Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Si te zgjedhim dhe perdorim kremin e plazhit...

    Po afron stina e plazhit, zhytjet ne uje dhe banjat e diellit: me se fundi erdhen pushimet.

    Keshtu po lexoj nje reviste mjekesore Italiane, me qarte nje artikull, ku behet fjale se si te zgjedhim dhe perdorim kremin e plazhit (Solarin).
    Me duket interesante, keshtu qe po e perkthej dhe mbase ndihmon per ata si une qe duan te perdorin kremin per te ruajtur lekuren nga rrezet e diellit.

    Si te zgjedhim dhe perdorim kremin e plazhit (Solarin)


    Rregulli eshte qe kremi i plazhit duhet perdorur nga te gjithe derisa lekura te mos jete e pigmentuar, dhe melanina kerkon te pakten 3-4 dite qe te prodhohet nga organizmi. Me vone faktori mbrojtes mund te zvogelohet gradualisht sipas tipit te lekures.

    Persa i perket formulimit te solareve, qe jane mbrojtes apo vetem hidratante, duhet te zgjidhen ne varesi te lekures. Sa me e yndyrshme aq me pak e keshillueshme lloji vajor. E rendesishme eshte se verifikohet nese produkti i reziston ujit. Ne rast te kundert aplikimi i tije duhet bere pas cdo larje ose shpesh edhe nese djersitemi shume.

    Si perdoret:
    Rregulli eshte i meposhtem vlen per te gjithe.
    Solari duhet perhapur ne te gjithe trupin uniformisht, duke u perqendruar ne zona te vogla (nuk duhet harruar asnje centimeter lekure), sidomos ato klasiket, pas gjunjeve, kembet dhe veshet. Gjeja me e rendesishme eshte qe ta aplikojme 20 min para ekspozimit ne diell. Vetem kur produkti eshte perthithur plotesisht nga lekura mund te vistemi e te shkojme ne plazh.

    Shpresoj te kem qene i qarte ne perkthim, jam munduar te mos i ndryshoj kuptimin fjalive. Shpresoj gjithashtu mos te keme bere gabime shkrimore

    Ciao.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    O Number1,

    nje pyetje mqse e hiqke veten si ekspert Me kane thene qe ne Shqiperi shitej nje lloj krem plazhi me beta karotine qe te jepte nje ngjyre shume te kendshme. Ketu ne usa s'kam gjetur ndonje te tille deri tani, por di ndonje marke te mire ti qe shitet andej nga Europa?

    Faleminderit!
    Kuqka.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BeBiVoGeL
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Postime
    41
    Ketu ka aq shume sa nuk di ke te zgjedhesh Kuqka
    Loving someone is giving that someone the power to hurt you !!!

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Per kuqelashjen...

    Nje Falsitet

    Kur flitet per ngjyren e kendeshme te plazhit mendohet gjithmone per karrotat. Pra per te qene me sakte, per betakarrotinen.
    Ne realitet te rrisesh sasine e konsumit te betakarrotines nuk ngre livelin e prodhimit te melanise (pra te ngjyres ēokollate), thjesht i jep lekures nje ngjyre portokall te mbyllur, paksa te ngjashme me ngjyren e plazhit, por nuk eshte e njejta.

    Me pak fjale nuk njoh ndonje marke, pasi per mua eshte nje falsitet.

    P.S Keto mendime jane frut i leximeve te mija, pra mund te jene te gabuara

    Kaq shume lodhje para dhe gjate ekspozimit ne diell e per ta pare me pas te zduket pas nje jave ngjyren e bukur ēokollate?

    Eshte e vertete qe mjaftojne dy ose tre dushe qe ngjyra te ike lehtesisht. Nuk mund te bejme asgje. Ne fakt, nese lekura nuk rri me ne diell, pushon se prodhuari melanine, pra nuk ngjyroset me. Po per ta ngadalsuar kete proces ekzistoje disa truke:

    * Evitoni te laheni me uje te ngrohte qe e zbut shtresen siperfaqesore te lekures duke e larguar ate;

    * Mos perdorni per pak kohe pastures shume te fuqishem. Me pas mund te kerkoni ta riforconi ngjyren:
    *Aplikoni ne fytyre nje maske te realizuar me ēaj te erret (dy paketa per gjysem litri uje). Aplikojeni me ane te nje pambuku dhe mos e shplani.
    *Aplikoni ne trup nje mase te perbere nga: 4 karrota, nje gote qumesht dhe 3 luge vaj ulliri. Duhet te mbahet ne trup 10 minuta.


    Shpresoj te keme qene i qarte!

