Rregullorja e forumit shqiptar është një listë e qartë dhe praktike e rregullave të pjesmarrjes në Forumin Shqiptar. Ajo është përpiluar nga stafi i forumit dhe respektohet nga të gjithë anëtarët e forumit që kanë zgjedhur që të marrin pjesë në këtë forum. Gjithashtu, mbi këtë rregullore bazohet edhe stafi i forumit për të ndërhyrë sa herë që anëtarë të caktuar shkelin rregulloren e forumit.

Ju ftoj që të gjithë që ta lexoni rregulloren, pasi u jep përgjigje shumë pyetjeve dhe paqartësive që ju mund të keni se përse stafi i forumit reagon ashtu sic reagon.

Rregullorja e Forumit Shqiptar

Ata që nuk e shohin rregulloren si të drejtë, kanë të drejtë që të bëjnë rekomandime për ndryshime në të, por nuk kanë të drejtë që ta shkelin atë me dashje. Stafi i forumit rezervon të drejtën e ndryshimit te rregullores duke marrë parasysh edhe shqetësimet dhe sugjerimet e anëtarëve të forumit.

Stafi i Forumit