Kastriot Myftaraj
Ismail Kadare e ka identifikuar tė keqen historike tek shqiptarėt me personin dhe lėvizjen e Haxhi Qamilit.Por, Ismail Kadare, nė mėnyrė sa tė habitshme dhe sinjifikuese, avancon duke e pėrcaktuar gjithė popullsinė e Shqipėrisė sė Mesme ku ndodhi kjo lėvizje, si joshqiptare, por pasardhėse tė kolonėve turq tė sjellė nė Shqipėri gjatė okupimit osman. Ismail Kadare, nė njė intervistė qė i ka dhėnė ditores sė Tiranės «Shekulli», nė 3 korrik 2006, nė lidhje me debatin e tij me Rexhep Qosjen pėr identitetin shqiptar shkruan: «Historia jonė, nė vend qė tė bėnte sikur nuk shihte, duhej tė kishte vėnė re se pėrse nė disa zona tė Shqipėrisė kėndohet edhe sot kėnga pėr banditin nga Sharra (Mal mė mal kėndon bilbili, rroftė e qoftė Haxhi Qamili.). E kjo tė kujton faktin tjetėr se pėrse mbahet mend dhe vizitohet ende sot varri i Ballaban Pashės, tradhtarit tė mundur e tė ndėshkuar prej Skėnderbeut? Shtrohet pyetja nėse kjo tregon njė gjendje patologjike tė njė pjese tė popullsisė shqiptare, apo kėto janė zona nė tė cilat, sipas kronikave osmane, perandoria ka bėrė shpėrngulje etnike tė vendėsve, pėr t i zėvendėsuar me kolonė tė ardhur nga kushedi ku. E kėta kolonė kanė kujtime e nostalgji tė tjera.
Ato jo vetėm janė tė ndryshme nga ato tė kombit shqiptar, ēka do tė ishte e natyrshme, por ato janė nė kundėrshtim tė plotė me interesat e tij. E kėtė asnjė vend i sotėm nuk e lejon». («Shekulli», 3 korrik 2006, f. 5) Siē shihet, Ismail Kadare, me lehtėsinė mė tė madhe, duke iu referuar kronikave osmane qė ai nuk i citon, paraqet tezėn sikur popullsia e sotme e Shqipėrisė sė Mesme ėshtė pasardhėse e kolonėve turq tė vendosur nė kėtė zonė pasi ajo u boshua si pasojė e dhunės osmane. Posaēėrisht, Kadare quan si pasardhėse tė kolonėve turq popullsinė vendase tė Tiranės (Sharrėn e pėrmend si eufemizėm), duke sjellė si provė pėr kėtė edhe faktin qė tek kjo popullsi ruhet ende tradita orale (kėnga) pėr Haxhi Qamilin. Pra, me argumentin e disa kronikave qė nuk i citon dhe me njė kėngė popullore, Kadare provon se popullsia e Shqipėrisė sė Mesme, posaēėrisht e Tiranės, ėshtė joshqiptare, por turke!!! Dihet se turqit e kishin praktikė qė tė vendosnin kolonė gjithandej territoreve qė okuponin, pra edhe nė Shqipėri, edhe nė vendlindjen e Kadaresė nė Gjirokastėr, por nuk ka asnjė tė dhėnė nga arkivat qė kėtė gjė ta kenė bėrė nė ndonjė pjesė tė territorit shqiptar nė atė masė qė thotė Kadare, pra aq sa tė krijonin njė mazhorancė nė raport me popullsinė vendase.
Banorėt e Shqipėrisė sė Mesme, tė cilėt Kadare i quan si kolonė turq, gjatė kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare tė vitit 1912, u ngritėn masivisht me armė nė dorė kundėr Turqisė, madje edhe duke ēliruar qytete. Nė fund tė nėntorit 1912, flamuri shqiptar u ngrit nė qytetet e Shqipėrisė sė Mesme, nė ditėt para se ta ngrinte Ismail Qemali nė Vlorė dhe para se ky flamur tė ngrihej nė Gjirokastrėn e Kadaresė. Tė gjitha kėto fakte e bėjnė shumė mė tė komplikuar ēėshtjen e rebelimit islamik tė viteve 1914-1915, qė erdhi vetėm dy vjet pasi kėta banorė dhanė kėto prova vetėdijeje nacionale shqiptare. Ku ishin nė 26 nėntor 1912 kėta njerėz qė dy vjet mė vonė do tė bėrtisnin «Dum Babėn», duke ngritur flamurin turk? Pse nuk e ulėn flamurin shqiptar nė nėntor 1912? Atė flamur e ulėn vetėm serbėt, kur ushtria serbe e okupoi Tiranėn, pak ditė mė vonė. Rebelimi islamik qė ndodhi nė kėtė zonė nė vitin 1914, nuk do tė thotė se popullsia e saj qe turke. Nė lėvizjen islamike mori pjesė vetėm njė pjesė e vogėl e popullsisė dhe ajo arriti qė tė dominonte sipas rregullit tė njohur tė historisė, qė minoranca aktive dominon mbi shumėsinė e popullsisė, duke i imponuar asaj vullnetin e vet.
Dhe ėshtė domethėnėse se nė kėngėt pėr Haxhi Qamilin, populli i Shqipėrisė sė Mesme nuk e lavdėron atė si prijės fetar, por pėr luftėn kundėr feudalėve, bejlerėve dhe pashėve, tė cilėt fshatarėt e kėsaj zone donin qė t i hiqnin qafe pas largimit tė Turqisė. Kjo tregon se njė pjesė e madhe e fshatarėve tė Shqipėrisė sė Mesme iu bashkuan lėvizjes pėr motive antifeudale dhe jo pėr motive fetare. Kadare, pasi i ka thėnė kėto gjėra pėr popullsinė e Shqipėrisė sė Mesme nuk duhet tė zemėrohet nė rast se analizohet historia e Gjirokastrės sipas pikėpamjes sė Kadaresė. Duke e bėrė kėtė, ky qytet del shumė mė i kompromentuar me turqit se qytetet e Shqipėrisė sė Mesme. Vendlindja Ismail Kadaresė, qyteti i Gjirokastrės, u okupua nga turqit nė vitin 1417, pėr tė mbetur nė dorėn e tyre pa ndėrprerje deri nė vitin 1913, kur turqit u larguan pėrgjithmonė nga Shqipėria. Banorėt vendas nuk u rebeluan kundėr turqve pėr ta ēliruar qytetin as nė kohėn e kryengritjeve tė mėdha shqiptare tė viteve 1432-1438, kur kėshtjella e Gjirokastrės u rrethua nga kryengritėsit shqiptarė dhe as nė kohėn e luftės sė madhe antiturke tė prirė nga Gjergj Kastrioti Skėnderbeu dhe pas vdekjes sė tij nga nė vitet 1443-1479, kur pjesa mė e madhe e qyteteve shqiptare i dėbuan okupatorėt turq. Gjatė gjithė kohės sė rezistencės skėnderbeiane, Gjirokastra nuk mori pjesė.
Edhe gjatė lėvizjes nacionale shqiptare, nė shekullin XIX-XX, nė kohėn e kryengritjeve tė mėdha shqiptare, nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit dhe tė kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare tė viteve 1912, kur shumė qytete shqiptare u ēliruan, Gjirokastra mbeti gjatė gjithė kohėn nėn sundimin turk. A ėshtė kjo besnikėri e banorėve tė Gjirokastrės ndaj okupatorit turk arsyeja qė turqit e shpėrblyen Gjirokastrėn, e cila gjatė kohės sė okupimit turk ka qenė qyteti shqiptar qė ka pasur mė shumė nėpunės tė administratės turke, gjithandej territorit tė imperisė se ēdo qytet tjetėr shqiptar? Mos ndoshta ky luajalitet i banorėve tė Gjirokastrės shpjegohet me faktin se nė Gjirokastėr turqit vendosėn kolonė tė sjellė nga viset e tjera islamike tė imperisė. Kadare ėshtė me origjinė nga Gjirokastra, por mbiemri Kadare ndryshon shumė nga mbiemrat e banorėve tė Gjirokastrės qė janė tė prejardhur ose nga emra muslimanė, ose nga fjalė greke, trashėgimi e kohės bizantine.
Mbiemri Kadare ėshtė praktikisht i njėjtė me atė tė ish-liderit komunist hungarez, Kadar. Hungarezėt origjinėn e vet tė hershme e kanė nga Lindja e Largme, nga areali huno-turk (kur hungarezėt arritėn sė pari nė Evropė nė shekullin X pas Krishtit, evropianėt i quajtėn turq), pra nga e njėjta zonė nga ku u nisėn edhe paraardhėsit e turqve osmanė nė dyndjen e vet qė i ēoi deri nė zemėr tė Evropės. Nė kohėn e okupimit osman nė Shqipėri u vendosėn kolonė turq dhe, duke u nisur nga mbiemri, tė tillė duhet tė kenė qenė paraardhėsit e Kadaresė nė Gjirokastėr, gjė qė duket e sigurt pasi nuk ka asnjė rast qė njė familje shqiptare e islamizuar tė ketė adoptuar si mbiemėr njė fjalė turke paraislamike.
Ėshtė sa e ēuditshme, aq edhe sinjifikative se Ismail Kadare kur preokupohet pėr nderimet qė i bėhen varrit tė Ballaban Pashės (?!), pa e thėnė ku dhe nga kush, nuk thotė asnjė fjalė pėr faktin qė Kisha Ortodokse Shqiptare njeh si shenjt dhe nderon nė njė tempull nė Elbasan, tė ashtuquajturin Shėn Joan (Ivan) Vladimirin, qė ka jetuar nė fund tė shekullit X dhe nė fillim tė shekullit XI dhe qė ka qenė njė okupator serb i trojeve shqiptare, me origjinė nga familja Nemanja, dinastia mbretėrore mesjetare serbe, qė ka qenė pėrgjegjėse pėr genocidin kundėr shqiptarėve. Pse Kadare nuk preokupohet edhe pėr nderimin e varrit tė kėtij okupatori serb, eshtrat e tė cilit ruhen nė njė arkė speciale tė dhuruar nė 1935 nga Kisha Serbe, aq mė tepėr qė ky «shenjt» serb nuk njihet nga asnjė kishė tjetėr ortodokse veē asaj serbe. Nderimi i Shėn Joan Vladimirit ėshtė njė gjė e kuptueshme nė rastin e serbėve dhe grekėve, ndėrsa nė rastin e Kishės Ortodokse Shqiptare ajo qė kuptohet ėshtė se nė kėtė rast i shėrben Serbisė dhe Greqisė. I ashtuquajturi Shėn Ivan (Joan) Vladimiri nuk ėshtė njė simbol fetar, por njė simbol politik, nacionalist, serb dhe grek dhe duke e nderuar atė Kisha Ortodokse Shqiptare vihet nė linjė me nacionalizmin religjioz serb dhe grek.
Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se pėrēmimi pėr qytetarin autokton tė Tiranės ėshtė mendėsia e artikuluar publikisht e linjės politike me tė cilėn ėshtė identifikuar Kadare, pra linjės sė Edi Ramės. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, nė konferencėn Shteti, biznesi, shoqėria civile, mbajtur nė Tiranė, nė 20 prill 2004, u shpreh kėshtu pėr njė eksperiencė tė vetėn gjatė kontaktit me qytetarėt e Tiranės: «Nė njė prej atyre debateve tė rastėsishme nė rrugė qė mbledhin kalimtarė apo konsumatorė tė palodhur trotuaresh, takoj njė djalė, 35-36 vjeē, fizik i mbarė, veshje normale, pakėz erė alkooli pa ardhur ende mesdita dhe dėshira karakteristike pėr protagonizėm nė pėrballje me njė njeri tė shtetit si puna ime qė bėj debat me katundarė tė cilėt nuk mund tė arrijnė tė kuptojnė pse nuk mund tė shesin prodhimet e tyre nė njė trotuar lagjeje. Zėri, ai shqiptari kompetent: O Edo, nuk ka punė mėr lal, s kanė bukė me hongėr dynjoja. E pyes ē punė bėn. Shofer mė thotė. Ka dy fėmijė dhe gruan. Hajde nesėr i them se kam njė punė pėr ty. Tė nesėrmen vjen dhe refuzon tė punojė me kamion nė Ndėrmarrjen e Punėtorėve tė Qytetit.
Interesohem nė Njėsinė Bashkiake pėrkatėse dhe ky tip merr ndihmė ekonomike. Me tė cilėn sigurisht pi njė pjesė tė fėrnetit tė paradites. Pjesėn tjetėr njė dreq e gjen sesi e siguron, por ėshtė e sigurt qė pi pėrditė». (cituar sipas: «Shekulli», 21 prill 2004, 15.) Edi Rama kėtu me shumė saktėsi e riprodhon tė folmen tiranase tė kėtij njeriu, duke dashur tė na e bėjė tė ditur identitetin e tij. Imitimi i sė folmes sė kėtij tė riu, bėhet pėr tė paraqitur grupin tė cilit ai i pėrket, i cili paraqitet si bartės kolektiv i sė keqes. Shihet qartė se pėr Edi Ramėn, njė prej stereotipeve tradicionale tė njeriut tė ērregullt nė Tiranė ėshtė tiranasi autokton i cili ėshtė dembel, pijanec, i prirur pėr tė ngritur krye kundėr autoritetit shtetėror etj. Imitimi Individi sillet si pėrfaqėsues i grupit. Kjo mėnyrė tė foluri e Ramės ngjan me atė tė kolonialistėve tė bardhė evropianė pėr banorėt vendas tė kolonive nė Afrikė dikur. Pėr Edi Ramėn tiranasi ėshtė the native, siē thotė Faik Konica se i quanin dikur disa tė ardhur nga Jugu tiranasit autoktonė.
Konica shkruan: «Mbeta i ngrirė nga habia kur dėgjova njė ditė nė Tiranė njė njeri qė tė mė thotė inglisht duke folur pėr tiranasit the natives dhe ai vetė duke qenė shqiptar». (Faik Konica: «Vepra», «Naim Frashėri», Tiranė 1993, f. 254.) Mė tutje Konica shton: «Njė afrikani, njė aziatiku, inglizi nuk i thotė kurrė vendės i aksh pjese tė Azisė ose tė Afrikės, me pėrbuzjen e njė dominatori, tė njė mizori, i thotė vetėm native». (po atje: f. 254.) Denigrimi i njeriut autokton tė Shqipėrisė sė Mesme ėshtė pjesė e njė tradite tė mendimit dhe politikės nė Shqipėri, tė pėrpunuar nga njerėz me origjinė nga zona pėrreth vendlindjes sė Kadaresė. Me kėtė ėshtė synuar jo thjesht qė tė legjitimohet trajtimi si njė qytetar i dorės sė dytė i vendasit tė Shqipėrisė sė Mesme, por tė justifikohet deri edhe genocid ndaj tij nė perspektivė, duke e asgjėsuar fizikisht. Ėshtė sa e ēuditshme dhe sinjifikative, qė Fan Noli nė njė prej fjalimeve tė veta nė njė rreth shqiptaro-amerikanėsh ortodoksė nė vitet 50, tregon pėr njė episod nė vitet 20, nė Shqipėri: «Njėherė ishim mbledhur nė Tiranė, dhe po mejtoheshim disa shokė atje si mund tė spastrojmė Tiranėn. Atėherė ishte shumė e qelbur. Nuk di si ėshtė tashti, se skam vajtur. Atėherė kundėrmonte. Secili ipte mendimin e tij: jo duhet bėrė kėshtu jo duhet bėrė ashtu.
Miēo Ēekani dha njė mendim. Edhe mendimi i tij ishte ky: si mund tė spastrohet Tirana, tė bėhet qytet i pastėr? Tė bėjmė, tha, njė mur rreth e rrotull Tiranės dhe pastaj ti vemė zjarr, ta djegim. Njė nga ata tha: Po sikur tė shpėtojnė, njė tė dalė jashtė? Atėhere u prish i tėrė plani. Ajo ėshtė zgjidhja e jataganit: t i vrasim qė tė gjithė». (Fan Noli, Vepra, vol. VI, Akademia e Shkencave e RSH, f. 222.) Si Noli dhe ky Miēo Ēekani qenė ortodoksė me origjinė nga zona rrotull vendlindjes sė Kadaresė. Shikoni se ēfarė idesh genocidale, identike me ato qė diskutonin nazistėt nė kampet e shfarosjes dhe nė getot e hebrejve, si dhe serbėt nė Bosnjė-Herzegovinė dhe nė Kosovė, kanė pasur ndaj tiranasve vendas Noli dhe rrethi i tij i Revolucionit Demokratik. Dhe kjo urrejtje pėr tiranasit nuk vinte nga papastėrtia e qytetit sepse Edith Durhami, e cila e vizitoi Tiranen nė nisje tė shekullit XX, ndonse pėr shume qytete dhe krahina tė Shqipnis nuk e kursen kriticizmin nė ēdo aspekt, Tirana i bėn njė pėrshtypje tė mirė, duke e gjetur si jashtėzakonisht tė pastėr dhe shumė piktoresk (Edith Durham, Brenga e Ballkanit, Naum Veqilharxhi, Tirane 1998, f. 92.) Rrena e Nolit pėr Tiranėn ėshtė frut i mentalitetit se vendasit e Shqipėrisė sė Mesme (tiranasit, durrsakėt, elbasanasit etj.) qenė tė trashė, tė pistė dhe e meritonin qė tė sundoheshin.
Deklarata tė tilla nuk duhen marrė kurrė lehtėsisht. Atė qė nuk e bėri dot Noli me tė vetėt e potencon sot Kadare dhe kjo nuk bėhet pa qėllim. Ne jetojmė nė kohėra kur para disa vitesh ėshtė bėrė genocid ndaj njeriut shqiptar, duke u tentuar asgjėsimi total i njeriut shqiptar, jo vetėm nė Kosovė dhe nė Maqedoni, por edhe nė Republikėn e Shqipėrisė, nga fqinjėt serbė dhe grekė, me justifikimin se shqiptarėt nė dy anėt e kufirit janė pasardhės tė turqve tė vendosur kėtu nė kohėn osmane. Dhe ėshtė e sigurt se serbėt dhe grekėt kanė ndėrmend qė ta bėjnė edhe nė tė ardhmen kėtė gjė, nė rast se krijohen situata tė favorshme nga acarimi i ballafaqimit tė Perėndimit me botėn islamike. Kadare tė gjitha kėto sigurisht qė i di dhe madje i di shumė mirė. Dhe megjithatė, nė kėtė luftė serbėve dhe grekėve u vjen si dhuratė nė pjatė tė artė njė argument i kėtij lloji nga i ashtuquajturi shkrimtari mė i madh shqiptar. Me kėtė Ismail Kadare ėshtė bėrė bashkėfajtor nė projektet pėr genocide kundėr kombit shqiptar.
Gazeta SOT
Krijoni Kontakt