    Mirulexofshim, Ciao
    Redi
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Ah, per ate ngjyren e portokallit te mbyllur qe merrja ne Vlore pervit po vuaj shume, dhe tani mundohem ta marr artificialisht.

    Redi, 'myth' apo jo, une prisja ndonje marke nga ty Mgjte faleminderit qe u pergjigje.

    BebiVogel, kam blere e provuar cdo gje. Efektin e deshiruar s'ma ka dhene asnjera (thua te jete faji im ndoshta?) sa se shpejti mendoj te hap nje 'garage sale' e t'i shes keshtu gjysem te perdorura


    Qofshi mire!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BeBiVoGeL
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Postime
    41
    Kuqalashe ... me thuaj se po vi una te ble disa ... Kam blere 1 krem edhe ai nuk ben fare ashtu te pakten me duket mua ... ahhh
    Loving someone is giving that someone the power to hurt you !!!

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17

    Djegia e lėkurės nga rrezet e diellit

    Nxehtėsia dhe uji i detit kuron veshkat dhe tiroidet

    Si ta mbrojmė lėkurėn nga dielli

    Lėkura mbulon gati plotėsisht tė gjithė trupin tonė. E si e tillė na mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet etj. Ajo ka funksion termorregullues e frymėmarrės, deri diku. Gjithashtu, lėkura depoziton yndyrnat, vitaminat (vit. D) e ujin. Dielli ndihmon trupin pėr tė prodhuar vitaminėn D, e cila nevojitet pėr tė ndėrtuar skeletin. Vitamina D ndihmon trupin tė marrė kalcium nga zorra.

    Djegiet e diellit
    Parandaloni kancerin e lėkurės, duke pėrdorur vajra qė pėrmbajnė faktor mbrojtės ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vėreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundėn, buzėt, veshėt dhe kėmbėt. Pėrdoreni atė tė paktėn 30 minuta pėrpara se tė dilni. Pėrsėriteni pas dy orėsh, nė rast se bėheni me djersė ose pas notit, si tė nevojitet. Pėrdorni kapele qė t'i bėni hije kokės, fytyrės dhe qafės. Mbroni sytė qė tė parandaloni kataraktet e mundshėm nė jetė, duke pėrdorur syze 99-100% mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.
    Fėmijėt poshtė moshės njė vjeē duhen mbajtur sa mė larg diellit, sepse lėkura e tyre ėshtė shumė sensitive. Risku pėr fėmijėt e kėsaj moshe qė tė dehidratoken ose raste tė goditjeve nga dielli ėshtė shumė i lartė. Mbajini fėmijėt nė hije tė veshur lehtė me rroba qė mbulojnė krahėt dhe kėmbėt. Njė kapele me vrima ėshtė e domosdoshme. Vajrat pėr tė vegjlit nėn gjashtė muaj nuk rekomandohen. Disa kėshilla tė tjera qė mund tė ndiqen janė: rrezet mė dėmtuese janė nga ora 11-16. Mundohuni tė qėndroni brenda ose nė hije gjatė kėtyre orėve. Lėkura dėmtohet nė mė pak se 15 minuta nga dielli, dhe kjo vihet re plotėsisht pas dymbėdhjetė orėve. Retė nuk ju mbrojnė nga efektet e dėmshme tė diellit. Kini kujdes nga rėra dhe uji, sepse ato reflektojnė deri nė 50% tė rrezeve nė lėkuren tuaj. Edhe pse mund tė jeni nė ēadėr ose nė hije, ju duhet tė merrni masa tė mėtejshme.

    Ekspozimi
    Dermatologėt kėshillojnė qė nuk duhet tė ekspozohemi nė diell nga ora 11.00 e deri nė orėn 16.00, pėr shkak se nė kėtė orar rrezet e diellit janė mė tė dėmshme. Megjithatė, nga sondazhet e bluzave tė bardha rezulton se janė shumė pak ata plazhistė qė e kufizojnė ekspozimin nė diell nė kėto orare. Po ashtu, gjatė gjithė kohės sė banjės sė diellit, ėshtė i rekomandueshėm pėrdorimi i kremit sa herė qė tė futeni nė det e tė dilni qė andej. Specialistėt thonė se ēdo njė orė duhet pėrsėritur mbulimi me krem solar. Gjithashtu sipas dermatologėve, nuk duhet tepruar me ngjyrėn ēokollatė tė trupit. Plazhi shihet si njė mėnyrė pėr tė larguar stresin. Tė gjithė, sapo hyn stina e verės, mendojmė pushimet nė bregdet. Synojmė qė nėn rrezet e diellit tė marrim ngjyrėn ēokollatė tė dėshiruar, edhe pse e dimė qė ajo s'ėshtė gjė tjetėr veēse teprim me qėndrimin nė diell. Por, ngjyra ēokollatė e trupit ėshtė teprim edhe me njė pigment kanceroz. Njerėzit qė jetojnė dhe punojnė nė mjedise tė mbyllura gjatė gjithė vitit nė verė, nė mėnyrė tė parregullt dhe jograduale, marrin rrezet e forta tė njė dielli nėn temperatura tė larta, pa u mbrojtur prej tij. Kėta njerėz nuk i bind as fakti shkencor se nxirja ėshtė shfaqje e dukshme nė lėkurė e njė mbidoze rrezesh ultravioletė

    Deti
    Terapia e detit kuron me sukses mjaft sėmundje dhe lehtėson pėrparimin e shumė tė tjerave. Por nuk duhet abuzuar me dėshirėn pėr banjė dielli, pasi rekomandimi i saj ose jo, mėsohet vetėm nė kontaktet me mjekun. Dihet qė njė numėr sėmundjesh pėrkeqėsohen dhe pėr disa tė tjera, dielli mund tė jetė me pasoja pėr jetėn. E mira ėshtė qė tė bėhen banja ajri nė hije dhe nė orėt e mėngjesit. Banjat e mėngjesit janė tė kėshillueshme pėr sėmundjet e kockave dhe muskujve. Banjat e detit kanė veprim pozitiv nė shėrimin e reumatizmės qė ka kaluar fazėn e acarimit para 6 - 7 muajsh. Pėr tė tillė tė sėmurė kėshillohen banja ajri dhe pas njė jave banjat e diellit nė orėt e mėngjesit. Bėhen 15 - 20 seanca tė pėrgjithshme. Mund tė bėhen edhe banja dielli tė pjesshme, duke zbuluar vetėm kyēet e sėmura nė 2 - 3 seanca. Nėse nuk ka prirje pėr t'u pėrsėritur sėmundja, pėrdoren edhe banjat e ujit, por pėr kėtė, i sėmuri duhet ambientuar mirė, duke u lagur me ujė deti disa herė. Temperatura e ujit nė fillim duhet tė jetė 34 gradė Celsius, pastaj mund tė zhytesh nė ujė qė zbret nė 22 gradė.

    Keshilla

    1- Mbani syze dielli
    2- Kremin kundra diellit pėrdoreni 30 minuta para se tė dilni nga shtėpia
    3- Evitoni lėvizjet nga ora 11 deri nė orėn 16
    4- Vishuni lehtė, dhe tregoni kujdes pėr fėmijėt deri nė moshėn 10- vjeēare
    5- Fėmijėt deri nė 6 muaj, nuk duhet tė lyhen me vajra plazhi
    6- Mbani gjithė kohėn ujė mineral me vete (ndihmon nė qarkullimin e gjakut)
    7- Shtojini menysė sė pėrditshme sa mė shumė sallata dhe lėngje
    8- Uji i detit bėn mirė pėr gjėndrat tiroide
    9- Nxehtėsia e verės kuron veshkat

    Djegia nga dielli

    Banjat pėr frakturat dhe plagėt

    Nė raste tė frakturave ose tė plagėve veprojnė mirė banjat e ajrit prej 15 - 20 minutash e deri nė dy orė, dy - tri herė nė ditė nė temperaturėn e ajrit 16 - 22 gradė. Banjat e diellit pėrdoren tė pjesshme dhe tė pėrgjithshme. Tė pjesshme, kur plagėt mbyllen me vėshtirėsi.

    Nxehtėsia, e dobishme pėr veshkat
    Banjat e diellit veprojnė mbi veshkat. Krahas me zgjerimin e enėve tė gjakut tė lėkurės, zgjerohen edhe enėt e gjakut nė veshka. Nėse shtohet djersitja nė lėkurė, nuk ka ndonjė ndryshim nė funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnė rritjen e punės sė veshkave.

    Tiroidet, si kurohen ne pyje dhe bregdet
    Sėmundjet e kėtyre gjėndrave janė tė lidhura me funksionin e prishur tė tyre nga shumė faktorė. Sėmundja qė do mjekim klimaterik ėshtė tireotoksikoza e gradės sė mesme dhe tė rėndė, por pa ērregullime tė thella. Kanė efekt tė mirė vendet klimaterike nė pyje dhe bregdet.

    Pėrgaiti: Blerina KACA
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    ElvisTe Maska e el7
    Anėtarėsuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Vancouver, Canada
    Postime
    164

    Smile

    Aldo pse na fut friken kot ,faleminderit per keshillat
    LI BE
    "Everything is an Idea"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    Rregullat dhe frutat qė duhet tė kihen parasysh gjatė pushimeve

    Kremi i plazhit, si ta zgjedhim

    Po afron stina e plazhit, zhytjet nė ujė dhe banjat e diellit: mė sė fundi erdhėn pushimet! Tė gjithė pyesin se si duhet tė zgjedhim dhe pėrdorim kremin e plazhit (solarin). Rregulli ėshtė qė kremi i plazhit duhet pėrdorur nga tė gjithė derisa lėkura tė mos jetė e pigmentuar dhe melanina kėrkon tė paktėn 3-4 ditė qė tė prodhohet nga organizmi. Mė vonė faktori mbrojtės mund tė zvogėlohet gradualisht sipas tipit tė lėkurės. Pėrsa i pėrket formulimit tė solarėve, qė janė mbrojtės apo vetėm hidratantė, duhet tė zgjidhen nė varėsi tė lėkurės. Sa mė e yndyrshme, aq mė pak i kėshillueshėm lloji vajor. E rėndėsishme ėshtė se verifikohet nėse produkti i reziston ujit. Nė rast tė kundėrt aplikimi i tij duhet bėrė pas ēudo larje ose shpesh edhe nėse djersitemi shumė.

    Si pėrdoret:
    Rregulli i mė poshtėm vlen pėr tė gjithė.
    Solari duhet pėrhapur nė tė gjithė trupin uniform, duke u pėrqendruar nė zona tė vogla (nuk duhet harruar asnjė centimetėr lėkure), sidomos ata klasikėt, pas gjunjėve, kėmbėt dhe veshėt. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė ta aplikojmė 20 minuta para ekspozimit nė diell. Vetėm kur produkti ėshtė pėrthithur plotėsisht nga lėkura mund tė vishemi e tė shkojmė nė plazh. Kur flitet pėr ngjyrėn e kėndshme tė plazhit mendohet gjithmonė pėr karotat. Pra pėr tė qenė me saktė, pėr betakarotinėn. Nė realitet tė rrisėsh sasinė e konsumit tė betakarotinės nuk ngre nivelin e prodhimit tė melanisė (pra tė ngjyrės ēokollatė), thjesht i jep lėkurės njė ngjyrė portokall tė mbyllur, paksa tė ngjashme me ngjyrėn e plazhit, por nuk ėshtė e njėjta.

    Ekspozimi
    Dermatologėt kėshillojnė qė nuk duhet tė ekspozohemi nė diell nga ora 11.00 e deri nė orėn 16.00, pėr shkak se nė kėtė orar rrezet e diellit janė mė tė dėmshme. Megjithatė, nga sondazhet e bluzave tė bardha rezulton se janė shumė pak ata plazhistė qė e kufizojnė ekspozimin nė diell nė kėto orare. Po ashtu, gjatė gjithė kohės sė banjės sė diellit ėshtė i rekomandueshėm pėrdorimi i kremit sa herė qė tė futeni nė det e tė dilni qė andej. Specialistėt thonė se ēdo njė orė duhet pėrsėritur mbulimi me krem solar. Plazhi shihet si njė mėnyrė pėr tė larguar stresin. Tė gjithė, sapo hyn stina e verės mendojmė pushimet nė bregdet. Synojmė qė nėn rrezet e diellit tė marrim ngjyrėn ēokollatė tė dėshiruar, edhe pse e dimė qė ajo s'ėshtė gjė tjetėr veēse teprim me qėndrimin nė diell. Por ngjyra ēokollatė e trupit ėshtė teprim edhe me njė pigment kanceroz. Njerėzit qė jetojnė dhe punojnė nė mjedise tė mbyllura gjatė gjithė vitit, nė verė, nė mėnyrė tė parregullt dhe jograduale, marrin rrezet e forta tė njė dielli nė temperatura tė larta, pa u mbrojtur prej tij. Kėta njerėz nuk i bind as fakti shkencor se nxirja ėshtė shfaqje e dukshme nė lėkurė e njė mbidoze rrezesh ultravioletė.

    Pasojat e plazhit
    Njolla, myk, quka, djegie tė thella, dehidratim, por edhe skuqje, infektim janė disa nga "pasojat" e plazhit. Mė tė ndjeshėm ndaj kėtyre janė fėmijėt e vegjėl, gratė dhe tė rinjtė. Lėkura dhe organizmi nė njėfarė mėnyre janė tė rrezikuar nga dielli. Pas plazhit shfaqet tharja e lėkurės dhe tė tjera probleme qė shkojnė deri nė infeksione serioze, si tė mykut mbi lėkurė etj. Problem serioz pėr plazhistėt dhe njerėzit qė ekspozohen ndaj rrezeve tė diellit janė djegiet e lėkurės. Ato nuk mund tė shmangen ndryshe, pėrveē se me anė tė pėrdorimit tė solarėve, me mbrojtės me filtėr tė lartė, si edhe duke mos u ekspozuar nė diell pas orės 10.00.

    Keshilla per kremin

    1- Kremi i plazhit duhet tė pėrdoret 20 minuta para se tė shkojmė nė det
    2- Solari duhet tė pėrdoret sa herė tė dilni nga deti
    3- Kremi dhe solari i plazhit duhet tė jetė me karota
    Si ta ruajmė ngjyrėn e plazhit
    1- Evitoni tė laheni me ujė tė ngrohtė qė e zbut shtresėn sipėrfaqėsore tė lėkurės duke e lagur atė
    2- Mos pėrdorni pėr pak kohė pastrues shumė tė fuqishėm. Mė pas mund tė kėrkoni ta riformoni ngjyrėn:
    3- Aplikoni nė fytyrė njė maskė tė realizuar me ēaj tė errėt (dy paketa pėr gjysmė litri ujė). Aplikojeni me anė tė njė pambuku dhe mos e shpėlani.
    4- Aplikoni nė trup njė maskė tė pėrbėrė nga 4 karota

    Plazhi

    Krem hidratues pas plazhit
    Ėshtė e kėshillueshme qė pas plazhit tė pėrdoren kremra hidratues "pas diellit" pėr lėkurėn, pasi nga plazhi lėkura thahet jashtė mase. Nė raste djegiesh tė thella rekomandohen edhe preparate nė formė xheli. As qėndrimi nėn ēadėr nuk tė mbron nga dielli, pasi edhe rėra, edhe gurėt rrezatojnė.

    Nishanet, dėmtohen nga rrezet e diellit
    Probleme shkakton rrezatimi diellor edhe te nishanet mbi lėkurė. Njėlloj ndodh me njollat dhe qukat, prej tė cilave ankohen shumica e njerėzve qė vuajnė nga shfaqja me tepri e pullave tė bardha mbi lėkurė, pa pigment. Zakonisht pėr mykun dhe njollat rekomandohen preparate me ekstrakte bimore.

    Kėshillat pas ekspozimit nė plazh
    Pas ēdo banje nė det ose nė pishinė trupi duhet tė shpėlahet me ujė tė pastėr. Pas shfaqjes sė mykut mbi lėkurė duhet tė ndėrpritet plazhi dhe tė niset kura. Nė raste djegiesh jo tė lehta duhen pėrdorur antibiotikė dhe xhel "pas diellit" Pėr njollat dhe qukat duhet tė pėrdoret mbrojtėsi me filtėr maksimal.

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Rreziku nga dielli

    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka paralajmėruar se rreth 60 mijė vetė vdesin ēdo vit nga dielli i tepėrt. "Shumica e vdekjeve janė tė lidhura me kancerin e lėkurės tė shkaktuar nga qėndrimi i tepėrt nė rrezet e dėmshme ultraviolet ," thotė OBSH.

    OBSH thotė se masa tė thjeshta si mbulimi i trupit gjatė qėndrimit nė diell mund tė shkurtojė shumė numrin e vdekjeve. Gjithashtu OBSH kėshillon qė njerėzit tė shkurtojnė kohėn e qėndrimit nė diell, qė tė veshin rroba mbrojtėse, pėrfshirė kapele dhe syze dielli si dhe tė pėrdorin krem mbrojtės nga dielli i fuqishėm me minimum 15 + .

    Tė gjithė janė tė ekspozuar ndaj rrezatimit ultraviolet nga dielli. Sasi tė vogla tė kėtij rrezatimi janė tė shėndetshme dhe luajnė njė rol themelor nė prodhimin e vitaminės D. Megjithatė, sasi tė tepėrta tė kėtij rrezatimi shkaktojnė probleme tė shumta shėndetėsore qė mund tė ēojnė edhe nė vdekje.

    1. Sa real e vlerėsoni ju se ėshtė ky rrezik?
    2. A e dini se si duhet tė ruheni nga rreziku nga dielli?
    3. Sa orė kaloni nė diell kur jeni nė plazh?
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. John Stevenson
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 00:59
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Adhurim
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:08
  4. Rreziku Berisha si deshtim i socialisteve (Fatos Lubonja)
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 09:43
  5. Mrekullite shencore te Kur'anit dhe Bibles
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 14:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •