme të lidhura me respektimin e të drejtave themelore të njeriut për popullsinë çame; pra qeveria shqiptare, qeveria greke dhe Komisioni Evropian”.

    Oli Ren njohu çështjen çame
    Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Franco Frattini, i ka përcjellë për shqyrtim dosjen e Partisë për Drejtësi dhe Integrim komisionerit të zgjerimit, Olli Rehnit. Zyra e Fratinit, sipas PDI-së, ka njoftuar më 8 qershor se dokumentacioni i monitorimit të marrëdhënieve greke dhe shqiptare në lidhje me çështjen çame ishte në kabinetin e Rehnit. Në dosje janë përfshirë një kopje në italisht e këtij dokumenti (të monitorimit), Memorandumi i Qershorit 2006, për të cilin PDI-ja dëshiron që të jetë mirëkuptimi, Memorandumi i Emigrantëve Çamë në Shqipëri dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1947, raporti i gjendjes së minoriteteve në Greqi dhe në Shqipëri si dhe evidenca të paraqitura nga profesori James Pettifer i Akademisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe. Mandej, Dirk Lange, shefi i kabinetit të Renit, i ngarkuar nga komisioneri i zgjerimit ktheu përgjigjen:
    Dëshiroj t’ju falënderoj për letrën adresuar komisionerit Frattini nga ju në datë 29 mars, e cila bën fjalë për çështjen e popullsisë çame. Ashtu siç shkruhet edhe në letrën e dërguar më 12 prillin e kaluar nga zyra e komisionerit Frattini, marrëdhëniet me Shqipërinë do të hyjnë në kompetencat e komisionerit Rehn. Madje, komisioneri Rehn më kërkoi t’ju përgjigjem. Komisioni është në dijeni për çështjen relative të popullsisë çame dhe për më tepër, është plotësisht i informuar për çështjen e rishikimit të të drejtave të anëtarëve, në veçanti të drejtat për pronën e konfiskuar në fund të Luftës së Dytë Botërore. Komisioni mendon se një çështje e tillë duhet të jetë në thelb me natyrë bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Por, përveç kësaj, komisioni do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet e situatës dhe do të vazhdojë të ngrejë zërin për një avancim të dialogut ndërmjet dy shteteve për të arritur në një zgjidhje të favorshme të çështjes.
    Dirk Lange, shef kabineti


    01/08/2006
    KATEGORIA: Politike.shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-11-2005
    Postime
    14
    ,avash.do ti bejne presion greqise pasi e futen ne be dhe ne sistemin e euros.turqise i bejne presion se eshte ne prag,po greqise per cfare ?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Çamët: Athina të njohë gjenocidin ndaj nesh
    hihihihihihhi

    vella...PO TI KU E KE PROBLEMIN?

    Te nenshtetsia greke qe do- apo te shqiptaresia e camerise?

  4. #4
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527


    Shkencetare Grek ne nje bisede te hapur per Camerine.
    Flasin per vuajtjet e Cameve .
    Biseda ishte e hapur dhe ishin mbledhur aty te gjitha qarqet nacionaliste greke (dhe ato voriopiriote)
    te cilet kur degjuan qe vorioepiriotet bashkepunuan me gjermanet filluan te bertasin.

    nuk i themi ne ......shkencetare grek i thone.




    Thone shkenctaret per krimet qe bene Greket kunder Cameve.
    Thone qe ne Cameri flisnin vetem Shqip dhe asnje gjuhe tjeter.
    Thone qe nuk i lane te shisnin pronat e tyre dhe tokat e tyre ua dhane emigranteve qe erdhen nga Turqia.
    Nje Historian thote qe greket(voriopirotet) ne bashkepunim me gjermanet (wermacht) dogjen fshatra shqiptare .....
    Ne salle ka plot nacionalist grek ...kuptoni pse berrtasin

    U lumte ktyre profesoreve dhe historianeve qe gjeten kurajon...se do shume me besoni

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2009
    Vendndodhja
    Preveze
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    hihihihihihhi

    vella...PO TI KU E KE PROBLEMIN?

    Te nenshtetsia greke qe do- apo te shqiptaresia e camerise?


    neneshtetsin greke e kerkojn te ashtu vaftisurit vorioipirot, elementat te drejtuar nga dhespotet dhe zervistat fashist qe zulmuan skenctaret edhe akademin qe zbulonte historin reale te greqis.
    .................................................. ............................................diku bertitur cam-cifut.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Teme e bukur dhe e drejte.Inteligjente.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412


    Tiranë, 25 qershor

    Komuniteti çam në Shqipëri përkujton sot masakrën greke ndaj kësaj popullsie nga ushtria greke, njofton “Start”.
    Gjenocidi ndaj çamëve ndodhi më 25 qershor 1944, ku mbetën të vrarë ose vdiqën rrugës 2700 persona në Kllogjer të Sarandës. Ushtria e drejtuar nga Napolon Zerva përndoqi në mënyrë barbare popullsinë çame, teksa pronat e tyre ishin sekuestruar.

    Në fund të Luftës së Dytë Botërore, popullsisë çame iu konfiskuan pronat e tyre ndërsa u përzunë për në Shqipëri dhe gjetkë. 2000 çamë u vranë brenda një nate në atë kohë në qytetin grek të Paramithisë, ku viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë.

    Sot, pas kaq shumë vitesh ende nuk është zgjidhur kjo çështje dhe asnjëherë nuk është kërkuar ndjesë për këtë masakër. Shteti komunist shqiptar bëri edhe padrejtësinë tjetër duke i regjistruar të gjithë çamët me shtetësi shqiptare, teksa ua hoqi atë greke, çka ishte një hap prapa për të fituar pronat e tyre që sot gjenden në Greqi.

    E ndërsa në jug të Shqipërisë ngrihen përmendore të ushtarëve grekë që supozohen se kanë rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Greqi, çamëve nuk iu lejohet as të vizitojnë pronat e tyre dhe banesat, që tashmë janë kthyer në rrënoja ose objekte muzeale.
    koha.net

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Ja nje shkrim i mehershem per pis Vasillaqisave dhe Dulisve Lindita Çela
    Shekulli
    Hene, 11 Gusht 2008 08:27:00

    Duke mbledhur një të ashtuquajtur Kuvend, kreu i bashkisë synon që të marrë vetë në dorë certifikatat e pronësisë

    Bollano krijon institucione paralele, anashkalon hipotekat

    HIMARË- Krijimi i institucioneve paralele me ato të shtetit shqiptar është veprimi i radhës i kryetarit të bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, i cili edhe këtë herë duket se do të “kapërdihet” në heshtje nga qeveria shqiptare. Duke shfrytëzuar një nga çështjet më delikate të banorëve të zonës, siç është pronësia e tokës, Bollano nuk ka nguruar të sfidojë hapur institucionet shqiptare. Nëpërmjet ngritjes së komisioneve në çdo komunë të bashkisë së Himarës, Bollano do të anashkalojë Hipotekat e shtetit shqiptar dhe të kryejë vetë ndarjen e tokës dhe të shpërndajë certifikata pronësie. Të paktën ky ka qenë qëllimi i tubimit të kuvendit të të dy shoqatave, të cilat pretendojnë se përfaqësojnë mbarë bregdetin e jugut.

    “Në të gjitha komunat e bashkësisë së Himarës të ngrihen komisione që do të administrojnë tokat në këtë zonë. Tokat të ndahen nga ana e bashkisë”. Ky ka qenë vendimi i marrë në bashkinë e Himarës ku është zhvilluar dje i ashtuquajturi “Kuvend mbarëkombëtar i dy shoqatave të bregdetit” të mbështetura nga bashkia e Himarës dhe komuna e Lukovës për çështjen e pronësisë në këto zona. Ky “kuvend” ka vendosur dje që në çdo komunë të ndërtohen komisione me pesë anëtarë, ku sipas drejtuesve duhet të ishin autoktonë, të cilët deri më 15 nëntor duhet të përfundojnë të gjithë regjistrimin e pronave. “Komisionet kanë për detyrë të caktojnë saktësisht vendndodhjen e kufijve të fshatrave, pronave në bashkinë e Himarës. Këto komisione duhet të hartojnë një dosje të plotë me të dhënat e duhura, duke filluar që nga emri i pronarit e deri tek hartat topografike dhe deri më 15 nëntor t’i dorëzojnë në zyrën e bashkisë së Himarës”,- është thënë gjatë mbledhjes së djeshme.

    Ashtu si edhe herët e tjera, mbledhja e kryer në tokën shqiptare, madje në një institucion shtetëror shqiptar, është zhvilluar në gjuhën greke. Thirrjet në greqisht si “larg duart nga Himara, rroftë Bollano” apo edhe largimi nga podiumi i dy pleqve që kryesonin takimin thuajse kanë ndezur sallën ku pjesa më e madhe e të pranishmëve ishin persona të ardhur nga shteti fqinjë enkas për këtë tubim. Sipas fjalës së të pranishmëve, tokat në Himarë janë marrë. Në mbledhje është kundërshtuar ligji 7501 dhe ndarjae tokave në bazë të pronarëve që kanë dokumente të para vitit 1945.

    Në fund të saj është miratuar ngritja e komisioneve për të cilën kanë firmosur të gjithë ata që e quanin veten “delegatë”. Por, edhe pse të mbledhur për të vendosur mbi çështjen e pronësisë, të pranishmit kanë insistuar për të protestuar në mes të qytetit. Me pankarta të shkruara kryesisht në gjuhën greke, pjesëmarrësit në të ashtuquajturin kuvend, janë nisur nga bashkia e qytetit në drejtim të selisë së Omonias. Thirrjet në mbrojtje të tokave dhe larg duart nga Himara kanë shoqëruar të tërë itinerarin e protestuesve, në krye të të cilëve kanë qenë persona që nuk kanë as edhe një pëllëmbë tokë në këtë zonë.

    Bollano: Kam marrë miratimin e kryeministrisë

    Pas protestës Bollano ka deklaruar se për çështjen e pronësisë në zonën e Himarës, ka pasur takime edhe më drejtuesit e qeverisë shqiptare si dhe përfaqësues të kryeministrisë. “Një nga shqetësimet që kam ngritur është ai i tokës ku kemi kundërshtuar njohjen e pronësisë në Porto Palermo. Qeveritë punojnë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në zgjidhjen mbështetur në legjislacion”- tha dje Bollano në një konferencë për shtyp pas mbledhjes.

    Dy “fshatarët pa tokë” të Himarës

    George Gionis dhe Dhimitri Perdhiqi janë dy prej njerëzve më të njohur në Himarë, jo aq për faktin se deklarojnë se janë grekë, por për kauzën që ato mbrojnë në këtë qytet bregdetar shqiptar. Tashmë është bërë më se normale që çdo aktivitet politik që do të ketë në Himarë, të jenë të pranishëm këta dy persona. Megjithësetubimi i djeshëm thuhej se organizohej nga disa shoqata në mbrojtje të tokave të bregdetit dhe mbështetje nga Bashkia e Himarës të dy këta persona janë marrë me çdo detaj të këtij tubimi. Megjithëse asnjë prej tyre nuk rezulton të jetë pronar tokë në Himarë, ata kanë qenë në krye të tubimit duke mbajtur në duar pankarta greke. Duke kryesuar protestuesit në qendër të qytetit, George Gionis nxiste thirrjen e parullave në quhen greke ku kërkohej mbrojtja e tokave. “Larg Duart nga Himara” ka qenë një ndër thirrjet më të përsëritura të protestuesve.

    Deputeti grek “bekon” tubimin e Bollanos

    Në tubimin e djeshëm ka qenë i pranishëm edhe një prej deputetëve grekë. Deputeti Mavroudis Voridis është gjendur në Himarë përpara nisjes së tubimit. Madje ai ka zhvilluar dhe një takim në bashkinë e Himarës me Bollanon. Megjithëse deputeti grek nuk ka qenë i pranishëm në tubimin e djeshëm, ai ka ndjekur nga afër çdo lëvizje të këtij aktiviteti. I pyetur nga “Shekulli”, për qëllimin e vizitës së tij, deputeti Voridis, tha se ka qenë krejtësisht private. “Kam ardhur vetëm të takoj miqtë e mi dhe do të largohem”- tha dje për gazetën “Shekulli” deputeti grek. Kështu ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë komet as për takimin e zhvilluar para tubimit të shoqatave të bregdetit të jugut. Po kështu as kryetari i Bashkisë së Himarës nuk ka bërë me dije asnjë detaj për këtë takim në zyrën e tij me deputetin grek pak minuta para zhvillimit të tubimit të djeshëm. Deputeti grek është larguar nga Himara menjëherë pas takimit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Çamët ngrenë zërin për historinë dhe të drejtat

    Çamët ngrenë zërin për historinë dhe të drejtat

    » Dërguar më: 12/12/2010 - 13:44

    • Datë: Dec 12, 2010


    U mbajt dje konferenca e katërt shkencore mbi çështjen çame, “Si të lobohet çështja çame në nivel ndërkombëtar, si dhe në Greqi”, e organizuar nga Instituti i Studimeve Çame, në bashkëpunim me shoqatën “Çamëria” dhe me Partinë Drejtësi dhe Unitet. Në konferencë morën pjesë historianë të shumtë nga Shqipëria. Nga lektorimi i studiuesit Pëllumb Xhufi përmendim faktin se ai e quajti arritje që në Shqipëri fituan forcat e majta në Luftën e Dytë Botërore, pasi e djathta me në krye Ballin kishte bërë marrëveshje me të djathtën greke, e cila udhëhiqej nga gjenerali Zerva, një antishqiptar i njohur. Beqir Meta analizoi qëndrimin e të gjitha qeverive shqiptare ndaj çështjes çame, ku duket se qeveria e Zogut ka pasur më shumë sukses në çështjen çame. Bashkim Kuçuku, nga ana e tij e konsideroi si të papranueshëm qëndrimin e politikës aktuale ndaj çamëve. Në takimin e djeshëm foli edhe kryetari i Partisë së Minoritetit Maqedonas në Greqi, “Ylberi”, Pavlo Voskopulos, i cili sqaroi të përbashkëtat e historisë së diskriminimit të çamëve dhe sllavo-maqedonasve nga shteti grek.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Xhufi: Ja debati Alia-Micotaqis për çamët në ‘91 » Dërguar më: 12/12/2010 - 13:47 Laj

    Xhufi: Ja debati Alia-Micotaqis për çamët në ‘91

    • Datë: Dec 12, 2010


    Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, në konferencën ndër-kombëtare “Si të lobohet çështja çame në nivel ndërkombëtar”, organizuar nga Instituti për Studime për Çamërinë”, theksoi se pas vendosjes së diktaturës komuniste, çështja çame as nuk u diskutua fare. Më pas, Xhufi pohon se kjo çështje u ringrit me tone të ashpra në 1991-in nga Ramiz Alia, në një takim që pati me Micotaqisin në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Dhe sjell në lektorimin e vet debatin e zhvilluar mes të dyve. Si pikë kulmore për çështjen çame, Xhufi njeh dhe qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Aleksandër Meksi, si dhe një deklaratë të tij publike bërë në korrikun e vitit 1993.

    Alia

    Në mënyrë paradoksale, thelbi i çështjes çame u paraqit, madje në një atmosferë tejet të acaruar, nga udhëheqësi i fundit komunist, Ramiz Alia, gjatë takimit që pati me kryeministrin Micotaqis në Tiranë, më 13 janar 1991. Ndonëse gjithnjë në kuadrin e një “karte rezervë”, çështja çamë u nxor papritur nga R.Alia, pasi kryeministri grek paraqiti me arrogancë dy kërkesa themelore: atë të vendosjes së një kleriku grek në krye të KOASH, dhe atë të rikthimit në Shqipëri të minoritarëve grekë që kishin kaluar ilegalisht kufirin. “Po për kthimin e çamëve, ç’do bëjmë”, e ndërpreu gjithashtu me arrogancë Alia monologun e kryeministrit grek. Dhe vazhdoi: “Kemi 100 e ca kërkesa nga familje çame që duan të kthehen në tokat e tyre, por atyre nuk u jepet vizë”. Në këtë mënyrë të beftë hyri çështja çame në një takim të nivelit më të lartë shqiptaro-grek. Debati për të u kthye në një nga çështjet kryesore, dhe siç duket nga procesverbali, Alia duhet të ketë dalë fitues në atë debat. Në një moment të caktuar, Micotaqis e humbi dhe pohoi se problemi i minoritarëve grekë është i ndryshëm nga ai i çamëve, pasi këta u larguan vetë nga Greqia, si bashkëpunëtorë të nazistëve. E pastaj, shtoi ai, ‘ata nuk ishin grekë, ishin të një kombësie tjetër’. Këtë moment e kapi si duhet Alia, i cili nga pozitat e një mbrojtësi të të drejtave të njeriut, ia kthen Micotaqisit: “Kështu pra, ata që i përkasin një kombësie tjetër, ju i përzërkeni!” Një tjetër moment kulmor i këtij takimi emblematik, është dhe ai që ndoqi pretendimin tjetër të Micotaqisit, atë të njohjes si greke të atyre fshatrave, që sipas tij dëshironin të ishin të tilla dhe hapjen aty të kishave e të shkollave greke. Alia iu përgjigj prerë edhe kësaj radhe, se “çështja e kombësisë nuk është çështje e zgjedhjes personale, por çështje e historisë, gjuhës, kulturës: jo kushdo që i thotë vetes grek është në të vërtetë grek”. Pastaj, shtoi Alia, “si mund të më flisni mua për një fshat që na kërkoka të quhet grek, ju që me një fjalë tuajën këtu shuajtët 30 mijë njerëz duke i quajtur bashkëpunëtorë të gjermanëve, bashkë me pleq e fëmijë?”
    Siç e pohon indirekt Alia, ky rikthim i çështjes çame, madje nëpërmjet drejtuesit të fundit komunist të Shqipërisë, i detyrohej presionit, që tashmë pas ardhjes së pluralizmit kishin filluar të ushtronin vetë komuniteti çam dhe organizata e tij “Çamëria” mbi institucionet shqiptare. Në atë bisedë, Alia i shtroi të dyja problemet themelore të çështjes çame, që përfaqësonin edhe dy nivelet e zgjidhjes së saj: problemin e kthimit të pronave, dhe atë të rikthimit të tyre në trojet e veta. E konsideroj shumë të rëndësishëm këtë replikim të presidentit Alia me kryeministrin Micotaqis në vitin 1991, pasi duke qenë ai edhe një përfaqësues i Shqipërisë së vjetër diktatoriale, dashur padashur vendosi një standard të politikës së jashtme shqiptare...

    Meksi

    Në 3 maj 1993, kryeministri Micotaqis erdhi përsëri në Tiranë, ku takoi kryeministrin e parë demokrat, Aleksandër Meksi. Pas debatit të shurdhët me Ramiz Alinë në janar 1991, grekët kishin korrur fitoret e para në marrëdhëniet me fqinjin e dobët, duke filluar nga imponimi i klerikut grek Janullatos si kreu i KOASH. Edhe në këtë takim, ku qe i pranishëm edhe ministri i Jashtëm Serreqi, aktiv në bisedime, pala shqiptare rishtroi me forcë çështjen çame në tre komponentët e saj: lejimin e qytetarëve shqiptarë nga Çamëria të vizitojnë vendin e tyre; kthimin e pronave dhe rikthimin e çamëve në trojet e tyre. Kundërshtimeve të Micotaqis për të diskutuar më tej këtë problem, kryeministri Meksi iu përgjigj se pala shqiptare nuk do të heqë dorë nga çështja çame. Shpërthimi i histerisë antishqiptare nga ana e Athinës zyrtare pas dëbimit të priftit grek Kristostomos Maidonis, propagandist i “Vorio-Epirit”, ndeshi në një reagim po aq të ashpër të qeverisë shqiptare. Në përgjigje të ultimatumit prej 6 pikash të shpallur më 14 korrik 1993 nga kryeministri Micotaqis, kryeministri Meksi në një deklaratë publike të 18 korrikut shprehet mes të tjerash: “Qeveria shqiptare kërkon që qeveria greke të njohë zyrtarisht ekzistencën e pakicës shqiptare të çamëve, myslimanë e ortodoksë, si dhe të arvanitasve që jetojnë në Greqi prej shekujsh. Në bazë të normave ndërkombëtare ajo i njeh vetes të drejtën të interesohet për shqiptarët dhe minoritetin shqiptar në Greqi...Kërkesës së z. Micotaqis për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ne i përgjigjemi me dëshirën për t’i zgjidhur problemet mes dy vendeve në rrugë bilaterale. Por, në qoftë se palës greke i mungon ky vullnet i mirë, ne jemi gati të shkojmë para kësaj gjykate edhe për të kërkuar njohjen e së drejtës së popullsisë çame për t’u kthyer në trojet e veta në Greqi, të drejtat e minoritetit shqiptar që jeton në Greqi, i cili nga frika e terrori nuk guxon as të pohojë identitetin e tij etnik, të drejtën e pronësisë të qytetarëve shqiptarë në atë vend dhe gjithë të drejtat e tjera që u takojnë atyre në mënyrë të ligjshme”.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Meta: Vetëm Zogu pati sukses për çamët

    Meta: Vetëm Zogu pati sukses për çamët

    • Datë: Dec 12, 2010


    Ish-drejtori i Muzeut Kombëtar Beqir Meta, në fjalën e mbajtur në konferencën e djeshme për ndërkombëtarizimin e çështjen çame theksoi se ishte vetëm Zogu që arriti suksese, duke hapur shkolla shqipe në Çamëri e duke kërkuar më shumë të drejta për ta. “Me ardhjen në pushtet të komunistëve, u bë pak për çështjen çame. Nga viti 1948 deri në 2010, politika u angazhua fare pak për këtë çështje. Duhet përmendur fakti se politika ishte më aktive në vitet 1992-1995, kur u pa një përpjekje për ta ringritur çështjen çame. Por në shuarjen e kësaj çështjeje ndikoi edhe profili komunist e mendësia e tillë e administratës, si dhe ndjenja kombëtare e saj. Duhet theksuar se politika dhe administrata patën një cilësi të dobët kombëtare të politikës dhe kjo e fundit nuk financoi studimet e çështjes çame”, – tha dje Meta.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Dy deputetë të PD shtynë rezolutën e çamëve”

    “Dy deputetë të PD shtynë rezolutën e çamëve”

    » Dërguar më: 12/12/2010 - 13:46


    Në fjalën e tij në këtë konferencë, studiuesi Bashkim Kuçuku theksoi se çështjen çame nuk e zgjidh dot vetë komuniteti, por duhet angazhimi i gjithë politikës. “Politika qeveritare vazhdon t’i shmanget dhe të heshtë për çështjen çame. Nga viti 1991-1994, të gjithë drejtuesit e shtetit shqiptar e kanë paraqitur çështjen çame dhe në ato vite ajo pati një paraqitje dinjitoze”, - tha dje ai. Më pas shtoi se pas 1993-1994, kjo çështje nuk pati më bujën e mëparshme dhe se nga vitet 1994-2010 është një pasqyrë krejt e ndryshme nga periudha e sipërpërmendur. Ai e quajti të patolerueshëm faktin që në 2003 parlamenti shqiptar nuk arriti të miratonte rezolutën për çështjen çame. “E çuditshme ishte fakti se u ngritën dy deputetë të PD-së, që u shprehën se nuk ishte situata e duhur për të diskutuar këtë çështje, pasi sapo ishte miratuar rezoluta për Kosovën dhe na u premtua që shumë shpejt kjo do të kalojë në parlament. Por që nga 2003 e deri më tani asgjë nuk është bërë”, - theksoi në fjalën e tij, studiuesi Kuçuku. Gjithsesi, sipas tij, e rëndësishme është fakti që tani në skenën politike shqiptare janë dy parti politike që përfaqësojnë komunitetin çam dhe që njëra prej tyre ka dhe deputetë në parlament.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Idrizi: Po negociojmë me britanikët për padi ndaj Greqisë

    Idrizi: Po negociojmë me britanikët për padi ndaj Greqisë

    » Dërguar më: 12/12/2010 - 14:00
    Gilmana Bushati

    Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi që është njëkohësisht dhe deputet i parlamentit shqiptar, theksoi dje se dy janë kushtet kryesore të bashkëpunimit të kësaj partie me këtë maxhorancë: e para, miratimi i rezolutës për çamët në parlament, për të cilën dy deputetët do të kushtëzojnë edhe votat, dhe e dyta, ngritja e çështjes çame në diskutimet me palën greke, gjithnjë sipas frymës së Marrëveshjes së Miqësisë, e nënshkruar mes dy vendeve. “Ne jemi parti që do të jemi gjithnjë pranë maxhorancave, pasi janë këto që mundësojnë ngritjen në nivel qeveritar çështjen çame. Në bisedimet tona me maxhorancën në këta dy muaj, si dhe në takimet me kryetarin e saj është rënë dakord për kërkesat tona, megjithëse unë ia kam bërë të ditur atij se edhe kaq sa do të bëjë qeveria, është shumë pak për komunitetin çam”, - u shpreh dje Idrizi në konferencën e katërt shkencore mbi çështjen çame. Ai shtroi për pjesëmarrësit në këtë konferencë edhe diskutimin se si e sheh kjo parti zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Zgjidhjet juridike, që janë njëherazi edhe politike, janë këto: Greqia duhet të shfuqizojë, si në kundërshtim me Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, të dyja ligjet diskriminuese ndaj popullsisë çame, e cila dikur kishte shtetësinë greke. Një ligj i viteve ‘70 dhe një ligj tjetër i viteve ’80, ua njohën të drejtën e rikthimit në trojet e tyre vetëm atyre ish-shtetasve grekë me origjinë të djathtë apo të majtë, që megjithëse kishin bashkëpunuar me pushtuesit apo me komunistët, kishin mbajtur ‘qëndrim të mirë kombëtar’ pas luftës dhe me kusht që të ishin me kombësi greke”, - tha Idrizi. Sipas tij, për të arritur në një sukses të kësaj çështjeje, shumë shpejt do të kërkohet bashkëpunimi me dy nga komunitetet që kanë pësuar të njëjtin fat si çamët, sllavo-maqedonasit dhe hebrenjtë, që të krijohet një koalicion, i cili të kërkojë vetëm respektimin e të drejtave të tyre në Greqi. Kryetari i PDI-së theksoi se kjo parti është në negociata me një studio ligjore britanike lidhur me ngritjen e çështjes çame në Gjykatën e Lartë të të Drejtave të Njeriut. Një kërkesë tjetër e kësaj partie, si ndaj qeverisë shqiptare, por edhe ndaj asaj greke, është që kjo e fundit duhet të kërkojë “falje dhe të shikojë mundësi shpërblimi për viktimat e genocidit të organizuar nga forcat paramilitare apo të krahut të djathtë, ashtu sikurse duhet të parashikojë edhe kompensim për pronat e çamëve dhe të shqiptarëve në përgjithësi.”

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Çamët: Greqia të kërkoj falje dhe të ndryshoj qëndrimin

    Çamët: Greqia të kërkoj falje dhe të ndryshoj qëndrimin

    12/12/2010

    Fatjona Mejdini


    Zhvillohet konferencë shkencore për çështjen. Shpëtim Idrizi mban fjalën e rastit. Merr pjesë edhe Tahir Muhedini

    Çështja çame duhet të nisë të shikohet në një dritë të re historike dhe juridike nga pala greke dhe po kështu shteti grek duhet të kërkojë falje për sa i përket gjenocidit të ushtruar ndaj çamëve. Këto ishin disa nga konkluzionet kryesore që u nxorën nga konferenca e katërt ndërkombëtare: “Çështja e Çamërisë dhe sfidat e së ardhmes”, organizuar nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë dhe Institutin e Studimeve Albanologjike në Prishtinë, ku morën pjesë edhe drejtuesit e dy partive çame në vend, Shpëtim Idrizi i PDU-së dhe Tahir Muhedini i PDI-së. Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, ku merrnin pjesë studiues shqiptarë dhe të huaj, kryetari i PDU-së, Idrizi deklaroi se, po bëhen të gjitha përpjekjet që çështja çame të trajtohet me vërtetësi për sa i përket anës historike, me drejtësi për sa i përket anës juridike dhe me vullnetin e mirë të shtetit grek për ta pranuar atë. Në fjalën e tij, Idrizi shprehu një sërë kërkesash për këtë çështje, duke theksuar se Greqia duket të shfuqizojë dy ligje diskriminuese të ndërmarra ndaj popullsisë çame në kundërshtim të plotë të konventave ndërkombëtare. Në këtë pikë, Idrizi theksoi se interesat e popullsisë çame përkonin edhe me ato të sllavo-maqedonasve, dhe madje të hebrenjve. “Duhen shfuqizuar një ligj i viteve ‘70 dhe një ligj tjetër i viteve ‘80, që ja njohu të drejtën e rikthimit në trojet e tyre vetëm atyre ish-shtetasve grekë, të djathtë apo të majtë, që megjithëse kishin bashkëpunuar me pushtuesit apo me komunistët, kishin mbajtur 'qëndrim të mirë kombëtar' pas luftës, dhe me kusht që të ishin me kombësi greke”, - kërkoi Idriz, duke shtuar se kjo kërkesë është një pikë kontakti mes çështjes çame me çështje të tjera të ngjashme të krijuara në territorin grek, si çështja sllavomaqedonase dhe ajo e hebrenjve. Nga ana tjetër, në fjalën e tij, kryetari i PDU-së deklaroi se, Greqia duhet të kërkojë falje për sa i përket gjenocidit dhe diskriminimit që i ka bërë popullsisë çame. “Greqia duhet të kërkojë falje dhe të shikojë mundësi shpërblimi për viktimat e gjenocidit të organizuar nga forcat paramilitare apo të krahut të djathtë, ashtu sikurse duhet të parashikojë edhe kompensim për pronat e çamëve dhe të shqiptarëve në përgjithësi”, - theksoi Idrizi në fjalën e tij. Nga ana tjetër, Idrizi, i cili mbajti edhe fjalën e hapjes, kërkoi ballafaqimin e studiuesve grekë me gjenocidin ndaj çamëve, duke theksuar se në vitet 1990 Greqia ka manipuluar opinionin në lidhje me gjenocidin çam. Po kështu, sipas kryetarit të PDU-së, Greqia duhet të njohë të drejtën e pakicës shqiptare ortodokse dhe të afirmojë publikisht identitetin e vet kombëtar. Një tjetër kërkesë ishte edhe ajo e mundësinë që ish-viktima të gjalla të kësaj lufte të mund të kthehen për të parë trojet dhe varret e të parëve të tyre. Sipas Idrizit, të gjitha këto kërkesa janë në përputhje me normat dhe ligjet ndërkombëtare. Po kështu, në këtë konferencë shkencore u fol mbi historinë, situatën politike, ligjore dhe diplomatike, të atëhershme dhe të sotshme, dhe mënyrat se si do të duhet të zgjidhet çështja çame. Në konferencë morën pjesë historianë të shumtë nga Shqipëria, si Pëllumb Xhufi, Beqir Meta, Enver Kushi, Ahmet Mehmeti, Bashkim Kuçuku, si edhe tre historianë nga Turqia dhe lektorja e Universitetit të Oksfordit, Dr. Rudina Jasini. Në konferencë foli edhe kryetari i partisë së minoritetit maqedonas në Greqi, "Ylberi", Pavlo Voskopulos, i cili sqaroi të përbashkëtat e historisë së diskriminimit të çamëve dhe sllavomaqedonasve, nga shteti grek.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Xhufi: Politika jonë ia ka vështirësuar pozitat çamëve

    Xhufi: Politika jonë ia ka vështirësuar pozitat çamëve
    12/12/2010


    Historianët

    Historiani i mirënjohur, Pëllumb Xhufi kritikoi dje shtetin shqiptar dhe qeveritë gjatë tranzicionit, të cilat sipas tij, kanë ndikuar negativisht për sa i përket qëndrimit të Greqisë ndaj çështjes çame. “Gabimet e rënda të politikës shqiptare, si mbajtja ndezur e një klime konfliktuale politike të brendshme, marrëveshja politike PS-PASOK, promovimi politik bipartizan i përfaqësuesve ekstremistë të minoritetit grek si Dule dhe Bollano, vjedhja e zgjedhjeve të vitit 1996, ‘piramidat’ mashtruese dhe korruptimi galopant i politikanëve, e forcuan aftësinë e Athinës për të ndërhyrë në axhendat e brendshme e të jashtme të shtetit shqiptar”, - theksoi Xhufi në fjalën e tij, të mbajtur në konferencën shkencore për çështjen çame.

    shqip.

    Meta: Greqisë ju dha kisha ortodokse pa asnjë shpërblim

    12/12/2010

    Historianët

    Historiani Beqir Meta u tregua kritik gjatë fjalës së mbajtur në konferencë, kryesisht me faktin se Shqipëria i dha Greqisë kishën ortodokse pa i kërkuar asgjë në kërkim. Po kështu, i ashpër Meta u tregua edhe me qëndrimin shqiptar ndaj çështjes çame. “Qeveria shqiptare i akordoi të gjitha të drejtat minoritetit grek në Shqipëri, pa kërkuar asnjëherë si këmbim nga qeveria greke plotësimin e një kërkese minimale të shqiptarëve të Çamërisë. U cenua statusi i kishës autoqefale ortodokse pa kërkuar në këmbim asgjë”, - u shpreh Meta.

    shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 12-12-2010 më 15:38
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pazios: Për çamët nuk kërkojmë ndjesë. Është çështje e mbyllur

    Pazios: Për çamët nuk kërkojmë ndjesë. Është çështje e mbyllur

    12/12/2010
    Matilda Troka


    Ambasadori grek mohoi dje ekzistencën e një marrëveshjeje për piramidat mes PASOK-ut dhe Partisë Socialiste

    Nuk ka falje nga shteti grek. Qëndrimi i Athinës zyrtare për çështjen çame është dhënë. Kështu i është përgjigjur ambasadori i Greqisë në vendin tonë, Niklaos Pazios pyetjes së gazetës “Shqip” lidhur me deklaratën e kreut të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Ky i fundit, dje është shprehur se: “Greqia duhet të kërkojë falje dhe të shikojë mundësi dëmshpërblimi për viktimat e gjenocidit të organizuar prej forcave parlamentare apo të krahut të djathtë, ashtu siç duhet të parashikojë edhe kompensim për pasuritë dhe pronat çame dhe shqiptare në përgjithësi”. Gjithashtu, Idrizi gjatë një dalje publike me përfaqësuesin tjetër çam, Tahir Muhedini janë shprehur për një marrëveshje të mundshme mes PASOK-ut dhe PS-së në vitin 1996, dyshime të forta për origjinën dhe kontrollin e firmave piramidale si dhe rolin e Athinës në politikën e jashtme vendase. Deklaratën e tij, ambasadori i Greqisë, Pazios e kreu gjatë një vizite të zhvilluar pasditen e së shtunës në qytetin e Fierit. Fillimisht, ambasadori Nikolaos Pazios ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë, Baftjar Zeqaj si dhe një pjesë të ngushtë të stafit të tij. Ai është njohur me pozicionin gjeografik të Fierit si dhe me resurset që mban ky qytet. Ndërsa ka thënë se ka njohur më shumë Tiranën, ka vlerësuar Fierin për zhvillimin ekonomik, industrial, kulturor dhe turistik. Më pas, takimi mes dy përfaqësuesve, shqiptar dhe grek, ka vijuar me dyer të mbyllura. Takimi me dyer të mbyllura ka zgjatur afro 45 minuta. Në fund të takimit, gazeta “Shqip” ka mundur t’i marrë një prononcim të shkurtër ambasadorit grek, Nikolaos Pazios për deklaratën e dhënë pak më herët se vizita e tij në Fier, nga përfaqësuesit e çamëve të vendit. Duke mos ditur se në Fier jeton një komunitet i gjerë çam, ambasadori ka hedhur deklarata të forta se çështja e tyre nuk njihet nga shteti që ai përfaqëson. Ndërsa ka dëgjuar pyetjen dhe deklaratën e Idrizit, tek e cila është mbështetur edhe gazeta për prononcimin që kërkonte, përkthyesja dhe shoqëruesit e kanë orientuar që të mos shprehej. Ata i kanë thënë se duhet shmangur një përgjigje. Nën pretendimin se aktiviteti për të cilin ambasadori kishte ardhur në Fier duhet të kishte filluar, shoqëruesit e ambasadorit kanë kërkuar shmangien e tij. Por, të njëjtën gjë kanë bërë edhe dy nga përfaqësuesit e Bashkisë së Fierit, pikërisht nënkryetari i porsaemëruar, Florian Muçaj si dhe shefja e kabinetit, Luiza Strati, të cilët në anglisht i janë lutur ambasadorit se duhet që të shkonte në aktivitet. Megjithatë, Nikolaos Pazios i ka dëgjuar pyetjet dhe ka kthyer këto përgjigje. Konkretisht, për marrëveshjen e shumëpërfolur PS-PASOK ambasadori ka thënë se, “nuk ekziston diçka e tillë. Ju siguroj se diçka e tillë nuk ekziston”. Edhe për dyshimet për firmat piramidale, të njëjtën përgjigje ka kthyer. Ndërkohë që për negociata konkrete si dhe angazhimin e qeverisë së Athinës për njohjen dhe zgjidhjen e çështjes çame, ambasadori grek në Tiranë, Nikolaos Pazios është shprehur se: “Ka përgjigje nga më të ndryshme për zgjidhjen e çështjes çame. Përgjigjet janë dhënë, kështu që për të gjitha këto përgjigje që kërkoni, i keni tashmë të dhëna nga Greqia”. Më pasm vizita e ambasadorit ka vijuar me pjesëmarrjen në aktivitetin kulturor ‘Koncert për Poetin e Deteve’, Nikos Kavadhias.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  17. #17
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Çeshtja Çame mund te regullohet vetem atehere kur ne Shqipri te vijne nje fuqi qeveri me parime te shndosha kombtare,dhe me greket te bejne polike mbi baza te reciprocitetit, qe do te thote te ia kthej me te njejten monedhe grekve ne shqipri,ashtu si ç,bene grekrit me pakicen shqiptare(çame) ne greqi...ndersa per nje politike te tille duhet paraprakisht te filloje si nje levizje kombtare me nje program ultra-nacionalist qe nuk do te kishte meshire ,ndaj te gjithe atyre qe veprojne ne kundershtim me interesa kombtare kudo qofshin ata....

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-03-2011
    Postime
    4
    Ceshtja Came Duhet Ngritur, Duhet Te Perpiqen Te Gjithe Shqiptaret Per Kete Pa Perjashtim!

  19. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Ceshtja Came mund te regullohet vetem atehere kur ne Shqiperi largohen "Vllehet" dhe "Greket" nga (poltika) partija Socialsite e sidimos ata qe jane ne krye te asaj partie .

    Deri atehere .

  20. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Ceshtja came tregon se Europa e Perendimi flasin me dy gjuhe!!!

    Po te ishte Perendimi seriozisht i angazhuar per te denuar padrejtesite historike kundrejt popujve te vegjel duhesh t'a fillonte tek rradhet e veta.
    Perendimi duhesh prej kohesh t'i kish bere Jermanise presion qe te njohe Genocidin e saj kundra shqiptareve ne Luften e Dyte Boterore,dhe te paguaje reparacionet e Luftes per Aktet qe ka kryer kundra popullit shqiptar!!!
    Po keshtu Perendimi para se te shkonte deri tek kufijte lindor te Turqise(nuk jam kunder denimit te Genocidit turk kundra ermeneve,madje pres qe Turqia dhe fqinjet e saj te njohin dhe padrejtesite shekullore kundra kurdeve dhe t'i riparojne ato) duhesh njehere te denonte Aktet e perseritura te Genocidit te kryera nga Greqia si vend anetar i BE dhe i NATO-s.
    Duhet te shohin njehere pislleqet tek oborret e tyre pastaj po te duan te hapin gojen per padrejtesi qe jane bere jashte territoreve europiane.
    Kete model sjelljeje te perendimoreve e shohim edhe kundrejt Kines,te ciles i kane shpallur lufte ne Libi.
    Nga njera ane perendimoret ngrene zerin mbi fatin e nje piktori kinez Ai Weiwei nga ana tjeter perendimoret rruajne me fanatizem irracional statusin e heshtjes absolute mbi Akte Genocidi te kryera ne Europe qe prej dy dekadash kundra intelektualeve te popujve te vegjel!!!
    Nuk jane vetem keto temat ku shihet se perendimoret flasin me dy gjuhe.
    Kjo shihet edhe tek tema e preferuar e perendimoreve: Krimet e komunizmit.
    Nga njera ane ngrene e vene krimet e komunizmit si ngarkesa faji kundra popullatave te vendeve lindore,nga ana tjeter kuadro te larta te hierarkise komuniste,denunciante e bashkpuntore te rregjimit komunist i kane integruar ne instutucionet e tyre perendimore prej dekadash,madje i kane ngritur neper poste!!!



    Ndalu Neno mos ki frike
    Se ke djalne te semur psiqik!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 22-04-2011 më 10:06

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të hyje Shqipëria në BE ?
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 707
    Postimi i Fundit: 29-04-2022, 16:05
  2. Prejardhja linguistike e emrit ATHINA
    Nga ash në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 10:55
  3. Athina nis negociatat për emrin e Maqedonisë
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-10-2004, 18:51
  4. Athina Onassis, adoleshentja bilionere
    Nga StormAngel në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •