Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Freedom Maska e Bianconero
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263

    Fanatizmi fetar mysliman dhe pasojat e tij për lirinë e besimit dhe të komprometimit

    Nga Ibrahim Kelmendi

    Janë disa të drejta themelore që asnjë njeri nëbotë nuk mund t'i gëzojë kurrë: nuk mund të vendosë nëse dëshiron të (mos)lind, ta zëmësi fëmijë i prindërve me sëmundje të rënda gjenetike, nuk mund t'i zgjedhë prindërit,nuk mund ta zgjedhë kombin, nuk mund të zgjedhë vendlindjen, nuk mund të zgjedhëbesimin fetar...

    Në Maqedoni tashmë po shfaqet fanatizëm i theksuar fetar. Më vulgari po shfaqet fanatizmi mysliman tek disa qytetarë shqiptarë, pore dhe fanatizmi ortodoks. Në shënjestrën ndërkombëtare të luftimit tani është vetëm fanatizmi mysliman, meqë në emër të tij po bëhen krime të rënda terroriste. Kjo, shqiptarët në Maqedoni duhet t'i merakosë në mënyrë të veçantë, për faktin se në shumicë janë të besimit mysliman, duhet t'i merakosë sepse fanatizmi mysliman ka gjetur terren të përshtatshëm në këto anë. Dihet se religjionet janë të sanksionuara në mënyrë në librat e shenjtë. Grupimet fanatike, kriminele e terroriste që kamuflohen pas besimeve fetare, kanë interesa të tjera që nuk përputhen me normat e saktësuara fetare. E drejta e besimit fetar është e drejtë e gjithsecilit. Askush nuk mund dhe askush nuk guxon të privojë të tjerët nga kjo e drejtë. Shqiptarët janë dëshmuar në konceptimin e lirive fetare nga më tolerantët dhe nga më modernët në Evropën Juglindore. Nëse, herë pas here, kanë qenë të vonuar në probleme të tjera, në trajtimin e çështjeve religjioze, ata kanë qenë përpara fqinjëve të tyre. Asnjëherë shqiptarët nuk kanë luftuar për interesa fetare ose religjioze, edhe pse u kanë takuar tri besimeve fetare (myslimane, katolike e ortodokse). Asnjëherë problemet e besimit fetar nuk janë bërë faktor i luftës në mes tyre apo kundër fqinjëve. Krejt ndryshe nga fqinjët e tyre, ata kanë bashkëjetuar mrekullisht, edhe pse i kanë pasur në vete tre besimet fetare. Pikërisht në këtë konceptim, mrekullisht të admirueshëm të shqiptarëve, janë munduar të goditin ata që nuk e kanë dashur këtë veti të hershme tonën, pikërisht këtu edhe përpiqen të godasin. Meqë fanatizmi fetar, në trajta të ndryshme, po shfaqet më shumë te shqiptarët e besimit islam, atëherë u takon vetë qytetarëve shqiptarë të besimit islam që ta vëzhgojnë me vëmendje shfaqjen dhe pasojat e tij. Rëndom, klasa politike shqiptare po heziton të merret me përkushtim me veprimtarinë e grupimeve fanatike pseudo-myslimane, nga frika se mund të humbasin votat e besimtarëve shqiptarë myslimanë. Por, ky lloj hezitimi dhe taktike naive dhe egoist nuk duhet të zgjasë në pakufi, sepse besimtarët shqiptarë do të lihen pa mbrojtje nga ndikimet dhe keqpërdorimet që po ushtrojnë grupimet fanatike sektare myslimane. Po nuk u penguan mjekroshët "misionarë", komuniteti shqiptar në këtë hapësirë do të pësojë deformim, duke vënë të qenit mysliman para atij shqiptar.

    Nëse një veprimtari e tillë regresive nuk do të luftohet arsyeshëm, nëse ata nuk do të demaskohen e diskreditohen, se veprojnë për interesa politike të tyre dhe të padronëve, për interesa të shërbimeve sekrete antishqiptaredhe për interesa të bindjeve të tyre primitive, që nuk përkojnë me myslimanizmin e vërtetë, atëherë shqiptarët në Maqedoni do të kenë pasoja të rënda nga veprimtaria e këtyre mjekroshëve. Vështruar në aspektin historik, kombi shqiptar e ka pësuar tepër rëndë nga keqpërdorimi i fesë islame për qëllime pushtuese, sunduese dhe asimiluese. Gati pesë shekuj osmanlinjtë dhe turqit na kanë shtypur, shfrytëzuar e tjetërsuar në përmasa të tmerrshme, duke e keqpërdorur edhe fenë islame si mjet. Dhe ky tjetërsim ishte i atyre përmasave, sa ata shqiptarë, që përballuan tjetërsimi (asimilimin), në shekullin e 19-të nuk njihnin as Flamurin e tyre kombëtar (të cilin e "zbuloi" Faik Konica dhe ua bëri të njohur atyre!). Pra, pushtuesi imperialist osman kamuflohej si ithtar i Profetit Muhamed a.s. për të luftuar kundër ithtarëve të Profetit Isa (Jezuit) dhe ithtarëve të profetëve Ibrahim (Abraham) e Musa (Mojsi) dhe anasjelltas. Ja çfarë keqpërdorimesh të tmerrshme u kanë ndodhur feve! Të gjithë janë profetët e Zotit dhe të besimtarëve! Profetin Isa e madhëron Kurani si Pejgamber i Allahut, kurse osmanlinjtë i damkosën ithtarët e Profetit Isa si "kaurrë", për t'i pushtuar dhe mundësisht për t'ua ndërruar me dhunë edhe besimin e tyre fetar! Edhe besimtarët e Profetit Isa organizuan "kryqëzata" kundër besimtarëve myslimanë dhe jahudi. Vazhdimisht, në historinë dymijë vjeçare të njerëzimit, kanë dalë në skenë banditë, të cilët për të kënaqur orekset e tyre pushtuese e shfrytëzuese, bënin luftëra e invadime të tmerrshme, gjoja në emër të përhapjes dhe mbrojtjes se fesë përkatëse. Pushtonin, shtypnin e asimilonin popuj, duke i përdhunuar të ndërrojnë edhe besimet e tyre fetare. Akoma më i padrejtë ishte pushtimi "mysliman" i osmanlinjve në hapësirat shqiptare. Ai u lejonte, ta zëmë popujve serb e grek, autonomi gjuhësore, kulturore, arsimore e fetare, kurse shqiptarëve, që i kishte bërë myslimanë, kryesisht me dhunë në kuadër të hakmarrjes se madhe për luftërat heroike të udhëhequra nga Heroi ynë legjendar Gjergj Kastrioti, nuk ua njihte asnjërën këto të drejta, i përdhunoi drejt asimilimit të plotë! Dhe, shqiptarët u tjetërsuan (asimiluan) në shekujt e më pastajmë në ato përmasa, sa filluan të ndjeheshin vetëm si turq myslimanë…
    Tani ca pseudo intelektualë nuk ngurrojnë të spekulojnë se sa mirë paskëshin bërë osmanlinjtë që i kanë islamizuar shqiptarët, përndryshe do ishim bërë sllavë (!). Ata qëllimisht harrojnë, se shqiptarët ortodoksë dhe katolikë ruajtën shqiptarizmin e tyre, të kombit të tyre, nuk u sllavizuan, ishin flamurtarë të ilindjes tonë kombëtare në shekullin e 19-të…

    Fatmirësisht, pushtimit imperialist osman po i vinte fundi në mbarim të shekullit 19-të dhe i duhej të tërhiqej edhe nga hapësirat tona. Falë rilindësve që arritën të ndërgjegjësojnë shqiptarët, edhe pse të vonuar për shkak të pushtimit më të sforcuar, në hapësirën tonë etnike filluan kryengritje të mëdha çlirimtare. Ky ndërgjegjësim kombëtar arriti kulmin me organizimin patriotik e politik, të njohur në histori me emrin Lidhja Shqiptare e Prizrenit, kurse në Maqedin nën emrin Ilinden. Pushtuesve turq nuk u vinte keq pse po dorëzonin "vëllezërit myslimanë" (shqiptarët) te pushtuesit e rinj, "kaurët" serbo-malazezë. Pushtuesit turq bashkëpunonin me serbët për të shtypur kryengritjet shqiptare. Në fund, serbët, pasi shqiptarët u lodhën në luftëra kundër pushtuesve turq e serbë, filluan luftërat kundër turqve, duke formuar aleanca ballkanike që të ndanin mes tyre territoret etnike shqiptare dhe maqedonase… Pushtuesit serbë shfrytëzuan me sukses një pjesë të klerit mysliman shqiptar për interesat e tyre pushtuese. Shërbimet serbe rekrutuan shumë hoxhallarë e imamë, për të bërë pro-Propagandë te besimtarët shqiptarë që të shpërnguleshin sa më shumë nga tokat e "kaurrit", siç i quanin ata trojet tona, në tokën "myslimane" të Turqisë. Serbia i shfrytëzonte hoxhallarët edhe si hafije (spiunë), për të mësuar planet luftarake të kryengritësve shqiptarë. Serbia bëri një skenar gjenial, në fund të shekullit të 19-të, për të mashtruar Fuqitë e mëdha Perëndimore, se gjoja "arnautët myslimanë" ishin lojalë ndaj Perandorisë turke dhe nuk dëshironin pavarësimin nga ai pushtim. Kur po vizitonte për herë të fundit Padishahu turk Shkupin (atëherë Shkupi ishte i banuar në shumicë me shqiptarë dhe kryeqendër politike e administrative e Vilajetit të Kosovës), Serbia organizoi veshjen e shumë serbëve me rroba kombëtare shqiptare që të dilnin ta prisnin atë me mirëseardhje. Vetë shqiptarët kishin organizuar bojkotim të pritjes së tij. Me pamjet që inskenoi Serbia, donte të mashtronte Evropën, se gjoja "arnautët myslimanë" dëshirojnë të mbetën nën sundimin e Sulltanit…
    Për të mos u zgjatur shumë me paraqitje të kësaj tematike historike, Serbia edhe pasi pushtoi hapësirat e banuara me shqiptarë e maqedonas, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, vazhdoi të shfrytëzojë një pjesë të klerit mysliman për të shpërngulur sa më shumë shqiptarë në Turqi. Epiqendër zyrtare organizuese e shpërnguljeve shqiptare në Turqi qe bërë Shkupi, prej ku u "administruan" mbi 300 mijë shqiptarë që të shpërnguleshin në Turqi, tani të tjetërsuar zyrtarisht si turq... Deri në vitet e 80-ta të shekullit 20-të, shërbimet serbe shfrytëzonin shumë hoxhallarë shqiptarë për interesat e tyre. Për ilustrim konkret, se këtë marifet e përdori edhe ndaj shqiptarëve në emigracion, po sjell një shembull domethënës. Në vitin 1980 u dërgua për muajin Ramazan një kësi "hoxhe" (nga Pollogu), që t'u shërbejë besimtarëve shqiptarë myslimanë në Dyzeldorf (Gjermani), meqë aty kishte shumë emigrantë shqiptarë nga Tetova me rrethinë. Dhe ai "hoxhë" para e pas faljeve të namazit, gjatë "nasihateve" të tij, propagandonte Titon si "pejgamber të Allahut"(!). Sigurisht që e kundërshtuam dhe ai u detyrua të ikë që andej. Por, për këtë kundërshtim dhe veprimtari të mëtejme patriotike e pësoi malësori pollogas Samedin Iljazi (nga Perca), i cili u keqtrajtua kur erdhi për pushim dhe iu konfiskua pasaporta, që të mos kthehej më në Gjermani, duke u survejuar e maltretuar nga UDB-ja gjatë viteve në vazhdim…

    Edhe një shembull tjetër domethënës, se si e ka shfrytëzuar fenë myslimane Beogradi edhe tek shqiptarët në Suedinë e largët. Në qytetin Malme, në fillim të viteve të 80-ta, po përpiqeshim të përfitonim për veprimtari patriotike një intelektual shqiptar, i cili në fakt nuk ishte edhe aq besimtar. Ai ishte bërë kryetar i Shoqatës Islamike në atë qytet. I njëjti kushtëzonte angazhimin e tij për veprimtari të organizua patriotike, duke kushtëzuar që programi ynë politik (i LPK-së) të mbështetej në "Librin e gjelbër" të Gadafit. Ai u kundërshtua me argumentin, se Gadafi është mik i ngushtë i Beogradit. Ndërkohë u injorua, duke u lënë anësh. Më vonë organet suedeze e arrestuan. Me sa mbaj mend, e arrestuan për keqpërdorim të mjeteve që ishin dhënë për ndërtimin e një xhamie të madhe në Malme. Ai (dez)informonte se paratë për ndërtimin e xhamisë i kishte dhënë në formë ndihme Gadafi. U fol pastaj, se sigurimi sekret suedez (SEPO) kishte zbuluar se paratë për ndërtimin e asaj xhamie i kishte dhënë Beogradi, duke i kamufluar sikur po i jepte Gadafi. Qëllimi i Beogradit ishte që t'i neutralizonte shqiptarët e shumtë në atë qytet, duke i manipuluar që të merreshin vetëm me besimin islam dhe jo me veprimtari patriotike shqiptare dhe njëherësh të komprometonte shqiptarët në sy të suedezëve si ithtarë të Gadafit…

    Edhe gjatë Kryengritjes se armatosur çlirimtare në Kosovë shumë mjekroshë, që kishin pamje të përafërt me atë të kryeterroristit Bin Laden, insistuan të infiltroheshin në radhë të UÇK-së për ta kompromentuar Luftën tonë çlirimtare si luftë "islamike". Një veprimtar aventurier kishte caktuar një takim në korrik të vitit 1998 me mjekro-shët e vendeve arabe, që ishin vendosur në Tiranë. Nga kurioziteti shkova në takim. Mjekroshët ia kishin mbushur mendjen aventurierit, se do të sillnin ndihma të mëdha financiare për UÇK-në. Në takim u ballafaqova me tre mjekroshë me pamje të shëmtuar, të mbështjellë me beze, për të cilët krijova bindje të atypëratyshme se janë kamufluar nën maskën e "myslimanëve të vërtetë" për t'i shërbyer dreqit dhe të birit, por jo besimit të mirëfilltë islamik. Ata kërkuan kusht për ndihmë: "Në vend të Flamurit kombëtar, UÇK-ja të nxirrte në ballë flamurin "islamik" (arab)…"!. Menjëherë humba taktin diplomatik dhe ua ktheva: "Përpara preferoj sundimin e kriminelit Mi-llosheviq, sesa sundimin e fanatizmit tuaj pervers dhe po ju pamë t'u afroheni radhëve të UÇK-së do vlerësoheni për armiq. Edhe nga Tirana keni afat të zhdukeni vetëm një javë…!" Aventurierin e zunë ethet nga frika se ata mund të na thernin me thika… Falë vigjilencës dhe përcaktimit politik, të tillë mjekroshë nuk guxuan t'u afroheshin radhëve të UÇK-së sonë famëmadhe dhe ky ishte edhe një faktor tjetër me rëndësi që përfituam përkrahjen e Perëndimit. Po të vareshim nga përkrahja e mjekroshëve, mbase Kosovën tani do ta shihnim vetëm me dylbi nga kufijtë, të pushtuar dhe të banuar vetëm me kolonë serbë...
    Në vitet e fundit, në të gjitha hapësirat shqiptare po shfaqen mjekroshë që kanë para të paguajnë femrat tona për të mbajtur ferexhe, për të paguar djemtë tanë të varfër që të marrin pamjet e tyre, etj. Dhe, këta mjekrroshë po veprojnë lirshëm, të kamufluar si misionarë islamikë, por, jam më se i bindur se, prapa tyre (kapove) fshehen qëllime politike. Jam i bindur se ata janë mercenarë të kamufluar të shërbimeve serbe dhe të ndonjë shërbimi
    tjetër antishqiptar. Ata po spekulojnë vajza e djem shqiptarë, për shkak të varfërisë së tyre, duke i joshur fillimisht me para (të Beogradit…) dhe duke i indoktrinuar për të krijuar sekte fetare, ndoshta edhe për qëllime të mëvonshme kriminale, terroriste…
    Beogradi dhe Shkupi u munduan të shfrytëzojnë praninë e tyre në hapësirat shqiptare, për të etiketuar kombin tonë si komb fundamentalist islamik. Beogradi dhe Shkupi vazhdimisht përhapnin në botë pamjet e tyre përmes mediave… Qytetarët shqiptarë, sidomos ata me besim mysliman, duhet t'u kundërvihen këtyre mjekroshëve "islamikë", duhet ta përkufizojnë veprimtarinë e tyre agjenturore, pseudoislamike. Duke vepruar kështu, do ta mbrojmë
    më mirë lirinë autoktone fetare dhe të arriturat tona kombëtare, për të shkuar drejt përparimeve të mëtejme. Besimtarët myslimanë shqiptarë, që mashtrohen nga paratë e tyre agjenturore, të pista, që mashtrohen nga indoktrinomi i këtyre mjekrroshëve, duhet të ndihmohen që të mbrohen nga kurthi i mjekroshëve "misionarë" dhe nëse nuk e pranojnë ndihmën e popullit
    për t'u çliruar nga ky kurth antishqiptar dhe pseudomysliman, atëherë duhet të trajtohen si jashtëqitje e kombit... Shqiptarët në këto treva, pavarësisht mënyrës se si u bënë myslimanë, krijuan traditë autoktone për të ushtruar besimin mysliman. Këtë liri të besimit nuk e kishim të cenuar, përkundrazi është sponsorizuar me zell nga Beogradi dhe nga Shkupi zyrtar. Të cenuar e kishim
    lirinë kombëtare. Për këtë u desh të luftohet. Prandaj, nuk duhet të lejojmë që këta mjekroshë mercenarë të rrezikojnë fitoret e arritura. Ata duhet të përbuzen gjithandej, të ndjehen të huaj, siç janë vërtet, në mënyrë që të ikin sa më parë nga kanë ardhur. Kështu, duhet të veprojnë sidomos shqiptarët e besimit mysliman, që kanë krijuar traditë autoktone në ushtrimin e besimit, pa i lejuar këta "lesh-arapë" që të infiltrohen në strukturat e besimtarëve tanë. Duhet t'i kundërshtojmë të gjithë "lesh-arapët", pa hezitim e frikë, me kurajë e përkushtim. Kurse, detyrë me rëndë-si kanë edhe strukturat përkatëse shtetërore, që të zbulojnë se të kujt mercenarë e spiunë janë këta mjekroshë, nga i marrin paratë e pista për të mashtruar femrat e djemtë tanë,për të përhapur në hapësirat shqiptare veshje të Arabisë mesjetare… Edhe besimtarët ortodoksë, maqedonas e shqiptarë, duhet të përkrahen në fitimin e pavarësisë nga sundimi fetar i Patriarkut serbomadh, duhet të përkrahen për të fituar autonominë (autoqefalin) kishtare, të cilën e konteston Patriarku serbomadh. Fatmirësisht besimtarët ortodoksë shqiptarë në Maqedoni e fituan lirinë, të drejtën dhe mundësinë për t'u deklaruar se janë besimtarë ortodoksë shqiptarë dhe jo maqedonas, siç ndjeheshin të detyruar të kamufloheshin më parë, me qëllim të lehtësimit të jetesës nën sundimin serbomaqedonas. Dhe, këta vëllezër duhet të mirëpriten krahëhapur në gjirin e kombit të tyre. Këtë mirëkuptim duhet ta tregojnë sidomos shqiptarët e besimit mysliman, meqë janë shumicë...
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2005
    Vendndodhja
    Strugë
    Postime
    29
    Sa qesharak qe beheni mo njerez.

    E para e punes, shqiptaret e Maqedonise nuk ka pse te mos jene tolerante, sepse te gjithe jane 100% muslimane, dhe te vetmen intolerance qe kane, eshte ajo kombetare, e jo fetare ashtu sic thoni ju.

    E dyta, permendet ca misionare mjekrrosha, duke harruar qellimisht misionaret te krishtere qe jane shtuar si mizat koheve te fundit neper te gjithe trojet shqiptare, dhe pikerisht fanatizmi dhe intoleranca qe ju permendet,i vjen nga keto shoqata.


    Por, ne fund te fundit, nuk ka edhe arsye qe dikush te besoje keto dokrra qe keni shkruar. Sepse vete fakti qe ti guxon te akuzosh muslimanet shqiptare, qe ne numer jane rreth 90% te shqiptarise, dhe nuk te gjen gje e keqe, tregon se po ja fusni kot.

    Jo per gje, por po te shkruaje kete postim tendin ne ndonje shtet arab, do e shihje fanatizmin e vertete. LOL
    Albanian ForEver

  3. #3
    Freedom Maska e Bianconero
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Nuk eshte artikull i imi por i nje puro muslimani, i cile me te drejte ndjehet i shqetesuar nga turpi qe ka pushtuar nje pjese jo te vogel te shqiptareve te Maqedonise. Te jesh shqiptar aty, sigurisht vjen pas te qenit musliman. Ne shqiptaret e Shqiperise dhe Kosoves jemi e keqja e vetes, por te pakten spo i bejme dem ndonje shteti tjeter, kurse ju na e qelbet Maqedonine.

    Kerceni si gjela prape
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  4. #4
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    [QUOTE=Belmondo]
    muslimanet shqiptare, qe ne numer jane rreth 90% te shqiptarise, dhe nuk te gjen gje e keqe, tregon se po ja fusni kot.
    [QUOTE]

    Ore keta 90% qe thua ti jane ateiste, as qe e vrasin mendjen per fene dhe se kane pare ndonjehere deren e xhamise apo kishes, se te ishin besimtare me te vertete e shihje ti se ca ndodhte...dhe thuaj shyqyr qe ne shqiptaret jemi gatuar keshtu se perndryshe do ishim duke luftuar me njeri tjetrin tani si Somalezet , indianet apo irakenet...
    Feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA !!!

  5. #5
    Freedom Maska e Bianconero
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Dhe sa per sqarim: Une nuk jam aspak besimtar dhe feja me duket kohe e humbur, por indinjohem nga mjekercjeperit morraxhi. Dua te jemi ku na takon, qytetare evropian, larg dogmave te ndyra arabe. Nese indinjohet ndonjeri nga qe i shava Arabine, ''ne te semes i qofte'' - thote nje fjale e vjeter ne kohen e re.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  6. #6
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    A do mbijetonte feja ne mungese te fanatikeve?!
    Shqiptaret kane me teper 'tolerance fetare' (vete togfjaleshi eshte ironik) pasi shumica, edhe ato qe besojne, e shohin fene si mjet udhezimi- ndihen te dobet e kane nevoje te varen tek dicka me e fuqishme se ato ( e rrjedhimisht, me/pa ndergjegje zhvleresojne potencialin e tyre ). Per sa i perket atij 90% te Muslimaneve, ki parasysh se ka edhe nga ato te cilet pandehen si Muslimane vetem e vetem se mbiemrin e kane me prejardhje turke. Kjo nuk i ben besimtare. Une e kam ortodoks mbiemrin por nuk kam pasur deshire te edukohem rreth kesaj feje, aq me pak te perkatesohem ne te. Te quhesh besimtar i nje feje duhet te permbushesh kriteret minimale qe kjo fe kerkon prej atyre qe duan ta ndjekin.
    Tani, fanatiket jane ato qe bejne propagande dhe shpesh here e perdorin fene si alibi. Fatkeqsisht, ende ekzistojne sikurse dhe ky artikull deshmon, por regjimi i kaluar me ateizmin e imponuar ka ndikuar ne zbehjen e forces se feve, pra te fanatizmit.

  7. #7
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Citim Postuar më parë nga Rebele
    por regjimi i kaluar me ateizmin e imponuar ka ndikuar ne zbehjen e forces se feve, pra te fanatizmit.
    Rebele jam plotesisht dakord me mendimin tend, ateizmi i imponuar ka bere te veten padyshim. Por do te shtoja se harmonia nderfetare ne Shqiperi, ose me sakte moskokecarja e shqiptareve per fene i ka rrenjet shume me thelle. Per me shume lexo Edith Durham se cthote per shqiptaret ne lidhje me fene.

  8. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga Rebele
    A do mbijetonte feja ne mungese te fanatikeve?!
    Shqiptaret kane me teper 'tolerance fetare' (vete togfjaleshi eshte ironik) pasi shumica, edhe ato qe besojne, e shohin fene si mjet udhezimi- ndihen te dobet e kane nevoje te varen tek dicka me e fuqishme se ato ( e rrjedhimisht, me/pa ndergjegje zhvleresojne potencialin e tyre ). Per sa i perket atij 90% te Muslimaneve, ki parasysh se ka edhe nga ato te cilet pandehen si Muslimane vetem e vetem se mbiemrin e kane me prejardhje turke. Kjo nuk i ben besimtare. Une e kam ortodoks mbiemrin por nuk kam pasur deshire te edukohem rreth kesaj feje, aq me pak te perkatesohem ne te. Te quhesh besimtar i nje feje duhet te permbushesh kriteret minimale qe kjo fe kerkon prej atyre qe duan ta ndjekin.
    Tani, fanatiket jane ato qe bejne propagande dhe shpesh here e perdorin fene si alibi. Fatkeqsisht, ende ekzistojne sikurse dhe ky artikull deshmon, por regjimi i kaluar me ateizmin e imponuar ka ndikuar ne zbehjen e forces se feve, pra te fanatizmit.

    Plotesisht dakort.

    Ajo qe me bezdis ne kuptimin figurativ te fjales,eshte vrapimi i brezit te ri per te mbushur me besim fetar gjithe boshllikun kohor qe nga 1968 ,deri ne vitet e para te 90.

    Kam frike ndonese nuk bej pjese tek besimtaret se besimi fetar nuk mesohet,por mekohet..................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e salahudin
    Anëtarësuar
    13-06-2005
    Postime
    5
    Citim Postuar më parë nga Bianconero
    Dhe sa per sqarim: Une nuk jam aspak besimtar dhe feja me duket kohe e humbur, por indinjohem nga mjekercjeperit morraxhi. Dua te jemi ku na takon, qytetare evropian, larg dogmave te ndyra arabe. Nese indinjohet ndonjeri nga qe i shava Arabine, ''ne te semes i qofte'' - thote nje fjale e vjeter ne kohen e re.

    Duke qene se pretendon se je nje qytetar evropian ose e mire aspiron te behesh atehere nuk ke pse flet keshtu perse?

    Me sa di une ne evropen qe ti do ka shume fe, ne qender te evropes gjendet qendra e kristianizmit pra ndodhet Vatikani(apo ato nuk kane fe?) pastaj qendra oksfordit ehste kthyer ne nje qendre per studimin e Islamit, apo dhe kete se dije....prandaj te keshilloj te matesh disa here para se te shkruash, jo per gje por ve ne dyshim deshiren tende per evropian
    Njeriu eshte ne gjume derisa ti vije vdekja

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Publikohet raporti vjetor mbi lirinë fetare në botë
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 06:14
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Komuniteti Mysliman dhe legjislacioni
    Nga Iliriani në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 12:26
  5. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •