Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Gjermania, leje qëndrimi për emigrantë ilegalë

    Shefi i zyrës së emigrimit në Ministrinë e Punës deklaron se Gjermania do të rregullojë statusin e 200 mijë emigrantëve

    Hatibi: Për të përfituar shtetësinë gjermane, emigrantët duhet të japin provimin e gjuhës dhe të edukatës qytetare


    Eglantina Bardhi

    Rreth 200 mijë emigrantë ilegalë nga vendet joanëtare të BE-së do të përfitojnë leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani. Bëhet fjalë për persona që aktualisht mund të punojnë vetëm në “punë të zezë”, pasi janë të parregullt, por nuk mund të riatdhesohen, sepse fëmijët e tyre janë integruar përsosshmërisht në shoqërinë gjermane. Këtë bën të ditur shefi i zyrës së emigracionit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, Durim Hatibi. Ai pohoi se lajmin e mirë për këta emigrantë e dha ministri i Brendshëm Federal në Gjermani Wolfgang Schauble (Volfgang Shobël), i cili ka përgatitur një raport mbi efektet e zbatimit të ligjit për emigrimin.

    Lejet

    “Qeveria gjermane ka ndërmend të lëshojë një leje qëndrimi afatgjatë për shtetas nga shtete joanëtare të BE-së, të cilët janë në situatë të parregullt në Gjermani, por që për disa arsye nuk mund të dëbohen”, - shpjegon Durim Hatibi, duke shtuar se një hap i tillë është tepër pozitiv dhe përfitues padyshim që do të jenë edhe mijëra shqiptarë. Sipas informacionit të palës gjermane, nuk mund të dëbohen fëmijë emigrantësh që kanë lindur dhe janë shkolluar në Gjermani. “Ne kemi nevojë për një zgjidhje me konsensus, për të cilin ekzistojnë mundësi relativisht të mëdha”, - mësohet të ketë deklaruar ministri i Brendshëm Federal gjerman, Schauble. Në këtë vend, në vitin 2005 u miratua një ligj i ri mbi emigrimin dhe efektet praktike të zbatimit të tij, që janë përmbledhur në një raport të ministrit Federal të Brendshëm. Në bazë të këtij raporti, shefi i zyrës së emigrimit pohon se mund të lindin propozime për ndryshime të këtij ligji në fund të muajit gusht.

    Shtetësia

    Masa akoma më të rrepta për të marrë shtetësinë gjermane. Sipas shefit të zyrës së emigrimit, Durim Hatibi, pala gjermane ka vendosur tashmë që për ata që duan të fitojnë shtetësinë në këtë vend, përveç të tjerash, duhet të kalojnë edhe dy provime; njohës të gjuhës gjermane dhe të edukimit qytetar. Këto janë dy kriteret e reja me të cilat do të përballen tashmë emigrantët që duan të përfitojnë shtetësi gjermane. “Problemi i marrjes së shtetësisë gjermane po vjen gjithnjë në rritje, pasi ka pasur një ulje të fitimit të shtetësisë nga emigrantët”, - thekson Hatibi, duke shpjeguar se për vitin 2005 morën shtetësinë gjermane rreth 117 mijë emigrantë ose 8 % më pak në krahasim me vitin 2004. Pritet që në të ardhmen ky numër do të jetë edhe më i vogël.

    Për ribashkimet familjare, Gjermania parashikon masa më të rrepta

    Kushte të rrepta për ribashkim familjar

    E ndërsa qeveria gjermane është treguar tolerante për marrjen e lejeve të qëndrimit afatgjatë, me ribashkimet familjare ndodh ndryshe. “Për fat të keq, pala gjermane bën me dije se për ribashkimet familjare tashmë do të ketë procedura më të rrepta”, - thekson Hatibi. Personat që dëshirojnë të sjellin në Gjermani bashkëshortet ose bashkëshortët duhet të provojnë se mund të sigurojnë në mënyrë të pavarur mbajtjen e tyre. Po kështu, janë në diskutim edhe rregulla më të rrepta për emigrantët që duan të marrin në Gjermani fëmijët e tyre.

    200 mijë emigrantë ilegalë nga vendet joanëtare të BE-së, do të përfitojnë leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani.

    117 mijë emigrantë ose 8 % më pak në krahasim me vitin 2004 morën nënshtetësi gjermane.

    Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Sikunder disa shteteve qe dekretojne ligje te pallogjikuara, Gjermania eshte e determinuar te ndihmoje (me plotekuptimin e fjales) emigrantet ne ndihme. Procedurat e siperpermendura jane fare normale dhe burokratike (pra, qe duhen kryer). Eshte i vetmi shtet qe nuk ankohet se "pickohet" nga emigrantet...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Tema të Ngjashme

  1. Si të pajisem me patentë makine në SHBA?
    Nga Xhuxhumaku në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2012, 17:30
  2. Gjermania dhe te huajtë
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-07-2010, 17:16
  3. Veprimtaria politike ilegale në Kosovë në vitet 1945-1999
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 00:44
  4. 1 milionë e gjysëm emigrantë në Greqi?
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2004, 12:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •