Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Aleanca e sė keqes

    Aleanca e sė keqes

    Astrit PATOZI


    Sigurisht qė nuk kam ndėrmend tė pėrsėris sot detaje tė raportit pėrfundimtar tė komisionit qė hetoi Prokurorin e Pėrgjithshėm, pasi tashmė ju dhe publiku jeni njohur me atė material voluminoz, i cili ishte sinteza e njė procesi tėrėsisht transparent dhe profesional. Po kėshtu nuk e kam kėrkuar fjalėn pėr tė bėrė replikė me Dhori Sollakun, i cili pak ditė mė parė lexoi kėtu njė hartim mediokėr politik, ku pėrziheshin bashkė dėshpėrimi, frika, zemėrimi dhe hakmarrja e njė njeriu qė po ikėn nė mėnyrėn mė tė padinjitetshme nga njė detyrė, tė cilėn kurrė nuk e kreu sic duhet dhe tė cilėn nuk e meritoi asnjėherė.

    Sepse nuk ia vlen qė tė polemizosh me njė zyrtar liliput dhe tė pamoralshėm, nuk ia vlen qė tė harxhosh kohė me njė frikacak tė lindur, i cili mendon se mund tė shfaqet si trim njė herė nė jetėn e vet me fjalim tė shkruar dhe tė nxitur nga tė tjerėt. Dhe mbi tė gjitha se nuk ka asnjė sens qė t'i kushtosh vėmendje nivelit tė mjerė intelektual tė njė njeriu, i cili nė kapėrcyell tė jetės dhe karrierės sė vet mendon se t'i thuash tjetrit gazetar ėshtė sharje.

    Sot unė kam ndėrmend qė t'i drejtohem tė gjithė atyre qė po pėrpiqen tė mbajnė me serum nė krye tė institucionit tė akuzės Dhori Sollakun, ndonėse ėshtė provuar katėrcipėrisht se ai ka shkelur me kėmbė kushtetutėn dhe ligjet e kėtij vendi. Tė gjithė atyre qė janė munduar shumė gjatė kėsaj kohe pėr ta trimėruar kėtė burrė tė vogėl, dimensionet e tė cilit janė tkurrur edhe mė shumė pėr shkak tė pėrzierjes sė frikshme nė lidhjet me krimin e organizuar, pėrmasat e kėtij njeriu janė mpakur edhe mė shumė pėr shkak tė frustrimit, qė i kanė shkaktuar raportet me padrinot brenda dhe jashtė politikės, pėr vite e vite me radhė.

    Zotėrinj, kudo qė tė jeni, brenda apo jashtė kėsaj salle, brenda apo jashtė politikės, brenda apo jashtė disa institucioneve ende tė kapura, brenda apo jashtė qelive tė burgut, jeni qė tė gjithė tė pashpresė. Kjo mazhorancė, e cila po harxhon vėrtet shumė energji pėr tė reformuar drejtėsinė nė kėtė vend, ėshtė shumė herė mė e fortė, sesa ēdo koalicion keqbėrėsish politikė dhe ordinerė, qė kėrkojnė t'i bėjnė sfidė vendosjes sė shtetit ligjor. Por edhe nėse disa prej jush mund tė mos jenė tė bindur pėr forcėn e kėsaj mazhorance, ata duhet ta kuptojnė njė herė e mirė se do tė jenė gjithmonė minorancė e minorancės, me shumicėn e qytetarėve tė Shqipėrisė qė jo vetėm po presin, por edhe po ndihmojnė qė krimi i organizuar tė struket dhe qė njerėzit e tij nė kupolėn e shtetit tė marrin atė qė meritojnė.

    Nė kėtė sallė pati disa deputetė tė opozitės qė duartokitėn kur mbaroi sė foluri Dhori Sollaku. Unė ndjej keqardhje tė thellė pėr ata, jo se unė nuk e pranoj faktin qė njė deputet mund ta shprehė gėzimin e tij edhe duke pėrplasur duart. Por unė e di se ju e keni tė vėshtirė qė tė duatrokisni edhe vetė kryetarin e grupit tuaj parlamentar, madje edhe kryetarin e Partisė Socialiste, ndaj edhe ngazėllimi apo solidariteti me Dhori Sollakun bie aq shumė nė sy.

    Disa prej jush kanė duartrokitur ndoshta nė mėnyrė instiktive atė ditė dhe unė i kuptoj njerėzit nė hall, tė cilėt i mban gjallė shpresa se Dhori Sollaku mund tė mbetet sėrish nė detyrė bashkė me dosjet e tyre, qė flejnė sirtareve tė prokurorisė. Pėr kėtė shkak disa nga ju e duan atė tani mė shumė se njerėzit e vet mė tė afėrt. Nuk ka asnjė rėndėsi fakti qė Prokurori i Pėrgjithshėm nuk e ka nė xhep teserėn e Partisė Socialiste. Dhori Sollaku ėshtė pjella juaj mė shumė se kushdo tjetėr nė kėtė vend. Ai ėshtė produkti tipik i sistemit tė pėrcudnuar qė ju ndėrtuat gjatė 8 vjetėve tė pushtetit. Ky nuk merrej vesh se ku mbaronte zytari i lartė i shtetit dhe ku fillonte mafiozi, i nėnpunėsit, tė cilit, vetėm njė nga zėrat e pasurisė sė vet i rezulton sa dhjetėfishi i pagės qė ka marrė me ligj nga buxheti i shtetit, miku dhe vėllai i "tė fortėve", kudo qė tė ndodhen brenda, dhe jashtė atdheut, tė lirė ose nė burg, tė gjallė ose tė vdekur qofshin ata.

    Tė nderuar kolegė tė sė majtės, Ju bėtė tuajėn njė betejė qė nuk kishte asnjė arsye pse tė ngėrthente opozitėn. Sepse ajo duhet tė ishte thjesht dhe vetėm pėrpėlitja e njė zyrtari tė kapur pėr tė shpėtuar nga ndėshkimi ligjor. Por ju e humbėt atė shans, ndonėse keni ende nė dispozicion disa orė pėr t'u distancuar tė paktėn formalisht nga tė gjitha shkeljet dhe deformimet e rėnda tė Dhori Sollakut. Ju e kthyet nė kredo tuajėn fatin e karrierės sė dėshtuar dhe tė nxirė tė njė individi tė kapur nga mafia politike dhe politika mafioze.

    Dhe kjo ėshtė shumė e rėndė. Sepse pėr shoqėrinė nuk ka mė asnjė vlerė se ku do tė kullosė nesėr individi i diskretituar Dhori Sollaku, por pėr tė gjithė mbetet jetike dhe, do tė vazhdojė tė mbetet kėshtu, qėndrimi i opozitės nė tė gjitha ēėshtjet principiale qė ka vendi.

    Nė kishte njė ēėshtje ku ju nuk duhet tė ishit investuar kurrėsesi me kaq agresivitet dhe me tė gjitha kapacitetet tuaja, kjo duhet tė ishte hetimi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Sepse ai pėrballej me pothuajse tė njėjtat akuza, qė ju bėnė ju tė lini pushtetin, dhe kjo jo shumė larg, por vetėm njė vit mė parė. Por humbja e pushtetit nuk ėshtė ndonjė gjėmė e madhe nė njė vend demokratik, ku rotacioni politik ėshtė thelbi i sistemit. Mė e rėnda ėshtė humbja e moralit, ėshtė humbja e besimit se e keqja mund tė sfidohet dhe se e kaluara e hidhur mund tė lihet pas, cilado qoftė kostoja e saj.

    Duke paragjykuar qė nė fillim procesin, duke u hedhur tėrėsisht nė mbrojtje fanatike tė njė zyrtari tė implikuar, ju si pėrfaqėsues tė lartė tė opozitės treguat se ky vit nuk ju ka shėrbyer aspak qė tė hiqni nga kostumet tuaja njollat e errėta tė korrupsionit dhe lidhjeve tė politikės me krimin.

    Kjo ėshtė pėrgjigja me e keqe qė ju u jepni njerėzve, nė radhė tė parė zgjedhėsve tuaj, dhe pastaj tė tjerėve, dhe nuk ka lajm mė tė keq pėr vendin sesa fakti qė opozita tė dergjet e sėmurė dhe e infektuar nga korrupsioni pėr njė kohė kaq tė gjatė. Mund tė jeni e vetmja opozitė nė botė, qė mbroni tė korruptuarit dhe zyrtarėt e lidhur me krimin e organizuar, ndėrkohė qė dihet se pozicioni natyral i ēdo minorance ėshtė e kundėrta.

    Vetė evolucioni i qėndrimeve tuaja nė hetimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė njė kompromentim i rėndė qė ju i keni bėrė institucionit tė opozitės. Nė fillim nuk latė gur pa lėvizur qė komisioni tė mos ngrihej, ndėrkohė qė ai duhet tė shėrbente pėr ju dhe pėr idhullin tuaj, Dhori Sollaku, si njė instrument pėr tė rrėzuar pretendimet tona. Por ju e dinit paraprakisht se mungonin tė gjitha argumentet dhe se faktet ishin nė dritėn e diellit. Kur Kuvendi mori vendimin, e atakuat atė nė Gjykatė Kushtetuese, dhe pasi kjo e fundit e rrėzoi kėrkesėn provuat qė ta minonit nga brenda dhe ta tensinonit punėn normale tė komisionit. Pasi nuk e arritėt kėtė, e bojkotuat pa asnjė arsye tė pėrligjur, duke humbur edhe shansin e paraqitjes sė mendimit tė pakicės, dhe pasi kjo e drejtė iu dha nė mėnyrė ekstraligjore nga kryetarja e Parlamentit, braktisėt seancėn pikėrisht ditėn qė po lexohej raporti pėrfundimtar i komisionit hetimor. Duke e treguar veten si kamikazė tė Dhori Sollakut, ju ndani sot me tė si dhimbjen e largimit, ashtu edhe "lavdinė" e skandaleve tė panumėrta dhe shkeljeve tė rėnda tė ligjit qė provoi komisioni hetimor.

    Pėr ditė dhe me javė me radhė na keni treguar 84 ēėshtjet e kėrkesės sė mbi 28 deputetėve, qė nisėn procedurėn e shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, herė pėr faktin se janė shumė akuza, dhe pastaj, qė gjoja ato nuk u provuan tė gjitha. Nė tė dyja rastet, keni spekulluar. Gjatė dy muajve tė aktivitetit intensiv tė komisionit hetimor kemi arritur tė hetojmė dhe provojmė shumė raste tė shkeljeve flagrante tė ligjit nga Prokurori i Pėrgjithshėm, por tė jeni tė sigurt dhe, nuk kemi pse ta fshehim, qė ne nuk kemi zbardhur gjithēka, sepse njė gjė e tillė ka qenė e pamundur nė kaq pak kohė. Unė jam i sigurt se Dhori Sollaku dhe bashkėpunėtorėt e tij nė thyerjen e ligjeve kanė bėrė kėrdinė nė kėto katėr vjetėt e fundit dhe se ndriēimi i tė gjithave rasteve mund tė bėhet vetėm shumė kohė pasi prokuroria tė ēlirohet nga demonėt e antiligjit dhe kjo do tė ndodhė shumė shpejt.

    Edhe sot e kėsaj dite, qė komisioni nuk funksionon mė, mua dhe kolegėve tė tjerė vijojnė tė na vijnė hallexhinj nga tė katėr anėt e Shqipėrisė me vandakė dosjesh nė duar pėr tė na treguar kalvarin e tyre me prokurorinė dhe me Prokurorin e Pėrgjithshėm. Unė i kėrkoj sinqerisht ndjesė, qė nė dy muaj ka qenė e pamunduar qė ne tė hetonim edhe pėr problemet e tyre tė mėdha, por ne duhet t'u premtojmė nga kjo sallė ēdo qytetari se shumė shpejt do tė marrin fund mundimet e tmerrshme nė dyert e prokurorive, pėr faj tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm qė ka nxitur dhe ka udhėhequr kėtė klimė armiqėsore.

    Partizanėt e paktė tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm na kanė treguar kėsaj kohe kushtetutėn, ligjin, ndarjen e pushteteve dhe pavarėsinė e drejtėsisė, por tani qė komisioni ka pėrfunduar ėshtė e qartė pėr tė gjithė se vetėm Dhori Sollaku nuk ka punė me kėto koncepte. Eshtė e papėrfytyrueshme tė mendosh se si mund tė jetė Prokurori i Pėrgjithshėm personi qė dy herė para Kuvendit tė Shqipėrisė ka mbajtur dy fjalime tė zjarrta tėrėsisht politike, ku ka shprehur thjesht dhe vetėm urrejtjen dhe mospranimin e tij pėr qeverinė dhe mazhorancėn, ndėrkohė qė ne si politikanė, deputetėt, pra anėtarė tė komisionit hetimor parlamatar, kemi paraqitur kėtu njė raport profesional tė ndėrtuar vetėm me terma juridike. Ē'mund t'i themi ne atyre qė po pėrpiqen tė mbajnė me oksigjen Prokurorin e Pėrgjithshėm, kur ne si politikanė i tregojmė atij ligjet dhe nenet qė ka shkelur, kurse Dhori Sollaku vjen kėtu e na mban leksion se si funksionon politika dhe se si duhet tė ndryshojė ajo. Do tė mjaftonte ky fakt qė pėr Dhori Sollakun tė mos flitej mė si prokuror, por mund tė analizohej e ardhmja e tij si militant i ndonjė partie tė sė majtės.

    Ju po pėrpiqeni tė mbaheni me thonj e me dhėmbė pas Dhori Sollakut, jo se keni ndonjė respekt pėr tė, pėrkundrazi. Por se me atė ndjeheni tė sigurt nga njėra ana se drejtėsia nuk do tė arrijė kurrė deri tek ju dhe tek miqtė tuaj, dhe nga ana tjjetėr se me tė nė krye tė Prokurorisė ju mund tė ruani me aq sa mundet sistemin e deformuar qė ndėrtuat vetė. Nuk ėshtė rastėsi qė Prokurori i Pėrgjithshėm i ndihmon Gjermenėt e Aldo Bares tė shkojnė nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė dhe pastaj kėta tė fundit i bėjnė karshillėk parlamentit, Gjykatės Kushtetuese dhe institucioneve tė tjera tė rėndėsishme tė shtetit. Ėshtė pėrbetimi i malavitės pėr tė mos lejuar vendosjen e shtetit ligjor nė kėtė vend, qė tek Prokurori i Pėrgjithshėm mendon se ka hallkėn e vet mė tė fortė. Por kjo alencė e sė keqes do tė marrė pėrgjigjen qė meriton, fillimisht nė kėtė sallė, ku mė shumė se kudo tjetėr shprehet vullneti i shumicės sė shqiptarėve, qė mezi presin reformat dhe ndryshimet e shumėpritura nė drejtėsi. Dhe pėrgjigja ėshtė e thjeshtė, largimi njė orė e mė parė i Dhori Sollakut nga detyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    Gjatė kėsaj kohe shumė prej zėrave mė tė spikatur tė sė majtės janė ngjirrur sė kėnduari avazin se mazhoranca po pėrpiqet tė pushtojė institucionin e Prokurorisė. Por ky ėshtė bėrė prej kohėsh njė argument i mjerė qė nuk ka mė asnjė kuptim pėr mendjet e shėndosha. Sepse ai debat u mbyll pėrfundimisht qė kur kryeministri nė kėtė sallė deklaroi se mazhoranca nuk ka kandidat tė saj pėr Prokuror tė Pėrgjithshėm. Qė prej asaj dite, ju qė jeni nė sallė, dhe ata pak tė tjerė qė nuk janė kėtu, nuk keni bėrė gjė tjetėr, veēse keni dėshmuar se jeni, sa bashkėvuajtės, aq edhe bashkėfajtorė me Dhori Sollakun, nė tė gjitha aferat dhe problemet e tij tė mėdha me shtetin dhe drejtėsinė. Keni treguar gjithashtu se ju nuk ju intereson fare prokuroria dhe Prokurori i Pėrgjithshėm si institucione, por e keni gjithė hallin tek individi i kompromentuar, me tė cilin ndjeheni ngrohtė dhe tė qetė. Dhe pas kėsaj ėshtė fare e dukshme qė ne po pėrpiqemi me tė gjitha bateritė pėr tė rimėkėmbur Prokurorisė, si njė instrument deēiziv nė luftėn ndaj korrupsionit dhe krimit tė organizuar, kurse ju po kacavirreni pėr tė ruajtur sė bashku me shokun tuaj tė armėve edhe statuskuonė e insistucionit tė kapur.

    Ndėrkaq Dhori Sollaku do tė ikė, duke marrė me vete edhe modelin e shėmtuar tė njė prokurori qė bėn marrėveshje edhe me djallin, duke nėpėrkėmbur ligjin. Njėsoj si paraardhėsi i tij, ai do tė largohet, i keqpėrdorur nė mėnyrėn mė tė pėshtirė nga politika e mbrapshtė. Por, ndėrsa Arben Rakipi u shqua mė shumė si njė skifter i politikės, qė nuk nguronte tė godiste, jo vetėm opozitėn, por edhe grupimet e ndryshme tė mazhorancės sė asaj kohe, Dhori Sollaku do tė mbahet mend mė shumė si "pėllumbi" i pushtetit, si njeriu qė shtrėngonte nė krahėt e veta tė gjithė politikanėt e korruptuar dhe ata tė lidhurit me krimin e organizuar, madje edhe familjarėt dhe miqtė e tyre.

    Do tė kujtohet si prokurori qė pezulloi hetimet, ose hartoi urdhėra tė posacėm pėr tė shpėtuar nga ndėshkimi ligjor djemtė e ministrave dhe politikanėve tė lartė, si prokurori qė injoroi me pėrēmim komisionet hetimore tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Kontrollin e Lartė tė Shtetit dhe ēdo organizėm tjetėr qė denoncoi njerėz tė veshur me pushtet, qė nga kryeministri i asaj kohe e deri tek hajdutė tė vegjėl tokash, si prokurori qė u pėrzie dhe pushoi ēėshtje flagrante me vjedhje pronash, ku nė lojė ishin shuma marramendėse. Ai do tė kujtohet gjithashtu si prokurori qė ndihmoi bandat mė tė rrezikshme tė vendit tė mbretėronin tė pashqetėsuar pėr vite me radhė nė qytetet tona, qė nga Aldo Bare e deri tek Kuqo i Beratit, si njeriu i ligjit qė hante dreka me kontrabandistė dhe mafiozė tė rrezikshėm, por edhe si titullari qė e pėrdori Prokurorinė e Pėrgjithshme si njė ēiflik tė tij, ku mund tė bėheshin ndere pėr farefisin, miqtė dhe pėr politikanė tė rėndėsishėm. Dhe sigurisht, tė gjitha kėto ai nuk i ka bėrė, as pėr hobby, dhe as pėr ndonjė pasion tė hershėm tė rinisė. Por se ka qenė edhe vetė kėmbė e krye njė prej ingranazheve mė tė rėndėsishme tė sistemit ku flirti me antiligjin, me kriminelėt, trafikantėt dhe mafiozėt, jepte fitime kolosale pėr politikanėt dhe zyrtarėt e lartė tė shtetit qė bashkėpunonin me ta.

    Disa prej jush mund tė mos kenė asnjė ndjesi pėr faktin se Dhori Sollakut ju zbuluan disa prona tė padeklaruara gjatė aktivitetit tė komisionit hetimor. Sidomos ata qė kanė duatrokitur, me siguri qė e konsiderojnė normale qė njė zyrtar i lartė i shtetit tė bėjė ca para dhe pak plaēkė gjatė mandatit tė vet. Dhe kjo e ka njė shpjegim. Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet tė pranojmė se, as shtimin e pronave, dhe as fshehjen e tyre prej nėpunėsve tė korruptuar tė shtetit gjatė kryerjes sė detyrės, nuk e ka shpikur Dhori Sollaku. Ai thjesht e ka aplikuar, duke treguar edhe kreativitet, atė model tė neveritshėm qė u ngrit dhe u perfeksionua gjatė qeverisjes tetėvjeēare tė Partisė Socialiste, ku tė ngjiteshe lart nė piramidėn shtetėrore, do tė thoshte automatikisht tė bėheshe i pasur, i fuqishėm dhe i gjithėpushtetshėm. Por, kjo kohė tashmė ka mbaruar, ashtu si edhe koha e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Dhori Sollaku.

    Pėr kėto arsye unė do t'ju ftoja tė gjithėve tė votonit raportin e komisionit hetimor, i cili nė thelbin e vet i hap shtegun fillimit tė njė ere tė re pėr prokurorinė shqiptare. Ka qenė ky dhe vetėm ky synimi ynė, sepse ndryshe nuk kishim asnjė arsye pse tė shpenzonim kaq shumė energji pėr njė individ, pėr tė cilin jemi shprehur paraprakisht se nuk do tė dalė nga sqetullat e mazhorancės. Pėr ne ėshtė e rėndėsishme vetėm qė Prokurori i Pėrgjithshėm tė mos jetė i kapur deri nė grykė, siē u dėshmua nė tė gjithė qenien e vet, Dhori Sollaku, por njė njeri i lirė qė tė vihet nė krye tė reformės sė domosdoshme qė kėrkon institucioni i akuzės. Unė mendoj se kjo ėshtė njė ditė e shėnuar pėr shoqėrinė tonė dhe do tė dėshiroja shumė qė tė ishte e tillė pėr tė gjithė klasėn politike. Unė njoh shumė kolegė tė opozitės qė nuk i lidh asgjė me korrupsionin, bandat, trafikantėt dhe mafiozėt qė ka asistuar dhe mbrojtur Prokurori i Pėrgjithshėm. Por, ka ardhur koha qė vetėm mosimplikimi individual nuk mjafton. Ata nuk kanė pse marrin mbi vete skandalet dhe shkeljet e kryeprokurorit, si dhe dosjet e zeza tė kolegėve, qė njėsoj si Sollaku kanė jo vetėm vila dhe pasuri tė paligjshme tė fshehura, por edhe mėkate tė mėdha pėr tė larė.

    Largimi i Dhori Sollakut, mė shumė se ēlirimi i njė institucioni tė kapur, ėshtė njė mesazh i qartė dhe i vendosur qė i jepet tė gjithė atyre qė me veprimet dhe mosveprimet e veta po pėrpiqen t'i rezistojnė vendosjes sė drejtėsisė dhe shtetit ligjor nė kėtė vend. Koha ka provuar se vullneti i shumicės sė shqiptarėve ka triumfuar mbi ēdo koalicion tė sė keqes qė synon tė ruajė kuotat e sistemit tė vjetėr. Ashtu si Prokurori i Pėrgjithshėm dhe aletėt e tij nuk mundi tė ndalojė dot arrestimin e Aldo Bares, Nar Kokės, Lul Berishės, Kuqos sė Beratit, Gėzimit tė Kashtės, etj, edhe avokatėt e tij tė rralluar, nė tė gjithė semantikėn e kėsaj fjale, nuk do tė munden ta mbrojnė e jo mė tė shpėtojnė Dhori Sollakun.

    RD

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kompleksi i Rozafės

    Nga Ylli XHAFERRI


    Tė vjen mirė kur sheh qė nė vendin tėnd ndėrtohet, madje lehtėsohesh, kur kujton mungesėn pėrjashtuese pėr shtėpi nė kohėn e socializmit fitimtar, vėllezėrit qė tė martoheshin detyroheshin tė ndanin me ēarēafė dyshė e treshė dhomėn, plotėpjestonin mes tyre krevatin e prindėrve, pėr tė cilėt rregullohej aneksi i ngushtė i mungesave rrėnuese. Ndėrtime ka me bollėk, por Rozafati shqiptar nuk po ka tė ndėrtuar pėr familjarėt e lodhur nė kėrkim tė njė shtėpie, vatrės sė dėshiruar pėrjetėsisht nga etnia e brezave. Psikologjia shqiptare pasjen e njė shtėpie tė vetėn, e ka ngjizur si fiksion, kod etik dhe moral, nga e cila nuk mund tė shpėtojnė ēiftet e sapomartuara, kurrėsesi tė vjetrit. Shtėpia ishte gjithēka dhe shumėēka nė fukarallėkun dhe detin e mungesave, por ama ishte. Diku me qerpiē, diku kullė, diku pėrdhese, diku me avlli, mbuluar me furde, tjegulla, rrasa guri, me frėngji dhe dritare, por etnopsikologjia kombėtare nuk njihte njeri pa shtėpi, lis tė gjakut apo tamlit pa kullėn, mitrėn e pėrjetėsisė, pa odėn e burrave, vatrėn e zjarrit, odėn e miqve, aty konturohej krushqia, vazhdimėsia, nderi, edukata, trimėria. Pa shtėpi dhe shenjtėrinė e hijes sė saj, shqiptari nuk mund tė ndjehej i plotė. Pikėrisht mbi kėtė simbol tė vetėdijes dhe ekzistencės sė tij u sulėn herė armiqtė historikė, herė marritė e veta, duke shembur, rrėnuar dhe lėnė gėrmadhė traditėn ndėrtimtare. Sot, jemi vetė dėshmitarė tė mungesave tė simboleve tė historisė, dokumentave mitikė, altareve tė munguara pėr kohėn tonė.

    Shtėpia ishte familja, nderi, mirėqenia, faqja e bardhė, prandaj gjithė jeta e tij ishte nė shėrbim tė ndėrtimit, konsolidimit, krijimit dhe sigurisė sė saj. Jo rastėsisht nė qoshet e gdhendura tė shtėpive skalitej njė gjarpėr, pėr tė thėnė kėrcėnueshėm kush prekte nė tė, nder a pasuri qoftė, e skepte gjarpėri. Nė Kanun ka nene dhe mbrapshtina tė tėrė pėr qenin, mėnyrėn e lidhjes dhe lėshimit tė tij, se shtėpia e shqiptarit ishte e mikut dhe udhėtarit. Pikėrisht qė tė ndjehej i pakufizuar pėr tė hyrė nė tė, kodoheshin oraret e qenve ruajtės. Socializmi me fjetoret dhe vendbanimet qė mbolli kuturu e nėpėrkėmbi simbolin "shtėpi", pėr mė tepėr kur pallatet kolektiviste mbinė gėrxheve dhe shpadinave tė maleve. Uniformiteti nė arkitekturė dhe konstruksione, vobekėsia funksionale, ngushtėsia hapėsinore, krijuan njė marrėdhėnie tė brishtė tė njeriut tė ri me shtėpinė. Rozafa socialiste nuk arriti tė pėrfundonte sė ndėrtuari, jo se shėmbej nga jashtė, por vetėshembej sė brendėshmi nga filozofia shterpė e marksizėm-leninizmit.

    Kjo gjėmėkohė u tret pas. Megjithatė Rozafati i jetės ndėrtimore gjatė tranzicionit tė gjatė mbetet gėrmadhė, muret nuk lidhen, rrėzohen, shemben, kishin nevojė pėr kurban, blatim, murim. Nė themelet e saj nuk pritej tė murohej reja, nusja e vogėl, qė u flijua me dėshirė dhe vetėdije nė emėr tė kėshtjellės mitike tė birit, rrėnjėve tė fisit dhe ardhmėrisė mashkullore, por duhej munxosur, sikterrosur dhe groposur babazia, korrupsioni, pastrimi i parave tė pista qė rrjedhin lum mbi kėtė biznes qė nėpėrkėmbet e pėrtallet me dėshirėn sublime tė njerėzve tė thjeshtė e tė ndershėm pėr njė shtėpi, njė ēati mbi kokė. Njeriut i duhen jo tre kut tokė, as dhe njė ēiflig, por e gjithė bota, gjithė natyra, nė hapėsirat e sė cilės ai mund tė zhvillojė dhe tė shfaqė vetitė e shpirtit tė tij tė lirė. Shqiptarėt tė lodhur nga kruspullimi i kėmbėve se jorgani socialist ishte tmerrėsisht i shkurtėr, i shtrinė e ē'mpinė ato menjėherė, duke ndėrtuar shtėpi tė mėdha, vila e pallate. Lėvizjet demografike me pėrhapje epidemike, bėri qė tė hynin nė demokraci me mjete e mundėsi ndėrtimi tė trashėguara nga ekonomia dhe mendėsia socialiste. Jeta pėrbėhet nga puna dhe fjala, kush i ka nė rregull kėto dy anė tė jetės, mund tė thotė se ka jetuar. Betoni i bunkerėve u zėvendėsua me blloqet, tė cilėt fituan qytetarinė nė sektorin e ndėrtimeve. Shpenzime tė tepėrta, kursime refugjatėsh qė groposeshin nxitimthi nė ndėrtime qė koha i zhvleftėsonte shpejt, njėfrymėsh. Ndėrtohej nė ara, pakėsohej hapėsira e mbjelljeve, ndėrtohej nė lugina lumenjsh e pėrrenjsh, rrezik potencial pėrmbytjesh dhe jetėsh njerėzore. KRRTRSH-ja gjatė qeverisjes socialiste bėnte punėn e hijeve tė natės qė, shembnin Rozafėn e baladės sė dikurshme. Ndėrtimet shkatėrronin plazhet, sheshet, hapėsirat e gjelbėrta, fasadat, arkitekturėn qytetase. Gjėmėn e bėnte ryshfeti, nepotizmi, suporti politik. Shėmbeshin shtėpitė prej blloqesh dhe ndėrtoheshin me tulla. Ballkone tė pafundme qerthullonin shtėpinė, hapėsira jofunksionale qė gllabėronin kursime tė tėra, fituar me gjak e djersė tė ndershme, por qė hidheshin nė erė pėr maniera dukjeje dhe krenari falco. Megjithatė pėr hirė tė sė bukurės tolerohet dhe falet shumė. Dora-dorės ndėrtimeve tė ulta, vilave vetjake filloi tua zėnė vendet pallatet, katet e tė cilėve rriteshin sipas dėshirės dhe vlerės sė lyerjes sė ingranazheve korruptivė. Kėshtu qė Rozafa e re shėmbej pak e nga pak, jo netėve, por nė dritė tė diellit, nė mbledhjet e KRRT-sė, herė nga aferat e Nanos e herė tė Ramės, deri poshtė nga orbitat e sputnikėve tė tyre qė fitonin miliarda nė mblesėri me krimin e organizuar, qė dora-dorės po kthehej nė sponsorin kryesor tė ndėrtimeve, ose fitimeve pėrrallore e astronomike pa djersėn e mundin e punės. Puna tė largon tri tė kėqia tė mėdha, mėrzinė, vesin dhe nevojėn. Sektori i ndėrtimit nisi punėn me dy mundėsi qė nuk ishin transparente qė nė fillime, e nuk mundej kurrėsesi tė kthjelloheshin gjatė turbulltirės sė qeverisjes socialiste.

    Sė pari: Zėnia e hapėsirave boshe nėpėr qytete dhe sheshe nga mblesėria me pushtetarėt e korruptuar, po me heshtjen e tyre tė dėnueshme fillonte shtimi i kateve si pėr t'i bėrė karshillėk Rozafės sė baladės. Sot, nuk gjen vend ku tė hedhėsh kokrrėn e kripės, hapėsira jetike pėr tė ndėrtuar Rozafatin tonė, ėshtė zėnė. Pėr ta fituar atė duhet reformuar kėshtjella e hipotekave dhe komisioni i kthimit tė pronave. Pikėrisht kjo i acaron opozitarėt, tė cilėt Razafėn e duan tė pambaruar.

    Sė dyti: Leku i pakontrolluar dhe i paēertifikuar nga djersa e ndershme, vuri nė lėvizje industrinė e ndėrtimit, por njėkohėsisht pasuroi, bėri mbishtetin brenda shtetit, kur nėpėr llogaritė e firmave hynin edhe ato pak lekė qė vetė shteti hidhte nėpėr tendera. Nėqoftėse bukėn e ke nxjerrė me punė tė ndershme, mos u druaj ta hashė edhe nė mes tė rrugės. Por opozita thėrret e qaravitet pėr ēdo masė antikorrupsion, pėr ēdo rremb transparence dhe kontrolli qė ndėrmerr Qeveria Berisha. Shiheni pyllin e kartonave mungestar nė kahun opozitar tė Kuvendit, mungojnė e mungojnė pambarimisht nė seanca. Rozafa nuk ndėrtohet kėshtu, ajo vetėm pėson fatin tradicional, veē shembėsit nuk mbeten mė anonimė, janė tė pėrvetshėm dhe lehtėsisht tė identifikueshėm.

    Sė treti: Flirtet ndėrtues-pronarė shtėpish qerpiēi, oborresh me igrasi e lagėshtirė, si dhe guximi i bymyer pėr tė zėnė sheshet e pleqve dhe parqet e lojėrave tė fėmijėve, deri nė oborre shkollash e fakultetesh, flet pėr njė moral tė dyshimtė tė botės sė ndėrtimit. Njeriu ėshtė si njė thysė, ku numėruesi tregon atė qė ėshtė nė tė vėrtetė dhe emėruesi atė qė beson se ėshtė. Sa mė i madh emėruesi aq mė e vogėl thysa. Ky apel qytetar duhet tė ushtojė nė botėn e biznesit tė ndėrtimit.

    Sė katėrti: Puna nė tė zezė, mos pagimi i sigurimeve shoqėrore, shfrytėzimi deri nė palcė i forcės sė lirė tė krahut, bėn edhe njė herė prezent, biznesin jo korrekt tė ndėrtimorėve. Pėr ēdo njeri ka njė lloj pune me tė cilėn ai do tė bėhej i dobishėm pėr shoqėrinė, duke gjetur njėkohėsisht lumturinė e vet. Lumturia e biznesmenėve tė ndėrtimit nuk duhet tė ngrihet mbi rrėnimin dhe fatėkeqėsinė e tė tjerėve. Jemi dėshmitarė tė vdekjeve, jo tė rralla, nga kushtet e sigurimit teknik fiktiv.

    Sė pesti: Bota e krimit, droga dhe trafiku i qenieve njerėzore dhe mishit tė bardhė, lekėt qė kullonin gjak e lot investoheshin nė ndėrtime ku pėrqindjet e ēmendura ishin njėlloj si tė fitoje lekė me fajde.

    Kėto praktika mbetėn pas. Morali i ri qeverisės i Kabinetit Berisha ka nisur nė front tė gjėrė reformimin dhe katarsisin moral, politik, administrativ, ekonomik dhe juridik tė kėtij sektori jetik pėr jetėn e vendit. Rozafa e re demokratike ka nisur tė duket, muret e saj mbruhen me djersė tė pastėrt, aliazhi i vetėm i mbarėsisė dhe qėndresės.

    RD

Tema tė Ngjashme

  1. Ēamėt me dy parti, krijohet “Aleanca Popullore”
    Nga FATJON SOFTA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2013, 16:54
  2. Shqiperi: Te djathtet krijojne koalicionin zgjedhor "Aleanca pėr Ndryshim"
    Nga BESIIM nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 08:00
  3. Qeveria e re votohet ne parlament, opozita braktis votimin
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 117
    Postimi i Fundit: 05-01-2004, 17:15
  4. NATO:Kur dhe si lindi Aleanca e Atlantikut te Veriut
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-09-2003, 10:05
  5. Parti Hije, Aleanca Fiktive, Individe ... :^shfytyra
    Nga alumni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2002, 12:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •